Kreshnik Spahiu i ka ashpërsuar tonet akoma më tej, duke quajtur Kryeministrin "Fytyra e krimit"

”Parlamenti i ri Kuq e Zi si dhe qeverisja e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për një sërë veprash penale të parashikuar nga nenet përkatëse të Kushtetutës”,- deklaroi Spahiu, duke i kërkuar departamentit juridik dhe ekspertëve që ta përgatisin dosjen e kryeministrit Berisha përpara 100-vjetorit të pavarësisë. 

“Shqipëria ka nevojë të aplikojë për modelin kroat që dërgoi në bankon e të akuzuarve ish-kryeministrin Sanader si precedent besimi për t'iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”,- vijoi më tej kreu i AK-së. 

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kjo nismë do të vazhdojë të zbatohet për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që sipas AK-së ka kryer vepra penale. 

Shekulli

96 Komente

kush do e fusi ne burg, ai qe ben duart si lule shqiponje?

e c'm'kujtoi lir meten ne 2009-ten. kta te egrit ne fushate kan i dicka mu si ata qe gafurren me trimni te modhe kunder partizonve dhe enver hoxhes mas pilafit. ja i bejte shpejt e shpejt lala:

nga fjalimi gjer te burgu

ka ne mes tre suma turku!

nejse, nga ferra vogel der lepri modh thon (ama, asnjiher me i modh se ferra, me ka thene nje mendje qe e vlersoj shum fare). We're waiting, we'got nothing urgent, actually. the show must go on!

Ky m'ngja si french bulldog mu. Nga ato sy-gerrdoqet qe lefin, po kshu te hane mune. French mo!

Lef mire kush lef i fundit smiley

Formulimin e kane jangllesh keta te Ak nga ana juridike.nashi qe elita politike i ka duart te ngjyera ne mut kjo dihet.Ne shba jane futur ne hapsane per korrupsion me dhjetera guvernatore , senatore e kongresmene.ne shqiperi(ku K Spahiu ka qene per nje kohe te gjate kapo i drejtesise)  asnje per be.Shpallja e njerezve fajtore pa u bere me pare procesi bie era diktature.Ne baze te kushtetutes pushtetet  jane te ndara .prokuroria ben akuzen fajtor apo jo te shpall gjykata jo pleniumet e AK.

Ncuq. Me duket se po del kungull edhe kjo force. Kam qene pak si dashamires ndaj kesaj levizjeje, te pakten ne parim, por me vone m'u zbeh çike zelli. Le te kuptohemi : jo per fatin e Berishes, s'me intereson shume ai, por per menyren e ligjerimit. Ka mundesi qe AKZ te kete nje keshilltar te keq aty afer. Pak a shume si McCain kur mori ate mamaken e Alaskes qe s'dinte gje ku binte Alaska. Dhe me vjen keq, sinqerisht. Disa gjera, thenie, levizje te kesaj Partie, do t'i kushtojne shume ne zgjedhje. Mendoj se nuk e ka latuar mire formen e veprimit.

Nje nga te metat e AKZ-se, siç po shoh me lart, eshte se nuk e njeh mire psikologjine e vendit te vet, te votuesve dmth. Historikisht, sa here qe Shqiptari paraprihet ne fjalen apo vendimin e vet, ai ben te kunderten : t'i thuash votuesit shqiptar qe pak pas muajsh kur te jem une [e sigurte] ne pushtet, eshte per mua nje levizje e papjekur. Mendoj se forcat politike shqiptare e marrin votuesin shqiptar per leshko fare. Dhe kete e kane deshmuar disa here. Nderkohe qe ai eshte i zgjuar dhe madje shume me teper se keshilltaret politike te partive.

Kur humbi Rama ne zgjedhjet e 2009-es, u ça i shkreti duke turfulluar per votuesit leshko, katundare e te pagdhendur qe s'diten ta zgjedhin ate. Ketu e pashe se ky njeri nuk e ka idene e psikologjise se njerezve, te mases, te kolektivit. Dhe madje me keq, jo vetem qe s'e ka idene, por... ok, po vetepermbahem çike, se mos na fut ne burg kur te vije edhe ky ne pushtet. Nuk kam pare ende deri me sot, qofte dhe nje parti politike qe te komentoje dhe zhbiriloje sakte shkaqet e humbjes se vet. Asnje. Perveç klisheve debile : populli eshte i trashe, mjere ju ke zgjodhet.

Por them se ka kohe. AKZ ka mundesi te behet nje force qe te peshoje ne peizazhin (tungatjeta Tropizma) politik shqiptar, por ajo duhet t'i rivleresoje edhe njehere burimet, synimet, mjetet, dhe mbi te gjitha, te afroje njerez TE MODERUAR. Me ç'pashe une ne Shqiperi, e qe nuk e kane pare ata qe hane e flene aty 365 dite ne vit, eshte se diskutimet e skajshme NUK terheqin me njerez. Votuesit, me ç'kam pare une, jane te etur per MODERACION. Kudo : ne kuvend, ne rruge, ne TV, ne shkolle, ne shtepi. I moderuar eshte ai qe nuk shkon asnjehere deri aty ku e ka hapin, por rri gjithmone me ketej, duke e lene njefare brezi te bute (klon : tungatjeta Idriz) te pashkelur.

Kaqë qe dhe ora ime politike e javes. Shihemi te dielen tjater. 

