Cepat e shtresave tejkalonin shtratin rrumbullak. T’i kenë ndërruar vallë punonjëset e hotelit sot në mëngjes ? Ndoshta ato ishin mjaftuar thjesht duke i kthyer për së mbrapthi, praktikë kjo e njohur në botën e hotelerisë.

Hmm, kush tjetër mund të ketë fjetur mbi këto shtresë? Kush ka prehur kokën mbi këtë nënkresë ? Lahej, thua ? Djersiste ? Kishte morra ? A mos po e teproja me dyshimet e mia ? Me siguri që po. Vështroja ngultazi ato cepa, sikur të kërkoja një përputhshmëri midis tyre dhe dimensioneve të shtratit dhe, herë pas here, hidhja një sy në ekran ku disa garuese pranë finishit dukeshin sikur po jepnin shpirt në maratonë. « Maratona ! Sikur të paskëshin bërë Tiranë-Durrës në këmbë », mendova. « Nga i kanë rënë ? Me siguri jo nga rruga e vjetër, por nga autostrada. Kanë vrapuar përbri saj. Mbi barishtet e djegura. Përkrah makinave në qarkullim. Ç’maratonë do të kishte qenë ajo ! Ndoshta do të vdisnin rrugës. Nga lodhja. Nga vapa. Nga kamionët. Autobuzët. Furgonët. Ndonjë motoçikletë. Ndonjë kalë. Qentë janë verbuar nga dielli këto kohë. Kafshojnë ç’të dalë përpara. Ndoshta hataja mund të vinte nga një kombinim i të gjitha këtyre bashkë : një goditje nga pas nga një furgon, përplasje ballore prej një motoçiklete, një kalë që çalon rëndë-rëndë mbi copat e kadavrës duke bërë gropë më patkonjtë e pasëm, në fund, zgjebaraku që vjen bisht-ulur e zhyt turirin e egër nëpër zorrët e plasura. Eh, ku të vete mendja ndonjëherë ».

Hoteli është i mirë. Ka një kopsht të bukur përballë, ka dhe një pishinë të madhe. Ajri kondicionohet, uji mungon vetëm katër orë në ditë. Dy orë në mëngjes, dy orë nga darka. Është mirë. Jo, vërtet. 5 yje ! 50 euro nata ! Ja, ky tjetri përbri, s’besoj të ketë asnjë yll. Mbrëmë, pikërisht në çastin që ajo filloi të zhvishej e unë sa i ngjita një puthje pranë veshit, ky tjetri, ky përbriu, kishte pajtuar një këngëtar. Zanatin e njihte. S’këndonte keq. Repertorin e kishte të zgjedhur, për atë publik që kishte përballë. Kënga e parë gjëmoi brenda dhomës si ndonjë shpërthim, si ndonjë « Gërdec ». Ajo, më tepër e trembur se e zhveshur, puthitur pas meje, u tërhoq pas duke më kërkuar ndjesë.

Tha : « Oh, kështu s’mundem. Pse e kanë ngritur volumin kaq lart ? Po shurdhohemi ! ». Kish ngulur gishtërinjtë në vesh, rrotullonte sytë dhe qeshte. « Cfarë po ndodh ? Cfarë është kjo zhurmë? ». Do të doja ti shpjegoja, dhe u mundova ç’është e vërteta, por nuk e di a e kuptoi shpjegimin tim. Madje, pyes veten, a e dëgjoi të paktën.

Ajo është e huaj. E ç’ndodh këtu, e dimë vetëm ne. Kurrkush tjetër nuk e di, po xhanëm edhe po ta dinë, nuk e kuptojnë, ose edhe po ta kuptojnë, ç’mund të bëjnë ? Hiç, asgjë fare. U ndjeva fajtor, i thash me buzë të mbledhura si « Z », si ai njeriu i zënë ngushtë nga ndonjë borxh i pashlyer se kjo është Shqipëria, se duhet të duronim, të bënim sakrificë edhe një javë. « Bëj një sakrificë zemër» ! Nga më doli kjo dreq fraze absurde ? Sakrificë në plazh. Pushimet si dënim. Në fraksion të sekondës, më shkuan para sysh imazhe tribush që lexojnë yje përkrah kokash të prera rrokullisur piramidash.

Para epokës së Toltekëve, kisha lexuar diku në një enciklopedi, sakrifikoheshin vetëm kafshët, kurse tani, ja kishin zënë me njerëzit. Në ajër kishte një si obsesion për gjak. Kishte kërkesë, siç thonë ekonomistët. Ne, kokëprerë e duke u djegur në turra drunjsh si sakrificë për Ata, Zotat atje lart, mot-à-mot « të uritur » për mish, femra, vila private, makina luksoze, apartamente jashtë vendit, me milionat e tyre fshehur kushedi ku dhe…« shshshshsh, ul zërin ! ul zërin ! Por s’po flas ! ul zërin të thash. Atë të mendjes ! ule ! shuaje ! fshije fare ! zërin, mendjen, trurin, të madh e të vogël, bëji zero ! se Zotat të bëjnë gjëmën ! të bëjnë gjëmën, shët ! shët ! shët ! ». Zhurma nga jashtë përplasej mureve të dhomës si vorbull. Po çmendemi ?! Dolëm në ballkon të ndiznim një cigare dhe të shihnim ç’bëhej jashtë. Tek ai përbriu, vazhdonte koncerti : hije njerëzish ishin rrokur dorazi e hidhnin valle. Njerëzia kënaqej. Publiku hidhte parét,këngëtari plotësonte dëshirat. Bërtiste njëri nga larg, « At’ kangën e Gzim Niks, at’ kangën e Gzim Niks ! ». Dhe këngëtari ja niste : « "Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,etj, etj.". « Bagëti e bujqësi » ! Sukses të madh ! U këndua pesë herë, me pesë variacione: « Kosovë, o nana ime », etj. etj. « Preshevë, o nana ime », etj, etj. « Tetovë, o nana ime », etj, etj. « Drenicë, o nana ime », etj, etj. – ndonëse jam i « emigruar », etj. etj. Ndërkohë, ajo më tha diçka, por unë s’e dëgjova, pranova me kokë duke buzëqeshur, si për të mos dashur të tingëlloja i pasjellshëm. Naimi me siguri ishte kthyer përmbys atje në varr. Ndoshta po gërmonte edhe më thellë…

