Revista prestigjioze për kinemanë “Sight & Sound” nxjerr rezultatet e anketës dhjetëvjeçare: Hitchcock zbret nga klasifikimi absolut që e mbante prej gjysmë shekulli “Qytetarin Kejn” i Orson Welles. Kinemaja është përhapur në çdo drejtim dhe zgjedhjet janë bërë të pasigurta. Për skeptikët, anketa ka një përgjigje: këto vlerësime janë një higjienë kulturore në një oqean të pafund ujërash të zeza të marketingut dhe zbavitjes virtuale.

“I shoh filmat e Hitchcock-ut më shpesh se të ndonjë regjisori tjetër, me përjashtim të Buñuel-it. U kthehem ashtu siç kthehen besimtarët në lumin Gang. Kridhem te Hitchcock-u, në pafundësi dhe dhimbsuri.” Kështu e fillon regjisori meksikan Guillermo del Toro, esenë e tij “Leksione në natë” për numrin special të revistës “Sight and Sound” që hidhet nesër në qarkullim e që i kushtohet gjeniut Alfred Hitchcock.

Revista “Sight & Sound” e Institutit Britanik të Filmit (e cila bashkë me Cahier du Cinema hynin si kandila drite në fondet rezervat në Kinostudios “Shqipëria e Re”) njoftoi më 1 gusht se fituesi i anketës që parashikon filmat më të mirë të të gjithë kohërave është “Vertigo” i Alfred Hitchcock i vitit 1958. Me 191 vota ai i jep fund mbretërimit të Orson Welles-it me “Citizen Kane” (157 vota). “Qytetari Kejn” që nuk e kishte lënë kreun prej vitit 1962 zbret në vendin e dytë. Kështu ka vendosur votimi i 846 ekspertëve të filmit, akademikë, shkrimtarë nga gjithë bota, pjesëmarrës në anketë. Në vendin e tretë këta vendosin “Tokyo story” një vepër ku regjisori japonez Yasujiro Ozu “e ka rafinuar artin e tij deri në përsosmëri, dhe ka bërë një film të vërtetë universal për familjen, kohën dhe humbjen”. Dhe “La Règle du jeu”, në të katërtin, ku Renoir “ia ka dalë të shprehë nocionet më të larta të natyralizmit, duke e këqyrur botën nga perspektiva e territ, mizorisë, por objektive”.

Dy të rinjtë që hyjnë në dhjetëshe janë filmat pa zë “Burri me kamera” i Dziga Vertov i cili është njëherësh i pari dokumentar prej vitit 1952 që hyn në një klasifikim të tillë, dhe tjetri “Mundimet e Zhanë d’Arkës” i Carl Theodor Dreyer në vendin e nëntë. Sipas komentatorëve të “Sight & Sound” pseja e sugjerimit të këtij filmi në dhjetë më madhështorët e historisë së kinemasë, qëndrueshmëria e tij në vetëdijen kritike, duhet kërkuar te perceptimi i mirë që i është bërë qysh në fillime, kur doli filmi më 1928 po edhe te prezantimi me imazhe mjaft goditëse në librat për kinemanë.

Rezultati “i papritur” i klasifikimit të këtyre filmave pa zë të cilët kanë spostuar një film mjaft të preferuar në ‘60 vitet e fundit si “Koracata Potjemkin” i Eisenstein-it, shpjegohet me rritjen e popullaritetit falë qarkullimit të filmave në DVD.

Anketimi i “Sight & Sound” bëhet një herë në dhjetë vjet. Dhe ky i fundit që është më ambiciozi që revista ka organizuar deri më sot, është një burim i mirë analizash, debatesh, krahasimesh për historinë e kinemasë. Rezultatet e plota janë botuar në numrin që hidhet në qarkullim nesër, me të cilin kremtohet 80-vjetori i revistës. Në brendësi gjen “Top 100 Greatest Films of All Time”, me forume, debate për kinemanë dhe me një dizajn të ri. Ofron dhe një edicion të ri dixhital si shërbimin e gjithë arkivit po dixhital të revistës që përmban gjithë numrat që janë botuar prej vitit 1932.