Me duket se paskam keputur nje kopaçe, se ky Endrity eshte goxha teknik ne keto çashtjet e pallitiks. Diti, vella, çfare ka qe s'shkon ne kete qe sapo degjove ? And may God bless you for helping me.

aty te psikologjia e votuesve me humbe o shok 

Sensacionalizëm, sigurisht. Më pyeti një person që merret me politikë aktive, "Pse mendon se amerikanët e mbështesin AK-në?" - ky e donte seriozisht një përgjigje, se me këto gjëra merret, por unë nuk e kisha vrarë ndonjëherë mendjen kështu që i thashë se nuk ia kam haberin fare kësaj pune.

Une te isha si ty i kisha thone: Ku e di ti cfare mendoj une?

te futen hajdutet ne burg.

te mblidhen shqiptaret ne nje shtet e te behen njerez si gjithe evropa.

keto kerkesa minimale per cdo vend normal,quhen ekstremiste!!

si do qe te jene ,une besoj nuk ka asnje lloj mundesie qe te jene me keq se c'eshte

 

Ehh, pirdh pirdh se c'fryhesh i thone kesaj.

Ata po e rrjepin ate popull

para,

prapa,

anash,

poshte,

lart,

me dhurata 1 milion dollarshe,

me ekipe volejbolli e

plot plot te tjera.

 

Popullit shqiptar nuk i rruhet hic. Kane tre dite qe merren me kesulebardhen.

170 komente per ca copa akulli te shkrire qe do ngrij prape...smiley

   Ne kete vend, besoj une, do te fitoje vota shume ajo force politike  qe do te marre persiper te fusi ne burg te gjithe kusaret e ketij vendi.Jo te na prrallisi se do te na  shpjeri ne Evrope, pasi qe u ngopem gjer ne fyt me kete barcalete, kur aty jemi dhe do te jemi shume me mire ketu  ku jemi, por te dy vitet e para te "qeverrisi mire burgjet",  per keta kusare dhe  horra.

   Alternativa e AK eshte e shkelqyer.Ajo,  ose "lufte partizane te rinise", ne kete vend.....!Nje  jete te shkurter kemi, ndaj  dhe nuk duhet te zvarritemi per  hir te saj....

Eh mer grave.  Ju shkoi jeta duke hudh berishen cdo 8 vjet. smiley

fitojmë eksperiencë. smiley

 

stervit kycin smiley

Eh mer Namik Hoti, qe e ke thone nje fjale per ta gdhend ne gur!

per tre piksha smiley

 

Ore i dashur... PF,  nuk me ngoh dhe era qe fryn...

Do hedhur tutje e tera kjo ngrehine me emer  aqe te bukur.Te  ngopeka shume shpejt "bukurania"... more

A te ka bere vaki te mendosh se Berisha nuk ka ardhur aty ku eshte vete por me votat e shqiptareve ?Nese shqipot do te votonin 90% kondra sado ti vidhte votat nuk do te mund ta ndryshonte rezultatin.

AK po servir nje [patriotizem anakronik te shek IXX.Patriotizem sot eshte te futesh miletin ne pune , te mbash rendin qetesine, ulesh kriminalitetin, te ndertosh shkolla te mira per femijet.K spahiu i bie rrangalles per bashkimin e shqiperise me kosoven gje qe se pari  nuk eshte  ne doren tone .e dyta ne nuk kemi dhene prova hala se dime te qeverisim kete gjysem qe kemi jo me te marrim persiper dhe gjysmen tjaterLe qe edhe ata te gjysmes tjater po na dalen dobice si tha halle esmaja .thaci ka 1.5 milione euro pasuri, jakup krasniqi 1 milion euro.

pastaj ka dhe ca pengesa per te kredhur berishen ne hapsane edhe po e mori opozita .shumica e gjykatesve jane emeruar nga berisha dhe zevendesohen vetem kur luajne nga fiqiri apo na lene uraten.

dhe perseri me vote do jete kryeministri i shqiptareve deri ne 2017. Puna eshte e thjeshte, o do votosh per Berishen o per Ramen, te tjeret jane bishta ose te njerit ose te tjetrit (perjashtim ben LSI). Berisha ka nje rekord pozitiv qeverises, eshte politikan me pervoje ndersa po te votosh per Ramen do te thote te rikthesh ate qe beri Rama ne Tirane te shumezuar me 10 a 100 . Vota per Ramen e Doshin eshte si te denosh veten me cdo lloj te keqe.

dhe perseri me vote do jete kryeministri i shqiptareve deri ne 2017

smiley  Po pas 2017 cfare do ndodhe? smiley E paskan lexuar keq kalendarin Maya dhe s'qenka 2012 por 2017 viti i mbrapshte?

Berisha ka qendruar ne politiken shqiptare 22 vjet me teper se sa duhej.Ai i ka shkaktuar kaq shume deme atij vendi sa do te duhen breza te tere per ta riparuar.nga ana tjeter as socialistet nuk jane me te mire .Klasa politike e sotme( by and large) ne teresi eshte e nje niveli teper te ulet.Megjithe te keqijat e komunizmit paten ne dispozicion nje brez shqiptaresh qe dinte shkrim e kendim e mund te trajnohej e kthehej ne popull prodhues . ata e qeverisen aq keq sa vetem afersia gjeografike me shtetet e pasura te cilat  sherbyen  si valovla shkarkimi te njerezve te papune            na shpetoi pa u bere nje somali apo afganistan ne mes te europes.

