Gazeta e njohur gjermane, Die Welt, ka publikuar një reportazh të gjatë të gjermanit Alan Posener, një maoist i dikurshëm, që rikthehet në Tiranë, të cilën e kishte vizituar në vitin 1975.

Posener kujton se kur u ul në Tiranë 37 vjet më parë, edhe miqtë nuk ishin të gjithë njësoj. Fillimisht zbritën kinezët, më pas gjermanët. Ai thotë se e dërguan direkt në berberhane për të shkurtuar flokët. Posener shfaqet në një nga fotot e mëposhtme në vitin ’75 me një dosje me veprat e Enver Hoxhës.

Ritakimi me Tiranën është befasues për të. Ndërsa atëherë nuk kishte makina, tani ai thotë se Shqipëria ka dendësinë më të madhe të Mercedes-ave në botë.

Ai shkruan se grupi i turistëve gjermane ka pak frikë, pasi kanë dëgjuar se kriminaliteti në vend është i lartë, por shton se e kanë qetësuar duke i thënë se për shqiptarët miku është i shenjtë.

Nuk është se i pëlqen aq shumë vendi ynë, sidomos thekson faktin se qytetet e bregdetit janë masakruar nga betoni. Vendet më të bukura, janë ato ku nuk ka shkuar rruga, shkruan ai. Ai thotë se ekziston edhe frika e tërmeteve, por shqiptarët nuk para e vrasin mendjen për ndërtimet pa kriter.

Sipas tij, hotelet janë të mbushura me kosovarë. “Ndoshta pëlqejnë zhurmën, ngjyrat, dendësinë e njerëzve dhe faktin se janë lirë dhe mund të hanë sa të duan,” shkruan ai.

Ai përmend faktin se feja nuk është shumë e rëndësishme për shqiptarët, ndërkohë që më shumë vlen besnikëria ndaj strukturave klanore. E mërzit ndoshta fakti që nuk gjen gjurmë të monumenteve të komunizmit, sidomos në Gjirokastër, ku është shtëpia e diktatorit.

Përmend që Skënderbeu është heroi ynë kombëtar dhe thotë se këtë emër kishte edhe një divizion shqiptar që luftoi serbët përkrah nazistëve. Pastaj shton se shqiptarët dhe serbët, edhe pse në konflikt mes tyre, pretendojnë se kanë qenë mburoja e kristianizmit kundër perandorisë osmane.

Ish- maoisti thotë në fund se Europa mund të mësojë nga shqiptarët për tolerancën fetare, kurse Shqipëria mund të mësojë se si të luftojë korrupsionin, por edhe se si të pastrojë mbeturinat dhe të largojë paragjykimet. Tek e fundit autori në kërkim të identitetit kombëtar shqiptar gjen vetëm një konstrukt romantik në një vend ku kanë kaluar me mijëra pushtues. 

 

 

 

67 Komente

e çer pastaj aman....

E paska pëlqy Enveri kte Maoistin kur e ka pa me kto brekët.

kjo berbehanja qenka për monument kulture. Dhe tabelën me fantazi ma , bardh e zi me sfond kafe. 

Po mire floket ja shkurtuan,po pantallonat si nuk ja zgjaten?!

I ngjan do jetê fshehur pas atyre "thashethemeve" a akuzave  qê i nxorrën.Ky maoisti e zbuloi.

jo, gjermani qenka i fiksuar me bereber(hanet)..   sapo mbrriti ne Shqiperi, ne 75-en,   e paskan cuar te berberi per te qethur floket thote..

Belulo mu kujtua tani. Ky berberi mos është Berberi ynë mor aman se u fêlliqëm

lere mor se ky berberi paska betonizuar mjedisin maskarai.. shih cnatyre e bukur rrotull.. koder e bute, jeshil'llek gjithandej...

nderkaq,  me pelqeu shume tabela.. ne fakt  ne fillim mu duk:  berber + dicka tjeter.  akullore ,pershembull..    po kur vura lentet e kontaktit..  pastaj syzet nga afer, e me pas syzet qe shoh nga larg,  vura re se ajo  shenja, nuk eshte +,  por gershere..smiley  dmth e qarte edhe per analfabetet qe nuk dine te lexojne..  kuptojne figurat, gershere dhe furce rroje me shkume.smiley

smiley. e ke gabim Aty kanë qenê zyrat e sektorit tê kooperativês   ai veç se e ka vênê në shfrytzim.

Mesa une konstatoj, kjo foto eshte bere me 1975 dhe ajo kolibe do te kete qene nisur per qender brigade, por pastaj meqe kishte shume nevoje per qethes kooperativistesh, kryesia vendosi ta beje berberhane. Biles, po ta shohesh me kujdes, berberi eshte nga qyteti!!

konstatim i gabuar kuazo.. mjafton te krahasosh ngjyrat e fotove, atyre me siper;  marksisti gjerman me veprat e E.H  ne dore, gjithashtu fotot  me fletrrufe,  dhe  foton e berberit..  duket qarte cilat foto jane te 75-es  dhe cilat foto jane aktuale..  dhe fotoja e berberit eshte aktuale... vecse berberi ka qelluar demode..  paska akoma pantallona terital, ngjyre tulle, kauboj..smiley

Dakort, me ngjyrat e fotove, kjo e berberit ben ndryshim me ato gjysem bardh e zi te vitit 1975, por, por, 

 paska akoma pantallona terital, ngjyre tulle, kauboj..smiley

dhe po te shikosh foto e tanishme duket qe eshte vere pasi jane me veshje te lehta, ndersa ky berberi yne jo vetem me perpajse te viteve 80-te por edhe me golf te zi! lol

po varet ku dhe kur e ka bere foton.  p.sh po ta kete bere diku ne mengjes  dhe zone disi malore,  eshte akoma pak fresket..  prandaj mban golf ai.  plus qe ka qelluar berber demode  dhe katundar..

ndersa po te shikosh foton e pare aktuale, pas fleterrufes, ndofta eshte vertet dite vere , por  gjermani  duket me kemishe trashe me menga te gjata.. ndersa disa njerez te tjere  prapa tij  kane veshur pulover.

