Ana që nuk njohim e ish-të burgosurit politik që herë hipën mbi “Skënderbeun” e herë qëllon e shtyn deputetët. Baba i 4 fëmijëve dhe bashkëshort i një financiereje që nuk gjen dot kurrë punë.

Është ai i  “çmenduri”. Ai që hipi majë kalit të Skënderbeut, mu në qendër Tiranës, e prej aty kërcënonte se do të vetësakrifikohej që bashkëvuajtësit e tij të merrnin dëmshpërblimin për vuajtjet; është ai i “çmenduri”, që i gjuajti me  shpullë ish-hetuesit  të tij e që hakërrehej se do rrihte çdo deputet apo ministër që shihte në podiumet televizive të fliste për mrekullinë ekonomike që po kalon Shqipëria; është ai që flet lart e poshtë për vuajtjet e Spaçit, për komunistin Sali Berisha,  për skamjen e ish- të përndjekurve të ripërndjekur; është ai “i çmenduri” që shkon derë më derë redaksive, deri në bezdi, për të rrëfyer sagën e jetës së tij dhe për të kërkuar vëmendje ndaj mashtrimit me dëmshpërblimet.  Është ai i “çmenduri”, kështu që nuk ia vlen... Është ai, Gjergj Ndreca, i shpallur “armik” që në fëmijëri, e tashmë që  ka kaluar të 50-at, është po ai, po aq i varfër e i përndjekur sa në rininë e tij.  

Familja Ndreca

Gjergj Ndreca është baba i katër fëmijëve dhe bashkëshort i Ermirës, që ka mbaruar shkollën e lartë, për financë, por vetëm pse është gruaja e Gjergjit kurrë nuk e gjen dot një  punë. Është babai i Rozeldës, që ndjek studimet me rezultate të shkëlqyera, i Anës, që vihet në qendër të vëmendjes së gjimnazistëve sa herë që i ati kryen “çmendurinë” e radhës. Është babai një djali 10 vjeçar që i ka parë dy herë një dyzinë policësh t’i arrestojnë të atin. “Im bir shikon si gjatë gjithë kohës shtëpia jonë tani është nën ruajtje. I duket sikur unë kam bërë hatanë  dhe duhet t’ia shpjegoj disa herë se s’kam bërë asgjë të keqe e veçse po kërkoj një të drejtën time. Po 10 vjeç është ai..” – thotë Ndreca dhe shton: “Është i vogël, nuk di sa nuk i kupton këto gjëra, por në shkollë, i është bërë dita ferr për shkak të asaj që unë kam bërë”.

Më përndjekin 

“Që kur kam qëlluar Saliu pesë burra më shoqërojnë kudo. Po të nis unë të shkoj drejt Parlamentit do më thonë me lezet që të ndërroj rrugë, po t’i afrohem Kryesisë së Kuvendit po e njëjta gjë më ndodh. Nuk di të them kush janë, por më ruajnë sikur të isha unë armiku më i madh i këtij vendi”- thotë Gjergji dhe më tregon me dorë dy burra që pinë kafe ngjitur në tavolinën tonë. Zotërinjtë duken “në qejfin e tyre”, por Gjergji mendon ndryshe dhe ndoshta ai e di më mirë këtë punë: për vite të tëra ka qenë i mbikëqyrur dikur. Nga sa rrëfen beson se ky njeri ka patur rrallë ditë të mbara. Ndoshta ditë të tilla kanë qenë ato kur ka njohur Ermirën, një vajzë  nga qytetit i Durrësit. “Ka qenë një dashuri me shikim të parë, për fatin tim të mirë e të zezën e saj”- thotë. Familja Ndreca jeton ende sor në një shtëpi me qira. Të ardhurat e familjes janë aq të pakta sa mezi sigurojnë bukën e përditshme. “Djalit tim nuk i blejë dot rroba të reja apo dhurata, megjithëse e kam dritë të vetme të syve të mi. Ndërsa vajzat janë aq të mira me studime, saqë ka dash Zoti nuk kanë më nevojë për ndihmën e të atit”- të thotë Gjergji. 

