Kristo Papa, deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një.

“Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, – u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek. 

Shumëkush mund të thotë se “ai është një ekstremist” dhe këtu nuk ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë “ekstremist” shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një propagandë të tillë: ta zëmë të bënte tubime e të thoshte që Filati e Paramithia janë tokë shqiptare. Propaganda e deputetit grek arriti deri në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar. “Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar”, – deklaroi Kristo Papa. 

FJALA E PLOTE 

“E kaltër me të bardhë, siç i takon Aristotelit. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë. Të jeni të sigurtë se, pavarësisht se Nëna Greqi dhe pushteti politik janë bukëshkalë e nuk i mbrojnë djemtë e tyre dhe helenizmin, të jeni të sigurtë se disa, me mendjen e tyre, pavarësisht se janë nëpër zyrat e Athinës, do të jenë gjithmonë në mbështetje të Vorio-Epirit. Dhe të them edhe një të fundit: Themi të gjithë për Vorio- Epirin dhe shumë mirë foli edhe kunati i të ndjerit Aristotel. Por nuk ka Vorio-Epir, Epiri është një. Vetëm një copë ka mbetur e skllavëruar dhe jo e lirë. Është në dorën tonë që të mbajmë këto Termopile. Mbi të gjitha jeni ju të parët, që jeni vendas e që jetoni këtu, që keni gjithë këtë presion të institucioneve shqiptare. Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar. I paharruar qoftë kujtimi i Aristotelit! Qoftë i pavdekshëm, vdekja nuk llogaritet. Një është Greqia, për Greqinë luftojmë. I njëjti mesazh është edhe në Qipro, në Qipron tonë të skllavëruar. Mbi këtë varr duhet të betohemi për atdheun tonë, për fenë tonë, për idealet tona. Rroftë Greqia!”

Thimi Samarxhiu

114 Komente

Dhe arriti Kristua ta mbaroje kete fjalim?smiley

u lumte ,kur gjejne njerez te shitur e budallenj ketu ne Shqiperi.

ne nje vend pa shtet kjo eshte mese normale

jo, jo, ky nuk eshte kaos. eshte e pamundur qe te zezat ne shqiperi te jene rastesi ose pasoje e inkompetences profesionale. nuk ka gjasa!

ne po kerkojme dizenjo hyjnore neper persiatje filozofike koti... dhe nuk shifkemi dot qe kjo eshte pa diskutim e dizenjuar qe shqiptareve tu qihen memat me themel!

e pabesueshme! palo popull!

Kjo qe po i behet Shqiperise nuk ka mundesi te jete rastesore.

E pabesueshme!

Ku jane dhimokratet skipëtarë qe ta mbrojne vatanin nga greku? Apo per keto nuk ka nevoje te merret qeveriu se Himara e ka qeverine greke qe perkujdeset per interesat e popullit te tij. Rrofte Sali Greko Berisha!

prit se po aredojne vilen ne Vlore. Sa te ven divanet ne vend edhe tutje..

ah po, po...

dmth ka sira puna, e?

jemi popull me tradita nà dhe nderin e lezetin e bejme deri ne fund.

Mire nderin po edhe lezetin? smiley

Mos u habis, gjera qe ndodhin.

Dhimokratet skipetare po bejne kerkime ne arkivat e Beogradit. Po kerkojne faturen e shitjes se Kosoves nga komunistet gjakpires!

luhet parja e modhe shum, Ron. pun t'fella.

pa u sqaru mukja, s'mun t'bojm gjo per kto t'himares. ca t'i besh.

pa u sqaru mukja   smiley

smiley

Po Masakra e Mitrovices , po Lufta per Clirimin e Camerise nga Xhafer Deva smiley Po kryefytyrndyresira anti shqiptare qe i ka humb Kalemi dhe s'po rishkru dot Historine me B..ir Historite ??? Po Partia e Legalitetit qe perfaqeson te GjiFe Skypnien e te GjiFe skypetaret SOT nepermjet keshilltarit te Mbretit ne Presidence ? Po pse mund te behet gje pa sqaru sa te rene qene ne LII ??? Ka dava Janina po akoma nuk eshte sqaruar problemi i A.Pashait se nuk dihet sa ka vrare smiley

Ore atje duhet te vihet si POSTULAT ne cdo kthese Rruge e ta ngulisin mire e pergjithmone Shqiptaret kur kalojne ndryshime te thella ....Qe te mos Gabojne asnjehere ne jete te Jeteve te Mashtrohen nga Delnxhij ,Kusare e Bandite si Grupimi Berishes ...

Po kur Dimer del Behari....................  ose Dhjerokracia e Jozefperckes

S'ka si zjarri ..................................... ose Vilat ne Vlore

kishe bo letersi te madhe ne nji ven!! Iu nigju zoni deri n'washington - kemi njonin atje qe kur lexoi Fabulen TUAJ te fundit "Azreti Nastro dhe Lopa" i hipi nje e qeshur qe gjesh ma theu Receptorin. Ymer, Ymer, tha smiley

nejse, po ai ali pasha diktator i modh paskesh qen, mer jahu!

Po ja keshtu , me pak llafe kuptohet shume si psh ...po nuk u sqaru Mukja smiley

Po lene Ali Pashen ti se akoma nuk ke marre vesh qe Skenderbeu ka vrare edhe ne Itali .... Ka dale nje teori e re tani , dmth me numra duket mbrapa , po edhe si germa mund te kete para smiley Shkurtimisht po ta CqAroj.....Thote psh ne kohen qe Sulltani te fuste Hurin ne Sume ka mejtim te mendjes qe ...Perse ne te benim si ata ? Perse nuk kishin njerez te mesuar dhe te parashikonin qe do vinte koha soom qaresve ? Dhe keshtu do dilnim Komb Hunjdashes e  Paqesor .Mirpo del se ka vrare Intelektualet ! 

Mendje mendje kjo Dynja . Jane shtuar aq shume sa s'ka kandar qe i peshon .Kane ardhe lloj Hunjsh e Kokosher qe kendojne me sabah -sabah ,sa nuk del as Plehu me si skene  .Po ka nje Justifikim...  se si i tha ajo asaj qe Gjesh ( tm Emi smiley i binte te fiket : 

Cke qe qan kaqe me te madhe  ..Nuk  u shua dynjaja per ...

