Këtu është Zeitgeist: Addendum, pjesa e dytë e serisë Zeitgeist. Hapjes së këndvështrimeve ekonomike e financiare që u krye në pjesën e parë, ky dokumentar i dytë i kushton pjesën kryesore të tij, duke shqyrtuar më në hollësi sistemin financiar, funksionimin dhe produktin e tij, bashkë me një vështrim më të përgjithshëm të sistemit aktual ekonomik.

Si përherë, ju jeni njerëz të lirë ta shikoni, ta gjykoni e ta komentoni si të doni. Krejt të lirë.

_____

Ky është filmi i parë i serisë Zeitgeist, titulluar Zeitgeist The Movie. Prodhuar më 2007, varianti i këtushëm është një film i përditësuar me pak të dhëna shtesë e me disa përmirësime vizuale më 2010.

 

Nuk dëshiroj të bëj koment paraprak për filmin, pasi nuk dua t'i kanalizoj në ndonjë drejtim të caktuar diskutimet për të. Secili mund ta shohë e të mendojë vetë - siç është i lirë edhe të komentojë si të dojë mbi të.

Zeitgeist The Movie I

52 Komente

Nuk kam kohe ta shoh te gjithin po do desha te dija ne cilen minute flet Ravi smiley

silazh

Besoj qe eshte ajo qe kam pare dhe vete. Pjesa per fene eshte shume interesante. Te tjerat nuk i mbaj mend me shume hollesi tani, sepse c'eshte me teori kospirative (jo 11 shtat, jo konspiraci bankash, illuminati e kesisoji) i quaj si rregull bullshit qe kerkon viktima nder shikuesit. Do e shikoj me gjase e mbase flasim me shume. Falemnderit per prurjen. Do ia rekomandoja si film te gjitheve.

Emigrant, ngaqe nuk kam kohe ta shoh  desha te te pyes, ky dokumentar eshte ne shqip apo vetem ne gjuhe te huaj. A ka perkthim. 

Pjer, origjinalët janë në anglisht.

Atë të parin unë e gjeta edhe në italisht. Besoj se mund edhe të gjendet në gjuhë të tjera. Gjithsesi, në disa raste (nuk e di mirë se çfarë karakteristikash duhet të ketë videoja) në you tube, mund të gjesh edhe nëntitujt në gjuhë të ndryshme.

Kriskullo, a ka ndonje link (youtube) ne gjuhen hollandisht per kete filmin, ose ne anglisht por me perkthim poshte ne gjuhen hollandeze. 

fundja Pjer, nuk ben keq ta shikosh : ne te njejten hulli me VQ tende eshte

Jam i sigurt qe e kam pare para 2007s. Shume nga ato qe thuhen nuk jan konspiraci por thjeshte fakte te cilat i percillen shikuesit si gjera te paditura dhe te jashtezakonshme, te hatashme.

Mua me vjen turp qe filma te tille qarkullojne qofte dhe vetem ne internet (mesa di, asnje kanal televiziv nuk e ka transmetuar). Edhe pse ngushellimi (relativizimi) me vjen nga nje tjeter fushe e konsideruar më serioze se kinemaja, nga letersia : Kodi i DaVincit rezulton te jete libri me i lexuar nder bashkekohoret e mi...

tek filmi i dytë, diku kur flitej për një aferrë korruptive andej nga amerika latine, përmendej edhe BECHTELI...

 

I kam pare une... budallalleqe. Ose si i thone: bollox! smiley

Dokumenti ne forme libri pdf format i filmit eshte ne kete link.

Them qe nuk eshte pa vlera!

Pjesa e pare, ajo per fene, dmth nja 100 faqet e para, kurresesi nuk mund te klasifikohen si bullshit. Besimi i gjithesekujt eshte nje ceshtje personale dhe subjektive, por edhe ne qofte nje ndermarrje e gjykueshme sipas midese se gjithesecilit, nuk mund te thuhet se eshte nje ndermarrje jo serioze.

Sepse ne vend te deklaratave bllogce nga te panjohur, vetem bibliografia disa faqeshe e pjeses te imponon respekt.

Pjesa qe prek sistemin monetar e kane kopsit bindshem, duhet me "festuar" vitin e ardhshem 100 vjetorin e Fed-it.

 - a do kishte bota kete zhvillim ne keto 100 vjet pa nje sistem financiar te tille, pavaresisht se kush e kontrollon ? Mendoj qe jo.

