Rënie e eksporteve, rënieve e fitimeve, rënie e investimeve publike, rënie e të ardhurave personale. Të gjitha së bashku, mesa duket i kanë shtrënguar sipërmarrjet e individët të reduktojnë shpenzimet.

Përmbledhtazi, përkeqësimi i treguesve në gjysmën e parë 2012 është dyshifror:

Rënie e importeve të makinerive, pajisjeve, materialeve të ndërtimit me 16 %.

Rënie e investimeve publike me 26,9 %.

Rënie e kontratave të sigurimeve me 25,4 %.

Rënie e fitimit të sipërmarrjeve me 23,8 %.

Tejkalim të programit të defiçitit fiskal me 178 %.

 

Artikulli i plotë: Revista Java

_______

Respublica: Ministria e Financave të Shqipërisë ka publikuar më së fundi raportin mbi borxhin publik për 6-mujorin e parë të 2012-ës. Nga shifrat e raportit, rezulton se borxhi publik shqiptar ka arritur në nivelin 801.2 miliardë lekë në fund të muajit qershor. Ky nivel përbën një rritje neto prej 28,4 miliardë lekësh (rreth 255 milionë dollarë) në 6 muajt e parë të vitit.

Ndërkohë, sipas INSTAT-it, Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) pësoi një tkurrje prej 0.2% në tremujorin e parë, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2011-ës. Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në daljen e tij të fundit publike, deklaroi se  “ecuria e faktuar e aktivitetit ekonomik në vend dhe informacioni i filtruar nga tregues të tërthortë mbi të kanë zhvendosur në kahun rënës projeksionet tona bazë për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit; [si rrjedhojë], ekonomia vendase pritet të ketë një ecuri të ngadaltë në pjesën e mbetur të vitit, e kushtëzuar nga dobësia e kërkesës së brendshme dhe të huaj."

Në këto kushte, skenari më optimist do të ishte që PBB-ja të mos tkurrej më tej në krahasim me 2011-ën; pra, të mbetet në nivelin e raportuar të 2011-ës (1301.8 miliardë lekë). Dhe në këtë skenar optimist, i bie që raporti i borxhit publik me PBB-në të jetë diku në nivelin 61.5%. Pra mbi tavanin e përcaktuar me ligj…

27 Komente

Tashi e muart vesh ju? Po ne ke peshku kemi kater vjet qe ua themi qe ky 6mujor eshte me i keqi smiley

keta politikane po e cojne shqiperine e dashur ne humnere!!!!

Qeveri Kriminele,na e rropet Shqiperine tone te dashur!

smiley

ti e thua si per shaka se nuk ke nga ta kapesh tjeter, fundja aq rruc, por eshte e vertete kjo qe thua..

une e thashe sinqerisht se me dhimsen njerzit qe rrojne atje pa pike shprese. shpresoj qe gjendja te mos jete aq keq sa e bejne gazetat

Gjendja eshte shume me keq se ca e pasqyrojne gazetat,ja pershembull,Kocua ka 8 Muaj qe nuk i paguan Gazetaret,Shefja e TCH shiti 34 % te aksioneve te Digitalbit sepse i beri leket lesh ne Kazinone e Tajvanit,ka plot mo por spo me kujtohen se sapo u zgjova.

"Shumë keq gjysma e parë e vitit 2012"

Por jo aq keq sa gjysma e dytë, them unë...

Fundja të shpresosh në një fund bote me gjendje të mirë ekonomike është si të shpresosh të vdesësh në gjendje të mirë shëndetsore... smiley

Do te thote kjo qe fundi i Botes eshte keto 2-3 vjet ?

S'do isha pishman fare...

Po amon mi Goc na e hiq njehere Kureshtjen dhe na thuaj pse e kaq me Kunj me Boten,cfare te ka bere xhanem.

Jo mo asgjë s'më ka bërë bota... thjeshtë ka botë të tjera plot e boll më me këtë... laj thaj me mijra vjet... u trashëm...