To ta qaj moj to ta qaj se  rr..cka  ---- rr ..ckes nuk i ngjan ! smiley

Po nuk u sqaru Mukja???

Qenkeni mrapa ju mer cuna. Muken e kan sqaru me kohe. Tradheti mer tradheti ka qene. I fryn ne vesh Enverit jugosllavet edhe e prishi, qe ju prishte fara ishalla. (theks te forte te ll'ja).

Po Masakra e Mitrovices

Ka qene e Tivarit - po kush po i ve re detajet. Rendesi ka te jete balle kazani e t'i beje rruazat varg smiley

+1

Po per qejf tat c'beri e Tivarit e c'beri e Mukjes smiley Biles po te gjesh ate qe i kane rene vijat po i ka mbete kaka ta lexon me drejt smiley Se mos me gje3sh kabim edhe per Xhafer Debven

Se mos me gje3sh kabim edhe per Xhafer Debven

S'kam nevoje te t'a gjej gabim une jo, t'a gjen vete ai lengu i kthjellet si uji smiley

Kujt i kane rene vijat o-idris-o?

Ja e gjete sapo pejete smiley

Po me behet qejfi se ke fillu flet normalisht ca kohe .U bene ca raste qe dukesh qe ke shkrim e kendim .Tjeter gje qe po u hap njehere zor te mbyllet ...megjithse e ben  vrimen sa nje Gjemb smiley . Si i thone Elbasanlijte ...ha re mo, pse tremesh , ni e pickume Pleshti eshte ...pranaj i rane vijat kakes , se e regjistroi Kristi smiley

Cer kane perdor per tu fut ne arkiva? Passin e vjeter te NMT*?

*grasias PF

pse i ngaterron gjerat - demokratet jane ne veri, greket s'eshte problemi i tyre smiley 

Po si s'ka asnje reagim nga Ministria jone e Jashtme? C'behet keshtu?! Kur greket duke dhene shpirt , japin te tilla deklarata, vaj me det kur jane me esellsmiley

Jane me pushime deri ne fund te gushtit. Sa te hyje shtatori do fillojne me seriozitet nga puna, dhe do i marrin me radhe, sic dijne t'i bejne vetem keta.

Ah ti thua qe i kane kapur pamendje . Se po ta kishin ishte bere njera.

Po ti dergojme ndonje shenim ketyre mediave te huaja se ai vend eshte bere per te qare hallin.

Mediat e huaja s'kane pune ne kete mesele, perderisa "ne" i kemi thene grekut bujrum je ne shtepine tende, bej si te doje kokrra e qejfit. 

 “Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar”, – deklaroi Kristo Pappa

Kulmi eshte se, keto deklarata shoviniste ,behen ne perkujtimin e 100 vjetorit te pavaresise sone.Dhe ne vazhdojme e kercejme e kendojme krenare qe jemi shqiptar.smiley

Kjo e "Grekerve te zgjuar" se si me duket.. mos na e ka me te futur more.. kujt i thote ky Grek i Zgjuar.. mos i thote Genc POLLOS dhe Arben IMAMIT apo Tritan SHEHUT

ka ndonje te dhene  nese ka patur ndonje zyrtar  nga shteti shqiptar  ne kete ceremoni?  p.sh  kryetari i bashkise se Himares a ndonje tjeter?

Cuk. Flitej per kunatin e "heroit grek", qe ishte pjesemarres ne kete deklarate. Me koken lart dhe gjoksin perpara sic i ka hije "skipetarit" ka pohuar fjalet e ngrohta dhe te perzemerta te Kristos.

po, diku lexova per kete kunatin qe quhej ''Mondi''   e kishte mbajtur nje fjalim ne emer te familjes....

por pyeta per zyrtar shqiptar.. ndonje debutet i te drejtave te njeriut, apo kryetari i bashkise,  komunes.. po  Vasil Bollano?  

 

shiko, nje grek  aq me teper nje ekstremist , mund te thote dicka ne token tone.OK. edhe prirtet...   por puna eshte nese aty ka qene  i pranishem nje nepunes i shtetit shqiptar, dhe nese po.. ç'pergjigje  i ka dhene?  kjo eshte me e rendesishme, per mendimin  tim.

Mua s'me duket normale qe nje perfaqesues i nje partie politike, sado non grata te jete ky ne vendin e tij, fakti qe ai arrin te thote deklarata te tilla eshte shqetesuese. Kjo le shije te hidhur. Ja ben muuu qe vendi eshte bere si han me 100 porta dhe s'ka nje zot qe te kontrolloje c'behet ne vendin dhe me popullin e tij. 

nuk thashe qe eshte normale.. thashe qe nuk  me habit te kete thene  dicka te tille.    aq me teper:  nuk eshte hera e pare qe ne Himare degjohen deklarata antishqiptare ose progreke...  qofte nga zyrtare grek por edhe himarjote...

 

por i meshoj faktit  nese ishte ndonje zyrtar shqiptar i pranishem sepse:  mire ai e tha.. po pergjigje mori... nese jo, atehere une e kam inatin kryesor me shqiptarin, pastaj me grekun.

Ate e thashe une lol...nejse se po shprehim pak a shume te njejtin shqetesim. Dhe une me keta timet e kam qe rrine si hunj hauri edhe s'bejne asgje.

Belul , pse ku e mendon se do kene qene futur zyrtaret e ketij fare shteti, ne hale ne ato sahate kur ky pizevengu monarkofashist, na tundi... koqet... neper "shtepi" ?

Duke bere not per syrreti inxhihan, apo gara kanatazhi, thua, te kene qene ?

Mosqofshin e mos befshin me  hije mbi kete dhe, Insha  Allah!

Dont panic! Em. këta janë qen që janë zgjidhur nga zinxhirët, dhe nuk i bëjnë dot zap në mes të Athinës, lëre më në Himarë. Po kjo s'ka të bëjë as fare me detyrën e autoriteteve shqiptare për një notë proteste, dhe shpalljen e këtij bobit non grata. 

 

Pa ndihmen e strukturave te pushtetit qendror dhe lokal, ai greku s`do te fliste ashtu, mirpo persa kohe kemi pushte-tar te shitur, per aq kohe do hidhet vallja greke. 

Epo tani 300 Evro ne muaj nuk do ti hedhin kot greqerit, apo jo? BQ ka nje çmim, 300 Evro. Kete greket mund ta bejne ne disa zona te Shqiperise, sepse mund t'ja lejojne vetes.

