Miqësorja mes Shqipërisë dhe Moldavisë, përfundimisht do të luhet sot, në orën 20:30, në stadiumin “Qemal Stafa”. Sakaq, është zgjidhur problemi i ndriçimit, i cili do të bëhet me gjenerator.

Kompania CEZ nuk ka pranuar që të lëshojë energji elektrike për stadiumin, duke qenë se ky impiant është debitor me 7 milionë lekë (të vjetër), shumë e akumuluar në kohë. Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani “kërcënoi” në një farë mënyre CEZ-in, duke edhe e akuzuar si “të pandjeshëm karshi Kombëtares”, duke mos pranuar që të paguajë debinë ndaj kësaj kompanie. “Unë si sekretar i federatës ia parashtrova zgjidhjen CEZ-it, duke konfirmuar se ne ishim gati të paguanim çdo shpenzim që tani e tutje, paçka se ende stadiumi nuk na ka kaluar tërësisht ne, për shkak të disa burokracive shkresore. Por ne nuk mund të marrim përsipër borxhin që një kompani e mëparshme shtetërore, e cila ka pasur në administrim stadiumin, ka karshi një kompanie tjetër, siç është në rastin konkret CEZ-i. Kjo është e pakonceptueshme. Ne të tilla kushte, ne do të lajmërojmë FIFAn. Mund të sigurohet pa problem edhe një gjenerator por, gjithsesi, FIFA ka rregulla strikte dhe nuk të lejon nisjen e një ndeshjeje ndërkombëtare pa dy burime alternative”, – pat pohuar dje Prodani. Por, sakaq, një ditë më vonë, dje federata çuditërisht as nuk lajmëroi FIFA-n, as nuk lajmëroi kundërshtarin dhe as nuk pretendoi për gjetjen e një burimi të dytë energjie alternativ, duke vendosur që takimi të luhet me drita falë gjeneratorit.

26 Komente

....dhe fitorja bindese do realizohet fale gjeneratorit?!smiley     se ndonje llaf per kombetaren (aspektin sportiv)  sikur sna the...smiley

Kemi vertet shtet per te qeshur e qare njekohesisht!!

lol....superfuqia e vogel e NATOs

Superfuqia energjitike smiley ...Keto lajme nuk i degjon as ne vendet afrikane 

ku mund te shifet live??? rojadirecta nuk po funksionon ! smiley

Hihihi ca gallate
Penallti, portieri i trete me tkuqe. Portieri i shtate pretpenalltine e Messit smiley

Minuta diku 30

Spektakular sulmi gjermon. Yll.

Me dhet vet,

Me te tilla ndeshje Shqiperia perfaqesohet nderkombtarisht .Eshte e pafalshme qe nje kompani private te jete kaq anitkombtare. Shume turp.

eshte e pafalshme qe shteti te mos paguaje faturat smiley

bravo CEZ

Une besoj se veprimi eshte me shume arbitrar , sesa model-dhenes. Jam e bindur qe shumica e ministrive s'kane paguar faturat , por s'e besoj se jane marr masa kaq drastike.

Plus te jemi te sinqerte Nosh, ajo kompani s'eshte ne rregull. Shume njerez e kane ngrene si pasoje e gabimeve ne faturime. 

Problemi me i madh me te, eshte qe askush s'bene dot asnje gje pasi kontrata i ka dhene liri te plote, qe te bejne cfare te duansmiley

Nuk eshte mire qe te perdoresh termin Antikombetar..... kompania deklaroi 48 ore perpara se do tia nderpriste energjine.Antikombetar jane ata qe nuk i kishin paguar por qe as nuk i paguan pas kesaj qe ndodhi.

Cez ka kusuret e veta ..gjithsesi

E bojm vet mo mire golin

Cez-i po vendos ligjin me ne fund! 3-0 per Cezin me sa kuptova kemi 3 vjet  pa pagu dritat e stadiumit  smiley

perfundimisht, si doli kjo ndeshja  mo?

Barazim pa gola.

mire paskemi dale, i thone Moldavi.... me gola barazimi apo kerkojme shume.

S'behen gola ne erresiresmiley

pse ne erresire ? ndeshja u luajt me drita,vetem se shume poca ishin djegur.

Jo se kerkojme shume por skishte kush ti bente.

Mos nuk ka pas kush te mbante kandilin smiley

faleminderit!

Stadiumi ka nderruar pronesi/pergjegjes apo jo?

Nqs. ka nderruar atehere CES nuk ka te drejte te ndeshkoje X-in per faj te Y-nit! CES ka detyrimin e furnizmit dhe kaq!

Ndryshon puna nqs. "pronari" i ri nuk ka arritur te regjistrohet si pronar/pergjegjes i stadiumit dhe te kete llogarine e vet ne ate furnitor. Nuk ka te beje fare shfajesimi delitant "per ca shkresa burokratike" Jane pikerisht ato shkresa burokratike qe te bejne apo ste bejne pronar/pergjegjes ligjor. Ky specie "pronari" me llafe goje duhet te zhduket per muzeum se eshte injorance e gjalle.

Me duket se CES ka te drejte ne kete mesele. Faji i mbetet atyre qe lene stadiumin ne doren e ca spekullanteve qe bejne biznes si te bardhen ne rruge.

Thjesht ke shume te drejte, Kevinjon

nuk eshte ndryshuar emri ne kontrate pasi qe te ndodhe nje dicka e tille subjekti duhet te kete likujduar te gjitha detyrimet ndaj CEZ, gje te cilen nuk e ka bere......

 

Me te tilla ndeshje Shqiperia perfaqesohet nderkombtarisht

  +1..(Ashtu sic eshte ne te vertet,per ibret..)

Sa turp !!!! Mjere ju qe jetoni atje ! 

Pse mjere mor vlla!Ne ketu mbajme barkun me dore nga mengjezi deri ne darke...e qeshura te shton jeten...te ben te harrosh edhe urine...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).