Ndaj bankës “Credins” dhe kompanive të naftës nën pronësi të Rezart Taçit është vendosur këto ditë, me vendim të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, sekuestro konservative mbi pasuri të paluajtshme, llogari bankare apo edhe aksione.

Gjyqtari Ilir Çeliku, i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur më 3 gusht të pranojë kërkesën për sigurim padie nga ana e Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, me pronar në masën 50.2 për qind shtetin e atij vendi, duke bllokuar pronat e patundshme të bankës “Credins” deri në përfundim të gjyqit, por edhe ato të dy kompanive në pronësi të Rezart Taçit, bashkë me aksionet dhe llogaritë bankare të këtyre të fundit, deri në një total prej 75 milionë eurosh.

Gjykata ka vendosur sekuestro pas kërkesës së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, e cila për të realizuar investime në Shqipëri, ka depozituar në nëntor 2008, në llogarinë e Bankës Credins sh.a. shumën 75 milionë euro më tre këste, më 18 nentor 2008 në shumën 30 milionë euro, më 19 nëntor 2008 në shumën 40 milionë euro dhe më datë 21 nëntor 2008 në shumën pesë milionë euro. Arsyeja pse fondet po transferoheshin pranë bankës Credins ishte “Për financimin e Amra Oil sipas kushteve të rëna dakort”.
Banka azerbajxhanase ka insistuar në kthimin e shumës duke ju drejtuar bankës Credins dhe shoqërisë “Amra Oil” sh.a. Amra Oil më datë 15.07.2010 i kthen bankës IBA një shumë prej 1.5 milionë euro, e vetmja shumë e kthyer deri tani palës kërkuese nga shuma që ajo i kish dërguar Crendins Bank sh.a. Më pas, IBA kërkon kthimin e menjëhershëm të të gjithë vlerës së detyrimit, sëbashku me interesat dhe fitimin e munguar, në vlerën totale prej 115 milionë eurosh. Banka i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesën për “Marrjen e Masës së sigurimit të padisë”, në respektim të nenit 204 të K.Pr.Civile.

Sipas palës azere, 75 milionë eurot duhej të qendronin në formën e depozitës pranë bankës Credins deri në një njoftim apo udhëzim të dytë të bankes IBA. Banka Credins, në kundërshtim me rregulloret që rregullojnë marrëdhëniet midis bankave dhe zakonit bankar, ka kredituar në llogari të shoqërisë “Amra Oil” sh.a., shumën prej 75 milionë eurosh.

Sipas ligjit, arsyeton gjykatësi Çeliku, kredituesi i është drejtuar, si shoqërisë “Amra Oil” sh.a, në emër të së cilës është kredituar më pas shuma, ashtu edhe bankës Credins. Gjate gjykimit rezultoi e provuar se janë blerë nga ana e shoqërisë “AMRA OIL” sh.a. aksionet e shoqërisë “ARMO” sh.a. dhe e vetmja pasuri e kësaj të fundit janë aksionet që ajo zotëron në këtë shoqëri. Por, mbi kuotat e saj është vënë një sekuestro konservative. Pranë Gjykatës së Tiranë, më datë 1.8.2012, ka nisur një proces gjyqësor ndaj shoqërisë “Armo” sh.a., me paditës shoqërinë Albpetrol, ku kjo e fundit kërkon një shumë prej 5.105.466.732 lekësh (37 mln euro), si përmbushje e detyrimeve kontraktore, si dhe penalitete në masën 268.978.959 lekë. Ndërkohë, banka Credins deklaron si kapital rreth 29 milionë euro, pra më pak se sa detyrimi që kërkohet ndaj tyre.
Në këto kushte, Gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, me vendosjen e sekuestros konservative pranë Hipotekës Tiranë dhe në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethe të tjera për pasuritë e paluajtshme të shoqërisë “Credins” Sh.A., duke mos lejuar tjetërsimin e tyre deri në përfundim të gjykimit, si dhe sekuestro konservative për të njejtën gjë 85% të aksioneve të shoqërisë “ARMO” sh.a. (15% t ëtjera aty i ka shteti) të zotëruara nga shoqëria AMRA Oil sh.a. me vlerë nominale 5.126.461.000 lekë. Po kështu, është vendosur sekuestro konservative mbi llogarite bankare të shoqërisë “AMRA OIL” sh.a., ato të shoqërisë “Armo” Sh.a. dhe mbi pasuritë e paluajtshme të shoqërisë “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut të kësaj shoqërie deri në përfundim të gjykimit.
Sekuestroja është vendosur për një shumë jo më të madhe se 75 milionë euro.
 