Loçk!!!!

Votat e kujt synon kjo parti? Me duket si nje humbje e madhe kohe.

Pse Olsi, vota te  rinise! Thua nuk ka me ky  vend rini?

Uroj qe te kene bere ndonje sondazh Grave e te mos jene duke ecur ne nje rruge pa krye.

Urime edhe juve. smiley

Ne c'kuptim?!

E mire tani. A i urove per sondazh? smiley

Ju te italise jeni akoma tek humori i batutes, tip aldo giovanni giacomo. Duhet te ngriheni tek humori i fjales tani. smiley

Pune, shume pune. Me ka humbur sensi i humorit.

Presim perforcime nga Kanadaja per kartonxhesin. smiley

Va' a lavura' barbun! smiley

Tifozat Kuq e Zi!smiley

Miletit i ka vajtur thika  ne kocke.Por me qe eshte milet e jo popull kam frike se kusaret do ti vjedhin prape.Ne  se nuk i vjedhin dot me,  keni per ta pare si del rezultati...

O grave, ata ustallaret qe ishin virtuoze ne punet e pushtetit (e majten 45 vjet mo, si me qen rollingstonsa te pushtetit, ca me thon mo), kur ishte pa u bere akoma trahanaja, thane: per ceshtjen e regjimit ne shqipni mbas luftes, do e bejme si te vendosi populli smiley tani per tani, kemi halle te tjera smiley

pervoja e mbledhur gjermetani kallxon qe sa me shume gerthasin para, aq me shume squka mbrapa. Do thush ti, po cdo gje e ka nje here te pare. Ok, s'heq kondra. Nuk ua ha njeri benefitin e dyshimit. as food stampat.

'' Parlamenti Kuq e zi "

Ky m'duket ka harru se kush i numeron votat.

E paskan kopjuar Vetevendosjen smiley

Dite me pare, Vetevendosje! kishte leshuar   nje "urdher-arrest" per Thaçin dhe  3 ministra tjere.Deri ne kete moment asnjeri prej tyre nuk u arrestua smiley

Kam respekt per AKeZ,por shefi i saj me çon mallin e Zajmina Vasjarit :

nuk di te kendoj,por gjithmone do te kete simpatizante te flakte.

Kreshnik,ma gjalle he burre,ma gjalle smiley

Ja një sondazh nga gazeta Shqip:

 

Anketë

Si e klasifikoni veten sipas bindjeve politike?

  • I majtë pa parti (20%, 278 Votes) 
  • I majtë me Partinë Socialiste (19%, 262 Votes) 
  • I pavarur (14%, 197 Votes) 
  • Nacionalist AKZ (12%, 168 Votes) 
  • I djathtë pa parti (12%, 166 Votes) 
  • I djathtë FRD (11%, 145 Votes) 
  • I djathtë me Partinë Demokratike (10%, 135 Votes) 
  • I majtë LSI (2%, 9 Votes)

 

  • I cmendur (64%, 1139 votes)

Kur paske heq dore nga gazeta Meros?

U ka korrit, u ka korrit Shqipi. Shko bëj detyrën, hidhi votën bacës.

... edhe hurbinekët të shkojnë, yllin e botës të votojnë. Si ahere, fis të tërë. smiley

 

Mo me ngaterro mu me nje vote Julo smiley

Kane per te bere nje vërë ne uje. 

Dhe: popull i trashe, mbytur me halle, skajshem lodhur.  Anormalja dhe amoralja perditshmeri e kafshata qe kaperdihen.

AK qenke lodh tu copy paste VV-ne, kopje e shemtuar mbetesh AK  jeni komplet ndryshe nga VV-ja, ah esence moj esence...

Zoti ja shtofte inatin kllounit Spahi. Ne fund te dtes, sipas llogarive elektorale per Pd-ne dhe Berishen eshte me mire qe te hiqen votat e PS dhe te shkojne te AK.

Te djathtet nuk e votojne kurre Spahiun, eshte bere puna e mundi qe ky te qartesohet tek elektorati i djathte, ndersa me anti-berishizmin e skajshem Spahiu ka shume mundesi te terheqe vota te majta, anti-berishiste te vendosur qe ndryshe do te votonin per PS-ne.

Po c'vota thu amon,Kryetarin e komisionit PD -ja,Sekretarin PS -ja ose anasjelltas,kush ka kohe me numeru votene Kreshos se Spahinjve.

jo, jo, mos e dhente Zoti. Votat e Spahiut do ruhen me vigjilencen me te madhe. Me mire ti marre Spahiu, qe sido qe te vije nuk arrin te hyje ne parlament se sa Rama qe mund ti luajne rol ato vota ne mandate deputetesh.

Te pakten te informohen njerzit mbi sa shkelje ka bere juridikisht kryeministri .

...shume i shemtuar qenka ky saliu..sinqerisht!!

smileysmileysmiley

Sa here lexoj(degjoj) Spahiun, me duket sikur lexoj(degjoj) Musolinin, flet me nje prepotence qesharake(te pakten jo dramatike). Edhe fjala kuqezinjte me ngjan shume me kemishezinjte, i afron prepotenca dhe nje lloj ngadhnjimi bosh. Te gjejne nje term tjeter me mire.

ju dhimset baba ee..

ore Rama nuk eshte aq budalla qe eshte kunder te gjitheve per imunitetin. E di se ai cope imuniteti do ta mbroje Ramen dhe deputetet e tij nga sa e sa te zeza qe kane bere, duke futur edhe 21 janarin qe i coi njerezit te vriten ne nje sipermarrje kriminale. Pergjegjesia e vrasjes bie plotesisht mbi ate qe organizoi dhe udhehoqi kete sipermarrje kriminale.