- eshte sistemi bankar/financiar qe gjeneroi fuqishem ne cilesi dhe sasi ekonomine reale apo e kunderta ? Jane plotesuese te nderVarura teknikisht, por monedha ka dicka te magjishme sepse del nga hiçi <ne te vertete eshte 'besim ne vlere'(kredi-bilitet) me force ligji>.

- anomalia e "demokracise" ketu qendron ne pronesine private te bankes emetuese.

 

Mbi 90% e popullsise ne bote ka jetuar dhe jeton ne varferi dhe skllaveri ne saj te ketij sistemi financiar te 100 viteve te fundit.

as qe mund te konceptohet nje bote pa sistemin e parase dhe pa njerez qe punojne, sic thone keta

thjesht s'mund te ekzistoje, as po ta ndertosh nga e para ne nje planet tjeter

te gjitha qe thone mund te kundershtohen, mjafton t'i vihesh

... projekti Venus ...

imagjino sikur ne vetedije te cdo qenie njerezore te ishte 'barazia' ne te drejta e detyrime, ne pasuri e pushtet, ne moral e formin ...po flasim patjeter per robote, sepse shumellojshmeria e species njerezore, te pakten prej 4 mije vjetesh, njeh barazine vetem si koncept matematik, te pakten te ishte nje funksion asimptotik.

barazia eshte e pamundur (edhe matematikisht), dhe deri edhe iluzioni i saj nuk mund te arrihet i pashoqeruar me pabarazine.

Barazia eshte nje gjendje mendore, kunderfakt dhe nje hipoteze qe ngrihet vetem per t'u rrezuar. smiley

Nqse ke interes, me kismet e sjell nje trajtim te kesaj me baze simulimi. punim timin them.

Po po, e kam nigju shpesh m'Tirane, vecanerisht nga ata te biznesit, qe 1+1=11 smiley

Ne fakt ma ka vra veshin kjo qe thua, po se kam marre mundimin me e shtjelluar ... kujdes se per matematike e fizike ketu te thajne piten peshqit, do plas "sherri" me keq se me Kanunin smiley

smiley

yes... agree!

Do ishte teper interesante. Uroj qe mos te kete vend per kritika! E them sepse, me keto qe shikoj e lexoj kohet e fundit, duket se Peshku ka marre drejtim shkencor. smiley

 

E vlersoj sinqeritetin ne lidhje me "barazia eshte e pamundur..." (ate "matematikisht" e hoqa sepse shumica ketu nuk do e kuptonin se çdo me thon. Ehu, kush e degjon idrizin pastaj!) smiley

Ju lutem! Po beheni qesharake. Mbeshtetja e levizjes Zeitgeist-e apo Venus Project, jane turp dhe budallek. 

Keto olet qe kane bere kete dokumentar merren me menyren dhe etapat e prodhimit te parase, por nuk thote se kush ja jep vleren. Prandaj na thoni nga e merr parja vleren dhe si/pse ka linde parja! Think about it!

 

Flitet per interesin dhe ekzekutimin e kontratave te cilat (me vetedije te plote) i kane firmose te pakten dy palet, ku me vetedije te plote ke marre nje detyrim/pergjegjesi persiper. Une do te isha nevrikose jashte mase nese dikush do me kishte para borxh, ti cilat mi ka kerku dhe ja kam dhane, por qe s'mundet me mi kthy mbrapsht ashtu sikur me kishte premtu kur me eshte lutur per to. Kemi njoft nji Krisht, nji Muhamet, nji Moisi dhe nji Zot - kaq; pse doni te beheni te gjithe Muhameda e Krishta? Apo thjesht per ti zhvleresu (e njejta kerkese, rritet prodhimi, vlera teknikisht bie). 

Ta thote vete fjala: zeit-geist. Fryma e Kohes. Levizje "new age". Hippinjte e rinj. Vellazerim, bashkim, paqe, nje bote me e bukur, (me me shume poete smiley)... humaniste, dmth... sic thote Ravi, "ne pritje te vales".

Dhe meqe permende emra te pervecem...

