Oferta më e lartë është 850 milion euro nga Voltro Silkroad Equite LTD. Fazlliçi, "miku i familjes", shfaqet në Tiranë.

Në orën 12:00 në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u hap tenderi për blerjen e kompanisë shtetërore shqiptare Albpetrol. Pas një shtyrjeje prej dy muajsh të afatit të dorëzimit të ofertave, sot u hapen zarfet me ofertat e 6 kompanive, të cilat kishin paraqitur ofertat me qëllim privatizimin e Albpetrolit. Ofertat më të larta nga Voltro dhe Amber.  


Deri dje, dokumentat ishin tërhequr nga 19 kompani të tilla, nga e gjithë bota, ku spikatnin edhe kompani, si Gazpromi rus dhe GPRO e Kinës. Madje, kanë qenë këto të fundit që kanë kërkuar edhe shtyrjen e procesit.  
Ora 12: 50 Hapet zarfi për Amber Shine INC. Jep ofertën 790 mln euro.
Ora 12: 43 Hapet oferta e Bankers Petrolium. Jep ofertën 303. 8 milionë euro. 

Ora 12: 38 Hapet zarfi i kompanisë Voltro Silkroad Equite LTD. Oferta financiare 850 milionë euro
Ora 12: 24 Hapet zarfi i JSC Gazprom. Oferta 52 milionë dollarë, por s'ka sjellë garanci. 
Ora 12: 22 Hapet zarfi i Consorcium Win Bussines. Oferta e saj ishte 297 milionë e 600 mijë euro.   
Ora 12: 11 
Hapet zarfi i kompanisë ECOLOG INTERNATIONAL - DUBAI. Pasi u bë verifikimi u deklarua se nuk është e qartë sa është vlera e ofertës, dhe as garanci. 


FAZLIC NE TIRANE
Ndërkohë që Damir Fazliç, sekseri serbo-boshnjak, i njohur në Shqipëri si mik i familjes së kryeministrit Sali Berisha, erdhi mbrëmë në Shqipëri. Si rastësisht, ardhja e tij përkon me hapjen e tenderit sot për shitjen e Albpetrolit, ndërmarrjes së vetme shtetërore shqiptare të naftës dhe gazit, e cila do t'u jepet 100 për qind privatëve.
 
Kamera e Tv A1 Report arriti të filmojë Damir Fazliç, kur zbriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 23: 40. Më pas biznesmeni serbo boshnjak është larguar me makinën tip Benz me targa Tr 2197 T.

Sipas burimeve, Fazliç është përfaqësuesi i njërës prej firmave që kanë shprehur ambicie të mëdha për të marrë Albpetrolin, duke parathënë kështu edhe fituesin e ardhshëm, që mendohet të jetë një kompani lindore. Herën e fundit kur ishte me mision në Tiranë Fazlic, në prill, ndodhi skandali i refuzimit të fituesit të tenderit të shpallur nga banka gjermane KFW, për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, kur tenderi iu dha serbëve të lidhur me Fazliç.

Burime nga METE bëjnë të ditur se qeveria shqiptare do të ishte e kënaqur edhe me një shifër në masën e 300 milionë eurove, që konsiderohet si qesharake nga ekspertët e fushës. Pjesë e komisionit vlerësues, po pa të drejtë vote, do të jetë edhe kompania konsulente amerikane "Patton Boggs", që mbikëqyri edhe procesin e shitjes së ARMO-s disa vjet më parë.

Albpetroli shitet me 100 për qind të aksioneve, ndryshe nga çka ndodhur në vende të tjera, ku shteti ka vazhduar të mbajë paketën kontrolluese, duke qenë se fjala është për një sektor shumë strategjik, që nuk duhet të kontrollohet nga të huajt. 

(Foto: Ne rreth Damir Fazlic,mbreme ne aeroportin Nënë Tereza)

 

Marrë nga Shqiptarja.com

193 Komente

eshte pak.

Me te vertete?

po.

Sipas teje sa vlen?

Po ndonje prej ketyre kompanive i njeh ti? Ketyre dyve qe kane ofruar me shume them.

shif ca thote besjan pesha, rezervat jane 6 miliarde fuci:

http://www.akbn.gov.al/index.php?ak=details&nid=58#Scene_1

me 'qin dollar fucia i bi gjashqin miliard dollare nafte, pa llogarit ekskluzivitetet e tjera qe i kane njit albpetrolit

po rre besian pesha masnej s'kam ca t'them, une besoj qe besian pesha dhe bashkia e tirones nuk rrejn

Rezervat e njohura në Shqipëri sot janë rreth 500 milionë barela por ne besojmë që Shqipëria ka një kapacitet mbi 6 miliardë barela, një kapacitet nxjerrës. Vetëm në zonën e Patos-Marinzës ku operon një nga historitë e suksesit në Shqipëri edhe pse kohët e fundit nuk po vemë mirë në bursë por unë besoj se kjo do të korrigjohet shumë shpejt, është kompania Bankers-Petriolum.

Flm per link.

Kurse vleresimi nga kjo se, 6 miliard fuçi (rezerva potenciale ne gjithe Shqiperine ama) x 100 Dollar = 600 miliard Dollar vlera e Albpetrol, mmmmm.

po kush te tha qe vlera e albpetrolit eshte 600 miliarde dollare mer shok. po te thoja vetem sa leke kane ata eventualisht nen toke, sipas bes peshes, masnej mendoje vete ti sa mund te jete vlera e blerjes se te drejtave per te pre lek me gershere

me 'qin dollar fucia i bi gjashqin miliard dollare nafte, pa llogarit ekskluzivitetet e tjera qe i kane njit albpetrolit

E kuptova gabim. smiley Meqe pyetja ishte per Bamen "Sa mendon qe vlen Albpetroli"?

Hunter, 

Llogaritja eshte goxha komplekse pasi perfshihen disa faktore si prodhimi vjetor, qe shumezohet zakonisht me nje koeficent x ne baze te parashikimeve te qendueshmerise se vleres se naftes, rezervat, kapitali, te drejtat, lejet per shfrytzim etj. 

Ata po japin gjithshka, dhe po e japin ne kembim jo vetem te nje rryshfeti paraprak por edhe te ardhurave te mevonshme. Po japin CDO TE DREJTE CPIMI TE ARDHSHEM NE SHQIPERI. 

Dmth, te gjitha ato pengesa qe kane pase kompanite serioze per te investuar ne naften shqiptare, neser, do te hiqen kundrejt nje % te caktuar.

Qe mos te harroj, 

O ED RAMA, o kokrra kurves!!!!

Ç'pate? Ai pershesh po ha.

Kuptoj.

Sa per te drejten e shpimit, nga link, qe swed me shume miresjellje solli me lart  thote, qe ne fakt ka disa te drejta kerkimi aktualisht si psh:

kompania "Petromanas", e cila është duke kryer kërkimet ne tre zona të ndryshme, më konkretisht në zonën e Beratit, në zonën e Elbasanit dhe në zonën e Lezhë-Shkodrës

disa kompani janë duke bërë kërkim në det, dhe më konkretisht kompania "Caren Energy", e cila është e duke kërkuar në jug të detit Jon.

Ndërkohë që është një kompani tjetër, "San Leon", e cila është një kompani anglo-irlandeze. Ata janë duke kërkuar pranë Detit Adriatik

qeveria shqiptare është duke lidhur një kontratë të re me një kompani izraelite për të vazhduar kërkimin edhe për gaz në blloqet dy tre dhe katër

kto perllogaritjet e rezervave te nentokes duhen marre me shume rezerva. Ai 6 miliard fuci nafte eshte tejet i ekzagjerum nqse konsideron se vlersimet per rezervat ruse shkojne nga 60-120 miliarde dhe jena t'u fol per Rusine, eksportusin #2 te naftes ne bote

Mendoj qe po nxitohesh. Besian Pesha duket burre i ndershem dhe serioz.

paska ardhur ''miladini''?

Habitem qe s'eshte hapur shpejt e shpejt nje ankete ketu tek ppu, qe ta shoshisnim mire e te dinim kujt t'ia jepnim. Ne rast votash te barabarta, i fuste Berisha nje referendum te shpejte dhe mbaroi kjo pune. Por duhet bere shpejt ama, se ska kohe, zarfet po hapen me nje shpejtesi te papare.

Sa shume po vonohet tuitri i Ed palles. E ka lajmeruar kush mo ? Na mo ti, kuazimondo a berber a ç'e ke emrin, beji çike ze krietarit te na ndriçoje pak. E ka lene bazen te çoroditur fare, s'po dime ciles kompani t'ia japim e ç'qendrim te mbajme. U pa puna, gjitha dita ne tension sot. Te papershkruar.

Ky tipi me helmete te verdhe kush eshte, shoku Cimit?

O Bame, per cilin ke fjalen te ky komenti te tema tjeter?

U bo ne tenderi A-petrolit si tenderat e bashkive. Futen kompanite sa per figure e me mor nai i-milionc. Ajo pune ka vduq me kohe, bashk me Porto Romanon.

ahahaha, kur ben nje googllim per shembull per 'Voltro silkiroad' dalin vetem faqet e gazetave shqiptare! po vazhdojme me tutje, por edhe ajo amber shine nuk ekzistoka smiley

po ky eshte; gazeta i ka shtu nji "i".
Ky site nuk ta mbush shume synin plus ka nji diference te frikshme cmimi krahasu me ofertat e tjera. Nuk do m'habiste sikur te kene hyre ne emer te dikujt tjeter

Sepse ajo eshte. Quhen flip-ers. I marrin i sistemojne i shesin copa copa si kane thithur investime. Kaq. Ky eshte tregu modern smiley Nejse, portofoli i tyre shume zhgenjyes smiley

Me bere te lexoj Temen smiley

Po ky komenti ishte i bukur

Paradoksi  --  7 Shtator, 2012 në 2:48 pm

Neqoftese shitet 850 milion euro do cirreni kush eshte mbrapa. Nese shitet 300 milione euro do thoni u shit pak. Vetem Ed Rame deshtaku te jete kryeminister po sdoni gje tjeter ju.

Ky eshte vetem nje Fond Investimesh. Ne kushtet e tenderit thuhej, qe kompania blerese duhet te kete vite pune eksperience ne sektor. Ky eshte nje Fond Equity.  Ndoshta eshte nje konsorcium kompanish mbledhur nen emrin Voltro Silkroad Equity LTD.

Ajo qe te ben pershtypje eshte niveli zero i transparences ndaj publikut mbi nje ceshtje me rendesi kaq te madhe ekonomike per vendin dhe qytetaret shqiptare.

Si jane bilancet e Albpetrolit aktualisht? Po ne periudhen historike? Po parashikimet e ekperteve, inxhinjere te naftes dhe ekonomiste, si jane per te ardhmen? Etj., etj.

Keto jane te gjitha informacione qe u jane vene ne dispozicion kompanive pjesemarrese ne gare (besoj dhe shpresoj, edhe pse, po te mos ishte keshtu do me dukej cmenduri te ofroje qindra milione euro keshtu qorrazi!)

Po ta marrim pra te mireqene se te dhenat egzistojne, athere pyetja eshte: perse nuk i behen te njohura publikut!? Mbi nje teme te tille duhet te prisnim ne media me dhjetera analiza e komente opinionistesh eksperte te fushes, ndersa hic, asgje nuk ka. 

Dje ne lajme vetem Bracen degjova, veshur me nje bluze te lodhur si te marre borxh dhe me ata floket e lepire me xhel maje kaptines, qe deklamonte politikisht slogane bajate.

Ne kete kontekst, pse te mos bejne feste Fazllicet!? 

As ketu ne Peshk, ku fundi i fundit ka njefare anonimiteti nuk po lexoj ndonje koment me info interesante...

trishtim

 

me ata floket e lepire me xhel maje kaptines

me duket se nuk e njifke mire bracen, do e kesh ngatrru me nai patriot smiley

Harrove ti shtosh "turk" ne fund te fjalise.

Patriot turk ne krye te Aleances Turqezi!

o i bardhe, po ne se ''ai'' eshte turk,kush ngelet shqiptar???  miku i fazllicit!!

5 shekuj robni, pret shqiptare te vertete ti? Gjysma, ne mos me teper e te ashtuquajturve "shqiptare" jane gjak i ardhun.

O Em, sa ok nga ana teoriko-statistikore të duken këto ofertat? 

 

Sipas burimeve, Fazliç është përfaqësuesi i njërës prej firmave që kanë shprehur ambicie të mëdha për të marrë Albpetrolin, duke parathënë kështu edhe fituesin e ardhshëm, që mendohet të jetë një kompani lindore.