Pergjegjesia e vrasjes bie plotesisht mbi ate qe organizoi dhe udhehoqi kete sipermarrje kriminale.

si mund te qarkullojne kafshe te tilla ketu!! vini nje tabele:ndalohet hyrja e kafsheve!

Mbaje veten se ky eshte vetem fillimi. Ata qe cuan dhe vrane njerezit qe pastaj ti hane si hienat politikisht, nuk do shpetojne aq lehte.

Vertete beson se kafshet dine te lexojne?!

sidoqoft guximi i kryqezates se kuqezi eshte per tu pershendetur,akujt nuk ja ka mbajt bytha te flai as neper kafene per denimie kryeministrash ne kete vend e jo me ne media.bravo

natyrisht ne si popull qe te rrujm leshrat themi jo jo jo sbeht gje as nashti as neser as kurrrr,ja mjafton te lexosh ca komente ketu

Ca flet or burre, Fatos Nanon e kercenonin dhe e shanin edhe ne radio, jo politikane apo partiake, po qytetare te thjeshte.

Keto jane populizma dylekshe.

Kryqzata e xhonturqve ..prite tani se do shperdajne dhe gradat ..spahi , jenicer, bej,pasha ,aga, hazir , ashik , dylber ...Saliun do t`a cojme per lesh ,por jo duke rene nga shiu ne bresher....

Berisha nuk  ka dorzu territore smiley ai ka bere Marr-veshje,dmth merr dhe veshja te tjereve. Kush Departament Juridik do ta marr ne dore Dosjen Berisha ? Ina Rama shpejt le detyren dhe Berisha do te vendos nje per Nishan si Nishani! E athere..? Prisni zgjedhjet!Prisni prisni.. 

Edhe Hitleri ne fillim qe objekt batutash humoristike. Por pastaj....

Madje dhe vete Komandanti ne fillim shihej si djal trendi, metrosexual qe nuk mbante mustaqe; qe vinte era parfum dhe qe kapelen e mbante anash. Po pastaj....

Talluni, talluni, me Spahiun, jo floket me xhel, jo duret si lule shqiponje. 

 Nuk cahet dot Nomeklatura- Nepotizmi ne pushtet, eshte mur i fort dhe i larte qe ngrihet per dite edhe ne kohe krize ky mur! Ka kellqe Kreshniku ta shtyje ket` mur ?  

_________

NEPOTIZM I FUQISHEM.

`Departamentet ku janë punësuar fëmijë, vëllezër, motra, nipër e mbesa politikanësh

Familja

  • Mbesa e guvernatorit: Mbesa e vetë guvernatorit Ardian Fullani punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në BSH
  • Nipi i guvernatorit: Nipi i guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Burimeve Njerëzore në BSH
  • Mbesa e gruas: Mbesa e bashkëshortes së guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Informatikës në BSH
  • Ka një arsye që i përligj shpenzimet e luksit në Bankën e Shqipërisë. Zyrat e shtrenjta, pagesat për ushqim e deri për aktivitete sportive janë favore që i gëzojnë një numër i madh familjarësh të njerëzve me pushtet politik në këtë vend.
  • Bij, bija, motra, vëllezër, kunetër e kunata të pushtetarëve janë të punësuar në administratën e Bankës së Shqipërisë, ku njerëzit paguhen dhe trajtohen si në asnjë institucion tjetër.
  • Burime brenda Bankës së Shqipërisë i treguan gazetës “Shqip” lidhjet nepotike të disa nëpunësve në departamente të rëndësishme të administratës së BSH.
  • Një nga emërimet e fundit me lidhje në politikë është ai i vajzës së nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në Departamentin e Kërkimeve. Ndërkohë mësohet se vajza e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ministrit të Financave Ridvan Bode, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH.
  • Në Departamentin e Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë punon djali i një tjetër funksionari të lartë të PD-së, ish-nënkryetarit të Kuvendit Fatos Beja, i cili është aktualisht kryetar i Komisionit Parlament për Politikën e Jashtme.
  • Në BSH punon edhe djali i ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, republikanit Robert Çeku. Djali i Çekut mësohet se punon në Departamentin e Kontabilitetit.
  • Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit. Kunata e tij është këshilltare e Ardian Fullanit.
  • Në radhët e nëpunësve të Bankës së Shqipërisë mund të gjesh pastaj familjarë të pushtetarëve të të gjitha niveleve. Të paktën tre nga zëvendësministrat e qeverisë së koalicionit PD-LSI, Eno Bozdo i METE-s, Ylli Manjani i MPPT dhe Alfred Rushaj i MF kanë njerëz të punësuar në BSH – dy të parët motrat, i treti kunatën.
  • Burimet brenda Bankës së Shqipërisë i thanë gazetës “Shqip” se në këtë institucion janë punësuar gjithashtu të afërm të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, të prefektit të Tiranës Kletis Kruja, të ish-kreut të ALUIZN-it dhe ish-deputetit demokrat Shaban Memia etj.
  • Lista e nëpunësve të BSH-së me lidhje në politikë është e gjatë dhe përfshin edhe ish-funksionarë të së majtës, si Ylli Bufi, që ka të punësuar vajzën dhe Xhoana Nano vëllain. Në BSH mësohet se punon gjithashtu edhe një nga mbesat e udhëheqësit të fundit të PPSH-së, Ramiz Alia.
  • Ndërkohë, burimet e gazetës bëjnë të ditur se në poste të rehatshme në BSH janë emëruar edhe persona nga rrethi familjar i vetë guvernatorit Ardian Fullani. Kështu mësohet se një nga mbesat e bashkëshortes së guvernatorit punon në Departamentin e Informatikës. Një mbesë e vetë guvernatorit punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, ndërsa nipi i tij, në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
  • Numri i nëpunësve të Bankës së Shqipërisë me lidhje direkte apo indirekte me persona të pushtetshëm është më i madh, por çfarë u numëruan më sipër janë fakte të njohura për të gjithë në administratën e fryrë e të mirëpaguar të këtij institucioni që ka për detyrë të kujdeset për paratë e shqiptarëve.
  • Gazeta nuk disponon prova dhe nuk ka pretendime se emërimet e sipërpërmendura janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Por logjika e thotë që diçka nuk shkon, kur sheh se sa shumë njerëz të lidhur me politikën kanë zënë vend në karriget e paguara shumë shtrenjtë me para publike. Ky realitet mund të shpjegojë në njëfarë mënyre edhe mbështetjen e fortë që gjeti në Kuvend Ardian Fullani, për të marrë një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.
  • Politika
  • Vajza e Jozefina Topallit, nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit, punon prej disa muajsh në Departamentin e Kërkimeve në BSH
  • Vajza e Ridvan Bodes, ministrit të Financave, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH
  • Kunata e Sali Berishës, Kryeministrit të vendit, punon si këshilltare e guvernatorit të BSH
  • Djali i Fatos Bejës, ish-nënkryetarit të Kuvendit, punon në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH
  • Djali i Robert Çekut, ish-kryetarit të KLSH, punon në Departamentin e Kontabilitetit në BSH
  • Motra e Ylli Manjanit, zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, punon në Departamentin Juridik
  • Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit
  • Shpenzimet

