Që në orët e para të mëngjesit të sotëm gazetat “Shqiptarja.com”, “Tema”, dhe gazeta “Shqip” janë "zhdukur" nga pikat e shitjes në kryeqytet në Durrës, Fier e Patos, Shkodër, dhe në të gjitha qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Persona të paidentifikuar kanë blerë në mënyrë të organizuar të gjithë tirazhin e tri gazetave dhe nga ora 08:00 e mëngjesit, në pikat ambulante të qyteteve kryesore, nuk ka patur asnjë kopje gazete.

Të tria gazetat publikuan sot lajmin e sekuestrimit ndaj bankës "Credins" dhe kompanive të naftës nën pronësi të Rezart Taçit, për shkak të borxheve ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Sekuestrimi i vendosur pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës është për 75 milionë euro.

shqiptarja.com

80 Komente

Ethe deshtimi.

Pritet qe ne oret ne vazhdim hackersat te sulmojne peshkun pa uje. Nderkohe qe sinjalit te Top Channelit i eshte vene zhurmues. 

Mos pini uje nga cezmja. I eshte hedhur ilac qe demton memorien. Informacion i brendshem

Ti ke ndonje gje per te thene konkretisht, apo vetem kshu batutash gjasme ekzilarante?

Po pra gjasme, e ke kap mire. Vete jetoj ne Fushe Arrez, ketu gazeten Tema nuk e blen njeri, shume shume perdoret per te mbledh buken. Po te zbres deri ne qender, tek gazetashitesi i vetem qe kemi, do e gjej me bollek, mbase e sjell ketu te skanuar. Ne kete drejtim mu duk nje lajm gjasme. Po shqetesimin tend e vleresoj real, per tu pershendetur.

A-ha, epo do kene marre shume buke me vete sot siç duket. Paska qene uri per buke, jo per lajme smiley.

smiley
Stimulim biznesit. Neser te perserisin te njejtin lajm, por me dyfishin e tirazhit.

Edhe thone pastaj qe qeveria "lufton" mediat opozitare!!! 

Ku ka ndihme me te madhe me te ble gjith tirazhin!!!

O arjaaa dmth Shqiptarjaaaaaa po na jep pak nr e tirazhit njehere te gjykojme a jane zhdukur apo  realisht dukepare ate nr te vogel tirazhi sapo nxirrni nje flash per terheqje masive ju blejn te shkretet .. pffffffff  flm qe e beni lajm kot dhe ketu.

P.S tek kjoska ku pij kafen te dielave, plot here me ndodh qe eshte maryar x apo y gazete (me tiraxhe besoj me te medha se tuajat) sepse kishte listat e  te perndjekurve qe demshperblehen apo te .. etj etj

Postim koti Fin  ..

Nuk eshte sekuestrim, por shitje apo falje e organizuar gjer ne detajin me te vogel. Individe te caktuar qe fshihen pas emrit Azerbajxhan pritet te kete monopolin e naftes dhe gazit ne shqiperi. Te gjithe e dime qe Taçi nuk ka qene pronar i Taçi Oil, Taçi eshte pronar vetem i emrit te tij te cilin e ka dhene me qera kundrejt 4-5mln € ne vit. Mos harroni se si i privatizoi Taçi ato puset - pa kapital; u be pronar i biznesit me fitimprures ne shqiperi pa pagu asnje cent.  

S'mund te kesh monopol nafte kur ke me dhjetera importues te medhenje te naftes ne Shqiperi.

Mi permend me emra, dhe une po tu bej lidhjen se kush i lejon dhe e ben te mundur veprimtarine e tyre. 

Xenit i ka rene biznesi kete vit, ndersa Gites i ishte rrite. Gita o shqiptare smart, i ka ngja babes vet!

Meqe ra fjala, ne Shkoder ka pase gazeta deri ne 10-10:30, orar ky kur gazetat (mapo, 55, RD) fillojne dhe mbarohen dhe mbesin vetem kopje te Shekulli, Shqip, Shqiptarja e Tema. 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm gazetat “Shqiptarja.com”, “Tema”, dhe gazeta “Shqip” janë "zhdukur" nga pikat e shitjes në kryeqytet në Durrës, Fier e Patos, Shkodër, dhe në të gjitha qytetet e tjera të mëdha të venditsmiley

Tirazhi i përditshëm i të gjitha gazetave dhe revistave shqiptare nuk i kalon të 70 mijë kopjet, dhe prej tyre vetëm gazeta Panorama dhe Shekulli shiten me tirazh nga 15 mijë deri në 25 mijë kopje (sipas deklarimeve të vetë këtyre mediave) ndërkohë që të tjerat(perfshi keto qe jane zhdukur) kanë të gjitha një tirazh prej më pak se 5 mijë kopje.