Tallavaja vazhdoi deri në mesnatë si një alarm i tejzhurmshëm, i vazhdueshëm, një kërcënim që të mbështjellë trupin, të mpinë trurin, të ngrinë, të tret, të zvogëlon e më pas të hedh tutje të drobitur e të vogël. Si zhurmë telefoni që bie natën vonë e të sjellë një kob morti, ne mbajtëm zemrën ngrirë duke numëruar kohët njëra-pas-tjetrës. Kur do të mbarojë ky tmerr? Kur ? Mos po tregohemi të padurueshëm ? Pati këngë edhe për Skënderbeun. Edhe për Aliun e Tepelenës. Për Osman Takën pati. Pati këngë edhe për kryeministrin.

Të flakur si thasë mbi shtrat, në një moment, ajo theu heshtjen që vështronte drejt tavanit : « Si munden njerëzit të kërcejnë me këtë volum kaq të lartë ? Ne këtu brenda, kaq lart, e kaq larg, po shurdhohemi. Kurse ata atje, aq pranë, aq poshtë, aq ngjitur, si e durojnë këtë ? », pyeti ajo.

Ngrita supet dhe aty për aty gjeta diçka : « Janë mësuar », thash unë. Ç’të thoja ? « Naturlich ! », mu gjegj ajo. Por, unë nuk dita ç’kishte vërtet ajo ndërmend me atë « naturlich ».

Ne u zgjuam të lodhur e, as asaj, e as mua, s’na kujtohej si na kish rrëmbyer gjumi. Zbritëm poshtë, hëngrëm mëngjes ngadalë, omëletë dhe salçiçe, nuk folëm, pimë një gotë lëng, u ngritëm, morëm për nga pishina. Ajo ecte para, unë e ndiqja, në pulpë ajo kishte tre-katër pulla të kuqe mushkonjash, po këtë vit s’kishte dhe aq shumë, varëm rrobat, shtrimë peshqirët mbi shezllon, vumë ca krem e u shtrimë mbi ta.

Përreth, pllaq-plluqet e kredhjeve, ciklat e ujit që zgjateshin deri tek ne, dhe të panjohurit e përditshëm : tre të rinj të shoqëruar nga e ëma e tyre, një çift me një bebe që lahej lakuriq dhe pshurrte në pishinë, një çift tjetër, diku tek të dyzetat, me dy binjakë dhjetëvjeçarë obezë që hanin akullore, akullorja rridhte mbi mjekrrat e imta, rrëshkiste nën to, vazhdonte mbi barqet e fryra, ata hanin, lëpinin gishtat e, fill më pas, kridheshin me potere. Familje e bukur. Prindërit buzëqeshnin. E pse mos të buzëqeshnin ? Fëmijët rriteshin gjithë shëndet, dinin të notonin, të mbanin frymën nën ujë, komunikonin shqip me ta dhe gjermanisht mes tyresh. Kishin të ardhme...përtej jargëve që u dilnin sa nga buzët, sa nga hundët dhe që ata pështynin pas një krruajtje të thellë të grykës mbi relievin blu të ujit. E unë i mjeri, shpresoja dhe lutesha që ajo të mos i shihte të gjitha këto, që ajo të ishte e pavëmendshme, siç janë në përgjithësi të huajt kur vijnë për herë të parë në vendin tonë.

Shtrirë në shezllon, ajo thekej, e unë, tek i tregoja për « Koncertin në fund të dimrit », në mendje më shkonte tallavaja e përçdombrëmshme në këtë fund vere. Kur, befas, ajo u ngrit, bëri ca hapa tutje, shkoi buzë pishinës. Mblodhi ngadalë letra akulloresh të njoma prej çokollatës së shkrirë që kish marrë drejtimin e pishinës. Diçka më tutje shkuli dhe ca kokrra rrushi të shtypur të hedhura përtokë, ja ! aty mu në mes ! Binjakët e vështronin duke qeshur, ndërsa të mëdhenjtë, ata që hanin rrush, shoqëruan me vështrim kurioz hapat e saj deri tek koshi i plehrave në hyrje të pishinës. Seç pllakosi një heshtje ! Ajo u kthye me hapa të lehtë pa thënë asnjë fjalë. Vërtet, ndonjëherë një hap i vogël për njeriun, është një hap i madh për njerëzimin !

Gjëra të vogla. Hotel 5 yje. Më i miri i zonës. Ne zgjodhëm pishinë megjithëse ishim veçse 100 metra larg bregut. Det kishte, problem ishte toka. Kishte pafundësisht bishta cigaresh dhe skorje ushqimore, nga patatinat tek lëkurat e shalqinjve. Herë pas here kalonte edhe një gomar me sy të vajtuar ngarkuar me fiq dhe grerëza dhe rërë. Jo larg, skuqeshin petulla të vajshme buzë rrugës, tallavaja prodhonte atmosferë, bencat rrëshkisnin nëpër pluhur, vajzat shndrisnin prej kremërave dygisht mbi fytyrë, ca të tjerë hanin byrek dhe ndiqnin një seri turke që transmetohej më zë të lartë si një farë kinemaje verore. Xhiroja e darkës ishte një varavingo zombish nëpër terr e drita të zbehta.

