"Dikur bënin karikatura dhe karikaturat u dolën për hundësh atyre dhe kujdestarëve të tyre. Tani bënë një film."

 

Reagimet ndaj filmit amerikan anti-islam të shfaqur kohët e fundit dhe që ka sjellë reagime të ashpra në botën islame, nuk kanë munguar as në Shqipëri. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari gjatë faljes së hytbes të premten tek xhamia e medresesë së djemve në Shkodër, e ka cilësuar këtë film si fyerje ndaj religjioneve fetare duke theksuar se është një gjë e gabuar të ndërhysh në shenjtërinë e të tjerëve.

Në fjalën e tij, lidhur me këtë film, myftiu Sytari ka theksuar se “kështu jemi të alarmuar të gjithë ne, dhe duhet të alarmohemi në këto ditë kur shohim dhe dëgjojmë se ata të cilët u përpoqën ta vrisnin dhe ta eliminonin fizikisht Pejgamerin tonë sa ishte gjallë, sot kanë bërë një film, filmin e turpit të tyre. Dikur bënin karikatura dhe karikaturat u dolën për hundësh atyre dhe kujdestarëve të tyre. Tani bënë një film. Prandaj ato, të cilët menduan të lëndonin Prejgamerin tonë, në të vërtetë kanë prekur shenjtërinë e çdo feje në këtë botë”. 

Në mbyllje të kësaj hytbe, myftiu Sytari dënoi të gjitha fyerjet që i bëhen besimeve fetare dhe tha se gjithmonë duhet të kemi shpresën e varur në krijuesin pasi do të vijë koha që të gjithë ta shohim ndriçimin e tij që do të na shndrisë të gjithëve.

e. l.

 

98 Komente

të lumtë manush

eshte nje problem  me nje pjese te madhe te besimtareve muslimane, e kam me shume per ata te botes arabe...

keta nuk e kuptojne qe qofte karikaturat apo filmat etj qe prodhohen ne perendim, nuk i bejne e as i sponsorizojne shtetet..  por jane iniciative, ide dhe vepra te artistesh apo grupe artistesh.  dhe ne kuader te mendimit te lire, per normat e shoqerise perendimore, eshte krejt normale.  

...kemi te bejme me  diference te madhe kulture.

pikerisht!
nji egjiptian i intervistum nga BBC thoshte tesktualisht:
- e si paska mundsi te mos e dinte Obama punen e ktij filmit me gjithe ate rrjet te gjere sherbimi sekret qe ka perreth? me siguri qe e dinte po nuk e ndaloi te xhirohej e me pas te vihej ne youtube etj.
Dmth, nuk kish njeri ne bote t'i mbushte atij mendjen se Obama nuk merret me filmat qe prodhohen ose vihen ne youtube. Llogjika ngre duart lart para ktyre

يو تيوب الاميركى!

dhe hajt tu mbushesh mendjen qe keta, dmth artistet perindimore, keshtu ''tallen edhe me krishtin'', ndersa njerezit ketej  qeshin, buzeqeshin, apo thjesht bojkotojne filmin.. sipas rastit.

 

p.s  mbaj mend kur shperthyen protestat, kryesisht ne vendet arabe per shkak te karikaturave qe kishte bere ai danezi..   protestuesit islamike te indinjuar thyenin xhama, digjnin flamure e dyqane e cte gjenin perpapara.. dhe me forta, gerthisnin para kamerave: kujt i thone ata qe  profeti yne, ne islamiket jemi te dhunshem.. ne sjemi te dhunshemsmiley

jo, se nuk eshte pune humori, videoja eshte ofenduese, perdhosese dhe eshte bere e tille me qellim. Pythonat nuk kane ndonje prapavije per te mbrojtur ndonje religjion dhe share tjetrin, ndersa ketu eshte bere me vetedije nje perdhosje e gjerave te shenjta te tjetrit. Njerezit nuk mohojne dot holokaustin, edhe si histori alternative se te denojne me burg ne shume vende, ndersa ketu perdhoset nje religjion.

Belul, me mire nuk do ta thoshja as une. 

Per aq kohe sa myslimanet ne bote do sillen si kafshe, per aq kohe do kete njerez qe do kene arsye per t'iu provokuar. 

