Vasili Kandinski është i vetmi artist i Mondernizmit Rus që bëri karrierë ndërkombëtare gjatë jetës së vet në vend se post mortum, duke nënkuptuar këtu se ai është quajtur më së shumti “jo-rus.” Ndryshe nga Kazimir Maleviçi apo Aleksandër Rodçenko, për shembull, Kandinski e kaloi shumicën e jetës së tij larg Rusisë. Për më tepër, ai fliste gjermanisht – gjë tepër e rrallë kjo – sepse shumë pak nga bashkëkohësit e tij mund të flisnin ndonjë gjuhë të huaj. Si rezultat, më së shumti, tashmë Kandinski shihej në Rusi si një kushëri i jashtëm, gjithsesi i famshëm, por megjithatë ende i largët.

Arsyet ishin të tilla: periudha e artë e avangardës ruse nga viti 1914 deri në 1920 arriti të vendoste kufijtë e saj edhe pa Kandinskin, megjithëse atë kohë ai jetonte në Moskë – dhe ky fakt, në një farë mënyre, e shtyu madje të shkonte jashtë. Rrjedhimisht, rusët mendojnë se ai nuk duhet quajtur pjesë e historisë së artit rus. A është i drejtë interpretimi i tyre? Jo.

Kandinski kurrë nuk qe një nacionalist rus. Kozmopolitan në mënyrë krenare, ai ëndërronte kufijtë universalë të një arti që do të bashkonte artistë të të gjithë vendeve dhe që do të mposhtte kufijtë nacionalistë. Por ideja e tij për nacionalizmin nuk ishte abstrakte; ai e kishte dhe për këtë një emër: Moska, “bigëzimin e tij shpirtëror të ndryshueshëm.”

Ai u lind në Moskë në 22 nëntor 1866. I ati qe tregtar nga Siberia lindore, i shkolluar në Moskë dhe, siç thoshtë më vonë Kandinski, kishte një “shpirt moskovit.” E ëma ishte moskovite e lindur e cila mishëronte “cilësitë moskovite”: ishte “e jashtme, serioze, e rreptë dhe me një bukuri të egër,” si dhe kishte “një thjeshtësi të rafinuar, energji dhe një raport unik mes ndjenjës së traditës dhe lirisë së mendimit.” Kujtimet e para të Kandinskit ishin të shumëngjyrshme: drita, jeshile e rrjedhshme, e bardhë, e kuqe karmin, e zezë dhe e verdhë okre. Kur shkruante Kujtimet e tij në vitin 1913, ai nuk përjashtonte asnjë ngjyrë nga kujtimet e hershme të fëmijërisë së vet; sa për sendet, nuk mbante mend shumë. Mes gjërave të pakta që bëri vetë, ishte edhe një kalë llamarine, që e mori nga një komplet garash të cilin ia kishte dhuruar halla e dashur, me trupin ngjyrë okre, me jele të verdhë të zbehtë dhe me bisht.

Kandinski studioi shkenca politike dhe ekonomike në Moskë, pastaj zgjodhi karrierën si shkencëtar dhe profesor universiteti. Megjithatë, kur mori titullin e profesorit, menjëherë u shkëput nga jeta akademike. Në vend të kësaj, donte të përqendrohej në art. Gjatë viteve të hershme, dy mbresa artistike e kishin lënë pa mend: Lohengrini i Vagnerit dhe Mullarët e Monesë. Në veprën e Monesë, për herë të parë, ai më në fund pa një pikturë dhe jo një shëmbëlltyrë të sendit: duke ia ngulur sytë kanavacës, ai po kërkonte një mullar dhe nuk po arrinte ta shihte dot. Piktura nuk iu shqit kurrë nga mendja; “kthetrat” e saj ishin magjike. Ai i trembej faktit se pamja nuk ishte një përfaqësim i vërtetë i jetës, por një e vërtetë në vetvete, edhe pse një e vërtetë si në përrallë. Kjo është ajo çka ai quante “Moska e tij e përrallave.” Lohengrin dukej se e plotësonte këtë: ishte një Gesamtkunstëerk, një tërësi madhështore, një simfoni e fuqishme që i tregoi Kandinskit se arti ishte i aftë shumë më tepër se sa pjesa më e madhe e mendimit të tij bashkëkohor.

