Duke marre shkas nga sezoni veror dhe nga çmimet e kompanise monopoliste "BelleAir", me erdhi ne mendje kjo pyetje:

Pse duhet t'i paguajme me çmime marramendese udhetimet? Pse qeveria, kur u be liberalizimi i vizave, nuk e mori parasysh nje marreveshje te tille?

36 Komente

vertet eshte per te ardhur keq.

Eh sa mire do ishte... aq me teper qe po paguajme keto cmime per nje cilesi qe te le per te deshiruar... duhet ti pershtatemi ne datave te tyre dhe vonesat jane gjithmone te pranishme.

pse? pse pyet? pse duhet të paguaj unë, psh, 250+ euro për të ardhur nga italia e deri ne tiranë (max 1-2 orë udhëtim)? e thjeshtë, e ka ndonjë tip i afërt me Pd-në!

smiley

Duhet te pare me imtesi kjo ceshtje. Ka kushte specike per marreveshje te tilla. Nese Shqiperia do plotesonte ndonje prej tyre, do ishte vet kompanite e BE qe do e propozonin. Po sdq ndonje qe ka me shume informacion mund te pergjigjet.

E vetmja kompani e lire eshte Jetairfly, Bruksel-Tirane. Po te futet edhe Raineri, qe eshte kompania me e lire ne bote, me 40-60 euro bileta vajtje-ardhje, athere do jete mire per xhepat e shqiptarve.

eksperience e fresket,sot ne Verona Belleair 30 min me vonese dhe kisha paguar 250 €!

Belleair eshte pleh, sivjet shkova vajtje ardhje me to, dhe nga londra ne Tirane avioni ishte 60-70% bosh, nje njeri ne tre vendesh. Por ama cmimet ishin sa te BA qe shkon nga Gatwick por qe e kam larg.
Aty te belleair ne Stansted airport, rrinte nje Shqiptare - supervisor e belleair qe u rrinte si life puntoreve te aeroportit qofshin edhe pastruese ato.

Nuk te linte as edhe 100 gr mbi 20kg, kjo 20kg ishte per luggage dhe cante shpine nqs ke ndonje. Une pagova £35 ekstra se kisha 25kg, dmth £7 per kile. Se kisha kujtuar se e kane si te tjeret 25kg. Por jo, e kishin me kushtetute vetem 20kg!
Sherbim nuk kishin, kamarieret e avionit ishin me keq se polaket e Costa coffee smiley

Para nja 4-5 muajsh lexova breakdown of charges ne bileten nga Gatwick airport, dhe pashe se cdo charge dhe taks ishin te njejte si ne Rinas dhe ne Gatwick. Nga luggage handling, security dhe budalliqet e tjera, ishin fiks.

Tani punetoret ne Rinas marrin rroga shume me te uleta se ne Gatwick. Pse landing fee duhet te jete i njejte ne keto dy aeroporte une nuk e kuptoj.

Merr nje avion per ne Shkup ose ne Korfuz, dhe e shef qe paguan 30% te cmimit per ne Tirane.

vallai, refuzoj te fluturoj me BelleAir. Ose BA..ose me nje ndalim ne viene.

po kur ka punuar me plan shteti shqipetar. Edhe liberalizimi i vizave shikohet si nje fitore elektorale. 

Eh si ben shqiptari do dhe komoditet , nuk diskuton me rradhet neper ambasada per nje fucking vize qe linin leshte ne rradhe , me seksera vizash e me the te thashe, me skafet e gjinushit qe deri ne afersi te bregut te hidhnin per krahu dije apo nuk dije not, kohe te tjera keto brado. 

kam provuar wizz air  qe eshte hungareze.me ka pelqyer shume. e keqja eshte se s`ka per ne Shqiperi ndonje linje. me e aferta e mundshme eshte nga Shkupi per ne Londer , dhe nga Brukseli per ne Beograd. e kam provuar kete te dyten per 50 euro me gjithe taksat e perfshira dhe u kenaqa nga cilesia e sedileve . e pata blere online dhe 20 euro beri rruga,20 euro valixhja (pra po mos kisha valixhe s`do e kisha paguar dhe kete).10 euro kushtoi blerja nga interneti e taksat.blerja nga interneti qe shume e mire pasi te siguronte dhe kolltukun ku mund te shtrije kembet ..

gjynah qe s`ka dhe ketu nje linje te saj.

po nga Shkupi ne Tirane me cfare shkove?

