me/ moneyball. Shumë interesant. Flet mbi përdorimin e sabermetric analysis në sporte. Në rastin konkret për baseball-in. 

 

93 Komente

In time

the dictator, i mire vende-vende, ndonje te qeshur aty-ketu smiley

Dy fila gjeniale: Lola, filmi i pare i Jacques Demy (1960), me Anouck Aimé dhe The Big Red One, i Samuel Fuller, me Lee Marvin. Filmi me i mire me lufte qe kam pare ndonjehere. Milje larg jo vetem Ushtarit Ryan te Spielbergut por edhe The Thin Red Line te Terence malick qe mbahet si arritje shume e madhe.  

Na sygjeroni ndonje komedi te bukur te viteve te fundit se ato qe kam pare jan bej gjoja sikur qesh me zor, s'ka me kreativitet.

1oora `soul kitchen` nese nuk e ke pare besoj se do te te pelqeje.dhe nese jo filmi se paku kolona zanoresmiley

Ju faleminderit. 

Enka do ta shoh kete soul kitchen. Pash diku qe Ben stiller po nxjer nje film te ri keto jave, te shohim si do te jete.

Nese ke shume kohe te lire te sugjeroj nje serial, per mendimin tim, shume komik : The Arrested Development. 

Louie, por eshte nga keto qe zgjaten me seri. Te qeshura te sinqerta ne c'do rast.

"last night" me kiera knightly.

Po nata e pare si ishte? smiley

ıce age 4 3D.mrekulli,me shume qesha vete se kalamajtesmiley

kisha ca kohe qe e shtyja se nuk kisha degju shume kritika te mira per te por  e shtyre nga pelqimi qe kam per Balabanov, pardje ndoqa `cargo 200`.film vertete i rende por qe nese jeni fans i ketij regjizori duhet ti jepni nje shans.cilat filma te tij pelqej me shume ? [ 1.of mice and men 2.morphine]

pashe `the big leboswki`po pardje.perfundimisht nuk me pelqejne filmat e vellezerve  Coen .Juliane Moore? respekt per te eshte aktore e shkelqyer.

`the seventh continent` i Haneke e pashe pardje .une qe mendoja se `funny games` qe i rende, tani jo se ai eshte sheqerke po ky sikur te hante shpirtin nga brenda.respekt dhe per Haneke gjithnje ja del te me leje me goje te hapur e zemer te ndrydhur.

ri-pashe `soul kitchen` te Fatih Akin.perfundimisht hyn ne nje nga filmat te cilet i shoh me kenaqesi dhe qe me sjellin ne forme smiley

tashti per momentin po sillem drejt filmave te Almodovar qe disponoj, te shoh se cilin do pikassmiley

 

 

nga trailer soul kitchen mu duk interesant

Kam pare nja dy filma te Fatih Akin, dhe mu me mjaftojne per te thene qe eshte kryesisht medioker, me nje folklorizem per te hapur barkun.

cilet ke pare?

ahahaha, ky Atkin ka nje te lezeçme : e marrin ne interviste para ca kohesh. Dhe ky thote (me nje sinqeritet çarmatosesh - nuk kam ndonje gje kunder sinqeritetit, ok?) : "oh, une keto vitet e fundit kam pare filma nga regjizore te tille si Hou Hsiao Hsien, Tsai Ming-liang, Gus van Saint. une nuk e dija qe ekzistonin. As ne shkolle nuk i kisha studiuar ndonjehere!" smiley

Ne fakt, pati bere nje film jo fort te keq ne fillim, ne 2004, "Head On" (Gegen die Wand-  ne origjinal) , me ate fitoi Luanin e arte ne Berlin (festivali me i keq i filmit ne bote!). E nejse mo, elozhet e levdatat nuk munguan (se dhe turk, i lindur ne Gjermani, pra diskriminacion pozitiv alla europian, kupton ti ? smiley).
Pastaj beri nje film te dyte ne 2007, "Auf der anderen seite" (the edge of heaven), edhe ai s'ka qene fort i keq, une vete e kam mbrojt ketu ahahahaha, ja nje shembull se si me vjen me qesh sot, me ate qe kam shkrujt 'dje' (ne 2007)
Por ndiheshin qe atehere limitet e regjizorit...