Mynihu, qytet në të cilin ai shkoi në vitin 1896, u bë si qyteti i tij i përrallave i fëmijërisë ruse, me çatitë e gjata, trekëndore dhe me një lumë të adhurueshëm. Kandinski e zgjodhi Mynihun për të studiuar pikturë pikërisht për shkak të atmosferës artistike të qytetit. Atë nuk e tërhiqte Parisi dhe e shpërfilli atë edhe kur shkoi aty në vitet 1906 dhe 1907: Gogeni kishte qenë artisti i vlerësuar prej tij, jo Pikaso, i cili ishte shumë teknik, shumë racional dhe jo aq sintetik sa duhej, sipas tij.

Në Gjermani, ai udhëtonte me trenat e përgjumur drejt qyteteve të vegjël me rrugë të ngushta të shtruara me kalldrëm. Fillimisht, ai pikturoi me nuanca mesjetare dhe çatitë i pikturonte përherë me një të kuqe të shndritshme. Ai e kuptoi menjëherë se duhej të gjurmonte një orë të veçantë, dhe se kjo orë ishte domethënia e kujtimeve të tij për atë se çfarë kishte qenë Moska. Më vonë ai e përshkruante mendimin e tij: “Dielli thuajse po perëndon dhe e ka arritur atë intensitet që ka kërkuar gjithë ditën, për të cilin ka gjakuar gjithë ditën. Ky imazh nuk zgjat shumë: capak minuta dhe drita e diellit bëhet e kuqe me ngulm, përherë e më tepër e kuqe, fillimisht e ftohtë, dhe pastaj me një ngrohtësi që sa vjen e rritet. Dielli shkrin gjithë Moskën në një pikë të vetme, e cila, si një tuba e egër, të drithëron shpirtin. Jo, kjo shkrirje e kuqe nuk është ora më e bukur! Është thjesht korda finale e simfonisë, e cila sjell gjallërueshëm çdocilën ngjyrë në jetë, e cila lejon dhe detyron Moskën mbarë të ritingëllojë si një orkestër gjigande. Rozë, lejla, e verdhë, e bardhë, blu, jeshile bizeleje, shtëpi të kuqe si flakë, kisha, dhe këngë e pavarur – jeshilja e gjallë e barit, tremolo-ja e thellë e pemëve, dëbora këngëtare me mijëra zërat e saj ose algeretoja e degëve cullake, unaza e kuqe, e ngrirë dhe e heshtur e mureve të Kremlinit dhe sipër, kullëzuar mbi gjithçka, si një britmë triumfi, si një Alelujah e pandërgjegjshme, vija e gjatë, e bardhë, serioze e Kullës së Sahatit të Ivanit të Madh. Dhe sipër qafës së saj të gjatë dhe të tendosur, e shtrirë drejt qiellit me një mall të përjetshëm, koka e artë e kupolës, e cila mes yjeve të artë dhe të ngjyrosur të kupolave të tjera, është vetë dielli i Moskës.”

Në “Ora e Moskës”, Kandinski po rrekej të gjente një sintezë që të mos ishte e rrafshët, e thjeshtuar në njëjtësi, madje edhe një të tillë të kuqe. Kjo orë ishte një simfoni, një kor ngjyrash që ai donte dëshpërimisht ta kapte me gjithë fuqinë e vet. Ishte çka ai quante me përulje “kompozicion,” pika më e lartë e krijimit artistik që jo përherë është e arritshme. Ky kompozicion duhet të jetë i pandërgjegjshëm: nuk duhet ta njohë a kuptojë veten, nuk duhet të shqetësohet nga reflektimi. Dhe kjo ishte, sipas tij, Moska. Atij nuk i pëlqente Shën Petërburgu: ishte tepër “i perëndimorizuar”, i pushtuar së tepërmi nga meditimet, i ethshëm për një thjeshtëzim të arsyes.

