Mondë, do thoni ju, ç'i ke këto thagma?  Paskali ndjesë pastë ka 27 vjet që prehet në paqe atje ku është.  Apo "it's ë mirikëll of" dhe u çu nga varri? (Pak më vonë për "Kush e solli Do ... Pavarësinë" dhe histori me Konstandin.)

Jo de jo, Paskali qe sic thashe u prehte ne paqe atje ku eshte - megjithese s'jam dhe aq e sigurt per kete te fundit me ç'degjojme e shohim - beri nje shtatore te Ismail Qemalit ne 1981 me rastin e inagurimit te Muzeut Historik Kombetar.  Se meqe ne ate kohe te qoftelargut vendi ishte deng me shtatore, kishte mundesi e luks per shtatore jashte e brenda. 

E qe thoni ju, domethene qe po them une, 27 vjet pasi nderroi jete Paskali, pasardhesit e tij, skulptoret tane u mblodhen ku ishin e ku s'ishin qe me mire te mos ishin, per te bere shtatore per 100 Vjetorin e Pavaresise.  

Pas shume krismave (por lufte s'pati) dhe variante te ripunuara, mbeten tete boceta finaliste.   Nje sqarim per ripunimin e varianteve:  Juria e kerkoi Ismail Qemalin ne kembe se do e vinte ne shesh te burrave, prane kryesise se Kuvendit te Shqiperise. Por skulptoret tane zemermire e ulen plakun se kishte 100 vjet ne kembe i ziu.  

Nga ku linden variantet e dyta.  

 

Juria gjithashtu kerkoi edhe ndonje simbol te Pavaresise.   Helbete, meqe sebepi (turqezimet e perdorura fare, po fare rastesisht.)  Ketu skulptoret ngulen kembe: Mire qe e ngritem por edhe ta ngarkojme?  Juria, me respekt per moshen!

Ashtu he? - tha Juria.   Mire, se kjo ndreqet kollaj.  Meqe duhet shpallur nje fitues, se per kete merr rrogen Juria dhe Komiteti Nderministror per 100 vjetor, fituesi u shpall:  Veli Blakçorri.  Ama per dere e brenda.  Shtatorja fituese do vendoset ne pavijonin e Muzeut Historik Kombetar.  Per dere e jashte, e ne shesh te burrave do vendoset shtatorja e Odhise Paskalit qe sheh driten e diellit 31 vjet me pas (meqe ra fjala te dielli, vape eee.) 

E keshtu, jetojme te gjithe te lumtur e te gezuar.  

____

Per "Kush e solli Do ... Pavaresine" apo ç'hyn Konstandini ne kete muhabet

Ne jemi edhe në një përvjetor të rëndësishёm për mbarë njerëzimin dhe ky është përvjetori i Perandorit Kosntandin. Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Kostandin është burri më i rëndësishёm në historinё e njerёzimit. Është ky Perandor, me origjinë universalisht të pranuar ilire, i cili me votёn dhe forcën e pushtetit të tij i hapi rrugën krishtёrimit dhe ndaloi gjahun e pamerituar që po bëhej ndaj besimit të krishterё. Është ky, sëbashku me perandorin Licinius, autor i dekretit të Milanos, që themeloi Kostandinopulin, një nga epiqendrat më të rëndësishme të qytetërimit botëror. Sëbashku me autoritet e Kosovës do të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili, e theksoj edhe njёherё, i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht nuk kemi ndërmend të përjashtojmё askёnd, përkundrazi, duhet të bashkërendojmë me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera. E vërteta është që ai është shënuar në histori, e theksoj, pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, si njeriu i reformave më të mёdha në historinё e njerëzimit dhe ky është viti i nderimit nga mbarë njerëzimi i veprёs së tij. Shqiptarëve ju takon të shprehin nderimin e tyre ndaj këtij burri, që i bën paraardhësit tanë themelues ndër mё kryesorёt ose më kryesorin, pas Jezusit, të krishtërimit.

Dollia nxjerr dolline, sebepi nxjerr sebepin thone edhe meqe jemi mbledhur per 100 vjetor, pse te mos ngreme edhe nje dolli per 1740 vjetor.  E gezofsh edhe ti o Konstandin.  

Post Scriptum: U shpall dhe fituesi i shtatores se Zogut, varianti ushtarak, tha media.  Do ia kene trashur me shume mustaqet ne kete variant, ndaj.   Dhe ... o media, artisti fitues e ka llagapin Xhiku.  Xh e madhe e shtypit.  Ja ku e keni neqoftese nuk me besoni.  Shumica e mediave njoftojne se Kreshnik Zhiku eshte fituesi.  

Per Hasan Prishtinen s'di gje.  

Isa Boletini s'ka ardhur akoma nga Kosova.  Si puna e filmit, e sheh 100 here e prape me vonese Isa.  

Post Scriptum II: Kryeministri, i frymezuar nga shtatorja e Ismail Qemalit ne Vlore deklaroi qe per 100 vjetorin e Pavaresise bashkive iu shtofte inati:  Janë të ftuar të gjitha bashkitё (t'u shtohet inati) dhe ne mund t’i sugjerojmё p.sh bashkisë së Durrësit për njё ridimensionim të figurёs sё Dom Nikoll Kaçorrit.   

