“Burrëria” në jetën e përditshme të shqiptarit është shprehje e shumë virtyteve të domosdoshme për të marrë pjesë në shoqëri e për t’i shërbyer asaj

Sipas traditës Burrë është njeriu zemërgjerë, i cili i fal fyerjet që i bëhen me fjalë a me vepra, duke pasur aq urti, sa të mos e çojë punën më gjatë, në sa kërkon zgjidhjen më të arsyeshme e më të ndershme.

Burrë është ai, që e mund vetveten, e zotëron zemërimin që i ndizet në sy e egoizmin, që i vlon në gjak. Ai që nuk shtyhet në fjalë e ngatërresa. Tregohet bujar, duke u dhënë të tjerëve këshilla, krah, lëmoshë, duke pritur e duke përcjellë bujarisht miq e armiq, të njohur e të panjohur, duke u përpjekur të sigurojë jo vetëm jetën e vet, por edhe të të tjerëve.

Burrëria ka një kuptim të gjerë e shumanshëm në gjuhën shqipe. Shikohet si pika kryesore e takimit të shqiptarit me botën, që e rrethon, domethënë, përfshin gjithë jetën shoqërore. Mjafton të kujtojmë përshëndetjen kryesore të malësorit: "A je burrë!”, për të gjetur në të, gjithë shprehjen e dinjitetit njerëzor, për të cilin sot, kur ka pak burrëri e shumë mburrje, flitet aq shumë. 
Kjo përshëndetje, në gjuhë të vdekura e të gjalla, është e papërkthyeshme. Madje duket krejt pa kuptim e deri qesharake. Por shqiptari përmbledh në të gjithçka mund të ketë e mund të veprojë një mashkull i rregullt. Domethënë përmbledh qëndresën, bujarinë, guximin e çdo virtyt njerëzor, që e bën burrin burrë e gruan, burrëreshë. 

Burrë nuk është vetëm ai, që nuk i trembet syri përballë armikut: për këtë sjellje shqipja përdor fjalën ‘trimëri’.
Burrë është ai, që zotëron vetveten, që nderon vetveten e të tjerët, që pret me qetësi e durim të papriturat e rreziqet, që nuk përkulet para kërcënimeve, që nuk thyhet para asnjë premtimi të rremë. 
Burri i del gjithnjë zot, atij që i bie ndore.
Nuk ia zë frymën të ligshtit, kur e rrëfen vetë ligështinë e vet.
Mbron të drejtat e veta e të shokut. 
Del në kushtrim, sa herë që ka nevojë shoku, lagjja, fshati, bajraku, kombi!
Burrëria e ka bërë shqiptarin të jetojë varfërisht nëpër male e nëpër shpella.
Pa burrëri, nuk mund të ketë nder, as guxim!
Burrëria përmbledh edhe kuptimin burrëreshë!
Prej këndej fjalët e urta:
Burri s’ matet me pëllambë, matet me nder!
Burri, kur jep fjalën, ther djalën!
Burrin e rref fjala, magjarin e rreh shtaga!
Burri lidhet për fjale, kau për brinash! Burrit të fortë i druhet pushka e varur.

 

Marr lejen me perfshimun nji shembull artistik te perkryem qi i rrim mire perbri temes se sotme te Radio Vatikanit.(v-b)

Burrnija e At Gjergj Fishtes O.F.M

Komentue prej At Viktor Volaj O.F.M

 

XIV. BURRNIJA

 

Përpara dukës e kercnimit të përgjithshëm të Dekës tmerohet mbarë natyra. 
Kurrkush nuk mund t’i hikë, sado të mundohen njerzit me u strukë nën madhninë e pushtetit. Fuqija e saj deperton gjithkund. Vetëm njeriu burrë i rrin përballë, as merr n’dorë asnji fuqi kundershtare, për t’i ndejë besnik idealit qi e frymzon. 
Këte lirikë e shquen nji fuqi e posaçme gëdhenëse e plastike, bashkue me nji ndertim klasik të përkryem e të matun, përshtatë natyrës së gjuhës shqype. Kje fillue hartimi, si shihet prej dorëshkrimit, me 11/2/1921 dhe botue në “H.D.” Tetor 1922, me titull: Deka e Burrnija.