Cdo levizje "new age" sot, me karakter spiritist apo jo, ne baze ne filozofise ka kundershtine ndaj hyjnores; mohimin e saj dhe perpjekje per indoktrinimin e turmave me qasjen e nje fryme te re, te nje epoke te re. Ne asnjeren prej tyre, qofte edhe ne libra apo studime qe jane bere dhe qe kane shkaktuar debat, nuk sulmohen personazhe te tille si Muhameti. I vetmi person qe sulmohet, eshte gjithnje Krishti. Jo me kot Zeitgeist i kushton gjithe ate vemendje ketij personi. Citimet/referencat jane aq idjote, sa vetem nje injorant mund te duartrokase. Ne fakt cdo gje eshte parashikuar, qe para 2000 vjetesh (e me pare +600, +900 + 1100...) - e me pak fjale, njerezimi do te bashkohet nen nje flamur. Atehere do te ngrene zerin te tregojne arritjen e tyre "madheshtore" - ne nje fare menyre, "shfronimin" e hyjnise me eleminimin e "nevojes" per te... Atehere edhe fundi eshte tek pragu.

Menyrat e arsyetimit si ato te perdorurat ne kete film apo te tjere libra apo filma te ketij lloji, gjithehere me kujtojne ate te Petro Zhejit tek "Shqipja dhe sanskritishtja" apo akoma dhe me keq Robert D'Angely-n me ate "Enigmen" e tij (ai muhabeti qe shqipja vjen nga pellazgjishtja, por vetem se duhet kthy guri per se mbari qe te lexohen germat smiley )
Por ndofta e kam edhe si reaksion me vetveten, se gjera te tilla çoç edhe me kane mahnitur ne 'rinine' time... smiley

 

 

jo, jo. nuk eshte krejt ashtu. paragjykon me 100%. dmth kjo natyre prodhimi eshte gjithnje e dyshimte, gati nje efekt skenik, por ama kjo nuk do te thote qe faktet e marra, pa perpunimin perkates, jane per ne kosh te plehrave.

Po faktet i dija une, pse ti marr nga Zeitgeist, apo qe ti marr te perpunuara ??

Eshte si puna e Kanunit. Ta lexojme -tha dikush, si vlere historike... bla bla bla. Po pse, me la mendja mua te lexoj (degjoj, shikoj) "si vlere historike" diçka, per te cilen nderkohe jam i sigurt  qe vlere, pra shkurt vlere, nuk ka !    
Pune kohe me nje fjale (faktet i dija une; pse ti marr te perpunuara nga Zitgesti)

sepse eshte e pamundur qe dijenia jote te barabitet me produktin e sistemit te punes se organizmave ose grupeve qe e bejne ate gje. Shiko, pa diskutuar thellesine e leximeve te tua individuale, une them qe prap, nqse sheh bibliografine e perdorur tek ajo e fese qe beme muhabet me lart, sa per nje shembull, sec kam nje siguri, qe ka burime atje qe nuk te ka rene rasti ti shikosh. Pra eshte sikur ben muhabet me nje professor emeritus (e kam kete pervoje ndaj them) - kur flisje me ate xhaxhin per nje gjysem ore, kishe marre infon e 2 vjeteve lexim nga literatura i pa mbikqyrur.

Nderkaq, edhe pse ti nuk je kurre ne kete kategori qe po them me poshte, per te rrezuar studime te te tjereve, te grupeve te punes, katedrave, instituteve etj, kshu me nje ajer kategorik dhe asgjesues me te qeshura kukllash perpelitese e gjymtyre-perplasese, peshku eshte bere i famshem nderkaq. Dridhen gjithe institucionet kerkimore smiley ishalla s'e ka me ne peshku sot, thone smiley ... dhe cdo mbremje psheretijne te lehtesuar: ia hodhem edhe sot  smiley  loool...

cheers, stalker!

Paradhenije nje flm per mundimin e pruresit ( qe me dulet se e kam kopju nga ty variantin e" QYL " smiley ) dhe sidomos Ftesen per "sejcili te veten "

