Plazhi i Pasqyres ndodhet midis Sarandes dhe Ksamilit, dhe eshte nje pamje e rralle edhe per ata qe e frekuentojne rivieren rregullisht. Prane tij ndodhet edhe plazhi "Pulebardha" nje tjeter mrekulli e rralle. Nuk di te them cfare ia jep keto kontraste ngjyrimit te ujit ne keto gjire te vogla, por di te them se ne momentin kur e sheh nga larg te ndizet nje deshire e madhe qe mund te shuhet vetem duke u hedhur ne uje.

226 Komente

Not fair! smiley

+1

mbrekulli fare. pervec tufes me kalamaj te trapizuar shqiptare.

p.s. si tha ai, s'eshte vendi, jane njerezit

mbrekulli 

Qenka laluc ky

jo, po nga ngazellimi i madh flas si laluc...

mua pikerisht njerëzit më pëlqejnë në Shqipëri. s'di pse, por dhe kur je ngusht e ngusht, nuk ndihet shtypja e tyre. fëmijët në Shqipëri nuk më bezdisin fare, për çudi... janë shumë pozitivë dhe kur qajnë në kor...

njerezit jane pikerisht gjeja me e bezdisur...klithmat, sherret, papastertia, mungesa e edukates ne cdo gje. te shpifet.

Jane njerez me temperamentsmiley Por sec kam nje pershtypje qe dr. e ka marr thjeshte malli per atdhesmiley

jo, s'më ka marrë malli akoma se sapo u ktheva. normalisht jam agorafobe. s'i du fare turmat. kur shkoj në qytete të mëdhaja dhe është ora e pikut, më prishet qarkullimi i gjakut. ama aty në breg, hiç nuk më mërzisin. dhe s'kam rastisur asnjëherë në njerëz pa edukatë. deti sikur i bën të tërë më të mirë dhe temperamenti ngelet pozitiv. smiley

ose thjeshte ti je ne humor me te mire. Eshte ajo lloj gjendje psiqike qe dhe kur ta fusin me shalqi turinjve , te duket nje gjest simpatiksmiley  Domethene pushimesmiley

 

cdomethene: ''agorafobe''?    ankth/frike  per   pazarin,  tregun ,   qendra trgetare, shoping etj?

belul, e hapi nanua lojen me katharsin,e vazhdoi sala me kleptokratet,e tani vazhdon me thalasofobetsmiley

smiley

aaaa aaa aaa smiley 

Ooohsmiley

ta paskan fute me brisk me duket ,  se deti vje taLLaz taLLaz smiley

Cadra e spostuar nga rrjeshti stonon shume.Lere pastaj qe qenka dhe shkatarraqe.smiley

Nejse ,gjithe kjo pamje perrallore e donte nje hajmali.

Bukur! Ama çadrat b...-me-b... dhe aty.

Ketu jane te pakten cadra private b*the-m'b*the, dhe nqs ka vend te lire, ose nuk e ngul cadren grupi aty, ose i thua te ike pak me andej.
Zhazlloneve ne Durres & co nuk ke cfare u ben se e kan bo prone private dhe i kane standarte smiley ose te rana e laget ...

Mrekulli

Jam ngulur para ekranit dhe s'po ja shqis syte harmonise se ngjyave. Terapi qe do me shoqeroje per ca ore! 

Mos o Bled se do te mbidhen shqiptarofobet dhe do te te bejne namin.

Ja noshka erdhi i pari,dhe kjo tjetra Trendafilja qe atje u jeton rrezik e sheh detin me dylbi,filluam te paret kunjat dhe romuzet.

Se shpejti mblidhen dhe te tjeret.

Cte besh ju dhembin syte kur shikojne dicka te bukur nga Shqiperia.

Faleminderit per kete pamje magjike Bledi!

cer ke me mue ti bre...ku i bo pushimet vjetore ti?

Ne kenete.

Ky jo vetem qe do ironizoje duke treguar injorance te theksuar gjeografike(Belgjika ka dalje ne det) dhe gjuhesh te huaja(po t'hypi t'me perkthesh pseudonimin te pakten perktheje korrektesisht, ose pyet, nuk eshte turp!) por dhe do imponoje idete e tija njerezve qe s'njeh.

E di qe ka dalje ne det,por a eshte per plazh ne ate klime?

ku jeton bre, ku...na e thuaj, se te them une ku te vesh te besh plazh per qejf.

Uh, çfare ngjyrash! Me vjen t'ia hyj fotos me not smiley.

Jo vetem qe se kemi ate pamje ketu, por edhe ky shiu sot e qelbi fare oqeanin..smiley

Alamet femre qjo qe po ben not kurrizi afer shkembit.

I am in love smiley Ky plazh me dergon ne nje bote tjeter

Kjo eshte ajo pjesa e detit qe do ja falnim greqise?

ja, plazhi ne Mal te Zi....ka lezet, cadrat 10 metra larg, me sherbim klas. te  ishte ne shqiperi, do i vinin 23 yje smiley

Po pak eshte dhe 10 m largesi ,se ata 600mije jane te tere.smiley

naaa...chillax:

Ka dhe keshtu ne Mal te Zi.Budvasmiley

 

jane me te qete robt atje, seriozisht.

anyway, se boll bera tradhtarin e atdheut...

Ajo qe me shqeteson me teper ne foton e Blendit eshte prania e chaises longues; kujt ia ka bere i ati bregdetin qe ta shfrytezoje ne ate forme sa jo vetem t'i vere njerezit bythe-me-koke ngjitur kundrejt pageses, por dhe te privoje njerezit e varfer qe s'kane 1000L/dite per te shijuar pushime. Ajo çadra qe ka prishur "rreshtin" jane me siguri njerez qe s'kane paguar per chaise longue por jane futur ato me prapanice ne lageshtire. E kane bere bajat! Kete vit kam qene 1 muaj neper plazhe ne shtete te ndryshme por plazhet e ozurpuara nga gjakpiresit siç i kam ndeshur ne Shqiperi nuk i kam ndeshur gjekundi. Turp t'ju vije!

Perfundimisht alternativa me e mire per te bere plazhe ne Shqiperi jane fshatrat e vegjel ne jug, ku shkohet me zetor se me autoveture jo qe jo.

shezllon. njesoj si foto, privoj, plazh, shtet, uzurpuar, alternative, zetor, edhe kjo eshte nje fjale e shqiperuar.

gjakpires, autoveture: emigrant, shtatezoje te lutem.

atje ku shkohet me zetor perse te shkoje nje jozetorist?

blendi me fal, fotoja eshte shume e bukur. kete vit jam lare ne oqean per here te pare dhe me ka dhembur sikur te isha duke tradhetuar dashnorin. shijojani plazhet shqiperise.

Atehere kur te mesosh te fillosh fjaline me shkronje te madhe, te premtoj qe une do shtaze-zoj. Kete ta premtoj, u kuptuam? Ca rregulla drejtshkrimi jane universale ndaj s'besoj qe do ngaterrosh kembet nga grenxat e t'dashmit ne ato.

Se dyti, frustracionet histerike m'i kurse. E kam vene re disahere qe versulesh e budallepsur ndaj postimeve ketu. Disa te durojne, disa jo. Nuk hyn ne kategorine e njerezve qe mua me japin nje kenaqesi bisede, nuk me dukesh njeri i kendshem, me teper nje lloj uthulle qe demton enen e saj. Kete e kam provuar duke te injoruar, me lezet. Ti vemendjen time mos e lyp ne forme negative.

Kaq kisha per te te thene. Me tutje mos u lodh me perplasje koke ndaj murit pasi une s'do konsumoj energji me nje nivel te tille bisede.

vajze, te mos ishte per frymen e semure qe ti percjell, per faj te atyre qe te kane edukuar keshtu po edhe per fajin tend qe dukshem nuk ke bere asnje perpjekje te disinfektohesh, une nuk do te merresha me faqkat e tua roze dhe hunden tende pipiruqe.

Ti tani i kalove limitet njerezore. Kaq ishte kjo bisede. Naten e mire! smiley

kjo nuk ishte ne asnje rast bisede. ti nxjerr tek une ndjenja te erreta per uzurpatoret, percmuesit, kriminelet, hajdutet dhe njekohesisht servilet dhe rrenimin te ata lane pas. per kete te falenderoj.

Problemi i plazheve private (me thonjëza po pa thonjëza?) dhe i atyre publike është edhe në Itali, meqë e njoh pak. Por ndryshe nga Shqipëria atje ka tek-tuk pjesë bregdeti të cilat janë të lira për përdorimi nga publiku, pa asnjë pagesë.

Ato "privatet" nuk janë gjë tjetër veçse territore të dhëna me qera, gjithnjë!, nga komunat. Ligjërisht bregdeti është nën administrimin e komunës. Ndërrmarjet apo bizneset që të mund t-i shfrytëzojnë duhet të paguajnë, sipas kontratës, një kuotë të caktuar në komunë. 

Në Shqipëri, sidomos këto vitet e fundit, janë shtuar barakat (lokalet), që jo vetëm zënë  pa leje dhe në mënyrë të jashtë ligjshme plazhin dhe bregun e detit por kanë edhe guximin që të betonizojnë edhe vedin përreth për të hapur parkingje për klientët. 

Si gjithnjë ligji, nëse ekiston, nuk zbatohet!

 

 

Si ne Itali, Greqi dhe Shqiperi komuna jep kundrejt nje takse, te drejten per te dhene shazllona me qera ne nje siperfaqe te caktuar. Komuna nuk jep me qera reren, sic mendojne disa njerez ne Shqiperi.

Vjet ne nje ishull te Greqise, takova nje Shqiptar qe mblidhte eurot per shazllonat, dhe ishte dhe kamarier i pjeses se jashtme te lokalit. Anash meje u ulen nje cift, qe flisnin gjermanisht, ata as nuk blene gje, dhe as leket nuk ka dhane. Ky u largua pa fjale.

