La nave dolce: un'immagine del documentario di Daniele Vicari sull'arrivo di ventimila immigrati albanesi nel porto di Bari nel 1991

Filmi “La Nave Dolce” i Daniele Vicari-t fitoi sonte në Festivalin e 69-ë të Filmit në Venecia çmimin “Francesco Pasinetti” 2012. “Anija e ëmbël” ishte paraqitur jashtë konkursit dhe është hera e parë që Sindikata e Gazetarëve të Kinemasë vlerëson vepra jo në konkurrim. Falë xhirimeve të epokës dhe dëshmive të dorës së parë, dokumentari i Vicari-t riviziton eksodin biblik të gushtit 1991, kur 20 mijë shqiptarë morën një anije që transportonte 10 ton sheqer (që këtej edhe titulli) dhe zbarkuan në Bari. Pjesa më e madhe e pasagjerëve u riatdhesuan nga autoritetet italiane, por disa mundën të qëndronin e madje u bënë të njohur. Njëri prej tyre ishte Kledi Kadiu.

“Jam shumë krenar për çmimin dhënë dokumentarit tim jo thjesht si vlerësim për punën time, por sidomos si një shenjë të çmuar të vëmendjes për zhanrin e dokumentarit.”, tha regjizori.

Filmi është prodhim italo-shqiptar i Shtëpive filmike “Indigo Film”, “Apulia Film Commission”, si edhe “Rai-Cinema” në bashkëpunim me “Telenorba” dhe Shtëpinë shqiptare “Ska-Ndal Production”. Qysh sonte filmi mund të ndiqej në kinematë italiane.

Sonte juria e Festivalit, e kryesuar nga regjizori, skenaristi dhe producenti amerikan Michael Mann, dha çmimet tradicionale të Festivalit. Luanin e Artë për filmin më të mirë e mori “Mëshira” i Kim Ki-duk-ut, Luanin e Argjendtë për regjinë më të mirë Paul Thomas Anderson për “The Master”, ndërsa Çmimi Special i Jurisë iu dha filmit “Paradise: Faith” i Ulrich Seidl.

32 Komente

eshte mire apo keq per ne kjo, se nuk e kam idene si eshte puna me ket dokumentarin

Ky çmimi eshte si kot ,prej atyne qe del i humbur ai qe nuk merr pjese.Kjo anija e embel eshte nje fare menyre surrogato e America e Giani Amelio.Hiç ,po shtrydhin deri n'berthama nje limon tashma te mbaruar....

Po pozitive eshte Ruzhe, se dokumentari eshte bere mire, "me dashuri" si i thone. Plus qe nje çerek çmimi na duket sikur e merr edhe ajo Shtepia shqiptare (emrin e ka te llahtarshem, po kush e kupton smiley). 

C'u bene bajate keto filmat e eksodit...Varferi krijmtarie artistike...Me sa duket regjizoret e njohur i jane larguar Fesitivalit te Venecjas dhe po marrin pjese ne ate te Torontos.

Jo, jo, e ke gabim, Festivali sivjet ka qene i mire. Me i permbledhur, por me me cilesi.

Kurse per "varferine artistike", si te te them? Me pak siklet mendoj qe do te duhet te bejme nje gje te po asaj permase, por me vlere te kundert, qe ta "neutralizojme" traumen. S'e di. Per shembull, te rrembejme nje pampor me sheqer italian dhe te kthehemi ne mase ne Shqiperi smiley.

Regjizoret kryesore gjermane ju shmangen Venecjas kete vit, me sa duket ky tundimi i Torontos paska qene me i forte.

Keta vaporet te mbushur me refugjate,bunkeret jane kthyer ne klishe bajate.Po kaq bajate s puna e bakllavase 2-3 jave pas festes se fundvitit

 A e mban mend ate skecin me Fadilin me sheqerin?....Kryp o krype... smiley

A behet fjale per ate rastin, qe i mbyllen ne stadiumin e Barit?

