Tenori shqiptar është "cover story" për numrin e shtatorit në revistën Opera Now

Tenori i ri shqiptar është një yll në ngjitje për botën e muzikës operistike. Në numrin e shtatorit të Opera Now ai flet për fëmijërinë e tij nën komunizëm, këshillat e heronjve të tij operistikë dhe strukturën që artistët duhet të ndjekin në karrierën e tyre.

Pirgu, i cili vjen nga Elbasani dhe jeton në Salsburg, është tanimë i konfirmuar nga kritika si një artist i përmasave madhore në botën e operas.

Bashkë me Ermonela Jahon dhe Inva Mulen, të tre e vendosin Shqipërinë dukshëm në hartën e artit klasik, dhe na bëjnë shumë krenarë. 

 

73 Komente

Blendo ke nje gabim tek titulli. Jo po ta dish.

rob persmari  dhe burr i zgjut, ne nje interviste tek Arte qe pash para ca kohesh.

thoshte pak a shume, qe ai nuk donte t'i digjte etapat, por te bente nje karriere graduale, shkalle pas shkalle, gjithmone ne ngritje e perfeksionim.

 (nga morfologjia duket qe eshte tenor i lindur se ngjan si vlla me te gjithe tenoret e tjere me fame boterore, Domingon dhe nja dy latine te tjere me te rinj, ne aktivitet akoma)

Seç mu be zemra mal kur para 2-3 javesh pashe foton e Pirgut ngjitur me ate te Pacido Domingo e tij ne fq. 28 te Calendarit qe na dergon Met Opera (2012-2013 Season Subscriptions). Do performoje si Alfredo  ne krah te Placido Domingos i cili do performoje si Giorgio (Traviaten) ne 7-shfaqje (5 data ne Mars dhe 2 ne Prill). 

A doni me per Saimir Pirgun smiley

Goxha repertor ne faqen zyrtare.
Shume urime dhe suksese!

Tenor po, i pashem po, ca do me? smiley

Urime Pirgut! E shpalofte talentin kudo qe te performoje!

Urime! Talente te tille duhen promovuar qe te vene Shqiperine nen nje drite pozitive.

Po mos te ish kaq i pashem ,a do e vinte Opera Now ne kopertine?smiley

Talenti ja kalon bukurise! smiley

ollrajt smiley

Ky eshte edhe njeri shume i shkuar, me nji perkorje te mrekullueshme dhe nji sens miqesie, respekti e barazie nder koleg/e qe te mahnit.

Talenti i tij eshte aksiomatik. Eshte fakt qe edhe kur divat me te cilat ky ka lujt jane kritiku jo pak, per kete eshte bere gjithnje kujdes te thuhet qe s'kemi gje me z. Pirgu - flas per kritika prej verteti.

S'ka ca tjeter te kesh per kete artist vec respektit dhe admirimit. Kulturen, si florinin, edhe ne balte ta hudhesh, nuk humbet.

 gzim kulufeve

smiley

une e kısha degjuar Saimir Pirgun edhe si shume modest,pervec talentit.po ky qenka dhe shume bukuroshsmiley

 

Buzeqeshje milion dollarshe thuaj! smiley

po duket dhe nje cike i mirembajtur,tip zbardhje dhembesh,abronxature,etjsmiley

Nese s'i ka ne realitet (pse jo, xhanem?!), kujdeset revista qe tenori te dali sa me i mirembajtur smiley

po ky qenka dhe shume bukurosh

eshte minimalja per nje SOLIST. te jesh hunder dhe tullac, gungaç dhe xhuxhmaxhuxh, nuk te vejn solist po perfundon ne korr, sado talent te kesh. 

bile mendoj se nuk ke as talent kur je i shemtut.

Pavarotti Mister Universe ka qene

E di. Te duket shume i pashem ty? Ta krahasosh me bashkekombasit kolege te tij te asaj kohe, ma do mendja s'do kete patur shume ndryshim nga ana e pamjes - madje do kete patur te tjere goxha me te pashem.

Ky tjetri, shume i pashem?

Back then, ka kene si aktor hollivudit tek ajo fotoja qe postova. Ato ishin standartet e kohes. Lol

Mire, ti fiton.

As qe diskutohet qe fitoj une! smiley

 

Se harrova. Po te kishte qene jo i afte ne muzike, me siguri qe do kishte pase shume sukses ne kinematografi apo modelling e advertising. Trust me! smiley

gjemo, kush osht ky moj?

M´duket si Demir Hyskja kur ka qen i ri. smiley

Kreshnik i thone m'emer.

Domingo

pse, bill geits nuk eshte si debil nga pamja?

Une vetem nje shqise perdor ne lidhje me Pavarotti-n: te degjuarin, kurse ketij djalit mund t'i shtoja dhe shqisen e te veshtruarit.

Nga doli ky elbasanlli simpatik?! smileysmiley

Hmmm, nga Elbasani? smiley (e gjeta?)

Je i sigurte? smiley S'o degju Elbasani nojhere per popullsi mashkullore t'bukur. smileysmiley Mire qe po jua ndreq ky i çike reputacionin. smiley

Mutacion gjenetik. smiley

Po ti e the. E pate me hile? smiley

Je i sigurte? smiley S'o degju Elbasani nojhere per popullsi mashkullore t'bukur.

Pse s´e ke nigju at kongen e vjeter elbasonllie tine:

Djemte si sorkadhe,

vajzat si petrita,

Elbasan i bukur,

Elbasan.