Rrofte Sali Berisha me dy gishta! 

Shume keq.

Sido qe te shkoje ekonomia e xhungles, Luani nuk ha kurre bar! smiley

*nga fb

Ha tjeter gjo luani. smiley 

Meqenese me paskan heq i foto qe mezi e gjeta, si me e pershtatshmja e llojit, du te sqaroj ate qe ha luani: PLUMBIN!

Nese diçka mund te zgjidhet, perse te merzitesh?

Nese diçka nuk mund te zgjidhet, perse te merzitesh?

sa analize te thjeshte dhe te qarte i ka bere situates ekonomike guvernatori  i bankes.....smiley

 

Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në daljen e tij të fundit publike, deklaroi se: “ecuria e faktuar e aktivitetit ekonomik në vend dhe informacioni i filtruar nga tregues të tërthortë mbi të kanë zhvendosur në kahun rënës projeksionet tona bazë për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit; [si rrjedhojë], ekonomia vendase pritet të ketë një ecuri të ngadaltë në pjesën e mbetur të vitit, e kushtëzuar nga dobësia e kërkesës së brendshme dhe të huaj....."

.....po, do tja bejme benë!smiley

Keni harru te permendni:

Renien e shpreses qe EdRoma te bohet Naltmadhni.

 

P.s. O Brad me ndihmo nje çike me shifrat. smiley

Problemi nuk eshte ekskluzivisht Shqiptar. Ne jemi nje peshk i vogel ne nje liqen shume te madh. Problemi eshte mbare-boteror. E vetmja gje qe na ka mbrojtur deri tani eshte mungesa e eksportit, nese do eksportonim sa vendet e zhvilluara do e kishim ndier krizen shume kohe me perpara. Nganjehere eshte gje e mire te kesh ekonomi te dobet se kriza eshte gjithmone standarte.

Qeveriun nuk e kam patur asnjehere qef, por per situaten ekonomike nuk eshte faji i tij apo qofte dhe ndonje Shqiptari tjeter. Kriza eshte globale, dhe ne si cdo shtet tjeter, heret a vone do e ndiejme. Fatkeqesisht zgjidhja nuk duket askund ne horizont. Gjerat do shkojne shume here me keq para se sa te permiresohen. Edhe pasi te jen permiresuar ne boten e zhvilluar ne do na duhen 2-3 vjet te tjera per te ndier ndryshimin.

 

Zgjidhja eshte lokale. Mbeshtetje te tregu i brendshem, me sa me pak mbeshtetje te jashtme. Por sic dihet, nuk ka patur ndonje qeveri pas 87 ti japi mbeshtetje tregut te brendshem.

Bradland; ".... Kocua ka 8 Muaj qe nuk i paguan Gazetaret,Shefja e TCH shiti 34 % te aksioneve te Digitalbit sepse i beri leket lesh ne Kazinone e Tajvanit..." 

 

Brad, si eshte kjo pune te lutem, a mund te na sjellesh ndonje fakt per keto gje, sidomos per ate te TCH. 

Patjeter Pjer,kur te vish heren tjeter ne Atdhe hajde me tako,te te jap dhe nje darke tek Tajvani dhe ta tregoj kush eshte,nuk jam si Blendi une Pjero qe ste hap telefonin dhe qe nuk te takon.smiley

darke me bradisonin eshte njelloj si te hash RD e te pish gazet 55. Edhe Kevinjoni s'do e perballonte dot.

Ka plot peshq qe kane ngrene darke me Bradin,pyeti njehere nese eshte permendur ndonjehere PD - ja apo PS -ja, noschke ka plot gjera te tjera per te biseduar plako smiley

c'est cidre, me fal, possible

I dashur, jam i velur me te ngrena e te pira, por jam i uritur dhe i permalluar per situaten ne Shqiperi, keshtu qe po nisem neser dhe takohemi pasneser. Me shkruaj tek mesazhi, ose posten time elektronike (email) . Do te qeras une, nuk ka problem.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).