Jo isha Bruksel-Beograd, prej andej me dy autobuza nje Beograd-Prishtine, nje Prishtine-Tirane.

qe shume e lodhshme dhe s`do e beja po te mos kisha per te takuar nje mike ne Beograd.

nese pyt per Shkupin ka autobuz te linjes Drita qe bejne vajtje ardhje 30 euro dhe vetem nje rruge 20 euro per ne Tirane.

Une kam shkuar vetem nje here me Bellair nga Tirana ne Londer. Udhetimi qe me i shkurter se me BA, dhe shume i mire. Por vetem nje here e kam bere. Ajo qe nuk me pelqeu ishte se na kishin rezervuar daljen e fundit fare ne aeroport na duhej te ecnim 15 minuta per te shkuar tek dalja, prit pastaj edhe nje ore aty brenda te cash derrasa me idiotet qe vendosin keta ne aeroporte per kontroll pasaportash.

RYNAIR etj kompani te lira nuk vijne dot ne Shqiperi sepse te drejten e fluturimeve ne Shqiperi e ka vetem nje aeroport, ai i Tiranes, qe e ka taksen shume te larte. Pra ne Shqiperi nuk ka kompeticion, aeroporti i Tiranes ka monopol gjith ajrin shqiptar. I vendos taksat si dhe sa ti soj kokrra e qejfit. Ja kaq e thjeshte eshte.

problemi nuk eshte aeroporti,por qeveria qe me politikat e saj nuk lejon kompani te tjera dhe ato arrijne qe futen dalin pas pak kohe.

PO aeroporti eshte problemi sepse ka kontrate me shtetin shqiptar qe vetem ai aeroport mund te perfitoje nga uljet ne Shqiperi. Keshtuqe kompanite ajrore paguajne shume per tu ulur ne Shqiperi dhe nuk ja vlen. Skane pune me qeverine kompanite ajrore, ato kontratat i bejne me aeroportet perkatese.

PS. kete kontrate e ka bere qeveria Nano per 20 vjet ne mos gabohem keshtu qe durim edhe nja 10 vjet te tjera.

''problemi nuk eshte aeroporti,por qeveria qe me politikat e saj nuk lejon kompani te tjera dhe ato arrijne qe futen dalin pas pak kohe.

 

o redfish,  po nga, si , qysh e ke nxjerr ti kete perfundim?!   jo per gje, por  te pergenjeshtrojne faktet!  

jane  shtuar kompanite ajrore  (kryesisht nga evropa)  qe fluturojne ne Tirane keto  vitet e fundit.  nder to edhe kompanite   e lira, te ashtuquajtura: ''budget''.  p.sh kompania ''germanswings'' ( ''vajza e lufthansa'' kjosmiley), qe fluturon Keln-Tirane.  apo ''jetairfly''  qe fluturon: Bruksel-Tirane.

une mendoj qe jane vet kompanite ajrore ato planifikojne linjat e reja.. dmth eshte ceshtje tregu.  nese nje kompani ajrore vendos te investoj ne hapjen e nje linje te re , ta zeme  nje here ne jave per ne Tirane,   kryesisht ,  duhet te llogaris  nese kjo linje do te jete  e mbetet  stabil rentabel per nje periudhe  te gjate.. qe do te thote: nese do kete  mjaftueshem  udhetare...   tregu i linjave ajore eshte shume i ashper.. keshtu qe ata mendohen mire kur bejne investime ne kete sektor...