(Shqiptarja.com) 

53 Komente

asnje koment? 

skandal shume i madh qe perfshin banken kredins ( saliut), taci ( ruli + sali)  shtetin ( sali ) banken e shtetit ( fullani + sali) 

edhe top-i e dha shkarazi mbreme bne darke ne edicionin kryesor 19:30 hajde mbyllje goje nga birisha hajde!

Sot në mëngjes qysh herët në të gjitha pikat e shitjes së gazetave në Tiranë, persona të paidentifikuar kanë blerë gjithë tirazhin e gazetës Tema dhe gazetës shqiptarja.com

asnje gazete tjeter nuk e kishte sot lajmin e sekuestrimit. Kjo eshte media e “lire” shqiptare 

do ta haje lajmin bajlozi...

mos ja fut kot... une p.sh e lexova qe mbreme nga top-channel ne FB kete lajm.. . bile edhe ketu te peshku e solli dikush ne nje koment te "pa censure" mbreme.

p.s dmth nuk do shohim me ndeshje miqesore: Gramozi - Real Madrid..smiley

e kisha hedhur 1-sh

Eh c'te thuash me skandalet ikin dhe vijne dhe delet blegerijne...

 

 

e bukur kjo Arto.  edhe pse  delet blegerijne  smiley ky eshte skandal i madh , puna eshte qe gropa ne financat e shtetit vetem zmadhohet, kom nji frike qe po na vjen verdalle nje trazire, duket keshtu si blegerime delesh te pafajshme, po ky shtet eshte i pafuqishem , nje bande horrash e hedh nokaut . keta drejtues te shtetit jane shkeputur plotesisht nga realiteti  ..... nje te shtyme duan dhe ikin per lesh.... 

Illyricum do filloje kanibalizmi brenda llojit..Historia e ka treguar kete. Mbaruan paret per tju plotesuar tekat te gjitha klaneve te brendeshme..Kane filluar shenjat qe tani...Mbaje mend do filloje lufta brenda xhamise se talebaneve blu.

Une megjithate nuk shoh ende ndonje shprese ne horizont qe ketyre deleve tju mbijne dhembet, dhe lere me pastaj te fillojne dhe te lehin apo kafshojne...Leri te blegerijne perpara ekranit te Ezelit apo skedinave te futbollit....

 

Ne Shqiperi ka femij qe vuajne per buke neper jetimore sepse ja u vjedhin monstrat me fytyr njeriu qe ka fut ne pune PD-ja, per te mos thene cfar tjeter vuajne ata femij. Ne Shqiperi ka edhe femra te dhunuara qe dhunohen akoma me teper ne strehat qe drejtohen nga monstra me fytyr njeriu qe ka punesuar PD-ja, ka varferi ekstreme ku femij rroptohen per skrap, per kanace e per krom e te tjera metale e mbetje te cilat jan edhe te rrezikshme per shendetin. Ne Shqiperi pastaj ka edhe kokderra injorant deri ne faking kulm qe shpenzojne miliona dollare per te sjell Real Madrid te luaj me Gramozin e Ersekes.

me beri pershtypje Banka Credins qe ne titullin e shqes shqiptare.com eshte e para dhe ne aktin gjyqesor nuk figuron fare.

qe lala

 

KERKUES :        Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan, I.B.A), person juridik i huaj, i rregjistruar sipas ligjeve te Shtetit te Azerbajxhanit perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Av.Erinda Ballanca.

OBJEKTI :          Marrje e mases se sigurimit te padise.

                                                V E N D O S I

 

-     Pranimin e kerkeses.

-     Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne

-    Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO” sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)

-   Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “AMRA OIL” sh.a.

-   Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “Armo” Sh.a.

-  Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.

-   Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.

-    Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter

  -  Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante  ne Gjykaten e Apelit Tirane.

-    U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.