Shume informative

Fenomeni qe pershkroi Lubonja te artikulli.  Sipas burimeve cilen firme perfaqeson? Ne cfare kapaciteti? Kush eshte kjo firma lindore? 

Shumica e firmave lindore duken. Edhe kinezja lindore quhet se eshte nga "Lindja e Larget".

Nga HR software ne industrine e naftes. Keta kishin harruar te vinin dhe firmen ne fund te ofertes. Ketej nga Bota e Re, para se te besh nje oferte per blerjen e nje shpie, duhet te kesh nje dokument bankar (loan preaproval), qe tregon se bleresi ka aftesi financiare per te kryer blerjen. Nje pyetje kisha une per kete proces, a e kane kaluar kete faze keto kompani? Jane futur ne site? Ndonje profil bankar krediti apo dicka e tille qe te tregoj aftesi paguese?

http://www.silkroad.com/Company/Leadership.html

About Flip:

Executive Chairman and CEO, Flip, is one of the world's most successful high-tech entrepreneurs, philanthropists, and industry visionaries.

The former COO of Cullinet, the largest software company of the 1980's, was also the founder and CEO of PLATINUM technology, inc. Flip grew PLATINUM into the 8th largest software company in the world at the time of its sale to Computer Associates for $4 billion dollars, the largest such transaction for a software company at the time. Upside Magazine named him one of the Top 100 Most Influential People in Information Technology. A recipient of Entrepreneur of the Year Awards from both Ernst & Young and Merrill Lynch, Flip has also been awarded the Young President's Organization Legacy Award and the Anti-Defamation League's Torch of Liberty award for his work fighting hate on the Internet.

Une do thyem nji thashethem dhe i ZOTI , ne se dhe ai e lexon PPU mundet ta pergenjeshtroje .Vetem se eshte ose ka qene JASHTE Propogandes nga nieri i afert drejtepersedrejti i rrethit te Kapllanit .

M.Kapllani ish min i jashtem , nepemjet shume kanalesh mundi te mbrinte tek zyra e Hamer . (NP)  z.Hamer mer ne telefon z.Bush baba dhe i rekomandon pritjen e z.Kappllani ish perfaqesues i nje sheti me Potencail te rendesishem., ndermjet te jerave , afersisht me keto fjale :

Kam ne zyre Min e Jashtem te Shqiperise . Kam mendimin se ju duhet ta prisni .

baba Bushi na qeka pergjigjur qe :  Ne keto momente , Ne Harten time Politike NUK Figuron Shqiperia

I ndjeri me paksa inat i eshte pergjigjur

Po Keni te drejte ,ne Harten Tuaj nuk ekziston . Por ne timen Ekziston dhe shume shpejt do ekzistoje edhe per te tjere .

Ndersa per te dhena me te sakta keni analizat e sh.Enver smiley ku nder te tjera porosit qe prodhimi Bruto i Naftes nga 3 miljon e dyqind mije Fuci ne Vit , te rritet ne kater miljon e nuk me kujtohet se sa numra te tjere Albash mbrapa smiley

Keshtu po ti pjestosh shtat kamiona me 28 bataliona del qe babasqapi me xherahet e vet jo vetem qe e ka zbuluar Hilete e Diktatures por duhet te rishkruaje edhe Historine e NAFTES me kompanite e Fazllicit ! Po ajri nentoka dhe Uji sikur nuk shiten e di Une me te vjetren .Vetem jepen me QIRA . Ndoshta  me qe ne tingellimin e kuptimit te Jozefperckes QIRA , ka kuptim tjeter , Glasa Politike e Ekonomike e Bidese se babasqqapit e konceptojne si pako gje shitjen ........... sa per nje QIR !

Kjo eshte dite e madhe. Ja ku u beme Arabi Saudite dhe Dubai. Do te ushqehemi te gjithe si mbreter. Sic tha ai ballisti kur hapi thesin e miellit tek "Kur zbardhi nje dite" - Eeeeej, do te kenaqemi me petulla sot....... deri sa i dolen gjerdanet e fshehur dhe bombat.

Dhe nuk eshte e vertete qe ka vetem 600 meleard dollar aty. Sipas llogarive te mia aty ka 6000 meleard. Dun me na e fut.......

Enver ku je!!!!

Te 2 ofertat me te larta duket se jane oferta spekullative. Oferta me e larte vjen nga 2 biznesmene ne USA por me origjine Ruse njeri prej tyre. Ose larje paresh ose akt mafioz i stilit nderkombetar.

Nga ana tjeter forma ligjore LTD eshte model firme nen ligjet angleze qe kushton rreth 15 € per regjistrim. Keto lloj shoqerish mund ti hape cdo kush ne Evrope e USA via online per arsye se nuk kerkohet pothuajse asgje ne deklarim. Fale liberalizimit te brendshem te BE-se te tregut ekonomik e ligjor. Ne angli po e po. Te gjitha Firmat LTD perbejne rrezik dhe nuk orfrojne asnje garanci ligjore. Behet fjale per firma qe nuk mbajne asnje pergjegjesi ne rast "deshtimi". Keto lloj firmash mund te kalojne dora dores pa problem. Shumica e ketyre firmave me formen ligjore LTD jane 1 person firme me adrese "box telefonie"

Nje kompani serioze nuk do te kishte kurre formen ligjore LTD (edhe pse me rregull me ligjet) dhe pa asnje gjurme BINDESE ne internet.

Ka shume mundesi se sot po tallet dikush me Shqiperine. Per kete rrezik "talljeje" ka folur me shume mundesi dje edhe Ricker me Berishen.

kev

Shoku, 1 argument te vogel fare. Te qenit Ltd s'do te thote fare qe eshte kompani 'rradhiko'. Po, hapet kollaj. Por edhe nje Plc mos mendo se eshte shume veshtire. Sa per shembull shif 'virgin Atlantic ltd'. Qe hapen pa burokraci s'do te thote qe jane 'scams'. 

Pershendetje

LTD = S.R.L ne Itali. Asnje kompani apo shoqeri serioze dhe me kapital te konsiderueshem, nuk mban kete emertim juridik.

Eshte skandal te shohesh nje tender te organizuar me kritere kongolezo-afrikane, ku vjen derri i huaj per te plaçkitur dhe s'i kerkohet asnje garanci ligjore & financiare!

U drejtohem eksperteve ligjore te specializuar jashte: A KA NDONJE MUNDESI TE SHBEHEN TOTALISHT (mbase nje dite te bukur kur i bie koka car Berishes) SHITJE TE TILLA TE MALLIT PUBLIK TEK I HUAJI?

C 'pate Kev ? smiley Sdo me nejte mo Kok e Kedhit , idealist anetari PD-hit , jo militant me men deri ne Gryke , " se Enveri zotrie "

Atij me siper i kane shtu nje +1 me Enver smiley  Ka hupe ai omelsina pa njisha mbrapa dhe si duket Dajosh mund tu boka kushdo si LTD -te .

Kev dv ...e merito ksaj rradhe !

smiley

.......Atdheu ne rrezik Orizo ...Atdheu ne rrezik !

Kape dyfekun dhe hajde malit

smiley

Besoj nuk po flet per Shqiperine ? Je tuke fol per Mbretnine e AZ , ymer pate me emer rruge bust e mauzole .Na kena kohe qe kemi knu kongen

Shqiperine e mori Saliu i vu zjarr /shqipetar mos ri po duku shqipetar ....smiley

Po se nga dilte nji me Kok Kedhi Idealist , anetar i PD-hit , jo militant me mend ke Gryka dhe Ulerinte me Komisione Hetimie "mire ua beme se vet i prute para nesh " smiley

Sali , sali ...ti je per Shqiperi . Hec provojeni po ua majti . Na vrame me 21 Janar , na u Hudhme ne ere ne Gerdec dhe prape do u vrasim po na pengute me e shite TOTALISHT ish Shqiperine smiley . E pate si ua bome ne 97? Edhe Zanin e futem ne Burg . S'ka mo Bandite tjeter te na dale ! 

Hec hec Kok e Kedhit se ke akoma....... ke dhe i cike , sapo ke mbritur tek   " larg bythes time " smiley

...per disa ka ardh koha arte: ose mbushim buxhetin njehere e mire kete vit ose e dorezojme neser arken bosh po ja majti maja majtes.

Merre si te duash, ne te dy rastet xhepi shpu eshte.

Cdo gje ligjore E !

smiley

Ja çfare shkruan "trimi" Erjon Braçe ne wall-in e tij

 

SHITJA E "ALBPETROL" MUND TE SHPERTHEJE SI SUPERSKANDAL!!

PERFAQESUESI I KOMPANISE "VETRO SILK ROAD" SOT NE TENDER ISHTE SHTETASI ESSAD PUSKAR.

ESSAD PUSKAR ESHTE NJE BOSHNJAKO-AMERIKAN I NJOHUR GJERESISHT NE SHQIPERI DHE KOSOVE.

 

NE SHQIPERI ESHTE NJOHUR SI NJERI I AFERT E BASHKEPUNETOR I BIZNESMENIT REZAR TACI NE KOMPANINE "TACI OIL INTERNATIONAL"!!

NE KOSOVE SI KESHILLTAR I BIZNESMENIT BEHGJET PACOLLI, ISH KANDIDAT PER PRESIDENT DHE SOT ZV KRYEMINISTER I QEVERISE SE HASHIM THACIT!! TAMAM NE KOSOVE ISHTE PRITESI I SMS-VE TE FAMSHME MES BEHGJET PACOLLIT DHE ISH AMBASADORIT DELL NE CASTET E ZGJEDHJES SE PRESIDENTIT TE KOSOVES.

ESSAD PUSKAR, ME PROFILE TE SHUMTA PUBLIKE, NJOFTON SE JAVET E FUNDIT KA PUNUAR SHUME NE BAKU-AZERBAXHAN PER TE KRIJUAR MUNDESI TE REJA PER INVESTIME.

AI KA QENE ATJE NE TAKIME ME MINISTRIN E JASHTEM TE AZERBAXHANIT POR EDHE ME ZEVENDESPRESIDENTIN E KOMPANISE SHTETERORE TE NAFTES "SOCAR"!!!

KETO JANE FAKTET!!!!

DYSHIMI I MADH ESHTE E GJITHA KJO E SOTMJA ESHTE GATUAR NE KETE SEGMENT KY PERFSHIHEN PUSKAR-TACI-AZERBAXHANASIT-AMERIKANET E SIKLROAD!!!

NJESOJ SI NE RASTIN E PRIVATIZIMIT TE "ARMO"-S.

POR ME NJE NDRYSHIM:

KY NUK ESHTE PRIVATIZIM! ESHTE ME SHUME SE KAQ!!!

 

Nuke di mire se si funksionojne keto,por cte keqe ka nese ne arken e shtetit futen 850 milion euro?

Oferta tjeter ishte diku tek 300 milionshi.Perse te mos marrim 850 milionshin?

"Nuk e di mire se si funksionojne keto"

Nji miku im do te thoshte: Mbylle deren nga perjashta. 

Shqiperia po jep cdo te drejte, gjithe sovranitetin e saj ndaj naftes. Konsiderohet si zona me me shume nafte ne Europe dhe po shitet 100%, edhe te drejtat. Dmth, kompania qe do ta bleje, do te kete 100% te prones dhe do te kete te drejte te licencoje kompani te tjera qe duan te punojne aty per rafinimin, transportin apo gjithcka tjeter, si te ishte shtet. Ne vitin 2012, kur Argjentina i heq edhe ato pak te drejta koncensionare Spanjes nga nafta e vet, Shqiperia vete dhe shet burimin me te madh ne Europe ne masen 100%, qe mund te jete nje leve e rendesishme qofte ne politiken nderkombetare, qofte strategjikisht, dhe sidomos ekonomikisht, vetem per 850 milione euro qe Berisha do t'i beje bythe per fushate. Ja c'te keqe ka.

Asgjo te keqe nuk ka shqipo, po do na ndodhi tamom si me privatizimin e Armos, ku fitues doli nje Amerikon, kur papritmas pas amerikonit na dul Taqi, i cili jo vetem qe nuk i ka pagu ato 120 meleon, akoma, por seç ka edhe nja 75 derra te tjera borxh andej nga Azeret, e hajt se folim masanej.....smiley se ashtu o i muhabet.....

hajde gol qe po bo sala hajde.

keto jane komplet nastradina tallin menderen agjenturat ne shqiperi.

Se kjo nuk ka fare kuptim.

Bredharaku, po flasim per Shqiperi, jo Kanada.

thoni cfare te doni po u shit ne nje fare menyre do bej qe ti shkoje mendja super verdalle sa andrralla do i hapi ketij shteti po u shit,po meqe ky shtet eshte i terri ne shitje,me uje e me toke.o burra te blejne te gjithe qe te mos i vene zjarrin shqiptaret.

