Ilir Xhakja duhet të ishte në burg për vrasje, por u la i lirë për të kryer më shumë vrasje.

Në orët e para të ditës se premte është bërë i mundur edhe arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Në pamundësi për t’iu larguar policisë, i dyshuari Ilir Xhakja u vetëdorëzua. Në momentin e arrestimit Ilir Xhakjes iu sekuestrua edhe arma e krimit.

Policia kishte rrethuar zonën ku mendohej se fshihej Ilir Xhakja, ndërsa përfundoi me sukses operacionin.

 

Nishani: Krimi nuk mund të mposhtë shtetin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ngushëlloi familjen e komisarit të rënë në krye të detyrës, Adem Tahiraj, duke theksuar se humbja e tij është një humbje për të gjithë shqiptarët.

“I gjithë kombi i qëndron pranë familjes Tahiraj në këtë moment të vështirë për të. Rënia në krye të detyrës e shefit të Komisariatit të Shijakut është një humbje e madhe për të gjithë shtetin”, theksoi Nishani në një deklaratë.

Ndërsa përshëndeti policinë për arrestimin e të dyshuarit kryesor si autor i këtij krimi, Presidenti kërkoi vënien përpara drejtësisë sa më shpejtë të përgjegjësve.

Nishani shtoi se “pavarësisht egërisë, kriminelët duhet të kenë të qartë se nuk mund të fitojnë kurrë betejën e tyre përballë shtetit dhe ligjit”.

Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 18.00 është ekzekutuar me breshëri plumbash automatiku shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Nëntë vjet pas ekzekutimit të drejtorit të policisë së qarkut Gani Malushi në Durrës, një tjetër drejtues policie ekzekutohet në një krim të tipit mafioz në Katund Sukth të Durrësit, një zonë e nxehtë kjo për shkak të veprimtarisë kriminale nga e cila është karakterizuar që në mesin e viteve ’90.

I lindur në Tropojë dhe me banim në Tiranë, Tahiraj drejtonte prej një viti komisariatin e Shijakut. Kryekomisari Tahiraj ka qenë në shërbim me mjetin e tij, si dhe një mjet tjetër policie kur ka ndaluar dhe është konfliktuar me shtetasit Ilir dhe Arben Xhaka.

Informacionet që vijnë nga Drejtoria e Policisë së qarkut mbi praninë e kryekomisarit në vendngjarje kanë qenë kontradiktore deri në momentin e deklarimit zyrtar mbi ngjarjen.

Ndërkohë autorët pasi kanë debatuar me Tahirajn aq sa të zotët e shtëpisë buzë rrugës ku ndodhi ngjarja kanë dalë jashtë për të parë ç’po ndodh janë larguar të ndihmuar nga nipi i tyre Ledio Krasniqi.

Kryekomisari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa specialisti i policisë që ndodhej bashkë me të në makinën tjetër ka pësuar shok nga zhvillimi i shpejtë i ngjarjes, pa mundur të ndërhyjë.   Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy automjete, ndërsa është ushtruar kontroll në vilën e Azem Xhakës, njeriut të familjes së autorëve.

Autor i dyshuar i ngjarjes Ilir Xhakja, 38 vjeç, eshte i njohur prej vitesh si një person me precedent penalë dhe njëkohësisht kontigjent i krimit të organizuar, dënuar nga drejtësia për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Fisi Xhakja njihet në zonë për konfliktin e armatosur të nisur nga një debat politik në një lokal fshati me antarë të fisit Maloku.

 

Skeda e Tahirajt

Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në fshatin  Kërrnajë, Tropojë. Tahiraj pas përfundimit të shkollës së lartë u inkuadrua në forcat e policisë, ku ka më tepër se 20 vjet që shërben.

Në karrierën e tij të gjatë ka patur disa funksione mes të cilave më të lartën atë të shefit të komisariatit të Shijakut.

Në vitin 2008, Tahiraj ka marrë një ndër gradat e larta në Policinë e Shtetit atë të kryekomisarit.

Më parë se të drejtonte, komisariatin e Shijakut ai ishte shef njësie operative e forcave të posacme në Drejtorinë e Krimit të Organizuar. Në këtë drejtori kryekomisari ka kryer një sërë detyrash kundër krimit, derisa në 2 shtator të vitit 2011, u emërua në krye të bluve në Shijak.

Tahiraj ka qenë, funksionar i policisë si një oficer krimesh në disa rrethe të vendit. Kryekomisar Adem Tahiraj ishte banues në Tiranë, i martuar dhe me tre fëmijë.

 

Policia jep versionin zyrtar

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen. Kryekomisar Tahiraj ndodhej në zonën e Katund-Sukthit për të zbatuar një plan masash të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, për kapjen e personave të pajisur me armë pa leje.

Nga vendngjarja sapo janë larguar dy prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë që në kërkimin e autorëve u perfshine edhe efektivët e RENEA-s.