Revista ka bërë paralelisht edhe një sondazh me 358 regjisorë nga e gjithë bota, përfshi Martin Scorsese, Quentin Tarantino, Francis Ford Coppola (i cili ka tre filma në pesëdhjetë më të mirët), Woody Allen dhe Mike Leigh, të cilët “Tokyo Story” i Yasujiro Ozu e kanë votuar më të mirin e të gjithë kohërave, duke rrëzuar përsëri “Citizen Kane” në vendin e dytë, madje edhe këtë post Welles duhet ta ndajë me Kubrick, me filmin e tij “2001: Odise në hapësirë”. Ndërsa “Vertigo” i kësaj ankete mbërrin në vendin e shtatë.

I realizuar më 1958, “Vertigo” dramë psikologjike dhe e suspansës, hyri në sondazhin e “Sight & Sound” të vitit 1982, dy vjet pas vdekjes së Hitchcock-ut. Me protagonistë Kim Novak dhe James Stewart ky film gjithnjë është injoruar nga kritikët. Ngritjen e tij në klasifikim, komentatorët e Revistës e shohin si dëshmi që “reputacioni i Hitchcock-ut është rritur me kalimin e kohës dhe në përgjithësi ai konsiderohet mjeshtër, novator dhe gjeni i kinemasë”.

Së fundi, në një intervistë me BFI, aktorja Kim Novak ka thënë: “Mbaj mend se kur kam luajtur ndihesha krejt lakuriq dhe shumë vulnerabël. Ai e dinte mirë se çfarë kërkonte. Ana e jashtme ishte gjithçka për të... Ishte i obsesionuar pas dukjes. Sikur të ishte ai Xhimi Stjuart, që donte të sigurohej nëse Madlena ishte e veshur ekzaktësisht siç do donte ai. Ishte ai që luante rolin e Xhimit.”

Këtë vit sondazhi ishte edhe më demokratik se përpara, me 846 pjesëmarrësit që votuan për 2045 filma. Ata duhej ta interpretonin zgjedhjen e tyre mbi tri motive: nëse bëhej fjalë për një vepër shumë të rëndësishme për historinë e filmit; nëse përfaqësonte majën e arritjeve estetike; apo për ndikimin që ka patur në këndvështrimin personal të kritikut të kinemasë.

Duke krahasuar këto të dhëna me ato të sondazhit të dhjetëvjeçarit të kaluar, Nick James-it, botues i “Sight and Sound” thotë që “ky rezultat reflekton ndryshime në kulturën e kritikës filmike. Kinemadashësit e rinj duket se nuk janë shumë të dhënë pas artit të madh të “Qytetarit Kejn” ku Welles ka përdorur gjithë mjetet e kinemasë për të bërë një pohim të rëndësishëm, por më së shumti janë të dhënë pas veprash që kanë një domethënie personale për kritikun. “Vertigo” është si një film ëndërr për njerëzit që nuk janë të sigurt se kush janë, që ndjejnë shqetësimin për ta riparë veten e tyre dhe njëri-tjetrin duke përshtatur një farë ideali të kinemasë me idealin për shpirtin binjak. Në këtë kuptim është film i përshtatshëm për momentet magjepsëse, për mprehtësinë e jashtëzakonshme që tregon sa të marrë, të dobët, dhe mizorë mund të bëhemi kur dashurojmë.”

James shtron pyetjen: ky sondazh, i pari qysh se interneti është bërë për filmat kanali kryesor i komunikimit, a shënon një revolucion në shije njëlloj siç ndodhi në vitin 1962? Dikur “Aventura” e Antonionit ishte në trend. Dhe po të kërkohet sot një ekuivalent i tij, atëherë do të shpresohej që “Pema e jetës” e Terrence Malick, do të ishte mirë në klasifikim. Por ja që nuk funksionin kështu, që çfarë pëlqehet sot të klasifikohet “klasik”, dhe vepra mjaft e vlerësuar nga kritika e Malick-ut, nuk ka hyrë as në qindëshen e listës. Sikurse cilësohet me ndikim dhe renditet në tridhjetëshe një vepër e re, e vitit 2000, “In the mood for love” e Wong Kar-Wai.