Pse ike pa marre leket e pyeta. Nqs duan ato, ja fusin me peshqira, dhe shtrata me ajer ne dy-tre vende, dhe mi bllokojne 7-8 shazllone, me mire te rrine falas aty ku jane - me tha.

Cjane ato shfaqje te huaja aty? E kam fjalen per pemet qe kane hijezuar aq hishem begun e liqenit (e di qe eshte det, por si liqen duket).

Pasqyrattt... smileysmiley

Mrekulli e natyres! Po kaq i bukur dhe marramendes eshte plazhi ne Krohez, midis Sarandes dhe Lukoves, ku shkohet me anije.Kush do qetsine, ujin vezullues, pak njerez dhe dy lokale per te drekuar, aty gjen parajsen.

Plazhet e detit Adriatik, edhe ato pak qe mund te jene te pastra, aha, as me joshin fare. Perfundimisht Adriatikun e quaj bregdet kurse pushime e plazh behen vetem brigjeve te detit Jon.

Diskriminues ndaj Tikut smiley

Diskriminim pozitiv i Jonit smiley

Mos me vjedh terminologjine e perdorur tek romet ti Spirro! smiley

Mos me vjedh ..! meso shqipen o shqype. Nje muaj ke gjesdis me zetor e s' ke fut gja ne kaptine smiley

C'thua ti! Une kam qene ne stazh gjuhe tek ca plaka greko-shqiptare, te degjoje llafet e reja qe kam mesuar do habiteshe(Penellopi me Ponin). smileysmiley

Toidhjo! (per shembull smiley)

Ne na Labëria i themi Toido i kemi hequr hj smiley

epo mosha kerkon moshen, qenke relaxuar smileysmiley

Ah, lere! smileysmiley

(Merluc, me siguri naj llaf i piset perderisa po na shkel syrin ne bashkepunim. smiley )

Haha.. jo, s'e besoj. S'e di hic c'do me thene, por e mbaj mend se e perdornin grekafonet ne Shqiperi. 

Pastaj mos harro edhe "anapollo" smiley

Anapodho, me duket eshte kokeposhte, persembrapthi. Mgjth, le ta verifikojne keta grekofilet smiley

"Toidhjo" do te thote i njejte...pak a shume si "tëpkë" smiley

Ku eshte rrexuar?

Fiks ashtu ajo fjala, Mili. Por pse e shqipton me "dh"?

Kush u rrexua mo gjembi, se na habite?smiley

Sepse nga aq greqisht sa kam degjuar me duket se shqiperimi i drejte eshte me "dh". Por, mund te jem komplet gabim.

spiritusi shkruajti "qenke relaxuar"

Ore, si perfundim, ç'do thote ajo fjala e Merlucit? smiley

Ta ka thene pra Korcarka me siper: "e njejte" ose "tepke". Une po e marr edhe si "fiks" smiley

idio - eshte fjale greke qe dmth (nje) lloj, (e llojit), e njejte, nje-soj, si dhe vecanesi, individualitet.

to e shquan ne gjinine asnjeanese.

shkruhet me "delta". shqiptohet si "dh" - to idhio. (greket nuk kane "d" te shkruar; kur duan ta bejne kete, e formojne me "nt", sikurse dhe b-ene, qe e shkruajne si "mp")

 

"Tepke"! Tingellon si nje diminutiv korçaresh! smiley

perdorej shume ne jug. nuk di sot. im ate e perdorte psh: i pashe djalin (Hysejnit), toidhjo Hysejni. Theksi te i-ja.

ne te bisedimoren shqipe pastaj, ka edhe forma te tjera, psh "sikur e ka nxjerre Hysejni nga hundet", ose ne nje regjister me te afert e familjar: Hysejni ne bythe.

Kete te fundit e kam degjuar; e kupton dhe vete qe kur prezantohesh me te njohur te familjes gjeja e pare qe do bejne eshte analiza fizike dhe ngjashmerite e mundeshme. smiley

isha tek `tre ishujt` ne Ksamil dhe u kenaqa pa mase.por dhe kjo Pasqyra s`paska te share gjynah qe s`e paskam ditur.

ke shume te drejtesmiley

smileysmiley

Sa njerez te ftohte qe jemi bere!  Kujtoj femijerine ne Shqiperi, u mblidheshin "te rriturit" e kuvendonin, pinin kafe mamate, gjyshet me shtiza neper duar, gjysherit me ndonje shah a domino.  Pushimet sebashku i benim, se atehere, ndryshe nga sot qe emigruam, pame boten e u beme me te ftohur, e më me pak respekt se keta bashkeqytetaret tane ketej, s'duam te shohim njeri me sy.  Edhe per babe e nene ka filluar te mos na mare malli. Larg o zot te themi ndonje fjale te mire per ato troje ku na ka lindur koka, behet nami ore, a degjoni!!

e më me pak respekt se keta bashkeqytetaret tane ketej, s'duam te shohim njeri me sy.

"Mos kalojme atje se paska nje grup Shqiptaresh"

The right attitude...

hear hear! smiley

i ke pare tufat e çerrave 'nordik' ne ca parqe te Londres? do u bej nje foto kur ti shoh here tjeter.

Pare e kuqe. E dallohen gati pa perjashtim fare... si ata te ardhur taze, si ata qe kane ardhur para 15 vjetesh, si ata qe kane lindur ketu... fizionomi uniforme; koka plloce, qethja ballaboks, hunda qe s'u le t'u mbyllet pasaporta qe minimizohet vetem kur krahasohet me "kungullin" e adamit, fytyra me pulla... something like this:

Edhe nga larg kur i sheh nuk mund te mos diktosh boshllekun qe emeton niveli i ulet i IQ-se... 

Nasty! smiley

 

Sheqiperia ka bukurite dhe te metat si cdo vende tjeter ne vere..Por, ne krahasim me vendet e tjera "te metat" e Shqiperise te acarojne sepse jane te meta qe mund te rregulohen mjaft lehte dhe vetem me pak shpenzime..

Eshte krim qe ka rene ne duart e kafsheve qe po i vene flaken.. Te pikellonte kur shihje njerez qe vuanin per ilacet, frutat apo ushqimet e tjera te nevojshme.. edhe nje here - VUANIN.  

Se shpejti kane edhe vuatje te tjera. Deti dhe mbrekullia natyrore nuk do te mund te mbuloje kafsherine.

Kam qene ne shum plazhe te Italise, por ky qenka mrekulli, "peccato" per bashkatdhetaret tane qe bejne gjithçka per ta çperfytyruar ate vend. Na vini ndonje foto tjeter qe te mburremi ketej.smiley

Po pe ndonje qe genjen ketu verdalle, hajde me lajmero. Por qe urbanistika ne zonat turistike eshte katastrofe nuk mund ta konsiderosh genjeshter, as qe sherbimi eshte mizerje dhe qe cmimet jane te larta ne raport me ate qe te ofrohet. Po shau njeri plazhet e jugut, perfshire dhe Pasqirat (ne dialektin lokal), ja fut kot

Kshirat!

pa diskutim ke qen! (te hund e hajdine)

Oh, c'mrekulli! smiley Ec e puno tani te kam rixha. Jo mo po kam thene une, peshku te merr me qafe. Nje dite te ben te mendosh "mire bere qe ike", te nesermen ta perplas: "te rrofshin plazhet qe ke pare, e kishe aty mrekulline!" Na corientuat fare. smiley

Nderkohe, ne Jale, shoku i Cimit can malin

Po ce bre kokelepitka e kini corientuar korqarken me keto guida plazhesh te fshehta.

Speaking of rere, kush e ka bere ne plazh pa peshqir poshte te ngreje kemben, pastaj kemben tjeter.

smiley

o xhib, këtej s-para bëhen ashtu gjërash në publik! këtej ka qenë tradita e vajtjes poshtë molit ose matan tunelit, tek vilat (ku nuk ka kum)!

 

keshtu foli... per vete

drakonike, dramatike apo lakonike? 

smiley

Nje xhaje qe desh t'i fuste te gjithe ne nje thes.

*zmbrapsje* (figurina)

mirë! e thua dot hapur atë që po e nxjerr me gromësima?? hë, se ke edhe avantazhin e pseudoemrit... (sikundër edhe unë)!

apo ke dëshirë të ma thuash tek mesazhet? vetëm mos fillo të bësh "diversion", aman! 

 

s'e kuptoj pse duhet te me sugjerosh cfare te bej, une s'po nxjerr asgje qe s'me thote mendja dhe s'kam per te nxjerre ndonjehere ndonje gje vetem prej avantazhit te nick-ut.

tani kam nje paqartesi: pse duhet te te dergoj mesazh ty? se pretendon se me lexon qarte? Per mua kjo eshte e pamjaftueshme dhe personalisht, s'kam asnje arsye.

më duket se me me atë mënyrën tënde lakonike (prandaj edhe pyetja ime e parë), ke dashur të thuash diçka, apo jo!?

ngaqë nuk po kuptoja se ku doje të dilje me atë "foli për vete", të pyeta.

prap: ndaj edhe pyetja ime; ke dashur të jesh drakonike, e ashpër... mendon se "godite" me ironi, sarkazëm, apo çfarë? dramatike, ngaqë, mbase ke dashur ti biesh shkurt... dhe këtu do të ishte faji im nëse nuk kuptoja, por nuk e besoj! lakonizmi, pastaj, më duket se është pak i tepruar. me gjithë këto komplekse që kemi ne si popull (ma lejo përgjithësimin), mund të ishte shmangur.

vazhdimi pastaj...

Doja te thoja vetem: "Fol per vete, sepse ketu s'ka vend per tradita e pergjithesime."

As me pak, as me shume.

(Dhe efekti "goditje" nuk ben pjese ne perfytyrimet e mia, jam njeri i bute.)