E gjithe ndjenja pozitive qe u krijua rreth revolucioneve u shkaterrua per 2-3 dite. 

smiley 

A duhet shtru ne dru myftiu i Shkodres?

A do luaj per ekipin Shqiptar myftiu?

"(CNN) -- The fall of dictatorships does not guarantee the creation of free societies. There is often a period in which we witness the legacy of tyranny. The Arab uprisings have overthrown tyrants in Egypt and Libya, but the populations and lawmakers have yet to grasp that democracy is not only about free elections but creating free societies."  Shqiperi moj Shqiperi...

sepse votimi eshte nje akt qe ndodh nje here ne kater vjet, dhe me shume gjasa veprimi i fundit i nje shoqerie demokratike. 

po ne te vertete shoqeria demokratike nenkupton krijimin e nje sere institucionesh te tjera qe te frenoje pushtetin e politikaneve ne krye, sepse thjesht ajo vota eshte pak. 

smileysmiley

Shume faleminderit 'Bama. Me bere kureshtar dhe kerkova artikullin e plote.

These are people who were born and raised in dictatorships. They are accustomed to thinking that a government controls its citizens -- that a film or documentary cannot be produced without government approval. For decades, this has been the reality of their lives, and they strongly believe that the Western world and its citizens have a similarly controlling relationship between individuals and government.

Ky artikull duhet perkthyer e botuar ne faqe te pare te gazetave. Respekt!

Filmi - i thencin i tille se nuk eshte as film - eshte shume ofendues, por myslimanet qe reagojne dhunshem jane shume larg vete religjionit te tyre. Profeti Muhamed ka qene ofenduar edhe sa ka qene gjalle, bile eshte sulmuar edhe fizikisht. Keta duhet te sqarojne fene e tyre dhe historine e profetit Muhamed jo te sulmojne njerez qe nuk kane lidhje me nje video ne youtube qe e ka nxjerre dikush vetem per te provokuar.

Po qy nga doli?smiley

Kaq e ulët është kjo fe sa shikoni ata që e ndjekin dhe si veprojnë.

Te gjitha fete njesoj jane, thjesht jane ne etapa te ndryshme zhvillimi. Jepini disa qindra vjet kohe dhe do shikoni qe edhe islamizmi do moderohet.

Kostoja e progresit, është e matshme me numrin e budallenjve.

count myftiun in. 

 

duket sikur po kerkojne me qiri qe te kete edhe nga shqiptaret ndonje reagim.

e perse qenka ''i ashper'' ky reagim?

duket shume qesharake perpjekja per tu bere me katolik se papa!

n.q.s se dikush eshte i shqetesuar me te drejte ,per radikalizmin fetar,le te ngreje zerin per arsiminin e tyre ne shqiperi ,dhe nga shqiptare.     le te ngreje zerin per shqiptarizimin e institucioneve fetare dhe udheheqesve te tyre.

ne kete bote asgje nuk eshte falas.  ata ''zemermiret'' qe ndertuan kisha e xhamija me leket e tyre dhe arsimonin falas shqiptaret ne arabi dhe greqi,po presin rezultatet e ''investimit'' tashme.

Per fat te mire para nja 2 vjetesh eshte hapur Universiteti Islamik ne Shqiperi dhe njerez si puna e ketij muftiyt i kane ditet e numuruara ne hierarkine e komunitetit musliman,qe zgjidhet me vota.

Sa per reagimin,nuk me duket aq i ashper sa ce ben gazetarja.Ndoshta eshte me i ashpri ne Shqiperi por jo aq i ashper,kur njerezit perreth nuk ja varin.

U desh te fliste edhe nipi i Zefit per kte çeshtje.

Filmi kishte per qellim vetem provokimin dhe ja arriti. Dhe regjizori ishte çifut, jo amerikan. Filmi ishte nje realizim super skandaloz, por ja arriti te jepte efektin e duhur, sepse myslimanet jane kafshe dhe kafshet jane lehte te provokohen.

 

nuk ishte cifut; te pakten kjo u sqarua me duket

Ishte çifut, leri genjeshtrat e mediave te kontrolluara nga çifutet. Nuk ju vlen te thone qe ishte hebre autori.

