Pershendetje peshq smiley !

Çfare punesh mund te beje nje student shqiptar ne Itali? Po flas me teper per nje student qe kalon ne vit te dyte, pra mua me nevojitet te punoj por nuk e di se ku sepse dhe nuk di ku te shkoj meqe nje vit po bej qe kam ardhur ne Itali.

Cfare sugjerimesh me jepni ju?

67 Komente

s-ka punë (përgjithësisht) është kohë krize!

 

 

mc donalds....,  a ndonje piceri.smiley

Ke leje per te punu?

nuk e ka!

Me sa di un nje student ne BE ka te drejte te punoje 20 ore ne jave pra e thene ndryshe part timenuk e di ne varion nga shteti ne shtet por nese aplikohet dhe ne Itali 20 orshi ti mund te punosh kudo, ne varesi te CV qe ke dmth kapaciteteve apo eksperiences. 

mirë, po e di ti që pastaj të hapin një thes me probleme me taksat... ?

thuaj që të punojë në të zezë!

shiko eshte relative kjo smiley ne baze te CV-se, gjithsesi Kriskull me sa shoh duke qene se je dhe ti student anej mbase  punon ne te zeze, mbase eshte me e arsyeshme nese flasim per pune studentesh, kryesisht pune ne restorante apo hotele apo calling centers. Personalisht do i sygjeroja qe te rishikonte CV-ne dhe besimin ne punen qe mund te beje dhe te vendose por dhe ku ka potencial punesimi. Nese mundet te punoje ne nje vend pune ku ka te ardhura me te larta pavaresisht taksave le ta beje, nese CV-ja eshte e varfer atehere nuk ka shume zgjedhje pervec asaj qe propozove ti. Still, mendoj se nuk eshte keq qe te paguaje taksa, ato njihen ne pension por serish varet dhe nga mundesite qe ka.

te njihen ne pension nese punon 15 vjet perndryshe skane pike vlere edhe ne rast se je italian. 

ah nuk e dija, e mora ne total, ne vendet e BE-se qarkullon si i tille, kur te behet koha per pension besoj qe ky studenti te jete qytetar i BE-s smiley , un per vete i kam paguar taksat dhe siguracionet ne France, dhe me kane siguruar se do kalojne ne pensionin time .. po heej mbase ju keni te drejte.

Italia se ka pas kete rregull. Kam pare italiane qe kish 12 vjet pune me taksa dhe donte te dilte ne pension dhe nuk mori pension pune por ndihme ekonomike. Dhe 12 vitet i humben sikur si kish bere pasi i duheshin 15 vjet pune. Nuk llogariten muajt por duhet te punosh 12 muaj pa shkeputje. 

në fakt, sapo kontrollova, vleka akoma ky 20 orëshi(në javë), por gjithsesi duhet të jepet  e ashtuquajtura nulla-osta nga universiteti(instituti)! 

asnje problem nuk te hapin me taksat!

Ke te drejte se ashu eshte ligji edhe ne itali. Kur punon part time ske pse paguan taksa. siguracionin shendetesor e ke nga shkolla ku studion. Edhe pse italianet te kerkojne qe te besh la carta d'identita ne qytetetin ku jeton dhe kjo te fut automatikisht ne SSI.

 

Kur punon part time ske pse paguan taksa

kjo nuk më bind, gjithsesi...

 siguracionin shendetesor e ke nga shkolla ku studion

ndërsa këtë e ke gabim. mua ma kërkojnë çdo vit siguracioni shëndetsor. njoh dy tipe: njeri që të jep edhe mjekun e familjes dhe një tjetër pak më i lirë dhe më i thjeshtë që të mbron vetëm në raste aksidentesh (dhe këtu nuk përfshihen aksidentet në punët pa kontratë!)

dhe mua kartën e identitetit nuk ma kanë kërkuar. mbase kjo varet edhe nga rajoni!

smiley 

Kriskull nuk ka te beje me part apo full time, por me limitin e prekshem te pagave qe jane poshte apo lart minimumit. Ti mund te punosh part time dhe te kesh pagen 3000 eu ne muaj sikurse mund te punoshh full time por te kesh nje page poshte 700 eu ne muaj. Ne baze te pages qe ke aplikohen taksat, pagat e uleta jane te perjashtuara dmth varet nga standarti, Franca e kishte aty rrotull, nuk e di per Italine