 

SEKRETARE                                                          GJYQTAR

       Ornela DODAJ                                                          Ilir  ÇELIKU

Gjynof CREDINS qe po ia bokan me hile smiley 

 

Ke harru nje pjese te fjalise te pika e dyte e dispozitivit qe ke sjelle. Pas "....Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne....." vjen:

 

 

· Zyrat e regjistrimti te pasurive te paluajtshme te rretheve te tjera ku kjo shoqeri ka pasuri te paluajtshme te tera pasurive te paluajtshme te Shoqerise “Credins” Sh.A. duke mos lejuar tjetersimin e tyre deri ne perfundim te gjykimit;

 

Per transparence, dispozitivi* i sakte eshte ky: 

· Pranimin e kerkeses.
· Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne
Zyrat e regjistrimti te pasurive te paluajtshme te rretheve te tjera ku kjo shoqeri ka pasuri te paluajtshme te tera pasurive te paluajtshme te Shoqerise “Credins” Sh.A. duke mos lejuar tjetersimin e tyre deri ne perfundim te gjykimit;
· Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise ARMO sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)
· Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise
AMRA OIL sh.a.
· Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise Armo SH.A.
· Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise
· ARMO sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.
· Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.
· Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te
pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter
· Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante ne Gjykaten e Apelit Tirane.
· U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.

 

* Dispozitivi permban pjesen urdheruese/detyruese ne nje vendim gjykate. Pasi jep detajet e ceshtjes, nje vendim gjyate perman edhe dispozitivin qe permban urdherat e gjyakates.

ok.......

kaq pa i shkreti rob dhe kaq thasmiley

smiley

Pa te keq dhe une

pas  3  ditesh do jet "rregullu" puna ..

Arsyeja pse fondet po transferoheshin pranë bankës Credins ishte “Për financimin e Amra Oil sipas kushteve të rëna dakort”

 

Pra ketu lihet te kuptohet se vete qeveria e Azerbaxhanit ka financuar kompanine e Zotit Taci me 75 milion Euro. Ne kete rast per te mesuar me shume duhet te kemi edhe marreveshjen e nenshkruar midis qeverise se Azerb-it dhe firmes private. Sidoqofte fakti qe qeveria e Azerb-it e ka hedhur ceshtjen ne gjykate tregon se pazaret e pista midis tyre jane prishur dhe gallata sapo ka filluar.  

E bone gati konspiracionin? Fute te piqet tani ene te shohim si do dali  smiley

Amon o burre. Nje banke ka dhon leke. Nuk i jon kthy. Tani Bonka kerkon leket. Kaq e thjshte osht plako.

 

S'e paska dhe aq keq kete here. Qenka banke private por 50.20% te aksioneve i ka qeveria e Azerbajxhanit.

Ben mire mos me dale per gjah............

 

jo me i shkreti se nuk e ka llapen e gjate, atyne qe s'ju mbyllet goja ju ecen ters po dolen ne gjueti

S'ja hoqen imunitetin Upuzits pra!!!!

Ky gjyqtari si e ka hallin? Apo ish teper e zene Fatmira?

Heqja e imuniteti nuk eshte vetem per Upuziten, pooor edhe, e sidomos, per gjykatesit, te cilet as e rrijne trapin per askend. Fundja deputeti nje here ne 4 vjet i bie te kontrollohet me zgjedhje. Gjykatesi, ncuk.

Ne parim ke te drejte ti, ne parim nuk duhet te kishin pas noihere imunitet, ne parim meritojne tjeter gje per c'kane bere keto 20 vjet.

Por, nese do me bo analize gjykate, sidomos meqe keni cunat tuj ne KLD tani, merr si shembull Fatmiren. smiley Shiko se si ka gjyku ceshtjet qe i kane rene ne preher "me short" dhe me thuj nese do gjykonte ndryshe po mos te kish imunitet. A pret ti qe Sula te ndeshkoje Fatmiren per do pune qe Fatmira i ka zgjidh Sules qartesisht KUNDRA ligjit? 

 

Ai veremliu yne, perse shkoi atehere ne Azerbaixhan, per te dhone garanci?

shshshshhshshshsh!!!!! smiley

Epo nuk jane budallenj te huajt kur vijne per investime (te medha) ne Albanie. Ne rast mosmarreveshje, caktojne qe perpara, gjykate arbitrazhi "te jashtme" per zgjidhje konflikti. smiley

po ketu bohet fjale per afera mafjozesh o gjahtar dhe ti duhet ta dish mire se kur shkohet me vra derra te egjer nuk merret zagari. Ene keta kriminelet shqiptaro - azerbas kur hyjne ne pazare mafjoze nuk caktojne gjykata nderkombetare, por sa me thone ja lene derrin ne thes kesaj shqipetares, nese i thone gjykate.

