Nuk kanë ndonjë bust, nuk janë të vendosur në tabelat me emërtimet e rrugëve, por janë gjallë mes gjuhës së qytetarëve.

Ata janë njerëz të famshëm jo se kanë dhënë kontribute të veçata në shoqëri, por se me batuta dhe personalitetin e tyre janë kthyer në krahasime të shumë situatave.

***

Thuajse gjithkush ka dëgjuar mbi Shaban Qosen, kur me shaka dikush të thotë se "je bërë si Shaban Qosja", apo si Rati i Mol Jajes dhe Lymi i Tutit. Mes këtyre rreshtave ne do të tregojmë historinë e personazheve më pikante dhe batutat e tyre të cilat përdoren edhe sot e kësaj dite.

Lymi i Tutit

Lymi ka qenë një tiranas me probleme mendore. Ai dilte rrugëve dhe mblidhte teneqe e hekurishte. Pamja e tij ka qenë e përafërt me një endacak që, plus rrobave të palara dhe të shqyera, i rridhnin edhe jargë nga goja. Lymi i Tutit teksa mblidhte hekurishte nëpër kazanë plehrash, këndonte këngën "O siçiliana bruna, bruna, bruna kome te"..., një këngë të vjetër italiane. Por, edhe pse ishte i çuditshëm, të tjerët thonë se ka qenë njeri i mirë. Në ato kohë Lymi i Tutit shkon te Kryegjyshata (bëhet fjalë para vitit 1967), por asnjë nga të pranishmit s'ia varte. Teksa sillej vërdallë, Lymi sheh Babain e Madh të Kryegjyshatës dhe i tregon me dorë një vend të cilin ia sugjeron për të ndërtuar një xhami. Si për çudi atë natë Babai kishte parë në ëndërr të njëjtën gjë dhe urdhëroi të tjerët ta lanin dhe ta ushqenin çdo ditë Lymin e Tutit...

Shaban Qosja

Shaban Qosja shiste pemë, pra, fruta-perime te Rruga e Kavajës. Shabanit i ishte bërë mendja havale, sepse e kishte hundën e madhe dhe të gjithë e thërrisnin "hunderr". Kishte edhe raste kur kalimtarët nuk e shihnin Shabanin dhe nuk i flisnin, por ky i fundit gërricej sërish, duke iu drejtuar: "Pse po m'shef me... apo do me m'sha nga huna!?"

Gratë e Shabës

"Jeni bo si gratë e Shabon Zelkës" është krahasimi për femrat që rrinë të mbyllura gjithë ditën dhe vetëm punojnë shumë e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, madje edhe bisedat i refuzojnë. Dikur kjo shprehje përdorej në një formë të tillë: Njelët gjith' ditën n'gavat si grat e Shabon Zelkës".

Rati i Mol Jajes

Rati ka qenë një personazh mjaft i veçantë dhe i çuditshëm. Me flokët e gjatë e të shpupurisur ai shihte vetëm punën e vet. Ratin e Mol Jajes e tregojnë shumë patriot, madje në kohën e Zogut një grup patriotësh bënë kërkesë që atij t'i lidhej një pension i veçantë, pension të cilin Rati nuk e pranoi. Kështu, miqtë u detyruan të bindnin gruan e Ratit për ta tërhequr pensionin dhe deri kur ka vdekur, Rati nuk e ka marrë vesh që merrte nga shteti pensionin të cilin e kishte refuzuar. Me Ratin e Mol Jajes krahasojnë njerëzit me flokë të gjatë e të shpupurisurë.

Kali dhe Rrema

Kjo ka qenë një shprehje për luftëtarët. Rrema ka qenë një prej tyre që shkoi për të luftuar dhe humbi jetën, ndërsa në shtëpi iu kthye vetëm kali. Në këtë rast shprehja përdoret për njerëzit që shkojnë të blejnë dhe kthehen duarbosh.