Kjo e drejta e shperndarjes se gazit, ne logjiken e gazsjellesit qe pritet te kaloje permes Shqiperise mund te jete biznesi i vertete. Me keto cmime qe ka energjia elektrike, perdorimi i gazit ka shume gjasa te rezultoje shume me ekonomik dhe si i tille te behet i domosdoshem per familjet dhe bizneset... . A ke njeri te na beje nja dy llogari ne kete drejtim?

Te keqen e rrepublikes se bananeve!

Fole o Namik Hoti po nuk te degjoi njeri!!

Privatizim me leverdi qe i ka kaluar parashikimet disa here. 850 milione euro qe hyjne ne arken e shtetit per tu shnderruar ne rruge, shkolla, spitale etj. Deri tani, duke u nisur vetem nga oferta financiare, ky ofertues e ka hallall privatizimin, pastaj sigurisht duhen pare edhe gjerat e tjera.

Sa budalla ky qe ofroi.... plot "850 milione euro qe hyjne ne arken e shtetit per tu shnderruar ne rruge, shkolla, spitale etc..." ...!

Hallall, hallall u qofte kusareve... dhe zagareve qe u mbajne  iso!

Zemermire  o po qysh, i biri  i botes  ! Ju dogj barku, per shkolla e spitale te ketij  çike vendi, sepse helbete  dhe qeverriset nga kusare.

Shshshshsht, se po flet Neobllokmeni per...privatizimin!

Klani sot: "Berisha bën bingo! Priste 300 milionë dollarë nga privatizimi i Albpetrol, por amerikanët i ofrojnë rreth 1.2 miliardë dollarë. Turpërohen rusët, ofrojnë vetëm 70 milionë dollarë!" smiley

Kur mendon se nuk ka ku te veje me keq,menjehere qe te te provoje se je gabim vjen edhe nje lajm me i keq,dhe pas tije nje me i keq dhe keshtu me radhe ne menyre eksponenciale...Mendesia pas meje ta marre lumi eshte bere filozofi qeverisese .. Keto kompani do ta thajne shqiperine nga nafta. menyra e shfrytezimit qe do te perdorin do jete thithje e naftes deri ne fund.Dhe mbas 25 vjetesh kur kontrata te mbaroje.. Femijeve tane do tu ngelen shpellat e hapura nga bark pa ngoupurit.....Oh sa mire me kan shqiptar.....

Nuk eshte puna se do ta thajne o  Galilee , se duke u  shfrytezuar burimet nje dite dhe do te shterojne por  ai i biri i botes qe jep aqe pare ka leshuar vetem nje qime....I kane bere hesapet ata se sa miliarda do te  fitojne si rezerva hidrokarburesh potenciale, sa do fitojne si licensime dhe  sa si licensues per tregtimet  jashte  Shqiperise.Ne fakt ju  dha tere celsi i arterieve jetike te Atdheut.Ajo  kompani e damirfazlliçeve e Co, do te jete realisht qeverria, qe do te beje si ti doje prapanica ne kete vend.

Ketij vendi  ju  shit pavarsia  tek klyshet e  serbise...

Mo u merzit,kur te vije Rama ne pushtet,po erdhi,i kemi lene Stacionin e Trenit per ta privatizuar smiley

he se nuk eshte keq, ja jep Kocos per dy mije leke te vjetra sic i ka dhene tenderat kur ishte ne bashki, apo frigoriferin e Durresit kur PS ishte ne qeveri.

po o loqe po!

ti birbo je, kush te ve ne kandar ty, ti trokalar muti ke per te njel o rrogtar.

ky gezim i laskareve te sales me habit kaq bushtra jeni, as ju dhimset fare ky vend?

Rrace bastarde.

Ku u dhimset ketyre(me ate merin qe ju vure me hake) mundi, djersa more  dhe gjaku i mijera e mijera naftetareve, inxhiniereve, puna dhe kontributi i gjithe popullit per gjysem shekulli, kontributi  i  pa matur i  atyre instituteve kerkimore, specialistet  e shumte  te  tyre  qe i rane pash me pash  ketij trualli ne kerkim, çpim dhe ngritje  pusesh per  nafte,   mo effkey .Gezohen se i kane ditur pasuri te Enverit...

Keta gezohen qe kryekrimineli leshoi  paketen kontrolluese ne dore te atyre qe i japin miliona ne xhep.Leshoi ne fakt dinjitetin dhe tere  djersen e gjithe shqiptareve, pavarsine e Atdheut. Edhe vjedhja e madhe, e fundit se smeti me gje,    u kry..Historia do flasi  shume sepse populli yne do ta vuaje tere  jeten kete  gjeme.U falen miliardat, per ca milione ne xhepa te kusareve... "te familjes".

Grava. Ato vendburime jane te studiuare thellesisht dhe dihet se sa nafte perafersisht kane. Dhe nje qevere e pergjegjeshme vendos kuota se sa duhet te nxjerrin maksimalisht 

Kush jemi ne qe te thajme nje burim te tille ? Si do tu themi femijeve tane se mishin (nenkupto naften) e hengrem te gjithe ne dhe per ju nuk ka me. Prandaj keto lloje pasurishe nuk jepen kurre ne kete forme qe po jepen ketu (shqiperi)

Per te kuptuar butaforine e kesaj qeverie mjafton interpelanca e ministrit te ekonomise rreth ,rreth shfrytezimit te minierave .Pyetjes se pse bilancet e kompanive jane me humbje(rrjedhimisht nuk paguajne taksa) Ai u pergjigj se nuk kemi kapacitete per te kontrolluar bilancet e kompanive.

Nafta jone eshte e teper e shtrenjte nuk ka leverdi.Qeveriu duhet ti marre ato 850 meleon e te ike me vrap perpara se ata qe bene oferten ta kuptojne se kane bere gafe.

shshshshsht se po flet Alba2265, per...naften!

Ky tipi, Essad Puskar qe ka dhe nje faqe interneti (http://essadpuskar.com/), e ka mbyllur perkohsisht faqen. Harron qe ka google cache. Kur dikush ben keto lloj veprimesh i shton me shume dyshimet edhe sikur te jete duke vepruar ligjerisht. Te Acarim Nervash duhej vendosur ky lajm.

 

InV-mmaz_MJ:essadpuskar.com/+&cd=1&hl=en&ct=clnk&gl=us">http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cachesmileyInV-mmaz_MJ:essadpuskar.com/+&cd=1&hl=en&ct=clnk&gl=us

http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:4VqENeQ7NdkJ:essadpuskar.com/portfolio/taci-oil-international/+&cd=2&hl=en&ct=clnk&gl=us

ahaaa ky paradite e kishte hapur faqen tani e paska mbyllur.

PSE?

Filan Fisteku, qeke djale fisnik!

Shoke...po vjen era...mut!

Paska dale edhe Kiku ne foto si punetor smiley. Ky burri qe shihni ne foto eshte millioner.

 

normal gjithe ai barkiç!!!

duhen para per te rritur e per te mirmbajtur ate goxha bark.

duket barku kuruar, qe nga forma.

Shqiptaret nga barku dallojne, e kane si status simbol barkun.

Ka 20 vjet qe ka marr statusin e te persekutuarit vellai me siper dhe eshte i lidhur me djemte e Enver Hoxhes, pse mos t'a rrisi barkun tani, kur me pare e kishte te thare nga ata qe sot ben biznes..smiley. Bota vertet eshte e rrumbullaket, po ashtu edhe barkderrat shqiptare shtojne dhjamin..smiley

Cfare ligji rregullon shfrytezimin e pasurive minerare (krom, nafte, baker, qymyr etj). A ka ndonji lidhje?

Kot per sport.....kjo nafta qe do na shterrohet dhe po na e vjedhin kapitalistet amerikan, a di me na tregu kush ktu ne peshk se sa ka kontribuar ne ekonomine e vendit keto 20 vjet? Apo jemi thjesht kunder pse e beri Sala dhe jo Edi????

po te ishte shitur 300 milion sic pritej, do kishim thene hajdutet, u shit gati tre fishi, hajdutet kapitalist amerikan!!!! Duket qe pionieret e xhaxhit e mbajne shallin dhe shpirtin komunist shume lart!

E kane nga halli jo se nuk e kuptojne se cdo te thote 850 milion euro ne arke te shtetit kur kjo kompani me gjithe marketingun dhe shtimin e gjerave per ta bere me terheqese nuk ishte menduar te shitej me shume se 300 milion euro. Keto para shkojne te gjitha per shqiptaret, duke ju dhene atyre te mira e pune publike dhe nga ana tjeter keto investime furnizojne e fuqizojne ekonomine shqiptare duke e larguar edhe me shume nga kriza.

Ne keto 20 vite nafta eshte nxjerre pak dhe ka kontribuar shume pak ne ekonomi se shteti nuk ka mundesite financiare te investoje kur duhet te investoje ne nje mije e nje pune te tjera, nuk ka menaxhimin e duhur, nuk ka shtytjen per profite si privati etj. Ne vend qe ajo kompani te vegjetonte duke punesuar vetem militantet e partive, ajo behet kompani qe punon, sjell fitime per vete - hellooo, eshte kapitalizem - dhe sjell fitime per shtetin. Cdo fuqi nafte qe nxirret e tregtohet, jashte apo ne Shqiperi i duhet paguar taksa, plus taksat e tjera qe kompanite paguajne ne arken e shtetit.

Perrallat per "favorizime" jane propagande e PS, qe eshte e deshperuar per kete privatizim te suksesshem te qeverise per te ulur impaktin qe ky sukses ka te publiku. Vete cmimi hedh poshte cdo lloj dyshimi, se ndryshe atehere ti jepej nje kompanie qe ofron 1/3 e cmimit qe ka ofruar kompania ne fjale.

Ti po flet sikur ato 850 meleone euro jane nderkohe ne arke te shtetit - te gjitha pa perjashtim.

po supozojme se fitues i tenderit eshte ofertuesi me i madh.

Me supozime sot do kishim stadium te ri, parlament te ri, qender Tirane te re, etj. etj. etj.

ofertuesi ka dhene shifren 850 milione euro, pra ky ofertues eshte gati ta paguaje kete shume ne menyre qe te marre albpetrolin ( eshte pune shit-blerje, a m'kupto?), por qeveria te degjoje opoziten, te mos ja ja jape albpetrolin ketij ofertuesi se ky eshte favorizim, te ja jape atij qe ofron 300 milion ose me mire te ja u jape ruseve me 52 milion.

Puna eshte qe spo merret vesh se cfare po shitet dhe si do rregullohen punet. Se nuk koncensionohet vetem e drejta minerare, po duhet me dite edhe si do taksohet prodhimi, si do taksohet fitimi, si do mbrohet ambienti, cfare do ndodhi kur te shteroje prodhimi, cfare kapaciteti dhe njohurish ka kompania fituese per investime shtese etj etj.

Tani nja dy llafe per kete elementin me siper. Nafta ka sjelle te ardhura modeste ne shtet sepse eshte administruar nga militante hajvane e hajdute. HAJDUTE! U fuste boti 15m (35000 litra) i gjate dhe vidhte nafte mu si derri ne miser? Kete e bote drejtori modh. Te tjeret i shitshin gaz katnareve per gelqere, ca te tjere futshin ne pune rob qe ishin ne greqi, ca te tjere shitshin tubat te katnaret e ca te tjere ... historinat skane fund. Gjithsesi nja 15mije familje kaverdiseshin me kto pune. Tani, mire se po ia pret fijet hajdutve po a del gjo per popllin? Apo ci qi tomen, rendesi ka te fitojme zgjedhjet?

Nese eshte shitur 1.2 miliard nuk eshte cmim i keq,pasi po shitet me 4 fishin e cmimit fillestar.

Tani nje gje kam une me graven dhe co.Sido qe ta kthesh nafta jone ka pasur gjithmone probleme dhe nuk eshte nafte e cilisise se larte si ajo e Arabise saudite,prandaj shitet ne tregun nderkombetar me gjysem cmimi.

Dhe per hir te se vertetes Shqiperia NUK eshte aq e pasur me nafte sa mendoni juve.I ra Enveri kryq e terthor Shqiperinse dhe aq nafte nxorri se aq ka.

Une mendoj se dhenia me koncension do te ishte gjeja me e mire nese do te zbatohej(dhe nese kishte interes,pasi per kete duhet stabilitet politik) qe nga 1990ta dhe tani do te ishim duke marre mbrapsh gjarat qe do i kishim dhene me koncesion.