Ndoshta. Juve ne Shqiperi i keni me te sakta lajmet se c'ndodh ne Amerike.

Cfare logjike leshi.

Pse mor i uruar, nuk mund te lexojme lajmet e mediave amerikane ne Internet ne ketej?

Po c'te te them une kur ne jemi ketu e i lexojme e degjojme e shohim, e ju atje i dini me mire se mediat Amerikane qenkan ne prone te cifuteve? Te njejtat fjale qe thonte KKK ne vitet 50-te.  Kete po e thone shumica e mediave - apo te gjitha cifute qenkan?

Edhe bredharaku e solli, e ke edhe ketu.

ata të cilët u përpoqën ta vrisnin dhe ta eliminonin fizikisht Pejgamerin tonë sa ishte gjallë, sot kanë bërë një film

Kush ishin 'ata'? Koptiket e Egjyptit?

Omajadet....

   Une nuk  kam asnje medyshje  qe ne kete mes eshte Mosadi, qe ka financuar.Qellimi  eshte teper  ogurzi dhe me pasoja afatgjata...

Qe te jete i  gjithe perendimi, qe duhet te  merret me arabet,....me islamistet.Mjafton te pyesim kush perfiton nga keto  ngjarje? Vetem Izraeli...

   Ky rast per mua eshte dhe nje deshtim i tere struktures intelegjente amerikane....Nuk i falet   Amerikes te  beje te habiturin dhe te jape mesazhe ngushullimi, apo sot te dergoje luftanije ne brigjet e gadishullit arabik apo ne veruin e Afrikes..Valle mos per kete duhesh ngjarja? Dhe...

  Ku  jane masat parandaluese  dhe filtruese te ketyre dukurive me pasoja?

  Epse nuk duhet te dyshojme  se dhe ato strukturat e amerikes, nuk jane duke bere,  si kur jepnin siguri te plota,  se Sadami  kishte arme kimike....?

Ne fakt, tamam tamam vetem atyre ju intereson kjo. Perendimit jo, por edhe revolucionareve te rinj jo. Shihni sa ne veshtiresi jane vene libianet dhe egjiptianet qe po luajne terhiqe mos e keput me USAn nga njera ane dhe militantet e tyre nga ana tjeter. 

Po Izraeliteve mbase po, sepse me diktatoret e vjeter ishin rehat. Ne afatin e gjate dhe atyre ju intereson qe shoqerite islamike te demokratizohe, sepse shoqerite demokratike nuk luftojne njera tjetren. Po ne afatin e gjate, sic ka thene i madhi Keynes, jemi te gjithe te vdekur. 

mund te jete ashtu po fakti eshte se filmi kish kohe qe kish dale po u kulminua ne 11-12 shtator. Data eshte simbol per islamiket ekstremiste. Nqse e kane bere cifutet (per te cilen nuk e vej dot doren ne zjarr), pse pikerisht ne kete date kur amerikanet jane me vigjilente? (njeri prej atyre te vrareve ishte pikerisht spiun). Dmth. kish dhe ka rrezik te jashtzakonshem per Izraelin kjo ngjarje nqse merrej vesh se ishin perfshire. Vec nqse eshte bere me miratim te heshtur nga vete amerikanet po kjo pastaj del ne kufijte e fantashkences dhe teorive te konspiracionit

smiley

boll pra boll, se të vjen inat; përfitojnë ata leshkot e tjerë! 

Si thoni ju shoket e mi, a bejme lexim kolektiv nje dite ? Vepra "Meditime metafizike" te Descartes, gjashte cope jane, s'jane shume. Edhe e diskutojme bashke.

Po ketij kush i tregoi per filmin.

Kujt këtij ?

Muftiut pra.

Islami ka qe me Reconquisten spanjolle dhe thyerjen e ushtrive Osmane ne muret e Vjenes qe "ha" veten. Ne momentin qe Islamit ju ndal rruga per ekspansion, athere dhe filloi degjenerimi shoqerive islamike. Pak a shume qe nga ajo kohe shoqeria islamika ka ndjekur rrugen e zhvillimit te perandorise Romake (qe kur fiset gjermanet i prene hovin expansionist.) Shoqerite islamike kan shekuj qe shqyejne njeri tjetrin me lufta civile, lufta per permbysje despotesh, etj, etj. Do te duhen shekuj qe  bota islame te gjej paqen dhe stabilitetin.  