« Ca do më tepër ? Kjo është Shqipëria ! Do plazh-plazh tiiiii, shko gjetiu. Këtu kështu është, daç merre, daç lëre. Këtij tipit përbri, s’ke çi bën. Ky thotë, o dëgjo tallavanë time, o plumbin. Epo të vritesh për tallava ?! Vallaj ! S’kam ç’ti bëj ! », na tha një ditë me dashamirësi pronari i hotelit.

Dita shkoi qetë, ndonëse në lajme parashikimet këmbëngulnin që e marta do të ishte dita me e nxehtë e vitit. 42 gradë në hije ! Dhe nxehtë bëri : dikujt i prenë kokën, dikujt i ngulën thikën, dikë e përplasën me makinë. Por, mua s’mu duk se bëri dhe aq vapë të martën. Në mbrëmje, si përnatë, « Bagëti e bujqësi » u ekzekutua në versione të reja. Ndër trevat e zakonshme të zonës, kryesisht ato të Kosovës e Maqedonisë, u shtua dhe një e re : Fushëkruja. « Fushë-krujë, o nona ime, ndonëse jam i mërguar, etj. etj. ». Kësaj rradhe ishte një këngëtare e re. E re fare edhe në moshë e re. Kishte theks-vlore ! Ajo « o nona ime » melodonte çuditshëm në zërin e saj. Po njerëzia dukej se kënaqej dhe me të, se aq mjaftonte për të shoqëruar dorakapjet, vallëhedhjet-vërtik, klithmat shtazarake dhe dalldinë që të dhuron fresku i natës vonë.

112 Komente

Pershkrim i mire, por opinioni yt eshte vetem opinioni yt. Kurse te huajt qe vijne ne Shqiperi, ne fakt shumica vijne me nje ndjenje superioriteti dhe mendojne se kan te drejte te kritikojne gjithcka shohin. E verteta eshte qe Shqiperia eshte nje vend i vecante qe ata qe kan dy lek tru ne koke dine ta vleresojne dhe shume madje. Megjithate probleme ka dhe ato duhen adresuar dhe duhen zgjidhur qe te behet akoma me mire. 

Ajo qe nuk me pelqen eshte mania per te pergjithesuar shqiptaret, dhe kete mani e kan te gjith, e ka edhe media e huaj edhe individet e huaj edhe media shqiptare edhe individet shqiptar, pothuaj te gjith dhe nuk e kuptoj dot persene, perse ndodh kjo me Shqiperine??? Perse pergjithesohet gjithcka?  Shqiperia eshte vend kompleks, ka brenda lloj lloj njerezish, racash, etnish, kulturash, feesh. Nuk mund te pergjithesosh shqiptaret ashtu sic nuk mund te pergjithesosh popullsine ne nje vend tjeter. 

Rasti me femijet psh qe ka sjell autori ka dy ane, njera ane eshte qe ajo ka bere gabim qe ka pastruar mbas femijeve te familjes shqiptare dhe ka shpetuar pa ngrene ndonje te sharre vetem se eshte e huaj dhe shqiptaret i respektojne te huajt, kete ndoshta mund tja kishe bere me dije. Nqs bezdisej aq shume nga letrat e akullores te kerkonte personelin e hotelit se i pastronin ata, paguajne njerez per kete pune. Ne anen tjeter ata prinder qe nuk pastrojne mbas femijeve e kan gabim, por nuk mund te thuash qe keshtu jan te gjith prinderit shqiptar, qe nuk pastrojne mbas femijeve apo nuk i edukojne te mos hedhin letrat vend e pavend.

Per muziken tallava, ajo eshte muzike qe degjohet nga nje grup i caktuar i popullsise, ashtu sic shtresat e varfra kulturalisht ne cdo vend degjojne muzike te shemtuar dhe askush nuk ka ndonje faj aty pervec shtetit qe duhet ti rregulloje keto pune. Te dy pronaret e hoteleve kan te drejte, i pari sepse eshte ne hotelin e vet, i pelqen muzika tallava dhe ja pelqejne klientet, dhe i dyti sepse nuk ka cfar ti beje, nuk e ka as per detyre xhanem te diktoje cdo bej tjetri ne shtepine e tij. Ka shtet qe i rregullon keto pune. 

Ashtu si ne cdo shtet te zhvilluar nuk eshte kultura qytetare apo ndjenja e larte e pergjegjesise qe i mban plehrat ne kosh dhe muziken me ze te moderuar por shteti dhe zbatimi i ligjit. Ketu ku jam une keshilli i lagjes perdor edhe masa ekstreme kunder abuzuesve te cdo lloji ku edhe per gjerat me elementare perdor pergjuesa dhe kamera te fshehta, si psh hedhjen e plehrave ne vendin e duhur, riciklimin etj. Po deshe mos i zbato, se gjobat variojne nga 500 deri ne 1000 pound e me shume.

ngushellimet e mija  Neri, te lutem me bej nje nder per cilin hotel behet fjale smiley

Ja qe dhe hoteli me 5 yje s'te garantoka pushime perrallore.smiley

Une gjithmone i qendroj besnike mendimit qe nje shoqeri e mire eshte me efikase per t'ia kaluar bukur,se nje vend i mire me te gjitha komoditetet.Kur pushova kete vit ,qelluam me nje grup familjaresh ose te njohurish (nuk e mesova cfare ishin me njeri-tjetrin),te cilet pushonin ne te njetin vend me ne ,darkuam ne te njetet lokale disa here e ndersa nga ana ime mbizoteronte qetesia, andej alegria nuk pushonte.I veshtroja gjithe kersheri dhe qejf per t'iu bashkangjitur ne ate argetim,nderkohe qe dikush qe edhe ne pushime s'e tradheton seriozitetin dhe mund t'i gjykonte.Cdo gje eshte relative.