Është një revolucion i shijes? Pyetja ngelet e hapur, megjithëse provat herë dalin kundërt e herë e konfirmojnë pyetjen. 

Historia e anketave të revistës provon se asnjë estetikë e filmit nuk ka dalë nga moda si neorealizmi italian: “Vjedhësi i biçikletave” ishte në krye të listës më 1952. Vendin ia zuri “Citizen Kane” dhe filmi i De Sica-s zbriti në vendin e shtatë, dhe do t’i duhet ende kohë për t’u ngjitur. Po ashtu filmave “La Terra trema” (1948) apo “L’avventura” (1960). Në vitet 1962 dhe 1972 vjen modë tjetër, ngrihet kultura për filmin autor, për Valën e Re franceze.

Tokyo Story (1953) po shfaqej në listë në 1992, pasi shumë kritikë mund ta shihnin në shtëpi. Mjaft filma po hynin në komunikim të gjerë me artdashësit për shkak të kushteve që krijuan mediat e reja. Një klasik të varrosur në muze mund ta shihje më në fund në shtëpi. Të tjerë të restauruar e të shpëtuar nga efektet e kohës gjithashtu u bënë të qarkullueshëm në cilësi më të mirë. Filmat në platformat dixhitale përbëjnë tanimë një fenomen global. 

“Jetëgjatësia e anketës tregon se është një nga udhërrëfyesit më të besueshëm për veprat më të mëdha të kinemasë. Kështu që për ne ky ka qenë një moment shumë i rëndësishëm. Ne donim të përfshin në anketë më shumë kritikë që kanë krijuar tashmë karrierat e tyre në mediat on line, sesa kritikë të shtypit. Sigurisht që kemi arritur një konsensus se çfarë përfaqëson “kinemaja e madhe” , thotë editori Nick James. Madhështorja është një dimension që e kanë të përbashkët filmat e klasifikuar në më të mirët.

“Kinemaja është përhapur në çdo drejtim dhe ne jemi bërë më pak të sigurt për zgjedhjet tona”, shton James në shënimin e tij për këtë numër special të revistës. Por edhe për skeptikët e anketave ekziston një përgjigje: këto janë një higjienë kulturore në një oqean të pafund ujërash të zeza të marketingut dhe zbavitjes virtuale. Janë një organizim demokratik për hir të vlerës, në mungesë të së cilës idetë për filmin dhe kulturën e të parit – si dhe shumë filma të mirë – do t’i përpinte vala e harresës.

Duke filluar prej shtatorit British Film Institute do të shfaqë “Vertigo” në kinematë e Britanisë së Madhe.

Alfred Hitchcock për lojën e Kim Novak

“Ti mendon se ke arritur shumëçka. Nuk është ashtu. Ishte shumë e vështirë të merrje atë që doja prej saj (Kim Novak) sepse e kishte kokën plot me idetë e saja. Por sa kohë që unë jam i kënaqur me rezultatin… Sidoqoftë ky rol ishte menduar për një aktore tjetër, Vera Miles. Ishim gati të fillonim xhirimet… kur, në vend që ta shfrytëzonte këtë shansin që po i jepej, ajo mbeti me barrë. Po ju them juve! Po i jepja Verës një rol madhështor, shansin për t’u bërë bionde e bukur, e sofistikuar, aktore e vërtetë. Do të kishim shpenzuar goxha dollarë për këtë, kur ajo vete e bie me barrë. I urrej gratë me barrë, që pastaj bëhen me kalamaj.”