Dhe ashtu ndodhi. C'ka bere pas 2007, jane nje katastrofe, ose siç i quan albani, folklorizem qe te hap barkun. Nuk kish si te ndodhte ndryshe, me nje regjizor qe nuk vë as minimunin e 'dijeve' (aftesive, talentit) te tij ne pikepyetje! E ka te shkruar ne balle ! smiley Po shihja nje interviste te fundit te tij : MEGALLOMAN I LINDUR e i pakorigjueshem !!
Ajo qe eshte e sigurt, per mendimin tim, eshte se ky do behet si Tornatorja i gjermaneve, vetem se do kete edhe 'meriten' se eshte gjys-turk gjys gjerman. pra multikulturor !smiley  Pra, do beje filma alla cine-panettone, dhe si gjerman-turk qe eshte, filmat e tij do te quhen : cine-Weihnachtsplätzchen-bakllava

smiley
 

mm sa i tharet Stalkersmiley edhe mua dy filmat qe permende me pare me kane pelqyer me shume prej tij , sidomos `head on`.`soul kitchen` dhe `im juli` jane filma qe me argetojne , nuk ndihem keq kur i shoh.po `crossing the bridge` e ke pare, mgjth esh vetem dokumentar? te jap te drejte per disa pika, mgjth me pelqen sesi ai e perdor megallomanllekun e vet deri diku, eshte i zoti ti spikase gjerat intereante te dy kulturave dua te them.tek `soul kitchen` ka nje casting te mire po ashtu, nuk e di se c`mendon per Moritz Bleibtreu dhe nenen e tij Monica Bleibtreu e Birol Unel? mua me pelqen dhe aktorja e re Anna Bederke ne film mgjth esh debuti i saj.

 

pervec kesaj isha kurioze c`mendon per Aleksey Balabanov, rregjizorin e filmit te pare qe e kisha shkruar ne listen time te filmave? po te pyes ty si pro, se une e kam per zemer kete rregjizorsmiley

Tamam, tornatorja me erdhi ne mend tek po pepiqesha ta krahasoja me ndonje.

Gegen die Wand eshte film jo dhe aq i keq, por po ti shofesh disa filma te tjere si Im Juli dhe Solino, do bindesh me shume per tornatorizmin dhe limitet e ketij.

Solinon s`e kam pa ende por I`M JULI dhe SOUL KITCHEN jane filma qe me argetojne sic e thashe dhe me lart.nuk jam aq negative ndaj ketyre dy filmave per arsyet qe parashtrova me lart.

Nuk po merrem me megalomanine dhe estetizimin e kote te ketyre filmave, por nder te tjera ky ushqen ne to dhe nje sere stereotipesh  nen masken e multikultit, por qe terheqin publik medoemos (argeton pra). Por nuk eshte i vetmi ky, qe ben filma te tille. Ne njefare menyre shumica e rregjizoreve e kane kthyer ne modus operandi.

e vertete

o enka, po "crossing the bridge" sigurisht qe e kam pare (e kam edhe ne dvd ne shtepi); dhe e vejm sa here dum me qa me lot e me qyrre perpara Sezen Aksuse, a kur na vje ndonje mik qe ti tregojme se sa muzike te mire kane stambollitet etj etj. Pra s'ka lidhje me filmin, me kinematografine. "crossing the bridge" osht k'shu mi mo, si "heqje malli" per Stambollin smiley

smiley

 

ps: une nuk shoh më filma te Atkin, as nuk do shkoj me ne kinema ti shoh,  sikur edhe  une vete te luaj ne ndonje te tij ! smiley  I fundit qe kam pare ka qene ka qene "Auf der anderen seite" dhe une e kom mbyll kapitullin e tij.