Elbasanllinjte jane pak si thone fjales ... te ndryshem

Bravo djali! Yll e drite eshte si ne ze, si ne figure! smiley

Vjet a parvjet, kur erdhi per shfaqjen e Verterit, kendoi me Kamenicen, me pelqeu. Ka ze te ngrohte, jo bucites, por shume te kthjellet e te embel. 

qenka vertet alamet djali.Ishalla nuk asht elbasanlli deri ne fund hahahhah

Kam dëgjuar një podcast të tij në BBC më duket para disa javësh.Ishte kënaqësi ta dëgjoje dhe kur fliste.

kane perdorur kete foton 

12:42

Respekt e shume urime Saimirit! Sa me lart arritte! Ka qene i ftuar ne nje emision te TCH para nja dy vjetesh ne mos gabohem dhe mbaj mend qe me ka lene shume pershtypje prezantimi i tij. Rrezatonte miresi. 

Ehe, kshu thoni t'gjitha ju. smiley

Pasha neren s'te genjej. smiley 

Degjo, vertet, kishte komunikim shume te mire ky Saimiri. Me la pershtypjen e nje njeriu  plot vullnet, i mencur e me nje thjeshtesi te embel. 

Ah kjo ëmbëlsia, tha smiley

C'kerkoi shqiptarka ne shekuj? smiley

Hiç gjë smiley

Po ja, te bukur, ashu, te mencur e plot thjeshtesi te embel, jemi t'gjithe neve. Po si me ja bo qe doni Saimirin ju! smiley

S'te le goja ty, qe e ke farmak! smiley

Lol E paske nda menjen me duket! smiley 

Suksese te sinqerta. smiley 

brravo i qofte,e meriton,qenka dhe cun king.

Ore shume po e levdoni kete Pirgun. Ky me duket se e ka patur gjyshin ballist. Vura re se shume shoke qe kane qene krenaria jone, per te krijuar nje portret simpatik te vetes po tregohen syleshe. Armiku me i rrezikshem eshte ay qe harrohet. 

Keto Blendat qe kane lindur me 1999 pandehin se te keqinjat vijne nga Saliu. Duke mos e njohur te kaluaren lejojne dhe ndonje qe nuk meriton Peshkun. Prandaja para se te komentoni prisni se cdo te thote Monda. Se po na iken peshku nga duart.

 

Braho, duket qe ke qene operativ. smiley

Djale, operativ kam qene, jam e do te jeme. Se pa ne ju nuk do te kishit shijuar vitet e komunizmit. Dhe per kete jam krenar. Po me vjen keq qe disa nga drejtuesit ketu tregohen syleshe. Nuk ka nje bashkpunim te ngushte mes sekretarit te partise dhe zyres se kuadrit. Ka shoke qe te terhequr nga krijimtaria e tyre letraro-poetike, tregohen syleshe. Reagojne vetem kur preket komandanti. Bravo u qofte, por duhet te jemi gjithmone vigjilente. Ka disa ketu qe u duhet mbyllur dera. Ja psh ai kushuriri im brahimaj qe shkruan me ironizime. Nga fisi yne vetem ata kane qene me Ballin. As i kemi folur, as i kemi pare. Na e ka lene amanet babai, me ata na ka thene, nuk duhet te lidheni asnjehere. Tani ata perfitojne nga syleshria jone dhe hedhin helm poshte e lart. Sikur cdo njeri ta fillonte nga vetja nuk do lejoheshin elemente te rrezikshem ketu ne peshk. Po kujt i thua?

 

 

Shoku B, rrofshi per vigjilencen smiley. Jeni ju, pa jeni ju. 

O mi none mi noneee, thashe mos bone t'pabomen! smiley

Urime Pirgut. Na nderon te gjitheve!

zeri i sa i mirit ka te beje me esmerllekun me sa duket!se nuk besoj ta kene fotografuar direkt mbas 2 muajve plazh

Suksese Saimirit!

ehh artistet me auran pozitive, me punen qe shkon ne harmoni me gradualitetin, me talentin qe perbehet prej nje materiali qe nuk ndryshket , sidomos aty ku meritokracia gjithsesi eshte lider do ia dalin ! Bravo Saimir ti je shembull qe frymezon! Suksese te metejshme jo patriotike por thjeshte humane packa se jetojme akoma ne menyre sporadike tek konceptet e kopeve nacionaliste 

ju kopete kozmopolite pse nuk i uroni sukses ndonje kengetari portugez apo paraguajan ,por nje shqiptari?

nuk e bejme sepse duam qe te kete dhe komentues si puna jote ..ketupari. Kush te garanton se ne nuk bejme komente ne youtube, ne facebook, ne veevo etj etj  per artiste portugeze, amerikane etj ..sorry ketu eshte ppu  ti shef nje pjese te asaj cka komentojme ne kozmopolitet pjesen tjeter mund ta shofesh dhe tek seksioni   trallalaja qe po degjon tanim smiley

ju sikur ju ka klonuar kryetari i kopese(nje fatossmiley)

po te pakten a ka patur rezultat apo jeni akoma si hysen smileybolt-ismiley

La e me la Saimirit smiley

P.S. Dicka nuk shkon ne kete teme...ka shume pak grindje nderpeshkiste.

Mungon njeri ,prandaj

Te vjen inat qi barku jot eshte me i bardhe se fytyra e Saimirit? smiley

Jo,madje jam kundra nxirrjes.C'te bej qe kur notoj me kap ai i shkreti diell !

Sala 3 ore ne uje dhe prape i bardhe ishte.Cfare kremi perdore ai ?Di gje?smiley

paste rroje perdor smiley

Kam degjuar ne youtube intervisten e Saimirit me Rudina Xhungen (1 ore e 25 min) dhe ....ia boft zoti hallall, transmeton shume energji pozitive dhe shume i thjesht. Respekte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).