Në veprat e tij të viteve 1900, Kandinski po kërkonte një tërësi të pamundur, përpjekje që po e torturonte, duke e nxjerrë atë në kontrast me forcat e natyrës, me dobësinë e artit në përgjithësi dhe me vetë aftësitë e tij në veçanti. Atij iu deshën vite të tërë të kuptonte se qëllimet e artit ishin thelbësisht të ndryshëm nga ata të natyrës dhe se për të pushtuar tërësinë e realitetit, nuk ishte e nevojshme ta përfaqësoje atë, por pikërisht të shmangie përfaqësimin e tij. Arti nuk duhet të imitojë, por të krijojë nga hiçi, njësoj siç bëri Zoti. Kështu që Kandinski “e asgjësoi torturën,” dhe kjo e çliroi atë. Në këtë pikë – aty nga viti 1912, ai iu drejtua udhës së pikturës abstrakte.

Atij nuk i pëlqente fjala “abstrakt,” edhe pse iu desh të përshtatej me të në Europë në vitet 1920. Më së shumti, i pëlqente termi rus “jo-objektiv.” “Abstrakte,” sipas pikëpamjes së tij, ngërthente konotacione të një abstragimi logjik dhe thjeshtësues – diçka që nuk kishte të bënte aspak me veprën e tij. Përkundrazi, piktura e tij ngërthente një mënyrë ruse të të shmangurit të detajve, përfshi këtu edhe arsyen, duke u ardhur në ndihmë parimeve universale. Kandinskin e tërhiqte shumë kjo cilësi ruse. Madje dhe në vitet e tij të universitetit, i magjepsur nga ligji romak për shkak të përbërjes së tij të vetëdijshme, të ndërthurur, ai kuptoi se ky nuk mund ta kënaqte kurrë atë “si sllav”: ishte jashtëzakonisht i ftohtë, racional dhe rreptësisht logjik. Atij i printe ligji fshatar rus, me qenien e tij kryesore “sipas njeriut,” duke braktisur kështu kodin e ngurtë ligjor në anën e një “drejtësie” më të vërtetë. Kjo linjë mendimi e çoi atë drejt etnografisë, madje dhe drejt një ekspedite në provincën e Vollogodës, e cila atëherë, si edhe tani, është pjesa më e izoluar, e pasur, e lashtë dhe artistikisht e tradicionalisht pjesa më e pasur e Rusisë. Atje ai pa shtëpitë e drunjta me gdhendje, dhe kur hyri në to, provoi diçka magjike: ai ndjente se po lëvizte brenda një pikture. Tryezat, stolat, sobat, të gjitha këto ishin të mbuluara me ornamente me ngjyra të shndritshme dhe të punuar me finesë. Gjithçka ishte shumë e kuqe, shkëlqyese, triumfuese. Nuk kishte më sende tashmë; ato shkriheshin në një tërësi të pikturuar fuqishëm. Vite më vonë, në vitin 1913, ai kuptoi se donte ta detyronte admiruesin e vet të thithej nga piktura, ta harronte vetveten. Ky ishte për të elementi “rus”, dhe ai e humbi vetveten — e harroi vetveten — në mënyrë që të krijonte pikturën e tij të parë fare abstrakte.

Historianët e artit diskutojnë ende sot e gjithë ditën se cila ishte piktura e parë jo-objektive, por Kandinski është shprehur qartë në këtë pikë: ai nuk e ka pikturuar atë; ai e ka parë ose i ka lejuar vetes të mos e shihte, për të qenë më e saktë. Kjo thjesht ndodhi papritur, kur ai po këqyrte një nga peisazhet në mur dhe e perceptoi atë si një abstraksion. Nga ky çast e më pas, në çdo punë të mëpasme, ai u përpoq të shkrinte sendin, objektin në mënyrë që të krijonte të tërën. “Piktura është si një përplasje vetëtimtare e botërave të ndryshme që janë parathënë të përplasen për të krijuar botën e re të quajtur vepër,” shkruante ai. Për të, një vepër arti bëhet e qenësishme njësoj si kozmosi, përmes katastrofave dhe nga kakofonia. Simfonia finale ishte ajo që ai e quante  “muzika e sferave” — ose “ora moskovite” e tij.