Simitet e Xhepit

Xhepi ka qenë një furxhi dhe bënte simite shumë të mira. Në këtë rast shprehja është pozitive dhe është përdorur kur ndonjë të ofron gatim të servirur bukur. "Ma ke qit kët omëlsinë si simitet e Xhep Ballës".

Alem Bylyri

Eshtë një nga personazhet më të njohura, i cili përshëndeste dhe ufliste të gjithë njerëzve. Shprehja: "Je bo si Lem Bylyri".

Pina e Conit

Ka qenë një grua mjaft e dobët dhe e vockël në trup, që rrinte gjithë ditën në majë të takave të larta.

Rrëtelia

Ilia ka qenë një ortodoks Tirane që ishte mjaft vesvesali

Hasoni i Grave

Hasoni ka qen robi me i dhon mas grave ne kohen e Zogut,sa qe per ti lon rehat grat,e vran !

Meti i qofteve te Pazarit te ri

Eshte edhe tani ne pazar te ri,duke shit qofte dhe robt i rrin ne rradhe,derisa Meti ju thot "Qoftet marun",Era e Qofteve te Metit vje gjer te Xhomia e Kokonozve.

Cen Kazazi

Robi Zoti qe ka rregullu ne menyr artizanale me mijra "kocka robsh" per gjat gjith shekullit te kalum derisa vdiq ne moshen gati 100 vjecare e qe thoshte robve "Hajt me'shnet se s'ke gjo me dajen"

Qozim Bej Mulleti

Qe i thoshte Tironcve "Ce doni mer jahu Kamuniznim e Bollshevizmin,qe tju mori pronen,fen tuj e tju shuj sojin " apo "allah bin binllaversen ,sa far e keqe paska qen Kamunizmi i Rusve te kuq" ene "vallahi bilahi kom me ja shtyp kaptinen ksaj Fare t'keqe,qe po na prish TIRONEN e venin ton" apo "Vreni mer Bab - ka Talia e Oksidenti,ato e hudhin ujin per termo" ene shum e shum gjojna te bukra qe Qozim Beu "ja tha,ja tha po Kujt ja Tha".

Ivzi Mulleti - nipi i Qozim bej Mulletit

"Se paskom dijt qe ene Lenini paska qen "Bythaxhi"

Shenim: Keto jan nje pjese e vogel e Thenie me kuptim shum te lezetshem humoristik te Tironcve te vjeter kan dash me i dhon Tirones, ambjentin e pranushem me bujarin e tyre, se "Ky Ven qe quhet TIRON, eshte Mikprites i Modh i "soj e sorrollopve" apo "moca e mijve" apo me "me brek a pa brek" apo "t'ardhunit ka bytha e dreqit" apo "rob te 99-cve", qe kan ardh neper vite ne Tiron dhe Tironcit me shprehjet e tyne i kan hap Sarajat e tyne me qellimin per ta Bo - TIRONEN -Qytetin e "1001 ondrrave". Fjalori i perditshem ne Tironen tone, perdor me mijra te tilla,saqe duke msu keto shprehje te Tironcve te vjeter, nuk po dallohet tashti se kush eshte i Vjeter apo i Ri ne Tironen 1 milionshe dhe po e myllim me thonien tironce te fundit per sone "qe jan bo t'gjith si komt e dhis".

    51 Komente

    Mos ! Per nja tre dite, mbylluni neper bunqerna se ketu do te kete nje cunam te papare. Lajmerohen anetaret normale te ppu-se qe t'i pezullojne veprimtarite e tyre ne ppu, ngaqe do t'iu shkojne dem, askush s'do t'i lexoje. Per tre dite, ketu do te kemi festen me te madhe qe ka organizuar ndonjehere ppu-ja, nje orgji e vertete, me rrefime dhe deshmi nga me te sinqertat, ku loti sa grushti nga te qeshurat do te ngaterrohet e shkrihet me ate tjetrin e mallit te pashuar qe t'i djeg netet... etj etj... dhe do te kemi gjithashtu ndarjen e shapit nga sheqeri : ktu kina me pa kush o tirons me verte e kush o katnar zhulc.