...akoma vazhdojne me ket historine bajate te blerjes se gazetave keta  kllounet e medjas.Me nje llogari te thjeshte del qe;nga 5000 kopje per 50 rrethe,i bie 100 kopje per cdo rreth,smiley dhe nqs ka 3-4 pika shperndarse i bie 20-30 cope gazeta per cdo kjoske.

 

 

 

dhe kaposhi u shtrengu ,, u shtrengu ,, u shtrengu dhe beri prap nje glase ta madhe.... urrrey...

po si more kaposh edhe ti nuk i shpetove dot hiperboles  me te cilen po qiesh.smiley sa rrethe ore sa 50????smiley kur kane qene 50 smiley 

Shqiptarja duket se eshte rezultat i ndonje ore mesimi ne Pune me dore nga 8-vjeçarja (mbase dhe fillorja), dhe nuk e kuptoj se kush e blen!

The one and only:

 

Piramidat e reja të Sali Berishës

 

Nga Mero Baze
Katër vjet pasi gazeta Tema botoi raporte të hollësishme mbi
spekulimin financiar që shoqëroi blerjen e kompanisë ARMO nga Rezart Taçi, del në dritë e vërteta. 75 milion eurot, për të cilat askush nuk provonte dot se ku ishin gjendur në llogarinë e Rezart Taçit, provohet që janë dhënë në mirëbesim kundrejt garancive politike nga Familja Berisha për blerësin e ARMO-s, i cili ishte Rezart Taçi. Për të mashtruar shqiptarët, “Familja Berisha” përfshiu në listën e aksionerëve dhe dy kompani të tjera të huaja, të cilat siç u provua ishin vetëm maskë për të fshehur njeriun, të cilin vetë Berisha e kishte quajtur trafikantin më të madh të naftës në Ballkan. (Vizion Plus, qershor 2005).
Me pak fjalë, fabula e historisë korruptive ishte kjo: Blerësit të ARMO-s i duheshin 77 milionë euro para datës 23 nëntor për të paguar kompaninë që kishte blerë. Dy ditë para përfundimit të afatit, në mbledhjen e bordit të kompanisë është deklaruar se dy aksionarët formalë, Mercury dhe Texas Rafinery nuk kanë mundësi financiare të paguajnë dhe autorizojnë Rezart Taçin të gjejë kredi për ta paguar.
Çuditërisht, më 23 nëntor llogaria e Rezart Taçit i kishte aq lek, dhe nga një dokument që siguroi ilegalisht gazeta Tema, Banka Qendrore konfirmonte marrjen e pareve në Thesarin e Shtetit. Problemi ishte se askush nuk tregonte origjinën e pareve që kishin mbërritur papritur dhe pa marrë kredi.

Gazeta Tema këmbënguli se kishim të bënim me një transaksion nga Azerbajxhani për llogari të Rezart Taçit, kundrejt premtimeve politike. Të premten Gjykata e Tiranës i ka faktuar këto transaksione. Azerbajxhanasit, përmes bankës së tyre, kanë depozituar në nëntor të vitit 2008 në llogarinë e bankës Credins sh.a. shumën prej 75 milion euro. Gjykata ka provuar se shuma e përmendur më sipër është depozituar në bankën Credins në tre këste. Kësti i parë është depozituar në llogari të bankës Credins më datë 18 nëntor 2008 në shumën 30 (tridhjetë milion)
euro, kësti i dyti është depozituar më datë 19 nëntor 2008 në masën 40 (dyzet milion) euro dhe kësti i fundit është depozituar më datë 21 nëntor 2008 në shumën 5 (pesë milion) euro, pra për një total prej 75 (shtatëdhjetë e pesë milion) euro. Është fiks data kur aksionarët fallco të ARMO-s deklaronin në mbledhjen e bordit se autorizojnë Rezart Taçin të gjejë kredi për të blerë ARMO. Në fakt, në vend të kredisë, në adresë të tij kishin mbërritur 75 milionë euro me objekt investimin në blerjen e ARMO.

