Këtë vit në Qytetin Studenti do të inaugurohet një godinë speciale. Kapaciteti do të jetë për 100 persona, por në fakt, atje do të banojnë 50 shpirtra binjakë.

Në këtë godinë me të gjitha parametrat, përfshirë edhe dushet në dhomë do të strehohen çifte të reja të dashuruarish ose fejuarish.

Bujtina

Të gjithë ata studentë që do të përfitojnë nga kjo “ofertë”, duhet të paraqesin një kërkesë në drejtorinë e konvikteve në Qytetin Studenti e më pas të marri miratimin e bordit përzgjedhës. “Pas kërkesave të shumta që kemi pasur ndër vite nga çifte të fejuarish, apo të dashuruarish, morëm vendimin për çeljen e një bujtine të re, me të gjitha kushtet, me dushe brenda, ku do të mund të qëndrojnë bashkë çiftet e reja. Në këtë mënyrë kemi shembur edhe barrierat e mentaliteteve apo paragjykimeve.

Çiftet duhet të bëjnë kërkesë. Për vite me radhë në drejtori kemi pasur kërkesa për të mundësuar qëndrimin në një dhomë bashkë, të vajzave dhe djemve, ndërkohë që këtë vit, në këtë bujtinë të gjithë këto çifte do të jetojnë bashkë, pas nisjes së vitit akademik”, deklaroi drejtori i konviktit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina. Sipas tij, të gjithë të interesuarit duhet të bëjnë kërkesë pranë drejtorisë për të vendosur më pas çiftet që do të strehohen në bujtinën e re.

46 Komente

C'te mesuar qe do bejne !

Po pse ,o njerez ,nuk e shijoni lirine tuaj studentore? 

Vajza ,ky eshte kurth per ju!smiley Do shnderoheni ne sherbetore sa per periudhen studentore smiley

lavatrice po, sobe po, qef po e po... pervec se nje pale tapa veshesh c'mund te kerkoje me shume robi! smiley 

....te pakten nuk do thahen ne te ftohte, duke pritur qe i dashuri i tyre te vi serbes-serbes ,pasi ka mbaruar dhe nje dore 5 katsh ,per te marre dreken a darken e pergatitur prej tyre.

 "Në këtë mënyrë kemi shembur edhe barrierat e mentaliteteve apo paragjykimeve" oj ç'te shembur?! 

Seriozisht e kane keta? Mire shume, bravo ju qofte.

Po nje pyetje, same-sex relationships a lejohen? smiley

Me siguri sepse keta i kane shembur te gjitha paragjykimet aq kohe sa studentet te kene kushtet dhe hapesira ku ata te perqendrohen e te japin rezultate te shkelqyera smiley

po dhoma me ore leshojne? kjo do ishte me frytdhenese. smiley

eh, mirë o mirë!

çifte të reja të dashuruarish ose fejuarish.

mos u trembni! e kanë llafin për ata që janë "lidhur" me shkuesi!
---

si thoni, ka ndonjë statistikë instati se sa % e studeteve janë të fejuara po martuara (me ose pa detyrimin e familjes)? smiley

mos u trembni! e kanë llafin për ata që janë "lidhur" me shkuesi! 

 

Qyqja, ti po na tremb me keto qe thua! Po te mos ekzistoje dashuria as ne Q.S. vaj me medet gjithe qytetet e tjera pastaj. 

lol!

ia ke idenë se sa % e studentëve të UT-së janë nga Tirana? unë nuk e di me saktësi, po ma ha mendja se jo më shumë se 30-40%.
sado që kanë kaluar vite e vite, Venus, e kam parë vet, janë ende "të lidhura" mendjet!

...siç tha njëra këtu, para pak javësh, "sa është shtuar llustra!"
----
këto janë nisma të kota; pa patur shumë info, po them se do të ishte shumë më mirë që dhomat mos të ishin dyshe por të bëheshn teke! pastaj çdonjëri ka përgjegjësinë për dhomën e vet, fut e nxjerr kë t-i dojë qejfi! 

Ky eshte lajm, po per studentet e ndare apo c'fejuar?smiley

ehhhh

Po mire nuk e dine ata qe gjerat qe behen fshehurazi sikur te shijojne me shume..smiley

Po per bebkat, c'eshte menduar?smiley

Do japin falas masa mbrojtese..smiley

edhe një gjë tjetër, para një apo dy vitesh, pashë një fotorafi në fejsbuk të një të njohuri që sapo kishte vajtur në konvikt. ishin të paktën gjashtë veta në një dhomë!! 

vërtet aq shumë paska ndryshuar gjëndja? s-ma ha mendja! smiley

po shyqyr

sa ti lajne zhelet e dashnoreve ne dhome tyre e sa tjua cojne dhe gjellen me pjata , ne ket rast te pakten permblidhen dhe i kane brenda ne dhome

nejse, zgjidhje si per korcare kjo, se ata jane te mbledhur smiley

Te tjeret dun me shiju jeten mer yahoo, nje nate me dashnorene ligjshme, nje nate me dashnoren e paligjshme smiley

liri s'kerkojne, se liri s'meritojne smiley

Po nqs jane mormone dhe kane 3 gra + 2 te dashura?