    Hurbinek, humor i zi ky!

    Ku e fut veten ti? Unë s'di ca bohet knej, dje jom fut për her t'parë!

    Pozicjonohu ene ti kshu thjësht pastër, po shumë litëratura si ganityrë??

    Veç maje Gzim Kulufin larg, nuk o nga veriu osht Tirons puro!

     

     

    Shaban Qosja

    Shaban Qosja shiste pemë, pra, fruta-perime te Rruga e Kavajës. Shabanit i ishte bërë mendja havale, sepse e kishte hundën e madhe dhe të gjithë e thërrisnin "hunderr". Kishte edhe raste kur kalimtarët nuk e shihnin Shabanin dhe nuk i flisnin, por ky i fundit gërricej sërish, duke iu drejtuar: "Pse po m'shef me... apo do me m'sha nga huna!?"

    Mos! u mërzit. Kur stër-stërnipërit po e pshtojnë Tiranën, kanë me pasë personazhe t'rij ma t'mirë se si kshu kta ktu. 

    Nga gjithe keto personazhe s'paska asnje cicemadhe apo bythrrumbullake, si fjala vjen Korqa qi ka Mamicen? smiley

    Normal. Gazetarja i ka injoruar te gjithe personazhet femer. Mbase ngaqe nuk do e kete nigju ndonjehere shprehjen "A e ke pa deren e Lemes", ose ngaqe per aresye biologjike nuk ka vizituar halen e burrave tek Partizani, ku Shaja, bashke me mirembajten e banjove publike ofronte dhe sherbime te tjera on site.

    Personazh i njohur ne fillim fare te viteve 90 ka qene dhe Drandja, prosti e pare qe ka dale publikisht ne Tirone me minifund te zi dhe stokings te zeza (me ca brima neper te, po fukarallik ishte atehere) dhe qe gjunte biles edhe tek bordura, kryesisht per veteranet qe ngroheshin ne diellin e bute te stolave tek Parku Rinia.

    Cfare shkrimi Idiot! Cfare gazetarie idioteske... mah!

    Mire, po muve me kujtoi Cenin, ymer paste! smiley 

    Per faqe te zeze eshte. Kush e paska botuar nje I-D-I-O-T-E-S-I  te tille njehere.

    te jesh tiranas puro nuk eshte mburrje.te tille ka ne zall-her apo ne mullet.nga ata qe lahen nje here ne tre javesmiley. nuk thoni mire qe shqiptaret e tjere per shkak te kontradiktave midis tyre vendosen te bejne kryeqytet nje fshat te madh, qe sot do ishte me i parendesishem se peqini.

    Hajde shkrim hajde. Le qe e para e punes vetem 3-4 prej emrave qe permend kjo vajza jane vertet legjenda urbane, le qe shume te tjere nuk jane permendur , po ku eshte qellimi i shkrimit dmth? Te pakten mund te kishte fut nje hyrje apo dalje per te justifikuar listen. Po keshtu?

    Nejse. S'mund te kete liste legjendash urbane te Tirones pa permen Gzim Kulufin, Sefer Dajen, Tore Bythen etj etj. Bile edhe Xhemol Tafaj them se duhet te jete perfundimisht ne keto lista me batutat e tij gjigande. smiley

    Tit Xhani, Ver LLapa, Kici, Qamushi, Haxhi Plasa, Tukja etj. I paharushem qofte kujtimi i tyne (per ata qe kane ndruar jete se Veri dhe Tukja jetojne akoma).

    Kam një foto të Gzim Kulufit smiley të heq mallin e fëmiris!

    Ka harruar "rroma per toma" me duket... Dicka do vijoje me siguri.

    Titullin s'e morra vesh : edhe ne gjuhe te sotme edhe ne gjuhe shqipe? Cila gjuhe shqipe pa varja te sotmes?

    Pse dhe "kembte e dhise" tironse qekan?... Bo bo. Gazetarja qenka hetuese e vertete jo llafe.