Eni, sa per Balabanov : ka nje problem : ne France, kurre nuk jane shfaqur ne kinema filmat e tij!  Hajde merre vesh pse! E njoh si emer, kur kurre nuk me eshte dhene te shoh qofte dhe nje film te vetem nga ky regjizor. keshtu qe nuk di ç'te them...

ok u murem veshsmiley

sa i perket Balabanov, e di se kete filmin qe shkruaja ketu `cargo 200 ` e kane ndaluar dhe ne Cannes dhe Berlin Film Festival.mgjth ke youtuben qe te iluminon ne kshu rasteshsmiley

 

ja filmi im i preferuar i tij `of freaks and men` qe lart kam bere gafen e madhe ta shkruaj emrin gabim[duket qe kam qene pergjumesh kur e kam shkrujtsmiley] http://www.youtube.com/watch?v=UrebfERisFw

dhe filmi tjeterqe permendja `morphine` :http://www.youtube.com/watch?v=BH8HFr3c2t8

te dyja mund ti gjesh ne internet

o Alban, te te them emrin e nje tjetri, i njejti tip me ket gjermano-turkun ? Bosnjaku Denis Tanovic (regjizori i "No man's land") !! Fiks e njejta 'rrace' ! Ose nje tjeter : danezi Vintenberg (regjizori i "Festen")

Dhe e di ç'kane te perbashket ky tip regjizoresh ?? Deshtimin e padiskutueshem ne karrieren e tyre ! Ne sensin qe : e fillojne gjithmone me nje film pseudo-bombe ("No man's land" edhe plaka ime e ka pare : pra me demek filma edhe autoriale, por me demek edhe inteligjente, sepse mrekullojne deri dhe publikun e gjere pra mo (plaken time) - ki parasysh qe ky "No man's land" ka fitu deri dhe Oscar si filmi me i mire i huaj! Pak a shume e njejta gje me "Festen" te Vintenbergut (çmim ne Kanë, lavde, film-cult... bla bla bla).

Pastaj... vjen dishezaaaaaaaaaa ! Pse ? Sepse keta 'kingat', duan ta mbajne pjacen lart, pra pretendojne te vazhdojne te bejne filma cilesore, filma-autoriale!!! Dhe duke qene se kane korrur sukses me filmin e pare ose edhe te dyte (krejt te pamerituar, ne fakt, por aman, kush e meritoi suksesin ne kinematografi smiley), i shfaqin filmat e tyre (qe pretendojne te jene me demek filma-autor) ne rrjetin e madh te distribucionit, dmth ne kinemate me kokoshka ! Eeeeeeee, po kush e hà ate kokerr kokoshke seee ! Dhe u dalin filmat rendshem me humbje (ky boshnjaku Tanovic ka lene nam fare-fare : 5 vjet pas "no man's land' (2001), beri nje film qe quhej "ferri" (2005): ahahahaha, qe ishte vertet nje ferr !! Dhe deshtoi ! Por nga ato deshtimet qe mbeten ne histori! (kape nje çik posterin e filmit, si bejne si p.. i bukur ato aktoret e ketij - te gjitha aktore franceze me dengla). Pastaj ndenji 5 vjet dhe qullosi kete tjetrin  ahahaha !! gallate fare !! Keta mor te keqen e kane qe ne titull budallallekun dhe pretenciozitetin : "Syte e Luftes" !! smiley hajde poetike hajdeee ! Me demk lufta ka sy, kupto ti, ajo sheh, na sheh ne ! metafizike lali metafizikeeeee, kinema poetike !!! (kur them une qe vdekte poezia me mire, ma marrin per ters, po nejse...)

Po keshtu dhe Vintenbergu. Identik dhe Fatih Akin.  Por ç'eshte me e lezeçmja eshte se nuk ulin as hunden e te thone : ok, ne nuk kemi as koqe, as integritet  artistik per me bo kinema-autor; na jepni te bojm filma blockbuster dhe mbyllet kjo pune ! Jo ! Dhia, edhe e zgjebosme, edhe... me Oscar ! smiley
 

 E shef ti qe s'paskam pare shume une nga keta, pothuaj fare smiley

mos rrej, 'no man's land'-in e ke pa ti mo ! smiley

as une s`i kam pasmiley me beheshka qefi sidomos per `no man`s land` se e kisha perhere me pertese me e pa.ne pergjithsi s`me pelqe te shof filma sipas kritikave dhe dyshoj shpesh kur i ngijne ne kupe te qiellit filmat ..