E plagosura: Dëgjova vetëm të shtënat

Ndërkohë, gruaja që mbeti e plagosur në atentatin ndaj kryekomisar Tahirajt ka dhënë dëshminë e parë në një prononcim për Top Channel nga spitali ku është shtruar.

Megjithatë, gruaja e moshuar ka thënë vetëm se ka dëgjuar të shtënat dhe se nuk ka parë asgjë nga ngjarja e ndodhur. Ja dhe dëshmia e saj:

“Hapa derën sepse doli burri kur dëgjova të shtëna. Atë (komisarin) e vranë tek porta. Nuk e di kush e vrau apo sa njerëz ishin, nuk shoh mirë ditën, jo më në ato kushte. Kujtova se më vranë burrin, kur dëgjova krismat, ndaj dola tek dera. Për fat të mirë ai shpëtoi. Kishte zhurma para të shtënave, por nuk di ndonjë gjë më shumë. Tek dera u plagosa”.

 

Noka: Humbëm një kuadër të çmuar 

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka vizitoi mbrëmjen e së enjtes familjen e kryekomisarit të vrarë në krye të detyrës, Adem Tahirajt.

Ministri Noka shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe familjarët.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrit. Rënia në detyrë e kryekomisar Tahirajt, është një humbje e madhe për familjen. Policia e shtetit humbi një kuadër të cmuar. Kujtimi i  kryekomisar Adem Tahirajt, do të mbetet i paharruar” tha Noka në fjalën e tij.

Kryekomisar Tahiraj ishte baba i tre fëmijëve.

 

Vrasja, reagon Edi Rama

Kryetari socialist Edi Rama reagoi per vrasjen e Shefit te Komisariatit Adem Tahiraj.

“Adem Tahirajn e kam njohur dhe ishte një djalë nga ata që i quajmë “zotni”! Ngushëllimet me të ndjera për familjen e miqtë në Tropojë e kudo”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

“Vrasja e Adem Tahirajt është alarm bucitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur në gjithë territorin e vendit”, vijon kreu i Partisë Socialiste.

“Dua të ngushëlloj e inkurajoj sot cdo komisar e polic të ndershëm në përballjen me krimin megjithë kushtet e patolerueshme të punës së vet. Dhe dua të garantoj cdo qytetar se do t’i japim këtij vendi sigurinë e munguar dhe uniformës blu autoritetin e plotë të ligjit në territor”, përfundon reagimi i liderit të opozitës.

 

Braçe: Krimi po kalon çdo cak

Deputeti socialist Erjon Brace, përmes rrjetit social Facebook shprehu shqetësimin për ngjarjen e rëndë që pati një viktimë në radhët e policisë.

“Tahiraj ishte në aksion për të arrestuar një person të shumëkërkuar. Aksioni po kryhej në zonën më kriminale, por edhe më të pashqetësuarën nga policia, zonën e Shijakut dhe fshatrat përreth”, thotë Braçe.

Në të njëjtat linja deputeti socialist është shprehur edhe në një prononcim të mëvonshëm në emisionin “Top Story”, ku e ka vënë theksin tek kapja e shtetit nga krimi i organizuar.

“Është vrarë një shërbëtor i shtetit. Dy vjet më parë u vranë 4 efektivë të tjerë dhe kjo ndodhi po në qarkun e Durrësit. Kjo do të thotë se eksponentët e krimit të organizuar kanë gjetur atje parajsën. Ata e dinë se atje nuk i ngacmon askush”, ka thënë Braçe.

Sipas tij, ky lloj krimi i organizuar është rrënjosur thellë në këtë zonë dhe ka futur frikën tek banorët, të cilët refuzojnë të dëshmojnë kur ndodhin ngjarje të rënda, sikurse në rastin konkret.

“Njerëzit kanë frikë. ‘Nuk pash gjë’, tha gruaja e plagosur. Vendi duhet të çlirohet nga mafia”, ka thënë më tej Braçe në fjalën e tij direkt në Top Channel.

27 Komente

Filluan hijenat ti vine verdalle te vdekurve.

Nuk qeka prononcu akoma ish ministri i brendshem?

Eshte pronocu ai i transporteve per shtepite e ish Pronareve ! Te gjithe nuk do flasin se nuk u bene si kembet e dhise smiley

drejte drejte...

Gjykata e Lartë e ka rrëzuar në vitin 2009 dënimin e Ilir Xhakjas me 21 vjet burg. “Gazeta Shqiptare” publikon vendimin e plotë të kësaj gjykate që e kthen çështjen për rigjykim këtë rradhë jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e shkallës së parë të Durrësit. Argumenti në vija të përgjithshme është ky: gjykata e Krimeve të Rënda nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe japin vendime për akuzat që gjykohej Ilir Xhakja. Me një ndryshim në Kodin Penal, këtë kompetencë e kanë gjykatat e rretheve përkatëse, konkretisht ajo e Durrësit. Pasi çështjashkoi në gjykatën e Durrësit, kjo e fundit i ka dhënëlirinë Ilir Xhakjas duke i dhënë pafajësinë.