Edhe cuni im i vogel i sperkati disa here plazhistet e ca pastaj? Gaz e hare u  sollismiley

durres 100%! Larg larg ketyre vendeve nese do te besh impresion te mire.
Njerezit neper hotele nuk i zgjedh dot. Mbaj mend ne turqi para ca vitesh, hotel 5* etj, ne pishine ne nje krah kishe ruse te dehura, ne krahun tjeter arabe te mbuluara koke e kembe me rroba te zeza qe laheshin. Me vinte zor te beja foto, pishman si dreqi jam bere!

Duket qe eshte Durresi, Saranda eshte me qete, kurse ne Vlore nuk degjohet muzike tallava.

Kot ankohesh, fajin e ke vete. Mundesite per te zgjedhur plazhin dhe kampin e duhur jane pa kufizim, mjafton te maresh pak informacion gje qe nuk mungon aspak ne kete bote integrale. Kur nuk je malok apo katnar nuk ke pse te shkosh ne plazhet e Shqiperise, aq me teper kur ke paguar sa qimet e kokes.

Kuazi une isha ne plazhe shume te mira ne Shqiperi. Me vjen keq te te zhgenjej por ishin plazhet me te mira qe kam frekuentuar. Ne Durres patjeter qe nuk ke pse shkon nqs sdo te degjosh tallava, te pish uje me cifla jashteshqitjesh, te besh plazh afer grave me perce dhe pantallona, evgjiteve qe shesin petulla me gomar etj etj, ja kemi lene katnarve keto lloj plazhesh pra, ka plazhe te tjera ne Shqiperi ku mund te besh plazh persembari.

ora , po ne Vlore ishe? me hiq nje merak.. thone qe atje te rrahin kamarjeret..., eshte e vertet?smiley

nuk i ke pare lajmet ti? te vdekur te bejne,per reanimacionsmiley

 

Ate qe e keni ,e keni.Mbajeni!smiley

po keta lajmetaretsmiley e peshkut njeher, na kane shtire friken.....smiley

kush te rreh ne vlore, o vella? mund te shkosh ku te te doje k@@i, te hash e te pish c'te te doje k@@i, e po pate femer me vete te pushoje dhe ajo si ti doje k@@i smiley

PS. Intonacionin veja vet smiley

me vjen keq qe po shprehem keshtu,por keta lajmetaret e peshkut te marrin nje brisk ne dore dhe hyxhym ne Vlore se ishin bezdisur nga vapa ata burrat andej me nasmiley

 

Në Vlorë të rri kamarieri pronto vëlla, të thot dhe mirëseerdhe ç'dëshironi.smiley

ps.e forta eshte qe ne i kemi dashur malsoret per faktin qe jane burra,keta muterit e vegjel te katundeve rrine vetem duke share Vloren...

nuk behet evgjiti nishanlli o Belul byrazerismiley

e ke ngju ate historine ti me njonin qe vajti me honger dreke ne vlore?

Klienti - ca ka noi gjo sot?

Kamarieri - ca te te doje k**i

Klienti - o plako, kam ardh me honger jo me q*

smiley

legjende urbane smiley

thanks per infon vlora. me sa kuptova qenka rritur toleranca ne Vlore, por paska munges brisqesh..smiley
"ja, keshtu qellohet o nipcja i Bamkes..smiley

swed.. historia vazhdon: kujt i thua plak ti mor shker..... tha kamarjeri ,qe rastisi djal i ri e, ja futi me grusht..smiley

nga ky moment doli nami i keq per kamarjeret vlonjate..smiley

Belul ne Vlore s'vajta se kisha frike nga kamarieret dhe nga pronaret e lokaleve...smiley

Une per vete u kenaqa ne Shqiperi. Tani hoteli e kishte pike pike ujin per shkak te nje defekti qe s'e mora vesh mire, por pervec asaj c'do gje shume mire qe, pjese e realitetit shqiptar. Keta duan te vene ne Shqiperi o vlla dhe vallen ta hedhin si tju doje qejfi ketyre. Si ka thene populli 'sipas vendit dhe kuvendi' . Deshe Shqiperi, Shqiperi gjete. Une per vete u Kernaqa. Plazh njehere bera per kok te plazhit, plazhi me i mire dhe me i paster qe kam pare deri tani. Per te ngrene po, per te pire po, lire qe. Ca do me per pushime? Keta bezdisen edhe pse s'kan krehur floket qente e lagjet a derbardhe... ca te thuash me.

1ora

keta kokqypet nuk e din qe rere te bardhe qe ka plazhi i Ksamilit ,mund ta gjesh vetem ne Kube,se ne europe as qe behet fjale

i ka kap sindroma e inferiorit te gjithe mo vella ;jo ne shqiperi ashtu e keshtu,un per ujin ushqimin dhe plazhin e jugut paguaj çdo çemim, ja vete ne vlor tek hotl 'pavarsi' kenaqesh te flet tjetri 'he vlla çkemi' kjo ska çemim,ti pirdhesh mun 'hi sir whot can i do 4 u' 

ps per ujin mos ma kujto se me esht ber gangren sidomos  derdhet syri i kalter ne det e gjith saranda pa uje,e kupton ti paradoksin ketu

Altin

Thoshin qe greku po derdh lek te madh ne Sarande qe te mos behen pune me ujin e te tjera sherbime. I beri milionera ata te bashkise... te gjitha dyqanet ne vendet me te mira i kishin minoritaret, jo se ka ndonje te keqe se shumica jan njerez te mire qe kan respekt per shqiptaret por eshte fakt qe jan te privilegjuar nga nderhyrjet e Greqise. Greket ishin mbledhur diku ne Sarande dhe e kishin bere me kuvend qe greket vetem do blejne toka ne jug, kush grek shet toke tek shqiptaret do te denohet me vdekje. Ne i kemi harruar te gjitha, me kanun e me kuvend, jemi bere morra te politikaneve tane anti-shqiptar dhe shume te zhytur ne rehatine dhe rutinen e jetes, e as gishtin skemi per te levizur deri sa ta kuptojme qe na kan rrethuar nga te gjitha anet dhe po kthehemi argatet e te tjereve ne vendin qe e kemi te trasheguar nga stergjysherit tane.

ajo qe thone eshte e vertet

greqerit kan nen kontroll te imet saranden ata vendosin dhebper kryetarin e bashkis te portit policis etj 

folim me von 

hahaha, e forte. Dhe vazhdimi duhet te jete:

Klienti - o plako, kam ardh me honger jo me q*

Kamarieri - do hash k***n

shkruar bukur.