`festen` s`e kam pare akoma pervec disa fragmentesh ne net por do ta shoh se shpejti.

Une spo shikoj film ne fakt, po shikoj nje serial amerikan Arrested Development, 2003-2006, 53 seri. Super i papare, fantastik, me shkrin se qeshuri, ka batuta ka humor. Tani ne kane filluar xhirimet e sezonit te katert.

+1

Boardwalk Empire season 2 reruns, gati per season 3.

Sholay (1975). Curry western. Kryeveper.

Borgen - political drama shume i mire. Tregon, nder te tjera, edhe transformimin e njeriut nga pushteti. Eshte serial, keshtu qe te merr ca kohe. 

Kam pa Il Danno ,Fatal ne frengjisht ,Damage me duket ne anglisht.Para shume vitesh me kish rekomandu Emigrant po nuk e kisha pa.Rstesisht e gjeta.Regjisor Louis Malle.Jashtezakonisht i arritur artistikisht .Loje aktoresh super Nje Juliette Binossch e paharrueshme.

The reader. Kate Winslet e ka qare rolin.

Yes, na sugjerejsheni ca komedi te mira te viteve '70-tani, mundesisht inglisht se Amerika na ka bere titradembele, po nqs jane te mira dhe titra + bar do hame xhanem.

Ate Soul Kitchen e futa ke hambari i Netflixit.

Efkalemithanks.

Vicky Christina Barcelona-Woody Allen

Kete, sapo' (mund te konsiderohet si e pare per here te pare, sepse e mbaja mend shume-shume turbullt). Kete tjetrin parmbreme. Para me shume se nje jave kete.

Top3 imi i ketyre te treve (meqe te tre i kam pare smiley)

1. L'emploi du temps 8.2/10
2. The Serpent's Egg  7.9/10
3. L'ivresse du pouvoir* 7.2/10

 

  *çik 'madame nevrose' gjithsesi, apo jo ?!
 
  "c'est plus fort que moi" - dirait elle smiley

 

 

smiley S'di a duhet patjeter lista, por duhet te rrjedhe shume uje qe une te vendos Cantet para Bergman.

Ja nje tjeter qe u nis dhe u la pas nje gjysme ore, per ekses te padurueshem bukurie.

Uji yt do te rrjedhe me domosdo ! smiley

 

Oooooo, kete e kam pare (po gezohem, se une nuk kam pare shuuume Iosselian, ose te themi kam pare gjysmen e filmave te tij).
Nuk e kuptova shume kete punen e lenies pergjysem??! Mendon se nuk je ende gati ta çosh deri ne fund ?

Per ujin s'di gje, per "Fluturat" po. Bukuria duhet racionuar smiley. Dimrat e Peshkut jane te gjate, por edhe jashte Peshkut koha s'eshte me bujare.

Puuu sa i ngjaka njeres qe njof une...me fal per nderhyrjen po s'mu nejt se qenkan si dy pika uji. Mezi pres t'ja tregoj si foto smiley

Para ca ditesh ripash me endje "The Bridges of Madison Country" qe urren Stalker smiley .Fiction qe vjen me vertetesine e nje fakti.Me magjeps love story qe rrjedh si nje lume i qete fushe.

ahahahaha, une urrej "The Bridges of madison Country' ???! smiley Eshte filmi im i preferuar i Eastwood dhe une e kam thene kete ketu e atje, me shume se nje here !!!

ah, ndersa gjetiu e paskam deklaruar edhe si nje nga 10 melodramat me te bukura te historise se kinemase !

Tjeter kush e paska quajtur medioker kete film, jo ti Stalker.Te jam referuar gabimisht, sorry.

