(Pjesë)

Gjithnjë kam shpresuar se duke shkruar romane e tregime, të cilët e përmbajnë pyetjen “Ç’është realiteti”, një ditë do e kisha një përgjigje. Dhe po kështu shpresonte shumica e lexuesve të mi. Kaluan vite. Shkrova mbi tridhjetë romane dhe njëqind tregime, dhe prapë nuk arrita të gjej se çfarë është realja. Një ditë një studente kolegji në Kanada më kërkoi t’i jepja një përkufizim të realitetit, pasi kjo i duhej për një temë që ajo po përgatiste në kursin e filozofisë në shkollë. Përkufizimin e desh me një fjali. U mendova dhe në fund i thashë se “Realiteti është çfarë nuk zhduket, edhe kur pushon së besuari në të”. Kaq munda të sajoja. Dhe kjo qe në 1972-shin. Çprej atëhere, nuk kam mundur ta përkufizoj realitetin më qartë se kaq.

 

Por ky është vërtet një problem, nuk është thjesht një lojë intelektuale. Sepse ne sot jetojmë në një shoqëri në të cilën realitetet e rreme fabrikohen nga mediat, qeveritë, korporatat e mëdha, grupet fetare, grupimet politike – dhe ekzistojnë edhe mjetet që t’i shpien këto botë të rreme drejt e në kokat e lexuesve, shikuesve, dëgjuesve. Ndonjëherë, teksa kundroj time bijë 11 vjeçare që sheh TV, dua të di se çfarë po i  mësojnë asaj. Mbase gjëra jo të përshtatshme për moshën, ta zemë. Një program për të rritur që ndiqet nga një fëmijë - gjysma e gjërave që thuhen dhe bëhen atje keqkuptohen nga fëmija. Ose mbase edhe të gjitha. Dhe ta marrësh hollë-hollë, edhe sikur fëmija ta kuptonte siç duhet programin, sa i vërtetë është informacioni që jepet? Cila është marrëdhënia mes një komedie të rëndomtë televizive dhe realitetit? Po për show-t me policë? Makinat atje në vazhdimësi dalin jashtë kontrollit, përplasen, digjen. Policët janë gjithnjë të mirët dhe gjithnjë fitojnë. Mos e shpërfillni këtë pikë: Policia fiton gjithnjë. Ç’mësim na jepet me këtë? Që s’duhet të luftoni kundër autoritetit, dhe edhe nëse e bëni, prapëseprapë do humbni. Kumti: mos vepro! Dhe: bashkëpuno! Nëqoftëse oficer Baretta të kërkon të dhëna, jepja, sepse oficer Baretta është një njeri i mirë dhe i besueshëm. Ai të don, dhe ti duhet ta duash.

 

Kështu pra, shkrimet e mia e shtrojnë pyetjen, “Ç’është realja”? Sepse ne bombardohemi parreshtur me pseudo-realitete, të fabrikuara nga njerëz shumë të sofistikuar që përdorin mekanizma shumë të sofistikuara elektronike. Dhe unë s’është se s’kam besim në shtysat e tyre; unë s’i kam besë fuqisë së tyre. Dhe ata janë shumë të fuqishëm. Fuqia e tyre është e mahnitshme: me të ata krijojnë universe të tëra, universet e mendjeve. Mua më duhet ta di se si e qysh funksionon kjo. Unë bëj të njëjtën gjë. Është puna ime të krijoj universe, si baza e njërit roman apo një tjetri. Dhe ato universe më duhet t’i ndërtoj në mënyrë të tillë që të mos më shkërmoqen pas dy ditësh. Ose të paktën që kështu të shpresojë botuesi im. Sidoqoftë, po ju zbuloj një të fshehtë: mua më pëlqen të ndërtoj universe që shkërmoqen. Më pëlqen t’i shikoj se si u thahet mastiçi që u ngjit pjesët, më pëlqen t’i shoh personazhet në romane të përballen me këtë problem.

