Në ditën që u kushtohet lutjeve, në vende të ndryshme islamike ka shpërthyer zemërimi për filmin që fyen Muhametin, prodhuar në SHBA. Të paktën dy të vdekur në Hartum, dy në Tunizi, një në Tripoli, një në Kairo...

E premte zemërimi në mjaft vende myslimane: nuk po platiten protestat kundër filmit anti-islamik të prodhuar në SHBA me rastin e 11 shtatorit, e që u bë shkak për sulmin në konsullatën amerikane në Bengazi, Libi, ku humbën jetën ambasadori Chris Stevens dhe tre funksionarë të tjerë amerikanë. Protesta të dhunshme kanë ndodhur edhe në Jordani, Jemen, Siri, Gazë dhe Jeruzalem, deri në juglindjen aziatike. E tensionuar është situata edhe në Egjipt e Tunizi, ku selitë diplomatike amerikane janë vënë po ashtu në shënjestër, kurse në kryeqytetin sudanas Hartum janë sulmuar edhe ambasadat gjermane dhe britanike. I rëndë bilanci i viktimave: dy të vdekur në Tunizi, të paktën dy në Hartum (por disa burime flasin për tre ose katër viktima), një në Kajro dhe një në Tripoli në Liban, pikërisht ndërsa Papa mbërrinte aty për një vizitë treditore dhe bënte thirrje për paqe. Të plagosurit kanë qenë me dhjetra. Pas kësaj vale të fundit të dhunës, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një skuadër speciale marinsash për të mbrojtur selinë diplomatike në Sanë, Jemen.

Manifestuesit edhe sot kanë vënë nën shënjestër përfaqësitë amerikane duke protestuar përpara ndërtesave dhe duke shkaktuar përplasje me policinë afër ambasadës amerikanë në Hartum, Sudan, ku një grup demostruesish mundën të çanin kordonin rrethues. Nga brenda ndërtesës janë dëgjuar të shtëna. Bilanci i viktimave është akoma i paqartë. Të paktën dy persona kanë humbur jetën, por tv Al Arabiya flet për tre të vdekur, ndërsa Al Jazeera për katër.

Manifestuesit kanë mundur të hyjnë edhe në kompleksin e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe: turma ka mundur të çajë kordonin e policisë përreth dy përfaqësive. Flamuri gjerman është ulur dhe në vend të tij është vendosur një flamur islamik. Stafi nuk është prekur: kjo sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle.

Në Tunizi, turma ka shembur barrikadën përpara selisë diplomatike amerikane, ndërsa policia ka lëshuar gaz lotsjellës dhe ka qëlluar në lartësinë e njerëzve. Rreth dhjetë manifestues janë kacavjerrë mbi muret e ambasadës duke shpalosur flamurët e zinj të lëvizjes salafite. Personeli amerikan është evakuuar, kurse policia ka bërë të ditur se dy demonstrues janë vrarë dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Manifestimet kundër filmit blasfemues janë përhapur në mjaft vende, nga Lindja e Mesme në Azi. Në Kajro demonstruesit kanë qëlluar me gurë policinë dhe kanë hapur rrugën deri tek ambasada amerikane. Një makinë është përmbysur dhe i është vënë flaka përgjatë rrugës që nga sheshi Tahrir shpie në përfaqësinë diplomatike amerikanë, ku kanë qenë vendosur blloqe të mëdha çimentoje. Sheshi simbol i Pranverës arabe është përflakur sërish dhe protestat janë shtrirë deri në zonat e “kornizës”, bllokuar nga forcat e policisë. Një person ka vdekur.

Në Sinai, Egjipt, islamikët kanë sulmuar bazën e forcave ndërkombëtare: katër vëzhgues kolumbianë kanë mbetur të plagosur. Sulmuesit i kanë vënë zjarrin strukturës dhe e kanë rrethuar me dhjetra kamionë të pajisur me armë auomatike. Me të hyrë brenda ndërtesës, i kanë vënë zjarrin një mjeti dhe kullës qendrore, dhe kanë rrëmbyer armë dhe mjete komunikimi.

Në Libanin verior, në Tripoli, qindra ekstremistë kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrin një Kentucky Fried Chicken, një zinxhiri fast foodësh amerikanë. Bilanci i dhunës është një i vdekur dhe 25 të plagosur.

Protesta ka mbërritur edhe në Gazë, ku mijëra vetë kanë rrahur rrugët e qytetit në Rafah, megjithëqë Hamasi dje i kishte ftuar qytetarët që të mos merrnin pjesë në manifestimet që priteshin pas faljes së të premtes. Me në duar flamuj të Hamasit dhe lëvizjeve të Xhihadit, mijëra vetë kanë thirrur “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit”.