Gjatë viteve që ndenji në Mynih, edhe pse e shihnin si artist rus, Kandinski ishte prijësi i skenës ekspresioniste të hershme të Mynihut, duke organizuar edhe klubin e ekspozitave Phalanx në vitin 1901, si dhe Bashkimin e Artistëve të Rinj në 1909. Ai botoi almanakun e famshëm Kalorësi Blu në vitin 1911. Asokohe, Mynihu ishte një nga qytetet më të favorshme për të qenë një artist i huaj. Megjithatë, në mënyrë të pashmangshme, Kandinski konsiderohej “një Bizantin” nga kritikët konservatorë të Mynihut, si dhe “një idhtar i degjeneruar i artit Perëndimor” nga kritikët edhe më konservatorë rusë. Ndërkohë, ai ishte shumë i prirur për të mbajtur kontakt me Rusinë: merrte pjesë në ekspozitat ruse; përfshi këtu edhe artistët rusë në projektet e tij të Mynihut; ai dërgoi dorëshkrimin e tij Mbi Shpirtëroren në Art në Rusi, ku u lexua në një nga takimet e Bashkimit të Artistëve në vitin 1911 dhe pati një ndikim të rëndësishëm.

Në vitin 1914, me fillimin e Luftës së Parë Botërore, Kandinski, si qytetar rus, u detyrua të arratisej nga Gjermania në Moskë; aty u përball me qytetin e vërtetë dhe jo me Moskën e ëndrrave të tij. Edhe pse indiferent ndaj politikës, ai kaloi 7 vjet në Rusinë bolshevike, duke u përpjekur të bëhej pjesë e shoqërisë së re dhe të ndërtonte artin e tij të ri. Aty ai u njoh dhe u martua me një vajzë të re, Nina Andrejevskaja, e cila I qëndroi në krah deri në fund të jetës. Ai as për një moment nuk u tërhoq nga jeta e artit sovjetik; në vend të kësaj, mori vetëm idealizmin e tij dhe përdori mundësinë unike për të krijuar një institucion për kërkime shkencore në fushën e psikologjisë së artit, Institutin e Kulturës Artistike, si dhe një muze unik të avangardës, Muzeun e Kulturës së Pikturës, për të cilin pikturat e tij mes shumë të tjerave, u blenë. Tani i detyrohemi Kandinskit për ekzistencën e shumë veprave të hershme avangardiste në muzeumet ruse.

Një institucion tjetër që ai imagjinoi, ishte një ndërtesë e përbotshme e artit, me emrin “Utopia e Madhe”. Edhe pse investoi aq shumë në avangardën e re sovjetike, Kandinski gjithashtu ruajti kontaktet me avangardën ndërkombëtare (një sipërmarrje e vështirë për atë kohë).

Siç mund të parashikohej, kjo i irritoi shumë bashkëkohësit e tij ruse. Si artist ndërkombëtar, ai padyshim që nxiste zili. Prirja e tij kah shpirtërorja duhet të jetë dukur jashtë kohe, njësoj si dhe gatishmëria e madhe e tij për të përqafuar projektin politik dhe ideologjik të partisë bolshevike si të tijin. Për Maleviçin Kandinski ishte thjesht një gjerman i stërholluar dhe aspak interesant. Për konstruktivistët bolshevikë të rinj, si për shembull i shumëtalentuari Rodçenko dhe gruaja e tij energjike, Varvara Stepanova, të cilët që të dy punonin me Kandinskin në Institutin e Kulturës Artistike, ai ishte një plak, por megjithatë, edhe një artist shumë démodé. Rodçenko dhe Stepanova dëshironin të krijonin në një hapësirë shoqërore më tepër se në një kanavacë. Madje ata ndaluan dhe fjalën që ishte e shenjtë për Kandinskin: “Kompozicion”. Për ta, ideja e kompozicionit ishte një anatemë: një përqasje e njëhershme që ata planifikonin ta pengonin në ndihmë të një konstruktivizmi ideologjik më shumë aktiv. Dhe kësaj ia dolën mbanë.

