Cili eshte termi i duhur?

 

43 Komente

Europesmiley Evrope eshte dialektalizim i pervetesuar nga toskerishtja por me prejardhje nga fjala turke(lindore) , Avrupa. Mesa di une, standardi eshte drejtuar nga origjina perendimore e fjales, pra Europe. smiley

Evrope si term perdoret ne shumicen e vendeve sllave me sa di une

Une kam nje pershtypje se ka nje ndarje Lindje-Perendim ky term.

Sigurisht që ka ndarje lindje-perëndim.

P.sh. B-ja lexohet B në perëndim, V në lindje (Bibla-Vivla).

V-ja lexohet V në lindje dhe U në perëndim (Vangjel-Ungjill). Etj, etj.

Përderisa ne përdorim Alfabet Latin dhe jo Alfabet Bizantin (apo Cirilik) duhet t'i përmbahemi rregullave të Alfabetit.

I themi Ungjill, jo Vangjel (librit, jo emrit personal), themi Bibla dhe jo Vivla.

Duhet Europë për dy arsye:

Për respekt të atyre burrave me dy pare mend që nuk bënë alfabet lindor (grek/arab) por latin.

Dhe e dyta sepse sa më larg lindjes (mendërisht dhe kulturalisht) aq më mirë.
 

P.S. Jjjo qemmmone Vvvesel. Oooksidenti, i thotë ppiiianooo. Kështu duhet t'i themi edhe ne...pppiaanno.

Jam dakort me llogjiken.Ndonese sinqerisht s'kam shume info per ceshtjen ne fjalesmiley

Sipas drejtshkrimit duhet "Evrope", "evropian", por per fat ky komisioni i famshem i rishikimit te drejtshkrimit ka vendosur qe grupi -ev- te shkruhet -eu-, dhe per kete, ndryshe nga e-ja me dy pika, s'ka pasur unanimitet mendimesh, sic thuhet sot. Ndonjehere edhe shqiptaret dine te bien ne nje mendje.

ne se s'me kujtohet gabim, ka rreth 2 vite qe eshte ndryshuar rregulli i drejtshkrimit nga Evrope ne Europe.

edit: korrigjohem, e mbakam mend gabim

E keni gabim. Sipas drejtshkrimit duhet Europë. Ato gjuhë që nuk e kanë "tingullin e dyfishtë" (diftongjet) "eu" e shqiptojnë "ev". Shqipja e ka ndërsa greqishtja dhe rusishtja nuk e kanë. Ja, kaq thjeshtë  e shpjegon gjuhësia.

fjalori e ka Evrope

Pardon, dua te them, ka pasur unanimitet.

nje shpjegim i mundshem vjen nga latinishtja ku u-ja shkruhej v,me pas duke e lexuar ne shqip lexohet Evrope.

Evrope, me ''v'' , eshte varianti paksa i aranxhuar  nga greqishtja.. Greket i thone Evropi.  greket e shkruajne me ''u''  (Ευρώπη),  por e lexojne ''v''

ndersa varianti latinisht Europe, me ''u'' eshte gjithashtu nga greqishtja.. vetem se ''u''  lexohet ''u''  e jo ''v''.

''po  Evropi ç'thote  Ismail bej?smiley

Ti thua që në ta quajmë Bashkimi i Rruspieve? Apo Bashkimi Rruspior?

Belul, ndikimi është edhe nga rusishtja. Jo vetëm në Tiranë, po gjer në Vashington.

po edhe ruset, e kane paska te ngjashem alfabetin me greket , prandaj..

 

por une mendoj qe te ne, sidomos jugu i Shqiperise , eshte ndikim  grek... 

Të dyja bashkë. Në gjuhën e përditshme ndikimi është grek. Në gjuhën letrare (përkthimet) ndikimi është rus.