Ne Vlore psh po te guxonte lol do ta linçonin ne vend. S'po them bie fjala ne ndonje Bathore apo Mamurras. Ohi ohi, do te dilte deklarate ne video si peng ku kerkonte falje dhe do te deklaronte, qe stergjyshi ka qene jevg i ardhur me ushtrine osmane ne Greqi. Dicka e tille smiley

deklarate ekstremisti??

pse jo-ekstremistet cfare deklaratash kane bere?deputetet e nd qe qeveris apo pasok-t qe qeveriste te njejta jane.po si mos ta quajne toke greke kur qeveria shqiptare,pa pyetur askend i quan ''pakice'' kombetare.kur qeveria shqiptare peruron shkolla greke ne himare,kur kryepeshkopi i qeverise e quan hero.greket bejne se gjejne.ata jane te organizuar dhe kane strategji.dhe pika kryesore e strategjise se tyre eshte percarja brendashqiptare(jug-veri).  pasi e pane se kete pune mund ta bente me mire S.B e bene kryeminister ne 2005-n.ky e ka lene administraten ne qarqet korce-gjirokaster ne duart e konsullatave greke. keshtu qe ata e kane fushen e lire dhe bejne si te duan.

po opozita smiley tha gje !

duhet qe ata te mos flasin greqisht me njeri-thetrin qe qeveria mos t'i konsideroje si pakica kombetare te huaja.

ça te beje qeveria, aq me teper qe jetojme ne demokraci, ne europe, ku pakicat jane legjion, etj. 

pra varet nga himariotet puna dhe jo nga ne te tjeret. 

Po ENVERI i dinte keto qe thua zotrote ????? sa injorant paska qene e dija une e dija !!!!

jo mor jo se qeveria po te doje e kar lepurin me qerre.edhe ne zonat (e greqise) perreth kufirit me shqiperine shqip fliste mileti.por tani nuk flasin me,pervec pleqve. po ashtu edhe ne mal te zi ,serbi e maqedoni.jo vetem qe u lejua asimilimi i shqiptareve jashte shqiperise ,por po lejohet edhe brenda.greqishtja ishte gjuhe e kishes per shume arsye qe nuk eshte vendi ti themi.kjo nuk do te thote qe meqe nen P.OSMANE shqiptaret e krishtere mesonin greqisht ,duhet per inerci te bejne te njejten gje edhe nen shtetin shqiptar.  labet e krishtere nuk jane grek.pastaj keta po hapin shkolla greke edhe ne korce qe nuk kane folur kurre greqisht.dogma greke se cdo ortodoks eshte grek eshte pranuar ne heshtje nga qeveria zezake shqipfolese, ne kembim te mbeshtejes per pushtet.

himariotet nuk jane asimiluar per aresye FETARE (bile jane shqiptare qe ruajten gjuhen greke vetem per aresye te besimit te tyre fetar siç ka po ashtu mjaft shqiptare te kosoves qe flasin akoma turqisht ne shtepi).

jane te rrethuar nga labet muslimane te cilet mund t'i konsideronin si turq (siç konsideroheshin dhe muslimanet ne veri te vendit nga kauret). 

kur doli nga rilindasit parrudha : feja e shqiptarit eshte shqiptaria, doli pikerisht sepse shqiptaret po e humbnin kombesine prej dasise fetare. 

 

IK MORE INJORANT se le koqen e namit.

Kurreshtar,mund te na thuash se ku e ke gjet literaturen,  te ciles besoj se i referohesh? Puna eshte  ta mesojme dhe na , "te tjetert", nga Ju, qe e  dini kaqe mire!

Degjom dhe  mua nje llaf, se  mase dhe nuk  e kam ligesht. Ne Progonat, ( e ke degjuar more, ku bie) ka nje shulle  te terin, me mure te rrezuar e mbetur dhe ca me kembe.Atij shulleri i thone edhe sot e gjithe diten "Shulleri i  Dhime"E di ku ka dhimaj? Bilez dhe sportiste,  e depudete  te grekut sot? Ne Himare  dhe sa te duash.Gjen dhe ne Athine, por  Jane greko-progonatas 24 karad.Ka disa familje ne kete fshat, si Mingajt bie llafi, merr vesh, qe jane kusherinj, anej na na, i thone dhe gjak, me... Bollanajt e Himares.Ka qene familje e mire shume Bollanajt, por duke e ditur se ajo e shkrete ka shume damare, ja qe dalin edhe harremseze...

E  dhe nje çike  me tutje  ta ngas, me sa dhe kam kenduar.Ne regjistrimet e bera prej pushtuesave osmane, ne vitin 1417, ne Progonat, nga 180 shtepi te ngrehura, gjeten vetem 6 familje..! Kishin ikur tutje asaj Himare..!

Dhe turqit i regjistruan si mukufe  ato  prona...(Naj dhe nuk para i  kthen Saliu  thone)Te me besoshe mua, duke te bere  be, se ata  fshatare progonates, nuk dinin asnje llaf.. per be ..gerqisht...

Megjithate,  nuk te shterngoj te ndryshoshe  menim.Mba tendin !Une nuk e ndryshoj per vehte.

nuk te mora vesh asnje llaf per nder. 

E di  e di! Ku arrin dot  ti  te marrish  vesh.....Te  duhen vite

Une per nje gje jam kurioz. Sa jehone kane keto deklarata ne shtypin dhe ne opinionin grek? Sa rendesi i jepen?

keto deklarata ne shtypin grek nuk kane rendesi te madhe per nje fakt te vetem.

dhe fakti eshte se ky papa nuk tha asgje me shume se ato qe thone te gjithe politikanet e te gjitha partive(me perjashtim ta p.komuniste).pra duke qene se te gjithe te njejten gje thone ,nuk perben lajm.

lajm ne greqi do te kishte qene ne qofte se nuk do kishte thene ato qe tha.

Une te pyeta per te kunderten por gjithsesi e mora pergjigjen. Dmth eshte deklarate per perdorim te brendshem, qe t`u krefosin gjoksin katunarve. 