    Kur historia perseritet ... 

    I/e dashur "Shenim", e dashur Rezarta.  Muhabetit "tironas" ia ka vene kapakun Bleta.  

    Prej andej e tutje, perseritjet ose jane tragjedi ose "farce", si ne kete rast.  

    ___

    Sqarim peshqeve: mbaj pergjegjesi per publikimin e shkrimit.  U publikua ne peshk per te vetmen arsye sepse me beri shume pershtypje qe eshte publikuar ne gazete.  Dhe thashe ta ndaj - me dhimbjen me ju.  Me vote te lire edhe mund te hiqet.  

    Sqarim peshqeve: mbaj pergjegjesi per publikimin e shkrimit.  U publikua ne peshk per te vetmen arsye sepse me beri shume pershtypje qe eshte publikuar ne gazete.  Dhe thashe ta ndaj - me dhimbjen me ju.  Me vote te lire edhe mund te hiqet.

    "Pse mos i prish qejfin vetes i thone kesaj?" Apo jo?... Nejse prishja prishja...

    Po përse me dhimbje, a është tek rubrika "argëtim" ??? Ngelet argëtuese!!

    Për peshqit Tironsa do të jetë vërtet nostalgji, dhe jo vetëm për Tironsit!

    Tek seksioni "argetim" u vendos nga peshku.  Ne Gazeten Shqiptare te cili seksion eshte vendosur?  Te "kembet e dhise"?

    Peshku e ka vendosur në rubrikën e duhur!

    Nqs ky shkrim krijon nostalgji masive, nuk e kuptoj pse duhet të fshihet apo të paragjykohet! Janë paragrafe shumë të thjeshta, të shkruara jo nga Fatos Lubonja, Çupi apo ku di unë, dhe ndoshta jo për riciklimin e plehrave në Shqipëri! Por Informacion të jep për termat tona të përditshme... Tani se nga e ka postuar Gazeta Shqiptare!!! Booh ajo e di vetë! Ne e marrim si të duam, argëtim pra smiley

    Aman o Monda. Te nigjosh robt me majasill, do kishte falimentu prej kohesh industria e karrige-kolltuqeve. Dhe bashke me te dhe tradita e bukur tironce, (po dhe me tej) e nje teke raki, nji cinare dahon dhe nji dore muhabeti rreth tavolines.

     

    Kaq poshte paska ra Tirona e tironceria sa me e ba zhele kjo goca ......

    Emo,e ke njigju "u bome si pleqt e Shollneshit" ?  smiley

    Jo. smiley

    Nderkaq, m'duhet me thon qe trashgimia tironse s'ka pse t'behet kukurrec me ushqy shkrime populiste si ky. Ne thelb ky ishte shkrim po aq i keq sa ai i djeshmi qe ankohej nga tirana antimaloke.

    Hic mire kshu, m'duket mu Mrrok. Nuk m'pelqe kjo ere qe fry kshu neper taraba. Ia thashe ene PF-se dje. Jo mire.

    po ça lesh shkrimi populist osht ky ! Ky osh bakllavo-folklorizem smiley

    ai qetri i djeshmi po, ishte regjionalist (pa shakà!).

    populist ne kuptimin e rrekjes per t'i bere thirrje emocioneve te castit neper turme, duke krijuar nje perndezje (zjarr kashte, kuptohet) "cheap" te tyre. Lende te pare - tallash - ka plot. Pse mos me e provu, dmth? Dhe natyrisht pa harru "moralin e fabules" se leshit, qe eshte helm i mbeshtjelle me gjethe rrushi, pra dollma me te futme ne fund. Ose fergese e prishme, zgjidh e merr.

    tek une thuhej me 'ë' : Shëllneshit smiley (dhe me 'ñ' ronçëm huñore smiley )

    Depresiv si artikull, fakti qe botohet + mencuria karakterisitke e treves nje kombinim i paperballueshem. 