Nese ti jeton 6muaj ne itali( kur je student leja e qendrimit eshte 1 vjecare) je rezident atje. Rezident do te thote qe jeton ne nje adrese te caktuar jo qe je qytetar. Dhe shkon e kerkon carten e identitetin qe e merr pasi te jesh pajisur me kodin fiskal. Italia ka pasur sherbim shendetesor falas( perpara nja 6 vjetesh te pakten). Dhe ne momentin qe futesh ne SSI ti pajisesh me nje mjek familjeje. Cdo vizite tek specialisti kalon nepermjet mjekut te familjes. Por ne Itali ke te drejte te kurohesh edhe privatisht dhe mos presesh rradhat pasi spitalet kane acorde me mjeket dhe ju marrin nje % te shumes qe ti paguan kur vendos per kurimin privat edhe pse spitali eshte shteteror.

Studentet kane siguracion per shkak te sistemit shendetesor shteteror qe ka Italia. Nuk je i siguruar per operacione plastike por ne rast aksidenti dhe ne rast semundjeje mjekohesh. Italianet mund te jene shtet dhe popull pleher per shume gjera por nuk te lene kurre te vdesesh edhe pse je pa letra apo i pasiguruar. Do i gjejne menyrat qe te te ndihmojne qe ti te kesh pa me pak pagesa.

Per ata studentet qe me 20 ore pune marrin 3000 euro, te lej shkollen robi se ska per te gjet rroge me te mire. Ndersa per ata qe perpiqen te mbijetojne smarrin me shume se 1000euro ne muaj dhe duket humbur kohe nga shkolla. Prandaj personi te ulet e te mesoj shuuume fort dhe te marri bursat dhe te jetoje ne konviktet e shkolles. qejfi mbasi te mbaroje shkollen.

shumë dakord. 

por me sa duket disa gjëra paskan ndryshuar. shërbimi shëndetsor të kushton rreth 150euro në vit. pra këshillimin me mjekun e familjes dhe nëpërmjet tij ose sekretarisë së tij prenoton vizitat (sipas nevojave) në spitalet e Italisë.

në varësi të kontrollit që do të bësh tek mjeku specialist (sepse ai i familjes është i përfshirë tek 150shja) luhaten edhe çmimet e prenotimeve. unë kam bërë nja dy kontrolle të lehta... çdonjëra mesatarisht 30-50 euro, vetëm kontrolli tek specialisti... ndërhyrjet e mëtejshme. dhe, ah, për të bërë këtë vizitën duhet të presësh minimumi 20 ditë; ka radhë të mëdha të thonë(dhe ka prioritete). tek privati, çmimi është konstant, tek 50 por atje të paktën nuk pret!

pra, aktualisht regjistrimi në sist shndetësor kombëtar italian nuk është falas. sepse nëse është falas, unë qenkam një budalla që paguan çdo vit 150 euro kot së koti!

Paguan taksa qe c'ke me te! Varet nga sa e ke rrogen. Ka nje ligj qe parashikon te ardhurat "minimale", te cilat nuk taksohen. Cdo shume mbi to, taksohet. Dhe taksat varen nga rroga, jo nga oret e punes. Se mund te punosh 10 ore ne jave e te fitosh 1 miljon euro ne vit... Do taksohesh qe c'ke me te. smiley

he mo ti

nje vit ne Itali dhe ende s'i ke mesuar vrimat

Puna me e mire ne itali futju shkolles dhe merr bursen. Dikur studentet shqiptar punonin si spiuna ne questure. Perkthenin bisedat e shqipove ne telefona.

Varet se ne cfare vendi jeton pastaj. Shume vajza shqipo kujdeseshin per ndonje plake gjate nates dhe nuk paguanin qera dhe siguronin leket e nevojshme per te perballuar shpenzimet. Kish shume edhe kamariere ne clube nate.

Mundesi tjeter eshte te gjesh nje te dashur italian me lek shume dhe te mban ai. 

Mundesi per te tere ooreeesmiley

Ne Itali, ku? Veri, jug, qender? Kontrate s'para te ben njeri, sidomos ne kete periudhe. Nese studion shkenca ekzakte, ose sidoqofte je i/e forte aty (dhe e flet shume mire gjuhen), mund te gjesh ndonje nxenes shkolle, italian, qe ka nevoje per te ashtuquajturat "ripetizioni". Perndryshe: kamarier, shites, hamall, call center, roje nate ne hotel...