1. Qitë dhambët perjashta porsi lata t’ prehta
Zgaverr kerçikët e plasaritët shtanguem, 
Kosen pështetun permbi kocka t’ ngrehta 
               T’ cepit t’ shpupluem, 
2. Atje n’ moje t’ mjerueme t’ rruzullimit, 
Zymtë e me ‘i hije t’ trishtueshme, t’ permnershme 
Lshue krahve ‘i haver t’ zezë, si rê thellimit, 
               Rrin Deka e tmershme. 
3. Prej avisit t’ humnerevet t’ zgavrrueme 
Këthelltë në rrashtë të that, plot mizori, 
Të hapët terthoren e natyrës s’ krijueme 
               Kundron me mni, 
4. E idhtë asa’i kercnohet. Nji t’ perqêthët 
Acarr, atë botë, natyrës i shkon, n’ per tejza, 
Amull të cillët mbrendë ia ngurron të njethët 
               E jetës nder fejza. 
5. Me u zbe nisë rrezja shì n’ krue t’ vet t’ shkelqyeshem
Brés dryshku njeshet, n’ at shauret, mbi rrota 
Sè moknes s’ rrokullis e boshtit rryeshem 
               I vjen rreth bota. 
6. Felgruemun njerzit nen tiara struken; 
Per nen kunora pshtimin ata lypin! 
Depertojn rêt e nalt kah qiella zhduken; 
               N’ angrra t’ dheut zdrypin. 

_________________________________________________________________
1. Nder dy tubzat e para Poetime trajtë prosopopeike vizash spikatëse e ngjyrash të forta na paraqet Deken (vdekjen). Shtjellimi nuk asht i ri, kjo mënyrë shihet edhe në vepra arti. Kjo paraqitje asht aq e gjallë sa të duket sikur jé tue pa me sy. – latë: spatë me nji faqe krejtë të sheshtë për latim trupash.. – zgaverr: golle. – të cepit shpulpuem: cepi i krahit i çveshun... 
2. moje: vend i naltë mbi tjerët. – zymtë: vrantë. –haver: mbulojë e zezë. – si rê thellimi: si rê e zezë stuhije. – Rrin Deka e tmershme...: Subjekti i vumë në fund me qellim. Njeriu rrin i friguem tue pritë pezull, derisa shfaqet si pa pritë e pa u kujtue Vdekja. 
3. Prej avisit: fundit, humnerës. –rrashta: koka e çveshun prej mishit. – kundron: vrojton. 
4. - Acarr: të ftoftë i eger. –tejza: pejza si t’organizmit. – Amull: ngurron, ujë qi nuk rrjedhë. - të njethët: me e ngjallë, me e pertri jetën. – ndër fejza: ndër dej, ndër damar. 
5. n’krue t’vet....: në burim të vet t’shndritshem, në diell. –bres dryshku..: ndryshku i përveshet, i njeshet. – n’at shauret: n’atë pamje të tmershme. –mbi rrota së moknes s’rrokullis e bota i vjen (i siellet) rreth (rryeshem): ngadalë, ngurrueshem boshtit të vet. Poeti e krahason me moknen, (nji mulli pa fletë qi siellet me dorë), me pamje të vështirë. 
6.- Felgruemun: të friguem. – nen tiara...: nen kunora. Poetit i paraqiten njerzë të fuqishem, të mëdhaj nga pushteti (Papë, mbretën), po qi nuk mund t’i hikin dekës. – tiarë: Nji stoli tri kunorash qi ven Papa në krye në disa rasa. Thirret triregnum. –n’agrra..: n’gji të tokës.