 

Doja te thoja vetem: "Fol per vete, sepse ketu s'ka vend per tradita e pergjithesime."

nga cila pozitë flet ti? të preket ndonjë gjë prëbrenda kur them ashtu? po, është e vërtetë ,se ka patur një traditë, dhe çunat e Vlorës e njohin të tërë. tani ty (si çupa nga Vlora, mbase) ,s-të vjen mirë se them ashtu? mos moj!! që ka qenë tradita, ka qenë, tani s-e di. dhe tradita nuk është në asnjë rast përgjithësim. kur flitet për një traditë të caktuar kihet parasysh edhe një grupim i caktuar.  

atë pjesën "këtu", sado që u përpoqa nuk e kuptova. ke ndonjë aksion këtu tek peshku, s-ma ha mendja, ndaj boll me "urdhrat", dhe imperativët! 

(Dhe efekti "goditje" nuk ben pjese ne perfytyrimet e mia, jam njeri i bute.)

po unë e vura kastile në thojëza, moj!! apo do të tregosh që jam i egër? qesharake!

ik tani!

Une s'kam ndermend te te sqaroj me shume, ti flet vete, madje pyetjeve te tua i pergjigjesh sic ke qejf ne vendin tim.

Nuk e di se sa i eger je, por te shtënat me pikecuditese me vrasin veshin.

ik tani!

Signor si, Signore!

 

smiley

He bre xhibi, hem i bukur, hem i fshehte plazhi...twice tempting. lol.

Hey, po te me degjosh mua, ti xhibo duhet t'i besh pushimet ne Trobriand Islands. Me c'kam lecitur them se jo vetem plazhi, por edhe kultura vendase, marredheniet e pipllave aty do te pelqejne shume. smiley

Ce me car behet andejzani?

Eh ka ca plazhe jugu qe... Po me njerezit duhet bere me shume pune dhe marre me shume masa. smiley"

Per shembuj lexoni pamfletin: "Ksamili: C'ka qene, c'eshte dhe c'do te behet?"

Armiku i jashtem, po dhe ai brendeshmi bashke me te jashtmin, na e merr te keqen sa kohe qe kemi shqiptare vigjilente qe nuk i ze gjumi mbi gurin kufitar.

...alternativa me e mire per te bere plazhe ne Shqiperi jane fshatrat e vegjel ne jug, ku shkohet me zetor se me autoveture jo qe jo.

..do ishte interesant te degjoja se akoma ekziston nje i tille

...kjo po eshte bukuriiii  smiley

Vertete ishte.

Une kete vit jam vendosur ne Borsh, ku me pare vetem kisha ndaluar kalimthi. Eshte me te vertete konkurence e denje per Dhermiun, i cili ka nje nivel "pordhaliteti" me te larte nga c'mund ta toleroj, edhe pse mbetet dashuria ime e pare joniane. Borshi me ka dhene mundesine qe ne harkun e 60 minutave te mund te gjendem ne Butrint, apo Llogara. Keshtu, nje nga ditet, mora makinen dhe familjen dhe ne ora 9:30 piva kafene tek Limani ne Sarande. Ne ora 10 e pak hyra ne Butrint. Butrinti ishte plote me italiane dhe britanike. Ne 12 isha ne Ksamil qe nga ndertimet ishte katastrofe. smiley Plazhet e Ksamilit mbeten te bukur por te superpopulluar. E kam pasur me te lehte te gjej parking buze trotuarit ne Manhattan se ne Ksamil. Mu be qejfi qe pervec targave TR, targat RKS (Kosova) ishin me shumice. 

Rruga per tek Pasqyrat mbetet e pashtruar por nje Golf kalon kollaj, pra shkohet lehte. Plazh tjeter per tu mbajtur mend eshte Buneci. Infrastruktura ne Bunec ishte e pakte por per familjaret ishte ideal. Nje lume akull i ftohte dhe kristal i paster e ndan plazhin me dysh, ndaj, nese nuk te pelqen kripa ne trup mund te lahesh ne lumin qe ngjante "toidhio" me Izvorin qe ju tregova para ca javesh. Buneci kishte dy dite pa drita ama.

Perfundimisht, jugu duhet shijuar i teri me "arratisje ditore" pasi ofron shume ne shume pak distance dhe eshte gjynah te ngulesh dy jave ne nje vend. Nje tjeter gje qe me ka shijuar kete vit eshte dhoma ime pa Digitalb. TV ze vetem ca kanale greke ku mund te shikosh Olimpiaden, dhe nuk merr vesh fare se c'behet ne Tirane. Kjo eshte hem e mire, hem e keqe, por une kesaj rradhe kam zgjedhur te kem kendveshtrimin pozitiv dhe ta konsideroj periudhe detoksifikimi nga lajmet - qe ketu, te kobshme - te kryeqytetit.

PS. Vodafone Mobile Connection eshte nona. E aktivizova dje ne Sarande, dhe ja ku ju takova serish, miqte e mi. Ju du fort.

Pasqyra,nje Perle,dhe fotoja shume e bukur,por une me '' Tre Ishujt " dhe " Pemen e Thate" nuk nderroj asgje,Pasqyra nuk ti ofron te gjitha,eshte me shume Plazh Familjar,por gjithsesi i Papare!

Ja dhe nje foto e bere vitin e kaluar diku nga fundi i korrikut ne plazhin e Lukoves. Sic edhe e shikoni eshte ora rreth 10-te e mengjezit dhe plazhi eshte thuajse bosh. Ndoshta kete vit eshte populluar ndopak.

Editable picture

Blendi, befsh qef dhe flm per keto postimet relaksuese dhe ekstraPeshKulikukare smiley

kush permendi trobriend island?  keta po qe hane rrine dhe .. vetem me derrat e kan prishur muhabetin,

http://www.aaronsw.com/weblog/savagesex

 

..The islanders don’t kiss, he explains. Instead, they scratch. The girls scratch the guys so hard that they draw blood and, if the guys can withstand the pain, then they move forward to having sex.

Une isha para disa javesh tek 'PASQYRAT' dhe me poshte ne Ksamil. Plazhi eshte me te vertete plazhi me i bukur qe kam pare, dhe kam qene ne shume vende, kam pare plazhe ne Itali, Fance, Spanje, Turqi, Greqi e ne vende te tjera por plazh me te bukur se aty nuk kam pare, dhe jo vetem aty, por i gjith bregu deri ne Rradhime te Vlores. 

Problemi me i madh ne Ksamil por kudo jan ndertimet e lena pergjysem, qe ja prishin imazhin dhe bukurine atyre zonave pasi zonat e banuara jan si ne gjendje lufte pa fizionomi, pa karakter, pa rregull. 

Ahhh poo, edhe ata qe kalojne me motorra uji afer bregut e qelbin era nafte gjith plazhin dhe kalojne shume afer njerezve qe notojne. Nuk shkoje dot larg me not se ishin keta duke bere spektakel vara vingo gjith bregut. Policia duhet ti ndaloje.

Bukur jugu ndenja 3 dite , mgjs jo aq sa per te kalu gjithe pushimet e per tu ngule 2 jave , keshtu qe kalova kufirin e ketej nga Greqia ku e ku me bukur me paster me qetesi e me lire...

Po hapni nje teme per perkthimet ose per letersine erotike dhe flisni aty deri sa te prisheni. Nuk e kuptoj sesi njerezit mund te kene kaq pak edukate dhe respekt per te tjeret, dhe ne kembim te kerkojne te respektohen. Na cate trapin. Perkthejeni dhe frengjishte kete po deshet.

Para disa javesh isha me nje grup xhirimi ne Sarande per nje speciale dhe vura re se megjithe masakren urbane qe i shkaktoi ai krimineli qe kishte per kryetar bashkie Saranda deri ne Maj, natyra eshte treguar shume e begate me ne, si duket per te kompesuar barbarine tone. Une kam bredhur te gjithe bregetedin francez, italian, grek, kroat, cdo pellembe me makine e kam bere, kam ndaluar kudo por si bregu shqiptar nuk kam gjetur gjekund. Dhe nuk jam as i Aleances Kuq e zi.

Nuk po prish asnje teme. SSS, e di ti koth bashke me Lonin ? Sigurisht qe e dini, s'po jua mesoj une.

Sea, sex and sun. E meqe tema ishte per VERE, per DET, per DIELL, mendova se duhej shoqeruar dhe seksi. E ku me mire se ketu mund te flitet per letersine erotike qe mund ta lexosh aty ne pasqyra ?

Nqs tema eshte ketu thjesht per reklamen e nje bythe vendi ne ksamil a ku e di une, kjo eshte tjeter pune, por nqs eshte per pushime, atehere çfare doni ju qe te flas une ? Sa shkemb i bukur ? Cfare ngjyre ka deti ? A jeni ne metro, thote zhaku. E nejse. Varja, si gjithandej, edhe kendej.

Ore malsuer geg nga Kukesi ! 

Ti po flisje per Kanunin e perkthimin ( i fute dhe nje barbar* brenda ) ndersa ajo qe mban ere karbit po fliste per eren e shurres qe mban nje peshke nga Jugu.

*Nese do ta sjellim ketu punen e barbareve , lexo se barbaret e Hasit kane dhunuar mjekun Mustaf Mustafa dhe i kerkonin qe te mjekonte syrin e demtuar te nje te semuri kur ai nuk ishte specialist okulist !!!

 

Do ishte mire djema qe secili prej jush, te na sillte cmimet e disa artikujve, si birra, 1 kriko, kafja, doneri, hamburgeri, 1 pjate sallate apo meze, 1 qofte, etj per te bere krahasimin ndermjet plazheve. 

2 euro kafja ketu smiley

1.80  noshKaido, mos e rrit artificialisht 0.20 cent, se na largohen hollandezet nga Belgjika. Ti e di qe per cmime une jam ekspert, eshte fusha ime. 

Varet ku e keni pire ju por te shkosh ke Grand-i te shkon kafeja deri ne 5. smiley

ka lezet kur te drejtohet robi me 'ju'. Mercii

Tek stacioni Bruxelles-Midi, dyqoni Sam's Coffee, 2€ ishte kofi tradicionelle

po e kerkoj ket Grand-in...se na pihet nje kofi

Mire, Koth, mire. Atij shyqyr qe s'i kane kerkuar t'iu ringjalle dhe gjyshin ne varr. Ja, kaq barbare jane. Mos u merr me ta. Vetem te na shpetosh ti, dhe OK.