 

Kam një dashuri të fshehtë për kaosin. Duhet të ketë edhe më shumë kaos. Mos besoni – dhe e kam shumë seriozisht këtë – mos hamendni që rregulli dhe qëndrushmëria janë gjithnjë të mira në një shoqëri ose në një univers. Gjërat e vjetra, të kalcifikuara, duhet t’i lëshojnë vendin jetës së re dhe lindjes së gjërave të reja. Përpara se gjërat e reja të mund të lindin, të vjetrat duhet të zhduken. Dhe ky është një realizim i vështirë, sepse na dëften që me gjasë do na duhet të ndahemi me ç’e kishim të njohur e të afërt. Por kjo është pjesë e skriptit të jetës. Po të mos e bëjmë tonin psikologjikisht ndryshimin, ne zemë e vdesim vetë së brendshmi. Pra po them që sendet, zakonet, huqet, dhe mënyrat e jetesës duhet të zhduken në mënyrë që qenia autentike njerëzore të mund të jetojë. Dhe është shi kjo qenie autentike njerëzore, ky organizëm elastik e i gjallë që mund të mos e pranojë të renë, apo mund ta përthithë atë, apo që mund të japë e marrë me të, ajo çka vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

 

Filozofi para-Sokratik grek Parmenidi na mëson se të vetmet gjëra të vërteta janë ato që nuk ndryshojnë… dhe filozofi para-Sokratik grek Herakliti na mëson se çdo gjë ndryshon. Po t’i mbivemë dy pikëpamjet e tyre, na del që: Asgjë nuk është e vërtetë. Kjo linjë mendimi pasohet nga një tjetër hap marramendës: Parmenidi nuk ka ekzistuar kurrë, sepse ai u plak, vdiq e u zhduk, pra sipas vetë filozofisë së tij, ai nuk ka ekzistuar. Por edhe Herakliti mund të ketë të drejtë – të mos harrojmë; kështu, nëqoftëse Herakliti kish të drejtë, atëhere Parmenidi ka ekzistuar, dhe ndaj, sipas Heraklitit, ndoshta Parmenidi ka të drejtë, përderisa Parmenidi përmbush kushtet e kriteret pas të cilave Harakliti i gjykonte gjërat si të vërteta.

 

Ua thashë këtë për të treguar se sapo fillojmë të shtrojmë pyetjen se ç’është në fund të fundit e vërtetë, fillojmë sakaq të flasim gjepura. Zeno provoi se lëvizja është e pamundur (në të vërtetë ai vetëm e përfytyroi vërtetimin; atij i mungonte ajo që quhet “teoria e kufijve”). David Hume, më i madhi skeptik, një herë vërejti se pas një tubimi të skeptikëve, të mbledhur për të shpallur vërtetësinë e skepticizmit si filozofi, të gjithë pjesëmarrësit sidoqoftë dolën nga dera e jo nga dritarja. Unë e kuptoj Hume-n. Ishin të gjitha llafe. Filozofët e rëndë nuk po i merrnin seriozisht ato ç’ka po thoshin.

 

Po, unë e quaj çështjen e përkufizimit se ç’është e vërtetë, një çështje serioze, madje jetësore. Dhe brenda në të, diku, është edhe çështja tjetër, përkufizimi i njeriut autentik. Sepse bombardimi i pseudorealiteteve fillon të prodhojë shumë shpejt njerëz jo autentikë, njerëz të rremë – po aq të rremë, sa dhe të dhënat që u ushtrojnë trysni nga të gjitha anët… realitetet kallpe prodhojnë njerëz kallpë. Ose, njerëz kallpë prodhojnë realitete kallpe dhe pastaj ua shesin njerzve të tjerë, duke i kthyer ata vetë, me gjasë, në njerëz fallso. Pra, ne përfundojmë njerëz të rremë që shpikin realitete të rreme, të cilat ua shesin njerzve të tjerë të rremë. Është thjesht një version i stërmadh i Disneyland-it.

 

Gjatë shkrimtarisë u përfshiva kaq shumë nga ideja e të rremes, saqë arrita tek koncepti i të rremave të rreme. Për shembull, në Disneyland ka zogj të rremë që punojnë me motor elektrik, të cilët lëshojnë zhurma e klithma kur u kalon pranë. Imagjinoni, një natë ne futemi fshehuraz në park dhe vemë zogj të vërtetë në vend të fallsove. Merrni me mend tmerrin e nëpunësve të Disneyt  kur të zbulojnë mashtrimin e pamëshirshëm. Zogj të vërtetë! E më pas kushedi, edhe luanë apo hipopotamë të vërtetë. Ngrirje tmerri. Parku duke u shndërruar djallëzisht nga i pavërtetë në të vërtetë, nga forca të errëta. Për shembull, imagjinoni Matterhomi i kthyer në një mal të vërtetë mbuluar nga bora! Po sikur i gjithë parku, nga ndonjë mrekulli e fuqisë së Zotit, të kthehej në çast, sa hap e mbyll sytë, në diçka të pakorruptueshme? Atyre do t’u duhej ta mbyllnin parkun.