Auguroni! 

Nga njohurite personale kush ka studjuar per mjekesi ne Itali ka zene vend ne zanatin e vet ..Mjeke,infermjere,dentiste,terapiste,etj

Nuk i di rregullat e Italise por ne Britani regullat ishin 20 ore gjate studimeve dhe gjate pushimeve mund te punoje deri 35-40ore ne jave(full time)

Jane shuuume te pakte ate qe ja kane dale per mjekesi ne itali. Edhe kur kane mbaruar shkollen, shkollat e specializimit si kane marre. Ose kane gjetur alternativa ne qyteza super te vogla dhe nuk kane bere ato cfare kane dashur por cfare ka ngelur. Mjekesia dhe Juridiku ne itali jane shkolla baronesh dhe veshtire se futesh ne labirintet e tyre. Kjo sdo te thote qe ka persona qe sja kane dalur por qe numerohen me gishta.

Nuk eshte e vertete ..ka shume shqiptare qe kane marre edhe specializime madje te rendesisshme ne Itali.Ka kirurge ,neurokuirurge,cardiochirurge ,oncologe.Studente shqiptare jane nder me te miret (me te miret)ne mjekese.Tashti eshte e vertete se mjekesia italiane eshte ne dore te baronve.Po edhe baroni do ne kliniken ,repartin a spitalin e vet mjekun e zot ,kirurgun me dore te sigurte.ka plot shqiptare qe punojne ne klinika shume me avanguardia.Ajo qe i penalizon eshte mospasja shtetesise.nga kjo nuk mund te punojne ne struktura publike...kurse ne te konvencionuarat po.Tashti sistemi shendetetsor ka qene i mire tashti eshte kthyer ne xhungel.Paguan shume ,mjafton te punosh e pothuaj çdo visite ,analize apo preenotim paguhet..Ne privat(kush tha 50)kushton minimumi 150 e me shume visita.megjithate kane te drejte kur thane qe verete ,po te kesh problem ta gjejne anen e te kurojne pa u kursyer ,madje nderhyrje te cuore ,tumore e tj.Mjekesia eshte e veshtire veç ne Itali.Jne 10 -deri ne 12 vjet vite studimi.Shume impegnative,shume e shtrenjte.

Une kam dy te njohurit e mi qe punojne si infermjere...

Art, unë kam po ashtu një shok (italian) që më thotë se Mjekësia as nuk mund të krahasohet me Infermierinë. do të ishte mjaft trashanik një krahasim i tillë. të paktën nga ana e impenjimit që i duhet një studenti. mjekësia në Itakli shkon, nëse ecën me hapin e më të mirëve, 6 vite. pas këtyre duhet të bësh edhe dy deri në tre vite të tjera specializim. për specilizimin edhe të paguajnë, duke qenë se i shkon pas një mjeku profesionist të fushës. por deri sa të arish në vit të gjashtë, tek diplomimi, duhet një mundim i jashtëzakonshëm. 

të studiosh për mjekësi të duhet një impenjim konstant prej 6 orësh, minimumi, në ditë. pa përfshirë leksionet që duhen ndjekur me patjetër. po ashtu, kostoja e librave, nëse i do të rinj, shkon tek 500 euro në vit. 

nga ana tjetër, infermieria, di se është vetëm tre vite. dhe pastaj menjëherë në punë, normalisht. lëndët që studiohen janë pak a shumë të njëjta, si emërtim, por njohuritë që duhet të ketë një student i mjekësisë me një të infermierisë ç-të të them...
 

mbase për shqiptarët që studiojnë jashtë, degë si infermieria, fizioterapia e specilaitete të tjera (që më parë nuk ishin degë universitare) janë ideali. mbaron shpejtë dhe punën e gjen menjëherë. kërkesat për inrefmierë, apo për përkujdesësit shëndetësor do të rriten edhe më shumë me plakjen e popullsisë. 

të studiosh për mjekësi të duhet një impenjim konstant prej 6 orësh, minimumi, në ditë. pa përfshirë leksionet që duhen ndjekur me patjetër.

po ashtu, kostoja e librave, nëse i do të rinj, shkon tek 500 euro në vit.

lol. dy arsyet.

prototip je! 