Ne andej... Ju andej njomni gërrmazin me viski. Nuk ua përzhit kokën zjarri i xhehenemit të kuq.

ne fakt, Kaviro, te shqiptuarit grekce te disa germave, i ka rrenjet ne koherat kur ne skishim akoma alfabetin tone...
p.sh kemi edhe rastin e germes "k" e cila shkruhet k, por greket e shqiptojne: "q". edhe ketej nga anet tena gjen akoma fjale qe ne fakt shkruhen me "k", por qe, sidomos pleqte, i shqiptojne me "q".

p.sh kishe-a, qish-a.smiley bile ne Vlore kemi nje fshat qe quhet: Qishbardhe.smiley ose fjala: kilo-gram.... , shqiptohet akoma: qillo. nga kjo ka lindur dhe shprehja e lashte: vari qillon..., dmth, vari koqen e kandarit..., ate 1 qilloshen...smiley

Redfish apo jellyfish? smiley

redfish smiley

unë gjitnjë e kam pas përdorur "Europë"! smiley

fjalori e ka evrope

mua me duket me europiane ta thuash europe

eshte nje nga ato gjerat qe ia vlen ta ndryshosh ne rregullore

perderisa themi euro dhe jo evro,do te thote qe e kemi me permbare te themi Europe

Fjalori Shqip e quan kontinentin Evrope, por qe nga momenti kur filluam te duam te ngjajme si europiane bashke me procesin e pafund te integrimit akoma te pa integruar  duke ecur si breshka, te pakten autoritetet tona thane ec perdorim terminn Europe ..te pakten me terminologjin e perdorur  we are closer  smiley

europe se ma ha mendja evrope eshte nga lindja. sllavet greket

Greket i thone Evropi  dhe me sa di un vete emertimi i kontinentit nga Greqishtja ka dale 

evrope ,se europe duket shume lubonjiste

Dans son acception géographique, le mot a signifié d'abord la Grèce continentale. La première fois que le terme « Europe » est mentionné dans les écrits pour désigner un continent, c'est vers 590 avant J.-C par Hésiode dans sa Théogonie. Depuis l'année 500 avant J.-C, sa signification comprend toutes les terres au Nord

EVROPI = VERI

per greket ishte pra te gjitha tokat qe gjendeshin ne VERI te tyre. (teksti ne frengjisht thote pikerisht kete) shqipja e shjegon siç shpjegon, pak a shume, te gjitha enigmat e tjera te dynjase.

Akoma me keto teorite e tua ti?... smiley

 

 

 

Evrope!

Provojeni ta shprehni dhe do kuptoni se shqiptimi EVROPE eshte me i lehte se Europe. Nuk ka rendesi se kush fqinj thote Europe apo Evrope, rendesi ka si e themi ne! Spahizmat idote qe per inat te Grekut ha makarona tregojne provinicalizem plot inferioritet e pasiguri te qenjes tone si komb. Behuni me kopesht e fillore se lat nam...

Te ishte ashtu se pse i thote Greku Evrope duhet me i thene Europe atehere as Gjirokastren e as Saranden mos e permendni me me emer.

kev

P.S. Sipas Darvinizmit, kur peshqit dolen ne toke dhe mbeten pa uje u bene mushka e lloje te tjera.... per mushken jam i sigurte. Ka gjurme me shumice buze Adriatikut..

smiley

unë për shembull, nga ajo jam shtytur që të përdor gjithnjë "Europë" në vend të "Evropë"... ngaqë kur ktheheshin emigrantët nga Greqia, sillnin me vete EVRO!

por ti, përveç kësaj "Provojeni ta shprehni dhe do kuptoni se shqiptimi EVROPE eshte me i lehte se Europe" nuk ke tjetër argument?

Unë jam, gjithnjë, i gatshëm ta modifikoj qëndrimin tim! smiley

kriskulli,

emri kontinental Evrope nuk eshte problem parlamentar e demokratik qe te mblidhemi dhe te vendism me shumice te thjeshte si duhet shqiptuar. Nuk mund te kete debat per nje emer kontinental qe pavarsisht se kush e shpiku dhe nga kush e morem si emertim eshte sinkron me drejt-shqiptimin e foniken e gjuhes shqipe. Gabimi behet se trajtohet nje emertim gjeografik mbi bazen e filozofise politike momentane dhe jo si rrjedhim historik gjate rrugetimit natural fonik te gjuhes shqipe.