-43-

7. Por kot. Mizore ajo kosë t’ vet kah siell, 
Shungllon thellimi per nen kupë t’ Empirit; 
Gjarpen rrufeja lvitet neper qiell, 
                 E nen kambë t’ nirit 
8. Kthellë shperthen gjini i tokës. Tue bulurue 
Gugson Vulkani zhari, flakë e shkndija; 
Tallaz m’ tallaz nisë deti me gjimue, 
                Ulron stuhija. 
9. E para Dekës, atëherë, bijn rob e mbreta; 
Shkrehen mbretni, qytetet kulm rroposen;
Shuhet krenija, po, dhe shkimet jeta 
                Ka’ ajo sjellë kosen. 
10. T’ poshtrat me t’ eprat vise pshtiellen n’ váj, 
E mnertë kah kosa cepit t’ dekës të shkulet;
Kah m’ kerdhoklla londitë kerrçiku i saj 
                Sheklli perkulet. 
11. Vetem s’ perkulet para Dekës njai trimi, 
N’ zemer të cillit nuk randojn punë t’ liga, 
E qi s’ e ndalë, ku ate t’ a lypë perlimi, 
                As paja, as friga. 
12. Per nen mburojë t’ ndergjegjes s’ vet t’ kullueme; 
Atje n’ kufi t’ Atdheut ase në truell 
T’ elterit shêjt, pa u tutë, ai Dekës s’ shemtueme 
                I rrin kundruell. 
13. Perpara tij shkon moti rreth tu’ u endun; 
Vjen fati i nierit tu’ u terrnue pa da; 
Tash mbreten n ’burg, tash shkartha m’ fron t’ 
permendun 
                Kanë per t’ u pa. 
14. Por, ngulë ai synin m’ ideal t’ naltueshem, 
Si ‘i kep, qi vala s’ mundet n ’det m’ e lkundun, 
Sido qi t’ dajë ndeshtrasha e dheut t’ mjerueshem, 
                Ngelë m’ vend pa u tundun. 
15. Jo po: as n’ flakë t’ armvet nuk veton ai sye, 
As buzës s’ humneres nuk i dridhet themra: 
Sheklli, po, mbarë me pasë per t’ u shperthye, 
                S’ i ban lak zemra. 
16. Rekton mbarë jeta per nen fyell t’ kerrçik’e 
Të Dekës s’ shemtueme, s’ permnershme, mizore: 
Vetem Burrnija – nji Burrni çelike 
                Asa’ i rrshet dore. 
_________________________________________________________________
7.thellimi: stuhija. –lvitet: gjarpnimet e rrufesë. – Empiri: Qielli simbas filozofëve grek. 
8. bulurue: shungullue, ushtue. – gugson: vjellë. – ulron (sinkope): ushton, ulrimë ujku.
9. shkrehen: shkatrrohen. – shkimet jeta: si fiket drita e ndezun. – ka: Kah, kur.
10. T’poshtrat...: edhe ata vende ku ndokush kujton se s’ka forcë vdekja. –londitë: lkundet.
11. t’a lypë perlimi: t’a thrrasë detyra. – paja: hatri, mos mbaj pajë (krah) në gjykim!
12. Ase n’truell t’elterit..: Në mbrojtje të të drejtave shenjte të besimit.-kundruell: përballë. 
13. moti: koha. – shkartha. Sherbtorë, (shih kuptimin Kanga X, V. 9 – 14.)
14. terrnue: ndrrue. – si kep: shkamb, gumë. – pa u tundun: pa u trandë. 
16. Përmbledhje në trajtë gëdhenëse e epigrafike. –Rekton: hjekë: tue dhanë shpirt.

8 Komente

Burrëria e ka bërë shqiptarin të jetojë varfërisht nëpër male e nëpër shpella.

pikërisht, pikërisht. 

ue! tani e kuptova shprehjen "je nga ata te fushes"smiley

Shprehaja 'A JE BURRE', nuk eshte ne formen e pyetjes 'A JE BURRE A JE MUT?' Eshte ne formen e pyetjes 'A JE MIRE HE BURRE'. Shkurt 'A JE BURR' ose ne nje forme tjeter A JE SI JE ? apo A JE GRU, A JE? A JINI?

Vatikani do bej mire te hap ato dokumenta sekrete qe ka mbi popullin shqiptar e te mos mbjell tek popuj te tjere urrejtjen per shqiptaret. Gjithashtu te mbeshtes te drejten e popullit shqiptar ne Kosove per liri dhe pamvaresi. Te bej njehere nje autokritike per rolin negativ qe ka luajt gjat perjekjes te arberise kunder pushtimit osmano-islamiko-aziatik dhe islamizimit te shqiptareve. Pastaj edhe mund te marrim pozitivisht zhgarravinat idiote te ketilla qe postohen edhe ketu.

a din njeri  gje,mos jemi valle specie ne zhdukje(tip maja) qe vatikani po na qan me ligje me te gjalle.

u keputen me nesmiley

Ky varg do ndrrohej nga HYMNI me duket

Kush eshte burre nuk frigohet

Po vdes po vdes si nje (Shqiptar )...

E mer Vilage ...postim pas postimi bindem qe ua ke me Hile sqeperve te Vatikanit , Fishtes dhe Babasqapit me Vuvuzele . Biles ja ke me Hile edhe Av.te Popullit  qe gjeti si 'diskriminuese " mos perfhsirjen e FEMERES Jozefpercke ne HImn . Dhe mesa shoh ja ke me HILE edhe pallatit Mbreteror qe ka zen vend NDERI , ne Gjakun e derdhur per I Qin Vjetnuer te se Pamvartunes e te se patradhetuemes Shkypnie ! smiley

Te lumte ..Ti ua paske mar doren smiley

kush ka vendos qe Fishta eshte figure e pa-cmitizushme?

qe ke titulli, burreria si virtyt, tregon mentalitetin primitiv

mire e tha ai berberi tek videot e atyre regjisoreve te rinj te cikli rrathe.

neve i japim akoma me shume vlere muskulit se trurit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).