Deri këtu kjo do ishte një histori e rëndomtë në marrëdhëniet mes biznesit sikur Sali Berisha të mos ishte garanti real i këtij transaksioni. Miqësia e tij e papritur me presidentin e gjithëpushtetshëm të Azerbajxhanit, Aliev, takimet e tij private në dhoma hotelesh me çantë private tek këmbët, dhe udhëtimi i tij i fundit i sikletshëm në Azerbajxhan për të qetësuar borxhdhënësit e Rezart Taçit, dështuan.

Mirëbesimi në të cilin u dhanë paret, u kthye nga një mashtrim personal i një biznesmeni spekulant, në një mashtrim shtetëror në të cilën u përfshi Familja në pushtet.

Për katër vjet Rezart Taçi u ka paguar huadhënësve të vet vetëm 1.5 milionë euro dhe sot gjithë perandoria e rremë e tij është nën sekuestro.
Gazeta Tema pagoi një çmim të rëndë për betejën që bëri kundër këtij privatizimi mafioz. Rezart Taçi më sulmoi fizikisht bashkë me banditët e tij në një bar të Tiranës dhe për tri ditë Familja Berisha e mbajti të fshehur të mos i dorëzohej policisë. Ndaj gazetës u hapën procese pa fund gjyqësore, të cilat kryesoheshin nga gjyqtarë që i gëzoheshin faktit që do merrnin ndonjë lek nga pasaniku Taçi. Më i pacipi prej tyre, biles arriti të provonte në sallën e gjyqit se Rezart Taçi nuk më kishte qëlluar mua, edhe pse ekzistonin provat e policisë, dëshmitë e personave në vendngjarje dhe provat fizike. Nën joshjen e miliardave të
Rezart Taçit gjyqtari “besoi” një dëshmitar që nuk ia dimë emrin, por që i paska thënë kamarierit se kur ai zgjati kokën tek dera, e pa që Rezart Taçi nuk qëlloi.

I veshur me pushtetin e Familjes Berisha dhe me foton e Liri Berishës në çdo cep të zyrës dhe makinës së tij, Rezart Taçi arriti të blinte praktikisht shoqërinë shqiptare. Ai filloi pak nga pak të blejë gazetarët shqiptarë, biles ata më kritikët me qeverinë, dhe në stilin e tij dhe një TV, të cilin nuk dihet në e ka paguar apo jo. Sa herë ishte në krizë, ose më mirë të themi sa herë borxhlinjtë i kërkonin lekët, ai shpikte historira të tilla siç ishte sjellja e Milanit apo Realit në Tiranë, blerja e Bolonjës dhe Milanit dhe fiks në javën që i është vendosur sekuestroja, hapi fjalë se do blinte Malagën në Spanjë. Është e vetmja gjë që spekulantët e këtij tipi dinë të bëjnë mirë.

Por ç’do të bëhet tani?

Borxhet e këtij spekulanti tejkalojnë kapitalet e tij. Ai ka borxh ndaj taksa- tatimeve shqiptare, borxh ndaj kompanisë shtetërore Albpetrol, borxh ndaj Bankers, borxh ndaj biznesmenëve shqiptarë partnerë me të… dhe borxh të pakthyer ndaj Azerbajxhanit. Është e qartë se kemi të bëjmë me një piramidë, e cila ka mbijetuar politikisht.

Në lojë janë pak a shumë aq pare sa kishte VEFA ose Gjallica në vitin 1997, me ndryshimin që kur erdhi falimenti, ato kishin më shumë pare se ky spekulant për të paguar qytetarët, edhe pse ua vodhën pasuritë.

Kam frikë se Sali Berisha nuk do ta pranojë plasjen e kësaj bombe dhe po përpiqet ta shpëtojë atë dhe partnerët e tij duke nxjerrë në shitje Albpetrolin dhe duke i kompensuar azerbajxhanasit me një pasuri kombëtare, për llogari të një spekulimi privat. Zhvillimet e mëtejme mund të tronditin  sistemin bankar dhe të vënë në provë aftësinë e financave publike për të përballuar zinxhirin e dëmeve që do shkaktojë zbatimi i mundshëm i sekuestros ndaj këtij spekulanti.

Gazeta ka dhe informacione të tjera sensitive lidhur me mashtrime bankare, të cilat tregojnë se çfarë dëmesh bën pushteti i Familjes Berisha kur bëhet garant i spekulantëve të tipit Taçi. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe transparentë që nga kjo spirale spekulantësh, qytetarët shqiptarë të dalin me sa më pak dëme, por është e sigurt se jemi para një situate të ngjashme me vitin 1996 kur piramidat e Sali Berishës nuk mbijetonin dot më edhe pse të gjithë bënin sikur nuk e shikonin. E vërteta e hidhur e pushteteve të Sali Berishës është se ai çdo cikël qeverisje e mbyll me vjedhje votash, grumbullim superpushteti dhe piramida financuare… dhe çdo ikje e nis me rënie piramidash, dorëzim pushteti dhe largim me vota…

 

Ndersa per gazeten e Meros, nuk ma do mendja se ka nevoje per koment.