Do te duhen shekuj qe  bota islame te gjej paqen dhe stabilitetin.

Ne nje "ballpark estimate", aq shekuj sa eshte diferenca e kalendareve hixhri dhe gregorian.

Holle holle kemi te bejme me nje problem puberteti dhe processi pjekjeje.

Ravi sikur thoshte qe keto pune myllen ket funviti. smiley

po edhe ajo qe thot ravi qendron.

s'di si ta them, esht si puna e asaj qe te perqendrohemi te industria, por pa lene pas dore bujqesine smiley

 

Ky myftiu eshte fare anadollak.

Po ku thuhet ne ate film qe eshte qendrimi i perendimit apo i Amerikes o tunxh.... Ai film eshte sipermarrje personale e nje apo dy tre individesh qe s'marrin leje nga shteti or tunxh....

Mendimi eshte i lire per kedo dhe nese ka dikush per tu ndeshkuar lerjani te madhit Zot ta beje kur cdokush te shkoje ne boten e pertejme.

Ne te gjitha fete dhe besimet askund nuk thuhet neper bibla apo kurane te marrin njerezit apo shtazet uret e zjarrit dhe ti bien kundershtarit sepse mendon ndryshe......

Ketu kemi te bejme me nje nate/dite mentaliteti dhe kulture njerezore dhe ska te beje fare asnje fe apo besim fetar....

Kafsheria kafsheri ngelet cfaredolloj besimi fetar te kete frymori.....

Anadollak eshte, prandaj dhe e therrasin Myfti smiley

Nuk me duket ndonje deklarate e ashper. E denon talljen e perbuzjen ndaj profetit te fese myslimane sic e kane denuar shume te tjere.
Reagimi pastaj ne Egjypt, Libi eshte tjeter gje. Ne Benghazi sot psh kishte manifestime ju njerez kerkonin ndjese ambasadorit amerikan te vrare "Chriss na fal" dhe denonin ekstremizmin fondamentalist.

Deklarate e "nje kleriku", dhe teper e moderuar. Nuk ka ashpersi ne deklarimet e tij..Rendesi ka qe kleriket shqiptare deri tani kane mbajtur nje qendrim dinjitoz.

Ne anen tjeter kemi zhvillime interesante..

Papa Benedikti ne Liban ben thirrje hapur per ndarjen e shtetit nga feja. smiley

Para disa ditesh ne TCH po jepnin pjese te Arber Xhaferrit. Pak a shume e permbledhur:

Ne shoqerite krishtera perendimore, ndarja mes pushtetit te perandorit dhe kishes gjeti bazen e vet ne thenien e Krishtit "Jepi Cezarit ate cfare eshte e Cezarit, jepi Zotit ate cfare eshte e Zotit". Ne shoqerite islamike kjo ndarje nuk ka ndodhur, kalifi nuk eshte thjesht autoriteti suprem politik, por perqendron autoritetin fetarin si udheheqes shpirteror.

tallesh? 

Lexo nëntitullin:

Dikur bënin karikatura dhe karikaturat u dolën për hundësh atyre dhe kujdestarëve të tyre. Tani bënë një film

 

Mua me pelqen shume fjala 

atyre dhe kujdestarëve të tyre

Eh qe s'ka nje emoticon me dike qe terheq poshte me gisht qepallen e syrit te djathte sic bejne nga jugu kur thone "mua do ma hedhesh ti mo?"

Tip furbo ëëë smiley

kokorroç ballkanas mre, që "i di të gjitha".

 

E cfare ju dolen per hundesh o idiot myfti!

Edhe per karikaturat u vrate e u prete mes vetes.Nja 50-60 muslimane te vrare nga policia po muslimane.
Edhe per kete film (qe sa e pashe dhe ishte komplet film idiot) po vriteni mes vetes.

Po ja vlen te vritesh per ate film ore,se sa e pashe?