 

Kriskulli ke shume te drejte..Mjekesia eshte e veshtire si dege studimi dhe kerkon kohe dhe perkushtim. Megjithate une me sa kam vene re psh: Ne Britani i eshte dhene perparesi e madhe mjekesise. Shume studente aziatike per mjekesi(si pakistaneze,indiane,bangladeshas) ju dhe mundesia e rezidences dhe lejes se punes pas mbarimit te studimeve. Eshte per tu thesuar qe Britania ka ligjet me te forta per leje qendrimi apo leje pune(kjo vjen nga mungesa e theksuar e mjekeve,infermjereve,dentisteve,etj). Nuk i di ne fakt se cligje kane italianet dhe c'mundesi te ofrohen si student mjekesie kur je ekstrakomunitar.

I jepet perparesi o Arto... e perseri, as ne Shqiperi nuk vdes pacienti nga etja. smiley

Historite qe degjon ketu... jane absolutisht te hatashme, te mpijne fare.

Në Itali, të paktën atje ku jam unë, ka shumë izraelitë. ndër këta në 10 vetë 8 janë arab, pjesa tjetër hebrenj dhe ndonjë kokërr arabi të krishterë.

por, këtu në itali krahasuar me vende të tjera europiane si franca apo gjermania, është shumë më prapa, në shumë aspekte. më të rëndësishmet janë ato që kanë të bëjnë me "etikën" e krishterë që i ka duart të futura thellë në shtetin italian.

Roli i infermierit eshte te sistemoj pacientin. te mesoj emrat e ca veglave dhe sistemo dollapet e ilaceve. Kur isha studente beja praktike ne salle operacioni  dhe kur kryeinfermierja ikte une isha zevendesja edhe pse vetem studente. Infermjeret italian sdinin te benin nje leter kerkese. 

Gjithesesi punojne dhe kane shkolle qe kerkon te lodhesh si cdo dege tjeter. Dikush e ka me me pasion dhe i duket e thjeshte dikush lodhet se thjesht do ta mbaroje.Nderkohe qe nje student mjekesie studjon 3 volume anatomie me nga 800 faqe infermjeria ka 1 volum 400. 

Librat 3 vitet e para kapin 1000 e kacafiu. 3 vitete e fundit shkon te 600-700.

 

snare, ka të drejtë.

edhe pse unë nuk bëhem shumë me studentët e tjerë, di se janë nja ca kokrra që janë vite e vite të tëra jashtë kursi. pra me provimet e disa viteve pas, në krahasim nga sa janë më të mirët e kursit!

ka disa arsye. e para është financiare. 

në disa raste, vitin e aprë mund të ketë probleme me gjuhën por ky nuk shërben si argument apsi për të bërë dok duhet më parë të kesh një çertifikatë të gjuhës italiane.

pastaj, përsëri financiare, kësaj radhe me koston e librave.

pastaj ka edhe arsye personaliteti, po i quaj... kur tipat de tipet(sidomos këto) zënë rehat vitin e parë, sepse vitin e parë e marin pothuajse të tërë bursën, duke qenë se merren parasysh vetëm të ardhurat familjare (ndryshe nga vitet e tjera ku merren parasysh edhe notat dhe kreditet e përvetësuara).. vitin e dytë dalin bllof! 

ka edhe një arsye tjetër, që "skanë bythë", nganjëherë!

Problemi i gjuhes eshte paresor. te thuash vafanculo sdo te thote qe njeh gjuhen. Sistemi arsimor shqiptar nuk i ka vene studentet te studjojne me shume se 1 faqe A4. Ne shkollat italiane dhe kudo ne bote volumi qe duhet te lexosh eshte 20 faqe per lende. Duke mos pasur nje fjalor te pasur e ke te veshtire te ndjekesh kete fluks pune.

Problemet ekonomike jane nje tjeter pengese por qe behet gjigand kur ti nuk meson dhe e perdor si arsye primare per te justifikuar deshtimin akademik.

Ajo arsye e fundit eshte njeshi pasi zgjidhet te shkohet atje pasi eshte zgjidhja e vetme per tju larguar familjes dhe te besh nje jete evropjane. Dhe 18 vjec pak si shume heret per tu pershtatur me jetesen vetem, pergjegjesite ekonomike(qera, uje drita, banka...) dhe punen akademike qe duhet te kryesh.

Suskese te gjithe studenteve!