Spiritus,

 

Unë mund dhe të heq dorë nga këmbëngulja për mediokritetin e këtij filmi. Jo se bindja ime ndryshon, por sepse mund të konstatoj që për shumë vetë (e cuditshme, sa shumë), ai mund të jetë një mjet për katharsis. Ky katharsis (i të tjerëve) është shumë i vakët për shijet e mia, dhe pse shoqërohet me përlotje masive, por gjithsesi, jam e prirur të pranoj influencën pozitive të tij (katharsis-it) dhe rrjedhimisht filmit. Megjithatë, a do të ishe dakord, që Meryl Streep ka filma të tjerë shumë më të spikatur se ky. Cfarë mendimi do të kishe për shembull (gjithnjë nëse e ke parë) për: Sophie’s Choice? Një prej filmave me pjesëmarrjen e saj që unë vlerësoj më shumë....

Lirka,

I bukur ky argumenti katharsisit (tek te tjerat ). E distancove veten nga shikueset me brenga sensitmentalesmiley .Po cili film nuk ka katharsis dhe cili fim nga ta qe ti vlereson mjaft, eshte pa nje lloj katharsisi tek ty si shikuese?.

Gruan  qe luan Streep ne film e shikoj si nje variant modern te Zonjes Bovari, por kete radhe, te ngecur jo ne pelhuren e rrethanave, por te rrethines.American dream e konvertuar ne rrjedhen rutinen  te nje  ferme/femre.

Filmin Sopphie's Choice s'e kam pare, ose se kujtoj dot.

po jo mi zemer, une nuk shof filma qe masanej te boj katharsis ! Ku kam takat mo per kshu gjonash une (e them me te qeshme, por e kam seriozisht !).

Sa per Meryl Streep : ne fakt, "The Bridges of Madison County" nuk eshte as i pari as i fundit film qe une NUK e shoh per aktorët (ose aktoret, ne rastin konkret). Ne fakt, as ne fillim fare-fare te sevdase sime per kinemane, une asiher nuk kam pare nje film "se lu filan aktor" (ose aktore). Nuk rrej dot...

Meryl Sreep pastaj, nuk ka ndonje 'sekret' te veçante si aktore: loja e saj eshte diku midis asaj qe quhet "Actors Studio",  shkolle hollywodiane, dhe asaj qe quhet aktor i kinemase indipendente.  Une s'kam ndonje simpati te veçante per Meryl-in (une s'kam fare fare ne fakt, por edhe tek lista e aktoreve qe s'du me i pa me sy, nuk e kam smiley ).

A luan mire tek 'The Bridges of Madison County' ? Po mire luan mire, por me duket se meritat ne ate rast i shkojne Eastwood-it qe ja ka pas mbledh 8 me 2 e i ka thene : do lush kshu si t(them une dhe pike

ps: NUk e kam pare ndonjehere "sophie's choice'

Une e du Aksu-në kur i kendon Stambollit kshu,  ose kshu

Sa per aktor(e) te preferuar, nuk kam ne fakt. Per shembull, tek ky filmi kroat, luan nje djale i vogel, lojes se te cilit do ti jepja çmimin e pare, ne nje film te pare nga une ne keto 5-6 vitet e fundit (eshte hero kryesor ne film dhe e hap a nuk e hap gojen 5 minuta gjithesej : luan vetem me trup dhe sy!). Por ai nje film ka bere. Pra, a mund te them se Armin Omerovic (emri i atij kalamanit) eshte aktori im i preferuar ?? I bie qe po, meqe e adhuroj lojen e tij, edhe pse ne nje film te vetem.
Pra, varet ke quajme aktor. A quhen aktore vetem ata qe luajne ne filma mainstream ? Sepse edhe ai kalamoni aktor eshte, se film ka lujt dhe ai, nuk ka lujt ne cirk! smiley

Ah, pastaj se ç'mendoj ne pergjithesi per aktoret, per shembull hollywoodiane, eshte pune tjeter. E kam thene nganjehere ne blogun tim qe, Matt Damon me duket me i miri sot per sot. Sikurse Tom Cruise pa dyshim duhet te kete qene me i miri dje per dje. Vincent Gallo pastaj ha disi buke veç, sepse eshte edhe regjizor (rralle, por per mall!); por me pelqejne edhe Gwyneth Paltrow, Joaquin Phoenix, Ben Stiller, Steve Carell ne nje pjese te mire te roleve te tyre.

