Qeveria ngre një debat pëllitjesh për të shmangur përballjen me paaftësinë e saj sa një gomar

I mbijetuam 6 gushtit, atij të tmerrshmit, datës ogurzezë të ëndrrës së madhe shqiptare për integrim me tren Orient-Ekspres në BE. Një 6 gusht i kthyer në datë përkujtimore kombëtare, nën kujdesin e posaçëm të qeverisë, të varurve prej saj e megafonëve të posaçëm mediatikë, me rastin e mosvotimit të ndryshimeve kushtetuese mbi imunitetet në Kuvend. Tashmë, në pritje të raportit të radhës nga BE-ja, për këtë dështim madhor, të njëjtat media, nën kujdesin e të njëjtës qeveri, me të perfeksionuar përrallën me imunitet e status të dështuar, po kujdesen të përvijojnë qartësisht dhe identikitin e përgjegjësit, që i bie të jetë opozita mosvotuese. E megjithatë, procesi i integrimit dhe ëndrra e një nate gushti (6 gushti) pak ose aspak përkojnë në terma angazhimi kohor e sidomos cilësor në përcaktimin e hyrjes epokale të shqiptarëve në Europë.

Sepse përtej thjeshtëzimit banalizues të problemit të integrimit në një datë e një votë për një proces të cilësuar si ëndrra shqiptare, qëndron një listë e gjatë punësh e detyrash për shtetin shqiptar, që të kualifikohet si i denjë për të bashkëjetuar më në fund me të ngjashmit e tij europianë. Për këtë mjafton t’i referohemi raportit të fundit të Komisionit Europian, atij të 2010-s, ku identifikohen problemet e standardet e munguara. P.sh. mosfunksionimi i institucioneve e procedurave parlamentare, dhe në mënyrë të veçantë fakti që Kuvendi nuk ushtron një nga funksionet themelore të tij: kontrollin e legjislativit mbi qeverinë.

Është theksuar në mënyrë të përsëritur mungesa e dialogut politik; moszbatimi i plotë i legjislacionit të miratuar, lidhur, kryesisht, me administratën publike e nëpunësit civilë; problemi i politizimit të administratës publike dhe mungesa e transparencës në përzgjedhjen e personelit; politizimi problematik i procesit zgjedhor, ku në fokus qëndrojnë problemet lidhur me numërimin e votës apo me mospërkthimin e rekomandimeve të OSBE-së në reformën e duhur zgjedhore. Janë theksuar një sërë problemesh lidhur me reformën e paplotë në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar; problemi i mungesës së pavarësisë së gjyqtarëve, transparencës, përgjegjësisë, eficiencës në punë, i mënyrës së përzgjedhjes e promovimit të tyre.

Është ngritur problemi i mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë në vitet e fundit, ashtu si dhe politizimi i votës për emërimet e Presidentit të Republikës të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Është ritheksuar problemi i korrupsionit, i përhapur në shumë nivele. Është vënë në dukje mungesa e transparencës në financimin e partive dhe ndikimi problematik në politikë. Është theksuar problemi i rrezikimit të pavarësisë së medieve, për shkak të ndikimit të interesave politike e të biznesit ndaj tyre. Shumë probleme lidhen me të drejtat e njeriut, si pronat, kthimet e kompensimet e munguara, pavarësisht qëndrimit kritik të Strasburgut kundrejt shtetit shqiptar; duke vazhduar me dhunën e përhapur në familje dhe mosadresimin sistematik të problemit nga ana e shtetit shqiptar; duke vijuar me një sërë kategorish të diskriminuara si njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualët apo romët.

Të tjera probleme lidhen me barazinë gjinore sidomos në fushën e punësimit dhe të aksesit në ndihmën ekonomike. Po aq shqetësuese janë çështjet lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe legjislacionin e cunguar në këtë drejtim. Problemet dhe sugjerimet kanë të bëjnë me një sërë aspektesh ekonomike e politike, standarde të munguara, shpesh të identifikuara me Kopenhagenin e vitit ‘93. Komisioni u referohet akoma atyre kritereve, dhe ndoshta, parë në realitetin e përditshëm, vlerësimi i pritshëm në tetor 2012 nuk do të jetë aq larg atij të 2010-s.

BE-ja nuk po lodhet duke na kërkuar respektimin e një sërë standardesh e kriteresh lidhur me qëndrueshmërinë e institucioneve, garantimin e demokracisë e shtetit të së drejtës. Nuk po lodhet së zbërthyeri kërkesat, të cilat përpiqet t’i stimulojë me financime e mbështetje ndaj shtetit shqiptar, shpesh të pajustifikuara. E megjithatë, ne, hë për hë, kemi një prioritet mbi prioritetet: imunitetet e Fidel Yllit.