Nuk mund te nderrohen emertimet gjeografike ne baze te nderimit te sistemeve politike dhe mbi baza politike te orientimit strategjik. Eshte budallallek te argumentosh politikisht nje gje gjuhesore me sfond historik e folklorik!!!

Por meqe kerkon argumente te tjera (gje qe une, rreshtimin e argumenteve e quaj te te gabueshem) ja po te jap nje tjeter sa per tjek:

Evropa thirret sipas gjuheve te ndryshme Evropiane JO gjithnje Europa! ne gjuhen Gjermane psh. Evropes ata i thone Ojropa! Shkruhet "europa" sepse krahu perendimor e nordik i Evropes trashegoi alfabetin e emertimet latine ne shumice te rasteve. Po te mos kishte historia rrjedhen (ne vazhdimesi) Romake do te kishin sot nje tjeter harte emertimesh gjeografike sipas seciles gjuhe apo dialekt.

me kete shpjegim mund do te dale ndonje kodosh "i zgjuar" dhe te thote: Ja pra edhe Gjermanet e shkruajne "europe" dhe jo "evrope" pavarsisht se ata i thone "Ojropa" ne fonike. Paranteze me shqiptimin ne shqip te "Evrope" edhe pse me alfabetin latin qe e kemi edhe ne sikur edhe gjuha gjermane ajo mund te shkruhet "europe"?

Jo!

Shqiperia nuk ka trashegimi mesjetare romake por bizantine! Gjermania ka trashegimi romake dhe asnje trashegimi e lidhje bizantine! Ne morem vetem alfabetin latin per politike strategjike ne mungese te alfabetit puro-shqip dhe e pershtatem me kulturen e foniken tone (prandaj edhe Q -ja) kurse Gjermanet adaptuan alfabetin latin sepse trashegimine e kishin latine dhe nuk kishin arsye politike te natyres strategjike si ne. Pra ne shkruajme gjuhen tone me alfabet latin dhe kaq! Gjermanet shkruajne me alfabet latin sepse ishte trashegimi e kulture e stabilizuar. Nga ana tjeter, Gjermanet nuk mund ta emertojne kurre me shqiptim Europen ne tingellim e-u sepse nuk ja lejon fonika e gjuheza. Te perpiqen sa te duan, nuk e thone dot. Ngjashmeri sic thashe une me siper se Shqiptaret e kane me te kollajte te thone Evrope se sa Europe por ta shkruajne edhe evrope sepse jemi kulture gjuhesore tjeter.

Perseri mund te thote nje "i zgjuar" se pse nuk perdorim edhe ne 2 standarte ne emertimin dhe ne drejtshkrimin si gjermanet, te themi "evrope" por ta shkruajme "europe"?

perseri JO!

Gjuha shqipe ju pershtat gjehezes si baze dhe jo alfabetit per te ndryshuar foniken sepse kultura dhe gjeneza shqiptare pershkrohet nga emocione, eshte figurative dhe elastike! Gjuha gjermane, ne shkrim, ju pershtat alfabetit latin sepse vete gjuha eshte matematikore, e ngurte dhe ka aritmetike 123 ne ndertimin e fjaleve. Mund te thuhet me fjale popullorce se gjuha gjermane ndertohet ne principin 1+2+3 pastaj mund te vije vetem 4. Mungesa e elasticitetit dhe kultura gjenetike gjermane nuk lejon emocione te ngjashme me kulturat e popujt jo gjermane jugor sidomos.

Europe. Varja fjalorit.

Europe eshte me integruese

Biles ti thoni kolecit qe te propozoje Ion. Me I jo me J.

deti Ion. 

Se K - se  lindoro bizantine e dime qe po i vjen rrotull mandata. C-ja veneciane do te na sjelle begatine.