Në Teheran, me mijëra kanë zbritur në shesh duke lëshuar po të njëjtat parrulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Dje udhëheqësi iranian, ajatollah Khomeini, kishte lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj Sheteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me filmin “blasfemues”, duke i quajtur “sionistët dhe qeverinë amerikane” përgjegjës për prodhimin e filmit dhe të dhunës që e shoqëroi.

Tension edhe në Jemen, ku pas sulmit kundër ambasadës amerikane të rreth dy mijë manifestuesve në Sanaa, Shtetet e Bashkuara vendosën të dërgojnë një skuadër speciale marinsash për të mbrojtur selinë diplomatike.

Zemërimi ndaj filmit për Muhametin ka mbërritur edhe në juglindje të Azisë: dhjetë mijë vetë kanë organizuar manifestime në Daka, Bangladesh, dhe janë përpjekur t’i afrohen ambasadës amerikane. Turma e grumbulluar përpara xhamisë Baitul Mukarram, ka djegur flamurët amerikanë dhe izraelitë duke i kënduar profetit dhe duke hedhur parrulla.

Manifestime edhe nën ambasadën amerikanë në Xhakartë, kryeqytet i Indonezisë, ku më shumë se 300 fundamentalistë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, kanë dënuar filmin që “ofendon profetin e Allahut” duke e përkufizuar “një shpallje lufte”. Rreth njëqind demonstrues të minorancës shiite kanë kërkuar që regjizori Sam Bacile të vritet. Protesta më të përmbajtura janë organizuar në lokalitete të ndryshme të Malajzisë. Disa dhjetra përfaqësues të organizatave të ndryshme islamike janë mbledhur përpara ambasadës amerikane në Kuala Lumpur dhe kanë dorëzuar një letër ku u kërkohet autoriteteve amerikane të heqin klipin e filmit nga YouTube, të ndalojë shpërndarjen e tij dhe të dënojnë autorin për “krime kundër të drejtave të njeriut”.

Sot pasdite, dhjetra myslimanë i kanë vënë flakën flamurit amerikan edhe përpara ambasadës amerikane në Londër.

La Repubblica.it

43 Komente

Eh kto jane ftof ne bythe!

Po me gjermanet ckane?

 

"ate dite e xhuma, e heeeeeee..

pa ne Bangladesh cne protesta? keta me jane dukur te qete..

Boria në Brataj ra ooooooooooooo smiley

Po ne Shqiperi pse nuk ndodhi e njejta gje?

Ah po, harrova qe kemi myslimane vetem me mbiemra.

+1

Ore, a e moret vesh se kush del i fituar nga ky filmi?

Sondazhet po japin Mitt Romney ne progression...

Sipas opinionit amerikan Obama nuk eshte presidenti i pershtatshem per ti bere balle nje situate te tille...

Duket sikur po fillojm te jetojme ne epoken e nje konflikti te ri midis ekstremisteve te dy feve te ndryshme.

Nga konflikti i lindjes komuniste dhe perendimit kapitalist po kalojm ne konfliktin e lindjes islamike dhe perendimit kristjan.

Nga pranvera arabe po shkojm drejt dimrit te madh...

"Ne" na duhet nje konflikt. Po te mos jene "keta", do detyrohemi t'i biem Kanadase pasandaja.

Atehere cdo gje qenka e Organizuar,Regjisoret e filmit qenkan Puciste.

He si ta ha mendia ty? Rreagimi i botes myslymane pas karikaturave te Muhametit ne gazetat daneze u pa, tani dalin disa 'regjizor' misterjoz qe bejne nje 'film' 52 dite para zgjedhjeve ne Amerike...

Filmi ka nja 2 muaj qe eshte dhene dhe vene ne youtube,nuk doli dje.

Mbase, por dikush i hodhi benzin zjarrit ne nje periudh kyce ne rrjedhen qe do mari bota ne 5 vjetet e ardhshem.

Mbase ja fus edhe kot, por rrastesi te tilla jan gjithmone teper te dyshimta.

E sigurte fare qe jane puciste,por kot per ta perforcuar,a ka ndonje regjisor me ngjyre ky film?

O PF, se s'te kam pyetur, ne rast lufte e mobilizimi te pergjithshem, ne qellofshim perballe ne, US vs. CAN, si do bojm. ta shkoqisim me kohe muhabetin. Un s'du me u vra per vete.

Bëje si te south park smiley

Sipas rradakes Kanadeze o bo i her lufte me "Kanadane" ne viting 1812..madje tycat thojn se ishin kanadezet qe i vune flaket Shtepise te Bardhe. Kshu qe s'bohet luft mo..hec n'Otava e shif cer keshtjelle o Ambasa e Daja Samit..mu para parlamentit..Te kall daten.

Me vjen te them: shpiken zeron dhe aty ngelen. smiley

Nga ana tjeter mendoj se ka nje dore pas kesaj. Dikush qe kerkon t'i fryje urrejtjes per perfitime te caktuara ose pse jo edhe dikush qe kerkon te beje apelin: Egjypti? Ketu! Tunizia? Ketu! Sudani? Ketu! Shqiperia? Myftiu i Shkodres ketu!... Dicka e tille dmth.