Të dhënat nga bilanci zyrtar i bankës tregojnë se shpenzimet e personelit në Bankën e Shqipërisë janë rritur me gati 40 për qind krahasuar me vitin 2009

FAVORET

Ç’përfitojnë nëpunësit e BSH-së

  • Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, jo vetëm që janë më të mirëpaguarit në vend, por kanë edhe benefite të tjera.
  • Si askush tjetër në këtë vend, kush punon në Bankën e Shqipërisë ka të drejtën të aplikojë të marrë kredi nga vetë banka me interes 0.5 për qind.
  • Ky nivel konsiderohet më i ulëti, madje të pastrehët kur marrin kredi nga shteti, paguajnë interes 3 për qind (kategori e caktuar).
  • Në “qeverisjen” e guvernatorit Ardian Fullani, Banka e Shqipërisë ka dyfishuar stafin dhe fondet për shpenzime personeli janë rritur çdo vit, sikurse edhe për pagat, duke kapërcyer 1 miliard lekëshin.
  • Kështu në vitin 2009, shpenzime për personelin ishin 950 milionë lekë, kurse në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti i miratuar i vetë bankës, ka arritur në 1.3 miliardë lekë, pra 400 milionë më shumë, ose 30 për qind më tepër.
  • Në shpenzimet për personelin, BSH përfshin edhe kompensim për ushqimin, si dhe financim për aktivitete sportive në shifra tepër të larta.

/Shqip

 

interesant eshte informacioni i nje komentuesi te Shqip:

Lex Rex 

Banka dhe Ambasadat jashte, folete e pellumbave per ata qe kane zaptuar shtetin

Nipi i Berishës, Dritan Berisha, Oficer i Kontaktit në Kancelarinë Konsullore në Romë.

 
-Daja i dhëndrit të Sali Berishës, Bashkim Bekteshi, Konsull i Përgjithshëm në Bari
-Djali i dajës së Ilir Metës, Dashnor Dervishi, ambasador në Athinë
-Miku i Ilir Metës, Sami Shiba, Ambasador në Rumani.
- Nipi i Spartak Brahos, Shkelzen Macukulli, Poloni
-Gruaja e Rahman Selmanllarit, Suela Selmanllari, Ministria e Jashtme
-Motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda Dodaj, Romë, Vatikan
-Baxhanaku i Fahri Balliut, Altin Kodra, ambasador në Turqi
-Ridi Kurtezi, ambasador në Katar, i propozuar nga LSI 
- Elida Petoshati, Ambasadore ne Kanada, e propozuar nga LSI
-Mira Hoxha, ambasadore në Hungari, propozuar nga LSI
-Djali i avokatit të Lulzim Bashës, Mirgen Nikaj, Ministria e Jashtme
-Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon Çoba, Konsull në Milano
-Dhëndëri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli, Paris
-Gruaja e Arjan Starovës, Teuta Starova, Londër
-Gruaja e Sherefedin Shehut, Dashuri Shehu, Drejtore e Auditit në MPJ
- Gruaja e Alfred Pezes (Vizion Plus) Drejtore e Shtypit ne MPJ
-Kunata e Azem Hajdarit, Albana Hasanaj, Nju Jork
- Vajza e Azem Hajdarit, Romina Hajdari, Ministria e Jashtme
-Vajza e Ali Spahisë, Nausika Spahia, Konsulle e përgjithshme në Milano (Nenshtetesi e huaj, kundraligjshme)
-Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali, Drejtore ne Ministrine e Jashtme
-Vajza e Agim Shehut, Alma Shehu, Vjenë 
-Vajza e Ilir Banos, Albana Bano, Ministria e Jashtme 
-Vajza e Jemin Gjanës, Lorena Gjana, Kosovë 
-Kunata e Fatmir Mediut, Nju Jork
-Djali i Fatos Bejës, Sokol Beja, Ministria e Jashtme
- Vajza e Ismail Kadarese, Besjana Kadare, Ambasadore ne Paris (UNESCO)
- Djali i Vladimir Kristos (Gjykata Kushtetuese), Olsi Kristo, Bruksel
- Vajza e Rajmonda Bulkut, Athine
- Vajza e Shpresa Becaj (Gjykata e Lartë), Austri 
- Djali i Neritan Cekes, Egin Ceka, Austri
- Vellai i Arjan Canit (Zone e Lire), Alket Cani, Paris 
- Vellai i Gerti Bogdanit (PD), Albjon Bogdani, Ministria e Jashtme