Sa per perkthimin-erotiken-kanunin, e thashe edhe njehere, po flisja per erosin dhe plazhin, tek pasqyrat apo tek xhamat e thyer, ska rendesi. E megjithate, ajo qe s'kam kuptuar asnjehere ketu, eshte kjo : EDHE nqs dikush flet pa lidhje te DUKSHME me temen, kur ajo ç'thote ai eshte informuese apo zbavitese apo e shendoshe nga ana e polemikes, nuk shoh asnje arsye pse te fshihen. Shendet. Ne kuptimin e mirefillte te fjales.

Po lere mos me bej te persekutuarin tani. 

Kush eshte ai bir kurve qe te ka thene qe ke fjalor te zgjeruar dhe flet ne menyre zbavitese dhe informuese? Do vra me buke ne goje. smiley

P.S. Po bie shi sot dhe nuk eshte kohe plazhi ndaj e pashe se cer debati po beje me ate pacavuren.

Saranda jone 3D ofron pafund Diell, Det & Daculi, si dhe ujerat e saj sureale te et(h)erizojne trupin.smiley

A ka/puneson baywatcher Pasqyra?

Per ata qe pyeten per cmimet. Nje cader me dy shezllone variojne nga 200 leke deri ne 400 leke, nga plazhi ne plazh per te gjithe zonen e jugut. Nuk di per Drimades dhe Dhermi ku mund te jete pak me shtrenjte pasi jane "trendy". Ne Borsh nje kafe eshte 50 leke, birra eshte 100 deri ne 200, ku me e shtrenjta eshte Corona. Nje Becks apo Amstel jane diku tek 120, ndersa birrat e vendit variojne tek 100 leket ne restorant dhe 70 leke ne market. Nje pjate e mire peshku eshte diku midis 1000 dhe 1200 lekeve, ndersa kallamaret a sepjet synojne 600 deri ne 800. Nje spagetti e thjeshte nis tek 300 leket, ndersa ato me karkaleca mund te shkojne deri ne 700. Midhjet jane diku tek 400-500.

Dhoma me kondicioner, tv satelitor, 2 deri ne 4 shtreter dhe mengjesin ne Borsh eshte 5000 leke nata.

Mini apartamentet, per ata qe kane femije te vegjel dhe duan te gatuajne vete jane me te lire (cuditerisht). 3500 deri ne 4500 leke nata per nje garsonerie me dhome ndenje, hapesire gatimi, dhome gjumi dhe ballkon. Keto nuk ofrojne ushqim por ne minimarketet qe ndodhen kudo mund te gjesh praktikisht te gjitha produktet qe gjen ne Tirane, plus ca importe greke qe nuk depertojne deri atje.

Po 1 doner, 1 hamburger, 1 qofte, 1 pilaf sa kushtonte. 

sukoja 100 leke(te reja),cfare pyet per te tjerat

..apo 1 paçe, 1 pilaf me kos apo fasule (sipas qejfit kjo), 1 fergese tradicionale,1 racion kukurec, melci qengji, 1/2 koke qengji..., sa kushtonte?

 

dale se harova.. po t'embelcirat.smiley   1 syltiaç, asude, top me hallve  , sa kushtonte?

He mo se late nam!!! Nuk merret blendi me shijet tuaja primitive... e ka palaten e rafinuar aY. smiley

KOCA 9000 leke kg,tre fije patate ne pjate 200leke,1 fije e holle djathi 150leke.........

Dmth, eshte shtrenjte apo jo? Apo cmime sic duhet te jene ne Shqiperi?

Shume shtrenjte.Nje darke e thjeshte qe shkon te 30 -ja eshte shume.Pushime te mira vetem te pasurit mund te bejne ketu.Per shtresat e tjera ,as qe behet fjale te hajne me shume se dy vakte jashte.Madje,hyn tek tangerlliku.smiley

Venus, tek 3000L shkon vetem pjata kryesore me sallate. Po llogarite pjate te pare dhe dessert, me nje vere te mire, shkon rehat tek 60. Per kualitetin qe ofrojne ne Shqiperi, eshte turp ç'kerkojne si çmim.

Po,pra.cfare embelsire moj? As komoditet nuk kishte te pakten.Kamarieri mezi kapesh ,duhet ta ndiqje me vrap.smiley

Vera? vere e bardhe 8 mije leke litri

Cilesia le te jete me e mira. Ai qe peshkon ne det, nese paguhet me rroge, nuk merr dhe nuk ka per te marre kurre (rroge) sa peshkatari anglez. Dmth qe edhe cmimet duhet te jene ekordinglli. Nuk eshte se peshqit shqiptare jane zogj k...umbllash e mezi kapen... nuk eshte se rrushi ne Shqiperi eshte me i shtrenjte se ne Angli(psh) qe vera te beje aq shtrenjte... po dhe kamarieri, kuzhinieri, nuk paguhen aq shume sa kendej. Po qofte dhe qeraja e lokalit nuk ka si te kushtoje me shtrenjte se kendej, e as taksat nuk jane me te larta sesa kendej. Pra cmimet e larta jane edhe tregues cmendurie e moskokecarjeje nga shteti ndaj popullit te vet; por gjithsesi mbeten jetime dhe pa asnje lloj justifikimi. E kete e them edhe duke ditur qe ne Angli nje pule i blihet fermerit per 3p (penny) dhe shitet ne supermarkaten me te lire me £3 +. (100 fish)

Raporti i cmimeve mesatare me rrogen mesatare eshte treguesi kryesor i nivelit te ulet te jeteses ne ate vend.

ps: dashke dhe vere ti! smiley (ka dhalle aty!)

Cmimet krahasuar me rrogen jane katastrofe.

A i perballon dot Sala moj aman... pa varja popullit se ai vetem te ankohet di. smiley

Si ka thene Blendi per Dhermiun ku shkon Sala? ("trendy") smiley

Burri i botes s'ishte ne gjendje te na rekomandonte nje vere te duhur per ate ç'porositem. Boll budallenj ato qe nxjerrin klientelen jashte me ato çmime, por me budallenj ne qe shkojme per turizem ne vende ku te puplojne.

PS. Ca dhalli me te keqen, as djathin qe e kane me bollek nuk e servirin si duhet por te servirin nje flete qe duket tejpertej.

"Hem dashka miku vere te mire me dy aspra"... smiley

Ehhh! smiley Llafosu ti andej nga oda e grave llafosu se e ke rehat; asnje kacidhe s'shkon te lesh atje dhe nga ana tjeter na rreh gjoksin ne atdhedashni. Ti do hu mer daje. smileysmiley

e kuptoj.. sa shume te shkon ky "new accent"..  Mos je martu gje? smiley

Po ti pse nuk e zgjedh vete veren? C'te duhet mendimi i tjetrit? I nje tjetri qe ta pret djathin me te holle se paraja qe do e kembesh ne fund. smiley

Tani dikush aty me poshte me thote qe kjo eshte normale. Te shkojne ata qe kane leke. Po rrofsh la rosee; ja ti banon jashte dhe thua qe te qethin aty. Te rralle jane ata qe i shpetojne snobizmit te "un-kam-lek-se-vij-nga-jashte".

Po di une te zgjedh vere ne Shqiperi?! Aty vetem se sheh emrin "Vere X-qytet" ose ndonje vere e pjerdhur e importuar(Itali/Greqi). I kerkon mendim aty me te knuarit aty qe s'di te formuloje nje fjale te rregullt!

Jo re çun, snobizmin e kane ato qe s'njohin standartet e ushqimit ne restaurantet perendimore e s'kane as kulture kulinare por ato qe i njohin e dine shume mire qe ne Shqiperi, per kualitetin e keq qe ofrojne, te puplojne te gjalle. Pastaj po shkove te hash nje spec e nje qofte normal qe ka per te qene lire. smiley

Po si do te te ndihmoje nje cope kamarieri ty atehere?

Standartet e ushqimit ne restorantet perendimore... smiley

Cilesia e keqe po thua... sherbimi, ushqimi, pijet, ambjenti, perzierje e te katrave?

Nese di ku shkon ne Shqiperi mund te hahet shume mire. Sigurisht, edhe ne kemi plot restorante koti, por te tille ka kudo. Ju qe vini nga jashte, jo per fajin tuaj, shpesh nuk dini ku te shkoni. Mua mu deshen rreth 2 vjet sa te mesoja ku hahet mire, e ku hahet shkelqyeshem, se helbete, duhet te mesosh nga gabimet. Ne fillim mesova ku nuk hahet kurre. Por ju garantoj se nese do te ishit me shoqerine e duhur, mund te kalonit ca darka e dreka per tu mbajtur mend.

1 pilaf Belulo, ne Durres e ke 50-60 leke.

Pilaf thate hesapi, Pjero! smiley

Me leke te reja cmimet, apo jo?

Tani une e kuptoj qe biznesi eshte aty per te nxjerre fitime, por nuk i kuptoj cmimet e frutave te detit... sidomos kur jane te larta ne nje vend buze detit. E marr vesh edhe ate detajin qe keto biznese shpresojne te kapin xhiro maksimale vetem per 4, maksimumi 5 muaj; po te mos harrojme qe behet fjale ende per Shqiperi. Dhe keto cmime jane shume te larta. Per mua kjo dmth qe ndarja klasore ka arritur ne kontrast te thelle.

Ne Angli gjen hotele me £100- dhomen, qe eshte me shtrenjte se ne Shqiperi, po dhe rrogat ama, jane diku tek 8-9-10 fishi. Normalisht edhe hotelet duhet te kushtonin 10 fishi ketu, ose 10 here me pak andej... Nuk e kuptoj dot kete lloj ndryshimi.