Schiperia anetare e bashcimit europian.

nuk jam dakort ne lidhje me detin Jon...se po e bene me I nuk eshte i joni pastaj...sa per Europen jam dakort,por ka raste kur Evrop tingellon me bukur smiley

Evrope te mbushet goja. Por, le te bejne si te duan. Nuk mendoj qe u zgjidhen hallet e tjera dhe ka mbetur problemi ke Europa.

 

Petro, sipas rregullave te drejtshkrimit eshte sic e thashe, Evrope, evropian, por ndonese jam dakord me Kevinjonin qe shqiptimi i grupit -ev- eshte me i lehte, serish kur behen ca zgjidhje shihen gjerat ne sistem. Nese do te vazhdonim t'i thoshim Evrope, do te duhej t'i thoshim edhe monedhes evro (me kujtohen ata te afermit ne Greqi kur thone: "Marr 50 evro ne dite", me theks te p-ja), pastaj te thoshim evroatlantik, evroaziatik etj.

Edhe ketu mund te japesh nje mendim besoj ...ne se thirrim eUrope eshte nje thirrje qe na ben me dije se ka nje vend qe Thirret i tille .Ne se do ta thirnim eVrope ka rrezik te mos te dijme se per ke vend Flasim ....dhe keshtu vazhdon ..Kush tha ..ti thua smileyKeshtu u brejtem me llafe  njehere kur shkonim ne Amerike ,me nje Portugez qe thoshte se ne duhet te vemi ne Amerige dhe se Rruga per ne Amerike do na nxjerr ne nje drejtim te panjohur . C'thone Francezet per kete ?

Dikur e pejeten azretin Nastradin:

Ku eshte me i vleresushem Individi , kur ri para tabutit apo pas Tabutit ne procesionin e varrimit ... Hoxhe efenia dha nje pergjigje te tille ... Njesoj eshte ...boll te mos jesh mrena ... qe per ne do me thene sa me shpejt Mrena smiley EU -EV - Rospise !

Euron besoj se duhet ta quajme evro?!

Monedha euro eshte shpikje/produkt artificial i sitemit financiar dhe identifikim politik jo trashegimi natyrale kulturore e gjuhesore. Sot ka monedha euro neser mund te quhet dicka tjeter... Nuk ndryshon emri kontinental i qindra vjeteve nga sistemi fiskal e politik momental.

Euros thuaji Euro sic e ka percaktuar materniteti i bankes qendrore Evropiane. Evropes thuaji Evrope sic e ka pagezuar historia dhe na u ka bere mish e thua ne kulture e gjuhe.

Kaq!

fjala eshte e shkrojtur me germen U (te cilet greket e sotem e shqiptojne V). duke qene se kete shkronje, ne shqiptaret, e lexojme U dhe jo V, i bie qe, do apo nuk do ti, ai qe meson te lexoje do ta lexoje e shkruaje Europe dhe jo Evrope. 

Kureshtar, Po ta lexonim edhe ne V-ne U ne saje te alfabetit atehere nuk do te shikoje asnje dallim. Ti mund ti thuash U edhe W apo J, varet se si e thote alfabeti.

E ka shkruar me siper, Ne i themi dhe e shkruajme Evropen Evrope sepse te tille e shqiptojme dhe jo se na e thote alfabeti. Lexo shembullin qe kam shkruajtur dhe kupto drejte cfare kam thene. Pasja e alfabetit latin nuk eshte nxitje per tju kundervene komshiut "dje kishim dyfek te njejte V dhe meqe plumbi te njihte ste vriste dot por tani qe une kam dyfekun tim do ta rras me plumbin latin U!" por thjeshte identifikim me perendimin per arsye historike. Gjyko pak.

greket i thone evro (evropi-evro monedha) biles e kane te shkruar edhe ne bankenote evro. Tani meqe duhet te themi Evrope atehere sipas rregullit duhet ti themi monedhes evro, bile nqs do behemi pjese e euros duhet biles te kerkojne ta veme edhe ne bankenote "evro" meqe e kane vene edhe greket.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).