Albatros,Albanian Airlines,StarAirways...nuk e di a te kujtojne gje.keto kompani kerkonin te sfidonin BelleAir-in ne tregun me te rendesishem per te,ne Itali.Te gjitha u nxorren jashte tregu per nje arsye apo per nje tjeter.

po ta vesh re te gjitha kompanite e huaja kane marre linja me trafik te ulet dhe nuk influencojne shume.do doja te shikoja germanwings apo airberlin edhe ne linja si mynih apo frankfurt,

 

Albatros aviona me helike.
Albanian Airlines e nje egjyptiani lidhur me Mubarak. Cmimet e shtrenjta. Falimentoi vete.
StarAirways mashtruesa. Falimentuan dhe anulluan udhetimet.

Eshte thene nje mije here tek ky forumi, dhe problemi nuk eshte tek aeroporti. Ne fakt aeroporti i Tiranes ka filluar te bjeri kete vite. Ju e beni sikur ndertimi i aeroportit eshte 200,000 euro, kur ne fakt eshte disa miliona dhe pothuajse gjithnje i subvencionuar nga shteti.

Eshte problemi tek aeroporti dhe kontrata qe ka me shtetin shqiptar. Me shume aeroporte dmth me shume konkurence, por duke ditur qe asnje aeroport tjeter civil nuk mund te jete funksional ne Shqiperi ne baze te kontrates qe aeroporti i Tiranes ka me shtetin shqiptar atehere aeroporti i tiranes i vendos cmimet per kompanite ajrore si ti doje kokrra e qejfit. Natyrisht kompanite e lira ajrore nuk ulen ne aeroporte qe kan taksa te larta dhe perfitim te vogel nga reklama dhe marketingu. Prandaj do vazhdojme te vuajme deri sa te perfundoje afati i kesaj kontrate dhe te krijohet mundesia per aeroport tjeter ne Shqiperi, qe do sillte ulje taksash etj perfitime qe do benin te mundur edhe ardhjen e kompanive te lira dhe uljen e cmimeve te biletave per shqiptaret etj vizitore.

dakord o ora, po kontrata qe ka aeroporti i Tiranes me shtetin shqiptar, sic e the dhe vete, pengon ne ngritjen e nje aeroporti tjeter...  por Shqiperia eshte vend i vogel...  ndofta ka vend edhe per nje aeroport..   por shume?!    vendet qe kane shume aeroporte  e bazojne investimin e tyre ne tregun e brendshem ne fillim..  dmth levizja e qytetareve brenda vendit te tyre.. levizja nderkombetare eshte ekstra...

ok. e drejte ,  aeroporti i Tiranes  shfrytezon monopolin ne keto momente... por edhe keta, kur ta shohin keq do detyrohen rishqyrtojne cmimet  sepse edhe ketyre u intereson  te kete linja te reja..  fundja ky eshte ''produkti'' qe ata shesin dhe llogjika e do qe sa me shume te shesin produktin e tyre ,aq me shume fitime do kene...    kjo vlen indirekt edhe per shtetin.. i cili ka interes  sepse mbledh  taksat  perkatese nga  ky biznes.

Belul akoma nuk e ke kuptuar qe shteti shqiptar nuk do qe ta hap Shqiperine? Jo vetem aq, por kjo qasje e shtetit shqiptar i bie per shtat edhe pjeses me te madhe te europes ne lidhje me politikat ndaj Shqiperise, per te mos fol per Greqine, Maqedonine, Serbine e me rradhe. Do shtyhet sa te jete e mundur izolimi i Shqiperise dhe nxirrja e imazhit.

Tani Shqiperia eshte vend i vogel por ka vend per tre aeroporte civile. Nje ne jug, nje ne veri dhe ne Tirane. Nqs e duam Shqiperine aq te hapur pastaj eshte teme per debat. Une jam rehat me Shqiperine keshtu sic eshte, KURRE mos jua pafsha bojen ne Shqiperi atyre qe sot e perbuzin.

shqiperia ka hapesire edhe per te pakten 3 aeroporte,kukes qe ekziston por nuk funksionon,sarande dhe korce.ketu mund te kete edhe linja te brendshme te kombinuara me qytete te aferta te shteteve fqinje.

p.sh linja rinas-sarande-janine ose rinas-korce-selanik apo rinas-kukes-prishtine apo edhe kombinime te tjera.ne sarande ne vere mund te kete charter direkt nga vende te tjera sic ka korfuzi.