Deri tani kemi pare qe cdo gje qe eshte dhene me koncesion ka ecur mire.

Ne keshtu u ngritem dhe ju hodhem ne gryke Nanos qe dha Aeroportin per 20 vjet,por te themi te drejten ishim gabim,pasi jo Nano e Sala po as Enveri po te ngrihej nga varri nuk do ta bente aeroportin ashtu sic e bene gjermanet.

Po ta them qe edhe Enveri vete nuk do te ndertonte nje aeroport dinjitoz sic eshte ai qe kemi nga koncesioni me gjermanet.

Per mendimin tim gjerat qe jane dhene me koncension kane ecur me mire.Natyrisht qe pas 25 vjetesh sic thote grava nuk do te kete nafte,ose do te kete shume pak,por nese do te vazhdojme keshtu do te mbetemi pa ato 1.2 miliardet dhe me naften ne toke.Por pas 25 vjetesh edhe bota nuk do te jete kjo qe eshte pasi do te shikoje tek burimet e tjera te energjise se rinovueshme.Ta dish qe naften nuk e kemi te cilesise se larte se ka shume squfur dhe do me shume perpunim.

Une nuk besoj se ka aq nafte Shqiperia,por ndoshta cmimi eshte rritur per punen e gazit.

Megjithate nese 1.2 miliard shkojne ne arken e shtetit,nuk besoj se eshte pazar i keq.

Kush e vendosi c`mimin fillestare, Kush te tha ty se nafta jone shitet me gjysmen e c`mimit se asaj ne tregun boteror, shiko se sa e shet bankers petrolium... e ke edhe ne web sit e tyre.Si mendon ti ja vleka me shume nafta nga rerat bituminoze qe nxirret ne Alberta. 

Dhe sa i perket `burimeve te tjera energjie `pas 25 vjetesh ti shikon endra me sy hapur.

meqe je ne amerike ke degjuar gje per keystone pipeline ,Do sjelli naften e rerave bituminoze nga Alberta ne Texas. dhe kushton billiona dollare. Si mendon ti , kush do investonte ne te nqs pas 25 vjetesh nafta nuk do kishte te pakten te njeten kerkese qe ka tani ne tregun boteror

anglia humbi interesin mbi shqiperine sapo u mor vesh se burimet e naftes nuk ishin te asaj sasie qe mendohej.

shshshshshsh se po flet Alba2265, per...Angline.

Une nuk di sa do te realizohet. Me sa thuhet pritej te 300 milion E.
850 milon Euro, 1.2 miliard $ jane fucking shume, i thojne 5% i Prodhimit Brendshem te gjithe vendit. Them qe per gjithe peshen, qe ka duhen angazhuar cdo istitucion, perfshi SHIK per informacione.

me sa nigjova ajo oferta 850 maljona ishte shkrujt me 1 leter bakalli se i mungonte firma n'fun.

ta dija se u pranoshin kshu ofertash, e kisha hudh 1 ene un, biles ja kisha fut 2 maljarda.smiley

mair,mair shum mairsmiley

Kush e hodhi kete shume spekulative 300 Milion$ . Kush vendosi qe Alb petrol vlen 300mil dhe ne tani duhet te jemi te kenaqur se nje `idiot` po na jep 3 fishin e asaj qe `prisnim`.

C`do gje eshte e ndertuar mbi baza thashethemesh dhe super spekullimesh te nxjerra qellimisht nga qeveria.Per te pare Seriozitetin e ketij procesi mjafton te shohim cilat kompani moren pjese.

E dini se sa nafte ka nen toke,Kush i beri keto llogari,Cili ishte ky ekip.cila ishte perberja,ata qe bene kete llogari a kane konflikt interesi. etj,etj. ky eshte nje proces teresisht jo transparent per te marre vesh te verteten.

 

Askush nuk ia ka idenë (përfshi mua që po i shkruaj këto radhë) sa i madh e i pakthyeshëm është dëmi që bëhet nga shitja e plotë e AP, pavarësisht çfarëdo çmimi që duket joshës në pamje të parë e për momentin.

Ora 12: 11 Hapet zarfi i kompanisë ECOLOG INTERNATIONAL - DUBAI. Pasi u bë verifikimi u deklarua se nuk është e qartë sa është vlera e ofertës, dhe as garanci.

Ne fakt, sipas burimeve shume te sigurta, ne oferte nuk kishte te shkruar ndonje shume, por vetem fjalet "Sa t´ju doje kari juve".

E keqja e shqiptareve dhe e arabeve ne kete rast eshte, se ajo fjali (baraz me cekun e bardhe amerikan pas 90) ishte e shkruar ne arabisht, keshtuqe nuk ka qene aspak e qarte se sa kane ofruar Dubarezet.

Sa per punen e garancive, dubarezet kane pare njeri-tjetrin te habitur, sepse nuk po kuptonin dot, se cfare do te thoshte fjala garanci. "Cfare garancie kerkojne keta? Ne u kemi dhene besen, kurse keta na kerkojne akoma garanci?!" eshte degjuar te thone dubarezet mes vedit gjithnji ne arabisht, ku ne vecanti spikaste fjala "garanci" e cila shqiptohej ne shqip, per arsyen e thjeshte, pasi per kete koncept nuk ekziston akoma nje fjale ne arabisht.

Nje pergjigje shpejt e shpejt nga perkthyesit tane peshkist hurb & co,nje nga Dubai si quhet? dubarez, dubash, dubi, dubanjot, dubist? Duhet per pasurim fjalori meqe na erdhi ky rast.

Dubaist, dubaxhi smiley

ose duke marre shkas edhe nga "ofertues", fare mire mund te thuhet edhe dubatues. smiley

dubailli,  dubaijs

dubabas.

Ne keto 20 vite nafta eshte nxjerre pak dhe ka kontribuar shume pak ne ekonomi se shteti nuk ka mundesite financiare te investoje kur duhet te investoje ne nje mije e nje pune te tjera, nuk ka menaxhimin e duhur, nuk ka shtytjen per profite si privati etj. Ne vend qe ajo kompani te vegjetonte duke punesuar vetem militantet e partive, ajo behet kompani qe punon, sjell fitime per vete - hellooo, eshte kapitalizem - dhe sjell fitime per shtetin. Cdo fuqi nafte qe nxirret e tregtohet, jashte apo ne Shqiperi i duhet paguar taksa, plus taksat e tjera qe kompanite paguajne ne arken e shtetit.

Ja  çfarë thote  diku më nalt Neobllokmeni specialist i lartë i politikave ekonomike në qeveriun e leshit.

Po kush e ka fajin se   menaxhimi i alpetrolit bëhet nga hajdutët ? 

Po kush e ka fajin që qeveria nuk investon?Më parë investohen në një sipërmarrje që ka aftësi fitimi më të mëdha e më të sigurta. Asgjë tjetër s'do marrë shteti pas shitjes aq sa po  merr tek shitjet a konçesionet minerare.Po përveç kësaj shume që s'dihet sa do jetë se të gjitha ofertat janë pa firmë e garanci.

Mqns qeveritë Shqiptare qenkan të paafta o Neobllokmen më mirë të japim me konçesion  menaxhimin e vendit (qeverinë ) se sa të shesim kështu qesim territore të tana , edhe sikur mos kenë naftë,  me çdo të drejtë mbi to. Fitimi për shqiptarët e Shqipërinë do të 1000 herë më i naltë e Shqipëria do jetë 100 herë më e pavarur a mëvehte.

E di kush çdo të thotë e drejta e nëntokës dhe mbitokës në një sipërfaqe të caktuar jo dhe aq mirë e qartë. 

+11 smiley

A ka ndonjë shtet në botë që i ka shit vendburimet naftmbajtse (jo koncensione ) ?

O prizren...... E provuam komunizmin me forcat tona dhe deshtuam si mos me keq......ne kapitalizem edhe shqiptari me i varfer sot ushqehet me mire se nje kryetar kooperative i asaj kohe....hesapet e tjera beji vet!

ça the , pra ti pajtohesh të japim me konçension qeverisjen e vendit dhe unë ashtu them më mirë një koçesion 20-40 vjeçar se kjo katrahurë hajdutësh e batakçish.

Komunizmi me forcat tona nuk ishte gjë tjetër vetëm një kapitalizëm monopolist shtetror(ose ekonomi monopoliste shtetrore) sipas mardhënieve në prodhim dhe jo demagogjisë. Në fushën e menaxhimit të kësaj ndërrmarrje siç është  nafta jo vetëm nuk pat dështuar ky monopol por dhe ishte i suksesshëm me ~1.800.000 ton naftë bruto/vit .Gjërat e tjera janë jasht kësaj teme .Mund të them se diferenca e mirqenies së shqiptarve me vendet e tjera është e njënjtë në të 100 vjetët e pavarsisë dhe kështu bëhen hesapet.( koha bën të vetën.) Dështimi i kësaj mardhënie  nuk do të thotë që kemi të drejtën të dështojmë edhe 100 vjet tê tjera siç kemi dështuar këta 20 vjet se hakemi më mirë se ish kryetari i çdo kooperative .

PS: si i tha ai : dukesh që je kryetar koperative  se ma paske shinin si derr.

ah harrova kjo ishte përgjigja për pyetjen time që ka ndonjë shtet në botë që nuk ndërton komunizmin me forcat e veta që shet vendburimet e hidrokarbureve me këto kushte dmth të drejtën e mbitokës dhe nëntokës.

E shoh qe e kemi te veshtire qe te debatojme pasi ti nisesh nga subjektiviteti personal dhe je ne kontradite me vetveten disa here brenda nje komenti, nderkohe qe une nisem nga disa parime baze dhe besoj tek tregu i lire dhe sektori privat.......Ne shumicen absolute te vendeve te zhvilluara, industria e rende, ku futen edhe mineralet dhe hidrokarburet jane sektore qe jane zhvilluar nga iniciativa private dhe jo shteterore.....pjesa tjeter jane llogje per peshk!

Pse e ekstremizo debatin?

Qe kur te jesh kunder nje privatizimi, je komunist?! Ku i ke msuar kto budallalliqe?!

Aq me teper qe eshte nje privatizim totalisht i korruptuar. C'fiton ti more zoteri qe qeveria jo vetem po ia shet miqve te saj, por po e shet dhe me nje vlere qesharake (per 800nden e kam fjalen )? Sinqerisht nuk e kuptoj se si mund te ndjesh kenaqsi kur pusurohet "udheheqja" ne kurrizin tend. Dhe je ti ai qe etiketon te tjere "komunista". lol

Sa per kuriozitet une jam pro privatizimit te Albpetrol sepse ne nuk dime ta menaxhojm. Por jo te shitet poshte vleres si dhe tek kompani fantazma. Nuk te duket pak e cuditshme qe asnje nga kompanite e medha te naftes nuk ka mare pjese ne tender?! BP (UK), Exon (USA), Shell (Hollanda), Chevron (USA), Total (Franca), Eni (Italia)?! Apo kush je ti te dyshosh tek udheheqja?

Sa te lezetshem beheni nuk e kuptoni as vete....me akuzon mua qe e ekstremizoj debatin, nderkohe qe une ne asnje moment nuk kam bere asnje debat ekstrem.....thua qe nuk je kunder privatizimit, por ky cmim eshte qesharak.....tani nese duam te bejme nje debat parimor dhe me nivel hajde diskutojme nese kjo eshte vlera e vertete e ketij privatizimi......une them se dhe e tejkalon te pakten me dy here vleren reale te sotshme te albetrolit. Pse e them kete! Ka nje vleresim te bere mbi nje metodologji me standarte te pranuara nderkombetarisht (nuk po flasim per sistem shqiptar ku bashke i vendosim rregullat e lojes, pastaj kur humbet thua jo po nuk e kishim parashikuar qe fiton ti me keto kushte) dhe vlera e albpetrolit eshte rreth 400 mil sic eshte. Qe ta kesh idene, bleresi ka blere skrapin qe ka albpetroli sot ne pronesi pasi nuk mund ti quash me makineri, dhe te drejtat e puseve shume prej te cilave i kane ne perdorim kompani private te tjera, si pershembull bankers, petromanas etj. Nga ana tjeter, kompania qe do e privatizoje albpetrolin do i duhen te pakten edhe nja 200 milion te tjera per investime kapitale qe ta kthejne ne nje shoqeri tregtare rentabel. Sa per sport kshu, nje shpim pusi   Qe ka rrisk te larte kushton 25-30 milion dollare. Dhe nese keta shpojne dhe nxjerrin nafte, shteti shqiptar dhe si pasoje edhe ne si qytetare kemi perseri perfitime te larta, pasi shteti perfiton royalty dhe taksa mbi cdo fuci nafte qe nxirret.