 

P.s. siç e thashe dhe me lart, kush te deshiroje ndonjeren nga keto gazetat qe permenden ne kete senjalizim, te shkoje ne Shkoder se ashtu siç jane zhkarku nga furgoni i keni - nuk i ka prek njeri.

ene ty kush t'tha hopa . xhaja po cuni i xhajes.  apo ke access tek satelitet e  cia's dhe mund te shohesh tufen e gazetave  ...smiley

Gazeten "Sport Ekspres" nuke gjen asnje dite ne kioska pas ores 10. Provojeni nqs jeni kureshtar. Une u dorzova. Qe sot, "Panorama Sport" .

Mer per at pune u pergenjeshtrun video ku iknin koka robsh e qindra mijra euro, po pirdhni ju shakllabanet e regjimit per nje lajm gazete. Kto njoftime nuk jepen per ju. Ju dini cdo gjo ne 50 viteet e ardhem si m j foxi. Keni ardh me time machine, qe ju ka pre te gjithve njesoj.

O em, po ta them une qe ne Shkoder ka pase gazeta, nga ato qe permenden ne sinjalizimin e mesiperm, deri ne 10-10:30. Ndersa per 75million €, e thashe dhe vete sesi funksionojne punet. 

Po pse mo vetem nje pale gazeta lexohen ne Shkoder? Qenkeni demokraci e gjalle jusmiley

Emo ndigjoja llafin Hoppes se i di mire ai nga USA se sa eshte tirazhi i shitjeve ne qytetin e Shkodres, ne Koplik dhe Bushat!

Ndigjoja llafin Emo se e di mire ai se si...funksionojn punet!

Emo kur flet Hoppa ti aspi!

Rono, ne qender te shkodres jane 3 pika ku shiten gazeta dhe revista. Kur isha atje ne prill, vajta me kerku per revisten Mapo, dhe per çudi nuk kishte. Pas nja 20minutash muhabet me nje nga shiteset, me tha se vetem 3 kopje te revistes Mapo vinin dhe njeren e mirrte perhere Gilman Bakalli (dmth kjo ja ruante pa e shite vetem per te), nje e merrte nje profesor i universitetit (dhe kete e ruante, nuk ja jepte kujt) dhe tjetren ai qe mund te kishte fatin ta kapte pa u shitur. Kerkesa eshte me e madhe tha ajo shitesja, por aq sjellin ato nga Tirana. keto muhabete i bera ne nje te Marte apo te Merkure, dhe Mapo se bashku me ca revista tjera vinin te Shtunen nga ora 5:30-6:00am. I lashe 200 apo 300 lekshin, se mbaj mend mire dhe i thashe te me fushte dhe mua ne nje thes me Gilmanin dhe ate Pedagogun, dmth te ma ruante dhe mu kopjen time pa e shite per dy-tre javet ne vazhdim.

Nder te tjera, zonja u ankua se sa pak lexon rinja sot dhe se sa veshtire eshte te jetosh duke shite gazeta. Blihet nje gazete dhe qarkullon ne 20-30 duar deri sa shkyhet nga perdorimi, nuk pagu njeri 20-30 lekshin per nji gazete. 

Si perfundim, asaj zonjes, i kam bo nga 150-200leke ne dite xhiro sa kohe qe qendrova atje. Ne fundjave, atij 200lekshit te perditshem shtoi dhe 500-700 leke revista. 

 

Persa i perket lajmit te zhdukjes se gazetave, i shkrujta ne fb nje mikut tim i cili ne 9:30 hap zyren dhe pasi le nje punetore ne zyre, shkon te marri ca gazeta (çdo dite). Ndersa kafen ja sjellin ne zyre ato te klubit aty prane. Ai me tha se te tria gazetat kane qene ne stenden e gazetave. (behet fjale per 10-10:30, kur dhe ka vajte per te ble Shekullin dhe Panoramen.) kaq!

Emo e Rendesishme eshte qe Hoppa foli dhe na... tregoi se si funksionojn punet!!!