  Ose, mund te them se Saoirse Ronan, me duket aktore me shuuume talent dhe me ardhmeri ! Por varet cili regjizor do ta 'perdore', ne cilet filma do te luaje (per momentin, ajo ka luajtur ne disa filma qe kryesisht me kane pelqyer)

Pra varet se ne ç'filma luajne dhe ne fakt, ata pak qe kam cituar (mora hollywoodin) me pelqejne ne ato qe i pelqej (si filma) dhe ku loja e aktorit eshte pjese integrale e bukurise se filmit. Pra nuk di te them (nuk eshte ne menyren e perceptimit tim) qe "filan film me pelqen sepse lu X apo Y aktor(e)". Nuk di ta pelqej keshtu nje film... Pra eshte çik si pyetje pa sens per mua (kurrsesi jo pse e ben ti pyetjen, ajo eshte pyetje shume e perhapur, por sepse une keshtu e konceptoj...)

 

Pse Leo Di Caprio s'eshte ne listen e te preferuarve?smiley Po Candan Ercetin, apo jo Enka? Perlesmiley

e shikon qe e harrova ?? nderkohe qe PO, Di Caprio eshte aktor i mire! ose biles, damon dhe di caprio jane dy me te miret e hollywoodit sot per sot.

Por ja, fakti qe e harrova eshte prova me e mire qe nuk di te flas per 'aktore te preferuar'...

 

E dijasmiley Po shih une kam nje pyetje qe me rri gozhde ne mendje.Ti ende mendon se kinematografia turke hyne tek ajo aziatike?smiley

ku te dush fute! Nuk mendoj se ka kinematografi ne baze kontinentesh. Megjithate, nese pyet ne sensin 'zyrtar', kur behet ceremonia e "European Film Academy", ata u kane dhene çmime plot here filmave turq. Pra e konsiderojne europe.

Po edhe nese e ke kulturore pyetjen : kulturalisht, Turqia eshte sa Europe aq Azi (une t'isha si Turqia, me mire thosha jam Azi se Europe, po nejse, tjeter debat ky smiley ). Keshtu qe edhe kulturalisht (e jo zyrtarisht) 'futet' tek te dyja.

Por sinqerisht qe eshte 'debat' pa buke

Une e fus tek kinematografia lindore, qe per mua eshte ndryshe nga ajo aziatike.Po flas per stilin ketu, sipas gjykimit te syrit te nje amatoreje, si myselfsmiley

po, e ke thene edhe nje here kete punen e 'lindores', me kujtohet. Po s'do te thote gje 'kinematografi lindore' ! Lindore dmth orient (se orienti eshte Lindja, dhe oxidenti eshte Perendimi). Kot e ke ate lindore ti...   (lindore e kujt, e europes ?? "vendet e lindjes" ok, dikur quheshin ato komuniste, por tani s'ka me te tilla; pra, lindore ne raport me ke ???)
kot e ke...smiley

Ue cfare injorimi i argumentitsmiley Une e bera sqarimin tim, ndonese tani pertoj ta gjejsmiley Kur them Lindore e kam idene, kinematografia arabe, cifute, armene madje dhe indiane, te cilat per mua jane ne te njejten kategorismiley

Dakort, ti ne Azi fut vetem ata filma ku ka njerez me sy me bisht, ose aktorin e qujn Çini-maçin ; hajt mo, po e marrim kshu si thu ti smiley

Por te fusesh filmat turq, marokene dhe indiane bashke, ne nje kategori qe na u quka Lindore... prap: hajt mo smiley

naten nga une njehere!!

 smiley Tani na bete dhe racist. Po jo mor djali, se s'ka lidhje fare fizionomia e aktoreve por e filmave. Filmat turq , jane pergjithesit social , ku mbizotron patosi dhe tragjiko-komedia. Filmat aziatike jane me te perziere dhe mund te gjesh stile eksperimentale. Gje te cilen s'e gjen kurre tek nje film turk.

Nese ti gjen nje film turk qe paska nje stil aaafersisht te ngjashem me "I am Cyborg", me lajmero.