E njejta Gjykate e Larte qe la te lire Meten dhe Priftin qe benin "muu".

Krimi eshte veper penale.

Jozefina Topalli.

mmmm

"Rruga Vlors asht ba si me ken Gjermani" - Jozefina I

Se krimi zotrie

Babasqap Vucidol Berisha

Gagsteri i leshit, morri ne qafe burrin e huaj, KOT. Ca me bo, iken ato kohrat kur baba ktij punote te rrotat e qereve per 60lek dita. 

Pra cili eshte versioni i vrasjes se se kuptova? Po shoku i tij qe ka pare tere skenen, akoma nuk ka dale nga shoku? Po shoferi i komisarit nuk di te tregoje ngjarjen, apo ajo, ngjarja duhet miratuar nga lart? Ajo qe mora vesh eshte se palet kane bere shamate mes tyre, e pastaj ka plasur kallashi; vrasje tipike ordinere qe ndodh rendom neper shqiperine tone te mjer, ku acarimi i nervave perfundon me perdorimin e armeve.  

Prit dhe pak se mbase nuk eshte vetem kaq sa e konstaton.

Ky ka qe vret njerez qe nga 94, policia e kapte, e fuste ne burg, ky kalonte ca kohe aty dhe dilte perseri me duart ne xhepa rrugeve.

Nuk mund te kaloje kjo ngjarje pa dale pergjegjesit ne rradhet e drejtesise qe e kane liruar kete kriminel me damke.

thone qe ka qene krahu i armatosur i Olldeles. A eshte e vertete Blloko?

Po, po, ka qene si puna e Mark Markut, deputet dhe njeri i letrave qe ne zgjedhjet lokale me duket kishte qene komisioner i Olldashit, PS-ja, kishte gjetur ca Mark Marka me precedente penale dhe thonte qe ky ka qene njeri i Olldashit. Marku Marku, ky i verteti, ky qe kishte qene komisioner nuk kishte pasur te beje kurre me burgun. PS-ja si gjithmone iku me bisht nen shale, si qen i rrahur.

ok mire qe me sqarove. Se cfare nuk sajojne per te inkriminuar anetaret e qeverise. A thu se jane te gjithe kriminela si sali-u. 

NeoBllokmeni, si eshte kjo puna e Markut, se me duket se sikur nuk shkojne bashke, edhe njeri i letrave edhe i kriminalizuar. Si eshte kjo pune. 

po pres per x-ray te situates nga Bradi....

pa shiko, e paskan pasur dhe e kane liruar, dhe tani kan goj te flasin qe "do vihet ligji ne vend" dhe nje here.

pervec fatkeqit, me duket nje pune qe dregon hapur pa aftesine e VENDIT jo thjeshte shtetit tone

E kapen? Mire bone. Le ti boje nja 4-5 vjet burg per vrasjen tashti, qe ta marri vesh qe ktu ka shtet.

... jo sepse eshte kriminel por thjeshte "qe ta marri vesh qe ktu ka shtet" haha perfekt

Duhet parë më mirë kjo puna e kësaj vrasjes së këtij komisarit. 

Sa afër gardhit të kryeministrisë ishte komisari kur e kanë qëlluar? Se po të ketë qenë afër gardhit...e paska merituar.

rahmet paste ky robi po kjo Kerrnaja po behet sinonim i Kucit njehere e nje kohe. Ku i paska pas gjith kto burra mer vlla?

Kryekomisar Tahiraj ndodhej në zonën e Katund-Sukthit për të zbatuar një plan masash të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, për kapjen e personave të pajisur me armë pa leje.( versioni zyrtar)

`plan masash!` cfare genjeshtre. mashtrimi! 

Si zbatohet `plani i masave` vetem pa asnje eskort ose grup shoqerimi ? Flitet se te dy viktima dhe krimineli ka qene bashke duke biseduar!!!smiley

Duhet me qite konopin.

he he...po mundohet te hiqet fokusi nga fakti qe Xhaka dhe kumandari bonin muhabet per qejf...

Xhaka do ket qen tu ja dhon automatikun shefit qe mos ta kapshin tek postoblloku 500m me siper per kontroll armesh...dhe i ka njec gishti tek kembeza....kumandari nga besimi i tepert e kapi tek gryka kallashin, xhaka s'e mate naiher ne sigures kallashin. 

ca me bo, kshu aksidentesh ndodhin.

po nr i kumandarit, mos ishte gje tek celulari i Xhakes?

 

qekam gabu, e paska qelluar 'pas shpine'... nxirrini vet konkluzionet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).