 

Nashi fakti qe jane te aferm  te njerezve me pozite nuk do te thote se jane te pakualifikuar.Nje pjese prej ketyre qe njoh  kane mbaruar shkolla jashte shtetit.ketu qendron dhe problemi gjithe paria po i shkollojne femijet jashte dhe ata duke pasur arsim me superior se femijet e popullit qe jane arsimuar ne shkolla si ahure bagetie do te trashegojne pushtetin.Ne vend te nje qeverie te popullit prej popullit dhe per popullin do te kemi nje qeveri te nje elite prej nje elite dhe per nje elite.

Pse pak shqiptare ka qe kane studjar jashte?...

Ja dhe një shembull nepotik që e sjell këtë vend, Shqiperinë, në kohën e Nastradin Hoxhës. Qeshni sa të gajaseni:

- Motra e Azem Hajdarit është Drejtoreshë e Pullave të Postës në Drejtorinë e Përgjithshme të Postave Shqiptare.

ps: deri në ditën që mori detyrën, zonja nga Tropoja, jo vetëm nuk kish prekur pullë postare me dorë, por, ashtu si dhe Arqile Gorea, nuk kishin pasur asnjëherë mundësinë të postonin ndonjë zarf, brenda apo jashtë vendit(?!)

Likja i kapercevi ca tavolina per tu duk i fort te pakten,po ky hic vetem duke sinkronizuar gishtat per te bere shqiponja.

+1

AK e ka gabim qe kerkon burgim te perjetshem. Jo dhe Jo! Ky frymor duhet varrur ne litar por per kete duhet ndryshuar kushtetuta dhe kjo duhet bere me referendum sepse sigurisht qe presidenti kukell Nishani do ta refuzoje. Njekohesisht, po me kushtetute emri "sali" duhet te hiqet nga qakullimi te pakten per 100 vitet qe vijne.

Kjo eshte Teme fiks per ty Kozi,afer i ka shkuar Spahua mendimit tend,ngjasoni ngjasoni,vetem se per Spahon akoma nuk e dime per sa e kap 100 metershin por shume shpejt do ta marrim vesht.smiley

Si shume gjona te "medha" po thote e po kerkon e po premton ky  ...

Nga backgraundi qe ka nuk duhet ti besojme shume por te presim se cdo na sjelle koha ...

Sa shumë i paska djeg salianve të Naltmat'dhimit dënimi i tij që me kohë e me vakt e ka hak dënimin e largimin  nga politika.Ca nga kta më duken se janë sala dora vetë.

AK bën mirë ti ndërtojë e ti çojë në prokurori si kallzime penale si dhe ti botojë kto dosje duke sqaruar ligjet që janë shkelur kaq mjafton njëherê për njiherë .As s'ka rêndêsi dënohet apo jo berisha me burg dhe më mirê mos dënohet(se i bëjmë heronj të burgosurit ne  na dhimsen) por ti sekuestrohet pasuria atij dhe familjes së tij dhe ti hiqet e drejta qytetare për tu marrë me politikë.

Premtimet e Ak për dënime janë populizëm e elektoralizëm por kallzimet në prokurori ata duhet ti bëjnë që të bëhen më të besueshëm. Ligjet janë dhe veprimet kriminale janë të faktuara mbetet ti dërgohen prokurorisë shurdhe e qorre ,si dhe publikut ti lexojë se çfarë ligjesh janë shkelur nga  kriminelët (krim nuk është vetêm vrasja por çdo shkelje e kodit penal)

salistët janë pragmatistë interesaxhi që e urrejnë popullin shqiptar , demokracinë dhe zbatimin e ligjeve. Ata kanë dashuri për krimin se janë tê gatshëm ta bëjnë vetë atë sikur të kenë mundësi . Lexoni se çfar shkruan hum -hum- hum  ( Oidris  ku i gjen mer kaq mirë ) tek shkrimi i A. Zaimit as vetë Naltmaidhimi s'do guxonte t'i kujtonte shqiptarve skllavopronarinë e egërsinë e saj. se di i shkreti se dhe Krishti kaloi nga ajo rrugë pikërisht që gjërat të ndryshonin siç kanë ndryshuar për dashurinë e nderimin e jetës së njeriut.

