Prigione

Rinchiuso in questa torre di carne espio la colpa di essere nato,

Stretto è il letto, dove dorme su di un lato il mio fiume prosciugato,

Fuori d’azzurro colorano il tramonto le anime di chi se n’è andato,

Dentro rauchi cinguettano gli uccelli di coloro che mi son rimasti.

 

Burgu

Ngujuar në këtë kullë mishi shlyej fajin e të qenit lindur,

I ngushtë është ai shtrat, ku fle brinjazi lumi im i shterur,

Jashtë kaltërojnë muzgun shpirtrat  e atyre që kanë ikur,

Brenda cicërojnë ngjirur zogjtë e atyre që m’ kanë mbetur...

 

Përktheu në italisht: Matteo Pulizzi

11 Komente

Në të vërtetë prurja është sjellë për të diskutuar përkthimin e Matteos nga shqipja e se si është sjellë në italisht e jo vetë poezinë. Sidoqoftë ndiehemi të nderuar nga dashamirësia, qoftë kjo edhe jo në vendin e duhur.

http://www.myvideo.de/watch/7278070/Tina...

S'jap dot mend aty smiley

Por ja edhe nje te fundit, bema kabull. Ai varg me kujtoi nje te njohurin tim ne Atlanta, tip shume simpatik qe njihte gjithe mitologjine amerikane (Star Wars-et dhe videogames-et, natyrisht) dhe restorantet pa fund te asaj qe quhet "greater metro area". Kjo e fundit na ka sherbyer per ca pervoja te mira. E para jo dhe aq - me perjashtim te serise komplete te jedi-ve qe u pane me detyrim. Ai shoku, e quanin Dan, thoshte gjithnje per trupin e vet "une e di godinen ku perkohesisht jam i denuar te jetoj" smiley

Ndjese per cdo devijim, tani ua le radhen atyre qe marrin vesh nga puna (nga perkthimi dhe nga italishtja).

Jam nje italian qe ka mesuar shqipen ne 1991 me refugjatet qe erdhen sokohe ne vendin tim. Qe athere merrem me letersine shqipe dhe me studime albanologjike (ne kohe te lire ). Ky s'ishte ceç nje orvatje e varfer te perkethej vjersha ne gjuhen time nene. Te ruash permbajtjen e tekstit dhe njekohesisht te rikriosh muzikalitetin (asonancat rimat...) nuk eshte gje e lehte, prandaj kerkoj ndjese nese rezultati nuk eshte ne nivelin e duhur. Cdo koment-sugjerim eshte ntyrisht i mirepritur.

 

 

Pergezime Matteo! Me duket nje perkthim i arrire, qe ka ruajtur rimat, ritmin dhe asonancat. Psh ne vargun e  e dyte ne shqip kemi asonancat ne fjalet  "ngushte" "shtrat", "shterrur" .Ne perkthimin italisht kete muzikalitet e krijojne fjalet stretto, letto, lato.

Vargu i katert ne italisht madje ka nje muzikalitet me te embel se sa ne shqip.

ja ke dale shume mire.e lexova tre here ne italisht duke u munduar te gjeja sinonime por nuk dilte me mire. kam disa dyshime per sa i perket disa fjaleve p.sh; kulle=torre?,shtrat=letto?.mbi te gjitha pergezime per mundimin se nuk i humb gati asgje vargut.

Jane transportuar nga nje breg ne tjetrin te gjitha fjalet pa perjashtim, por kam dyshime nese italishtja arrin ta pranoje natyrshem kete lloj vargezimi dhe kete lloj leksiku. Nese mundem, do te sugjeroja te pakten nje thyerje te vargjeve gjate perkthimit. 

Nëse më lejohet të shënoj edhe unë diçka, jo për përkthimin (nuk ia lejoj vetes këtë,pasi nuk jetoj në Itali), por për problematikën që ngërthejnë disa fjalë, thellësisht shqiptare, për të cilat nuk do të dija se si mund të jepeshin një më një, si p.sh.: ngujim (hakmarrje, mbyllje, kanuni lekë i Dukagjinit: gjithashtu në një semantikë më largët: bunker, roje, Spaç) në gjuhën e huaj që njoh më mirë, gjermanishten.

Ndaj e vlerësoj përpjekjen e dashamirësinë e Matteos (1000 grazie!), por edhe e kam të qartë dilemën që shënon finisterre. 

personalisht do te kisha perdorur keto fjale ne perkthim;

 

 

 

Rinchiuso in questa torre (gabbia) di carne, espio la colpa di essere nato,

Stretto è il letto (giaciglio), dove(dov'é) dorme(coricato) su di un lato il mio fiume prosciugato,

Fuori, d’azzurro colorano il tramonto, le anime di chi se n’è andato,

Dentro rauchi cinguettano gli uccelli di coloro che mi son rimasti.

 

Faleminderit alke per sugjerimin. "Gabbia" (=kafaz ne shqip) mund te shkoje shume mire, bile me mire se sa "torre" (=kulle). Por "giaciglio" nuk besoj se perkethen mire fjalen "shtrat". Parasegjithash eshte nje fjale tash jasht perdorimit ne italishten e sotme, qe megjithate mban nje shije te bukur dhe te lasht, e dyta "letto" perdoret ne italisht edhe per krevatin sidhe per shtratin e lumit, tamam si fjala "shtrat" ne shqip.

shtrat tashme ne shqipen e perditshme ka perdorim shume te paket per te nenkuptuar vendin e fjetjes.me e shumta perdoret krevat.pak a shume si giaciglio

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).