Po pse me perjashtim te p.k? Mesa kam degjuar ata te PK jane si keta evigjitet e arte.

nga te rezulton deklarate per perdorim te brendshem? ceshtjet kombetare ne greqi konsiderohen serioze dhe nuk para perdoren per konsum te brendshem.pikerisht per kete arsye nuk u behet jehone e madhe kesaj deklarate apo edhe te tjerave qe kane bere politikane te gjitha partive ne lidhje me kete teme.pra per ta eshte deklarate pak a shume standarte,prandaj nuk perben lajm.

p.k me agimin jane ne nje linje per qendrimin kundra b.e-se,por ne qendrimin ndaj te huajve dhe ceshtjeve kombetare jane skajshmerisht te kundert.

Une them qe keta te marrin nje kosor e te fillojne te krasisin pak shkurret anash kufirit me Shqiperine. 

Nje artikull i 1986 i botuar ne Xrysi Avgi, ne faqen e pare.

I titulluar: Greket & Shqiptaret Nje komb,Nje race,Nje atdhe smiley

 

Nje studim gjenetik qe ka bere nje universitet amerikan dhe ma kane nisur me email,del qe shqiptaret,greket dhe italianet jane shume afer me njeri-tjetrin dhe korrespondojne te jene te pakten 1500 vjet ne trojet e sotme.

Ndersa serbet e sllavet e tjere jane grupe te tjera gjenetike qe nuk jane fare afer me shqiptaret greket e italianet.

Nese doni mund tja u nis studimin dhe po te doni ta parktheni dhe ta botoni bejeni se eshte interesant,pasi flet per cdo vend te europes.

Fute nje link se nuk duket ne terezi ai 1500 vjetshi. Se ate me siper ne greqisht nuk di ta lexoj smiley

sipas dates se laboratorit gjenetik i bi te kemi ardhe vetem 3 dite  perpara serbve. 

Jo ai thote qe jane mbi 1500 vjecare.

Me falni,por jam i mendimit qe nese do ti tregojhej vendi ketij ekstremisti,pra te largohej me force nga Shqiperia,greket e himares do te benin demonstrata,qeveria greke do te bente nota proteste pershkeljen e te drejtave te minoritetit grek, dhe zevendesi i  Bashkim Zenelit ne opoziten shqiptare do ta akuzonte qeverine per fondamentalizem islamik,sic ndodhi ne 1994 apo e harruat?

Nese do ti tregosh dhembet dikujt duhet te jesh i sigurte qe ke shumicen ne anen tende,ndryshe e peson si ne 1994en.

Himariotet,duam apo nuk duam ne jane greke ,pra ato 3 fshatra.Nese flet greqisht ne shtepi per mua je grek,sic jane shqiptare ato 4 fshatrat e tjera te Bregut.

Si fare e keqe qe jane,himariotet greke spiune te zellshem te Enverit dje dhe sipune te zellshem te Asfalias sot,kemi vetem nje zgjidhje qe te shkulet keto vemje nga toka jone dhe kjo nuk eshte zgjidhja e forces.

Nuk na duhet fare,tu mbushim mendjen atyre qe jane shqiptare apo greke,se ata e kane mbushur mendjen vete ne favor te Greqise,por me mire urte e  bute tu blejme shtepite me hir a me pahir dhe avash avash nuk do te kete kllira te tilla ne token tone.

Sa per te ndjerin,ka qene nje nga aktivistet me te medhenj kunder shqiptareve,keshtu qe mos tu vije keq qe nuk jeton me nje antishqiptar i perbetuar.

Ke te drjete qe ata jan bere grek tashme, dhe kete TURP TA MBAJNE ME SHENDET NE JETE TE JETEVE. Por per te tjerat ja fut kot. Atyre ju ja dhene tokat e bregut o zotni. Kan bere kuvend de kan bere be qe kush grek shet toke ne shqiperi denohet me vdekje, vetem do blejne dhe do perfitojne duke korruptuar qeverine tone syleshe te mbushur me antishqiptare. Nga argat po kthehen ne zoter de fakto dhe de juro te bregut te Shqiperise.

Po,mor po se nuk jane aq trima sa thone or aman,se ja u beri Enver Hoxha tete me dy,tere spiune te tij i beri.

Ato toka do te shiten duan apo nuk duan kllirat greke dhe po shiten,Ata kane ikur ne Greqi dhe bijte e tyre te lindur atje dhe te studiuar ne Athine apo Selanik nuk do te jene aq te lidhur me Himaren,kur tu ofrohet shuma e duhur.

Koha po punon per shqip[taret dhe kete e dine dhe fqinjet prandaj jane coroditur fare.

Ka shume Bythpalare qe flasin Greqisht ne shtepi, kam dy komshinj..vertet, burri e ka emrin Myrteza flasin me nusen dhe femijet ne  Greqisht sapo jane kthyer nga emigracioni, si thua ti duhet ti konsideroj Greke ??

 

d.m.th petro markua eshte grek sipas teje?

Jan shnderruar pa kthim tashme shumica e tyre dhe kete TURP DO TA KENE ME VETE PERGJITHMONE, se aq ceket e menduan.

shqiptar, me ty, me   te vjetrin e kam.Kuja  i thone greket... paloanthropos, por edhe paloallvanos, ?

Jo sipas meje po sipas nipit te tij Stavros Markos.Nese ke mundur ta lexosh tani e ka emrin Stavros Markos.