Filmi është prodhim italo-shqiptar i Shtëpive filmike “Indigo Film”, “Apulia Film Commission”, si edhe “Rai-Cinema” në bashkëpunim me “Telenorba” dhe Shtëpinë shqiptare “Ska-Ndal Production”

Kam pare 80% te filmave te Europes dhe s'kam gjetur ndonje prodhues te quajtur skandal ende. Deri me sot.

Ska - ndal e marr si lojë fjalësh e me kuptimin mos ndalo ose ec emos ndalosmiley

po ndonje film me bunkere nuk kishte kesaj rradhe?

shoh qe nje nder producentet e filmit,qenka edhe "Telenorba". hemm, atehere duhet pare...keta jepnin gjithmone filma te bukur naten...smiley

smiley 

More, po unë të dija që shihje vetëm filma komunistë me Kananin ti, kurse ti paske parë edhe ato filmat perëndimorë që jepnin këto kanalet burgjeze për degjenerimin e rinisë.

Mbaje more, se edhe ti njësoj si të tjerët qenke.

"cpate xhaxha...smiley. shiko,filmat si Kanani me shoke, jepeshin ne dreke...ndersa naten ishte tjeter muhabet..

pastaj cfaj kam une qe ne Vlore na merte Telenorba e RTM.smiley. na e moren kalane nga brenda keta,maskarenjte,kapitalistet..

Et tu, Belul?

Po domosdo...u prish dynjaja fare.

 

Lum si ty belul. Nga hollanda ne florida me pas zvicer tani ne greqi, i bije anes e anes po nga shqiperia nuk na nis ndonje koment.?

me kane shpallur "persona non grada".smiley ne Shqiperi, Tafe, prandaj..

ndersa naten ishte tjeter muhabet..

Naten shikoje Kirin? smiley

Nuk e kisha pa kete smiley rrofsh

Jo rastesisht dalin ne skene filma te tille kur besoj se do na jepet statusi.

Me keto gjona perpiqen te na thone e te na e mbajne perhere parasysh se ja kush jeni ju shqiptaret .... me nje llaf cfare kerkoni ne EU.

Harram dhe turp per ata regjizore shqiptare ( sepse mesa lexova qenka bashkpunim shqiptaro italjon ) qe e lene ndergjgjen dhe moralin e tyre te shitet per nje dore evrosh...

Jo rastesisht dalin ne skene filma te tille kur besoj se do na jepet statusi.

smiley

Qente le te lehin karvani hecen perpara smiley

"Karvani po vete ne humnere" por ju ju ka zene gjuha lesh me kete shprehjen e statusit sa jeni shendrruar ne komedi...E mori statusin Mali i Zi,Maqedonia,Serbia(Kroacia futet vitin tjeter)....Me duket se e kemi "ate"radhen pas Moldavise dhe Belarusit smiley

Duket qarte qe jeto neper rronza polare sepse dhe lajmet te vijne 6 muaj me vonese smiley

Te shikojme si do ta justifikoni deshtimin e radhes....Keni nja 8 vjet qe llomotisni statusi,statusi,statusi.... Nejse me kete klase politke talebanesh fjalet standarte dhe status jane luks i tepert.. smiley

C'lidhje ka statusi me filmasmiley

Dora, ai shoku PeDe-ist e shikon kete filmin si antireklame per statusin. Ja dhe armiqte e klases u gjeten . smiley Ja  gjeten dhe justifikim e radhes...Opozita financoi nje film ne bashkepunim e socjalistet Italiane qe te demtojne statusin e Shqiperise per ne BE.

Qyr qyr asgje s'eshte ashtu sic duket. Bote e rrejshmesmiley

Po shiko Art, mire ai, po ti e di qe Shqipera do e marri statusinsmiley

Ja ti Dora si thua?

Une e di qe do marri statusin(Quo) sic e ka mare keto vitet e fundit

smiley Une them qe do e marrim (statusin kandidat) . Por jo per ndonje arsye llogjike. Ndaj mos me pyet psesmiley

Do bisedojme serisht kemi kohe, por shanset jane te paketa...E barazoj me shanset tona per qualifikim ne finalet e Boterorit smiley

O fin, a shkove e pe filmin e ri te Bellocchios ? Me duket se ka dale andej nga ty

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).