 

Lale, as qe diskutohet ai llaf. Mund dhe t'ju kisha lene ne orgjite tuaja shterpe, te shoqeruara me pasthirrma te tipit: "Oh, gazeta! Oh po, ashtu... mos, iku Tema! Jepi me fort, se na paskan zhdukur dhe Shqipin!" 

Kurse une u thashe se sekreti nuk qendro ke gazeta e bome tub, por ke tubat e gazit nga Azerbajxhani. Po mundohesha thjesht t'u ndihmoja, se me dhimbeni tek ju shikoj ne veprime te pa-lubrifikuara. 

Po c'gaz zeza o shoku Hoppa? Ka nje projekt per gazifikimin e Shqiperise qe do te ishte shpetim per Shqiperine duke qene burim ngrohje per qytetaret etj. dhe ka bisedime me Azerbajxhanin per kete se ky vend ka rezerva te medha gazi por varet nese do pranoje Azerbajxhani. Projekti ka per te vazhduar edhe nese nuk arrihet ne nje marreveshje me Azerbajxhanin.

 Ka nje projekt per gazifikimin e Shqiperise

Dhe kush e beri kete projekt??? Sala smiley Por gazi ishte ore grup dhe u prish nga paaftesia dhe injoranca trashesore shpellore.. kerko kerko se do te gjesh... 

Ku ka pasur gaz pervec Kucoves more shoku? Je ne metro ti? Po, kete projekt e beri Sala dhe mbulon gjithe Shqiperine nese realizohet se eshte projekt shume i madh mund te thuhet me plot gojen se shqiptaret ecin perpara sa i perket kushteve te jeteses.

Ne patos. Ne ballsh, Ne fier, lagjet rreth azotikut. do me ....smiley   sala nuk ngre dot pantallonat jo te beje projekte.... Per te prishur projekte ka dhene provasmiley  Si mendon ti ku  e gjeti gazin Azotiku i fierit. Po teci i ballshit qe u kthye me gaz??? (te dyja veprat nuk punojne ... tani pyetja eshte ku vajti gazi??)

ja shtove dy fshatra dhe lagjet rreth azotikut...hahahahahah... Kaq paska qene ky gazifikimi i Shqiperise ne kohe tuaj? Ju ka lene monizmi me ilete ne mendje.

Po ta bej te thjeshte qe ta kuptosh: Nuk behet fjale per gjera industriale por gazifikim qe perfiton popullata. Burim energjie per njerezit ne shtepia.

ti je fantastik ne medje "shqiperia e kohes suaj"smiley ja te jap edhe une nje te re... Ja te themi u be gazifikimi i shqiperise ( se si do futet ne tirane ne ato pallate qe nuk plotesojne kushtet teknike per futje te gazit  eshte nje pune tjeter. per mua mission i pa mundur .. nejsel)   jane dy pyetje qe ngelen tani: Sa kohe do ti marre saliut kjo gje. 2- Si do ta paguajne njerzit gazin? se ne qofte se nuk paguan dot energjine electrike. mendoje se do jete e njejta gje me gazin..smiley Gazi ore  lum miku edhe po kaloi nga shqiperia do jete vetem si rruge kalim. dhe jo per shfrytezim nga albanistanasit qe nuk do te kene leke ta paguajne  (te pakten ne te ardhmen e afert -pa diskutim 5-10 vjete pas perfundimit te gazsjellesit n.q.s kalon) 

Galile mos u bej naiv! Projekti i Berishes per gazifikimin e Shqiperise eshte i vertete. Do vene nje zorr ne kryeministri, e cila do lidhet me rrjetin e pergjithshem. Te zorra do ver bythen Berisha dhe do pjerdhi. Dhe me pordhat e Berishes do ngrohet gjith shqiperia ne dimer. Gjat dimrit Berisha do te jete ne nje diete te forte fasulesh. Ky eshte parparim or ti!!!!

smiley yup. une ate e kuptoj. por nuk kuptoj dot keta qe  fluturojne me presh..

ka bo james bond nje film per ket tubon e gazit.

Rrofsh o Hoppe! 

Ndigjo, po mbarshtimin e bleteve a di gjo se si funksionon ajo pune? 

 

Lol. Une te bej dhe be, se di diçka dhe per mbarshtimin e bleteve. Mbase ty dhe shokeve te tu u duket qesharake, por babai ka nja 2-3ulishte/koshere bletesh te cilat per momentin ndodhen ne malesi, pas disa vitesh te mbajtura ne periferi te Shkodres. 

Babi i ka pasion dhe kujdeset vazhdimisht per to. Kur isha ne shqiperi ksaj here, njera nga ulishtet ishte ne rezik per te zhduke, pasi nuk kishte mbretereshe (duket kishte vdeke). 