Beteja insitucionale shqiptaro helene
Nga Stavri Marko - Javën e kaluar, në Tiranë u thirr një simpozium I dykahshëm, një tryezë e rrumbullakët me eksponentë të medias dhe politikës në Tiranë dhe Athinë.Ishin të ftuar ministri i jashtëm Besnik Mustafaj si dhe ambasadori I grek në Tiranë Kostantinos Kokosis. Sipas mediave, qëllimi i simpoziumit ishte “krijimi i një klime të shëndoshë të marrëdhënieve shqiptaro greke në kushtet e një politike të re rajonale”. Por atë që munda të kuptoja nga informacionet e shumëllojshme por aspak të koncentruara ishte një luftë e heshtur institucionale mes Tiranës dhe Athinës. Edhe sot e kësaj dite ende nuk e di kush e ka iniciuar këtë takim, pasi lajmet ishin kontradiktore, disa thonin për një Institut Komunikimi nga pala shqiptare me Drejtor Piro Misha dhe nga ana tjetër, Instituti i marrëdhënieve ndërkombëtare të Greqisë ELIAMEP në bashkëpunim me ambasadën greke në Tiranë. Por si edhe shumë raste të tjera, mesazhet e këtij simpoziumi ishin të interpretuara nga media si mos më keq, hera herës kishim të bënim me diversione dhe mendime të kundërta, hera herës simpozium miqësor dhe të tjerët luftë shifrash dhe statistikash, gjë që më shkon për shtat të them se “asgjë nuk u tha konkretisht si mesazh për opinionin e dykahshëm apo grupet e interesit komunitare”. Fillimisht lexova Sabri Godon në një të përditshme shqiptare, që i kërkonte shpjegime prej katër pikash në atë tavolinë përfaqësuesve grekë, gjithashtu një tjetër e përditshme pretendonte se ishte më e sakta dhe shpjegonte statistika të Institutit Piro Misha, të cilat me sa kuptova i referohej opinionit shqiptar në lidhje me Greqinë, si dhe shtetet e tjera të rajon. Po ashtu nga ana tjetër pala greke paraqiste opsione të kundërta (këtu dua të theksoj se të ftuar grekë ishin dy analistë gjeopolitikë sipas shtypit të ELIAMEP si dhe një gazetar i një gazete të majtë në Greqi). Në këtë rast më duhet të shtoj se nuk pashë gazetarët grekë të Shqipërisë të cilët duhesh të debatonin me kolegët shqiptarë, ashtu sikundër pashë disa politikanë të ashtuquajtur grekë në Shqipëri, për të cilën as që nuk u dëgjua një fjalë të kenë shprehur në këtë simpozium dhe ende nuk e di se pse duhej të ishin atje. Pra e thënë me pak fjalë, simpoziumi mu duk se ishte një turbullirë dhe jo kaltërsi, përderisa nuk arrita të kap esencën e debatit. Por ajo që më shqetëson më shumë janë statistikat që një kolegia ime i kishte përmbledhur në këtë tryezë. Fjala është se çfarë mendojnë shqiptarët për grekët? Dhe përgjigjet ishin: Anketa e Institutit të komunikimit thotë: • Greqia, e para si e preferuar • Ortodoksët 1/2 • Bektashinjtë 1/18 • Myslimanët 1/25 • Katolikët 1/25 Me sa kuptoj nga studimi, na del se së paku gjysma e ortodoksëve grekë nuk e dashkan Greqinë!!! Kjo gjë më rezulton një përrallë pasi ortodoksët që nuk e duan Greqinë, janë një pjesë fare e papërfillshme ose inekzistente, përjashto intelektualë si Piro Misha që është ortodoks por që preferon të favorizojë një shtet tjetër të Evropës se sa Greqinë ose e thënë të tipit “Fanolista”. Z. Misha ka frikë se mos ortodoksët në kombësinë e tyre një ditë do të shkruhen të gjithë grekë. Atëherë kjo u takon atyre të shprehen dhe jo z. Misha i cili në këtë rast bënë zëdhënësin e shtetit shqiptar. Mos gaboj këtë e ke të shkruar edhe në sitin mbi Shqipërinë nga Departamenti i Shtetit por edhe pse ke bërë një vizitë në Uashington në “Vestern Policy Center” Po ashtu më duhet të them edhe për bektashinjtë të cilët sipas studimit japin 1 ndër 18 vetë gjykim pozitiv për Greqinë. Shifër false. Gati 70% e popullsisë së bektashinjve (këtu duhet bërë një klasifikim, kë të marrim për bektashinj, labët që janë komuniteti i madh i dytë emigrante në Greqi pas grekëve etnikë apo komunitete të tjera në Jug të Shqipërisë) janë emigrantë dhe punojnë në Greqi. Mendoni vërtetë se 1 ndër 18 prej tyre nuk e duan Greqinë dhe preferojnë një vend tjetër? Do të thoja të kundërtën. Thuajse të gjithë mendojnë se në vendin e tyre ata rraskapiten, paguajnë para të shumta për certifikata, pasaporta, gjoba për policët e rrugëve, nuk regjistrojnë dot fëmijët e lindur në Greqi, probleme me prona dhe gjykatat shqiptare, pra heqin të zinjtë e ullirit dhe kur i pyesin se si janë ndjerë në “atdheun e vetë”, menjëherë të përgjigjen, “sikter të iki një orë dhe më parë, ky vend nuk bëhet”. Ndërsa për sa i përket muslimanëve dhe katolikëve që nuk e duan Greqinë, ajo është në ndërgjegjen e gjithë secilit ta përcaktojë por z. Artan Fuga duhet ta dijë se sot më afër ortodoksëve qëndrojnë katolikët se sa muslimanët edhe për faktorin ndërkombëtarë në një kohë që edhe vetë vizita e Papës në Stamboll ka të njëjtën mesazh, bashkimin e dy kishave kristiane. Në se ky studim është bërë në ndonjë provincë verilindore të Shqipërisë, atëherë nuk duhet të mashtrojmë në opinion, pasi faktet tashmë thonë të kundërtën edhe me filozofinë evropiane. Studimi i prezantuar nga Artan Fuga jep preferencat pozitive dhe negative për fqinjin jugor Anketa, grekët i duam se janë në BE Politikisht Greqia preferohet e treta pas Turqisë dhe Italisë – thotë Fuga.. Por kjo vlen për një spektër të caktuar elitash në veçanti në këndvështrimin gjeopolitik të Shqipërisë. Grupi i interesit që përfaqësoi në këtë simpozium pala shqiptare thuajse është e drejtuar në këndvështrimin Italian në krahasim me Greqinë edhe pse shumë prej tyre vizat i marrin në ambasadën greke!!! Pro mbi të gjitha, këto shifra më bëjnë të kuptoj për një ekzaminim të gabuar të gjendjes religjioze në Shqipëri, ku një studim i personazheve të mësipërm rreth fesë në Shqipëri, gjeti kontestime të shumta veçanërisht prej Kishës Ortodokse, aq sa edhe u kërkua ndjesë publike. Pra statistikat e paraqitura në tavolinën e rrumbullakët, ishin jo transparente, duke shtuar gjithashtu edhe kushtet që i parashtruan në marrëdhënie bilaterale Godo dhe Xhufi, si dhe të pranishmit e tjerë, analistët shqiptarë. Ndërsa, grupi i interesit që përfaqësohej nga pala greke, nuk u pasqyrua si kompakt veçanërisht pa përfaqësues të medias të cilët duhet të përballeshin me problemet që i parashtroi pala shqiptare në mënyrë te konsoliduar.
 

qe ajo zone eshte nen presion te madh grek kjo nuk diskutohet.por ne kete rast cili do te duhej te ishte qendrimi i shtetit shqiptar?braktisja e kesaj zone apo shtimi i pranise?

perse ne ate zone nuk ka sinjal telefonik dhe televiziv shqiptar? nuk eshte ne kete rast qeveria shqiptare bashkpuntore e ''agimit''!