Nese mund te ma thuash shkurt se pse mendon se albpetroli ka nje vlere me te larte se kaq, dhe shqiptaret kane me leverdi mos ta nxjerrin naften dhe ta lene aty ku eshte vetem mos te privatizohet, hajde debatojme dhe nese argumenti yt eshte me i forte jam i gatshem te te them PO KE TE DREJTE!

Vlera e albpetrolit 400 mil?! hahaha

Pse ti kujto se kompania qe do e bleje do perdore makinerite qe ka albpetrol tani?! Albpetrol si kompani nuk vlen asgje ($400 mil jo qe jo). Ajo qe vlen eshte eksluziviteti i rezervave te naftes dhe gazit. Jan ato qe ia japin vleren kompanise disa miljard euro. 

Sa per ate $25-30 milion qenkan risk i lart per kompanite a naftes, hahaha, s'ja paske idene industrise se naftes me duket.

Nuk mu pergjigje dy pyetjeve, e para c'ne provon kenaqsi kur udheheqja pasurohet n'kurrizin tat? Dhe e dyta nuk te duket cudi qe asnje nga kompanite prestigjoze europiane/amerikane te naftes nuk kan mare pjese ne tender, por ne vend te tyre kan mare pjese vetem kompani fantazme?! 

Pse me duket sikur ti nuk don te kuptosh.......me lart te thash qe ne baze te metodologjive te vleresimit, te pelqen ste pelqen, vlera e albpetrolit eshte te pakten gjysma e vleres se ofertuar. Ketu llogariten edhe rezervat, pasi per ti nxjerre ato nevojiten shuma kolosale.

ndoshta per ty mor mik 25-30 mil nuk jane shume, por per nje drejtues ekzekutiv do te thote te vendosesh karrieren ne dyshim kur te maresh persiper te hapesh nje pus nafte (enveri i hiqte qafe kur nuk dilte nafte) 6000 metra nen toke. Sepse shancet jane shume, ama shume te medha qe mos ta gjesh ate damarin - imagjinoje kur shkon per te bere analizat e gjakut, dhe ka ca njerez qe infermjerja ua kap damarin menjehere, por ka ca te tjere qe i ben gjak deri sa e gjen damarin! Vetem se ne kte rast kemi vetem nje shanc te gjesh damarin!

Megjithate, une e kuptoj qe as ti e as shumica ketu nuk jane te interesuar per pergjigje argumentuese, por per nje terren ku mund te shfryni inatin dhe frustracionin qe keni qe nuk jeni vet dhe njerezit tuaj ne pozite per ta privatizuar albpetrolin!!!!

p.s. mua nuk me duket qe qeveritaret pasurohen ne kurrizin tim, pasi te gjithe pa perjashtim ne shqiperi kemi kontribuar shume ne ndertimin e ketij lloj sistemi, dhe 99% e njerzve nuk do donin te ndryshonte pasi neser shpresojne qe do te jene ata ne te njejtin pozicion. Ndaj edhe kemi si opozite njerez si edi rama, top, gjinushi etj. Njerez te cilet nuk kane as moralin as kapacitetet per te ndryshuar!

p.s2. Nuk me ben pershtypje fare qe skane mare pjese te medhenjte, pasi profesioni me lejon te kuptoj dinamikat dhe menyrat se si funksionon biznesi nderkombetare dhe multinacionalet! Besoj qe tani do jesh i qete per pergjigjet!!!!

çar the ti fliske nga pozitat e luftëtarit partiak pjesmarrës në  luftën pushtet -opozitë si dhe në emër të 99 % të njerëzve . 

Ndaj edhe kemi si opozite njerez si edi rama, top, gjinushi etj. Njerez te cilet nuk kane as moralin as kapacitetet per te ndryshuar! 

I zotron Naltmaidhimi kto cilsi se ka pas dhe kompjuter amerikan e laborator privat.

çfarë sistemi politk e ekonomik ka Shqipëria sot sipas njohjeve të tua të biznesit ndërkombëtar e shumëkombsheve . Në cilin sistem e fut vjedhjen dhe shpërdorimin e pushtetit , monopolet e mungesën e konkurencës që është sistemi shqiptar. Duhet të mësosh që ti kuptosh kto gjëra. Nuk mbrohet çdo gjë me parrulla se opozita e ka fajin që privatizimi bëhet pa dukshmëri e qasje pozitive ndaj interesave kombëtare e shtetrore.

nuk të duket ty se qeveritarët pasurohen në kurrizin tënd se ti mund të kesh mentalitet hajduti por mund të thuash  si pasurohen aq shumë ata dhe familjarët e tyre.

Po te ishe duke bere ndonje argument do e merja mundimin te te kthej nje pergjigje si duhet......por je thjesht duke folur pa lidhje, keshtu qe po te le ne la-la land se dukesh qe je me e lumtur aty!

Normal se s'di si të përgjigjesh ti je vetëm partizan qorr.

Per mua $30 milion jan shume ore zoteri, por per kompanite e naftes qe do investojne miljarda dollare ne infrastrukture per te nxjerre naften, ato $30 mil, jane thjesht gabim ne rrumbullakosje. Kshu qe para se t'me thuash mua qe nuk kupton, vej ne pune trurin, mos beso verberisht fjalet e udheheqjes.

Sa per vleren e albpetrol (por me shume rezervat) po te jap nje shembull, Exxon bleu 23% te kompanise qe zoteronte te drejtae e naftes ne Gane (nje fushe me rreth 2 miljard fuci rezerva) per $4 miljard!!! Pra vlera e asaj fushe nafte eshte rreth $16 miljard.

Tani ne shqiperi ka rreth 7 miljard fuci nafte nen toke. Shto dhe rezervat e gazit... Beji llogarite vete se sa para duhet te ofroheshin ne tender.

Qeveritaret po pasurohen ne kurrizin tend, dhe ti nuk do ta shikosh kete gje per shkak te dashurise per udheheqjen dhe urretjes per te gjithe kundershtaret e udheheqjes. Edhe nese PS do ishte ne qeveri te njejtin vjedhje do bente, kshu qe nuk e kuptoj pse i permend. Por nuk e justifikojn kete krim te qeverise, veprimet e opozites, as te ndonje tjetri.

Fakti qe nuk te ben pershtypje ajo qe asnje nga kompanite qe meren me nxjerrjen e naftes nuk kan mare pjese ne tender tregon qe je thjesht nje injorant droga e te cilit eshte mirqenja e udheheqjes. Mjere femijet e ty (nese ke), cfar prindi kan qe ne radhe te pare ve interesin e partise, pastaj te tyrin.

Ky privatizim, me shifren qe do behet, eshte vjedhja me e madhe ne historine kombit tone, ndoshta dhe ne ballkan, dhe ty nuk te ben aspak pershtypje.

Shqiperia nuk ka aq nafte sa pretendon ti.kjo eshte ditur qe pothuaj 100 vjet me pare.

http://www.ermenji.org/historia/chap27.html

...Si pasuri të nëntokës, shfrytëzohej që në kohën e Turqisë prej një shoqërie frënge, e pastaj prej një tjetre italiane, sera e Selenicës. Mendohej të kishte shtresa të pasura vajgurore, përveç mineralesh të tjera. Për të marrë të drejtën e kërkimevet dhe konçesionin e shfrytëzimit të vajgurit të Shqipërisë, dy shoqëri të mëdha u gjendën kundra njëra-tjetrës, Anglo-Persiania dhe Shoqëria amerikane Standard Oil, të cilat u hëngrën në mest tyre për një punë që s'e vlente mundimin. Anglo-Persiania ishte vënë në lëvizje e para dhe, më 1923, kishte ardhur pothuajse në marrëveshje me qeverinë e Zogut për të marrë të drejtën e kërkimevet dhe konçesionin e shfrytëzimit. Anglia kish nja dy-tre vjet që interesohej për Shqipërinë, ndoshta nga shkaku i vajgurit, dhe Zogu desh t'afrohej sa më shumë me Anglezët. Prandaj qeveria e tij i pranoi, në parim, kushtet e Shoqërisë Anglo-Persiane, dhe projektin e marrëveshjes ia paraqiti parlamentit për miratim, më 23 Shtator 1923. Por n'atë kohë kishte ndërhyrë energjikisht Shoqëria amerikane Standard Oil, e cila propozonte edhe ngritjen e një rafinerie. Opozita parlamentare ishte për Shoqërinë amerikane. Natyrisht, porsa që shteti shqiptar nuk kishte kapitale as mjete teknike për t'i shfrytëzuar vetë pasuritë e nëntokës, duhej t'i jepte konçesionet e tyre në kushte sa më të mira. Por në rastin e shoqërivet angleze e amerikane hynin edhe faktorë politikë. Prandaj çështja pati një rrahje të nxehtë në parlament dhe s'u përfundua dot, mbasi ky do të shpërndahej në mbarim të muajit për t'ua lënë vendin zgjedhjevet t'Asamblesë Kushtetonjëse. Kështu ajo çështje mbeti për t'u shikuar prej kësaj. Po kur shoqëritë e mëdha Anglo-Persiane dhe Standard Oil diktuan më vonë se shtresat vajgurore të Shqipërisë nuk ishin aq të pasura sa mendohej, s'u interesuan më, dhe konçesionin e muarën më në fund Italianët.

 

 

Jane gjetur ne vitet e fundit alba. Pse kujton ti qe greqia do me e ndryshu kufirin?

Kerkimet qe permend ti jane bere ne nje kohe kur thellesia qe kerkohej ishte shume e vogel, perderisa teknologjia nuk ekzistonte si dhe kostoja ishte shume e madhe per te nxjerre nafte me ne ne thellesi. Aq me teper kur kishin arabine saudite me nafte vetem "1 meter" nentoke.

Por cmimi mbi 100 dollare dhe perparimi i teknologjise e ka bere te mundur te nxirret nafte nga thellesite goxha te medha, ku ndodhet dhe nafta shqiptare. Ai cmim qe media jone e konsideron si te larte, eshte qesharak. Plus dhe ajo tjetra qe kompanite pjesmarrese jane kompani fantazem.

Paska dy alba peshku.

Hidhi dhe i sy tjeter emrave.

Si ka mundesi qe Exxon dhe bp nuk Jane qasur?300 mil euro eshte pare xhepi per ta?

Po se ku ata kane informacione qe ne nuk i kemi. Tenderi ka shume mundesi te jete i fiksuar. Kjo kompania qe do e fitoje nuk eshte se do investoje vete per nxjerrjen e naftes (eshte kompani thjesht ne leter), do e shesi licensen pas disa vitesh 10 here me shtrenjt se e bleu, para qe mund ti kishte mare shteti jone. smiley

Te ishin burime te pasura do ti kishin perlare amerikanet apo italianet  te cileve ua ofruam shqiperine ne sini ergjendi dhe ata rrudhen buzet se nuku nxirret dhjame na pleshti.keta qe PO e blejne jane ndoshta spekullante qe vejne bast se nafta do te arrije $200 per fuci.nese I Kane me te vertete ato 850 meleone euro cheku duhet thyer perpara se te nderrojne mendje.

...problemi eshte se keta nuk dalin dot nga kjo mesele, sepse kane ngecur qe kur depozituan 30% te ofertes si garanci(rreth 240 miljon $)smiley

Do e shikoni "meselen" pas disa vitesh kur e njejta kompani ta ri-shese albpetrolin tek nje nga gjigandet e naftes. smiley

Ku e di ti si ushqehet shqiptari më i varfër sot, aq më pak si ushqehej kryetari i kooperativës dje, mor trangull?

E di qe shqiptari me i varfer han me mire se atehere, pasi ne ate kohe kur vinin njerezit ne tirane e hanin nje panine thate sikur te ishte mish ose embelsire se buka neper rrethe ishte e mykur!!!!! Do me shume si i zgjut qe u hiqke??????

çar the o çar the po të thashë më lart se diferenca e të ardhurave me shtetet e tjera bile dhe rrotull nesh nuk ka ndryshuar asnjë cent në kto 100 vjet pamvarsi .Ti thu hamë më mirë. A e gjete çdo të thotë të drejtat e mbitokës dhe nëntokës çfarë janë . Dhe e di sa të ardhura sjellin konçensionet minerare dhe shfrytzimi i tyre kto na sqaro . Askush nuk e di sa vlen Alpetroli (përveç specialistëve ).Naftë me squfuar apo e keqe rafinohet dhe bëhet naftë e mirë. çfarë e pengonte qeverinë të investonte ato 200 000 dhe rriste kapacitetet e shfrytzimit dhe në qoftë se e privatizonte e rriste çmimin  duke ruajtur të drejtat e mbitokës dhe nëntokës. Asnjë si lëshon të drejtat e nëntokës.Dhe mëso më mirë në shkollë. 