Shkruar shume bukur bile. Kurse historia kuptohet qe eshte e stisur nga njerez qe duan te minojne turizmin shqiptar. Se ne jemi destinacioni numer nje ne bote, pas Ibizas qe eshte i dyti.

Nuk shuhet fara a antikombetarit, sidomos tani qe ka mesuar te shkruaje.

Qe thua ti PF, po flisja nje dite me nje shoqe, po me tregonte per Trungpa-n, njeri qe vjen pas Kostandinit per nga rendesia, nje nacionalist me detyrim-percaktim meqe eshte tibetian por edhe meqe sipas mendimit budist vendi ku lind ka rendesi si shprehje e vullnetit (siiiiii? do thuash ti, dmth ne kemi zgjedhur te lindim ne Shqiperiiiii? mos moj burrneshe!). Ky thoshte qe egoja kulturore eshte shume me e veshtire per t'u tejkaluar se egoja personale. Nje interpretim i kesaj eshte qe nese fati e do qe njeriu te ekspozohet ndaj kulturave te tjera dhe t'i afrohet, me shume pune e perpjekje, tejkalimit te egos kulturore, nje pjese e madhe e punes eshte bere. Per mosdashjen e atdheut, sidomos te maleve, fushave dhe bregoreve te tij, nga ana tjeter, Trungpa te godet.

8 dite ne Rradhime dhe sapo u ktheva. Hoteli i shtrenjte lente per te desheruar ( i palyer, aspiratori i wc i prishur, pluhura te pamara..etj). Mbahesh me pishinen me uje te kripur, qe megjithmend ja vlente. Qetesi ne darke pervec ndonje te shtune ne "Mojito', por perseri ne nivele te pranueshme. Defrim ne "Saint Tropez" (Magic 4 cdo te premte) CocoBongo, etj  Mjaft pozicion i mire per plazh nga Uji i ftohte deri ne Jale e me tej. Ushqimi i mire, me mundesi zgjedhjeje nga Llogaraja, Tragjasi (Istog) e me shume. Mish ne hell, kukurec, zogj fshati dhe te gjithe peshqit. Per 7-8 dit ishte mjaft mire. Sikur hotelxhiu te kujdesej edhe per hotelin,perpos arketimit te parave, do te ishte super.

Secili vit do te kete "te kaltren" e vet. Me vjen keq por Neri eshte thjesht nje qe po rrah rruge te shkelura. Cmimi i origjinalitetit i perket "se kaltres". Ajo e ngriti ne art kete metoden e "llomotitjeve ne kushte vape".

Jam kureshtar te di ne ç'plazh te ishujve mauricius do te jete duke skuqur mollaqet kaltrina jone. Se edhe per Nerin, e morem vesh : vitin tjeter, "natürlichi" i tij do t'i thote : "nein albanien". Dhe do te shkojne ne... oops, grishlandi u dogj. spanienlandi, aty afer... do te shkojne, do te shkojne... ne svedenland. Aty, niks problemen katundarien.

Nje nder gjerat me te padurueshme per trurin tim homos erectus, eshte ajo qe mund ta quajme : turizmi-per-qejfi-te-leshit, qe duhet shpjeguar sepse keqkuptimet jane te shumta :

Ky lloj turizmi paraqitet ne kete menyre :

Shkon francezi te shohe pallatet e maharaxhes se sandokanit, madheshtore fare, por halli se rruges sheh miliona leckamane qe peshtyjne pertoke, dhjesin e pshurrin ndane rruges dhe fshihen me shamine e kokes ose cepin e fustanit. Dhe ketu, francezi çon doren tek pulpa e vet dhe ledhaton leshin ne kahun e leshit : "ah ç'kenaqesi qe jam lindur ne France".

boh, ne c'sketerre paske pushuar o i uruar? Une them se vetem nje mendje depresive e shikon boten kaq zi dhe me kaq armiqesi. Dispozitivi percakton ngjyrat e tablos, nuk shpjegohet ndryshe.

 

Tamam! Une mendoj se ca e vene trurin aq shume pas detajeve sa harrojne dhe te pushojne ,lere me pastaj te bejne qejf.smiley

PS:Njoh njeren une, qe para se te haj ate copen e byrekut e shklyen te shikoi cfare ka brenda,pastaj e ha.

pale kur ze  e mendon: c'koke e shemtuar eshte mbeshtetur ne kete jastek, c'buze kane pire ne keto filxhane e gota, c'duar te pista kane kapur keto doreza, ne c'goje jane futur keto luge etj. etj. Vetem kur  sapo ke perfunduar "Neveria" te Sartre, i fillon pushimet me kete optike patologjike smiley

Kurse pushimet duan nje qasje soditese: lere lekuren nen pushtetin e diellit, lere veshin nen vallzimin e  tingujve, lere syrin nen tiranine e ngjyrave smiley 

pra, spiritus dhe venus, Neri na e paskesh nxi realitetin. Neri na qenkesh nje autor dekadent? Paskesh shkrujt versionin 2 te njollave te murrme?... mu ne hund te perkthyesve dhe llafollogeve syleshe... dhe nuk qenkesh ndihmes i partise ne edukimin demokratik te masave?

Ah Neri Neri... c'na paske bo!

PS. ai detaji i pickimeve te mushkonjave: great!

Urime autorit/es!

 

jo dekadent, jo.destruktiv.

Ah, ky qenka nga ata qe bejne gjonin xhovanoto. Bjerini qafirit!