18 Komente

@e ne shesh te burrave do vendoset shtatorja e Odise Paskalit qe sheh driten e diellit 31 vjet me pas

po a eshte dakort me kete grevashoqerore? smiley

tamam per tu argetuar vajti ky muhabet.

Bravo njehere per mengjes Monda. Se ma hape diten per mrekulli. Shenime te hollesishme pasketaj vijne. smiley

Shyqyr qe kane akoma magazet e socializmes.

Qenke kenaqur duke e shkruar Monda! smiley

Shpirto : po qesh poplli vk greves...

"Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Kostandin është burri më i rëndësishёm në historinё e njerёzimit."

E'par'e'punes : c'ne Konstandini pas Muhamedit?... Mire pas Budes e Krishtit, e hadje s'ka gje se keta jane personazhe fiktive, po pas Mohamedit, apo pas Mohamedit e kishte per ndikim statistikor (pompozitet), per fryme ne meter katror...? Me siguri harruan te thone se Konstandini, themeluesi i Krishterimit, eshte trapi i pare i historise boterore, qelbesire me te papame s'ka dy ne faqe te dheut, jo vetem se i dha uraten Krishterimit, por mbi te gjitha se vrau e preu duke filluar nga familja e vet, me qindra mijera... Personazhe te tille s'te lene cak as per pak ironi, pastaj kam frike se po te bej ironi me del akoma me bajate, e rendomte, se kjo e Mondes...

E'par'e'punes dolline e Konstandinit e ngriti KM-ja.  Prej aty "me siguri harruan te thone ..." beje "me siguri harroi te thoje" e mos i ler kusur, ndac thyje goten, ndac ktheje me fund.

Sa per ironine*, vazhdo sipas endes.  Une s'po beja ironi.  Po englendisesha. 

*Irona eshte art me vete kane thene ketej pari.

** Me ka thene hunter qe femrave s'u shkon ironia, ndaj edhe.

Shume mire qe u zgjodh busti i punuar nga O. Paskali. Megjithe kerkesat e jurise ata autore qe u paraqiten ishin qesharake, perjashtim ben busti qe do zevendesoje kete te Paskalit ne Muze por qegjithsesi nuk ishte ne ate nivel qe meriton nje bust i I. Qemalit ne Tirane, per here te pare dhe me rastin e 100 vjetorit.

Rrofshin depot e barotit! 

:O

Kush ishin ata qe s'lane gje pa thene kunder Odhise Paskalit para ca kohesh ketu?! Se vet naltmadhnia do t'ua prese gjuhen gjer ne rreze! 

 

Une nuk e kam pare akoma ...por druaj se mos ne reflekset drite -hije natyrore te qendres se Bustit ,me staturen e tij ku vezullon nje hije artificiale krijohet nje kontrast ku miljona e miljona vizitore nga e gjithe Bota nuk do te ndihen konfort . Pastaj c'kuptim ka .. nje bust nga Paskali ...nje servil i perjetshem i daltave dhe gureve . Na duhet me shume Vizion .

Ndoshta teknikisht dikush mund te na shpjegoje edhe variantet e levizjes se Bustit nga nga Brenda - Jashte per te lene vend per nje TenderBalli fitues nga Jashte - Brenda , pasi eshte nje problem qe edhe krimet e Konstandinit ambicioz nuk e shpjegojne .

Kisha dhe nje propozim ne se pronaret e PPU kane mundesi t ' ja percjellin Qeverise . Busti i  A.Zogut ( ymer paste NM e tij ) duhet te jete ne forme CICE nga ku si pika qumshti i Nenes se Madherueshme  Zogu ,ku pi Populli ( basoreliefi ) ,e fortlumturohen fytyrat e te Pamvartunes Shqipri , si koka Ushtarake brez pas Brezi me Kobure ne Brez te Zogollianeve qe dhene Jeten , per Fe e per Atme !

Dokrra! Eshtrat i ktheu Ferdinand Xhaferri vetem para disa kohesh!!

O Monda, me qafsh per kete ironine tende. Ishalla ta ruash edhe kur te vije babe Edi ne pushtet, se keshtu s'do kesh c'te ironizosh pastaj.

Si tha Vani, "ju besojne te varfrat". Keshtu dhe kjo politika qe vetem politike nuk eshte, se keta tallin menderen sa majtas edhe djathtas! Por, njeriu duhet me shpresu se mos ai tjatri eshte me i hajrit! Sa do doja ta besoja qe te ishte nje fije me mire, e te ofronte alternativa te realizueshme dhe jo vetem germa ne blogun e tij!

babe Edi

Kjo po qe eshte per theatro, e ne mos i kulmit te absurditetit, i kulmit te ironise.  

Do i gdhendin poshte bustit kto qenqenet - 'pavaresine nuk ua solla une, ajo erdhi vete' 

Kjo ideja e mbushjes se vendit me statuja, sikur po me pelqeka, vec te pakten te behen edhe ca WC/tualete publike, qe njerzit te mos shurrojne naten neper statuja. 

shenim> Me keto tastierat ketu, nuk di si behet buzeqeshja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).