Pse ky agresivitet egërsie dhe në boshllëk siç është  interneti ?  Mos vallë dinë ndonjë gjë për ardhmërinë e Naltmatdhimit që zakonisht nuk e rruan për kto akuza. Deri sa askush s'ka folur publikisht për to Naltmatdhimit si ka shku mendja se mund të akuzohet apo kallzohet në prokurori për tradhti e krime të tjera .Hapja e këtyre hetimeve është shumë e lehtë mbas shtatorit dhe opozita mund të kërkoj dorheqjen e tij  për mbarvajtjen e hetimeve sipas ligjit. Prandaj mendoj buron dhe ky egërsim i saljanve përfitues. Kush ndikon tek Aleanca Kuq e Zi të mbështesë e të kërkojë sa më parë kallzim penal porsa  të votohet ligji mbi heqjen e imuniteteve. Guxim vetëm pak guxim politik duhet dhe për akuza të tilla askush nuk të mbron dot sa të rrojë Shqipëria.A i del kush në mbrojtje Esat pashës , Zogut,  ballabanit a Hamzës etj etj përveç të ngjashmit me ata? Jo! kurrkush megjithse asnjë gjygj  si ka dënuar por veç historia.  Kaq mjafton që Naltmaidhimi ta ndjej erën  e mutit  që ka përlyer veten të humbi ekuilibrin mendor dhe kënaqsitë që i  jep pushteti dhe pasuria .Të shohë duart me gjak që s'ka ujë e tretës që ja lan e hijet e shpirtat e të vrarëve në gjumë e me sy hapur .

Ka mosbesim te skajshem,per shkak te pafuqise si force politike,per nje aksion te tille politik.Tekemramja, megjithe mungesen e kellqeve, AK po i tregon ktij qe udheheq opoziten qe normalisht duhej te kishte kellqe,se si do te duhej te behej opozitarizimi.

Rama përderisa nuk largoi të gjithë ish hajdutët në pushtet nga drejtimi i Partisë në 2005 e ka tê humbur kte betejën me dosje e kallzime penale . Ata janë pjesë e mirkuptimit të heshtur ham -hum bëjmë sa të duash por pa kallzime penale e gjygje të vërteta. Akz duhet ti bëj kallzimet   PS as kallzim për vrasje s'ka bërë por ngeli tek presim çer do bëjë drejtsia Arvizu dhe hetimet e prokurorisë shurrdhe e qorre.

Dakort! Une them, se dhe duke ba,si thote mrroklla,si peedh i bukur,t'u lshu t'forta n'tweeter,nuk bahet opozite!

Ky kreshniku mund te thoje 1000 te verteta ,por nuk degjohet fare .ben ca ligjerime histerike...........

booooooooo,ja merr dhe Sales dhe ne kthese.

O ca qefi,tamem si ato gjyqet partizane.Edhe ajo shpallja ne hyrje te shkrimit tamem si trakt mu duk.Jo or po keshtu e duan kjo lukuni maskarenjsh.Nje kumisar pulitik qe jep vendimin edhe nje toge pushkatimi qe i pret prapa ferres edhe te shkojne te piqen me krijuesin e shejtaneve.

Po nje gje nuk kam te qarte une..keta te departamentit juridik edhe keta ekspertet qe presupozohet te pergatisin dosjen jane partizane apo balliste?

E gjithe kjo per te na tregu se dine me perdor photoshop

Qarte. Levizje e bukur. Dmth e qau naj vote PDistash dhe i lujti synin votes se milloshistve te PS. Shef ti? Edhe pysin pastaj po ku e bom gabimin or tie?! Ehhsmiley

eshte levizje e programume e berishes - kane me thon ps-istat fiqo. Ky Niku eshte kale troje i sales

Shtate po i shkojne Berishes prej kesaj tymçes 7 balleshe....u ku kku moj nane si nuk u bate nje here serioza e me i marr gjanat pernjemend....u jeni kaq te deshperum sa besoni gjithçka.....ne paste vra mendjen nje sekond Berisha per nji ket deklarate une deksha itesh....smiley

Merruni me Salen juve, ju hiku edhe i' katunare tjeter n'Maqedoni! smiley

E mori plaku sllavo-maqedons! 

m'kujtove nji kong te vjeter liqeni mrrok, me muzik nga Demis Roussos, ike me le, ike me le, ike s'me the as lamtumir.

PEK = Pas eres se Kreshnikut

P.sh..: Ne periudhen p.e.k. dritherat prodhoheshin me te embla se Toka e shtrydhi pucren.

Allahu kerkon Kurban, allahu kerkon kurban

jahuu jahuu...

Shume mire bejne qe protestojne. Nje me nje ti marrin parate. Une njoh njerez qe nga shpronesimet (80 mije metri katror mos gaboj) kane marre leke dhe kane mbetur te kenaqur. Shpesh kane probleme me letrat (tituj pronesi, shume pronar etj)

@ thepi
7643 familjet, te cileve i lehtesohet jeta nga ajo rruge jane te kenaqur dhe pak i interesojne llogjet interneti te nje ramisti.

Tropizma, ketu te doja une ty, te vije e te beje pak muhabet me kete hunderrin. Sepse e lexova para ca ditesh qe thoshte se ata te 21 janarit duhet t'ia dine per faleminderit Sales qe s'i vari neper shtyllat e bulevardit por u dha vetem ca dru neper komisariate. Do me kishte pelqyer pa mase nje shkembim miqesor mes jush, plot me emoticone, dhe ku me pas do kishit rene thjesht dakord qe te mos binit dakord ne mendimet tuaja... si ne me te bukuren tradite amerikane.