Kim Novak për Alfred Hitchcock

“Nuk e di nëse ai më ka pëlqyer ndonjëherë. Nuk jam ulur kurrë me të për darkë apo për çaj apo tjetër gjë. Nuk ishte për fajin tim, kam përshtypjen që ai mendonte se unë isha e vonuar për t’u bërë yll kinemaje dhe kjo e mbajti kundër meje. Gjatë xhirimeve ai nuk më tha kurrë çfarë mendonte. Hitchcock më dha gjithë lirinë për të krijuar karakterin, por ai ishte shumë i prerë kur më tregonte atë që duhej të bëja përpikmërisht. Si të lëvizja, ku të qëndroja. Në disa skena mund të shihni që pak kam rezistuar, një lloj këmbëngulje në identitetin tim.”

 

Klasifikimi i kritikëve:

Vertigo (Hitchcock, 1958)

Citizen Kane (Welles, 1941)

Tokyo Story (Ozu, 1953)

La Règle du jeu (Renoir, 1939)

Sunrise: a Song for Tëo Humans (Murnau, 1927)

2001: A Space Odyssey (Kubrick, 1968)

The Searchers (Ford, 1956)

Man with a Movie Camera (Dziga Vertov, 1929)

The Passion of Joan of Arc (Dreyer, 1927)

8 ½ (Fellini, 1963)

 

Klasifikimi i regjisorëve:         

Tokyo Story (Ozu, 1953)

2001: A Space Odyssey (Kubrick, 1968)

Citizen Kane (Welles, 1941)

8 ½ (Fellini, 1963)

Taxi Driver (Scorsese, 1976)

Apocalypse Now (Coppola, 1979)

The Godfather (Coppola, 1972)

Vertigo (Hitchcock, 1958)

Mirror (Tarkovsky, 1974)

Bicycle Thieves (De Sica, 1948)

16 Komente

Stalker, je perfshire ne listen e votuesve ? smiley

me duket mese normale qe shijet te ndryshojne, shume prej filmave te panjohur te asaj kohe jane shume me te mire se ata qe kane qene te paret per kaq vjet.me vjen mire qe forca e informacionit tani na ka bere te mundur te arrijme te shohim dhe shume filma te tjere qe s`kemi mundur ti shohim me pare.dhe kur ka shume alternativa s`ka monopol , tha smiley fiton me i miri.

Revolucion i madh shume!

Nuk jam e sigurt perse Demo flet per veshtiresine e gjetjes se "Sight & Sound" ne kohen e qametit, duhet te jete ndonje spond nga ata te thjeshtet fare. Por une jam kurioze se sa lehtesisht gjendet kjo reviste SOT ne Shqiperi.

Pervec planeve komplekse dhe te fiksueshme ne mendje, C. Kane-i nuk e rrembeu zemren time, por per kete mund te kete faj edhe cilesia vertet shume e keqe fizike e imazhit qe e bente eksperiencen e parjes disi torturuese. Vertigo ne vend te pare? Ok, edhe ketu ca gjera te paharrueshme - si psh fytyra debile e Stewart-it, pamjet me kishe apo brenda kishes, materiali sintetik i kostumeve te cupes, por me tej filmi me vjen shume i thjeshte. E di qe duhet qasje shkencore per keto pune, por prit te mbaroj me Marsin njehere, pastaj t'i futem Tokes.

Ironi therese kjo "... perse Demo flet per veshtiresine..."

Demo s'flet per asgje. Flasin te tjeret per te. Demo thjesht ka perkthyer nje artikull te marre nga diku. (Nder te tjera, dhe nga nje gazete e madhe franceze ku pashe nje studim te tille).

Por Demo dhe te gjithe koleget e vet ne te gjitha gazetat shqiptare te 100 vjetorit te Pavaresise, as ne mend nuk e kane qe te vene poshte emrin e autorit, dhe pak me poshte emrin e perkthyesit. Demo do te dilte shume me e zgjuar dhe me "shije te holle" nese do te mjaftohej me "perkthyer nga Elsa Demo", dhe jo te behet keshtu pre e ironiçkave mengjesore te tropizmes. Por fundja, dava "shekulli" eshte. Me kujtohet nje botues i madh librash qe me tha njehere : "e di si eshte puna ? Une s'marr vesh fare nga librat e ketij (emri i autorit), por dua te me perkthesh nje liber nga ky." 