 

Në Timaeus-in e Platonit, Zoti nuk e krijon universin, siç bën Zoti kristian. Ai thjesht e gjen atë një ditë. Në një gjendje kaosi të përgjithshëm. Zoti i vihet punës për ta kthyer kaosin në rregull. Kjo ide më ngacmon, dhe e kam përshtatur për nevojat e mia intelektuale. Po sikur universi ynë të ketë filluar si jo krejt i vërtetë, një farë iluzioni, siç na mëson feja Hindu, dhe Zoti, nga dashuria dhe mirësia ndaj nesh, po e shndërron ngadalë dhe fshehtësisht në diçka të vërtetë?

 

 

Philip K. Dick, How to Build a Universe That Doesn't Fall Apart Two Days Later, 1978

 Përktheu: Emigrant

25 Komente

OK. Filip Diku, ne vetvete, s'me intereson fare. Me interesojne ca gjera te tjera, thellesisht me "informuese", "mesimdhenese", "ndriçuese".

Kemi paragrafin e pare :

"Gjithnjë kam shpresuar se duke shkruar romane e tregime, të cilët e përmbajnë pyetjen “Ç’është realiteti”, një ditë do e kisha një përgjigje. Dhe po kështu shpresonte shumica e lexuesve të mi. Kaluan vite. Shkrova mbi tridhjetë romane dhe njëqind tregime, dhe prapë nuk arrita të gjej se çfarë është realja. Një ditë një studente kolegji në Kanada më kërkoi t’i jepja një përkufizim të realitetit, pasi kjo i duhej për një temë që ajo po përgatiste në kursin e filozofisë në shkollë. Përkufizimin e desh me një fjali. U mendova dhe në fund i thashë se “Realiteti është çfarë nuk zhduket, edhe kur pushon së besuari në të”. Kaq munda të sajoja. Dhe kjo qe në 1972-shin. Çprej atëhere, nuk kam mundur ta përkufizoj realitetin më qartë se kaq."

________

Me intereson te di per fjalet ne te zeza. E them kete sepse jam vertet kureshtar mbi menyren "shqipe" te kalimit nga "shkova" ne "kam shkuar".

Jam kureshtar te di pikerisht kete (nga ndonjeri qe di me shume ne çeshtje LETERSIE dhe jo GJUHE - te diplomuarit e fak. te let., te abstenojne ose ndryshe te flasin si letrare dhe jo gjuhetare) :

Perse, ne fjaline e pare dhe te fundit, eshte perdorur forma KAM SHKUAR, dhe brenda paragrafit forma SHKOVA ? Cila eshte logjika e brendshme e ketij kapercimi dhe ç'rregulla ka ky kapercim ? A eshte i rregulluar me dispozita apo krejt rastesor ne doren e shkruesit ?

Nje nga skandalet e fushes se botimeve dhe te funksionimit e te "hyrjes" se librave ne Shqiperi, eshte edhe mosekzistenca (me sa di) eqofte edhe nje libri te Philip K. Dick ne shqip. Qofte edhe per arsye "koemerciale" dikush ndoshta do te ishte shtyre te mendonte se...

Kam pershtypjen se terreni ne Shqiperi ndodhet i ndryre ne nje dare mes pretenciozeve "elitiste" te nje letersie serioze me "emer te madh" dhe nje lloj letersie "masash" ne kuptimin me neverites te fjales. Mendoj se mungesa me e thekshme per nje lloj edukimi estetiko-politik, eshte pikerisht mesi i dares, dmth nje letersi popullore qe di te jete e denje dhe pa komplekse ndaj establishmentit te "elites". Dick (dhe disa gjera te tjera) do te mund te kish qene nje pikenisje ideale.   

urbineku, dy fjale per ty: meso shqip!

ps. PPUja nuk eshte vend ku msohet shqipja.

terqeta.

Paragrafi ne fjale ishte thjesht per ilustrim, ne frengjisht i thone "cas d'école". Pra merret nje shembull kudo (nuk ke perse shperputhesh qe shembulli ne fjale eshte sjelle nga ti), dhe analizohet diçka. Faktikisht, paragrafi me lart me duket vertet shume i pershtatshem : fjalia e pare dhe e fundit nje forme, ne mes nje forme tjeter. Ajo qe mund te ma tregonte dikush qe merret me letersi (por jo nga ti, ti merresh por s'me intereson me se merresh dhe si merresh), eshte qe çfare luhet prapa kulisave te "shkova - kam shkuar". Dhe kjo, me vjen keq por i tejkalon edhe caqet e letersise se Dikut, edhe tendes (qe mua me lene indiferent si njeri dhe tjetri).

paragrafi ne fjale ishte ne forme pike per pike ajo per te cilen te kam rene kokes gjetke - deri foljet ne bold ke kopjuar, or qyq.