Nuk e kam me biznesin ne vetvete, por me kulturen... menyren e justifikimit te kesaj.

Ne rast se shqiptaret ne pergjithesi mendojne se cmimet jane ne rregull, atehere, dakord. smiley

Me leke te reja cmimet, apo jo?

PO.

Sa per cmimet pastaj behet fjale per zona eskluzive dhe kush nuk ka lek nuk ka pse shkon, si puna e restorantit psh, nqs ske lek futja ne qebaberi, mos shko ne restorant. Perderisa cmimet jan aq dmth qe ka njerez qe shkojne. 

Gjete menyren e justifikimit ti? smiley

Kjo eshte "stating the obvious"... por pse "the obvious" eshte keshtu, ky eshte aresyetim.

Psh, stejting dhi ovjes, justifikon edhe kete:

E sigurisht, edhe nje plehre si kjo(pa dashur te eksitoj ndonje "artdashes te madh" smiley) mund te shitet $120 miljon kur ka bleres.

Po ishe ti qe pyete 'THE OBVIOUS' pra. Te njejten gje po themi, ti kot qe pyet. Tek nje pune qe kisha une koston e nje produkti e kishim 20p (cent, qindarka) dhe e shisnim 12 pound. Njerezit kenaqeshin. Raporti kosto-perfitim ne Shqiperi eshte me i ulet se kudo tjeter ne europe, kete gje konstatova une kur isha atje. Keshtu eshte kur nuk ka prodhime vendase. Nuk do me habiste fare sikur shumica e restoranteve ne Sarande peshkun ta marrin nga Greqia nepermjet bisnesmeneve minoritare atje te cilet e zotrojne Saranden KOMPLETAMENTE. 

Vetem nje pyetje kam bere, teknikisht. A ishin leke te reja apo te vjetra... pjesen tjeter e mbylla me ...po t'u duken shqiptareve ne rregull, atehere dakord.

Nje pyetje shtese:

Mendon qe ka ndonje gje te keqe ta zoterojne komplet Saranden bizneset e minoritareve?

 

E keqe jo, abnormale po.

Pse anormale? A nuk eshte normale qe ai qe ka parane ka dhe biznesin? Dhe cdo biznes ka territorin e vet ku zhvillohet, ergo, biznesi minoritar ne territor te Sarandes. Ai biznes egziston aty se ka kliente qe e frekuentojne, apo jo? Dher ju gou. stejting dhi ovjes egen.

Jo tamam, eshte ne Sarande dhe Saranda eshte e Shqiperise ndaj dhe normale do kishte qene qe shumicen e bisnesit ta kene shqiptaret aty se jan zoter te vendit. Po keshtu eshte kur ai qytet drejtohet nga krahu i PS-s (greker e pseudo-greker) dhe nga krahu i PD-s katundar injorante qaflesh qe ju ul edhe poturet per pes lek.

Atehere do te ishte normale qe biznesi gjithandej te kishte cmime qe perfshijne ne klientele shumicen e popullsise e jo thjesht "ata qe ua mban xhepi".

Prape nuk e shoh se ku qendron problemi qe minoritaret te kene shumicen e bizneseve aty. A kane klientele ata? A bojkotohen apo vazhdojne te frekuentohen nga shqiptaret? Pastaj, minoritaret ne vend te tyre jane, apo t'i perzeme e t'i shkelim si ben greku me shqiptaret?

Nuk jan cmimet e shumices te territorit te Shqiperise praaaaaaaa.... jan nje pakice per nje pakice. Si kudo. Shko te plazhi vjeter ne Vlore se gjen 10 here me lire se aq. Shko ne ndonje fshat te thelle te fusin brenda ne shtepi e ste marrin as lek qeraje. Qashtu pra.

Nuk thash ne asnje vend qe ka ndonje problem fakti qe minoritaret kan bisnesin ne Sarande. Thash qe nuk eshte normale duke pasur parasysh edhe nje fakt qe ti e di shume mire, ndihmen e ligjshme e te jashteligjshme qe marrin nga Greqia. Keto pastaj jo ti shkelim jo ti perzeme kot i ke sjelle ne debat.. postimet e mija nuk kan brenda asnje shenje te nje mentaliteti te tille. As nuk jam i tille, dhe besoj kaq e di se me njeh, i kemi rrahur keto tema gjer e gjate ketu 100 here.

Si i merr mbrapsht edhe ti.

Cmimi i dhomes, 5000 lek; a ka gjekundi ne vije bregdetare biznes qe ta jape dhomen me 500 lek nata? Nuk flitet per shumicen ne territor te Shqiperise, por shumicen ne ate territor biznesi. Dmth, qe nuk po e marr per shembull apo kundershembull kilen e karkalecave te detit ne Llakatund apo Trestenik apo Gomsiqe... (e njejta gje eshte dhe ne Angli; ne Brighton 4 paund nje kaush (30-40gr) karkaleca... mu buze te detit. Ne nje klime normale biznesi vetem "shortage of supply" mund te rrise cmimin, qe ne Shqip i themi spekulim cmimesh. Dmth, ka shume pak dhoma dhe shume kerkesa per t'u plotesuar te gjitha.

Tani, greku u jep leke minoritareve, ata blejne e bejne biznese... si vije fundore, dmth... cfare po thua ti qe duhet te ndodhe? Qeveria apo politika te mos lejoje investimin e ketij kapitali ne territor shqiptar?

Nuk e kuptoj ende anormalitetin. Ndoshta eshte anormale qe perqindja e bizneseve minoritare/greke eshte me e madhe se ajo e shqiptareve, qe dmth, eshte anormale qe shqiptaret jane me te varfer se greket, ose qe eshte anormale qe shqiptaret investojne me pak se greket. Keshtu e kuptoj.

Ketu ne Durres djema, 1 dhome me 2-3 krevarte luhatet 10-15 euro, 1 kriko 50-70 leke, ne disa lokale shkon edhe 100 leke.  1 shishe birre 0.33 apo 0.5 shkon 100-120-150 leke, 1 qofte 30 leke, 1 doner 100-120 leke, 1 kafe 50 leke e disa lokale 70 leke, shum produkte jane dicka me lire se ne jug. 

Pjero, po cilesia  pijeve dhe ushqimit  ne pergjithsi, si duket?    se vetem cmimet e lira  sikur  nuk mjafton, apo jo?

Nga konkurrenca Belulo, shoh qe ka nje permisim ne kete drejtim. 

C'fare eshte doner, se nuk e kam degjuar ndonjehere?

s'ditke ceshte Doner??        -e ke gabim shoku Taf!smiley     po ne Gjermani ste paska rene rruga ndonjehere?

ok.  doner eshte varianti turk i   gjiros ose sufllaqes greke,  por jo me mish derri!

urdhro:

.smiley

Shih, shih Merkelka.smiley Hem per tifo ne stadium, hem per doner e ke. smiley

Döner kebab-i eshte zakonisht i vene ne treg nga vellezerit tane turq dhe marokene qe, ne mungese fondesh per mishin, mund te dalin ne gjueti qensh dhe macesh, kjo vetem te mos lene popullsine emigrante pa ngrene. smiley

Plazhi i durresit deri afer Kavajes eshte nje geto e vertete. Te mbyt era e ujrave te zeza qe i sheh si pellgje ne shume ndertesa. Mushkonjat jane pa fund dhe te enjtin ngado qe shkon. Deti eshte shume i bukur por i frikshem per tu lare, deri tani kam shpetuar paq pa ndonje infeksion. Degjoj nga njerez qe femijet u jane semurur shpesh. Shpesh naten te del gjumi nga zhurma idiotesh qe here kendojne e here luajne futboll nderkohe qe njerezia flene. Muzika zakonisht pushon ne 11 apo 12PM. Ushqimi shume i mire. Pas 6 dite sakrifice me ne fund u dhashe dhe u ktheva ne TR. Javen tjeter nisem per Borsh ku shpresoj te gjej dicka qe ja vlen.

Shpifesira me e madhe eshte menyra e ndertimit te rrugeve dhe e rregullimit te trafikut. Nuk gjen asgje te mbaruar plotesisht, rruget jane gjysem te perfunduara dhe shenjat apo tabelat per orientim mungojne pothuajse 100%. Eshte nje mrekulli e vertete qe nuk ndodhin me shume aksidente. Kurse ata qe i projektojne dhe realizojne keto projekte rrugesh jane ose idiote te lindur ose hajdute te paskrupullt.

Ky vend ka aq shume anomali sa te le me goje hapur dhe megjithate mbetet shume terheqes. Ne fakt me keto lloj hyneresh qe sheh e degjon ketu, Shqiperia duhet te ishte diku midis Afrikes dhe Lindjes se Mesme.

Dajosh,po me vjen mire qe ke shkuar ne Tirane.Ke sjelle reportazhe interesante perj andej....shkruj

Zana, po e vazhdoj pak nga pak. Sot e diel, gjume top nga lodhja zgjohem nga ca kembana te fuqishme ne forme zilesh festive. Vinte nga kisha e re ortodokse ne qender te TR. Pas kesaj kembanat gjemojne fuqishem cdo ore fikse. Ime shoqe po kalon ca dite nga e ema tek Medreseja. E pyes si ka fjetur dhe me pergjigjet qe ish zgjuar qe ne 5 te sabahut nga kenget e hoxhes. Shkurt, shume veshtire per tu gjetur qetesia ne TR. Por te pakten nuk vjen ere fekalesh.

Kam lexuar plot komente negative rreth qendres se re te TR ku edhe une kam qene midis kritikeve por me duhet te gelltis kritikat e mia. Qendra duket e shkelqyer duke e krahasuar me kaosin ne kohen e Rames madje do thoja qe nuk do me vinte hic keq sikur te mbetej keshtu dhe pa u zevendesuar me plane urbanistike surreale, dekadente ej etj.