Asnjë kacidhe

Për vitet e burgut, ku është degdisur që në rini, nuk ka marrë ende asnjë kacidhe. Nuk i ka “ardhur rradha”. Nëpër biruca ka humbur vitet e rinisë. “Në ditët e sotme, të venë damkë kur  nuk je i aftë të bësh kompromise. Duhet t’u vish pas avazit e të lavdërosh nga mëngjesi në darkë ata me pushtet. Unë kurrë nuk e kam bërë këtë” - të thotë Gjergji. Gjyshi i tij është  pushkatuar nga regjimi komunist. Ka qenë rreshtuar në krahun e armatosur të Mark Gjon Markut. Edhe pse ishte djali i tetë i familjes Ndreca, në fshatin Kunaj të Mirditës, Gjergji kurrë nuk mundi të ndiqte as shkollën e mesme. Në vitin 1964 familja u vendos në Milot e për  Gjergjin mundësi të vetme mbijetese ishin krahët e tij në kooperativën bujqësore. Sapo mbush 20 vjeç, vendos të arratiset. Kur ishte vetëm 200 metra larg lirisë, në pikën kufitare të Qafës së Morinit, arrestohet për t’u dënuar me 10 vjet heqje lirie. Dënimin e ka vuajtur në Spaç, Qafë Bari, Burrel dhe në Shën Vasia, në Sarandë. Doli nga burgu atëherë kur regjimit komunist nuk i kish mbetur më as edhe një ushtar në mbrojtje. “Dola nga burgu kur Sali Berisha ulëriste kundër komunistëve e bënte be e rrufe se saga e të përndjekurve dhe të burgosurve do të ishte kauza e jetës së tij. Atëherë e kam besuar si Krishtin, - thotë Gjergji. Sot Gjergj Ndreca është në ditën e katër të grevës së urisë.

39 Komente

Ore qeveria i ben keta njerez te ndihen gjalle po keta jane mosmirnjohes.Pa mendojeni pak se si do ndihej nje i persekutuar nese nuk do trajtohej me si i persekutuar.Ai ka nje jete i persekutuar,vetem kete lloj jete njeh.Ti plotesosh kushtet do te thote ta vrasesh.Nese nje njeri ka nje kohe te gjate pa buke dhe ne i japim buke ai njeri rrezikon te vdese..

E kam te veshtire t'a kuptoj nese e ke seriozisht apo me ironi.

dihet ai muhabet, duhet mbajt ngritur e kalitur, ndryshe zbutet e behet palluqe...

Kete Shvejkun qe e ka zene meraku kshu ne virtualitet me keta ndrecat, ne jeten reale ka qene ish-perkrahes i Muamer Gadafit. Tani po kerkon ndonje revolucinar te ri qe te beje bashke fene dhe Marksin me ndonje green book.

Shshshsht se po flet Neobllokmeni, per...perkrahesit e Muamer Gadafit!!!

Shko mer toc, mos u merr me dosjen e Shvejkut po lexo historite e ketyre burrave qe po futen ne greve urie 20 vjet pas premtimeve te Sales qe do ia "dedikonte jeten vetem rivendosjes se drejtesise dhe shperblimit te vuajtjeve" te kesaj klase qe e solli ne pushtet fundja fundit. U bo dhe bytha jote me nxjerr armiq...

shko mer burre pelenash!

Ca qe kjo re! Burre pelenash! E ku ju kane mledhe me dore ju te gjitheve ne administrate. smiley

O loqe. Ti mund ti vesh cfare emrash te duash botes qe te rrethon, po kjo nuk e ndryshon ate, as faktin qe je loqe e partise.

PF po une kam kohe mer burr qe ja bej "shshshshsht" kur shkrun Neobllokmeni. Them Shshsht qe te merret vesh se cfar Palle eshte!

E more përgjigjen lali... këta edhe evlatin e tyre e lënë të 10rë looool, nuk do pjerdhin për Ndrecat. 

