Albpetrol pritet të shitet për 300 milionë USD. Lajmi më i fundit është dhënë këto orë nga Reuter: në prag të privatizimit, kompania është licensuar edhe për transportimin dhe shpërndarjen e gazit, çka do t’ia shtojë asaj vlerën.

 

Debati për heqjen ose jo të imunitetit të deputetëve, rrezikon të lërë në hije aktin e fundit të shitjes së kompanisë shtetërore shqiptare Albpetrol. Sipas lajmeve, këtë të premte pritet që 14 kompanitë e huaja që kanë shfaqur interes për blerjen të dorëzojnë ofertat e tyre. Mes tyre spikatin kompania e fuqishme ruse Gazprom dhe grupi kinez GPRO, që thuhet se është shoqëria e pestë në botë për nxjerrjen dhe përpunimin e hidrokarbureve. Nga ana tjetër, interesi i treguar nga dy shoqëri amerikane, “Silk Road Equity” dhe “Thompson Global”, i ka bërë mediat shqiptare të supozojnë një lidhje mes tenderit dhe vizitës në Shqipëri pikërisht këto ditë të Zv.ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Albpetroli pritet të shitet për 300 milionë dollarë dhe lajmi më i fundit lidhur me tenderin është dhënë në këto orë nga agjencia Reuter. Sipas kësaj, në prag të privatizimit Kompania Albpetrol është licensuar edhe për transportimin dhe shpërndarjen e gazit, çka do t’ia shtojë asaj vlerën. Kalimi në Kuvend i ligjit për privatizimin e Albpetrolit zgjati për muaj, për shkak se opozita ishte kundër privatizimit të plotë.

Gjatë një debati televiziv me pjesëmarrjen e Ministrit të Ekonomisë Nasip Naço, deputeti socialist Arben Ahmetaj pat thënë se “Industria e naftës ka një specifikë dhe kur jep të drejtat mbi një fushë, automatikisht rezerva është në shfrytëzim eksluziv dhe prandaj e gjithë bota i bën me vite të kufizuara marrëveshjet, por kompania që do të përfitojë të drejtat, do të fitojë naftën e shqiptarëve për një periudhë të pakufizuar. Nëse unë them shumën e dëmit që i bëhet shtetit, Ministri duhet të japë dorëheqjen që në këtë studio”. Nga ana e vet, pozita është mbrojtur duke thënë se po privatizohen vetëm asetet, dhe se kanë qenë marrëveshjet e nënshkruara gjatë qeverisë Nano, ato që e kanë rënduar gjendjen e sektorit.

Albpetrol sh. a. është një shoqëri anonime me 100% të aksioneve shtetërore, - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, është aksioneri i vetëm, - dhe deklaron si të punësuar rreth 4050 punonjës të kualifikuar. Në orët e ardhshme do të vendoset edhe fati i tyre dhe i familjeve të tyre.

Diçka rreth shifrave të Albpetrolit, sidoqoftë të paqarta, mund të lexoni këtu dhe këtu.

30 Komente

Shkurt muhabeti, nuk ka dasem. Po nuk u shit Albpetroli bie shteti se nuk ka mo asilek.

Nuk bie jo se mer prap borxh. Kalo nje ligj qe e rrit nivelin e lejuar te borxhit ne 65% te gdp dhe...

kriminelet vazhdojne e plackisin, perdhunojne dhe shkaterojne vatanin, ndersa opozita "kercenon"/kendon si gjeli maje plehut per te siguruar orgazmen e radhes. Ngrihuni o njerez vete se opozite nuk ka. Me mire nje fund me nder sesa nje fund i mjere.

o djem rrembeni pushket ja vdekje ja liri ...

opo thuaj:  o djem rrembeni bidonat dhe kovat ti mbushni me nafte , tani pa u shitur akoma, se vajti 2 euro litri...

e drejte , u duhet per te ba ndonje lek per fushaten smiley se kushtojne snikersat smiley

Masat shternguese te Qeverise :

 

1. Masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të reduktohet 20%, për çdo përfitues sipas përcaktimeve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”.

 

2. Çdo funksion në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i miratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në fund të vitit. Përjashtohen nga ky kufizim vendet e paplotësuara, për të cilat është realizuar konkursi, si dhe raste tepër specifike, për të cilat merret miratimi i ministrit të Financave.

 

3. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore pezullohen.

 

4. Fondi i veçantë, i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nuk përdoret për veprimtari social – kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor 2012.

 

5. Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave.

 

6. Trajnimet/seminaret/kurset jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t`u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, bllokohen.

 

7. Fondet buxhetore të papërdoruara deri në miratimin e këtij vendimi për trajnimet/seminaret/kurset, përfshirë këtu edhe trajnimet e ITAP-it brenda vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t`u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, të reduktohen në masën mbi 50% .

 

http://www.ama-news.al/2012/09/kriza-berisha-si-enveri-izolon-shqiperine-nga-bota-ska-me-para/

 

U bo ne tenderi A-petrolit si tenderat e bashkive. Futen kompanite sa per figure e me mor nai i-milionc. Ajo pune ka vduq me kohe, bashk me Porto Romanon. 

Harrova, 

O Ed Rama, o shkerdhate!!!!!!

Tymi ne foto ca lidhje ka me artikullin, apo eshte per te dhene efektin e koorves qi krihet nderkohe qi nafta digjet?

Jo o xhib tymi tregon se i ka dalë tymi naftës ose i kanë ba naftën tymit .