E fundit, dje ra nje shi me rrufe te fuqishme ne TR. Sipas gojedhenave kishte rreth 3 muaj pa rene pike shiu. Tirana eshte shume e bukur kur bie shi ose ndoshta eshte nostalgjia ime qe e sheh keshtu.

A piu tardi smiley

Kalofsh bukur dajosh, ok kembanat zhurmat, punishtet artizanale ne mes te qytetit, po nga ana tjeter ne lidhje me zhurmen faj kane dhe mungesat e xhamave te dyfishte qe sikur te ekzistonin do ndalonin zhurmat te pakten kur mbyll dritaret. 

Sa per ererat e fekaleve.. mjafton te ecesh pergjate blv Bajram Curri dmth lanes.. njekohesisht ka plot rrugica ku era e fekaleve eshte ' omnipresent'. Gjithsesi Tirana ka dhe anet e saj te mira, po ato na i thoni juve se ne ktej dim te jemi vetem kritik. Edhe njehere  enjoy it smiley

Rrofsh Alidea. smiley

Në Borsh do të kesh problem me energjinë elektrike, e mira është ta kesh një minifrigorifer freskues me karikim nga makina.Vjet e njëjta gjë më ndodhi dhe sivjet e njëjta gjë i kish ndodhur disa të njohurve të mi.Ka një super ngarkes rrjeti plus amortizimi në ekstrem i linjave që vazhdojnë të jenë të kohës së babaqemos.

Po ku e keni shpirtin e aventures? Gjithe ankesa...smiley

Nese doni mire por merzitje ikni ne Greqi e Itali.. afar jane!

Nese doni keq por kurre merzitje rrini ne Shqiperi.. smiley

Kur ankoheni per ushqimin dhe juve qe jetoni ne Angli dhe ne Belgjike ... duhet te jete vertete katastrof ushqimi atje ku keni ngrene smiley

E vertete. Po sec me kapen syte dike qe bente nje krahasim te nje lokali me yje Michelin dhe cmimet e Jugut. smileyThashe me vete, deri ketu paska arritur futjakotllikusmiley

The Square(London), dy yje Michelin : 70-80 pounds/person. Ta keshilloj. Vertete. smiley

Resto ne Shqiperi: nje variacion i vogel çmimi me afro 8 000-10 000/person(4 pjata, dy lloje pijesh). Kontaktome ne privat per te dhenat e kontaktit te restos dhe vendndodhjen. Keshtu i ben dy llogari(me ose pa gishta).

e ore.. ke pare kshu ti? aspak nuk ankohem per ushqimin ne Shqiperi. Perkundrazi edhe ushqimi edhe sherbimi ishte klas i pare.

po nuk dine or jo, nuk dine te bejne "chill out"..

 

Liqeno, ushqimi mund te jete i mire, mund te jete dhe i keq, varet ku ha dhe varet dhe nga ushqimi me te cilin je mesuar. Psh nese vjen nje pugliez ose fiorentin dhe nuk i pelqen ushqimi ne Shqiperi, ok, i jap shume te drejte. Por ama te vij nje anglez te ankohet per ushqimin vallai o ka pas tersin ne bythe dhe ka qellu vertet ne ndonje vend muti ose ja fut kot. Keta (europianoverioret) lepijne gishtat me peshk rezervati dhe me nje sallate ortolana te Logoreci, cer mund ti thush atyre per ndryshimin e koces se rezervatit me sinagridhen? E nejse, pervec kesaj edhe nje keshille si me vendali se ju, nese shkoni per te ngrene dhe fatures 12.700 lek i lini 300 lek bakshish, boni more mos te dukeni me te ai restorant, tremij lekshin tjeter lereni ne ndonje vend tjeter

dmth cmimet jane me te shtrenjta sesa i nxjerrin ne menu. Dmth, duhet te hipe ne aeroplan tjetri per te ardhur ne Shqiperi, dhe edhe pse e ka blere bileten 400 paund, kur te zbrese nga aeroplani duhet t'u lere nja 40 paund bakshish... perndryshe mos te hype me ne ate aeroplan... apo kur te shkoje te bleje buken, te pyese per cmimin dhe te informohet mire sa eshte bakshishi ne ate rast, se perndryshe duhet te bleje buke tjeterkund. faturat te behen me bakshish, cdo gje qe blihet te behet me bakshish, cdo transaksion...

Ore c'jane keto profka mo aman? Po pse ore, rrogen kur e merr ti, me bakshish persiper ta dorezojne?

Plako, profka apo jo eshte per tu provuar. Ne restorantet ku shkon rregullisht duhet te lesh bakshish mire qe te te sherbejne si ke qejf, te berberi ben mire te lesh balshish, te lavazhi makines po ashtu, e kudo ku mendon se do jesh klient qe kthehesh dhe qe cilesia e sherbimit varet ne pak njerez, ndersa per bileten e avionit s'di gjo se mi pret ndermarrja smiley

Dmth cmimet jane te ndryshme nga ato qe publikohen. Kete dua te them.

La rosee ka te drejte kur thote qe cilesia eshte pertoke; kuptueshem, kur per cmimin e publikuar ne menu nuk merr kurre ate qe kerkon (qe sheh ne menu, dmth).

 

PS: po per dhomen 5 000 lek qe thote Blendua, sa bakshish duhet te lesh qe hoteli te kryeje funksionin e vet... pra, te mos te te nderprese dritat, kondicionerin, mos te te zhduke televizorin, apo qe kamarierit mos t'i teket te "spank"e "monkey"n ne carcafet e tu? smiley

PS2: A ka mundesi te na i sjelle njeri ato cmimet e Blendit ketu, por kesaj rradhe ato realet. smiley

Nese ankoheni per cmimin, ok, nje kg koce 9000 leke sic thote venusi, eshte vertet cmim i paturpshem. Nese ankohesh per cilesine e koces pastaj, aty them qe ja fut kot. Kjo ishte ideja.

Zoto, nuk funksionon bakshishi fare ne Angli? Apo je ne Skoci ti? smiley

Mesa duket andej nga ju funksionoka tamam... te peshtykan ne pjate po pagove ate qe te takon. smiley

E te thuash qe e kupton bakshishin kur banon ne nje vend ku BLIHET dhe vendi i punes (dmth rroga!)... jalla swedo... smiley

Ja dhe pak zoto se shoqata e turizmit ka marre nje nisme qe t'jua heqi kete barre, do behen pagesat ne restorante me pay-pal dhe kamarieret do kujtojne se jua mban bakshishet pronari. Nga inati do dyfishojne racionet smiley

qe te paguajne bakshish klientet per te mos ua futur per hundesh... "ke per ta honger me zor! mikroborgjez qe ha restoranteve!" smiley

C'me kujtove me keto çmimet: atje mesa dukej çmimet ishin relative sipas origjines. Po te ishe shqiptar i Shqiperise(pra qe supozon qe i njeh pak-a-shume çmimet) mund te te vidhnin 100-200L, por kur zinin ndonje kosovar dyfishonin çmimet direkt.  

Kosovareve ja marrin leket per patriotizem, me mire t'ja fusim ne sesa me ato leke te blejne produkte serbe ne supermarketet e Kosoves smiley

Ti nuk ankohesh sepse kushedi si jeton....e thjeshte ,e habia jote idiote

Swed, jam dakord me ty ne piken qe jane produkte te freskta regjionale por qe ato njerez te kene nje teknike kulinare gatimi siç ka perendimi hiqe mendesh!

Sallata ortolana as emrin shqiptar nuk e ka; nuk e di sa ke ngrene jashte Shqiperise por gjithe atyre kastraveceve qe mbajne resto ne Shqiperi ju nevojitet nje udhetim ne boten e raportit çmim/kualitet te perendimit.

Tashti ato qe jane mesuar me surullup, surullup do ju shijoje. Ju mer daje diskutoni pa asnje pike referimi, sa per te thene nje llaf por dhe llafet pa baza jane kohe e humbur.

Po pse cfare hane 90% e popullsise ne Belgjike? patate te skuqura me majonez dhe sup te del nga hunda.. shto eshte ato sallamrat me mish derri qe nuk ka burre nene ta kaperdije.. Mos te filloj me Angline..

Raporti cmim/kualitet funksionon njesoj si ne shqiperi dhe perendim..

Por, 99% e te huajve qe vine ne shqiperi nga anglia e pelqejne shume kualitetin shqiptare. Te gjithe surullup jane?

Rosee, ne Belgjike e vetmja baze qe kam per te mbeshtetur kete qe them jane disa nga restorantet rrotull Grande Place. It really sucks there, dhe mua me ka zene kusuri disa here se kam qene me njerez qe nuk i "urdheroja" dot qe te mos hanim aty. 

 

 

Swed, ato perreth Grand-Place jane marokene/turq/arabe(nuk e di nese e ke vene re) qe ofrojne menu ditore per turistet me nga 15 euro. Kryesisht midhje ose ndonje variant. Dmth pertoke fare. Qe te hash mire duhet te dalesh nga qendra, nga qendra komerciale, ne vende kryesisht te qeta ku ka hapesire dhe gjelberim.

Liqo, ne entin statistikor ti kohet e fundit? smiley

Rosee mund te me keshillosh nja dy vende qe ja vlen te hash ne Bruksel, sepse dhe une kam pasur ekperienca cudiberese tek restorantet afer Grand Palace.Faleminderit.

eshte dhe nje suvlaki shqiptar..Apollonia quhet. duhet bere detyra patriotike

Ja , prite kur te tregoje Hilton Roseeja.

Ju vlonjateve dhe Hilton t'ju tregojme ju duket pak mer Spirro.

Ne c'kategori buxheti, Dora? Sdq, Le chalet de la forêt, Comme chez soi,...etc. Bruxelles ofron shume, sipas buxhetit natyrisht.

hehe jo Hilton, La Chalet de la forét 74-370 $  dhe imagjino, ranked 74 . Ka me lire nga El Greco deri ke  Made in Salad smiley

Buxheti s'ka rendesi per aq dite sa rrij.Dua nje vend te paster, sherbim te mire , kuzhine te mire , cozy , nese ka gjelberim eshte fantastiksmiley Sdq s'dua vende me prenotime apo ku shkojne njerez te pasur, sepse zakonisht jane vende boring.