Me siguri mbretereshen duhet ta ken vra kumunistat. 

As qe diskutohet! Lol

Mossss...qenka bere nami! Po sulmohet fjala e lire me blerje masive gazetash. A ka rob me inteligjence le te themi edhe nen mesataren qe e beson kete?

Sa per gjyqin, ky eshte thjesht marredhenie/mosarreveshje biznesi po shpifesit ordinere te opozites nuk kane se si mos te permendin emra qeveritaresh dhe une nuk e kuptoj per cfare i akuzojne.

Nese gjykata do kishte vendosur ne favor te Tacit, do thonin hehe ndikoi qeveria, tani qe ka vendosur kunder tij prape hehe e ka fajin qeveria.

Po c'behet keshtu o shoke komuniste? Me keto do vazhdoni te beni politike ju?

Shyqyr qe erdhe o anti-kumunist! Se e myten fare peshkun kumunistat e flliqte!!!

Ti nese pranon te behesh budalla dhe te besosh se ka blere masivisht dikush (qe i bie te jete Taci) me qellim zhdukjen e lajmit gazeten e Anila Bashes e Mero Bazes qe shesin a jo 100 kopje, vazhdo i dashur, behu budalla.

Komunisto, e vertete eshte, njerezit e Tacit i kan blere. Por nuk ka aspak lidhje politike, sic e shenderroni ju peshqit ktu, eshte thjesht ceshte PR.

Nuk ka kuptim mer burre se lajmin e kane dhene edhe mediat vizive. Cdo beje Taci tani, do bleje edhe televizionet?

Lum si kto gazeta. I shiten t'gjitha kopjet.

P.S. Mos valle me leket e bankes se azejbarxhanit i ka blere kto kopje? nese po do ia sekuestrojne. haha

Vete jetoj ne Fushe Arrez, ketu gazeten Tema nuk e blen njeri, shume shume perdoret per te mbledh buken...

Babasqapin e ka kap nje qeshur histerike e shoqeruar me diare , sa te gjithe Punonjesit e " Firmes 2M " memzi po ja dalin te mbajne paster shkallet dhe  ambientet e K/Ministrise .Perfaqesuesit e Mediave te mbledhura Urgjentisht pyeten keshilltarin per Hjumer te babasqapit , z. Ballias , qe zbriste shkallet me ate krenarine  e te qenit "afer " vetem prane njeshave ...

Cfare ka ndodhur z.Ballias ???

Asgje e vecante .Lexoi se dikush ka shkruar qe ne F.Arrez jetojne akoma njerez, biles shkon dhe gazeta TEMA , bile bile njerzit nuk e lexojne ...smiley

A nuk tha njehere tjeter te njejten gje  Anila kur ishte kryeredaktore e GSH?

I qeka shteruar materiali humoristik Aniles, qe perdorka material te 2 vjecar.

Për katër vjet Rezart Taçi u ka paguar huadhënësve të vet vetëm 1.5 milionë euro dhe sot gjithë perandoria e rremë e tij është nën sekuestro

...te drejte ka Mero qe merzitet.Po ky kodosh Taci pse nuk i paguan kredine bankes sepse ky sipas Tatim  Taxave nuk qenka edhe aq keq per leke ; "Përmes kompanive të tij, “Taçi Oil”, “Kuid” dhe ARMO, Rezart Taçi realizoi një xhiro vjetore prej rreth 220 milionë eurosh gjatë vitit 2010, duke qenë një nga biznesmenët që qarkullon më shumë para në vend."

 

Ka nje pasaktesi: nuk eshte sekuestruar Banka Credins, por llogarite e Tacit prane kesaj banke.

Peshku nuk ka shume faj pasi edhe vete gazetat e kishin percjelle lajmin ne kete menyre te gabuar.

Mendoj se nuk eshte mire qe te demtohet imazhi i nje subjekti tjeter qe nuk ka lidhje me Tacin dhe problemet e tij financiare, aq me teper kur behet fjale per nje banke ku mijra njerez kane depozituar kursimet e tyre.

po, shume mire bere qe e shkrove kete. flm

Olsi kur mer persiper te korigjosh per pasaktesi te pakten informohu. Mjafton te kerkoje ne internet vendimin dhe do ta shikoje qe edhe Bankes Credins i jane sekuestruar pasurite. Ja dispozitivi i vendimit:

PER KETO ARSYE

Gjykata bazuar ne nenet 202, 204 e vijues te K.Pr.Civile.