Domethene... s'do me thene asgje, e moret vesh vete.

Se pari, ti nuk je ne gjendje te respektosh mjedisin ku flet. "Ironickat mengjesore' nuk jane te miat, por te tuat. Zorret shtriqen ne banje, jo ne internet.

Se dyti, po te dije te lexoje ndoshta do te kuptoje dicka nga ajo qe thashe une dhe sigurisht edhe nga ajo qe tha Demo dhe sigurisht do te kuptoje edhe kete qe po thua vete ne lidhje me perkthimet qe shiten per artikuj.

Nuk e dija se shkruan nga Gjermania. "Mengjesore" bie direkt, zevendesohet me pas-drekore.

Por keto s'kane rendesi, besoj. E rendesishme eshte qe gazetat shqiptare jane te mbushura me "artikuj" te tille. Kur i lexoj nganjehere, me duket se po lexoj ndonje kritik te madh europian letersie, por qe ate dite ka pire ca dhe s'i lidh fjalet mire. Gjithsesi, ngelem gojehapur para zgjuarsise dhe erudicionit te gazetareve tane, them me vete : wow ! ky njeri duhet te largohet menjehere nga "shekulli" dhe te aplikoje per ne "le monde", "die welt" etj, ska pse e shkrin talentin me hurbinekun dhe tropizmen. Megjithese me kete te fundit, edhe ia vlen... nganjehere. 

Por fundja, dava "shekulli" eshte...smiley

Mos e ke inatin me kete i nderuar HU ! Nuk del emri Jot as i vjeter as i ri , biles as ne te 'dobtit " e "te pavleret ", dhe une mendova si "pune shekulli "

Botohen post mortem përkthimet e Myshketës....

Ose "shekulli" eshte me "shije " te ndryshme nga ne te PPU qe kemi perkthyes zotroten . Dicka duhet sqaruar ne keto 'shije " smiley

 

 

Shum I keq je, Ziko. smiley

Idriz,

E pe ç'u be ne Mars mo ? Tjatri me pult ne dore, taaaaaak ! gjashrrotakshi me sqep struci pertoke. (le qe tani fjala "pertoke" do te kete nje shoqe : "permars".)

Tani, si ishte puna me perkthyesit ? Une nuk fola per ta. Fola per rrjepjen dhe zhvatjen barbare qe iu behet autoreve te huaj. Pothuaj ne asnje gazete s'kam lexuar diçka te tille :

Idriz Kapellja, specialist i viteve 60, profesor ne Këllambia Junivësiti.

Perkthyer nga Hurbinek Tauku.

Dhe kaqë. Ndahen gjerat. Kemi ç'kemi, ia ngjeshim Idrizit. Se me keta artikuj keshtu, s'dime edhe me ke te zihemi. Ja tropizma psh, i bie kot m'qafe goces s'shkrete.

Si perfundim, me kete sonde qe po ben xhiro tani, do te marrim vesh me ne fund nese je dikush me stergjysher marsiane, apo je vertet tokesor por me nje zhvillim atipik te pjeses oksipetaliane. 

kur suspensi bënet suspansë...

sms gjithë ditën. s'ka.

smiley

Nuk sqarove shumë i nderuar HU po gjithsesi kuptojmë që me DEMO-n çoç ke perputhur dikur si me atë Meksin me shpartallime smiley  ...ma ate Açk- ën , s'paske qullosur gjë .

Dhe ca llafka nga modernja , duhet me e kuptu i nderuar HU se te Llafosurit SHQIP del pak si i varfer pa perkthyer llafka nga Bota . Oh mon amur ....Frongishtja eshte musicue ... Qyltyre e gjalle smiley

ka te beje thjeshte me gjendjen kolektive. Njerezit jane ne ankth per situaten e tyre ekonomike. 