12 Komente

Po c'qeveri e paafte more amani; te kishit ju gjysmen e aftesise se qeverise, tani do u kish mbetur per te zgjidhur vetem gjysma tjeter e problemes smiley

Gjitmone jemi shquar si popull perralledashes.Na e kane perforcuar edhe me shume ,mungesa e dritave dhe trasmetimi me orar i programeve televizive.Ceshtje mbijetese.

Dmth gomari eshte Berisha dhe balerina eshte Rama? smiley

..balerines Rama i ka shku nomi ke molla e kuqe or taj,aq sa Andrea Stefani ene me pushime ne France vazhdon te shqetesohet per opinionin e keq te Rames !

 

"Mund të ndodhë edhe që një opozitë të jetë më e keqe se pushteti. Atëherë ajo nuk vjen në pushtet. Berisha është i keq, por edhe Rama është po aq i keq në mos edhe më i keq! Njerëzit që e thonë këtë janë të kategorive të ndryshme,thote Stefani; të djathtë, të majtë, të pasur, të varfër pra, të motivuar nga interesa e perceptime të ndryshme. Megjithatë, nuk është e vështirë të kuptohet se ai që përfiton nga një i tillë konkluzion është vetëm pushteti dhe personalisht, Berisha."

 

 

Yllka perballe erresires!

Zbukuroje sa te duash. Ne syte e publikut shqiptar dhe nderkombetareve, Edi Rama nuk votoi ligjin per heqjen e imunitetit.

 hunter , te jeni i qete, e doemos i  sigurte, se eshte gjeja me e mençur qe beri Edi  Rama..

Po qe se don, ti them dhe  argumentet.Megjithese,  do mjaftonte edhe  nje  i vetem.Kur imunitetet i propozon per ti hequr, nje kryekusar, palaçolleku i tij,  duket i ngritur ne...." art "

       

Nuk e kuptoj, dhe sikur kjo qeveri te jete me e paafta ne historine boterore, perseri kjo nuk krijon justifikim per mos-votimin.

Ky artikull ka nje analogji me temen tjeter te prostitucionin: dhe meqenese ka krime me te medhaja se prostitucioni, kjo nuk do te thote qe prostitucioni nuk duhet te kontrollohet nga policia.

Personalisht ndihem i fyer nga nje qeveri qe don te shese sapunin per djathe, edhe pasi shprehja "te shesesh sapunin per djathe" eshte popullore.

Integrimi i Shqiperise ne Europe nuk eshte ceshtje e kufizimit te imunitetit. Shqiperia nuk eshte KURRKUND si Europa, dhe nuk do te ishte kurrkund si Europa edhe sikur te ishin kufizuar imunitetet. Ky eshte palacollek.

Edhe dicka. Palet kane rene dakord qe imunitetet te kufizohen. Ndaj dhe referendumi IDIOT qe propozon kryeministri do ngjante keshtu ne flete votimi:

A je dakord ti Gjin te kufizohen imunitetet?

A. PO

B. PO

Idiotesi? PO!

Qe integrimi nuk varret tek imuniteti eshte fakt i ditur. Qe qeveria eshte shume e paafte gjithashtu. Kjo nuk do te thote qe heqja e imunitetit nuk duhet te votohej.

PS: referendumi nuk eshte idiot, se referendum nuk do kete kurre. Keto jane vetem fjale, nuk ka si te kete referendum per dicka qe te dya palet bien dakord. Sidomos ne nje vend si shqiperia ku referendumet jane te ralla. Sala thote referendum qe te beje propagand qe populli eshte me ne, dhe Rama, gjeja e para qe beri, eshte te pranoj referendumin midis twitterit. Referendumin pa kuptim, teater komplet absurd. Eshte tek faqja e tij kjo gje. Problemi fillestar eshte qe atje duhej te votohej heqja qe ne daten 6 gushte e te mos lejoheshin te venin deri ketu punet. Ashtu sillen partite ne vende normale.

Viktima e gjithe kjo puneje ama eshte shiku, qe Sala e nderojti shpejt e shpejt kur kujdesi qe i teri mbi imunitetin. Te qe votuar imuniteti, nuk ma merre mendja se Sales do t'ja mbante te levizte shikun, te pakten tani per tani. Sidomos pasi ndonje i huaj do ta kishte "pershendetur" bashkepunimin dhe "ecjen" drejt demokracise.

foto e marre nga "endrra e nje nate vere" te Shekspirit nuk me duket se i shkon dhe aq situates. Gomari nuk eshte qeveria, osht poplli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).