Kjo fjala sekuestro ne çfare gjuhe eshte? Ne shqip e di se ka sekuestroj, por sekuestro duhet te jete italisht.

Mos! Une prisja qe ky te blente Milanin! hahaha

nuk o qejfli femrash ky qe te bleje milanin smiley

Duhet te instruktohet per Bunga Bunga njehere?.. smiley

Kjo tregon papergjegjshmeri, te con tjetri 75 milion euro, dhe ti si toc qe je, ne vend qe ti kishe bere 150 milion euro apo te pakten 100 milion euro, se i ke mundesite, vete e shperdoron ter shumen. Eh, c`toca kane qelluar mor amoni, si ata drejtuesit e firmes  ashtu dhe ata te bankes . 

Me vjen mire qe vazhdon te njejten linje! Nuk te kane thyer, dmth. Se i synojne intelektualet atje, i korruptojne me poste dhe para. Ne fakt, ne merak jam deri sa te kthehesh. Sado te na sigurosh, nuk ka siguri. Hap syte. Kujdes! Sidomos nga ata qe nuk e pret!

Sa pashe titujt. As i' shkrim per Tacin sot neper gazeta! smiley

 

dmth s'ka pse i ble njeri ne tufe si dje smiley

 

Taci dje kishte thone, quote: What? What money? Getta fuck outtahere! smiley

 

hej, kom nji foto per ty qe belqim s'e ke pa. A ta sjell?

bujrem

 

iiiiii

hasetlija po pellcet! 

ca ndodhi me kapitenin, dime gjo?

smiley... haha smiley  jo, nuk e di (mbase duhet pyt beluli si holandez).

nqse haseti mahet mren kufish tmanaxhushem, a ta qes edhe nji? smiley

loool

''ja pra ku erdhi barka e shpetimit....smiley

 

Captain Hendrik Reimers taken prisoner in Elbasan in June 1914. He was released on 19 September 1914 and returned to Holland. Photo of August 1914. - Kapiten Hendrik Reimers zënë rob në Elbasan në qershor 1914. Ai u lirua më 19 shtator 1914 dhe u kthye në Holandë. Fotografi e gushtit 1914.

po c'u be me te?

e dogjem n'furr! ashtu ishte nje qeshtje...

je cun me vlera!

faleminderit!    po zbera ndonje gje te madhe..smiley

me qe ra llafi, nga  i gjithe misioni Hollandes  qe erdhi ne Shqiperi ne ate periudhe ne ndihme te Princ Vidit, por edhe te oragnizimit te shtetit te ri shqiptar, e pesoi vetem kolonel Thomson.  ky u vra,  nga haxhiqamilistet, duke mbrojtur Durresin.

Qite pa vonu! smiley

Kapiteni paska qellu me fat. 

I paskan thone nones se vet hollandezkat e tjera: 

Shyqyr qe t'u kthy Lymi shnosh, o lum nona! smiley

''sme njihni moj gra?  jam Lym Kepi...smiley

 

ketu jane ca foto bere, neper Shqiperi,  nga   ushtaraket hollandeze  qe gjendeshin me misoin  atje aso kohe....  foto interesante!

p.s  klikoni  te  shigjetat majtas apo djathtas fotos qe te shihni te gjitha fotot..smiley

smiley

per fotot!!!

Mrrok, kufiri ne serbine, 1912. Jam shume perpleksed m'lidhje me at strukturen piramide.

http://sphotos-b.xx.fbcdn.net/hphotos-snc6/217805_10151137175815255_901857301_n.jpg

erdhi koha (prap) qe lajmet merren vec nga Zeri i Amerikes...

" Hap syte. Kujdes! Sidomos nga ata qe nuk e pret "

smileysmileysmiley

Brado

Paranojak plako... kujtojne se nuk e ze gjumi Berishen nga intelektualet e PPU. Hajde mendje hajde. Kush pyet ne Shqiperi njeher per cfar thua e kush je, sa ka ashtu Shqiperia ohuuuu. Ne Shqiperi vlla sa te kesh force gurmazi fol se vetem per te folur nuk te ndalon njeri. Vetem mos i fut njeriu doren ne kulete!

Azeret duket se kane rene ne ca ustallare ne shqiperi.azere te dashur mend per here tjater se kete here ua futen sa krahu.ato miliona euro kushedi se ku po pihen raki tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).