Prizren.....ti dukesh qe ke jetuar mire ne kohen e diktatures me te eger ne europen moderne, ndaj tani e kam shume me te lehte te debatoj, pasi e di qe te ka ngel ora ne kohen kur paske qene top 1%!!!!!!!!! Ndaj dhe do ishte humbje kohe te vazhdonim debat se bashku.

nga ana tjeter, kur nje person nuk ka argumente, fillon dhe flet marrezira si puna jote dhe jep edhe konkluzione se cfare duhet te bej une ne shkolle!!!!

Padituria dhe injoranca juaj ne kete fushe, me jep nje shije shume te keqe mbi fodullekun shqiptar qe na jep konfidence totale per te treguar mungesen e kapciteteve intelektuale!

Per ta mbyllur, vazhdo bjeri ne ate vrime, se i bie mire!!!!!!!

Ku i ke argumentet ky nuk është debat personal se Alpetroli është i Shqipërisë e shqiptarve. ç'lidhje ka ktu koha e diktaturës dhe mirqenia ime me "bukë të mykur" kur po të them se në 100 vjet të ardhurat (mirqenia e shqiptarve )krahasuar me vendet evropiane s'ka ndryshuar. Normal duhet të mësosh për vete  dhe shoqërinë se padija të çon në qorrsokak e të kthen në ,ndjekës symbyllur. Këtu flitet për një shitje strategjike që ka vlera të mëdha për të sotmen dhe të ardhmen. Nqs se ti mendon dhe e argumenton se vlera e Alpetrolit për 20 a 30 vjet nuk vlen më shumë se 1 miliard dollar, bujrum argumentoje. Ti duhet të kuptosh se kjo është pasuri e të gjithve dhe qeverisë ju ka dhënë ta menxhojë sa më mirë po në interes të të gjithve për sot dhe nesër .S'mund të hysh në një debat vetëm me bindjen se qeveria çdo gjë e bën mirë sepse ¨sot hamë më mirë se kryetari i koperativës dje." A nuk do të ishe më i kënaqur të thoje se jetojmë me të njënjtën mirqenie si  grekët,portugezët e spanjollët  që janë dhe në krizë ose të paktën kemi nivel më të naltë jetese se maqedonsit , bullgarërt, serbët, malazest a kroatët ose hala dhe më pak se kemi të njenjtën mirqenie  me kroatët kështu bëhen krahasimet jo me shekullin e parë kur nuk mbillej misër e gruri sdilte për të gjithë. Ti shkruaj kto se je i ri dhe duhet ti kuptosh më drejt disa gjëra. Jo gjithmonë partizanlluku është rrugë e drejt për të mos thënë se vetëm në sport vlen a ka kuptim. Të duash vendin dhe kombin ashtu dhe vehtendo të thotë të shohësh më larg se pikpamja e një partie apo udhëheqsi sado i lavdishëm a i madhërishëm qoftë ai për ty.  

Prizren,ka marre votat e me shume se gjysmes se Shqiptareve dhe ka Ok per te drejtuar Qeverine pra " Albetroli eshte i Shqiperise dhe Shqiptareve" eshte ne rregull Zotnija per te blere dhe per te shit ne te mire te vendit.

Brad atë të kam thënë dhe unë me një ndryshim jo zotria por qeveria pasi ka parë e peshuar mendimin e specialistëve dhe oponecën e tyre. Kështu bëhet puna. Të kesh shumicën nuk do, të thotë se mund tê bësh çtë duash . Se dhe kufirin detar me mandatin e shumicës e firmosi por jo në interes të vendit. Është e vështirë demokracia Brad dhe jo si diktatura që e ka kollaj "e ka vendos ai i madhi e qepe" .Po kështu është kto na qëlluan e s'kemi çbëjmë.smiley

Shiko,ajo pune e Detit eshte pak e koklavitur,se me sebepin e Detit morem vizat dhe Naton  tani eshte nje hall tjeter,por ta kesh te qarte qe Greku nuk futet ne ujerat tona sepse NE TE KUNDERT Sali Berisha ben vetevrasje Politike Perfundimtare dhe me sa e njoh une dhe kam degjuar ai po tall menderen me Greket dhe do ta talli deri ne sekonden e fundit ku pastaj fut ne LOJE Gjykaten Kushtetuese smiley

nuk tallet njeri me grekun se nuk ja mban.

e provuan gjermanet te tallen dhe tani jane penduar. po dridhen nga frika e hakmarrjes greke dhe po kerkojne te falur. smiley

sa per naton... rruga per ne nato kalon neper ato qe quhen anale (te diplomacise) dhe jo neper k-anale te ujerave te zeza smiley

smiley Më kënaqe e më hidhërove Brad . Më kënaqe se kte variantin me Nato e lojë me grekun e kam parashikur që do përdoret qê kur gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë dhe  më hidhërove se e kam dëgjuar ka pak kohë nga njerës që mendoja se s'je i nivelit me ta. 

Mund ta pranosh si lojë të Nalmatdhimit nqs ai do mbante profil të ulët , s'do merrte kompasin të maste distancat dhe s'do e quante Pashën sharlatan. Nqs mbas kushtetuses do i dënonte negociuesit , s'do merrte pjesë në ceremoninë e nënshkrimit etj.Pas akuzave për shkelje penale e kushtetuese Naltmaidhimi e ka marrë seriozisht punën dhe po fillon mbrojtjen nën tone të buta si kto nëpër biseda simpatizantësh e nëpër forume interneti që pastaj të bubullijë si mbrojtës i madh i territoreve dhe takticien i politikave të interesave  të mëdha gjeopolitike. Kjo është dhe arsyja që asnjë fjalë s'tha për faqezijtë kur ja nxinë faqen publikisht si askush tjetër deri më sot.Kodin penal i treguan se kushtetutën e njeh vetë ai.Kishte treguar nji prallë tjetër kto ditë me kompjuter amerikan e laborator privat e matematikan të punsuar në labo .smiley 

ashtu qofte si thua po me sa mbaj mend une greket i vrane 4 ushtare dhe S Berisha beri sehir.

Ti me siguri qe nuk e kupton veten, sepse nuk ka se si ta shpjegoj ndryshe qendrimin tend. Te pelqen te flasesh shume pa thene asgje dhe te pelqen qe te mendosh qe flet nga nje podium me i larte morali se te tjeret.

tani po ta jap shkurt mendimin tim objektiv mbi albpetrolin......pastaj ma jep ti pak tendin dhe e mbyllim aty!

albpetroli si kompani eshte totalisht e amortizuar. Ka nje keqmenaxhim te pakten keto 20 vitet e fundit. Nuk ka rendesi kush ka qene, kush eshte dhe kush do te jete ne pushtet, gjithmone do te jete i tille. Eshte vater korrupsioni. Eshte pike punesimi per militante te pakualifikuar. Nuk eshte rentabel per buxhetin e shtetit. Per ta moderrnizuar, duhen te pakten 300-400 milion euro investime kapitale te cilat buxheti i shtetit nuk i ka as sot, dhe as 10 vitet e ardhshme, dhe kerkon nje menaxhim modern. Per sa kohe qe mbetet kompani shteterore, nuk ka as shqiptar, as anglez e as amerikan ta beje si duhet, pasi prona e perbashket ka rezultuar qe eshte prona e askujt!!!!!

ne keto kushte, privatizimi sjell likuiditet shume te nevojshem per shtetin (mos e ngaterro me politiken kete pjese) dhe ekonomine ne nje kohe krize globale, modernizon kete sektor, dhe ne plan afat-gjate i sjell shtetit me shume te ardhura nepermjet royalty, akcizave dhe taksave qe perndryshe nuk do i merte.

e kam thene edhe me lart qe komunizmi me forcat tona deshtoj. Kapitalizmi po tregon qe eshte me pak i ashper se komunizmi, por edhe me eficent per te gjithe shoqerine ne pergjithesi!

te pelqen qe te mendosh qe flet nga nje podium me i larte morali se te tjeret.: 

Kjo po qëndron me një korigjim të vogël "jo se të tjerët " por nga politikanët shqiptarë që kanë qeverisur e qeverisin Shqiprinë në kto 20 vjet  si dhe partizanët e tyre  që i mbyllin sytë ose përfitojnë nga hajnia me pushtet e me mandatin e shumicës së votueve( po pranoj si jo të vjedhme kto për hatrin e Bradit )

Nocioni i pronës publike është i vështirê për ty e kupotoj por nuk është as pronë e shtetit dhe as e pushtetit aq më pak e askujt .Ti s'ke çi bën gomarit dhe i bie samarit (pronës publike ) duke mbështetur mentalitetin hajdut në përgjithsi se kush është me pushtet duhet të vjedhë pronën publike sa të mundet e sa ti mbajë krahu se ajo është pronë e askujt.

300-400 milion § investime ; kaq ishte vlera e abuzimit me rrugën Rrëshen Kalimash . Kto investime mbas disa vjetësh e dyfishonin vlerën e shitjes + fitimet e dhëna .që do hynin në buxhet. Shitja sjell të ardhura të përkoshme se  ku do investohen ato s'ka "prona publike më" dhe ti se do atë .a e di ti se CEZ (idritave ) është ndërrmarrje publike por e çekisë kapitaliste.

Hala s'ma ke spjeguar çdo të thotë të shesës të drejtên e mbitokës dhe nëntokës .Sa do jetë taksa e tj që do vijnë nga alpetroli .  Sa janë tê ardhurat që derdhin në buxhet kocensionaret që punojnë në naftë dhe miniera .Nqs se si di kto s'ke si i kupton dhe të tjerat.

 Ktu s'ka palosur askush  ide të komunizmit me forcat tona (po ta përsëris se ai ishte kapitalizëm monopolist shtetror me ngjyra socialiste  mos e harro më ) pse kapitalizmi ndërtohet me forcat e të tjerve dhe ai me djersën mundin dhe pasurinë e shqiptarve ndërtohet dhe të ndonjë kinezi emigrant. Pse se kupton ti nocioninpronë publike s'do të thotë që çfarê është publike është komuniste. Më vjen keq që  merr përsipër debate që si kupton thelbin prandaj dhe këshilla mëso.

Parrullat me komunizëm e forcat e veta janë kaq bajate sa të vjen zor kur i lexon në një debat ekonomik mbi privatizimin dhe pronën publike . Një nga dobsitë ekonomike e komunizmit me forcat e veta pikërist kjo ishte trajtimi i pronës publike si pronë e shtetit a pushtetit  prandaj dhe ti ke zor ti ndash.

Prona publike është detyrimish kategori ekonomoke që do ekzistojë dhe në të ardhmen . Mos kujto se askund s'ka prona publike  por ato trajtohen me përgjegjsi e jo me hajni .

 

Gazprom ofron $52 mil?! Ktu duket qe tenderi mban pak ere. smiley

Mire do ishte te jepej me koncesion. Por nese do e shesin, te pakten ta shesin diku afer vleres qe ka, jo sa 1 kamion me patate. K'tyre nuk i mjafto dyfishimi i parave, kto duan 100 fishim. Plehra!

Dhe kur mendo qe edhe ato lek qe do fitojm nga privatizimi, do perdoren per te financuar fushaten e PD-s... t'vjen ti biesh murit me koke!

Nejse...

Sa per kuriozitet une jam pro privatizimit te Albpetrol sepse ne nuk dime ta menaxhojm.

...mire qe nuk dime ,por me punesu manaxher te huj ,specialiste te kesaj fushe nuk mund ta provonim njehere? ..nejse mo, kjo puna jone osht bo  si ajo meseleja qe tregonin se "Ka mbet fshati ne dore te Llazit" ... 

Nga Erjon Braçe.....

PASURIA ME E MADHE E SHQIPTAREVE, NAFTA:

NUK JANE AMERIKANE ATA QE PO BLEJNE!

E DIJA, UA THASHE QE DJE!!

U MUNDUAN DJE TE NA SHASTISNIN ME EMRIN E TE NA SHOKONIN ME CMIMIN 850 MILION EURO!!!

Por pas dy oresh u sqarua se ishte nje grup tregtaresh boshnjako-shqiptaro-azer, pa para apo borxhlinj pergjithesisht qe ben oferten per te blere.

NA THANE DHE TE GJITHE THANE "KOMPANIA AMERIKANE"!!!

Por vete boshnjaku Essad Puskar thote se nuk jane amerikane, por kompani nga Singapori.

Gazeta IDEA ka komunikuar me te dhe ka marre pergjigjen se amerikanet e Silki Road Equity Ltd nuk ka marre pjese ne shitje-blerje!