Emo nuk e di ne se e ke pare emisionin e 10 Mistereve me te medha . Tashti keshtu i emertojne keta , dhjete fatkeqesite , dhjete puthsat , dhjet termetet , dhjet masturbusit , dhjete e dhjet dhe me nendialektin  e Rushit te dijes , dihet cfare del smiley Edhe ky film me duket se eshte produkt i atyre vleresimeve e misticizmave qe kane te bejne me selesksionimin e perpunimin e te dhenave per ca Objektiva te caktuara . Psh ne se do ishim me brryle mbeshtetur , grushte nen Mjeker e veshtrim te tretur Larg , tejthelle ne Rrenje te Problemeve , dmth po te ishim Rrenjasij , do shikonim se nuk ka nevoje FARE te vrasesh Trune per te gjetur te vertetat smiley Ka te verteta Banale psh ..Peshqit jane lloje Llojesh , Berisha eshte k/minister etj ka edhe te Verteta te pergjitheshme qe Bota shkon drejt teknologjise se avancuar deri ne krijimin e Njeriut Artificial dhe nuk do t'ja pjerdhe Fare ne se ka njerez qe gjejne rrenjet apo kapen pas degeve . Ti me kupton qe nuk ka te beje me ate qe mendon ti i nderuar per te dhenat e peperpunuara ne Film .

..nqse sheh bibliografine e perdorur tek ajo e fese qe beme muhabet me lart, sa per nje shembull, sec kam nje siguri, qe ka burime atje qe nuk te ka rene rasti ti shikosh....

Kete e vleresova seriozisht dhe ne pamundesi per ta ndiekur zeitgeistin , thjesht nuk kam kohe , ne se desheron , me thua dot ndonje ekstrakt qe te ka bere pershtypje nga Komenti qe nuk dihej per FENE !

Ene i here si perhere mire u lexofshim ! Teme e qete sa pa ardhur ATA smiley

Dmth 21 Janari qenka organizu nga CIA per te rrezu Berishen qe s'ka pranu te korruptohet (deri ne ato çaste) sepse donte qe popullit shqiptar ti rikthehej dinjiteti e mirqenia e merituar, por e munguar. Ato deklaratat per çadrat-pistolete, qenkan bere me te drejte. smiley

 

I shkreti Sali!

bibliografine le ta kete nje mal, jemi mesuar e ushtruar edhe te keqcitojme apo te perzgjedhim per te mbeshtetur qendrimin/mendimin tone, por ka shume argumente te cekta, lidhje te shkurtra logjike ndermjet fakteve, nje lloj puzzle i krijuar nga nje kendveshtrim dhe hipoteze konspirative mbi financat boterore dhe cifutet, pra ku faktet nuk themelojne nje hipoteze (grounded theory), por hipoteza qendron ne themel te fakteve (spekulim).

Pikesepari merret si nje kendveshrim alternativ i mundshem, dhe skepticizmin eshte mire ta kesh gjithmone, por sic tha Emigranti asnji nga ne ketu eshte ne poses te ketyre informacioneve te kualifikuara dhe une anoj te besoj shume nga c'thuhet.

Leme menjane fene se infot 2/3/4 mije vjecare supozojme qe mund te jene te manipulueshme, po sistemi monetar i sotem eshte i fresket dhe ka fakte te pakontestueshme, plus, nuk e shoh si gjenerator i se keqes, perkundrazi, i ka dhene njerezimit nje energji ne keto 100 vjet sa nuk ka pas ne 4/5 mije vjet. 

Duhet ta themi qe sistemi monetar eshte pjelle e kohes, nis nga romaket, me pas ringjallet mire ne vitet 1500 ne Firence e Venezia, mireorganizohet ne Angli me monopolin e bankes emetuese reth viteve 1700 dhe merr permassa globale me Fed-in vecanerisht pas L2B me Bretton Woods. Njerezimi duhet t'u njoh meriten ketyre arkitekteve, sepse e vertete qe hiearkia ngelet, por te gjithe kemi nje shkeputje cilesore, me mangesite e veta.

Jo po kush eshte i pari a valles, me i afti, gjithkush nga ne do sillej ne te njejten menyre nqs do mundej, i perket natyres sone si specie.

Pyetja qe shtrohet, a mund te kete nje model me te mire njerezimi ? Mendoj qe anes materiale te nevojave te njeriut mund t'u jepet zgjidhje, por enigma qendron tek ndergjegja dhe vetedija e natyres njerezore, frika e interessi gjenerojne ca algoritme qe si bashkon dot as edhe dy mendje te vetme 100%.

 

 

igzæktlli!!! Po c't'i besh qe peshku eshte plot me shkencetare... po PLOT ama... multitasking bile. smiley

peshku ka me shume poet... 