Nuk e besoj,se qeveria apo shteti shqiptar do qe te ike ajo zone,pasi ajo zone nuk ka per te ikur,ndryshe hyn Italia ne mes sic hyri ne 1914,por edhe Amerika nese ceshtja behet me e madhe.Edhe vete ambasadori grek u tha troc himarioteve te integrohen ne shoqerine shqiptare dhe atje ti kerkojne te drejtat e tyre.Edhe sot kartat dhe dokumentat ne shqip jane atje.Edhe flamuri ne bashkine e Himares eshte ai kuq e zi.

Gjeja me e mire eshte te rrime urte e bute e plot tigani dhe jo ti vrasim se behen heronj kot dhe ne nuk na duhen heronj himariote greke,sic bene ata idiotet e Vlores dhe na dhane nje antishqiptar si Guma hero si peshqesh.

Thashe ,bijte e tyre te lindur e rritur ne Greqi do te shesin pronen kunderejt pageses se caktuar,ose do ta qepin gojen.

Ka filluar qepja e gojes qe me ardhjen e Jorgo Goros ne krye te bashkise.Se shpejti do te vije dhe shitja e pronava,avash avash.

P.S edhe kur kishin sinjal televiziv ata nuk shikonin Shqiperine por Greqine.

Per mua ata jane ceshtje e humbur dhe duhen prere sic priten metastazat e kancerit,por jo me operacion,se ashtu nuk kemi fuqi,por me kimotherapi,pra me bjerje shtepish qe do te filloje besoj pas 10 vjeteve.

Kot po te pyes: Nga e di ti qe Guma ishte antishqiptar, apo futja kot  ?

Ne fakt, nuk po te pyes kot, se e njoh fisin e tij.

Dhe une jam himariot nga origjina...

U publikua me te madhe sikur u vra nga ata djemt Vlonjate sepse kishte bere llafe me ta per pune Shqiperi-Greqi.

Dhe kjo te ben te arrish ne konkluzionin qe Guma ishte antishqiptar ? Me duket shume naive...

Ata djemte vlonjate, prindrit e te cileve i njoh personalisht dhe me vjen shume keq per ta,  sikur thane qe ishte aksident. Po te ishin burra patriote qe e donin kaq shume Atdheun, le ta deklaronin pse e vrane.

Fakt eshte qe ka patur grindje per arsye gjuhe. Aristotel Guma qe u vra fliste keq shqip, dhe kur fliste njerzit qe nuk e njihnin qeshnin. Per kete arsye atij i vinte zor te fliste shqip...Dhe djali im ketu ku jemi e flet shqipen ma gabime. Kur shkojme ne Shqiperi heziton te flase shqip perpara te panjohurve, sepse per ndonje gabim mund te qeshin me te. Mos do te thuash qe im bir eshte antishqiptar ?

Per gjyshin e atij djalit, Gumes, qe quhej dhe ai Aristotel Guma, ka patur dhe ka respekt gjithe Himara, Vlora e me tej. Fakti qe dikush prej fisit te tij, perdoret per interesa apo per naivitet nga politika nuk te jep te drejte te vesh etiketime "futja kot"

Une nuk thashe "kjo eshte arsyeja pse sot nuk eshte gjalle" as nuk thashe qe po ishte antishqiptar - une te thashe cfare u trumbetua nga media dhe pala Greke. Une s'njoh as njeren pale as tjetren, as atje nuk kam qene qe te te them me siguri cfare ndodhi. Dhe cfaredolloj arsyeja, nuk me vjen aspak mire qe iku nje jete njeriu.

Djalin t'a kesh me jete.

Rrofsh dhe ti. Mbaresi e shendet.

Bubi, ne se je vertete aneja, duhet ta thuash qe  familja e tij ka qene dhe besoj eshte shume e mire.Asnjehere antishqiptare...Tjeter pune se i shfrytezojne "rrembimet  e te rinjve", ...ndoshta dhe rastesine apo ate sahatin e keq,   qarqet  qe nuk na kane dashur...

Po le te lehi sa te doje nipi i tij, qe i ka shtuar mbiemrit nje S nga mbrapa qe nuk ja kan vene prinderit dhe as gjysherit, dhe qe nuk e kish as Petro Marko, qe ka lene nje veper dhe ka shkruar ne letra te vertetat e jetes dhe origjines te tij qe vite perpara se ky qymyri me S mbas mbiemrit te vinte ne jete. QASHTU. Dhe niper e mbesa ka plot Petro Marko, ka edhe femij gjalle, s'kan ngel te vertetat historike te Himarres te interpretohen nga nje cop injoranti qe s'ka respekt per veten se si ka lindur jo me do kete respekte per prejardhje e histori.

+10

palanthropos i thone njerezve si bollanua,ndersa paloallvanos atyre si sala

Efkaristo poli!

Qe kur qenka sharje sipas Stavros Markos qe te jesh Fanolist?

Na u prish gjiza shume ne se cfare thote nje nazist i fandaksur. Nderkaq, qeveria shqiptare reagon nese ka nje problem qe vjen nga qeveria greke jo sa here del dikush qe edhe per propagande te brendshme leshon deklarata te tilla. Kjo eshte njelloj sikur te reagoje qeveria greke kunder shtetit shqiptar sa here del e flet percart Kreshnik Spahiu.

Po mor po, po Spahiu flet 'percart' ketu ne Shqiperi jo ne ndonje zone te Greqise, si ky boti qe ka fol brenda teritorit te Shqiperise.

"....Na u prish gjiza..."

 Se ku e kemi pas degjuar  kete,  si ide, por  si  me te plote.... ► 2:47► 2:47www.youtube.com/watch?v=dSozU9uXq7c

Sapo e pashe o grava... te kam borxh nje birre gjigande. Me fjale nuk mjafton.

C'me shkundesh mo?