 

Emo,nuk kam asgje me shkrimin ,por me fenomenin ne pergjithesi dhe jo se nuk qendrojne ato qe shkruan Neri,perkndrazi mos jane dhe me zi akoma ,te pakten per mua qe s'kam qene ndonjehere ne hotel me yje ,kam me shume per te thene.

Por, insistoj te ajo qe, dhe te gjerat e shemtuara apo qe çolojne ,mund te gjesh nje buzeqeshje,nje kenaqesi ,nje  ndodhi te bukur per te treguar.smiley

PSh: para ca vitesh isha me pushime ne Durresin e tmerrshem te pushtuar nga  tallavaja .Mu te dritarja na qellonte nje lokal ku luhej muzike live ,kryesisht tallava,e nuk durohesh fare ne fakt.Mgjithate,per te qene pozitive, kishte diçka aty qe nuk kish te paguar.smiley Muzikantet kishin nje dhome te veçante ne ate lokal dhe dritaret u qellonin nga dritarja jone dhe secili per hesap te tyre ,pa i rene ne sy tjetrit ,nxirrnin koken te dritarja e banjes se tyre e benin shenja,gjeste qesharake qe ish veshtire mos t'i vije re dhe mos te argetoheshe me tasmiley

 

mire, ato verejtjet qendrojne,por ne se ne hotelin tjeter do kendohej ''tope tope o papagalos'' do ti vritej veshi kozmopolitit pordhac?

 

 

Pse  me kot ka zgjedhur pseudonimin "Neri"? C'te presesh tjeter "neri per caso o non" keta duan te nxijne realitetin tone. 

Ah, meqe ra llafi, te henen isha tek vilat ne Vlore. Sa kalon tunelin (Ja, Vlora,djema!)* Kam pas shkuar dhe vite me pare atje, po si dreqin s'ka bere asnje lloj investimi jo ne sherbim e me the te thashe, por as ne tualet! Njerezit sikur s'e zene ne goje kete pjese nga turpi, po dreqi e mori, aty duhet higjiene, mor vlla! Po ajo zorre qe lante gjithe vendin ku hanin njerezia, po ajo shetiste dhe ne banje. Lere ererat (aman manushaqe, aman borzilok), po cezma qe s'mbyllet mire, dera e banjes qe duhet ta mbash me dore, se s'ka celes... ndonje pasqyre, eshte lluks i teper te kerkosh, pastaj.  

Sado te duash te soditesh, kur te ze halli, te ze tartakuti, tha! smiley

* S'e kam marre vesh kurre pse kamioni me ushtare hynte ne Vlore nga rruga e Radhimes, kur presupozohej te vinte nga Tirana?! Edhe ketu regjisori ka shtremberuar realitetin. smiley

 

E ka bere realitetin mu si rrezja e drites kur bie rruga afer ndonje vrime te zeze (nero pra mo....)

Emo, ti i mban mend ato brezaret e kodrat me ullinj sa kalon tunelin? Jo, po t'i mbash mend mire, se pellembe e beton i kemi bere! kemi ngritur ca pallate e  ca shtepi qe t'i kthesh si te duash, e prape s'u gjen dot planimetrine. 

Vlora po shkon drejt sarandizimit e s'ka gje qe e ndal... (hovin tone, revolucioni vazhdon) 

Po dielli qe digjte aq paturpesisht dhe déti qe ishte aq i kripur smiley

Dielli na shushati, ama per dëtin... për dëtin, s'kam ça të them! E qepa!

Ah, po, ate e ka bere natyra, ne njerezia s'po leme gur e kusur per te shkaterruar cdo gje. 

Per pushime mjafton nje dhome e paster hoteli ne Radhime, nje shezlon me cader mbi krye, nje kapele, nje pale syza (per te ngjyros realitetin ), nje shoqeri e mire ose nje liber i mire dhe deti me gjithe bujarine e tij blu smiley Kurse gazetaria ne terren eshte tjeter gje smiley

Po jo mo spiritus se s'mjaftojne syzet roze (na ka ik dhe mosha kur cdo gje qe fluturonte hahej), une per vete me shume se gjys dite s'rri dot ne plazh. Kshu qe kam nevoje dhe per ambjentin perreth qe te mos jete kuje m'dreke nga shemtia, te kete pasterti, pa te kete dhe ca lule perqark... pastaj pushimet s'fillojne e s'mbarojne ne Radhime, ku ndoshta kushtet na qenkan pak me mire. 

Deti eshte dashuria, por s'mjafton vetem dashuria per te mbajt nje cift bashke. smiley

Merr nje vazo me lule me vete, behu praktike smiley

Radhimen e mora si ilustrim te me te mires, krahasuar me rropullite e Durrsit. 

Po, edhe t'ja le kujtim pronarit te hotelit, kur te iki, pastaj! smiley 

Eshte pak e veshtire per resorte ku ti gjesh te gjitha: hotelin e paster, mjedisin per rreth me lule, gjelberim e peme, pishine, qetsi, pasterti.Pronaret i mendojne klientet si qenie qe rrine ne uje ose ne kafe.Alternative tjeter s'ka. 

po mire o Ana,  vetem kritika?!  dakord, mire na bejne.., do permiresohemi!smiley 

po  te kishe thene edhe ndonje gje poziteve..  ja ,psh  tuneli  ''i ri'' (meqense e permende ''moj Vlore  e bukur ne grope...a heeee.smiley) , kishte lezet apo jo.. 2 kalimsh.. ska me qendro ne njeren ane sa te   dale makina  nga ana tjeter dhe anasjelltas..smiley

 

"shtepite me tulla oh sa kane lezet..." Si vazhdon pastaj kjo kenga? smiley

parti nënë, nëna jonë perjete lol

Sorry, tuneli me doli nga mendja. S'e di, kam nostalgji per tunelin e vjeter mes shkembinjve. Ishte origjinal.  Trafiku ne Vlore, si me tunel te ri, si me te vjeter njesoj ishte, vallaj! 