Po filma si ai ,bile dhe me keq pornografike,qe ironizojne Krishtin dhe Krisherimin,ka me ton ne Perendim ore?Po te kishin trute tuaj kushedi se cfare duhej te ishte bere ne Perendim,rrezik asnje nuk do te ishte gjalle sot.

Po clidhje ka Obama me ate film ore budallenj?

Po gjermanet clidhje kane me ate film?

Idiotizmi ne Lindjen e Mesme nuk paska kufi!

Problemi i kesaj deklarates se Myftiut eshte se te gjithe te rinjte myslyman pas fjalimit te tije do duan te shohin 'filmin' ne fjale.

disa do preken, disa do nexehen dhe disa do perqeshen.

Po te mos ishte bere kaq shume zhurme, rremuje dhe dhune askujt nuk do i binte ndermend te shikonte 'filmin'

Filmi ka dy muaj që është hedhur në youtube, dhe ka plot filma të till. Në Shqipëri 5 kokrra janë nga këta salfistët dhe vetëm han moot në internet, se të dali të bëjn diçka të till te ambasada amerikane do ti marrin njerzit me shpulla jo policia.

Ku e ka bere shkollen imam Muhamet Sytari ?

C'esht kjo pyetje?! Nuk kuptoj!

oh cer plehre

po per vrasjet nuk tha gje ky?

si mor nuk denoi barbarizmin e atyre qe terhoqen zvarre kufomat ne amabade. Si nuk i denoi njerezit qe i kputen qafen ambasadorit gjasme ne emer te islamit

Ca eshte kjo attitude prej kriminelesh...ncqqqq

ketyre u ka shplare trute arabia jane largu fare prej kombit!

Jo vetem qe nuk shprehu keqardhje per vrasjet dhe barbarizmin por me kete shprehjen me poshte edhe i perligji ato:

"Dikur bënin karikatura dhe karikaturat u dolën për hundësh atyre dhe kujdestarëve të tyre. Tani bënë një film"

Eshte per te ardhur keq qe nje udheqes shpirtror i nje feje, dhe teorikisht njeri i zgjuar, te mbaj nje qendrim te tille.

Po te kishte qene pak i ndricuar, sic shpreson te jete nje dite, do kishte denuar blasfemin e filmit dhe barbarine e besimtareve!

Puna eshte qe te dihet se cfare nuk tolerojne myslimanet. psh dihet qe per motren nuk te fal njeri ne shqiperi, apo per kanun. Ndersa per myslimanet deri tani une di vetem qe nuk lejohet me tall ... me Muhametin. Por a kane edhe ndonje gje tjeter merak qe duhet ta kemi ne vemendje. Psh me kollaren kane ndonje problem? Apo me pantallonat cik si te gjata ketej nga fundi? Dua te di se per cfare duhet bere kujdes kur ke ndonje mysliman afer apo nese shkon ne ndonje prej ketyre vendeve arabe. Qe te mos i ofendojme keshtu si padashje.

Pyetje teper me vend, dhe une nuk e di se cila eshte pergjigjia sakte. Une per vete do i pyesja direkte "nese nxehem shume dhe dua te te shaj roncem, ndermjet motres, nenes dhe fes, cila e shame te djeg me pak?"

Mua mu duk shume perverse ajo vidjo e ktij  tipit , skishte te bente me asigjo qe eshte be psh per Jezusin apo Buden apo Marksin apo Adam Smithin , une pashe ja 12 minuta ne youtube, vallai eshte ofenduse per Myslimonet

Si me e shpjegu shqip , Jezusi  qe punon Mgdalenen ose kur theret femijet ti vijne afer e ka menjen ne tjetr ven ap kur shkon te tregu  mir qe i prish tregun po ne i ve gjobe tregtarve ose punon  motrat e dishepujve etj etj etj  qe do prekte cdo nerv te nje kristiani.mu me vjen turp edhe me i shrujt se ofendoj cdo kristian e mysliman se myslimanet e kane profet Jezusin.

Ps:

Agent provocateur

http://en.wikipedia.org/wiki/Agent_provo...

Kjo ndodhë kur beson në krijesa imagjinare dhe një të vetëquajtur profet që martohet me një 6 vjeçare dhe ndjek nga mbas një fëmijë të jashtligjëshëm që vetquhet mbret.