S'eshte nisme e keqe. Pergezime!

Shoqata e moteleve aty rrotull duhet te protestoje.Kjo eshte padrejtesi! Zgjidhje antiromantike. Ne fshehtesi, oh c'llahtari, tha Lasgushi.

nuk pjerdhin motelet për 50 të q... or burr. 

 

Drejtuesit e qytetit te Studentit, paskan hecur me perpara se ter shoqeria shqiptare. 

ah, sa keq ka vajt per leke atje ne QS.

Cmimi i dhomave te kesaj godine, njesoj sa shtepite me qira rrotull.

Drejtori i qytetit studenti duhet te jape llogari per ndertesen gjigante qe ka zaptuar lulishten prapa godines 13, tek sheshi demokracia, per t'u bere lokal i kuksianeve te Berishes.

E boni Sala Amerike at vend, me t'pas lezet! smiley

Tamam HA MERR IK..

Pusho ti aty!

Ju te Sales te hiqni edhe te drejten e fjales, doli dhe me rime. smiley

Pa barriera s'do mbeten njerezit, aty ku shembet dicka ngrihet nje tjeter. Po kjo godina e re zgjoi nga gjumi ca paragjykime qe kishim harruar se i kishim.

Kapaciteti do të jetë për 100 persona, por në fakt, atje do të banojnë 50 shpirtra binjakë.

 

hahaha smiley

Propozoj t'ia venë emrin "Shtëpia e shpirtrave"

une propozoj qe nje kat kjo ndertesa t'a kete si maternitet, ku do te lindin shkencetaret e rinj shqiptare. 

Ah, s'lejohet te banojne bashke ne te njejten godine femra- meshkuj?

titulli i rubrikes: argetim/arsim smiley

e madhe kjo

Learn through playing - kshu eshte nje nga qasjet e arsimit knej.

S'ka me te rrezikshem se ju kapitalistet e Amerikes.i thoni femijes,jooo ne nuk po mesojme,po argetohemi dhe ne fund i fusni nje karte ne zarf,nuk ke piket e mjaftueshme per aksh universitetsmiley
Aty permendet kalamani qe tashme nuk eshte me kalama dhe e kupton qe ja kane pasur me te futur,ne fakt shkolla nuk qenkerkesh dhe aq argetimsmiley
Ka pas lezet sistemi yne,tinggg ne shesh te kokes!

E bete qe e bete bejeni dhe nje Maternitet aty prane.

A ka pas nje kenge per qytetin studenti (shtrire ne lendine), apo me duket mua?

po , ka patur

qyteti studentit

shtrire ne lendine

djem e vajza tok

mesojne dhe vijne

smiley E vertete kjo kenga apo krijmtari e rastit?

smiley

ps. je i mire-vlersum!

Dëgjova që duhet edhe miratimi i të dy prindërve, bërë me deklaratë, firmosur nga noteri!! smiley

une e kam shume per zemer qytetin studenti

a ka mundesi ndonje gazetar te hetoje per kete

vija e kuqe ne foto po behet lokal dhe ka betonizuar lulishten e studenteve

eshte lulishtja e dyte qe po shkaterrohet per t'u bere lokal, nderkohe qe deri ne 2009-en keto lulishte jane ruajtur me fanatizem

qs

kjo eshte nje tjeter lulishte e qs e bere lokal, para dy-tre vjetesh

qs 2

Nderkohe qe dhe pjesa e shatervanit tek sheshi demokracia eshte zaptuar nga karriget e lokaleve qe kane hyre me dhjetera metra ne lulishte

ajde shtet ajde.... kesaj i thone "stambolli digjet , bukurania krihet" 

Pse e shikoni si luks? Nga e q.. ose sexi varet shendeti kombit.Smith shkruajti per pasurine e kombeve kurse konceptet e Frojdit ketu te cojne, tek seksi si shendet i kombit. Kombe te lulezuara pa clirim dhe shendet sexual nuk ka.

Ky shkrim ka shumë tendencë në parashtrimin e çështjes. Ç'është ky titull njëherë? Po fotografia shoqëruese a ka ndonjë kuptim?

Nuk me duket nisme e keqe. Shoqeria jone eshte te pakten nji brez mrapa shoqerive te vendeve te tjera Europiano-lindore. Me ca me kan tregu shoket duke fillu nga Rumania-Cekia-Polonia-Vendet Balltike keto lloj konviktesh kane ekzistu qe ne kohe te komunizmit dhe shume nga brezi i 20 e kusur-30 vjecareve te sotem jane ngjiz ne keto lloj konviktesh. Nuk e di a ka lidhje, po jane po ky brez, prinderit e te cileve jane detyruar te martohen prej shtatezanise. Ne 5 dasmat e funit qe kam qene, cifti eshte martu se goca ka ngel me barre. Sic thashe, nji brez mrapa, po ky eshte problem qe do shume diskutim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).