Hasimja do thosh se ky nuk duhet ndihmuar kur kete nuk e kane ndihmuar vet prinderit e tij dhe ky nuk ka ndihmuar veten. 

sa para ka dhene per ish-te persekutuarit kur ka qene ne pushtet partia jote per 8 vite rradhazi? Po ta them une, asnje kacidhe. Ka demshperblyer Ramiz Aline, Nexhmije Hoxhen e byroiste te tjere por nuk ka dhene nje kacidhe per keta njerez. Vetem kur erdhi ne pushtet PD u miratua ligjindhe filloi demshperbilimi i tyre. Ndreca eshte psikopat mer vlla, eshte njeri me probleme mendore.

Une nuk kom kriju noi parti, dhe nuk kam as teser te ndonje partie politike. Di te te them se njoh njerez qe jane fut ne burg per vjedhje ne ate kohe dhe kur kane dale jane sistemu e integru me se miri ne gjirin e PD-se. Kane marre lek per vujtje, kane marre toka qe sja kish lon baba, e kane bo biznese ne kurriz te te tjereve. 

@Neo:

Si nuk u pergjigjet njehere drejtperdrejt mer burre! Kur ju thone po i hidhni miliona $ Klanit pergjigjeni qe dhe Rama i jepte leke vetem Topit. Kur ju thone qe po rreni si derri te persekutuarit pergjigjeni qe PS-ja ka bere edhe me keq. Gjithmone jeni me parimin qe e keqja s'ka fund.

Jo mer dajosh, jo ,parimi ketyre eshte parimi i Kurves: gjithmone fajin e ka dikush tjeter per kurvelliqet e ktyne!!!

Rruspie te lindura jane!

Drejt po te pergjigjem more daj. Kjo qeveri ka miratuar ligjin per demshperblimin e ish te persekutuarve dhe ky demshperblim ka filluar me kete qeveri. Sigurisht qe ka nje procedure dhe rregulla, qe te marrin parate qe ju takojne ata qe kane qene te persekutuar dhe ka edhe nje rradhe pasi shuma eshte e madhe, nese do te vendosej te demshperbleheshin me nje rradhe te gjithe me krejt shumen e caktuar nuk do te dilnin buxhetet e disa viteve.

Nuk ka qeveri qe ka bere me shume per te persekutuarit dhe shumica e te persekutuarve e dine kete dhe perkrahin PD, pastaj ca kokrra eshte pune tjeter. Disa jane viktima qe jane dashuruar me xhelatet e tyre, disa te tjera jane te semure.

NeoBllokmeni  shprehe:"-Kjo qeveri ka miratuar ligjin per demshperblimin e ish te persekutuarve dhe ky demshperblim ka filluar me kete qeveri..."

Mos ore burre se do te skuqej edhe vete Enver Hoxha me shumat  qe u  ka dhene  te vuajturve, kjo qeverria... jote !

 

Ore, ketu jane mbedhur nje dore bandillash administrate qe mendojne se jane hem te qute, hem te forte, hem te pavdekshem. Po fillo peshku te vije ere komesh te palame dhe djerse sqetllash, si ato kioskat para PD.

Kam nje shekull qe e them : rrofte sapuni ! smiley

Cere sapuni mer. Me finj mer, me finje.

Andej nga fshati im finja përdorej për rroba kryesisht. Në raste dizifektimi ishte ai squfuri pluhur. Hollohej me ujë, dhe i futeshe të sëmurit, vët e vët e vët.

Ne traste finja.  E pastaj ne kazan.  Rrobat xixe.

Per gjindjen s'di gje.  

Ah, po.  Me kane thene se ne ca parukeri lagjesh me hi cigaresh pastrojne bojen e flokeve qe mbetet ne lekure.  Rrenqethese. 

Atëhere, marrim squfurin pluhur. E hollojmë me ujë (rreth 3/4 ujë) dhe e trazojmë derisa bëhet si pomadë. Merr një leckë leshi, e zhyt mirë në "pomadë" edhe i fut një të fërkuar të fuqishme. 

p.s. Sqarifikejshën: Kjo kurë përdoret vetëm në raste zgjebjeje! 