Pastaj edhe keto vleresimet e regjizoreve varen nga gjendja e tyre shpirterore, Del Toros po i lexoja nje liste tek Criterion Collection, e nuk e pashe Hitchcock-un ne listen e tij.... 

Nese Elsa duhet te bente dicka origjinale, do te ishte mire te studionte trendin e filmave te sotem per katastrofa dhe deshirat e kritikeve per filma me leitmotiv ankthin dhe friken ose per sisteme te korruptuara si Citizen Kain ne lidhje me realitetin perendimor. Duke e perballur kete me preferencat e audiences ne Shqiperi (portokolli, komedi, TV-idiotizem dhe mpirje truri) pasi ne Shqiperi kjo gjendje e perditshme (thuajse e perjetshme) tmerri dhe pasigurie kerkon arratisje nga realiteti... 

Sa per ne Shqiperi, Bunuel gjithe diten e perendise.

Perse gazetat shqiptare s'kane kurrfare cilesie ne shkrime ?

E thjeshte fare : s'kane specialiste perkates.

Shikoni ç'behet : i njejti gazetar qe komenton luften ne Siri, e qe normalisht duhet te lexonte gjithfare lajmi te jashtem (ne mungese te nje reporteri atje) ne lidhje me Sirine, ben dhe nje lajm per fjalite debiloide te Rames, Berishes dhe tere kompanise nga prapa.

I njejti gazetar qe shkruan per Houellebecq (pa ia lexuar asnje roman), po ai flet per operan Aida apo Marsela ne Milano. E po ai flet dhe per daljen e papritur te Juelides nga bigbradheri.

C'te flase me pare Demo ? Per renditjen e filmave, per mjekren e maks velos apo per floket e makashit ? Apo per veçorite stilistike te Xhojsit ?

Prandaj thashe se elemente te tille polivalente, bota s'i le te bien pertoke, t'i rekruton keshtu ne fluturim, e i paguan meleona. Por çuditerisht, keta tipa s'ekzistojne ne bote : Le Monde ka nje tip te veçante per thiatrot, nje per letersine, nje per botime filozofike e nje per qemanet e vitit te ri. Sepse bota ka pare se kur tjatri rri ne zanat te vet, e ben punen me mire se ai tjatri qe kercen nga nderzimi ne vietnam. Prandaj dhe gazetat tona jane nje pasqyre e mjere e gjithçkaje kitsch qe qarkullon andej-kendej. Prandaj dhe lexuesit e gazetave jane te kufizuar ne moshen e tim eti. Prandaj dhe besueshmeria ka rene ne pothuaj zero. Prandaj dhe depresioni eshte shtrire gjithandej. Sepse askund s'sheh nje tip qe ta beje punen e vet mire. Te gjithe bejne minimumin e nevojshem, te gjithe synojne mesataren, strofken e ngrohte te mediokritetit.

Tre milione Shqiptare, e dy milione Shqiptare kosove, jane 5 milione, ca me shume se Kroatet me shoke. Madje 5 milione s'jane aq larg nga Zvicra 10 meleonshe apo Bullgaria apo Greqia apo Hungaria apo Serbia. E megjithate ! ne vazhdojme te mos marrin asgje vesh nga projektet afatgjata, nga synimi qe pas 20 vjetesh, nje gazete apo reviste te jete model ne boten e letrave shqipe, nuk sheh nje shtepi botuese qe mendon me gjate se 6 muaj apo 1 vit me tej, shkurt, politike ditore, te shohim ç'vjen me pas. Do thuaç ti Idriz, po kushtet, ku jane ? Po ti e di, shoku idriz, se pa nje nisje nga hiçi, nuk ka asgje. Ja psh, eshte thare keneta e maliqit dhe eshte bere panxhar. S'kemi pritur qe korça te behet sahara per ta mbjelle. Me kupton, idriz ? Kupton ti, kupton.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).