 

Ndoqa disa pjese te filmit. Duket nje film amatorial i sajuar me pak para.

Lajmet thone qe kostoja e tij paska qene 5 milione dollare. Nderkohe qe asgje e sakte nuk dihet per autorin, nje fare anonimi Sam Bacile qe me kujton fjalen "imbecile".

Per mua e gjithe kjo histori eshte e sajuar. Nuk e di se kush ka interes qe te coje ata gjynafqare te varfer e injorante qe te djegin flamuj e ambasada, por persa me perket ky lajm ja ben "muuu" qe eshte nje brockull e sajuar.

Eshte aq e trashe dhe evidente!

Personalisht me kujton ato sajesat e genjeshtrat e kohes se George Bush Junior. Nder te tjera ishte pikerisht ai dhe shpurra e tij qe promuovoi "luften e civilizimeve".

Perendimi ka shkuar ne mars, keta akoma jane shekuj prapa . Hajde injorance, nejse sipas kokes edhe festen, do vuajn shume me ato mend qe kane.

Ka ndonje link a jutubo ku ta shohim kete film. 

Godo, ishte ne anglisht, nuk kuptova asgje. A ka ndonje me perkthim hollandisht. Ne fund te fundit, çfar tregon filmi, per cilat vite/mote flitet, dhe çfar tregon. 

Une i keshilloj qe mos ti versulen kot ambasadave te USA se amerikanet jane lepurusha   ... por asaj gjermane se Bundeswehr akoma me kryq e ka stemen ose ruseve qe i benin nishan afganet per te hapur syte ne mengjes per 15vjet rresht ...per sa kohe qe merren me amerikanet do vazhdojne te bejne qef....nuk i sjell Usa ne binare keto , por duhet te degjojne krismen e Europes qe zejne mend ...

Dicka per Arabet ....Ne kohen e Luftes Kippurit ushtaret Izraelite i therrisnin

O Hasan   ..... dhe ngrihej Atabi nga ana tjeter ..Urdhero ..Tik i koqe plumi . Kjo i beri me te vemendshem arabet dhe ne betejat e tjera fillun me bertite  ata te paret  

O Itzhak..

Izraeliti i mcefun kthete pergjigje pa u ngrite : Kush Foli ?

Ngrehej arabi dhe thoshte :Une ...kuptohet qe hate i koqe plumi smiley

Prej atehere ka dale thenia se ata nuk kane tabele Gjoks ...po vetem Sume ...Keshtu trima ne turme jane si ushtaret e Babasqapit  kur sulmojne Institucionet dhe nuk i vret njeri !  

Ja nje llaf me vend nga idrizi, me ke pelqy ketu, vetem ate me babasqap qe e perdor ven e pa vend e 10 i cik.

smiley oh te marrte e mira te marrte smiley

smiley

Ne Stamboll protesta e se premtes ishte paqesore.  Demonstruesit para, demonstrueset pas, dhe policet me pas.  Nja dy foto sa per nje ide.  Videon s'e shkarkoj dot per raportim gjasme live smiley

Meqe s'e kam pa Ezelin, s'dija mjaftueshem turqisht, po s'ishte dhe aq veshtire per me marr vesh tabelat "Katil Amerika Izrael".

jo, pse, ti gjithnji ke qen mir ne turqisht. smiley

 

Si ishte renditja demonstruesit para ,demostrueset pas e pas policia....wow!!!Ku ishte kjo protesta the? smiley

 

e shikon o emigrant???

Ja perplasi ne fitire austriaku!

ah c'ma boni mishin me kokrra!!! Nuk vdesin bilbilenjte, o JO!

In memoriam, Joerg!!! Me siguri i eshte bere qejfi qe atje ku esht, kur e ka nigju.

http://diepresse.com/images/uploads/4/1/a/406554/ewald-stadler-bzoe-haider20080816123042.jpg

!!!

Pse mu duk si ky per nje moment, pastaj mora fryme thelle dhe u kujtova qe ka vdek.

smiley

s'jan njesoj jo. smiley  ai i pari eshte me i eger, me i serte. dhe alete ka me shume.

Nderkohe qe policet greke... Disa kane varur litarin ne qafe ndersa  te tjeret po perleshen me koleget e tyre

 

 

Greek policemen clash with riot police during a protest about austerity cuts in Athens

 

 

e kanë tepru me tragjedizimin e ngjarjes, policët.

 

well, edhe pse kerkimet e CERN i ndjek me kersheri, zemra ka mbet tek Newton dhe Einstein. smiley

Kot me te pyt, ke qen najher ne Vorarlberg (dhe/ose Tirol)?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).