Ka dhe poete, shume bile - se si thote njeri, sot demokracia u ka dhene tastjere te gjitheve. Madje gjithkush mund te dale tek dritarja e zyres e te meditoje per ndonje ore mbi perendimin e diellit e te shkruaje ndonje gje. smiley Po si i thone, ka dhe poete mbi poete. Edhe nga ata kemi ketu. Gjithsesi, secili duhet te dije te perdore kreherin. Se dhe poeti vete, ndjeshmerine aty e ka... tek perdorimi i kreherit. Por ka dhe shkencetare. Kjo duhet mbajtur mend. smiley Psh, njeri sheh papritmas nje asteroid qe i afrohet tokes me 50 000 km//h dhe papritmas syri i ze nje lule ne vazo tek dritarja... Aty frymezohet direkt dhe merr lapsin e i thurr vargje lules me "mjeshteri"... "une per asteroidet di gjithshka" - vargu i pare. 

flm Internetit, sot kemi informacion shume me teper se c'kemi nevoje, sfida qendron tek seleksionimi i tij ...

e kush po i thote keto? ca rob qe s'thone dot as emrin e tyre smiley

tastjera dhe ata e dine sekretin ... loool

shkoni mo pirdhuni!

 

edhe i gjo: peshku nuk ka aq shume poete jo. peshku ka me shume rob qe enderrojne te bejne kumtesa e referate per gillgameshin dhe zarathustren atje ku duhet. ne organe dhe forume me tagrin perkates. mirepo atje ku duhet nuk i pjerdh njeri. edhe kane gjetur peshkun.

ah po, se me ra ne mend dhe kjo: peshku ka edhe gjithfare xhenerikesh me pinca e dado ne duar, qe enderrojne te shpetojne nga pushteti i pinces dhe i dados. Tek peshku ata ndihen per dia ore te cpincezuar dhe te cdadozuar. mekat t'ua prishesh ngadhnjimin. ec bab aty, mshoja, eshte universi paralel ku je mendimtar i modh qomet, mer jahu (tm Idris) smiley 

mirmjes, qytetar te Bukhares fisnike! tha Nassredin Hoxha.

 

Je duke u tregu i pameshirshem me ne te puneve "pjeserisht" manuale. smiley

je burr i keq (por shyqyr vetem pjeserisht!) smiley  smiley

 

Njashtu m'thoshte babi kur u ktheshim n'shpi mbas takimit me prinder apo mbas ndoji telefonatet, kur i thonin se m'kishte nxjerre zysha jasht apo per ndonji sherr tjeter n'shkolle. Pastaj prej inatit m'shkonin lotet dhe ikja qe te mos me shihte babi duke kja (pa za btw smiley), sepse burrat nuk kjajne. Bahet fjale per deri nga mosha 10-11vjeç. Lol

Komentet nga posht larte! smiley (ah qe skom kohe per te gjithen)

Duket qarte lufta midis besimit dhe njohurise se akumulume, drites dhe errsires, te mires dhe te keqes, eqetera eqetera. smiley 

 

Unë së pari nuk jam dakord me disa tipa. Në fillim nuk jam dakord me ata që shohin makinacione gjithëkund. Së dyti nuk jam dakord as me ata që stigmatizojnë ata që sipas tyre shohin një makinacione. Edhe pse, në këto video nuk është se diç po thuhet. Janë fakte, më së shumti të panjohura, ose të njohura dhe të harruara ose të cilat nuk janë kqyryr në mënyrën e duhur.

Pjesa mbi fetë, tregon njëfarë origjine të përbashkët të të gjitha ketyre “mortjeve” të njerëzimit. Pra, për një njeri me shëndet mendor normal, sipas përkufizimit (i cili është artificial!), kjo do të mjaftonte për t’i larguar nga vetja mësimet obsolete, moralin obsolet, që përpiqen të japin. Nejse, për një njeri me pak informacion dhe sens kritike, do të mjaftonin edhe qorrsokaku i mendimit dhe inkongruencat në arsyetimin  të tyre.

Pjesa mbi financën dhe rolin e parasë, po ashtu interesante. Për të qenë korrekt duhet të them që tani se të gjitha format e reja të arsyetimit, teoritë, në rastin tone propozimet që dalin nga këto filma, kanë njëfarë fryme, se për gjithçka mund të gjendet një zgjidhje, gjithnjë duke përdorur “mjete” që teoria apo sistemi i ri ka në brendësi të vet. Filmat e jepinin atë përshtypje.