Habitem qe s'e ke degjuar kurre me pare kete fjalim. Na te pershendes me nje nga kenget me te bukura patriotike.

http://www.youtube.com/watch?v=oHi-HBfVebw

Ka lezet alamet kenge... apo dhe ai qe con karten italianeve dhe i thote ato, e imajinoj si ka qene, ndonje lab me mustaqe qe ha hekur me dhembe, ka lezet atq, burr me ze burri aty qe te dridhet si lepur greku e italiani, jo po fotaqis apo xhanpieri... 

Vdiq ore vdiq... la nje komb jetim, ne dore te qelbesirave, ne dore... s'gjej dot fjale... smiley

Kush vdiq mo.

Nuk ka vdekur mo jo, rrone ne zemrat tona, sory, tyresmiley

.

Orgasmic, wasn't it?

smiley Grava je i madh

A ishte Saliu aty? Pse nuk e kishin thirrur? Apo thuaj, se mos po ndanin trojet ata... qe te priste ndonje shirit ai.

Po edhe e djathta e vertete, dhe ekstremistat Shqiptare (nqs kemi ne te atille) duhet te dale ne Greqi dhe te kerkoje tokat tona deri ne Arte. Dhe te kerkoje qe Epiri i JUGUT te clirohet nga pushtuesit greke!
Plus ndonje kerkese koti qe Turqia te marre ishujt e vete qe i ka nen pushtim Greqia smiley

eeeeehh.. the future is as dark as my beer, thoshte Fiqo. Cheers.

Fiqiri ke krijuar alter-egon , te quajtur Fiqosmiley 

p.s. Cfare ke pse je i merzitur lately?smiley If yes, a mund te bejme ndonje gje per te ndihmuar?

p.p.s Na i bej hallall, nese e kemi gabim.

Me hallet e kombit dhe une smiley

Po mos u merzit , se me e keqja s'ka ardhur akoma. Ke kohesmiley 

Po he o burre su be qameti per nje nate esell smiley

U ktheve nga seremoni e Korces Brado? Grek drejtori dhe aty smiley
Rrofsh DN smiley

Pune e madhe. Liria e fjales i ka keto.

Jo, jo. Pune emadhe qe cke me te. Ky eshte deputet grek. Pak muaj me pae gjykatsat shqiptare nuk u lane te kalojne kufirin.
Kjo nuk duhej lejuar, kjo patjeter qe duhet te kete reagim. Ndryshe TURP

Deputeti grek tha nje fjale dhe iku, po si t'ja bejme baba sqapit qe po u fal detin grekeve ?

Nuk eshte rastesi qe deputeti grek vjen dhe thote ci do zemra pa respektuar rregullat, ligjet dhe sjelljet nderkomtare ne te tilla raste.

Qe greket nuk po lene rast pa treguar se cduan te bejne me ate te ashtuquajtur Vorio Epir qofshin keta deputete te majte te djathte apo njerez te biznesit apo te jetes se perditshme, kete kemi nja 20 vjet qe po e degjojme e lexojme.

Fakt eshte qe ata plebej grek qe i athere morrem se kishim nevoje per krahe pune, jane me fundrrinat e funderrinave spiune ne kohen e dulles e spiune ne kohen e demokracise nuk lejn njeri pa spiunuar, disa i kam njour personalisht,  njerez qe ne mengjes thoin dicka e ne darke dicka tjeter pabesia vete jane.

Greket tani kane nje problem shume te madh qe ky i fjalim i keti arrixhiu nuk e shpeton dot me.

O Gjon po pse merresh me nje deputet te nje pakice opozitare ne Greqi dhe qe per shumicen e Grekeve ky eshte i marre, dhe nuk shikon poshte hundes tende e tonen njekohesisht kriminelin Sali, kryeministrin e vendit tone qe i fal Greqise pa kurrefar hezitimi kilometra te tera te teritorit kombetar? Pikerisht per kete ne duhet te ngrihemi te gjithe ne kembe sepse e keqja ne vjen nga brenda.

 

Majko: Rusia kundër nazistit grek, Himara tokë shqiptare

 

 Rusia kundër nazistit grek, Himara tokë shqiptareTIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve anti-shqiptare të deputetit të partisë greke neonaziste “Agimi i Artë”, Kristo Papa, të bëra në Himarë gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës.

Referuar videos së zbuluar nga “Gazeta Shqipare”, Majko i ka dënuar këto deklarata dhe e ka ftuar nazistin grek, sikundër e ka cilësuar, që të marrë leksione për historinë e Himarës nga Rusia, duke iu referuar të dhënave që servilen në faqen zyrtare në internet të ambasadës ruse në Tiranë. “Unë i besoj variantit zyrtar të diplomacisë ruse për marrëdhëniet me shqiptarët. Tek e fundit vjen nga një diplomaci e një shteti me arkiv të vjetër dhe memorie historike”, shprehet Majko.

AMBASADA RUSE
Në sektorin “kontakte politike” të sajtit të ambasadës ruse në internet thuhet mes të tjerash se “kontaktet e apra politike midis shqiptarëve dhe Rusisë datojnë në shekullin XVIII. Në mes të shekullit XVI-II u vendosën lidhje politike mes Himarës dhe Rusisë, në tetor të 1759, u vendos të pranohet protektorati i Rusisë dhe të dërgohen përfaqësues në oborrin rus për bisedime. Drejtuesit e bashkësisë himarjote përgatitën edhe një mesazh për Careshën Elisabeta Petrova, ku shprehej gëzimi për fitoret e armëve ruse në luftën shtatë vjecare dhe shpresa, se së shpejti këto armë fitimtare do i shpëtojnë popujt e shtypur të Ballkanit nga zgjedha otomane. Njëherësh shprehej gatishmëria për të rreshtuar nën flamujt rusë 1-2 regjimente të himariotëve ortodoksë”,- citojmë shprehimisht nga faqja zyrtare në internet e ambasadës së Rusisë në Tiranë. Mandej, në të thuhet gjithashtu se, “bashkë me malësorët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, shqiptarët katolikë në veri të vendit i bënë i bënë me dije qeverisë së Carit se në rast të një lufte ruso-turke, ata mund t’i shkaktojnë armikut diversion të konsiderueshëm”. Kështu thuhej në peticionin, që në mars të 1762 i dërgoi car Pjetrit të III në Peterburg pjesëtari i një familje të njohur shkodrane, J. Suma. Por, në të dy rastet Peterburgu nuk e quajti të nevojshme të futet në marrëdhënie me shqiptarët në kohë paqe. Por, kur më 1768 nisi lufta ruso-tuke, komandanti i përgjithshëm i eskadrës ruse në Mesdhe, A. Orlliv iu drejtua himariotëve, për të hyrë në shërbimin ushtarak rus, shumë himariotë iu përgjigjën thirrjes dhe luftuan me trimëri në përbërje të eskadrës në Arkipelag. Disa syresh, pas mbarimit të luftës, u shpërngulën në Rusi bashkë me familjet e tyr”, citojmë nga të dhënat e e internetit në faqen zyrtare të ambasadës ruse.