Po bej shaka. por thjesht me ngacmoi ky mostra tashti qe e pashe me kete komentin e shpifur prej skllavi qe kishte vendosur me siper dhe me kujtoi ate qe i kisha lexuar me pare.

dhe hej, kur te biesh dakord qe te mos biesh dakord, mos harro te vendosesh nje smiley

po do marrin ylefe njerzia paj Zotin.

it's a job. a job. therefore they're blowing it. se mo kujto se nuk e di ai tjetri qe po ia fut kot, e? kto mu m'kujtojn ministrin e jashtem te sadamit, nji tarik aziz, minister me pisqolle ne dore.

emigrant,
ti ndonjehere flet teper, kur nuk duhet, ne menyre qe nuk duhet. Per respekt po evitoj batuta mbi perdorimin e pisqolles.

Gjithnje, nese komenti yt me drejtohej mua. Ne rast kunder, shume ndjese.

Tung

mire mire, per ty ose jo per ty, llafet i the ti.

por e pranoj, mund t'i meshoj me teper se c'duhet kur ngarkohet muhabeti, ose kur preket ndonje gje ku jom i ndjeshem. po pate gje, thuje! edhe me pisqolle. neve te dyve s'para na jan kryqzu rruget shume, me sa di, dhe normat i kemi rujt, por bujrum, ca do bojm!

Une i qendroj pikpamjes qe shume shkruajne edhe kunder ndergjegjes se tyne sepse jane rrogtare ose ekonomikisht te lidh mbas regjimit - dhe kjo jo vetem te Sales. Kjo kshu ka qene gjithnje. Ksaj nuk i hiqem, edhe sikur te preke ty. Ti mund ta menosh ndryshe, gje qe eshte krejt OK me mu. Dihet mo, qe ktu nuk eshte ndrrru naj menie deri me sot, kshu qe s'ka me lujt as e imja, as e jotja.

Me te mira, sido qe t'jet.

S'me pelqejne shume thumbimet me sponda. Dmth varet, po ne pergjithesi jo. Duhet njefare stili ne to.
Tung, me te mira e ja klm.

po c'pune kam une me te thumbu ty, o hunter? ktu ka jo nji e dy raste, qe s'me esht honger muhabeti edhe esht nderpre komunikimi, se per muhabet jemi. hej, te punosh ne qeverin e sales nuk eshte asnji kusht me bo ose jo muhabet, o burre. ajo qe un e kom zet eshte katnarlliku. kalimi i caqeve. une e ti ktu, deri ne ket moment, verte s'kemi gjo me nda. se me duket se po fol ne ere tani. si ta them me mire? ja, o e mbro salen lefti i frances, o mos mett peshk ne kom. une gzohem kur vje lefti ktu. per naj gallat e naj rob qe gjun me pushk. nejse, se po m'rendohet vetja tani. si ta kesh o burr. po te kem gjo, une s'para e luj bilardon. me ter men tani.

Te thashe qe nqs nuk drejtohej mua, shume ndjese. Ashtu mu duk se vinte pas atij te thepit. Mund te thoje nuk ishte per ty, pa shume zgjat. Kerkova ndjese paraprakisht.

Justizvollzugsanstalt qe presin me duar hapur kryeministrin per ta denuar. Posi pra.

A ra termet apo me bone syte mu

Aleanca Kuq e Zi eshte e vetmje force qe duhet te ngjalle sadopak interes politik tek te rinjte; se te ishte per te tjerat, nuk do t'ia vlente barra qerane per t'i hipur avionit ne 2013!

Shpresoj sinqerisht qe keto kercenime te realizohen pas fitores ne zgjedhje, ne menyre qe te mbyllen llogarite e se shkuares njehere e pergjithmone dhe te shohim me ne fund perpara!

Pas denimit te ketij anti-shqiptarit serb, duhen hapur dhe bere publike dosjet, ne menyre qe te qerohen nga jeta politike maskarenjte e regjimit te vjeter qe sot jane ngjyrosur me lloj lloj nuancash. Pastaj te sekuestrohen pasurite e krimit, nga ai politik deri tek ai ordiner.

... e keshtu me radhe deri tek BE-ja, te cilen nuk e duam edhe aq fort. Duhen sqaruar shume gjera mbi futjen ne BE, ne menyre qe fermeret dhe jo vetem... menjehere pas anetaresimit, te pergatiten per pushtimin e tregut shqiptar nga pleherat nen kosto e pa dogane.

Kjo qeveri e degjeneruar i ka mbajtur shume sekrete popullit, duke i treguar broçkulla mbi gjoja avantazhet e shumta nga futja ne BE e Nato, por faktet flasin ndryshe. Shkaterruam me zell te madh nje ushtri e nje armatim qe vertet mund te ishin te datuar, por qe na garantonin sovranitetin. Po tani? 50 milione euro per nje helikopter te qelbur francez? Apo 2500 $ per nje automatik amerikan? Pse, ç'kishin qe nuk shkonin kallashnikovet made in Albania te Poliçanit? Apo se kushtonin vetem €40 copa?

Presim nga AKZ nje mega-gjyq te madh popullor per gjithe anetaret e bandes Berisha; sa me shpejt te sistemohen llogarite me keto kerma, aq me shpejt do te behemi nje vend normal!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).