Kto  nga ty po i nigjoj, me ca logjike deduktive apo induktive te te besoj une ty???

Kush të ftoj për ti besuar? Unë thash atë që besoj unë.

e shpjego pak clidhje kishte vrasja e ambasadorit amerikan djegjet shkatrimet masive te orkestruara,me filmin? .

filmi eshte film, ka thjesht nje autor eshte thjesht film, cdo njeri  eshte i lire te shpreh cte doje mendime e veta,  filmi,  mund te jeti i mire, mund te jete i keq, (ne menyre ekstreme ofenduese), dhe kjo duhet te justifikohet me masaker?!!!smiley pse ambasadori ishte autori i filmit?

Jo mer jo se sje i lire te shprehesh cdo mendim

pse ?

sepse

Di gjo un ca lidhje kishte , une po flas per filmin

Meqe nuk e di c'lidhje kishte...

Te duket normale te vriten aq njerez sa po vriten (e do vriten) nen justifikimin e nje filmi realizuar nga disa injorante?

Nuk u vra njeri nga ky filmi me poshte... edhe ai tallte fene e krishtere, pati protesta po nuk u vra njeri.

http://en.wikipedia.org/wiki/Monty_Python's_Life_of_Brian

Mendon se ata ekstremistet e krishtere amerikane jane me mire se keta ekstremistet myslymane? 

Populli i ketyre vendeve duhet te distancohet sa me pare nga keto akte te dhunshme. Duhet te dale kundra sjelljeve te tilla ne publik dhe ti denoje ndryshe do vuajne akoma, sic kane vuajtur gjer tani. Rebelet, ata qe futin xixat, kete pune kane, per kete paguhen (nga te dyja palet flas).

Myftiu dhe prifti te rrine urte e te predikojne fjalen e zotit, kjo eshte detyra e tyre!

 me qe the , filmi ishte pervers mu duke sikur e kishe fjalen se justifikonte dhunen! smiley

Mu duk kshu mu duk ashtu , pse kshu flitet?

nuk flas me jo, terhiqem! 

Hej, hej, mos kujtoni se te krishteret jane me shume te duruar kur vjen puna tek jezusi. Nuk te falin as ata, madje nobody fucks with the Jesus se shkon gjaku deri ne gju

mu njelloj si me Muhametin

O thep, kam një quiz të vogël për ty, para se të fle.

Nga kta robt që kanë marrë pjesë në këtë temë, gjeje kush ka votu PD-në. 

Nje myfti myslyman qe reagon ashper, prej asaj pak Shkodre katolike qe na ka mbetur, duke perfaqesuar zerin obskurantist te nje bote qe teorikisht nuk ka pse te na perkasi. Surreale. Fati ka luajtur keq me ne. Le te shpresojme per nje te ardhme me te mire, mqs. jeta jone nuk eshte thjesht nje pikture e Dalise.

e ka cilësuar këtë film si fyerje ndaj religjioneve fetare

Beni sevap dikush e i shpjegoni gazetarit/es qe religjion dhe fe jane e njejta gje.

Cfare injorance! smiley

hahaha...kjo qenka fantastike smiley!!!

Jasht talibanet nga shqiperia! nuk kemi nevoj per dhuratat e ketij palo myftiut. 

Myftiu nuk ka fol keq. Me besimin e tjetrit nuk ke pse tallesh. Muhameti eshte per myslimanet etalon i moralit, i drejtesise, i divinitetit. Eshte model sjelljeje dhe veprimi. Nuk mund te tallesh me besimin e kaq shume njerezve; nuk mund ta shnderrosh nje shoqeri te tere ne turme duke i ofenduar pikerisht shembelltyren me te persosur qe kjo shoqeri mund te krijoje; e nuk mund te denosh moralisht vrasjen, djegjen, bastisjen e kryer prej kesaj turme, pastaj, duke qene se ne fund te fundit keto jane aktet me normale qe nje turme mund te kryeje. Shkurt, nuk mund t'i mohosh cerekut te botes humanitetin e vet, e te besh moralistin pastaj, se si nuk qenkan njerez keta.

