U shuan morrat e pleshtat ne nje beteje epike 
Ne luginen e kurrkushit
Premtuar nga magjistaret e fjales
Qielli u ngrys prej llahtares
Gjemime pordhesh terhiqnin pas vetes
Stuhi te sketerrshme te pegerash
Koci me akse te shqyera
Miza kali te zgerlaqura nga gjylet
Rropulli parazitesh maje heshtash
Ornamente klasike fushebetejash
Vendosur rremujshem nga ha mallet e fatit
Turma fluturakesh mutngrenes
U nisen ne flurudhen e ngarkuar
Drejt banketit te shtruar nga panairi i mordjes
Kapelanet vejevijne me pjata neper duar
Shendete per begatine e zotave te luftes
Gota gjaku qe rrekellehen me fund per nder te jetes
Grupe mushkonjash tiger kendojne internacionalen
Pak kripe per mua, ju lutem...

9 Komente

Nuk kisha lexuar dicka te tille me pare.

Shoku Tanku, ju njoftojme qe e lexuam dhe se krijimi nuk kaloi pa u vene re.

Falemnderit qe i ndani me ne. smiley

 

Llagem per llagavitjet e peshkut!

 

Pushka tank!!
smiley

kjo kripe nuk permban jod, nje element thelbesor ne mbarevajtjen e organizmit.

nuk na duhet jemi bregdetarë, e marrim jodin nga ajri i detit! smiley

Ju faleminderit te gjitheve per fjalet e mira!Gati gati me bete te besoj se keto trille prej pijaniku nuk jane krejt pa vlere..Nje falenderim i vecante i shkon shefit te censures qe e publikoi postimin tim ndonese binte pak ere.Perfitoj nga rasti gjithashtu tu shpalos nje ndjese te sinqerte te gjithe atyre qe keto vargje mund tu kene lene nje shije jo fort pikante.Sinqerisht te na falni se pime ndonjehere ndonje gote edhe nuk dime se c'shkruajme!

Tjeter nuk di c'te them...jam shume i mallengjyer!

  Të ndodhur mes "...Qielli u ngrys prej llahtares", i dashur shoku Tanku, një mallëngjim i yti është i tepër. Lutem na kurse, se nuk mbajmë shumë.

 Krijimi është tërheqës në lloin e tij. E lexova me kënaqësi.

Ps: duke qenë të dy nën të njejtin flamur, ndonjë gotë verë mund ta shkëmbejmë së bashku në Tiranë, ku pas tyre, mund të jemi më të motivuar me ndihmesën tonë në gjallërimin më tej të jetës së PPU-së. Mbetem në pritje.

Nuk ka ogur me te keq se flamuri yne kur behet fjale per dy njerez qe duan te behen bashke e te diskutojne per projekte kaq ambicioze sic eshte gjallerimi i jetes ne PPU.Per me teper une pi(pija)vetem raki.U be ca kohe qe e kam lene se kisha nevoje per pak rehabilitim.Megjithate te falenderoj nga zemra per konsideraten dhe per ftesen!Nuk eshte se jam betuar se nuk do ve me alkool ne goje(iu shmangem betimeve te tilla sepse i druhem ndeshkimit hyjnor)keshtu qe mbase kushedi,edhe takohemi ndonje dite..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).