Ti me thuaj cdo gje qe te vjen ne mend. Seleksionimin e bej vet pastajsmiley

Lum si ai qe paska per te te pas kismet,do jetoka i varfer e do vdiska i pasur.

Sdq s'dua vende me prenotime apo ku shkojne njerez te pasur, sepse zakonisht jane vende boring.

ehhh... ne ato vende merzia bllokon tubat e ujit te ngrohte cdo 2-3 dite smiley

 

jete koti, pa pike intimiteti smiley

s'kish kaluar 15 minuta qe rhyra ne dhomen time, kur tak tak tak, gersiti dera. Hair thashe me vete, duke bere shyqyr qe s'qeshe cull a ne dush a tjeter gje. hap deren, u dha nje nga te sherbimit me nje sini argjendi, ku ndodhej nje shishe vere e bardhe si e sapo dirsur, dhe ne ane fruta dhe cokollate e zeze. i buzeqesha me miredashje... i thashe keni ngaterruar dhomen zoteri. Jo, tha, jane per ju. Por nuk kam porositur gje. Oh, jo, jo, jane kompliment i manaxherit, zotit... Ne nje perpjekje te fundit per te qene me kembe ne toke i them: kompliment ok, kompliment gud, por a do me kerkoni te paguaj per keto... Me pa me nje hutim qe z'e mbulonte dot komplet perbuzjen (shtriji kembet sa ke jorganin, i thosh kesaj te fundit, po merrte vesh ajo...) jo, jo, tha ftohte, natyrisht qe nuk do paguani...

E piva veren, e mire ishte, po do ti qe nuk shijonte sic duhej, duket ato pjeset perkatese te gjuhes per trajtime kesisoji ishin akoma ne gjendje recezive...

Cdo dite ne dreke, pas pastrimit te dhomes dhe rregullimit te shtratit gjeja nga nje cokollate mbi jastek... me kalimin e diteve sikur po mesohesha, aq sa nga fundi, cokollata e vene gjithnje ne kend 45 grade me cdo brinje te shtratit, po shikohej shkaraz e si me qesendi... tip he moj, e solle prape koken ti...

ps. ngjarja eshte e vertete...

epo nuk sillen te gjitha ne tabaka argjendi.per meze duhet te kuturisesh vete smiley

por a do paguaj per keto ? LOL

Cdo dite ne dreke, pas pastrimit te dhomes dhe rregullimit te shtratit gjeja nga nje cokollate mbi jastek... me kalimin e diteve sikur po mesohesha, aq sa nga fundi, cokollata e vene gjithnje ne kend 45 grade me cdo brinje te shtratit, po shikohej shkaraz e si me qesendi... tip he moj, e solle prape koken ti...

Jo vetem kaq, por po te qelloi shanci i keq, qe nje dite cokollata te mos qendroje ne kendin fiks 45°, por qe njera brinje te formoje kendin 43°53`, atehere ta shikosh ti se si fillon te grindesh me menaxherin, zotin .... dhe te kerkosh qe gabimin ta riparosh ne te dhjeten e sekondes. smiley

Nga ana tjeter keto ndodhira te bejne qe aventurat cfilitese ne hotelet e jugut te Shqiperise (akoma nuk i kam provuar ato te veriut) pas disa viteve te duken si argetuese dhe objekte bisede rreth zjarrit bubulak dimeror. Te duket vetja si ato turistet e hershem europian ne fillimvitet ´900 qe i binin Shqiperise kryq e terthore dhe me ndodhite argetonin shoqerine e tyre te etur per aventura ekzotike. smiley

Sepse kur, psh gjate udhetimit per ne jug, te lind deshira te rrish dy nete ne Dhermi dhe te kane thene qe filan hotel ka dhoma te lira, shkon dhe pyet per dhome hoteli dhe pasi nepunesit te drejtojne tek menaxheri/pronari, nje burre i veshur vetem me nje kanatjere ngjyre "e bardhe" djerse smiley , ky pasi te peshon me sy per dy minuta me rradhe, te pyet se sa jave do rrije ne Dhermi. Dhe kur ti i thua qe do te rrish vetem dy dite, te refuzon me nje menyre argumentimi brilante, shembull per te gjithe zejen e hotelerise: "Pse vetem per dy dite ta jap dhomen? Aq nuk ja vlen as me nderru carcafet!". Argument i cili me dha informacionin e rendesishem, qe carcafet nuk nderrohen neper hotelet e Shqiperise, ose te shumten lahen vetem nje here ne jave, se bashku me kanatjeren e menaxher/pronarit. smiley

Por gjithesesi si kundrapeshe mund te permend edhe ato hotelet pa yje fare, qe fshataret e Dhermiut i kane stisur per vizitoret. Te kenaqet shpirti kur ulesh ne verandat e atyre shtepive, ku cdo gje tjeter digjet nga zhegu, vetem keto shtepi rrine te fresketa nga hijet e fiqve. Dhe jane edhe te pastra, saqe mund te hash edhe nga dyshemeja.

Emo, morali i fabules: Iriqi qe eshte mesuar ne ferre, ferra do i shijoje me teper, dhe nese paguan me teper per te fjetur ne ferre.

Nje miremengjes i vonuar sidoqofte.

Gjetet ke me pyet dhe ju,La rosse qe kur u martua i doli shpirti duke gatuar.

o rosee....po moules gjithanej....s'ke shpetim. Vecse, u lumturova kur pashe listen e birrave, ahhhh...paradiso

sdq, so far so good. Bruge's next

 

p.s. ne shqiperi, jam i kenaqur po te mos helmohem

Brugge eshte  me i bukur noshke.  ndyshe i thone edhe Venecia e veriut  ngaqe ka disa  kanale  neper qendren e qytetit.  eshte vertet qytet i vecante.

Tani qe ja tregove Belulo nuk shko mo ai,ka frike se sdi not smiley

po mendoj, mos duhet ikur qe ketu me gondola...

p.s. tx Belulo, koha po na mban, kshu qe plani s'ka ndryshuar

koha eshte goxha e mire sot..  keshtuqe meqense  do veni ne Brugge, jo shume larg  (ndofta nja gjysem ore ) eshte plazhi i Ostende ose De Haan.  keni plot variante atje.

shume bukur ishte Brugge, beme dhe nje xhiro me varke, dhe kaluam mire. Ne kthim trenua ishte pa ajer te kondicionuar...s'u mor vesh pse.

kaq ishte raporti, flmd Belul & LaRosee

Kujdes mer çun se po na helmohesh se keto dite kane dalur te ndotura nga ca alga te rrezikeshme(sipas llafeve te tyre), po na duhet ne bashkeatdhetareve te te vime ne spital me kuti komposte. smiley

Brugge ka lezet, meqe je andej(ne te njejtin itinerar), ndalo ne Gent pastaj kalo ne Oostende. Befsh qejf se kohen e kemi xham kete weekend.

Nga Pasqyra ne Belgjike... me tren neper Adriatik!

smileysmiley

Jo po si ajo shushka qe nga Amerika erdh  ne Derexhik smiley

epo tashti, pushim anej, pushim knej...ene nai sugjerim per turistat, e pranojme.

E mo ti e, mja' tani, mos tall popllin qe zgjedh pushime kulturore ne vend te atyre salodashurore. smiley

a u mbyll ajo gropa te hoxha tasim?

 

Faleminderit Blendi.

Mbas kaq vitesh "rrezikova" te beja pushime plazhi ne vendin tim. Hera e fundit ishte ne 2003 ne Golem, "fshat turistik". Keto rreshta jane me teper per UFO(emigrante) si une e per te huaj.