Mos na e merr ftyren tashi dhe ti. Jashte kursit thote! Po une e kam pase 28 mesataren e vitit te pare me dy provime te marruna me 30 e lode. Pastaj nvit te dyt vetem nje me 30e lode. Ne vit te tret, lene mo, u merzita dhe e lashe krejt. smiley

 

Persa i perket burses, ne vit te par kam marre nja 3000€ e diça (gati 4000) me dy ratta, ne vit te dyte vetem nja 2000 e diça. Ne vit te trete skam apliku fare, e me paten dergu ne fashen ma te larte, por qe e rregullova pastaj.

mund të bësh dhe xhigolonë... nqs je i pashëm smiley po duhet tê jesh gati t'u bësh qefin plakave...

Po pyet per pune te ndershme.

Unë besoj se çdo punë që bëhet për arsye ekonomike në këtë botë është një formë prostitucioni... I mendjes, i shpirtit apo i trupit... nuk ka një formë më të ndershme se tjetra. Thjeshtë ka forma që na i mban kurrizi më shumë se të tjerat, dhe kjo është specifike për secilin.

Unë besoj se çdo punë që bëhet për arsye ekonomike në këtë botë është një formë prostitucioni...

pra, thellë thellë je për lejimin e prostitucionit! (?)

smiley

Kam jetuar në vende ku është e ligjshme dhe në vende ku është e paligjshme. Kam vënë re që ky profesion është ushtruar, ushtrohet dhe do ushtrohet akoma si me ligj, si pa ligj. Kam vënë re edhe që në vendet ku është e ligjshme, ka më pak probleme sociale të lidhura me fenomenin, ka kushte shumë më të mira për "punonjësit" (status, të ardhura, siguri, shëndetësi...) ka përfitime ekonomike të rëndësishme (për shtetin). Me një fjalë, s'mund të mos e pranoj që ka shtete inteligjente...

shtete "pimp"e... smiley

pimp janë të gjitha shtetet, se të gjithë na e fusin, qëkur lindim e deri sa vdesim, po ka shtete që janë më të ndershëm dhe e pranojnë hapur situatën, ka të tjerë pastaj që bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh në emër të 'nderit'...

latinet e kane te ndaluar prostitucionin se i lejne gjithe leket atje po t'i lejojne. nuk dine te permbahen (mashin rradhe perpara bordellit, i madh dhe i vogel, si shqiptaret te dera ambasadave kur e kishin te lejuar). anglo-saksonvet pergjithesisht u ngrehet me pak, e kane gjakun me te ftohte. 

ketu eshte ai shpjegimi qe u mundove te japesh ti.

pra, thellë thellë je për lejimin e prostitucionit! (?)

P.S.: Në fakt, thellë-thellë jam për ndalimin e punës... smiley

prostitucioni nuk eshte pune, eshte vetem hapje kembesh. ato qe e praktikojne pikerisht e bejne per t'iu shmangur punes.

ca eshte kjo xhigolo?

wow sa pergjigje qenkan bere ketu , flm te gjithve , une per shkak se e humba bursen nuk arrita kreditet minimale desha me punu keto muajt qe jane pushim te pakten deri nga fundi shtatorit. megjithese mundesia ngelet neper keto picerite e kshu gjerash.

po ne cilin qytet je?

ancona

as 28 kredite!?

futju punës, zotri!

Une per vete kam fillu ne nje restaurant me 7.50€ sahati. I kam ba t'gjitha, nga lamja e pjatave, shperdarja e ushqimit neper tavolina, marrja e porosive, jam kujdese per inventarin (magazinen/frigoriferin), kam menaxhu barin, e zakonisht nga fundi i turnit gjindesha ne kuzhine duke la stoviljet. Beja nga 35-50€ ne nate, 5-6ore (ne fundjave punoja nga 14ore).  

Nder te tjera kam punu ne ndertim, nja 10 dite (gjithsej). Kam ba dhe bojaxhiun, poashtu nja 10dite (50-70€ dita). Nja 4-6jave ne vit, u kujdessha per dy labradora te nji pasanikut i cili shkonte me pushime; shkoja nja dy here ne dite (mjes dhe pasdite vone) dhe rrija nga 30minuta sa u nderroja ujin e ushqimin dhe pastaj merrja zorren e hapja ujin se binin dekun per me lujt me uje, u lagshin e u bashin qull - per kete me pagunte 30€ ne dite.