V E N D O S I

-     Pranimin e kerkeses.
-     Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne
Zyrat e Rregjistrimti te pasurive te paluajtshme ne rrethe te tjera per pasurite e paluajtshme te Shoqerise “Credins” Sh.A. duke mos lejuar tjetersimin e tyre deri ne perfundim te gjykimit.
-    Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO” sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)
-   Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “AMRA OIL” sh.a.
-   Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “Armo” Sh.a.
-  Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.
-   Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.
-    Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter
-  Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante  ne Gjykaten e Apelit Tirane.
-    U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.

SEKRETARE​                     ​                       GJYQTAR

Ornela DODAJ​​                                           Ilir  ÇELIKU

Faleminderit ty qe kerkove ne internet dhe na solle vendimin.

Bashkimi ben fuqine - ka thene Skenderbeu. smiley

Nuk arrij te kuptoj persene e sekuestrimit konservativ te aseteve imobiliare te Bankes Credins.

Mbase sepse Taci Oil mund te jet pronar apo bashkpornar i Credins!

Sipas Zerit te Amerikes:

Ndërkohë, në sekuestro konservative janë vendosur edhe pasuritë e palujtshme të Bankës Credins, duke qenë se kapitali i saj llogaritet në 29 milion euro, pra më e vogël se shuma që banka azerbajxhanase pretendon të rimarrë mbrapsht. Banka do të duhet që brenda dy javëve të ngrejë padi për këtë cështje, në rast të kundërt, sekuestroja bie.

http://www.zeriamerikes.com/content/article/1476791.html

Sepse "crdins bank" i ka dhene dollaret Tacit e pa autorizuar nga Banka e azerbaxhanit.  po ta lexosh te gjithe vendimin del qarte qe credins bank eshte treguar jo profesionale ne veprimet e saja si rrjedhim e pjestare fajtore ne humbjet e shkakturara.. 

keshtu qe per te rikuperuar parate . ate kane hedhur ne gjyq credins bank dhe tacin si perfitues te keture parave... ja paragrafi i vendimti te gjykates qe e shpjegon:

 Ne mesazhet SWIFT me anen e te cilave jane depozituar keto shuma rezulton peshkrimi perfitues Banka Credins ne rubriken 58 dhe ne rubriken 72 eshte pershkruar arsyeja qe te cilen fondet po transferoheshin prane bankes Credins, e konkretisht  sipas rubrikes 72 “Per financimin e Amra Oil sipas kushteve te rena dakort”. Ne kete mesazh nuk pershkruhet si perfitues AMRA Oil, por Banka Credis, dhe lloji i mesazhit eshte nje mesazh i tipit FIN 202 qe eshte nje mesazh qe perdoret per transferta te pergjithshme midis institucioneve financire dhe jo per pagesa per klientet te cilet kane nje numertim tjeter dhe jo vetem kaq por edhe fusha te tjera per tu plotesuar.

Faleminderit per sqarimin. Me vjen keq per banken Credins. E kam konsideruar gjithmone si te vetmen banke private shqiptare.

Gjithsesi eshte mire te theksohet qe nuk eshte sekuestruar banka por disa asete te saja te patundshme. Lajmet rreth kesaj ceshtjeje krijojne keqkuptime, paqartesi dhe aludime qe drejtuesit e kesaj banke do te benin mire t'i sqaronin nese kane ndermend te ruajne besimin tek klientet. Besimin tim piksepari (persa me perket). Fatmiresisht konkurrenca eshte goxha e forte dhe ka plot alternativa te tjera perreth. Heshtjen dhe mos sqarimin rreth kesaj ceshtjeje personalisht e konsideroj si nje lloj pranimi te fajit dhe si nje mungese respekti ndaj klienteve qe paguajne rrogen e atyre qe duhet te prononcohen.

 dmth, sot po na thoni:  ata  10-40%  bleresa/lexuesa te librit qe kishin bere ''firo''  dje,  i gjetem...  paskan kaluar sot te gazetat.smiley

Po afrohet 97-ta! 

First as a tragedy, than as a farce!!!!

Na e morri te keqen edhe shaqir Bahriu, apo Bahri Shaqiri. E kishte bo Shish-in si te ishte prona e vet. Jo mer jo, ky vend ka zot, ka sal kriminelin cubin malsuer qe po shijon kenaqesine shpirterore te te qenurit mbret, endra e cdo malsueri minoren. 

Credins nuk ka si pronar apo bashkepronar Tacin.

