Nën drejtimin e Presidentit të ri Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Elvis Cefën në postin e nënkryetarit të KLD-së.  Cefa, është anëtari më i ri i KLD-së, i dalë nga radhët e mazhorancës dhe do të jetë tashmë numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas shkarkimit të paraardhësit të tij Kreshnik Spahiu.

Kandidatura e tij u propozua nga Presidenti Nishani, ndërsa u pranua dhe mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë. Ish-Presidenti Bamir Topi propozoi pas largimit të Spahiut emrin e Ilir Mustafajt, por për shkak të kundërshtimit të Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe disa anëtarëve të tjerë të KLD-së, emri i tij nuk kaloi asnjëherë në votim.  

13 Komente

Urime kamikazit me te ri te PD-se.

Shenja e pare treguese qe mustaku i Nishanit osht thjesht mbetje organike nga fundshpina e naltmadhnise.

 Mendoje se ky do te dilte nga rreshti?Sa te jete Saliu,nuk duhet te pipetij,njeri.E pe dje si i tha Jozit...''lere lere te flase''!!!!

Skam pas asnje dyshim. Thjesht disa nga shoket e njesitit te peshkut shprehen konsiderate te larte. smiley 

po ky ishte pazar i mbyll prej kohesh de.

priste vetem firmen

ky djaloshi  kishte kohe qe i kish lene amanetet ke  puna e vjeter

Kreshnik Spahiu DHA DOREHEQJEN. "Shkarkimin" as me okllahi nuk e shtyjne dot poshte. Per hir te se vertetes dhe patetizmit te tyre.

Elvis, na ndero.

Mund te kishin zgjedh dhe Shaban Memine,kujt do ti merrnin leje? Te jemi te lumtur qe zgjodhen Elvisin.

sigurisht, Naltmadhnia ben si i do trapi. Ama, pa nje kujdestar si ty, trapi dhe mund te ishte i pabindur...perkushtimi yt e ka bindur trapin e Naltmadhnise qe te sillet mire!!!

natürlich..

per nje moment thashe se po i flisje trapit te naltmadhnise 

Nochke,mos shaj se do te shaj keq masnej,po e bo boze,komento o vlla pa nerva,ca ti bojme Naltmadhnise,e voton Populli.

mire me, nuk e dija qe ishe sensitiv. ju dija më çelik juve te oborrit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).