Ato dy kompanite Amerikane, nga c'pashe une, s'duket te kene fuqi 300 meleonçe.

300 milione USD?smileysmileysmileysmileysmiley

Albpetroli ne ditet e "lavdishme" i ka pas nja 25mije punetore. Tani besoj so do kete nja 15mije. Ca jane ne Greqi dhe marrin rroge kot dhe ca te tjere sillen verdalle kot. 15mije punetore knej si ka as Suncor me ESSOn bashke me prodhim ditor nja 100mije here me shume. Mire bone qe e nxorren per shitje se asnji vend sagllam si ka kompanite e naftes shteterore. Vetem se ne keto vendet sagllam nuk shko asnji fuci nafte pa u taksu e asnji grusht toke nuk bohet pis. Zonat, te drejtat, kerkimi, shfrytezimi, transporti, abandonimi, reklamimi etj etj jane te rregulluara deri me nji. A ka mendu qeveria per keto pune apo ci qi tomen.

smiley  Jam plotesisht dakort me ty,Patriot.

+5. Prandaj nuk ka vlere albpetrol. Eshte nje ngatrese e madhe, sidomos pasi jane futur dhe kompani me eficente te huaja me te drejta te tyre. Nga ana teknologjike gjithashtu albpetroli eshte 0. Po pergjegjesit ama me gjithe ata punetor qe nuk hiqen leht, apo mesi eshte qelbur ajo zone. 0 euro mbase eshte pak, por tek 40 milion euro eshte shtrenjte, jo tek 300 sic presupozohet.

    Prisni, se keni  per te degjuar...   edhe me !E ça loje ka filluar....Kusaret jane hedh ne sulm, per te  siguruar nga kjo shitje (e fundit  si pasuri  kombetare strategjike),aqe  sa te jene  te mjaftushme  qe te vidhen zgjedhjet qe priten....Albetroli eshte varka per shpetim

   Kejo vjedhje eshte  shpresa per te mos perfunduar brenda hekurave kusaret.

Shqiperia qe te shpetoje nje  here e mire ka vetem nje alternative, nje oferte qe i  jep shprese nga  keto zgjedhje.

"...Ne burg kusaret !" Ne burg kujt i shkon dhe ndermend te vjedhi ...pas kesaj.Ne Evrope, e me status, nuk ngohin me njeri.Se do kemi  rrotacion hajdutesh ndryshe..

E kjo  te rregullohet meligj te  prere

Nga halli po e shet dhe qeveria m'duket. Gjithsesi a nuk do ishte vendim i duhur te behet privatizimi pas aprovimit te linjes se gazit,sepse do ia dyfishonte vleren?

Nejse. Harrova qe nuk eshte ai objektivi.

Do te ishe me e mbara, pra me mira gje, ajo qe thoni Ju,  moj  ALB358, por sikur te ishte nje qeverri,  qe te qeverriste kete  varferi, te ketij populli.Ndersa kjo,  me kete kryekusar mbi krye, shife kui rref çekani! Ta shesi nje pasuri qe vlen miliarada vetem e vetem qe te vjedhe, sa per te kerryer paret, qe  i nevoiten, per te vjedhur zgjedhjet.

Dhe te vazhdoje te vjedhe.....duke "qeverrisur"

Grave mos na e shaj mbretin! Mezor e kemi. Te na rroj sa malet!

I merito te gjith ato lek qe i kemi "falur".

P.S. Me ngatarrove me Alben me duket. Ajo eshte Alba2265 (goc c'te te them meqe ra fjala! | Flamur amerikan), une jan Alb358 (cun per tu pire ne kupe! | Flamur kanadez). smiley

car jan kto gjona logjike qe kerkon ti ALB358. i bone konfuz qeveritaret.

sdq, kjo eshte torta e madhe per tu ndare mes hajduteve. jam me graven ne kete.

Nuk e di per ate "torta me e madhe". Edhe ajo $200 - 300 milion per rrugen durres kukes konkurrente e forte eshte.

privatizimi ka per te qene po aq i suksesshem sa privatizimi i OSSH-se

Dhe ne kulmin e Chicago-izmit te Kilit, industria e bakrit nuk u privatizua, perkundrazi. 

Hej, mos e beni Friedman te duket burr i dhimbsur ne krahasim.

Fazlliçi kishte mbërritur në Tiranê dhe është shoqëruar nga njëssitê speciale VIP megjithse nuk është as shtetar e as përfaqsues diplomatik i ndonjë shteti po veç mik i Naltmat'dhimit që pa turp ve shtetin në dispozicion të një miku (feudal provincial a feudal katnar qysh të doni qujeni)

kjo pune ka marre fund albpetroli do shitet

ta bleje ai qe ka me shume leke strategjikisht ndoshta i bie ta marrin amerikanet po qe po e morren noi tjeter  me leke shume

noi suede3z a gjerman a norvegjez ne rregull jemi

po u futen ruset do fillojne ta perdorin per politike 

keshtu qe mire noi evropian nese ka 

 

ueee, 850 MEUR dhe 790 MEUR ofertat me te mira deri tani

po e mbaka Berisha edhe nja 20 vjet te tjera qeverine pra me keto lek , a te thashe qe i kane punet ne terezi  smiley

Cuq. Kto jane thjesht si qershia mbi torte per te dale n'pension rehat.

ca leshin i futa nji gugllim sme doli asnji kompani nga keto 800 milionshet e vetma me dilet amber pulish me i llaf me fshi plunat lol 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).