E lashe, e lashe, nuk kritikoj me. Po e di, na kaloi jeta neper ndertime gjithe jeten, edhe te shemtuara mbi te gjitha! Po cdo gje varet dhe nga momenti ku ndodhet robi, se do ti nje cike prehje per mendjen e syte... Po ik moj andej, c'dashke ti! smiley

Gënjejnë se vetëm për dalje është tuneli.Një shoku im ishte për pushime në Vlorë para dy javësh dhe tortura vazhdonte me rrugën e kthimit nga lart.

"Oh, kështu s’mundem...",- u gjegj Natürlich? smiley

Nje vazhdim i natyrshem mund te ishte qe cdo pesembedhjeteditesh veror ajo te kerkonte me ngulm ta kalonte ne Durres.

Pune qejfi e uruara, aty si ka bere kallami. Se kallami I botes esht sasi konstante. Gjith kallamin e kishin marre ato gerrrnetat afer. Neri niks gerfunden, tha.

kam 3 minuta që përpiqem ti mbledh buzët si Z, po nuk po ia dal...

beji si S

smiley

harrova unë që sot njeriu kur shkruan për gjendje shpirtërore imagjinon njëherë smajlin përkatës... buzë në formë D-je 

Edhe mua mu duk i cuditshem krahasimi - ndoshta eshte normal ne gjermanisht? Se une vertet jetoj ne Gjermani po rri vetem me shqiptare. Dua te them, kur e lexova "buzet si 'Z'" natyrshem u perpoqa te kujtoja si i mblidhte buzet ai personazhi tek filmi "Z", as qe e kuptova se Z-ja ishte perpjekur te pershkruante formen.

Megjithate, dmth pertej syrit tend te mprehte prej doktori, vetem kjo gje te beri pershtypje tek shkrimi?

hmmm... në fakt më bëri përshtypje se si një çift i ri e çon veten në dyndjen e Durrësit për 50 euro nata...lexon a s'lexon ppu e gazeta për gjendjen e plazheve në Shqipëri?  ty të bëri përshtypje gjë tjetër, tropizma?

Edhe kjo qe thua ti me beri pershtypje. Prandaj te shkruarit mu duk i mire, se i jepte shtyse imagjinates. Per shembull mashkullin e imagjinova te shkeputur nga Shqiperia prej vitesh, prej nga mungesa e informacionit (edhe per cilesine e ujit gabohet dhe rende madje!) por edhe ndoshta dashuria e vjeter me qytetin antik dhe plazhin komunist te Durresit.

Meqe po luajme me e ka kush e ka dhe meqe ti e dashke me grep, me beri pershtypje edhe lehtesia, ne anglisht i thone "offhandedness" me te cilen autori permend ceshtje te rendesishme si Gerdeci, vrasjet per hicmosgje ("pse per tallava do te vritem une") dhe fryma e pergjithshme qe Durresi ishte nje kadaver ku kali yne, po edhe ai i shkrimit, "calon rende rende ... duke bere grope me patkonjte e pasem". Ty te beri pershtypje gje tjeter, doktor?

e mirë, meqë po e kërkon, më bëri përshtypje dhe të zeztë në sytë e Nerit. unë kam nja dy javë që jetoj me 100 metërsha, 200 metërsha, 400 metërsha stafetë, maratonë, etj, por vetëm krahasime të tilla si ai i paragrafit të parë s'më vijnë nëpër mendje... bukuria qëndron në sytë e largpamësit, si i thonë...

Ti po thua qe ai duhet ta njihte me mire kilometrazhin Tirane-Durres me rastin e olimpiades se Londres? Po mire o doktor, po qe robi aq mund ta kete takatin, a e mendove? Psh mua nje e ecur nga krevati tek divani me duket 100 metersh me pengesa.

jo.

Apapa sot qenke piperke fare!

O belul, kur plotson formularin per pune si kamerjer ne manhattan, ka nje pike aty me yes/no: are you from Vlora?
E sqarojne pastaj. Thone if yes, go to question 45, e cila thote thanks but no thanks. smiley
If no, vazhdon, kujdes; kodi penal ka nje nen shume interesant per ata japin info te pavertet mbi vlonjatllikun. smiley
Dhe paralamerimi I fundit: we know you. We'll find you...

E plotesoi nje vlonjat qe njoh une kete formularin, dhe poshte asa pyetjes kishte shkruar

'Jo per mburrje.......... po me gjith grua nga Vlora jam'

isha neper pogradec e korce nje dite.i pashe dhe kamarieret atje.po jane shume te bute mor Emo,jane aq te bute sa te vjen t`i rraheshsmiley

vlonjatet komunikojne gjithe karakter,medemek une te sherbej po s`perulem amasmiley

neri,mos shko me ne durres me gjermane.shko vetem me motrat dhe vellezerit kuksiane,kosovare a tropojane.

 

Gjermonia te le that per gjona tparencishme. E pa adaptume me kushtet si femnat rustikale autoktone.
Gjermonia... Rob tftofet ...pffff...

e kisha sinqerisht,m`u dhimbs e vafra.mendo te besh seks me bageti e bujqesi si kolone zanore..dhe mire te tjerat po kur te behet nene dhe fushkruja...e mnerrshme

Kur degjon zen e gernetes, qysh ta le qingji shendene...

ose lepurushka...po te jete gjermane,deveja..

opo ai te thote te paca me nder qe ishte gjermane ajo e... edhe i ka lezet tangerlleku... se komb i madh e... nxjerre tere ata allbanolloge, fillosofe, Bajernin e Mynihut...  po t'kish qelluar nanje porto rikane ajo e?  e te thosh stop gerneta stop or i no can do... pa te shinje pastaja... te rrofte konstandini e justiniani tyja ...

oh oh humori top per dite te merkure (ose te enjte, sipas deshires).

at thanen do e gjej me forcat e veta smiley

lool

Po te jap nje drejtim te pergjithshem se kam hall qe kur ta gjesh ti do t'i kene rene kokrrat (vec ne e njohc nga gjethet). Eshte 5 minuta ecje e rehatshme ne drejtim te veriut kur nisesh nga Strawbery Fields dhe i mbahesh rruges se shtruar.

roger! smiley

emo....