Puna eshte se nuk ke nxene ne c'te kam thene atje. Edhe vjen ben kingun ketu duke thene s'te intereson Dick-u, s'te intereson emigranti. Se na plasi bytha ne se kush po te intereson ty.

Merr kurse te shqipes. Urgjentisht perdorimi i koheve te foljes.

Vari qillon.

_____

Nuk kam degjuar asnje shkrimtar a letrar çfaredo qe te flase per ca gjera letrare. Ca gjuhetare, perkundrazi, merren dhe madje me zell te madh. Pas tre rreshtave, do te fillojne refrenin e dashur : kostallari, maqellari dhe bullari. Dmth, s'ia vlen mundimi.

Atehere t'i drejtohemi nje kritiku letrar. Ky i fundit, kur ekziston, ne krye te tre rreshtave fillon me fjali te tilla :

"ne kete pranvere metaforash qe rrjedhin si ujevara ne mendjet e shqetesuara te atyre qe lexojne, ne shquajme synimet humaniste dhe atdhetare te shkrimtarit i cili nuk pajtohet me mediokritetin dhe meskinitetin e shoqerise rrethuese, pa servilizma dhe hipokrizira, pra nje bote ideale ku shkrimtari mban flamurin e moralit te ri te paperlyer nga politikat e dites..."

Atehere t'i drejtohemi nje shkrimtari. Ky i fundit, perdor ç'perdor ne librin e vet, s'di te te thote asgje sepse e quan veten Beckett te dyte qe tallej me pyetjet e admiruesve.

Ka shume gjasa qe kjo qe po them me lart, ka lidhje te drejtperdrejte me 40 perqindshin me pak te shitjeve te librit. Dhe per te mos e lene per ate dynja, pres vertet nje mendim disi naiv te dhene nga nje lexues çfaredo, sepse nganjehere keta kane dhe shqisat me te mprehta per t'i kapur gjerat e medha.

Bashke me Foucault, nje nga vezhguesit me te thelle te menyres se si ngrihet dhe funksionon Autoriteti. Si edhe nje nga shkrimtaret qe me ka ndryshuar pikeveshtrimin per lenden letrare dhe menyren si mund te punohet ajo. Faleminderit sinqerisht per prurjen.

E quaj akt te paster revolucionar perkthimin e Dickut ne shqip.

Kaq per tani. Do te me pelqente te flisja per romanet ne fakt.

Eshte befasim i ri per mua. Po e lexoj ethshem. Me habit lirshmeria me te cilen percohen idete dhe vegimet e medha me permasa planetare ne ato qe kam lexuar nderkaq. Po i lexoj vetem gjera qe lidhen me fiksionin shkecor, qe te jemi te qarte.

Pa frike them se do e perktheja me shume shume qejf!

Ia detyroj njohjen me Dick-un, në moshë mesatarisht të thyer, një anëtari të nderuar këtu. Kureshtia së pari, e pastaj vlera më bënë të lexoj të tërë veprën e tij. Veçoj, dhe po i rëndis sipas radhës, vlerësim ky tërësisht subjektiv, 1. Tregimet 2. Romanin "A Scanner darkly" 3. Trilogjinë "Valis".

Personi i lartpërmendur çmonte më së shumti "The man in the high castle". Nuk jam i këtij mendimi. Çështje pëlqesash, sidoqoftë.

Shumë filma të mirënjohur bazohen mbi ide të Dick-ut. "Matrix", "Total recall", "Truman show", "Blade Runner", "Minority report", etj.

Çfarë më ka bezdisur herë-herë në librat e tij, nëse më lejohet ta them këtë, ka qenë alternimi i momenteve gjeniale, befasuese, me pasazhe mbushëse disi të lodhshme, sidomos në disa vepra anësore fantastiko-shkencore.

Gjej këtu rastin të falenderoj nga zemra personin që ma prezantoi autorin në fjalë: vërtet një zbulim i këndshëm.

 

krahaso titujt e filmave dhene me lart me perbindsha te kases se parave tek biletaria si "back to the future", apo "star wars", apo Jurasic, dhe aty kupton peshen specifike te metalit qe po flasim.

truman show dhe minority report jane dy shpalosje te mrekullueshme te nje qendrimi filozofik mbi probleme esence. Jam mahnitur nga minority psh, sepse aty pashe qe njeri degezim i shkences analitike, parashikimi (tjetri eshte shpjegimi i mekanizmit), perplasej ne kornizat e moralit shoqeror. shkenca vs. morali eshte pa fjale nje hot topic - kujto debatet mbi CERN; natyrisht jo (vetem) keto te peshkut.