O minigebels i PD-se, po mire mo, PD-ja gjoja antikomuniste (ne fakt gjoja lindi pikerisht per te kundershtuar regjimin) veten me partine e baballareve te trasheguar nga djemte e krahason?  Veten me nje parti qe realisht s'duhet te egzistoj e krahason, kur vjen te puna e ish te persekutuareve?

Ore te pakten keta djemte e baballareve, keta kuqot te lyer me roze, mbajne qendrim armiqsor haptaz ndaj te persekutuareve e dihen kush jane, po halli si t'ia besh me keta kuqot e lyer me blu qe bubrrojne te PD-ja e llapin lart e posht per antikomunizmin e tyre te flakte kur ne realitet ish te persekutuarit i trajtojne sikur te kene lebrozen, i mashtrojne pafundesisht, i perdorin e ne fund i shkelin me kembe sikur te ishin rrecka.

Po të nis unë të shkoj drejt Parlamentit do më thonë me lezet që të ndërroj rrugë, po t’i afrohem Kryesisë së Kuvendit po e njëjta gjë më ndodh. Nuk di të them kush janë, por më ruajnë sikur të isha unë armiku më i madh i këtij vendi

Bradi do jete nje nga keta.

 Ndreca eshte psikopat mer vlla, eshte njeri me probleme mendore

Keshtu i quani ju te gjithe kundershtaret e Babes tuj : `te cmendur !` 

nje mbrojtes i berishes sot ne 2012-n mund te kategorizohet si

1. debil

2.antishqiptar

Qe te jesh anti shqiptare kerkon nje fare niveli intelektual, helbete duhet te kesh lexu ndonje liber e duhet te flasesh ndonje gju te huaj. 

Keta jane Debila.

Keta jane" kuadro" me nje ide fixe per ideologjine e  Babes dhe vetem per Baben, nuk e ndryshojne mendjen edhe ti vrasesh ! smiley Ikane dhone besen! 

Ca bese je tu fol mer burr. Po ku kan bese kto mer!!! Ket e di dhe Bajraktari, e ma men shume mire ai se si e lane si muti ne Presidence ne 97 me 15 veta perfundoi Bajraktari ne fund.

Keto jane si hijenat, ne momentin qe do ju mbushet menja qe Bajraktari ka morr fund do bashkohen me ke do (mrena llojit te vet) qe do ngrej flamurin e anti-Bajraktarit. Te kishin pas bese keta nuk ishte mush kanuni me denime per shkelje bese!

 

Ehhh, sna u ndane Babe Lymet "Kur dhashe besen"  Autor: Myslym Peza, Shtepia Botuese "8 Nentori", Tirane, Shqiperi 1967.

Rono, po e hudh me spond m'duket. Pse me lexu vetem perkthime nuk bohet?

Nuk behet sepse je ne dore te perkthyesit. Ai mund ta perkthej si ti doj qejfi. Nuk ke pavarsi intelektuale me kontrollu evidencat. Do thush ti, ne kemi perkthys shume te mire. Posi, i kemi!

  Eshte rasti i  ketij te mjeri, qe te  gjithe  te pyesim vehten...Ça pa ky njeri ne jete? Kujt i ka,  apo kush i ka borxhe  ketij ? Se ky, asnjeriu nuk i ka por i kane...Rrit  dhe  kater femije!

Qenka i çmendur,  eee? Turp ore !

A po nuk kane  thene  kot, qe te varferit  dhe jetimit, nuk i qesh buza ..KURRE!

Ja pra shoqeria jone,  ...."njerezore.."!

Presin, presin, qe te vdesin, duke  vujatur...

Kafshet "qeverrisese..."!

Tani që i vizitoi Kreshniku i maleve, ju dhe fund halleve

Ne fakt eshte dhe shtet Budalla, paguajne ne dite tre veta qe te shikojne se cfare ben dhe ku shkon Ndreca,po ti fusin gruan ne pune nuk ndihet me Ndreca,dhe njekohesisht reduktohen dhe shpenzimet per ruajtjen e Ndreces.

U lodhe duke ruajtur Ndrecen Brad?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).