Nuk e di sa të vërteta janë ato faktet(?) që jepen mbi mënyrën e funksionimit të sistemit banker amerikan, mbi banken qëndrore etj., ndaj edhe nuk them gjë. Përveç, se jam dakord se paraja kurrsesi nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Përderisa ne, banorët e Tokës, paranë e kemi si konvencion shkëmbimi (se çfarë shkëmbimesh dhe se si ka evoluar “tipologjia” e shkëmbimit videoja diçka thoshte!), sikundër edhe gjuhën e të tjera shenja, kuptimin e të cilave e krijojme dhe zhvlerësojmë ne, duhet bërë kujdes, përndryshe si në shumë gjëra të krijuara nga kultura njerëzore futemi në  një rreth vicioz që nuk të çon gjëkundi.

Nga ana tjetër, mendoj se bota pa paranë nuk mund të bëjë. Do të ishte utopike, jo imagjinimi i të ardhmes pa paranë, por tentativa për ta aplikuar atë të ardhme në botën e sotme. Minimalisht, mendoj se, njerëzimi duhet të ketë një nivel më të lartë intelekti, ndërgjegjësimi, apo një ftohtësi më të madhe në gjykimin e realitetit… thenë troç, do të duhej që niveli i njeriut mesatar të ishte shumë më i lartë. Sot bota ka një nivel mesatar, arsyetimi po them, sikundër a ii një 13-14 vjeçari, për të mos thenë më të ulët. Ndaj nuk e imagjinoj dot botën e sotme pa një grup individësh të ndërgjegjshëm dhe të ditur, pse jo edhe të fuqishëm (sipar përkufizimit tone: me shumë para!), që kontrollojnë masat. Veçse edhe këtu, kontrolli duhet të jetë i orientuar drejt një të ardhmeje… (cilësimet janë tuajat).

eshte shume cool dhe opportune sot si dhe dje, te shash parane dhe njerezit e parase, te stigmatizosh lakmine e fajdexhiut, ta ngjyesh me katran edhe me se c'eshte fjalen e rende "faiz", te cosh gishtin mbi spekulantet e bankave dhe instituteve financiare qe e sollen boten solide te perendimit afer shkaterrimit etj etj. nderkaq nuk eshte cool dhe as opportune, por te mos thene "popullore" qe jo e jo, te besh edhe pohimin tjeter (medalja ka dy ane) qe paraja ekziston se eshte e arsyeshme, se paraja po te ish nje shpikje aq e keqe, njerezimi do ia kish gjetur anen, se tere ato institucione monstra jane gjithashtu edhe ne bazen e cdo "perparimi" (<<--perkufizim needed), dhe se paraja ndoshta eshte nje shpikje qe me shume se cdo tjeter i perqaset shpirtit dhe konstruktit njerezor, e krahasueshme me rroten si shpikje teknologjike.

Per icik sfond po pershnes nje krijim te madh nga ana e stigmatizuesve te parase, ezra me usura-n.

Si ne cdo argument debati, kunkluzioni qendron ne kembe kur respektohen keto tre pika :

- te jesh ne poses te nje informacioni te vertete;

- informacioni ne fjale te jete i mjaftueshem;

- me pase nje kapacitet gjykues (tru me shume rrudhasmiley )

psh, ti nuk ke lexuar mjaftueshëm informacion rreth rrudhave të trurit! smiley

urdhno, po s'e pate pa, dhe kur t'kesh qejf, kohe dhe no plans. Ka dhe plot te tjere, por ky (hameroff) mjafton sa per nji berdaf te lehte.

ps. kjo eshte fusha e dyte, pas asaj te fizikes teorike ala Laura Mersini, ku ndodhet avantguarda e kerkimit sot. Natyrisht nuk ka ate efektin skenik te teorive kozmogonike. Per eshte vertet po aq mahnitese sa ato.