Ka edhe një sërë filmash të tjerë, motivet e të cilëve, në mos të vjedhur nga Dick, janë të paktën të frymëzuar nga ai. Kujtoj këtu "Loja" me Michael Douglas e Sean Penn, "Paycheck", apo "Moon"; shumë i rekomandueshëm ky i fundit.

Dick, me sa duket, pati fatin e keq të ishte përpara kohës së tij.

Gjen tek ai shumë paralele me "1984" të Orwell, me Kafkën e pse jo, edhe me "Pallatin e ëndrrave" të Is, veçse nëse Orwell fokusohet tek ideologjia, Kafka tek ekzistencializmi dhe IK në fantazmagori, Dick e bën këtë me qasje, në pamje të parë fantastiko-shkencore, por që në thelb është thellësisht filozofike, një filozofi absurdi skajor kjo, me fund gjithnjë të hapur.

Plus "Adjustement Bureau" nga "Adjustement team."

Filmat i kam pare pak a shume te gjithe. 

@ emo, flm per prurjen.  Ashtu si PF-ja, kindled and good to go for vaycay reading smiley.

Kjo ka qene gjeja e pare qe kam lexuar prej tij. Personi qe ma keshilloi per here te pare s'kishte asnje lidhje me letersine. Kam biles pershtypjen qe s'e ka marre vesh kurre cfare me keshilloi.

Ajo qe me terhoqi per here te pare tek Dicku ishte fakti qe kisha vazhdimisht pershtypjen se po ma hidhte. E kam bere shpesh kete muhabet me miq, por s'lodhem duke e perseritur qe proza e tij i ngjan asaj lojes me tri gotat qe fshehin me radhe nje gur. Ti humbet gjithnje, por ne kete rast humbet ngaqe ai qe shkemben gotat, ai pra, e ka parashikuar se cilen prej tyre do te duash te ngresh ti.

Ka shkruar aq shume (nja 30 romane a me shume) dhe per aq shume gjera: iluzioni i realitetit, iluzioni i humanes, manipulimi, skizofrenia, paranoia, droga si justifikim per autoritetin, absurdi i autoritetit, moralja ne zbulimin shkencor, marredhenia ne çift, vdekja, mistika... Nje pjese e mire e kinemase dhe e letersise amerikane i detyrohen jo pak botes qe krijoi ne shkrimet e veta.

Kam disa te preferuar nga romanet e tij. Perveç "A Scanner darkly" dhe "The man in the high castle" qe permend Mirazhi, edhe: The Penultimate Truth, Time Out of Joint, Ubik, Clans of the Alphane Moon, Now Wait for Last Year. Kam qene me fat ne fakt sepse ne Itali ka mjaft njohes dhe dashamire te vepres se tij. Ketu s'kane lene gje pa i perkthyer.

Ah, se mos harroj, ky burri qe shkruante kshu mrekullirash, fshehurazi vuante shume qe s'behej i famshem si romancier "normal" smiley. Dhe shkruante vertet mire edhe proze sociale. I kam lexuar nja tre libra te tille. Me i miri me eshte dukur "Confessions of a Crap Artist".

...Ti humbet gjithnje, por ne kete rast humbet ngaqe ai qe shkemben gotat, ai pra, e ka parashikuar se cilen prej tyre do te duash te ngresh ti...

Më tepër se për parashikim unë do të thoja se Dick vë në pikëpyetje çdo përgjigje, duke e kthyer vetë përgjigjen në pyetje e kështu me radhë derisa mbyllet qarku në vënien në pikëpyetje të vetë pyetjes, simptomë kjo disi psikotike, në sensin krijues të fjalës, në sensin gnostik të saj. Të jesh a të mos jesh është për Dick të jesh duke mosqenë dhe e kundërta: pasi shtron një pyetje, ai vetë jep të gjitha përgjigjet e mundshme të saj, për t'i rrëzuar po vetë një pas një ato. Fundi mbetet kështu gjithnjë i hapur për lexuesin, pasi autori është gjithmonë një hap përpara, e ka dyshuar më parë atë. 

"Fundi mbetet kështu gjithnjë i hapur për lexuesin, pasi autori është gjithmonë një hap përpara, e ka dyshuar më parë atë."

 smiley . Po, ndaj them qe me duket sikur ta hedh gjithnje. Si edhe te heq vesin e marrjes "ne patronazh" te nje personazhi brenda vepres. S'te le te behesh njesh me askend. Maksimumi, te lejon nje empati te lehte.