    Cdo qytet e ka nje fjalor te tille.Interesante eshte ta dish se si kane ardhur ne gojet e njerezeve keto shprehje.Po a jane te sakta apo kush do i vertetoje?

    Ky eshte fjalori frazeologjik i Tirones.smiley 

     

    ka nje gabim : nuk thuhej "Je bo si Lem Bylyri", por : E ka mor vesh Alem Bylyri smiley

    C'paskeni qene! lereni mer gocen ta shese per artikull te vetin! 

    Ana artikulli (në mund ta quaj artikull po hajd po ta boj qefin) është postuar me shkronja të kuqe dhe goxha të mëdhaja se i kujt është dhe nga ka dalë !!

    Ke dëgjuar ndonjëherë për syze qorri??

    Aha, ti do te thuash qe ky tipi i fcb-ut i paska vjedh kete ... si ta quajme, "thagme humori tirons" gazetares sone dhe e paska postuar si te vetin ne fcb... 

    Po mire mi Rezi, na e kisha thene qe ne fillim qe qenka plagjiature! smiley

    Dhe take it easy, o legjende! smiley

    Nuk gjen fjalë për të përcaktuar një shkrim të tillë. Idiot? Debil? As njëra e as tjetra nuk janë të mjaftueshme. Edhe në çorbë nuk hidhet çdo gjë që të bie në dorë.

    Revoltues nuk është subjekti, sepse nuk ka subjekt, por të revolton niveli në të cilin të vendos gazetaxhia Rezarta Delisula ty si lexues. Po të mos tërhiqesh dhe të shohësh se teksti egziston mbi ekran ( në rastin tim), të duket e pabesueshme. E kam të vështirë të them se ku mund të gjendet një nivel i tillë sepse nuk e kam hasur asnjëherë (mundet në gazetat shqiptare, por ato nuk i lexoj).

    Shkrime të tilla që nuk kanë lidhje me aktualitetin, që nuk shkruhen në urgjencë, mund të qëndisen e të jenë shumë të këndshëm e informues. Tema që të japin dorë për kompozime e stile mjaft interesantë. Aq më tepër që këto tema kanë qenë të ndaluara për gati një gjysmë shekulli. Por ato nuk realizohen pa përpjekje, pa kërkime, pa verifikime.

    Mund të bëhen mijra pyetje, po përse Rati Mol Jajes, ky patriot tiranas që humbi mendjen nga torturat e turqëve sepse deshte flamurin me zhgabën e zezë, të figurojë në këtë shkrim që titullohet "Tironsit që skalitën shprehje në gjuhën e sotme shqipe" ?

    Çfarë shprehje të tij ka vënë autorja? Asnjë. Po vetëm për të mbushur faqen.

    Për Ratin e Molit Jajes kam dëgjuar për herë të parë nga gjyshja ime. Që dilte laguriq rrugëve të Tiranës me një palë gërshonë në dorë. "Mos dilni ke porta se po kalon Rati Mol Jajes", na thojshin ne gocave, më tregonte gjyshja. Informacionin më të saktë e jep Hafiz Ibrahim Dalliu në librin e tij "Patriotizmi në Tiranë", që është shkruar me një modesti e me një ndeshmëri intelektuale të jashtzakonshme. Por dhe Sali Shijaku e përmend Ratin e Molit Jajes në një shkrim të tij para shumë vitesh. Atje duhet të shkojë Delisula për të pyetur. Sepse dhe dëshmitarët po rrallohen e jo të talli bythën me lexuesit duke shkruar llafe grashë të dëgjuara majtas e djathtas.

     

     

    Je i madh për Zotin, vec nuk është rasti këtu për  të stresuar veten, bota ka kaq shumë cështje që na jep për tu nevrikosur e prishur terezin e për tu marr seriozisht sa një shkrim i Rezartës nuk është asgjë! Mos i konsumo nervat e tua për gjëra koti! Ta them miqësishtë! smiley

    Shkrim berrnut, por gjithsesi m'u kujtua nje komshia ime tironce qe perdorte shpesh shprehjen "gjeli i Files" per ndonje qe fliste me ze te larte. smiley

    Po cunin e Lemes mer e harrut e? Po Kizin e pazarit?