Une thashe mos kishte ndonje ndarje me profesionale te tyre, po ti e katandise muhabetin ne hajt mosmiley Nejse hajt mo...smiley

Candani me pelqen ne disa kenge dhe si karakter Dorasmiley dhe ajo eshte shqiptare me origjine dhe e shpreh kete me krenarismiley

Jallahi mi Enka, se ekzakt kete desha te pyesja, prejardhjen e Candansmiley Ma kish pas thene dikush, por s'isha e sigurte. Por per mua kenge e bukur eshte dhe kjo smileyTe pershendes.

te flm per pergjigjet e pershkurara Stalkersmiley

e di qe i kap detajet me piskatore ndaj isha kurioze se cfare mendon.pytja esh cike nervagricese e pranoj, po `kurreshtja vrau macen`-thasmiley

per Vincent Gallo dhe Joaquin Phoenix kam te njejtat ndjesi.po ashtu dhe per Leon.ne fakt nuk kane fund aktoret e mire qe dua te te rreshtoj ketu tani por qe s`po me vije te tere nder mend.une per vete pelqej shume Klaus Kinski, eshte mbase i pari qe me erdhi nder mend.po ashtu me terheq David Thewlis (ka nje rol interesant tek filmi Naked), Mickey Rourke , Ralph Fiennes,Ben  Kingsley.  nga femrat te parat  qe me erdhen ne koke jane Glenn Close dhe Vanessa Redgrave.po kam shume shume me teper..prit te kujtohem tani.

 

nje pytje; po De Niro dhe Pacinon nuk i konsideron si aktore te mire? une i pelqej me sakte ne filmat e meparshem per De Niron do zgjidhja `awakenings` dhe per Pacinon ..ne fakt s`po vendos dot.me pelqen ne disa.

nejse muhabet pa fund kysmiley flm per mundimin e pergjigjessmiley

ps; kjo kenga qe te nisa nga Sezen eshte nje nga me te favorizuarat e saj.eshte shkruar nga nje skenariste shume e famshme qe vdiq ne fakt prillin e kaluar(se mu kujtu esh dhe skenaristja e `sulejmanit` smiley  mua me pelqen shume smiley

po amon o En, sigurisht qe de Niro ka qene aktor i mire, siç eshte sot Di Caprio. Te dy i ka 'pjelle' Scorsese, pra jo ndonje regjizor dokushdo. Jane krijesa te tij. Pastaj de Niro ç'nuk ka bere, ka luajtur edhe ne filma te hatashem (taxy driver, the deer hunter...), edhe ne plera-komedi amerikane.

E di si thote sot Gerard Depardieu, pa dyshim aktori me i madh i gjithe historise se kinemase franceze, kur e pyesin pse luan ne filma-plera ? Thote : " o huuu, e kam provu une me kohe e me vakt se sa vlej, s'ngela ta provoj tani" smiley

Eshte muhabet integriteti artistik. Do nje kunder-shembull ? Vincent Gallo !!! smiley
 

fikssmiley

epo si rrob pas pushimeve pashe mbreme collateral.

 

Lemony Snickets: A series of unfortunate events, para nja 3 ditesh. 100 here me mire se Euronews dhe ca kanale qipriote qe s'i merrja vesh.

O Teaaa, e solle koken?! smiley

E solla! See you very soon! smiley x

sapo ri-pashe `sayat nova`..film-poezi.

perle! margaritar! s'gjehet fjale per nje film te tille!

Thote Godard (ne raport me filmat-autor) : "gjithe regjizoret e sotem autorialë bejne filma te influencum nga stili Antonionian. Mund te bejne gje tjeter; per shembull, mund te bejne filma te stilit... Paraxhanov* !"

*Paraxhanov eshte regjizori armeno-gjeorgjian i "Sayat Nova"-s

 

po ! dhe shume i frustrum nga rregjimi rus madje.ky eshte nje nga filmat me te bukur qe kam pare dhe guxoj te them dhe per te tjeret qe `mund` te shihni ne jeten tuaj.

e frustrume mos je vete LOL  Paraxhanovi ka bo buuurg ! (edhe pse ka qene shuuume me e koklavitur se kaq puna e tij...)