Plus qe, cudi eshte me ju! Pikerisht ju qe ju hipi gjaku mbi koke kur u degradua Skenderbeu nga nje plan mitik ne nje plan historik, qe u shnderruat ne irracionale mosmarrveshes nga i madhi ke i vogli, kaq te veshtire e keni te kuptoni se njeriu mund te shnderrohet ne kafshe kur planin hyjnor ia degjenerojne ne ate fare farse? Disa gjera jane knee-jerk reactions. Dhe gjerat qe kane te bejne me besimin, jane te tilla. S'kane pse ngacmohen, perndryshe, kush i ngacmon, i "del per hundesh."

Te kuptuam dhe ty, ik bashkoju turmes tani.

Me vjen mire qe me kuptuat, po kot per kuriozitet, sa veta jeni aty mbrapa pseudonimit Tafuti, pasi shoh qe po flisni ne shumes? Shpresoj mos jeni turme!

Myftiu ka fol shume keq, sepse nuk i ka fol myslymaneve shqiptare ne pergjithesi, por eshte domosdo i paguar nga ata qe merr donacione t'i beje endorsement dhunes. Shume mire nga ai film i bie qe te krishteret te revoltoheshin se myslymanet na kane vrare, perdhunuar etj. Por nje film idiot nuk eshte baze faktike qe te nxise urrejtje. Balancat ne miliarda njerez revolte jane te njejta. Une jetoj ne Middle East dhe e kuptoj ndoshta me mire se shume ketu se cfare ndjeshmerie ka ndaj fese myslymane dhe cfare respekti tregohet nga te krishteret. Myslymanizmi ne Shqiperi eshte shqiptar sic eshte myslymanizem palistanez, egjyptian, libian, pakistanzez, sipas perkatesise etnike. Ne Shqiperi nuk ka baze per nxitje dhune per fene, pavaresisht se kohet e fundit po behen perpjekje per te percare veriun me jugun qe pak a shume ka edhe nje fije perkatesie fetare: veriu myslyman e jugu i krishtere. Dhe te mendosh qe kjo po nxitet nga elita ne pushtet me rishikimin e historise. Mos harro se kemi Kosoven me pjesen me te madhe myslymane, ne perpjekje per identitet, para nje Serbie te krishtere. Keto jane balanca shume delikate ne rajonin tone, dhe te behesh pale me dhunen, sic ben myftiu ne fjalimin e tij, eshte e papranueshme.

Te sjell nje shembull konkret. Te premten ne Jerusalem pati rreth 50,000 worshipers qe shkuan tek Al-Aqsa mosque, dhe myftiu gjate faljes nuk tha as edhe nje fjale per filmin. Kjo quhet mencuri fetare, derisa marrin persiper te jene barinjte morale dhe shpirterore. Pati nje turme 500 veta te cilet u shperndane per 10 minuta nga policia, kur moren drejtim per tek konsullata jone.

Fatkeqesia eshte se ne ato vende ku po dhunohet jeta e bashkombesave te tu dhe te mite, si e dhe prona jone; ku nuk te sigurohet dot jeta (kur e kane per detyre sipas te gjitha ligjeve nderkombetare ta mbrojne), do te thote se nuk eshte ceshtje dhunimi te idealit fetar. Eshte thjesht nje harte statistikore ku ekstremizmi ka bazat me te forta dhe siguria kombetare ne keto vende le shume per te deshiruar. 

Nuk jua le njeri t'jua dhunojne perfaqesite e tyre diplomatike ne Amerike. Dhe Amerika shquhet per te krishtere konservatore.

 

Kur u degradua Skenderbeu, nuk u vra njeri, dhe nuk u dogje gje, kishte thjesht reagime ne shtyp ne formume shqiptare me shkrime komente etjj, e sikur te ishin arabet keshtu, me reagimet, nuk do te ishte keq!

Por cfare  `plani hyjnor` eshte ai kur therret njeriu si kec se se nuk eshte dakort me turmen ? kur nuk eshte i lire te shprehet te shfaqet ashtru sic eshte? ..kam pare ne u tube njerez qe therren, gra qe vriten, rrihen si kafsh e eger nga keta "hynoret" vetem pse mendojne ndryshe, qe shprehen thjesht kundra, dhe  per kete ata duhet ta paguajne, ti dali jeta nga HUNDA, tu priet koka ne publik, te rrihen si kafshet me kamzhik dhe thupra ?

