Rruga është

e verbër,

e shurdhët,

memece

dhe komunikon me botën vetëm përmes kurrizit.

 

Por nuk është në gjendje të dallojë nëse mbi të

po kalon një traktor a një tank

sepse për të të gjithë zinxhirët janë zinxhirë,

asgjë tjetër.

 

Nuk mund të dallojë hapat e vrasësit

nga hapat e fëmijës që shkon në shkollë

sepse për të të gjithë hapat janë hapa,

asgjë tjetër.

 

Gjithashtu nuk mund të dallojë nëse mbi të

po kalon një varg dasmorësh apo një funeral

sepse për të gjallë e të vdekur janë njerëz,

asgjë tjetër.

 

Ajo nuk mund të dëgjojë as mendimet

e udhëtarit. As t’a pyesë kush je, ku shkon

dhe ç’do të bësh atje kur të arrish.

 

Rruga nuk sheh asgjë sepse i ka kthyer shpinën qiellit.

 

Vetëm rrugët e mija nxjerrin pothuajse çdo ditë gunga të reja

hapin befasisht hone të zinj të thepisur

dhe gropa thithëse që mund të nxënë brenda gjithë botën?

 

Edhe kur rri i lodhur, i palëvizur ndjej se nën këmbët e mia

fërkohet kurrizi i ashpër i kësaj rruge të mallkuar

që më zgjodhi ndër kaq viktima

dhe pret derisa të lodhem e të bie

ndërsa vlon qetësisht asfaltin.

 

7 Komente

La route est

aveugle,

sourde,

muette

et ne communique avec le monde

qu'à travers son propre dos.

[...]

________

Shume e bukur kjo poezi, Saimir.

Rruga nuk sheh asgje sepse i ka kthyer shpinen qiellit.

dhe komunikon me boten vetem permes kurrizit...

Pergezime Saimir!

Nuk mund të dallojë hapat e vrasësit

nga hapat e fëmijës që shkon në shkollë

sepse për të të gjithë hapat janë hapa,

asgjë tjetër.

po te latohet dhe pak behet buke e mire smiley

Shvejku do thoshte se cdo njeri ka dy mundesi ne jete:te zgjedhe ''rrugen e bukur,por plot gjemba te virtytit" ose te zgjedhe "rrugen e lehte dhe te shemtuar te mekatit".ne fakt mua me ka ardhur ne maje te hundes me idene se ne e zgjedhim rrugen tone dhe ajo nuk mund te beje asgje per te,por te na mbaje ne kurriz tek sillemi verdalle.ideja e nje rruge apo fati i cili eshte shume indiferent(ne rastin me te mire)dhe qe ben cmos te na shkaterroje(ne rastin me te keq) eshte me afert sesa ideja qe kemi mundesine te bejme shume zgjedhje ne jete.une kam pershtypjen se jemi me shume "te zgjedhur" sesa "zgjedhes" ne raport me fatin.

 

Ndonjehere edhe une besoj se eshte rruga ajo qe na zgjedh ne dhe jo ne ata qe zgjedhin rrugen.Megjithate ekzistojne edhe mundesite tona te zgjedhjes ndonese jane te kufizuara brenda hapesires se ngushte te karrexhates...

fatalizmi është alibi e përtacisë. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).