Gjeni ! (me theks tek 'i')

haha po ne ate kutpim e thashe pra qe ja kane nxi jeten te shkretit.

po gjeni-te gjeni mbeten.dhe Seijun Suzuki-t ja censuruan punen po ai vazhdoi te krijoje dhe ende vazhdon ne moshen 90 e ca vjec.

nuk e dija qe eshte i njejti regjizor megjithese regjia/skenari/trupa aktoriale ta rikujton menjehere 'forgetting sarah marshall'.

as tek une nuk shfaqet po kemi fillu t'i bejme filmat te shfaqen me zorsmiley

 

*se c'kam parandjenjen qe do jesh kondra smiley

Je ne vete ?? Te jem kundra, eshte njesoj sikur ti jap moralitet ekonomise se tregut, vete tregut, vete konkurences!  Te jem kunder, eshte sikur te jem dakort me ate karafilin qe na erdh ketu e na thosh se fjala dembel na paskerka vetem nje kutim e nuk varjon nga sistemi !!! Atij ja dhashe nje here pergjigjen ketu. Mjafton besoj smiley  Dakort, une e kuptoj se ne dyshimin tend, je nisur nga nje far respekti qe ke (dhe me te drejte mendon se e kam dhe une) per kinematografine, kete e kuptoj. Por pikerisht, ky eshte nje shembull par excellence qe konfirmon se nuk ka e nuk mund te kete pozicionim artistik jashte pozicionimit social e politik.
Ose siç e shpreh Godard pozicionimin e tij pikerisht per kete gje ne filmin e tij te fundit "socializem" (2010) permes planit te fundit filmik :

"Kur ligji nuk eshte i drejte, drejtesia* e parakalon ligjin"

* shfaqja me zor e filmave smiley

 

'as tek une nuk shfaqet po kemi fillu t'i bejme filmat te shfaqen me zorsmiley

e ke gabim, eshte shfaqur ne qershor ne Tirane. Megjithate dhe une nuk jam kondra per ate versionsmiley

edhe une jam dakort me ty qe nuk je kondra per ate version, sepse shfaqja ose jo ne kinema nuk ka asfare lidhje me 'versionin' smiley

 

(mos mu pergjigj më, se e di qe edhe ti je dakort me mu qe jam dakort me ty smiley)

Apocalypse now. I detyrueshëm krahasimi me Blade runner, dhe nuk e di pse! Po ja një regjizor që të merr për bythe dhe të fut në botën e vet pa shumë ojna dhe dëngla. 

 

Keto dite qe kam qene ne qetesi kam pasur kohe te shoh dhe ri-shoh

Cargo

Der siebente Kontinent

trailer-in e Cloud Atlas (po lexoj edhe librin nderkohe)

Iron Sky

Another Earth

71 Fragmente einer Chronologie des Zufalls (kot per mendimin tim smiley )

Infernal Affairs (si seri)

e ka pas bere ne 2002 nese nuk gabohem, pas "Mulholland dr". Skena nga kjo web-seri (rabbits) i rigjen tek "INLAND EMPIRE"

Onirik e hipnotik ke zoti, por gjithsesi mbetet i domenit te filmit eksperimental

sakte. e ka bere ne forme show. 

Nje element qe me ben pershtypje ketu jane qeshjet e duartrokitjet e publikut si ato te Sitcom-ve amerikane..Ne kete aspekt mund te quhet dhe si parodizim i tyre

fiks. kete e konfirmon edhe fakti qe, tek INLAND EMPIRE, skenat ne fjale jane te integruara si skena qe supozohet se po shihen nga dikush qe ehste vendosur perpara tv (nga heroina e filmit)

Amarcord dhe Cinema Paradiso. 4 ore me pre damaret.

i pari eshte i mire (edhe pse, jo me i miri i regjizorit)

te dytin nuk e du hiç! po hiç fare amà (patetizma me qepçe)

A dangerous method  qe ishte shume i bukur dhe Snow white and the huntsman. Nga te gjithe transformimet qe kishte pesuar perralla, me pelqeu fakti qe Borebardha nuk u zgjua nga puthja-sa per te thene e princit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).