Në vitin 1921, Kandinski u detyrua të hiqte dorë nga detyra e tij si drejtor i Institutit të Kulturës Artistike. Shumë shpejt ai u nis për në Gjermani. Në vitin 1920, u botua në Gjermani monografia e parë për të dhe në 1922, Valter Gropius e mori atë në fakultetin e vet në Bauhaus.

Kandinski ishte tepër i sigurt se arti në Rusi ishte zhvilluar në mënyrë të tillë që nuk përputhej me artin e tij. Tani nuk ekzistonte më Moska, por vetëm BRSS.

Por Kandinski nuk emigroi, të paktën si fillim. Për një kohë të gjatë ai u quajt një përfaqësues – në fakt, përfaqësuesi – i avangardës sovjetike, përfaqësuesi që punoi jashtë Rusisë. Dhe ky ishte mendimi i tij edhe për vetveten deri në vitin 1927, kur iu desh të merrte nënshtetësinë gjermane: si nënshtetas sovjetik, atij nuk do t’i lejohej më të udhëtonte ose të qëndronte jashtë shtetit. Për të njëjtën arsye, ai mori pashaportë franceze në vitin 1931: për të ruajtur kozmopolitanizmin e tij. “Himnet kombëtare tani janë kënduar pothuajse në të gjitha vendet, por unë jam i kënaqur që nuk jam këngëtar”, shkruante ai në 1938, gjashtë vjet para se të vdiste i mërguar në Francë.

Megjithatë, Moska mbeti në krye të universalizmit të tij, të ideologjisë së tij sintetike që i kundërvihej ndarjes artificiale. “Moska”, shkruante ai, karakterizohet nga “dualiteti, kompleksiteti, shqetësimi ekstrem, konflikti dhe konfuzioni që shenjojnë shfaqen e saj të jashtme dhe tek e fundit, përbën një përmbajtje të unifikuar dhe individuale”.

 

Përktheu: Elvana Zaimi

23 Komente

Si  e hap shtegun gjeniu. Nje shikim pak i vagelluar i piktures ne mur dhe themelon nje rryme te re. Une e di ndryshe perrallen. Rastesisht pa nje pikture me koke poshte.Si molla e Njutonit dhe kjo.

Okra = i referohet ngjyres jeshile te bamjes?

Faleminderit. 

Eshte turp te mos pelqesh Kandinskin?
Quhesh shume demode?

jo, quhesh: katandinskje.smiley

turp the? pa eja pak ketu mor djale... se dic dua te te them smiley

ps. po le te shpetojne raste me porten bosh o Belul. Si ta kuptojme kete smiley

 

mungese forme...smiley

e kemi kete ne sulmuesit,  dicka psikologjike... sa te gjejme golin prape eshte puna..smiley

Flm per mbeshtetjensmiley

Turp eshte te besh turp, thote ime me. Sa per Kandinskin, ka te ngjare qe nuk te ka rene rasti t'ia shohesh pikturat, sepse prezenca e tyre mjafton per te te futur ne eksperience emotive edhe pa asnje njohje paraprake me idete e piktorit.

Ruset e urrejne Shqiperine, Shqiptaret dhe cdo gje Shqiptare. Nga kjo, dhe une urrej Ruset, Rusine dhe cdo gje Ruse.

jo sa serbet ama, apo jo ?

Edhe Karl Marxi urrente shqiptaret, por per Bayern Munchen tifo bejme njesoj. smiley

Karl Marksi, me 1878, i shkruan Kongresit Berlinit, si vijon:
“Arnautet (Shqiptarë) janë pjesërisht të krishterë të ritit orthodoks-grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku duke gjykuar përsa i njohim janë pak të përgatitur për t’u qytetruar. Prirja e tyne grabitqare duhet t’a detyrojë çdo qeveri fqinjë ti mbajë ata nën trysni të rrebtë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendët fqinjë të mos u sigurojë punë atyre, si p.sh. dru-prerës dhe ujë-bartës.” Nuk mund të mohohet fakti se gadishullin e quajti “Turki Europjane”. “Është pasuri natyrore e trashiguar nga stërgjyshrit e rracës sllave të jugut. Rivalë të sllavëve janë vetem barbarët arnaut dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendur si kundërshtarë më të egër të qytetrimit e përparimit, përkundrazi sllavët janë të vetmit bartës të qytetrimit”.