Nuk ka vend Saranda per aeroport. 

Pse nuk ka vend Saranda per aeroport? Nuk e di mire gjeografine me ngjane.
Saranda ne fakt kishte dhe nje linje qe ulej e ngrihej me tiranen perpara 97. Qe me shume si hobi, aeroplan qe mbante 7-8 veta, por ekzistonte.

gjendet vendi ,pastaj nje aeroport lokal do te jete qe mund te jete edhe 10-15 km larg. vullneti dhe leket mungojne

Vend per aeroport, shume te pershtatshem ka Fieri. Plot vend, ta besh sa te duash aeroportin qe te sfidoje edhe aeroporte te vendeve fqinje. Eshte edhe qytet shume i pershtatshem per aeroport. 

cilin aeroport te vendeve fqinj do te sfidonte Fieri!!!

Korfuzin psh? Nqs un psh per te shkuar ne Sarande do paguaja qofte edhe 50 euro me shume shkoja nga Fieri dhe i beja mutin mu ne koke policeve te aeroportit te Korfuzit dhe grekmuterve qe ju duket sikur te bejne nder qe harxhon para ne vendin e tyre. Shume te huaj qe duan te vizitojne bregun do ndalonin ne Fier psh, shikonin apollonine, Vloren, e gjith bragun pastaj. E njejta gje o te kishim edhe nje ne kukes apo ne Shkoder. Ka s'ka pasagjere s'eshte fare e rendesishme, do perfitohet per aq sa ka, aeroportet nuk jan biznese qe ngrihen per te bere para sot per neser, jan investime te bera njehere e pergjithmone.

Aeroporti eshte i shtrenjte dhe nuk ndertohet keshtu kot per qelf. Cdreq aeroporti do Fieri qe eshte qytet, me fal fshat, me me pak se 80,000 banor? Po dhe me shume te kishte perseri nuk ka leverdi se eshte shume, shume, shume, afer Tiranes. Qytete qe kane me shume se nje aeroport afer, si Londra, apo NY, jane qytete gjigjande, jo Fier. Dhe Athina kur ndertojti aeroportin e ri, qytet sa i gjithe shqiperia, e kthehu ne park aeroportin e vjeter.

Po dhe jashte Fierit, per shembull ne Sarande, i njejti argument mbetet. Aeroporti eshte i shtrenjte dhe qe te kete leverdi, duhet te kete pasagjere. Flasim ketu per 500,000+. Ka zone ne shqiperi qe sonte i duhet aeroport i tille? Ti me te vertete mendon se te mos ishte kontrata,  ndonje biznesmen shqiptar, apo nje kompani e huaj, do thoshte hajde te bejme nje aeroport ne sarande se brenda vitit do kemi 500,000+ pasagjere. Come on... apo eshte bere shqiperia kaq e pasur qe te ndertoji qeveria, keshtu se i do bisha.

 

PS: Numri i pasagjereve ne Rinas eshte ulur sivjet.

Pervec se ja ke fut kot per Fierin, ke te drejte per te tjerat. Megjithate nuk behet fjale per aeroport te madh he, te kuptohemi, behet fjale per aeroport te vogel, dhe Shqiperia duhet pare si nje qytet i madh. Nuk behet numri i pasagjereve njehere dhe pastaj ndertohet aeroporti, por ndertohet njehere aeroporti dhe pastaj vijne pasagjeret. 

 

ps. Fieri ka pas zhvillimin me te madh ne jug te Shqiperise dhe eshte shnderruar ne qytetin me te madh ne jug te vendit, me i madh se Korca dhe se Vlora.

Heu..dhe kete e nxorren? Me qe u hoqen vizat pse qeveria nuk na heq dhe biletat ? bo...bo...bo... Oooo milet ka ik Socializmi ka mbaru,jena ne Kapitalizem.

O Brad kjo qeveri ska faj fare, e ska cfar ben fare ne lidhje me kete teme. Kontraten e ka bere qeveria Nano ne ate menyre, kaq muhabet eshte. Per te tjerat pastaj kapitalizmi eshte kompeticion, eshte socializmi monopol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).