    Rono help...

    Lene mer Kizin po kto kan harru Lulin!!!

     

    Po ça Lul mer! Këta, pas 40 postimeve, kanë harruar më të modhin e bejteve Tironse, Lym Allën.

    Qozim Bej Mulleti nderi kombit! smiley

    looooooooooooool më keni shkri më shumë se kjo Rezarta që e ka shkruajtur! Ky XYZ gallat fare një herë, po si mo i uruar qënke nevrikosur kaq shumë nga një shkrim gallat .. të imagjinoj duke lexuar ndonjë artikull të Mero Bazes po ti e thyke fare pc hahahhahahahahahahahha

     

     

    Nuk ka "shkrim gallatë" moj debile me emrin Rezarta. Ka shkrim të mirë e shkrim të keq.  Subjekt të trajtuar mirë e subjekt të trajtuar keq. Pse ngul këmbë në idiotësinë tënde.

    hahahahhahaha të sharën e paske si nga Kavaja!

    Ok nqs ndonjë ditë më bie te takojë Rezartën do i them qe X të ka sharë! Shko pi nje çaj kamomil tani smiley

    qyqja,

    paçavure fare

    Shkrim për 300 lekshin e mëditjes smiley

    Nqs ka Tironas bejtexhi dhe qe ka lone me shum "te thonme", ky ka qene Sefer Daja!

    Mu me pelqen sidomos:

    Ti qe rrin ne maje t'murit

    dhe ma bon me isharet

    po pate gjo me ushkur

    mo mir fillo zgjidhe vet..

    @ legjenden urbane: mos ji kaq kategorik, sidomos kur nuk i njef njerzit. XYZ ka edhe arsyen edhe kapacitetin per te gjyku', sidomos ne kte teme. Flm per mirkuptimin.

    Kuptova që UZXH-ja ka dhe kapacitetin për të ofenduar .. ja shton vlerat kapaciteteve të tjera smiley

     

    Tani që po e mendoj, po Myslymi smiley

    Per Alem Bylyrin ja ka fut kot. Llafi vje nga turqishtja e vjeter:

    Alem - bota, turma dhe Bylyr (bilir) - di, merr vesh. 

    Kur thuhet e mori vesh alem bylyri, dmth qe nuk ngeli njeri pa e mor vesh, jo se ka pas nai njeri me emer Alem! 

    Le te boje detyrat e shpise gazetarja, masanej te botoje ne gazete.

    SI TA PRISHEN BUKURIN
    QE I BOFT ZOTI GAZEP
    TE PRISHEN ENE QETSIN
    PO BOHEN VRASJE NE CDO CEP
    SKON AS KAULL AS BES SKON

    DUN ME TE VON PERFUN
    ME JA PRE MISHIN ME GERSHON
    VETEM KSHU JOM I LUMTUN UN

    KATUNAR TURI PARUR

    QE LIDH BREKET ME USHKUR

    ME TI NDERRU SHTAT LEKUR

    TI TIRONS NUK BOHESH KURRE

    SEFER DAJA

    Po ku e kishte pas dit ky Sefer Daja qe do te mbushej Tirina me katunar qe do ta qujshin veten te gjithe tironsa edhe pse kane pas ardhe ne Tirone vetem nji ka nji here per shellnesh kur i bijshin ne eskursion masi kishin bo lutjen 10 vjet perpara,e kur vijshin neTiron shkojshin sa anen e knej si dele tarallake.

    Keta pra jane ata qe duan te ironizojne Tiranen dhe kulturen e saj te pa shoqe ,ashtu si dhe çdo qytet tjeter i Shqiperise,jane keta pra qe kane ardhur nga nuk e di se ku qe e flasin Tironsen shume me trashe se vete tironsit per tu duk tironsa te vertete.

    Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).