 

Jo po thuaju socialistave qe flejne me Marksin! Jam i sigurt se nuk do ta besonin se Marksi ka mendu se jemi plehra etnike. Keto duan turkun qe ua ka *i karakterin kombetar per 500 vjet, duan Enver qe ua ka *i fisin per 50vjet, duan Marksin qe po te kishte mundur do i kishte perdore shqiptaret si lares 4ari duke ua futur ne goje sa here e ndjente qe i ishte bere pa lare, duan sovjetiket qe historikisht qekur mbahet mend se eshte kriju njerzimi kane dashur ta zhdukin shqiperine e shqiptaret, duan grekun qe edhe Skenderbeun ua ka bere Jorgo. Nuk ka fjale tjeter per ti quajt apo pershkru, veçse socialiste - ne fakt, fakti qe shumica nga keta jane ateiste edhe ose mundohen te distancohen (gjoja) nga diktatoret communiste, fare mire mund te perdorim dhe fjalen commuist per ti quajt apo identifiku.

Nuk gjete ndonje skuader çifute ë ?

Nuk jam prè e racizmit dhe propagandes antisemite. Karl Marks nuk e shoh si çifut. smiley

Kush te kandisi ty qe nuk e pelqen Kandiskin? smiley

Kandı-u mashtrua
Bıraktı -e la(braktisi)
Sıkıldı- U merzit
Bitti-mbaroi(U bitis)
Etj etjsmiley

Ne fakt, sado gjeometrik ne dukje, spiritualiteti i Kandinskit asnjehere nuk u çmisherua (disembodied) ne favor te gjeometrise puro : figurat humane dhe ato gjeometrike fuzionojne me njera-tjetren duke u kthyer ne forma simbolike te betejave midis formave humane dhe formave inorganike, midis ngjyrave te ngrohta dhe atyre te ftohta.
Eqetera eqetera (do thoshte 'bama)

E verdhe, e kuqe, blu :  kryevepra e autorit (dhe ndofta nje nga tabllote me perfaqesuese te artit abstrakt)

une per vete e pelqej.

se kam humb rastin ta shikoj ne cdo muzeum qe e kam gjet.

e kam pas nje pjate qelqi sjelle nga Vjena me imitacion te nje pikture te tij.

Mu thye nje nate stuhije , e hodhi era ne toke, ngaqe ishte vendosur diku afer dritares.

Ahh Kandinskijjjjj smiley

 

Une kam nje Gockel te varur ne mur, he nuk me ben te ndej nevojen per nje Kandinsky apo per te shku me e pa, qofte dhe ne google. smiley

O Teefa,
Kandiskij, si dhe te tjere personalitete, ka qene edhe pedagog arti, pikture te BAUHAUS. Merre me mend cfare njerezish kane dale nga ajo shkolle.

Kandinskin e kam pa dhe studju (ne veçanti punet e para, perpara se te fillonte te bente keto veprat per te cilat njihet sot), por jo ne ate mase sa kam studju Mondrianin apo dhe Chagallin (deri diku). Kjo s'do te thote se jam ne gjendje te shkruaj libra rreth tyre, por te pakten ka ndiku ne ndjeshmerine time ndaj ngjyrave (perfshij ketu dhe "Teorine e ngjyrave" te Goethe), ku edhe pse sot ipadi i ka lehtesu disi punet (dhe ne disa raste, kompliku) -- pa te cilin (nen sqetull) nuk dal nga shtepia -- vazhdoj te mbaj nje bllok shenimesh te vogel me nje rapid 0.7 (ngjyre te zeze 80%) dhe tre lapsa (kuq, blu, verdh - ngjyra qe i perdor ne skica te shpejta dhe jo vetem). 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).