Interesant, nuk e kisha hasur me pare. Em, faleminderit per prurjen dhe shqipen e bukur. Po e kerkoja ne kindle dhe gjeta disa libra te tij. Deri tani e dija se Isak Azimov ishte me i madhi ketu. Le te shohim.

Sapo bera download "Do Androids Dream of Electric Sheep"? Nga titulli duket premtues. Me sjell ndermend Dejzin e dashur.

smiley

smiley

 

Emigrant, flm per perkthimin, ia vlente. 

Jetë e shkurtër dhe e lumtur e një shkrimtari të fantastiko-shkencores  (1976)

Dua t’u drejtohem këtu miqve të mi, për t’u thënë që: 1. të gjitha gjërat e tmerrshme që kanë marrë vesh se më kanë ndodhur, më kanë ndodhur me gjithë mend; dhe që: 2. sidoqoftë tani jam mirë. Në shkurt pësova një infarkt. Mbërriti ambulanca – isha vetëm në shtëpi në atë moment – dhe dukej si ndonjë nga ato skenat e programit televiziv Emergency. Erdhën dy minuta pasi u telefonova dhe nisën të më kontrollonin menjëherë funksionet jetësore, pastaj më shpunë në spitalin e kontesë, në repartin e terapisë intensive të zemrës. Mbeta pezull mes jetës dhe vdekjes, duke bërë shaka e duke u dashuruar me një infermiere me emrin Beth, veshur gjithnjë në rozë.

Shkruaj, megjithatë, për të thënë se jam rimëkëmbur plotësisht, së paku gjer kur pashë faturën prej dy mijë dollarësh, çka dëshmon faktin se më kishin shpënë në spitalin e kontesë: isha pa pare, dhe asnjëri nga spitalet e tjera të Orange County-t s’do të më kishte shtruar. Me këtë rast, falënderoj Zotin për ekzistencën e një spitali që të pranon edhe kur je trokë, pa bërë pyetje, dhe që të shpëton jetën duke të paraqitur llogarinë vetëm në një moment të dytë. Sido që…

Kur më nxorën, pas njëmbëdhjetë ditësh, kisha në xhep jo më shumë se 40 qindarka. Fitimet e mia në total për atë muaj arrinin shifrën e nëntë dollarëve. Në mars nuk shkoi më mirë, dhe në mes të prillit do të më prisnin furnizimin me dritë, gaz dhe ujë. Më merrnin në telefon vetëm njerëz që më kërkonin pare. Agjenti im – që Zoti e bekoftë – më dha ca borxh, dhe këtu dua të them një gjë që deri në atë çast as që më kishte shkuar në mendje, por që kur ia thashë më vonë dikujt, ky nisi të qeshte dhe tha: “Eshtë përshkrimi më i mirë i gjendjes së një artisti që kam dëgjuar ndonjëherë”. Agjenti im po priste pagesën me postë të disa royalties-eve nga Franca, dhe në dëshpërim e sipër i telefonova ashtu, sa për të pyetur se mos vallë kishin mbërritur, meqë pjesa më e madhe e tyre më takonin mua. Çeku kish ardhur një ditë më parë. Agjenti im e kishte kapur frikën në zërin tim të dredhur – isha tre muaj mbrapa me pagesën për mbajtjen e tim biri – dhe më tha: “E di, Phil, ti je shkrimtari më i respektuar i fantastiko-shkencores në botë”. S’ia vura veshin: e vetmja gjë e rëndësishme për mua ishte të mësoja se nuk do të kaloja tridhjetë ditë në burgun e Orange County-t për mospagesën e ushqimeve, siç thotë Jim Croce në njërën nga këngët e tij.