PRA, SKA AMERIKANE, JANE PO I NJETI GRUP QE PLACKITI ARMO-N. http://www.gazetaidea.com/albpetrol-essad-puskar-trondit-tenderin-silkroad-ska-marre-pjese/ 

Po mire mund te jene kaq te pacipe qe te thone qe e bleu nje Kompani Amerikane kur ne cdo sekonde Ambasada Amerikane mund ta pergenjeshtroje lajmin ? Edhe mund te jene ,ke do pyesin xhanem.

Brado, po te kujtoj edhe nje here privatizimin e ARMO-s prej amerikonit Taçi.....

po pse,prisni nga ciraku i interesave serbo-greke te mbroje interesat shqiptare??

nuk di si ti quaj ata qe kane akoma dyshime rreth ketij njeriu.

mbas 500 vjetesh osmane dhe 100 vjeteve shtet shqiptar ,ne kemi ne krye hamza kastriotin

Nderkohe Greket shpallen kompanine fituese, ate norvegjeze “Petroleum GeoServices". Kerkimet fillojne ne korrik te 2013. Ne kerkime do te perfshihet zona e debatuar e cila u hodh poshte nga gjykata kushtetuese. Ne zone perflitet te kete depozita te konsiderueshme gazi . Per Greket me sa duket kjo pune ka mbaruar dhe e quajne de fakto zone greke.

 

do kemi lufte se shpejti.. e vetmja menyre qe greket te dalin nga kriza. e thone te gjithe ketu ne athine. te behet nje lufte Turkia te marri Thraken dhe ne te marrim Vorioepirin dhe nuk do kemi me as borxhe. 

Vorioepiri a e kap Tironen?

Po shpreson qe po, apo jo?

s'e kuptova ket muhabet... Pse s'do kene me borxhe po bene lufte????? Do kene qeveri me bithe qe tu thon kreditoreve te shkojne ne dreq?

Rezervat e naftes po shterojne djema, kudo ka renie sepse jane shfrytezuar ne maksimum te tera burimet. E ardhmja i perket gazit, turbinave me ere dhe paneleve diellore. 

Zoti Pjer ..Ju tek faqja 357  e librit tashme ...e sqaroni problemin si nje vazhdimesi asetesh prej te cilave Kombet favorizohen ne ruajtjen e Pavaresise dhe Shtimin e pasurive .Vecanerisht ne Ruiajtejen e Dinjitetit dhe Identitetit .Lecova nje me nikun .... C'a the ...qe fliste per Jete me te mire ...ne ekstremin e saj .....sikur fliste per jeten e NJE Qeni .Qe te mos kuptohem keq , me sqaresat tuaja a ka mundesi ta ballafaqoni Idene Gjeniale te tij te krahasuar me kryetaret e koopertaivave qe Hanin me keq se shqiptari me i varfer sot ?

psh ne se ne nje variant te mundshem kete  ..Ca the ..a mund ta shesim si Llapist   te gjinive mashkullore dhe a do fitonte sa s'ka ku te veje ne krahasim me babasqapin si K/Minister ... pra A mund ta orientojme edhe kabinetin Qeveritar drejt ketij sherbimi ? Nga ky sherbim i ketij ...ca the... vertet nuk del Nafte po dicka si Lubrifikant del , pra gje me Leng . A mund te perdoret ky si aset i ri per zevendesimin e Naftes ?

Dhe me kete rast a nuk eshte treguar shume i zgjuar bababsqapi qe ua KA FUT te huajve ? U ka marre nje Hale me Pare duke u shit ca llapiste , me falni ca Fusha Nafte ?

Sa here qe mundohem te lexoj dhe kuptoj komentet e tua me duket sikur kam perballe nje pijanec i dehur 24/7 dhe vetem flet percart!!!!!!

Shka stervitu me "ta Futi ' se ai kupton gjuhen time . Ti je tamam cope mishi m dy sy qe ka mesuar shkrim e kendim dhe hajt te them dhe une dy llafe . Cfare te kuptosh ti ? smiley Po nje gje e dike ama , njifke kryetaret e kooperativave me mire se Sali sqapi njeh Vucidolin smiley Kush rron me mire sipas TY ? Saliu me Familje apo ata qe u fali tokat ne Vucidol smiley 

Je i mire ti po je per Mulli .Je per Derstile po ka ike Xhibi smiley

Budallai brire nuk ka, keshtu qe po te hap rruge

Kisha nje pyetje: shitja e kompanise shteterore Albetrol krahas te tjerave do te thote edhe dhenja privatit  e te gjitha rezervave natyrore qe ndodhen ne teritorin e RSH te hidrokarbureve? 

A ka ndonje ndermarje shteterore qe administron pasurite minerale? Po pasurite ujore?

Perse nuk shitet/privatizohet e drejta e shfrytezimit te burimeve ujore ne teritorin e RSH? Cfare presin akoma kriminelet ne pushtet?

Ai Gjembi budalla budalla po nga njeher cpon tamam smiley E ke me lart pergjigjen me te ndieren e me te ndierave !

Per ke shtet e ke fjalen i nderuar Kuazimondo ?

Dje ne lajme vetem Bracen degjova, veshur me nje bluze te lodhur si te marre borxh dhe me ata floket e lepire me xhel maje kaptines, qe deklamonte politikisht slogane bajate.smiley

 

 

Riker ndodhet në Shqipëri për një vizitë  5-ditore, mes të tjerash edhe për çështjen e privatizimit të Albpetrolit.

Shpallja e ofertës fituese të Albpetrolit ka rritur vëmendjen, për shkak se konsorciumi fitues duket se ka lidhje pikërisht me personazhet që zoti Riker ka takuar sot mbasdite, Rezart Taçi, Janush Bugajski dhe Esad Pushkar.

...po si paska qene kaq i zoti ky Rezart Taci mor aman,mbase hidhet nga politika me socialistet tani si Beruskoni smiley

 

A jane te publikuara kund se cilat jane/ishin krityeret qe duhen/duheshin plotesuar per te marre pjese ne tenderin per privatizimin e albpetrolit? Apo nuk kane qene bere publike?

Ja se cfare thote media e Top-it sot ne oren 3 pm:

Dy ditë pas tenderit për shitjen e Albpetrol, procedura e shqyrtimit të ofertave vazhdon të mbështillet nga një mister i madh. E gjendur nën presionin e opinonit publik, Ministria e Ekonomisë reagoi dje përmes një njoftimi zyrtar. 

Ndonëse komisioni i vlerësimit të ofertave është mbledhur të shtunën gjithë paraditen, ministria u mjaftua vetëm me një deklaratë ku thuhej  se komisioni po vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga firmat pjesmarrëse në bashkëpunim me konsulentin e huaj, por pa dhënë asnjë informacion mbi secilën ofertë dhe kompanitë që qëndrojnë pas tyre. 

Por cfarë qëndron pas gjithë këtij tisi misteri, me të cilin po mbështillet privatizimi më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri? 

Gjithcka nis me vetë ofertën. Pakkush mund ta priste se në tenderin për shitjen e Albpetrol do të ofrohej një cmim prej 850 milionë euro, e cila sipas kritereve ligjore që ka përcaktuar qeveria për tenderin  duhet të jetë e shoqëruar me një garanci financiare sa 10 për qind e shifrës. Sipas kritereve të tenderit, ajo duhet të lëshohet nga një nga 50 bankat më të mëdha në botë, që zgjidhet nga vetë shoqëria apo konsorciumi përkatës. 

Për ofertën e parë shuma e garancisë është jo pak, por  85 milionë euro dhe ajo i kalon automatikisht qeverisë edhe nëse konsorciumi vetro silk roud tërhiqet nga blerja e albpetrol. Por a ekziston me të vërtetë kjo garanci dhe a është e velfshme ajo? Këtu ka të tjera dyshime, të cilat nisën që në momentin e paraqitjes së ofertës. Kur komsioni hapi zarfin e Vetro Silk Road, fillimisht spikerja në Ministrinë e Ekonomisë tha se dokumenti i garancisë nuk ishte i firmosur.

Për shkak edhe të cmimit të lartë në lojë kjo situatë krijoi pështjellim tek komisioni i vlerësimit të ofertave duke vënë në lëvizje vetë kryetarin e tij, zv/ministrin Sokol Dervishaj, i cili menjëherë i konsultoi dokumentat me konsulentin ligjor. 

Pas kësaj konsulte spikerja korrigjoi deklaratën e mëparshme duke anoncuar se garancia është e rregullt

Jozyrtrarisht nga burime konfidenciale Top Channel ka mësuar se garancia financiare për ofertën e konsorciumit Vetro Silk Roud është lëshuar nga një bankë amerikane në Chikago. Emri i bankës është Amerikan Chartered Bank. Kjo ngre një tjetër dyshim. Në vendimin për kriteret, qeveria ka paracaktuar se garancia financiare duhet të lëshohet nga një prej 50 bankave më të mëdha të botës. 

Amerikan Chartered Bank është një bankë lokale në Chicago e cila edhe vetë brenda amerikës renditet e 224, duke mos e plotësuar këtë kriter. 

Pavlefshmëria e garancisë së pari do rrezikonte vetë vlefshmërinë e ofertës dhe së dyti ja bën të pamundur qeverisë ta arkëtojë atë nëse konsoricumi tërhiqet nga oferta. 

Zyrtarisht, ministria nuk bën publik asnjë informacion, por vazhdon të përgjigjet se është duke shqyrtuar dokumentat. Madje ajo nuk është e vetmja që si asnjëherë tjetër më parë në një proces kaq të madh privatizimi ka zgjedhur të heshte. 

Edhe kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, ka zgjedhur të mbajë të njëjtin qëndrim. Natyrisht që zotit Berisha nuk i mungon informacioni dhe as interesi në një marrëveshje biznesi, ku në lojë janë 850 milionë euro, shifër kjo sa 30 për qind e buxhetit vjetor të vendit. 

Une kam disa pyetje per ti diskutuar me ju:- Kush organizem i percakton se kush jane 50 bankat me te medha te botes?- Leshimi i nje garancie bankare nga nje X banke behet nepermjet leshimit te nje letre/dokumenti te firmosur nga titullari i asaj banke, apo eshte nje instrument financiar qe  ashtu si transfertat apo celjet e leter kredive behet nepermjet kodeve bankare dhe i adresohet bankes se perfituesit, ne rastin tone bankes ku ndodhet llogaria e Ministrise se Ekonomise?- Nisur nga fakti qe garancia e ofertes duhet te jete sa 10% e shumes se tenderimit, i bie qe minimalisht banka e bleresit potencial e di paraprakisht sesa do te jete shuma qe do te ofrohet. Gjithashtu, nese garancia bankare do te leshohet nepermjet bankes se bleresit tek banka perfituesit, edhe banka e perfituesit do ta dije paraprakisht shumen me te cilen do te tenderoje bleresi. A nuk do te ishte me mire sikur kjo garanci e ofertes te kishte nje cmim fiks te themi 10 milion Dollare (te percaktuar paraprakisht nga organizatori) dhe keto fonde te qendronin te bllokuara per llogari te bankes se organizatorit (ne rastin tone Ministrise se Ekonomise) dhe vetem ky i fundit brenda nje kohe te caktuar i zhbllokon? Kam pershtypjen se jane teknikalitetet ato qe perbejne armen e krimit. Dhe sigurisht qe pa qrmen krimi nuk mund te kryhet. 

 ..me nje fjale, qeveria  fut ne xhep Alptrolin me 850 milion dollar!! ..po shqiptaret cfare marrin me kete rast, cfare perfitojne nga kjo shitje ?, se prona shtetrore eshte pasuri kombetare prone e taxapaguesve dhe jo prone  qeverise!!! 

 

teknikisht qeveria eshte populli 

jo jo ska ashtu... qeverija duhet tua shperndaje leket te gjithe shqiptareve... 850 milion $ : 3 milion shqiptare=..., llogaria eshte e thjesht fare..smiley

Harrove Shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise mo pse atyne si takon asgje ?

mor po leri ata, une harrova veten tone, emigrantet. +- 1 milion.smiley    duam leket tona..smiley

Oh....po ke te drejte,me flamurin Grek ne krah qenke bere vertete per ndihme smiley

mor po une e nderroj flamurin si te dua..smiley

Ouuu ? kur dashke leke fuske Flamurin Grek zotrote smiley 

Nuk e ke keq ti. 850/3 = 283.3. 

Dua leket e mia! 

Me falni nqs bej nje pyetje pak si budalla po tani po lexoj icik per kete teme se nuk kam qene verdalle. 