Destinacion java e pare, Dhermiu e deri ne Himare. Natyra na ka falur plazhe(gjire) te bukura qe mund te konkurrojne me me te miret ne bote e sic thote Blendi shume te pershtatshme per "arratisje ditore", nqs do te shijosh me te vertete keto bukuri te natyres. Fale mungeses se rrugeve ose rrugeve te veshtira gjen perla te natyres. Duhet permendur se pjesa qe ja vlen ne jug eshte mbasi kalon Llogarane. Kampi jone ishte i thjeshte dhe i bere me shije qe tregon se edhe me investim te vogel mund te besh dicka te pelqyeshme per turistin e huaj. Cmimet ishin me te lartat per zonen aty(jo per nje turist te huaj) e frekuentohej me teper nga vipa shqiptare te te gjitha fushave e te huaj. Zgjidhja e investorit ishte e thjeshte e funksionale. Shtepi druri qe pershtateshin me terrenin perreth, restoranti po druri si dhe bari ne plazh. Ajo qe nuk kuptohet te ne e mund te demtonte bukurine e ketij resorti ishte se nuk kishte ndertime te tjera akoma majtas e djathtas. Me makine te pershtatshme per rruget ose skaf mund te shkoje ne gjire te virgjer me bukuri te papershkrueshme. Cmimet ketu ishin 60 dhe 80 euro me mengjes. Ushqimi ishte shume i mire dhe kuzhinjeri drejton dhe nje lokal ne Tirane mbas piramides. Per te shijuar me mire keshilloj jo rezervim per nje ose dy jave. Spontan gjeje kudo dhoma te lira. Ne pergjithesi duhet thene se plazhet qe kane qene te udhetueshme deri tani si i Dhermiut, Jales, Livadhit, Himares kane filluar te shfaqin gjurmet e perdorimit vandal persa i perket mbetjeve qe sheh ne det. Keto jane me te dallueshme per ata qe i njohin me heret keto plazhe e per nje qe shkon per here te pare mjafton te shkoje ne nje nga gjiret e paarritshme me makine si Qipes, pasqyrat e Jales,etj per te bere dallimin. Shtimi i algave jeshile qe ne shume plazhe kane ndryshuar blune karakteristike te ujit ketu eshte rezultat i ketyre mbetjeve. Rruga e pashtruar ne plazh te Dhermiut si dhe shume lokale te ndertuar pa kriter aty dhe ne Himare, Livadh, etj. deshmoje per trendin e Durresit. Si ne gjithe qytetet tona nje trishtim te kaplon kur kalon edhe kete pjese bregdetit tone. Nuk mund te flitet per plane urbanistike se vetem urbanistike nuk mund te quhet ajo qe sheh te ne. Kampit te mbarur diku ne 1987 ne Dhermi i kishin ngekur vetem muret, konfilkt prone thoshin. Se si justifikohet qe parja e derdhur aty te shkoje te shkoje dem nuk mund ta kuptoj. Pislliku eshte problemi kryesor si dhe nderimet e shemtuara, infrastuktura ne dore te zotit. Eshte nje gje e rralle pozita e kesaj pjese qe diten te piqesh ne plazh e mbasdite te freskohesh me nje darke ne Llogara. Problemi i Llogarase eshte se me potencialin qe ka behet shume pak. Nuk mjafton disa lokale ne kete perle te natyres e po te dalesh te shetisesh pak jashte lokalit ne pyll te zhgenjehesh kaq shpejt nga mbeturinat e hedhura. Parku i Llogarase duhet te mirembahet ne teresi pasi do terhiqte shume me teper turiste me bukurite qe ja ka dhuruar natyra. Pushteti qendror e lokal ben akoma shume pak ne krahasim me ate qe pellet i madherishmi yne per turizmin. Kamarieret sa per kuriozitet ata qe pyeta ishin te gjithe nga qytete te ndryshme e asnje nga Vlora. Ndoshta nuk eshte profesion qe i pershtatet vlonjatit. Nuk gjeta si e prisja mbipopullim te plazheve, bile kishe pershtypjen se nuk je ne valen e turizmit pasi kudo kishte vende dhe shumica e lokaleve ishin bosh. Rruga e shtruar ne vetvete nuk paraqet problem per cilesine por per kedo eshte e mundimshme. Mos harrojme se kjo si dhe shume rruge malore te ne, me gjithe permiresimet nuk jane bashkekohore. Po te mos marrim parasysh biletat e shtrenjta te avionit, une e hongra per 700 euro se e preva nje jave me pare, ja vlen pasi ke mundesi te besh plazh me shoqerine tende, je ne vendin tend e te shijosh akoma virgjerine e natyres shqiptare. Potenciali ekonomik eshte i madh por nuk duket se po merr zhvillimin e duhur kjo pjese e bregdetit. Per te qene modeste nuk mund te konkurrojme me askend me turizmin tone, pasi plazhe si kjo pjese e bregdetit tone ofron edhe nje ishull i vetem ne Greqi si Rhodos, Kreta, Korfuzi,etj qe e kalojne dhe numrin prej 4 milion, shume te dashur te te madherishmit tone.

Destinacioni i dyte ishte Pogradeci. E patem zgjedhur si alternative nqs Dhermiu nuk do na pelqente. Para 90`ishte plazh elitar me shumice pushuesish nga Tirana. Ka pasur te njejtim zhvillim si Tirana persa i perket popullsise. Ne brendesi dhe fshatrat perreth eshte ndertuar pa kriter e si rrjedhoje qendra e vjeter sado e rregulluar nuk mund te permbushe nevojat e nje popullsie te pesefishuar si dhe te turisteve  te shumte ne sezon. Lulishtja pergjate bregut eshte ruajtur pothuaj e paprekur e me mund te quhet qyteti me i gjelberuar te ne. Pershtypja e pare ishte e ngjashme me qytetet e ngritur ne USA per njerez te moshuar. Lulishtja ishte mbushur me njerez te moshuar. Arsyeja eshte e thjeshte. Siperfaqet e gjelbera ne brendesi perreth pallateve jane zene nga ndertimet. Plazhi i vjeter, nga turizmi deri te 1 maji nuk te jepte pershtypjen e pikut te sezonit. Lokalet e panumerta ishin pothuajse bosh. Kovaleshenca e Ministrise se Mbrojtjes ishte lene mbas dore e si ne Dhermi pritej te shembej vete. Fushat e tenisit e lulishtet mbas nderteses ishin zene tashme me nderime. Ishte nje nga kampet e pushimit me te mire para 90`. Nuk e di si e shpjegojne Imami me shoke kthyerjen ne germadhe te kesaj pasurie publike. Ndoshta me moton "Shqiperia 1 euro". Ekipe te ndryshme vinin ketu gjate fazes pergatitore. Pjesa me e bukur dhe e virgjer ka qene mbas vilave qeveritare e deri ne Tushemisht. Kjo ne pjesen me te madhe ishte e pashfrytezuar edhe per shkak te rruges se vjeter qe kalon pergjate bregut ne distance 6 - 10 metra nga uji. Tushemishti i keshilluar na zhgenjeu ne pergjithesi pasi resortet e shumte te vegjel e kane shemtuar dhe e mbulojne bukurine natyrore qe ka pasur. Struktura mungon komplet. Nje rruge kryesore me resorte te vegjel majtase djathtas. Fshati me burimet karakteristike mund te vizitohet vetem nga nje rruge e ngushte. Parku i Volorekes me bukurite e tij te le pershtypjen se po kthehet ne kenete. Kater biznese qe jane hapur aty nuk mjaftojne. Ky park mund te funksionoje ne teresi e jo vetem me disa oaze ne shkretetire. Hyrja e parkut e lene pasdore e 20 m afer hyrjes digjen plehrat e ketyre bizneseve. Lenia mbas dore nga keto biznese e pjeses tjeter te parkut demton shume keto biznese e habitesh si nuk e kuptojne kete pasi nuk do shume investim vetem per te mirembajtur lulishten jashte ketyre oazeve e pastrimin e saj. Cmimet varionin nga 40 - 45 mije lek me mengjes. Me ne fund gjetem nje resort qe mund te kenaqe kerkesat e nje turisti te huaj. Ky shtrihet ne te djathte te fshatit Lin, Nelli Resort. I bere me shije dhe me hapesire te bollshme per te shijuar bukurite e natyres. Shume i pershtatshem edhe per familje. Ne fundjave frekuentohej shume. E per cudi nje nga me te liret, 30 mij lek me mengjes. Rruga nga aty ne Pogradec, 25 km, ishte nje torture e vertete. Eshte ne zgjerim e siper por kjo nuk justifikon gjendjen aktuale. Nuk pame te punohej gjate kohes qe ishim aty. Gropa pa mbarim e shume i keshillueshem per ata me gure ne veshka. Ka segmente shume te rrezikshme e nuk sheh asnje tabele paralajmeruese. Megjithese ne te dy krahet ka gure sa te duash nuk mbyllen keto gropa as provizorisht. Tre potblloqe policesh te perditshem ne kete segment qe nuk i shqeteson rrezikshmeria e kesaj rruge per udhetaret habit cdo te huaj per indiferencen ose papergjegjshmerine e shtetit per jeten e njerezve. Kalaja e Pogradecit ne hyrje te qytetit nje nga pikat me interesante per cdo turist ishte ne zhdukje e siper. E gjithe kjo lagje me nje potecial zhvillimi te madh ishte lene ne dore te fatit. Rruga e gjere diku 10 m nuk ishte mirembajtur me keto 20 vjet. Nga kalaja, panorama qe te ofrohet eshte mahnitese e cuditesh se si nuk eshte zhvilluar kjo lagje qe ne vende te tjera eshte preference per vilat e milionereve. Kam vizituar pjesen tjeter ne Maqedoni para 15 vjetesh e sot Pogradeci nuk mund ta konkurroje as edhe me cmime.

 

odin, ke bere nje pershkrim fotografik. Per shkak se i frekuentoj rregullisht si Jugun, ashtu edhe Pogradecin mund te them se eshte pikerisht ashtu. Doja te shtoja se ne Pogradec nje alternative shume e mire eshte marrja me qera e nje apartamenti. Ne i kemi gjetur miqte tane ne njeren nga vilat buze lulishtes dhe eshte nje kenaqesi e vertete pasi ti i jeton ato dite ne Pogradec me te gjithe komoditetin e shtepise tende dhe me kenaqesine qe fal pastertia qe eshte tradite e ketyre njerezve. Duhen permendur edhe pogradecaret vete, jane njerez te paqte dhe me nje fryme sherbimi qe nuk e gjen kollaj ne Shqiperi.

Per ca foto te resort Neli kerkova ne Google dhe gjeta plot:

https://www.google.com/search?q=resort+neli+pogradec&hl=en&safe=off&prmd=imvns&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=Oa4nUJGXF4fHswa71YHYDg&ved=0CGgQsAQ&biw=1280&bih=685

Pasqyra dhe Pulebardhe jan shume te bukura uji kristal rera e holle,,,kam 10 (dhjete) vjet qe i frekuentoj un,por ka plazhe me te bukura dhe mrekullushme se keto te fundit po te them nje emer ; plazhi i Kakomese dhe Krorzes jan fantastike,,,,,,, por shyqyr qe rruga esht e keqe dhe nuk futen dote te gjith pra duhet makin tip range,ml etc smiley

mua gjithmon me kan shijuar pushimet ne shqiperi qe nga ne lezhe pogradec se ketej nga vlora deri ne ksamil i njofe me pellembe,cfar bukurie na ka fal zoti

pushime te mbara te gjitheve 

ps  ca thon keta peshqit qe i ka kap sindroma e inferiorit? se u vjen turp qe jan shqiptare pale me te shijojn bukurit e natyres shqiptare sja kan iden hic .prap se u vjen turp nga bota e civilizume besoj...

Tashme pushimet po mbarojne dhe te gjithe i kthehemi punes ne nje menyre a nje tjeter. une sapo gjeta nje faqe interesante www.duapune.com ku ka shume njoftime punesimi dhe shume keshilla per pune dhe sugjerime. ju inkurajoj te regjistroheni.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).