Ajo çfarë dua të nënvizoj nuk është që unë qenkam shkrimtari i fantastiko- shkencores më i respektuar në botë, apo që agjenti im e mendon këtë dhe ma thotë, por fakti që unë e gjej veten këtu, pas njëzet e pesë vjet karriere si shkrimtar i fantastiko-shkencores, me perspektivën e prerjes së ujit, gazit dhe dritave nëse nuk paguaj gjithë sa duhet brenda tri ditëve; atëherë e pyes veten: “Për çfarë më hyri në punë?”. Sidoqoftë, pata lexuar së fundi një artikull të Barry Malzberg-ut tek “F&SF”, ku autori deklaronte synimin e tij për të braktisur përgjithnjë zhanrin e fantastiko-shkencores sepse... hëm, shkoni e lexojeni: është pirgu më i lartë i ankesave që kam hasur në jetë. S’më pëlqen të ankohem pra, edhe pse mund të duket sikur. Në të vërtetë, po bëj më shumë një pyetje sesa një pohim: “Për çfarë më shërbejnë njëzet e pesë vjet punë në terma të sigurisë ekonomike personale?” Në janar [1977] do të dalë për Doubleday-n romani im i ri (A Scanner Darkly), që sipas meje është më i miri që kam shkruar ndonjëherë. Për këtë vit pritet dalja e një pune tjetër, fryt i bashkëpunimit tim më Roger Zelazny-n, romani Deus Irae [1976]... Ka qenë pastaj ai artikulli i gjatë tek “Rolling Stone” [Paul Williams, The Worlds of Philip K. Dick, 6 nëntor 1975], që më bëri shumë reklamë dhe (dëgjoni, dëgjoni!) jam aty-aty për të bërë hapin cilësor. Fjala-kyçe është: aty-aty. Kështu pra, me një fjalë jam sërish në pritje të Godot-it. Djalka thotë: “Zoti Godot më tha t’ju them se nuk do të vijë sonte, po nesër me siguri që po”. Kurse unë them: “Edhe po të vijë për mua, a ka vërtet kaq shumë rëndësi? A thua do të më shpërblejë njëzet e pesë vjet jetë kaluar me frikën se mos kur zgjohem, e gjej veten në terr?”. (...)

Marrë nga përkthimi italisht i “The Shifting Realities of Philip K. Dick”, 1995. Tit. në it. Philip K. Dick, “Vita breve e felice di uno scrittore di fantascienza”. 

                                                             përkth nga it.: fini smiley 

S'do mend si ti besh byk paret duke pi raki si t'gjithe artistet e medhej mer jahu! Ja shif jeten e atij tjetrit, Asimovit, i qete, i shtruar, familjar, rresk thesin me pare. 

Shume interesante.

PS. Bravo Franca!

Fin te lumte dora e VOGEL. Me ke befasuar me rrjedhshmerine dhe thjeshtesine e prurjes ne Shqip , po aq sa Emi  si "sebepciu " i prurjes .Ju beni te mundur me te vertet te lexohen dhe te parapergatitet  individi se DO LEXOJE ...me te vertete do lexoje te Perkthyer ne Shqip .Kjo jotja Fin paska nje Humor te jashtezakonshem , karakteristik e talenteve te medha . Asimov e kam lexuar por kete nuk me ka rene rasti per shume arsye . Ndoshta nuk ka qene prezent ne Shqiperi para '89 i perkthyer !

Gjej rastin EMI ta perseris me paradhenien me Fal  ne se te bezdis . Perse te duhet nje HU i Civilizuar ???? Mendoje njehere ! Ai eshte ashtu si eshte produkti se VONES sa qe kur ndigjoj Chat e di ti mo shpjegimet

Ch dhe A bejne CHA dhe po ti shtosh dhe T del Chat .E cfare ka ktu per te mos u kuptuar ??? .Atij aty ja dha , ke presja e dyte e fjales se trete qe nuk ka brenda shpartallim !!!!! Ti c'ke me kete ? Do i heqesh shpaten kaloresit te Divizionit te Capajevit ??? Prap me fal po ndoshta nuk kuptoj sa duhet !

faleminderit 'idriso smiley

Ketu keni nje interviste te Dikut ku pranon se esperienca e tij per multiversin dhe pèr energjine plasmike (materia e zeze) i ka ardhe mbasi ka pire sodium penthotal (raki kumbulle amerikane, çka barku e nxjerr bardhaku).

http://www.recensioniagogo.com/2012/04/trama-di-matrix-philip-k-dick.html#matrix

Ketu poshte eshte nje cope teksti interesant per te kuptuar qe nuk ka asgje te re ne kete diell, shko nga shko gjithnje riciklohet Bibla e Krishti. Ja si kthehet ajo puna qe feja eshte opium per popullin, ose opiumi eshte fe per popullin, se nuk me kujtohet mire.