 

Aksionarët

Kostaq Milo, Ervin Bushati,Aleksander Pilo,,Gjergj Bushati,Leonat Koço, Irgen Selfo,,Monika Milo

Jorgjia Balli,Ilirjan Bushati,Arjana Santo,Artan Santo,Renis Tershana,Viollca Bushati,                                        Maltin Korkuti  ,  Rezart Taçi

Unioni Shqiptar Kursim Kredi

B.F.S.E Holding B.V

Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (“SECO”)

shume e forte!

ps. lexova edhe nji koment dhe s'mu nejt pa qesh.

Dhe sa perqind te aksioneve ka Taci?

9%

Sa lodheni dhe ju or çuna! Po te donte shteti, do i thonte Credinsit "Fuck off se ske juridiksion ne shqipri, nuk t'ka bo kush me zor me i dhon para borxh Taçit, kshuqe nuk ke shance ti me sekuestru gjo ktu edhe sikur Taçi te kishte $100trillion borxh! Shko boj çiçin tashi, sa sta futa nje persmbrapshti!", fakti qe gjykata i bo kto pune gjysme-fshehurazi tregon se ky muhabet o i thelle mer yahoo.

Taçi ne kostumin e tije flanel bojeqielli, kepucet llustrafin i bardhe, me nje unaze te verdhe ne gisht, te menaxhoje borxhet. Eh, belà!

Kjo duhet te jete ne 24 karat. Apo mos vall mendohet se peshku po cane bllokaden saliste mbi mediat me kete artikull?

Vete jetoj ne Fushe Arrez

bo....cer jan kto kafshe qe lejoni ktu mer. po ky esht katnar e shku katnarit. s'do mend qe ky s'di ca o qytetari, robi i lire..

hej, peshku, a qisni dot nga ca fshati flasin robt, qe tua vem vizen edhe me shpejt se c'ja kemi vene cave.

Nga Gjirokastra nga jam une, kemi nje shprehje, nuk behet muti lakror... mesa duket, as ne Londer. Kerkoj falje nga administratoret por what the fak.

PS: e ka thene dhe kurreshtari me perpara, njerezit e kulturuar nuk shajne nga origjina.

shut the f*** up....po ca pret ti nga nje qe jeton ne fush arrez? Inteligjence, Edukim, Qytetari, Liri Mendimi? Ky eshte me keq se ato rednecks ne trailer parks ne amerike. bottom of the barrel. ky nuk rregullohet me. ka skaduar.

“Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, sipas të cilave, Gjykata e Tiranës ka vendosur nën sekuestro konservative kompaninë ARMO për një borxh të pashlyer prej 75 milion euro ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, sqarojmë opinionin publik se gjithçka është një shpifje dhe pa lidhje me të vërtetën. Kompania ARMO garanton se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje apo marrëdhënie financiare me Bankën Ndërkombëtare të Azerbajxhanit.  Për rrjedhim ARMO nuk ka asnjë detyrim të pashlyer ndaj këtij institucioni financiar.

Spekulime të tilla i konsiderojmë si sulme të qëllimshme e të inskenuara posaçërisht për të shkatërruar imazhin e kompanisë ARMO, një nga më seriozet në vend, e cila paguan në mënyrë të rregullt të gjitha detyrimet  e saj karshi shtetit dhe kontraktorëve,” thuhet në deklaratën e Taçit

 

 

care bohet mor kshuna smiley

Albanian Screen TV

 

ke ambasada shqiptare ne kanada, seksioni i propagandes punon ti?

   ...sorry, se e kom amanet nga gjyshi;Don’t argue with idiots because they will drag you down to their level and then beat you with experience ...dhe ndihmen e lagjessmiley

 

 

pergenjeshtroje i cik zerin e amerikes. se do me sjellesh ca kujtime...nga 96-ta

Ka shume mundesi ... ky kaposhi shtrengohet shume dhe mundohet te na beje ndonje veze por prape gelase ben.... 

oops..albanian screen tv eshte per te fshire b**en

Zeri Amerikes thote:

Në Shqipëri gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron konservative mbi pasuritë e paluajtëshme dhe llogaritë bankare të shoqërisë Armo, e privatizuar tre vjet më parë si dhe mbi pasuritë e paluejtshme të Bankës Credins.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/1476791.html

Qenkan lodhur kot ata qe i kane blere ato gazetat se neser mund ta botojne gazetat e tjera.

Ndonje lajm nga shqiperia? U "zhduken" sonte gazetat nga pikat e shitjes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).