Te lutem, te lutem zoteri (slangu i Tak Ngjeles smiley) gjithcka eshte kantjer ne ndertim e siper, nuk njohim absoluten, nuk jemi hyjnor smiley

peshku ka shume inatcor... qe grinden me vete.. pa arsye.. e rreken me pas te gjejne arsyen, matur me vizoren euklidiane, ne cdo ngjarje, veprim a dreq qe ndodh ne kete bote... me qindra njerez bashkeveprojne me arsye te ndryshme ne nje ngrehine, sistem a cfare dreqin quaje, dhe askush nuk e di te verteten, ate mund vetem ta konstruktojme si te tille, t'i mveshin nje arsye veprimit te mijera miliongave qe per dreq secili per miliona motive vepron ne nje drejtim, e megjithate kalamajte nxehen se arsyen nuk ja pranojne por te ekzaltuar nga e verteta (nuk presin as te ameshohet, por ashtu gjysem te gjalle konsumuar) 

ndoshta edhe nga fakti qe njerezit mund te ndahen si vijon :

 a) ata qe bejne qe gjerat te ndodhin; b) ata qe shohin se c'po ndodh; dhe c) ata qe pyesin c'ka ndodhe;

Emi ne se me lejon te them se pervec tastierave na nuk rrojme dot pa faleminderim vetevetes  qe kem si tespije dijen Boterore por me zi presim rastin me u cpengue ....ose Kenua ne Korce kur nuk kishte kujt t'ja bente me gisht mbprapa , semurej deri sa gjente Pasqyre per t'ja bere vetes !

Desha me thene se Paraja dhe si  pothuaj cdo fenomen tjeter i Gjithpranushem dhe Gjithperfshires e sidomos i Gjithaplikushem ( hajde llafe xhibonjistesh hajde smiley ) ka fazat e saj .Une kam nje mendim te plote me tuajin per Parane se " ajo " ( perse femrore) deri me sot ka pas Vleresimin e nje MJETI SHTYPES , nje mjeti DOMINUES , nje instrumenti Paresor mbi EGOIST i shprehur ne Lakmine e Pushtetareve dhe tevATIJ qe e ka .. Shembulli me tipik ndoshta nga me te Vecantet ne BOTE SOT eshte Shqiperia e thyer me katersh me nje InteliDjence qurrasherish , te paafte  ,pa asnje perpjekje ,  te pakten ese , por Plagjiate me teper Frazash nga Interneti, ku spikasin deledashet , "do te bej namin ty Spiritus ne intiligjence " ose "qeersa te meDhanj mer Jahu " Nje turme me se e rendomte ne mendim por e nje shkalle te papare EUFIMIZMI ka shperthyer ne menyre te habitshme ........

Desha te thoja se Koha e Konflikteve me DHUNE ( si zgjidhje ) e cfaqur ne Egersine e Synimet HITLERIANE edhe per Parane ( si Maje ) po shndrohet ne nje fryme te RE . Ky shndrim Gradual dallohet Qarte dhe lexohet i Tille Marin pjese gjithfare Mendimtaresh Boterore e ku spikatin edhe MILIARDERE Reformatore  per perdorimin e ketij Instrumenti (deri me sot Skllaverues ) si Murdoch , Gates e plot te tjere , qe specialistet e PPU me tastiera ( me pak rste perjashtimi ) as nuk kane marre mundimin ti lexojne . Po , ka nje perpjekje ketu per ti dhene mend BOTES se Cfare eshte Kriza e Sotme dhe si mund te kapercehet . Biles kjo seri e babasqapit rekomandoi Lefqenine si shembull suksesi . Kuptohet edhe Vuvuzeleria do te perbuze keto vezhgime qe bejne te tjeret .

Me aq sa kuptova Faktet dhe Provat nga njehere varen se si i Interpeton . Interpetimi aty mbetet por ai qe behet LIDER patjeter do jete AI qe kete Bote e shikon , merr pjese dhe ndikon Jashte sferave te DHUNES dhe DOMINIMIT . Nga Bota e kafsheve se cfare eshte Dominimi mund ta shohesh tek QENTE qe permjerin rrenjeve te pemeve..." isha dhe jam une ketu " .Nga Bota njerezore dyshja Babasqap me Dylqinjen Jozefpercke jane shembujt me Komike e Karagjozet me te kendshem pasi pervec Pshurrjes se punes tjetrit leshojne edhe Gelbaza .

Dhe nje ....e ke vene re se po u ndodhe ne nje turme Gazmore egoistesh , qesh pa kuptuar perse ...dhe po te ndodhesh ne nje Tufe HUNJSH qe gjujne me Gure per te thyer dicka ( qofte edhe dyqan buke ) padashur behesh pjese e Turmes dhe GJUN dhe TI smiley . Pak jashte teme , por kam bindje se ma pranon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).