Negli ultimi minuti di quel grande spettacolo visivo che è Matrix Reloaded, definito < un qualcosa che, al di là della riuscita artistica, probabilmente non è più semplice “cinema“ ma un oggetto nuovo, che rinnova l’era dell’immagine, che porta sullo schermo l’impossibile, rendendo definitivamente indistinguibile la realtà dalla finzione >[1][66], avviene l’ormai famoso dialogo in cui l’Architetto espone le modalità in base alle quali ha progettato la Matrice. Dall’indistinguibile simulato dell’effetto speciale del film si passa, attraverso una specie di spettacolarizzazione delle idee, all’indistinguibilità fra la Storia dell’Umanità e la sua stessa simulazione. Infatti l’Architetto parla della Matrice come di un Programma Cosmico che sembra avere preso il posto dell’intera realtà, non lasciandole più alcuno spazio:< Questa è la sesta versione (...) La prima Matrix che disegnai era un’opera d’arte, impeccabile, sublime...un trionfo superato solo dal suo monumentale fallimento. La riprogettai basandomi sulla vostra Storia, in modo da rispecchiare con accuratezza le espressioni grottesche della vostra natura. >[2][67] Le parole dell’Architetto sembrano non lasciare spazio a dubbi: la realtà “vera”, se mai è esistita, è ormai un’ombra lontana del passato dell’uomo, il cui futuro può essere costituito solo da un’ulteriore proiezione elettronica. Persino il mondo “reale” del film, devastato dalla guerra contro le macchine e dominato ormai da esse, potrebbe essere l’ennesima falsificazione digitale, l’ultima (o meglio penultima) Matrice. Lo fa presagire il finale aperto di Matrix Reloaded, con Neo che tenta di fermare con l’imposizione delle mani una delle macchine assassine nella sua “realtà reale”, mettendo alla prova quei poteri da lui posseduti fino ad allora soltanto nella simulazione, ottenendo, -sorpresa!- un discreto successo.

Questa idea fantastica e pseudo-filosofica deriva con buona approssimazione dalle riflessioni di Dick contenute nel già citato saggio del ’77. L’autore ne parla nei seguenti termini:< ...la mia teoria è la seguente: in un certo senso, il tempo non è reale. O forse è reale, ma non nel modo in cui ne facciamo esperienza, o ce lo immaginiamo. (...) Tutti i mutamenti cui assistiamo sono sottesi da uno sfondo immutabile e che questo invisibile paesaggio sottostante sia quello della Bibbia, in particolare (...) l’epoca degli Atti degli Apostoli. >[3][68] Volendo riassumere, Dick elabora un’ipotesi secondo la quale il Bene dell’autentica Umanità, guidata da un Messia, combatte nei secoli contro il Male della Dominazione, in cui l’autore identifica i grandi poteri tirannici della Storia (L’Impero Romano, il Terzo Reich, l’Unione Sovietica) e per cui l’autore usa anche l’appellativo di “Prigione di Ferro Nera“. Questa lotta esiziale si protrae fin dal Primo Avvento di Cristo, immutabile. O meglio ancora, questa lotta incessante si è già risolta: il Bene ha trionfato dopo il Secondo Avvento, e la cosiddetta  Fine dei Tempi è già avvenuta; solo che la maggior parte delle persone, semplicemente, non se ne è accorta. A separarci dalla verità è intervenuto ancora una volta l’operato di una Scimmia di Dio, che rende plausibile ai nostri occhi lo svolgersi di una Storia umana fatta di guerre e tirannia:< E così, il Regno viene e non viene. Sorprendente. (...) Cristo continuava a ripetere che vi sono molti domini oggettivi, in qualche modo collegati, che possono essere attraversati, da uomini vivi, non da morti; e che il più portentoso di questi mondi era un regno di Giustizia in cui Lui stesso (...) governava. (...) La sua missione consisteva nell’insegnare ai discepoli il metodo segreto per percorrere questa via ortogonale. (...) Disgraziatamente, però, il segreto è andato perduto. Il Nemico, cioè l’autorità romana, lo aveva distrutto. >[4][69] Dick così spiega alcune ellittiche affermazioni di Gesù Cristo a proposito del regno di Dio, in particolare relative alla sua ubicazione, uno dei misteri che tanto lo affascinavano. < Il mio Regno non è di questo mondo > ma anche < Il mio Regno è con voi > oppure < è tra voi > ; < ..forse Cristo aveva in mente ciò che io ho definito un asse trasversale di domini sovrapposti, contenenti una gamma di aspetti, pur nella loro fondamentale affinità, che va dall’indicibilmente malvagio al bello >[5][70].

[6][66] Ernesto Assante, Cinema, la Rivoluzione continua, in “La Repubblica” del 27/5/2003, p.45

[7][67] Wachowsky Bros, op. cit.

[8][68] Philip K. Dick, Se vi pare che questo mondo sia brutto..., in Mutazioni, cit., p.280

[9][69] Wachowsky Bros, Matrix Reloaded, 2003, p.279-280

[10][70] Ivi, p.279


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).