Pastaj pata fillu ne nje studio fotografie si assistent e pastaj si fotograf i dyte neper dasma apo evente tjera. Pjesa tjeter eshte histori.

 

P.s. siç mund ta keni kuptu, te gjitha keto ishin ne te zeze.

hajde epope... ama paske perfunduar tek arti gjithsesi... plot eshte peshku me artiste. smiley

rispekt man.

PS: kur ka hyre fjala "event" ne shqip? Ne cdo emision lajmesh na hap barkun me kete... qe kemi patur "eveniment", kete e di... por edhe "aktivitet"...

Ja psh., ne nje moment gjate dites se sotme e gjeta veten ne nje platforme vinçi te mbajtur nja 80-90m nga toka tek po fotografoja e matja ca detaje nga façada e nje ndertese (landmark) per te hedhe ne leter relievin, se eshte duke ju ba nji restaurim total i façades prej terrakotet. Ndersa inxhenieri qe ishte me mu aty siper dukej ujk i vjeter, i kalitun me keto pune, ndersa mu nuk mu hiqte nga mendja se isha pothujse 100m n'hava. Sikur rilinda sapo preka perseri token. Lol

po prandaj artistet punojne nga rehatia e shtepise... ti zgjodhe fotografine e je i detyruar t'i dalesh perballe subjektit, kurse, e zeme, poeti... ja fut edhe proze kur t'i teket. smileysmileysmiley

Ne gratacelat ne amerike dikur punesonin skuadra nga nje etni indiane Mohawk... kur i sheh ca filmime... si vrapojne neper skelet te grataceles 100 kate mbi toke... si i thone, hawk mo! smiley

Lol nuk asht dhe aq rehat me ndeje n'mythe gjith diten duke bo vija me skuadra apo harqe me kompas; autocadin ja kam msu dhe grus e jemi punsu familjarisht me nje rroge smiley. (Per momentin jom rruges specializimit ne teknollogji - arkitekture e konstruksion.) smiley

 

Fotografine e kam shtese ne rezume, baske me nje portfolio modest. smiley

Harrova. 

Kam pase shume shoke (studente) qe punonin ne stadium (San Siro). Punesimi neper stadiume ishte i kollajte, dhe si pune nuk donte teori te madhe, thjesht me qendru ne kembe sa per prezence. Une nuk arrite te punoja aty sepse ne fundjave kur ishin shumica e ndeshjeve isha i zene te restoranti (afer shtepise dhe beja nja 5€ me shume lol).

mundoju me mbaru shkollen sa ma pare ,e me kene ne kohe me provimet.Nese duhet te punosh qaje laurean.....

Zana te thote mundohu te mbarosh shkollen.
Kriskulli te thote futju punes.
Tani ti pyetjen e bere te peshku, keto jane mundesite, zgjidh e merr.
Dhe nje varjant tjeter nga une. Gjej ndonje menyre edhe ik andej nga amerika e jugut, brazil kolumbi argjentine kili, aty je i plotfuqishem te bejne temena femrat si europjan qe je sikur edhe shqiptar t'u thuash qe je.
provoje nuk do zhgenjehesh, e kam kaluar vete rruges per ne usa, dhe jam gati ta bej prap, po ketu te mblidhen kembet.

i them, futju punës së mësimeve!

se, 28 kredite janë, në fund të fundit: 28 x 20 orë studimi/kredit = 560 orë studimi në total. me një tetë orësh në ditë i merrte ato dy tre provime me dy muaj e ca ditë punë! 

eh ta kisha bere llogarine me perpara , po me then te drejten kisha nje provim me goje se me shkrim e kisha mare dhe tek ai i kisha shpresat po ce do qe....dhe me e vecanta se per 2kredite smiley

Job-student, sic quhen punerat e veres, kamarier, ne lokal brenda, neper hotele, roje, asistent, etj. Duhet vetem te kerkosh, jo te rrish i pergjumur.

he mo Pjero, si po i kalon pushimet ne Atdhe,mire?

po celulen.. dmth: graven, alidemsin, dje ate , misteriozin, "sfyngjer izoluesin" i mblodhe?smiley kam degjuar qe ke pranuar dhe antare te rinj kete here.. Bradin. eshte e vertete?

ptesim me padurim nje shkrim me pershtypjet e tua nga ky udhetim ketu te peshku, kur te kthehesh...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).