Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shkarkuar Drejtorin e Policisë bashkiake Florenc Hoxha, ndërkohë që në vend të tij në krye të Policisë Bashkiake u emërua kreu i Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli. Florenc Hoxha mësohet se do të emërohet në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit, pas largimit të Arben Nokës.

Florenc Hoxha mbajti detyrën e Kreut të Policisë bashkiake pak më shume se një vit dhe gjatë kësaj periudhe ai u akuzua për ushtrim dhune ndaj punonjësve të administratës së mëparshme bashkiake, por së fundmi edhe ndaj romëve, për të cilët reagoi jo vetëm Avokati i Popullit, por edhe institucionet ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. 

15 Komente

ngarkohet, shkarkohet.... se cme kujton mua kjo...

o Brado, kot pa lidhje me temen.. e ke takuar gje Pjerin.. ka ca dite qe ka ardhur ne Tirane ,prandaj...

Them se neser me 100 % do ta takoj,se ka pas ca pune ne Tirane Pjeri dhe une sjam anej ne keto momente,keshtu qe neser them se do takohemi dhe te pijme Konjak shume shume vjecar smiley

ngarkohet, shkarkohet

Belul, per kete e kishe fjalen? smiley

Belul mua mu kujtuan rastet : shkarkohet, dorehiqet smiley Rasti Spahiu  dhe ai mor kryepolici i Dibres. Konkluzion  ne bejme xing  ne emerimet dhe shkarkimet publike smiley si i thone kesaj gjoje un them  jemi me nder !

Po ndertojini mire keta titujt ore se na ngrite gjakun...thashe se kishte filluar punetor ngarkim shkarkimi...

je i cik dyslexic ti.....shkarkim/ngarkim, jo ngarkim/shkarkim

Po c'beri shkarkim c'beri ngarkim...si procs pune nuk ka ndonje ndryshim te madh...si proces emerimi pastaj...

Shoku tankist, e ke mire, ne shqipe ne i themi ngarkim-shkarkim, dhe me te drejte, se edhe logjikisht po nuk u ngarkua, s'ka cfare shkarkohet.

Mund ta benit edhe me modern duke shkruajtur "Luli downloadon Florencin dhe uploadon Vullnetin".

smiley

Akshe akshe "Luli upgradon Florencin".  

Polic, ndertim, hmmm ... perfundimisht upgradon.  

Per thashethem, di gje njeri a ka lidhje Arben Noka me ministrin e ri te Brendshem, famem-madhin Flamur?

Po per Ramat, Ina, Edi, Luan, te kete ndonje lidhje valle? Sa per thashethem.

akoma s'ti ka dhene detajet SHIK-u ty.....

Nje pyetje bera, apo s'lejohet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).