''me  Italine ndryshe ishte puna, po me gjerman-kat  sbehet shaka.. jane me te serta, me katile..smiley   pastaj dhe alete kane me shume.   po...................

.smiley

me gjermanen e ben sot... te djeg shtepine neser smiley

smiley

 

...po, do ua bejme........, bene.smiley       ne pushimet qe vijojne.smiley

..Vlora  besoj se   je paragjykuese me kete koment.

mund te jem paksmiley

u referohemi shumicave,mos e caj koken.

pastaj neve c`nuk na thane e thone,e ja ku rrime si kokrra thanessmiley

 

 

Po ne e dime se ca jemi dhe te pajisur me nje autoironi te thelle, shajme veten te paret, qe te mos u leme radhe te tjereve. smiley

me duket e pavend gjithsesi..

Eh moj cupe, te flas ty te degjoje emigranti (po qe e kishe te bukur krahasimin e kishe), eshte nje peme thane mu ne mes te Central Parkut qe gjynah te mos e dini.

eshte stersuar gjermanka dhe e ka mbyll rubinetin.Mire uji me orar , por edhe qefi me rubinet.

Per pushime? E ku? Ne nje nevojtore te madhe! E urrej ate vend. 

e lexova. pa lidhje me temën. shumë i trishtueshëm.

Ah i shkreti Neri, mire qe hengri bombardim akustik me tallava, mire qe hengri bombardim viziv me femije katundaresh obeze qe iu rreshket akullorja palave te dhjamit te barkut, por e la dhe pa seks fraulajna gjermane.smiley

neri ka hallin e dokumentave se per pushime ai nuk thith hiç po fare aman

Neri, ti s'mund te presesh moonlight sonata ne nje vend si Shqiperia. Jemi te eger ne, barbare fare thuaj qe te ngulim thiken ne palce per nje veshtrim venger, e jo me t'ju tallesh tallaven.

 

 

O peshq, merruni me shume me fenomenin e mos i qani hallin Nerit e gjermanes qe ngelen pa bere seks....

Po ky eshte fenomeni.Ndotja akustike i shkakton stres, stresi i frenon seksin. Per pasoje, robi acarohet dhe gjithcka e shikon me negativitet.Shkon te relaxohesh dhe acarohesh.

Kshu si po e sqaron ti dmth qe , po te kishte bere seks Neri me Gjermanen ate nate te nesermen nuk do e shifte ate kalamamin qe bente shurren ne pishine por do i dukej sikur ai po lunte me pistolete uji...

Me cilin fenomen egzaktesisht po na kerkon te merremi? Me pshurrjen ne pishine nga kalamajte apo/edhe te rriturit?

po te ishte i relaxuar, thjesht do qeshte po ta shikonte. 

Me ose pa seks  nuk behet shurra uje mer burr

gjithe fajin e ka: e paqimjasmiley, tha mroklla.smiley

ore si do qe te jene kushtet,  po  pushime pa seks, sikur zbehen o vlla..   dmth, mire per  gjerat e tjera qe varen nga te tjeret, dakord, ske çi ben..  po  mos te besh  dhe ato  qe i ke  vet ne dore.?!    ''ke faj vet o Cane.smiley

mire per  gjerat e tjera qe varen nga te tjeret, dakord, ske çi ben..  po  mos te besh  dhe ato  qe i ke  vet ne dore.?! 

hahahhahahaha fiks fare!

Kam nja dy kusherinj qe banojne ne plazhin e Durresit, kane edhe agjensi turistike e restorant tek Iliria dhe me thane qe plazhin e bejme ne Spille' te Kavajes....smiley

Nji shoku im e bon ne Karpen. Ka 10 vjet qe shkon. Super qetsi, super cmime, per kedo qe do te pushoje me plot kuptimin e fjales. Te dielen jam aty.

Edhe vlonjatet matane Kalase bejne plazh.  Se ja, deri te vilat jane dyndur ... fieraket.  

O Ane, na e flliqet ate vend fare fare smiley

___

Per shkrimin, ky tipi meriton medalje per turizem patriotik ne Durres.  Edhe po e ka tepruar ne ndonje vend, i falet.  

uh, kush flet! smiley

ju qe e keni bere vloren kala dibrance! smiley

ne vijme t'ju sjellim pak oksident, po ju dini vec "kurvelesh o gur i thate... " ufffa! 

 

Qe libri eshte miku me i mire i njeriut, kete e di dhe bufi. Megjithate 

[...]

i njejti muhabet gjithmon... po gjithmon pushimet ne shqiperi jane shiti. pergjithesisht kamarieret tane jane ose si gjynafqar....ose k0qe. dhe ca ndryshimi ka Vlora nga 5 vjet me pare? po te njejtat vrima...

shyqyr qe s'e kane prishur detin akoma....

he mo e fiku ate dojcen ai apo akoma po pret te pushoj tallavaja 

Djema, po hotel me 5 yje sikur nuk ka ne Shqiperi, apo i vendosin vete pronaret e hoteleve. Ka nje rregull per kete gje, mesa kam ndigjuar, nuk mund t`ia vesh vete yjet apo klasifikimin.

Edhe ushtarak te ishe ,do te kish rreshqitur nje here goja.smiley

mire e thoti artikellsi....50 euro nate, hotel me 5 yje. 10 euro ylli...ahahahahaha

si e han katnaret kall0min

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).