 

1oora ec dhe jepi pergjigje pyetjes :

nga cilet turq, kerkonin te çliroheshin himariotet ? 

se une s'di ta kene pasur gje turqine ndonjehere ne kufi keta. apo valle shqiptaret (e besimit musliman) qe rethonin himaren keta i merrnin per turq ?

 

ps: ky majko eshte vertet nje gomar. ne tekstin e ambasades ruse nuk thuhet me asnje rresht qe himariotet ortodokse jane shqiptare, per çfare mesimesh keshillon ky ate grekun ?

E para dhe me e rendesishmja qe i jep direkt pergjigje pyetjes tende eshte qe te gjith leberit kan qene te krishtere (ashtu si te gjith shqiptaret) dhe me identitet shume te qarte etnik e kombetar, me zakone, doke dhe veshje per tu diferencuar nga popuj te tjere, jo te karakterit fetar por pikerisht ETNIK E KOMBETAR. Shumica e leberve kan nderruar (vetem ne menyre siperfaqesore, zyrtare dhe shume te dyshimte ne rregjistrat zyrtar osman) fene vetem ne shekullin e fundit te pushtimit osman, ose gjat periudhes te Ali Pashes.

Te c'liroheshin? Himarriotet skan qene te pushtuar qe te cliroheshin. Kerkonin te luftonin po, jo te cliroheshin. Himarr eshe quajtur edhe e gjith laberia zakonisht, sic quhet edhe kurvelesh ndonjehere, megjithese te dyja keto jane krahina te laberise, jan krahinat me te medha dhe me te famshme te laberise. Sipas teje leberit na qenkan turq meqe jan mysliman? Po kur leberit ishin te gjith te krishtere turq ishin? Sa per ate pune kur i ka bere naze himarra pjeses tjeter te laberise e shtyr nga nderhyrjet e pjerdhura greke ne gjak dhe fe, e ka pare qe ka cecua bicak, ate qe s'beri dot turku per qindra vjet e ben leberit per ca dite, te njejten gje edhe me suljotet. Te dyja keto fise leberish, si himarriotet e si suljotet, te dyja kur ju rrit mendja nga armiqte  e leberve se ishin me te fisem nga leberit e pesuan, por me sa duket s'kan nxene mend.

Dhe mos harro ka fshatra leberish te krishtere qe nuk dine nje llaf greqisht, ashtu sic CUDITERISHT nje pjese e madhe e krahines te laberise ndryshoi fe vetem kur perandoria osmane po i jepte kembes. Shume i cuditshem ky fakt per te cilin akoma s'kam gjet shpjegim, qe leberit ruajten fene e kerishtere ne periudhat me mizore te pushtimit osman dhe e nderruan fene vetem ne fund kur nuk kishin fare arsye perse ta benin kete gje. 

 

se une s'di

1. Theksoje sa me shume kete here tjeter, dhe lere me aq. Pergjigjet te vijne pastaj.

2. Pyetje per ty: Me cilin gjerman luftuam ne L2B ne? Se Gjermanine nuk e kemi patur ndonjehere ne kufi... apo jo?

3. Lexoji mire shkrimet para se te komentosh, se kur i kupton, shume pyetje si puna e kesaj i marrin pergjigjet aty... 

Gjithashtu, ne pergjigje te pyetjes dhe ne vijim te pikes 1., duhet te dish historine e kombit tend ne rradhe te pare. Shihe njehere se per cfare viti behet fjale. Shqiptaret nuk jane konvertuar ne islam para 550 vjetesh... Kaq gje duhet te ta thote vete llogjika. Eshte proces i gjate, qe hovin me te madh e ka pare gjate fushatave ndershkimore dhe reformave te tanzimatit, ku ata qe ktheheshin ne myslymane kishin lehtesira te medha ne taksim dhe privilegje te tjera. Ne mes te shekullit 18, shqiptaret ende kane qene shumice e krishtere, kryesisht ortodokse, dhe pak katolike bregdetit veriperendimor - me xhepa, dmth. E kur themi shqiptaret, ty mos te te shkoje mendja ne nje komunitet si fjala vjen, Dibra sot, duhet te llogarisesh gjithe ata qe gjate atij shekulli u greqizuan dhe sllavizuan; qe kane qene asimilime masive, te atyre permasave saqe sot mund te thuash se Serbia ka 7 miljon e ca banore, e numerohen mbi 7 miljone serbe ne Ballkan. Shembuj te atij asimilimi ka dhe sot me tonelata. Ka ne Mal te zi, ne Felliqodoni, Serbi, Bosnje, Greqi, etj.

Po ai/ata qe vrane kete Gumen a jane denuar gje? Nese po, cfare denimi kane marre pasi krimi ishte makaber.

Ne nje shqiperi me shtet me nje fije normaliteti....nje shtetas shqiptar ka vrare nje tjeter shtetas shqiptar..shteti shqiptar do te mbronte te drejten e jetes e do te jepte denimin e merituar...thjesht sakte bukur!!...p.s. me shume te fala agimit te arte apo atyre Himarjotve qe mendojne se do i duan e mbrojne  me shume greket se sa komshinjte e tyre me te cilet kane ndare buken nje jete e kane miqesi krushqi qe ne kohet kur as vete greket nuk e dinin cfare ishin...

Interesante ato te dhenat qe ka zbuluar Majko i PS .

Kristo Papuli te hyfte trikuli

Sali Gerdalla te vrefte damllaja

 

Shqiperia eshte ne meshire te fatit nuk e marr vesh se si nuk e coptojne ne pjese ata qe e kane coptuar perhere..... Asgje nuk do te ndodhe vetem kaunisje qensh me surrat njeriu do te kete fatkeqesisht.....

po keta nuk kane mendjen qe kane ujin deri ne gryke po merren akoma me ca ka ndodhur para 2000 viteve.pastaj edhe momentin e duhur gjeti as respekt per te vdekurit nuk kane

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).