Lereni more  keto filozofria per planet hynore te turmave, se nuk jemi 2000 vjet mbrapa! Dhuna e `dala prej hundesh` ne asnje menyre nukduhet te justifikohet me `planet hyjnore` sepse jeten njeriut ja ka dhene perendia dhe vetem perendia duhet tja marri! 

Sipas meje,besimtaret fondamentaliste jane ushtria e njerzve te pagdhend ne asnjefarefeje.Si te tille, jane nje mine qe prsin vetem nje shkendij me shperthy.

pjeserisht dakord me ty pjeter.. po te vesh re, udheheqesit  dhe frymezuesit e te pagdhendurve, jane aspak te pagdhendur.. bile te shkolluar mire me gjuhe te huaja etj...   

te pagdhendurit e vertet, as nuk e dine se ceshte you tube, bie llafi, e jo me te kuptojne se clloj filmash luhen atje..

Po t'kishin dy gram tru,do te kuptonin se detyra e tyre si besimtare te mire ,eshte te falen dhe ta bejne jeten e tyre, sipas parimeve te fese.Krishti apo Muhamedi, i dalin vete zot vetes(pernryshe u rrofte se jane Zota smiley ),nuk jane krathate dhe s'kane nevoje per ndihmen e tyre.smiley

''thate qe jeni njeri i perendise,  shikoni punet  e perendise.... per te tjerat vendi ka zot.smiley  (po thua tismiley)

Po c'film leshi. Ai ishte film amator qe e bej dhe une. Ata jane mesjetare. As e kane pare filmin. Ku te mamase e pane? Tek bytha e gamiles? Ai eshte thjesht justifikim i grupeve per te bere ate qe duan. Dhe rrezik po vete myslimanet e kane bere, per te ngritur popullin ne kembe. Egjiptian ishte ai qe e kishte bere.

Dhe sa per mentalitetin e tyre, shikoni si e kane edhe ne media dhe me VIP-at, qe supozohet te jene pak lart. Mesjetare hesapi. Ku dreqin s'u zhduk per 50 vjet tek ne. 

http://www.youtube.com/watch?v=TzSkoK4sIJ4

Sikur te kishin vazhduar ato kryqezatat e te kishin pasur sukses para shume shekujsh, bota do te ishte 100 here me mire.

p.s

Po ky loqja i Shkodres c'do qe e barazon veten me myslimanet arabe?

Myftiun Muhamet Sytari ..duhet me e cu me pushime ne Serbi nja dy jave... te gjitha te pagume...te merrte dhe Shefqet Krasniqin me vete s`ishte keq .... a vijne  a nuk vijne  mbrapc nuk eshte me pune per ne ...

Ik more Myfti distancohu nga islami dhe pejgamori juaj. Shifni punet tuaja ne Shqiperi, shifni islamin atje dhe mos u ngaterroni me pejgamorin dhe vellezerit qe ju bashkon qurani. 

Me hongri ca kohe ajo "falja e hytbes"; mu desh me e lexu disa here sepse vazhdoja me e lexu ndryshe. Si o kjo puna trunit mer jahu! smiley

smiley ahahahaaa smiley hahaha
a te rafte bythja me fal hytbja kokes hahaha

Imam Muhamet Sytari, ne vend te protestave ka organizuar dhurim gjaku per talasemiket, shperndarje librash, shfaqje filmi per jeten e profetit Muhamet.
http://www.myftinia-shkoder.org/

Kjo eshte per tu pershendetur. Reagim i qyteteruar

Ke gjetur Zotin ?

Po nuk e gjeti njeri per 30 dite , eshte i yti !

Une mendoj, qe besimi eshte ceshtje shume personale per tu diskutuar blogjeve interneti.
Iniciativa si ajo me siper per dhurim gjaku, shperndarje librash, ne vend te protestave me djegie flamujsh, jane per tu lavderuar. Keto iniciativa nuk bejne buje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).