Sipas kontrates, ne po i japim te drejte per 100% te fitimeve kesaj kompanise apo si ne tere boten ne mbajme nje x% te cdo fucie nafte te shitur? Prokurimet publike nuk jane fusha ime, po besoj qe kjo eshte ceshtja me e rendesishme ketu, jo kush e blen apo edhe sa e blen. Ajo % e fitimeve eshte potencialisht shume here me e madhe. 

Shoku, nuk ekziston kontrate ne bote, qe te mbron nga nje ligj qe neser mund te aprovoje parlamenti per tatimin me x % me teper te cdo fuçi nafte.

pikerisht ky eshte pislliku qe ne keto shitje nuk ka lajme, nuk ka  transparence te plote, nuk dihen kushtet masa e perfitimit te shteti, nga keto shitje, pra eshte nje mjergullnaje e plote sic thote edhe opozita etj. sigurisht qe ketu fitimi eshte 100% i kompanive, sespse shteti po shet 100% asetet qe ka ne dore per alpetrolin, vet deputet jane ne terr te plote llogarit pastaj qytetaret ose lexuesit e thjeshte! 

PD,  e ka vulos ; " e kemi miratuar" thote zoti Jemin Gjana!smiley

http://www.dailymotion.com/video/xp4229_privatizimi-i-albpetrol-vizion-plus-news-lajme_news

 

Ne fakt Belul, qeveria, qofte edhe simbolikisht, me nje pjese te ketyre parave do te duhej te krijonte nje fond per te mbeshtetur politika per te rinjte, dmth per brezin, i cili me shitjen e sipermarrjeve shteterore dhe humneren e borxhit publik shqiptar po privohet nga trashegimia.

Ah, po une besoj se ajo shifra e 300 milioneve i eshte servirur shtypit pikerisht nga organizuesit e tenderit, per te genjyer nje pjese te shoqerive te interesuara. Dhe per nje çudi te paçuditshme nja dy prej tyre kane ofruar pak a shume ate shifer. Sakaq, vetem disa ore para dorezimit te ofertave, merret vesh qe Albpetroli eshte liçensuar edhe per veprimtari te tjera. Keshtu karterat ngaterrohen edhe me. Jetofsh ne kohera interesante!, me nje fjale.

une besoj se ajo shifra e 300 milioneve i eshte servirur shtypit pikerisht nga organizuesit e tenderit, per te genjyer nje pjese te shoqerive te interesuara.

Per cfare arsye qenka kjo genjeshtra? Eshte detyra e shitesit qe te ofroje nje vlere te perafert te mallit qe shet.

nuk jam kondra finis.
megjithate, paresore ne kete faze eshte qe qeveria ta shese sa me shtrenjte kete prone publike dhe me pas tia ktheje ne investime keto leke publikut..

Nese fituesi i ka parate dhe  ceku eshte i vlefshem hallall e pacin.problemi eshte se pasurite e shqiperise qe ka per te shitur nuku jane te pafundme dhe nuk mund te ecet gjithnje duke shitur plackat e shtepise.jemi i vetmi vend ne rajon qe s'ka sjelle asnje gjigand te ekonomise boterore per te investuar.

Teknikisht me privatizim duhet te hapen me shume vende pune, jo me pak. Teknikisht gjithmone. 

Akoma e kam lemsh fare kete ceshtjen e nuk po e marr vesh ne fakt. 

Pikerisht keta njerez i mungojne Partise Socialiste.

Do shiten nga e para pas 10 muajsh te gjitha.. keta milioneret e Shqiperise do i gjeni ne Evrope e Kanada per azil..

Do shiten  dhe Hidrocentralet,  pas ketij ...

Ore te gjitha do shiten, te gezohen miqte dhe te plasin komunistet. Qeveria te kufizohet ne punet e saj si arbiter, rregullator, ofrimin e sherbimeve publike, partneritet me privatin, ndihme per ata qe kane nevoje, ndersa te tjerat duhet ti beje privati. Ekonomia per te dale ose per tu ruajtur nga kriza kerkon investime, publike dhe private, keto privatizime jane zgjidhja e arte. Nuk ka nevoje te merret borxh per rruge, shkolla dhe spitale.

privatizime thuajse te krejt sektorit energjitik te lena pikerisht 1 vit para zgjedhjeve? me duket mua apo jane duke nxituar? tjeter, ka qene e pasqyruar kund kjo strategji privatizimi ne kto permasa apo i vendosur ne minute te fundit per te lehtesuar buxhetin?

privatizimet kane qene parashikuar qe heret. Per hidrocentralet po fillohet me keta te vegjlit dhe ka pasur kohe qe flitej e pergatitej per kete.

1 sek. Privatizimi ka kuptim kur ka liberalizim te tregut. Sektori energjitik eshte monopol. Te zevendesosh nje monopolist shteteror me nje monopolist privat eshte pakuptim. Cfare leverdie i vjen klientit? Ne Shqiperi duhet te filloje te liberalizohet tregu i shperndarjes energjise. Pastaj mund te diskutohet privatizimin i KESH.

Si qenka sektori energjitik monopol kur pronaret e hec-ve qe jane dhene me koncesion ose keto te Bistrices qe do privatizohen jane te ndryshem? Nuk mund te liberalizosh shperndarjen kur nuk liberalizon ne teresi tregun energjitik, duke futur edhe prodhimin dhe cmimin. Cmimi caktohet nga enti rregullator tani dhe KESH eshte shteteror nuk eshte privat.

Monopol ne kuptimin, qe nuk di shifrat por po ja fus kot, 80% energjise qe prodhohet ne vend, prodhohet nga 3 HEC mbi lumin Drin, te cilet jane te KESH. Gjithashtu HEC te tjere qe licensohen energjine ja shesin KESH te detyruar me ligj. Privatizimi funksionon kur ka treg te lire, mundesi zgjedhje. Ne akoma jemi shume larg kesaj, plus qe ne kete sektor, per karakteristikat qe ka, eshte i veshtire krijimi i shume operatoreve konkurrues.

O bllokmen pse liberalizim e quan monopolin e çez në shpërndarje (çez për vehte është ndërrmarrje publike e çekisë ) Kesh është publik por pushtetarët e mendojnë si të qeverisë dhe ka monopolin e blerjes  e shitjes së energjisë (dhe tek çez). Ndërrmarrjet publike mund të konkurojnë njëlloj si privatët kush i ndalon - i ndalojnë hajdutët e pushtetit do thuash ti .Jasht hajdutët nga pushteti them unë . 

Pse duhen privatizuar hidroçentralet ? Ato jo vetëm janë fitimprurse dhe investim i shlyer por janë më të sigurta si pronë publike. Privatizo për të marrë ndonjë llokëm pushtat e qeverisë .Ku është interesi ekonomik , politik   e shoqror këtu . Nga një anë thuhet se shteti (për  publikja ) s'di të menaxhojë nga ana tjetër kur s'ka problem menaxhimi flitet për liberalizim e tregut  që keq menaxhuesit e qeverisë ti bëjnë rrush e kumlla ato paret e privatizimit Asnjë konkurencë në çmim nuk pati privatizimi i prodhimit e shpërndarjes së energjisë në Europë veç çmimet u rritën nqs se quhet kjo konkurencë apo liberalizim . Liberalizimi bëhet për të rritur konkurencën dhe ulur çmimin e shërbimit jo e kundërta. liberalizimin e çmimeve nuk e pengon prona por monopoli mbi çmim qê në rstin tonë ështê i favorshëm për publikun sikur çez mos ishte monopol. Në tê gjitha rastet linjat e trasmetimit do mbeten publike se kalojnë në prona publike dhe asnjë privat si mbulon dot pa monopol ndryshe do bëhej një mishmash telash e linjash trasmetimi.Heqja e monopolit të shpërndarjes në Europë ishte thjesht për të mos mbajtur përgjegjsinë e rritjes së çmimit nga politika deri kur si dihet.Shitja e monopolit të shpërndarjes një të privati (që është publik në çeki) tek ne ishte e mbetet hala  thjesht një akt korruptiv ekonomik e politik njëherësh 

Ju jeni te lezetshem; qeveria te fokusohet ne ofrimin e sherbimeve publike, thote smiley

Gjysma e atyre lekeve edhe sikur te disbursohen nje me nje, do te perfundojne gjysma ne xhepa oborrtaresh te pushtetit dhe rrush e kumblla per fushaten e Pd dhe gjysma tjeter ne rruge  te keqndertuara qe do te prishen per dy vjet, sic ka ndodhur gjithnje.

Vetem licensa e kalimit te gazit qe qeveria ka dhene bashke me kete shitje do ti japi kompanise 20 milion euro neto ne vit.

 

Këtë avazin e bukur "të gjitha privatit - e pastaj s'ka nevojë të merret borxh" provo thuaja njëherë qeverisë amerikane, se nuk e dinë e mbase të dëgjojnë.

Pyes veten, si ka mundesi qe njerezit te jene kaq idiote?! Si ka mundesi qe te vene interesat e partise dhe udheheqjes para interesave personale dhe femijve te tyre?!

Kemi 20 vjet qe themi jemi shtet demokratik, por vetem veten genjejme. Njerezit jane akoma komuniste, vetem udheheqja t'na rroje sa malet, po ne te tjere, le te vdesim ne. Dhe ti Neobllokmeni meqe jetoke n'kanada, nuk ke msuar asnje gje se c'esht demokracia aty?! Apo, c'rendesi ka, e rendesishme eshte qe partia te lulzoje.

I meritojme qe te gjitha. Qe te gjitha c'na kan ndodhur keto 20 vite. Mjer ne thuaj qe kemi 2 pare tru dhe na duhet te durojme plehra injorante si puna jote. S'kemi c'te bejm thuaj, thjesht ti biem murit me koke. smiley

Pa lidhje me temen ne fjale: si shpjegohet qe pikat e shitjes te Taci Oil jane shtuar me shpejtesi marramendese vitin e fundit? Ne nje vezhgim personal ne itinerarin rrugor kryesor Vlore-Fier-Lushnje-Durres -Tirane dominon rendshem (rreth 80% e pikave te shitjes jane Taci Oil) dhe ajo qe te ben gjithashtu pershtypje eshte afersia e pikave me njera-tjetren qe te le te kuptosh se nuk eshte strategji e udhehequr nga nevoja konsumatore.  

Natyrisht që zotit Berisha nuk i mungon informacioni dhe as interesi në një marrëveshje biznesi,

Heu bre e paske dijt smiley Po pse kot e therresin ate ti bjere cekicit te NASDAQ-it  smiley Dikur Hoxhe efendia po vidhte nje dyqan, duke sharruar me sharre drynin . Alaba 2265 me nje ca The qe po kalonte aty  e pa dhe  e pyti

Cfare po ben Hoxh Efendi ?

Po i bie Violines ...u pergjigj efendia

Po une s'po ndigjoj gje ?..tha Alba me vesh melodioz 

neser ja ndigjon avazin ...vazhdoi punen efenia .

Neser u gjet dyqoni vjedhur !

Perse e la Nanua ne mes ate shprehjen per saliun " Ai nuk eshte kriminel . Ai eshte Pus krimi " vetem ai e di , sic di  Saliu thirrjen per ti ra fort Cekicit te NASDAQ - iut smiley

Thjesht ky muhabet ka dy Linja . Te dyja me nje Kod ETIk te percaktuar QARTE pavaresisht hyrje daljeve ..

Njera qe " Me mire te jesh LOPE ne Zvicer " . ... me perfaqesues te lloit sume e zgjuar si Llogjexhi me nik Ca The . Perfshin brenda dhe parullat Hipokrite te Sali sqapit "Shqiperia po ndryshon " kur nuk behet fjale FARE per Shqiperi . Ja u UROJ me gjith shpirt , kullote sa me qumeshtore kudo qe ti shpjere i pari tyre ne cdo lloj NRGJ -je te Botes  Kam vetem nje nderhyrje ...perse ngatrrohen me terma Shqiptare , Shtet etj ...

Tjetra me "Shqiperia ka qene , eshte dhe do ekzistoje me dinjitet " Mba qendrim kritik si cdo qytetar i nje vendi te percaktuar QARTE se kujt i takon dhe cfare kerkon nga Qeverite e Qeveritaret e saj . Mbi te gjitha ,desheron e kerkon   transaksionet e KOHES te jene te hapura per Publikun te Argumentueshme dhe te Prekshme ne Perfitim per Popullin pa prapavija qe te bejne e kthejne ne ne nje ZAGAR  te Lidhur me zinxhire per te te ndersyer ku ua do Interesi Gjahtareve .Tip i perfaqesuar me dinjitet e kuklture nga Prizrenzaranika .

E terci e verci ....Tanjushka

E terci e verci ....!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).