Gjermani ne ate foto me kemishe me menge te gjata eshte ne Kruje, prane kalase dhe duket qe eshte mengjes, pasi hija qe leshon tregon se dielli eshte siper malit pra sa ka lindur. Ndersa golfi i berberit, perpajsja e bardhe, kepucet me majuce dhe sidomos, sidomos pantallonat kaubojs teritali te kombinatit, jane faktete pakundershtueshme qe i perkasin viteve 70-80-te. Vetem nese ka qene ne koma ky berberi dhe eshte permendur pas 35 viteve. lol

ajo paketa ne toke ne te djathte te fotos .... duket si marlboro light smiley

Mos u habit xhanoo se ne shkoder ke akoma djem sokola me pantallona kauboj,floket bisht-pellumbi ku hane akoma ashure te shoqeruar me nje teke ponç.

venuske mos je ti kjo  nusja mi se qenka e bukur si ti . Po kto që i kanë mbuluar me mushama mos janë myslimane dhe s'duan ti tregojnë hiret.

"Fletê rrufe moj fletê rrufe tjap dy t'vetra mjep i t're"

Eshte vertet shume nuse e bukur dhe mua me beri pershtypje.

Moisti ,besoj,do kete rrene ne dashuri me te.smiley

smiley Me berberin thuaj se dhe herên e parê tek berberi e kishin çuar drejpërsëdrejti dhe se trathton dashninë e parê ai. smiley

Ja edhe sot e mesova nje gje: kosovaret dashkan te hane lire ne menyre qe te hane sa te duan!

Se mos harrojme qe kemi luftuar perkrah nazisteve ne Divizionin "Skenderbeu", por per kontekst gjermani na kujton se "Skënderbeu është heroi ynë kombëtar"!

Bastardizmi luftohet me matrilinealitet ne stilin hebre.

Qenka përrallë nga e kaluara përzier me përralla tê sotme shqiptare.

Perralla ne lesh, shendeti prej nesh.

smiley mes nesh e kam ndëgjuar unë.

"e mira mes nesh"

smiley

"Divizioni" Skenderbeg perbehej ne kohen me te mire nga 60 pijanece balliste. Armata serbe e bashkpuntorve te fashizmit (me ne krye Drazha Mihajllovicin) numeronte mbi 12 mije. Gjeje ti tani kush ka luftuar perkrah gjermanve kunder serbve dhe kush perkrah serbve kunder shqiptarve. Ky eshte nje rob ne forme qypi i mbushur plot me klishe idiotike te grumbulluara shpejt e shpejt nga google para se me i ik avioni per pushime.

well, ne internet duket sikur ka qene big deal. pune dreqi. kam pa ne disa faqe, me foto, uniforma e te gjitha. jo pak, e?

Berber gati-tu...

Mire e ka bo qe ka ardh!

Si tha chairman Mao," Every great journey starts with a small step."

Po erdha mo una mo keq se ky maoisti u bofsha...

Pse gjith ky inat  Bey  ?

Jo me ca inoti!

Budgie smugglers for shorts, jesus sandals for footwear, and maoist ideas that take u to Adriatic hotel in Durrsi. Not a great look if u ask me.

I for one would have thought speedos were more appropriate  

 

Po me behet qefi qe Piramida qenka katandisur ne ate gjendje!

Per te tjerat sja vlen ti japesh kaq hapesire nje maoisti dhe antikosovari.

Ne ate gjendje eshte e gjithe shqiperia.

Mentaliteti i doktor adhamudhit eshte kthyer ne filozofi qeverisese  dhe shoh qe paska edhe admiruesit i tije.. Te dhemb njeri sy? --gerryeje ... qe te shpetoi tjetri. Te dhemb njera kembe ?--prije.. qe te te shpetoje kemba tjeter..

 

P/S: Aktualisht ajo mban emrin e Pjeter Arbnorit....

Se mban emrin e Pjeter Arbnorit prandaj u merziten te majtet kur u vendos qe do te prishet?

Bah se besoj!

zere se ta dhashe nje pergjigje nga ato qe ti i meriton.Se nuk ja vlen te me denojne per nje idiot si puna jote, o fwelliqesire.

po sikur (prite Zot)te kete te drejte per kosovaret?

Ne me c'rast i lexojme keto, apo meqe Tema paska mundesi te perktheje nga gjermanishtja? Nese po, pres mendimin e Hurbit dhe peshkperkthyesave te tjere mbi fleterrufene.

shume e dhime kjo puna emrit qe ka piramida. Bo xing nga te gjitha anet, ose tresh cel e mbyll.

se kur qeka e keqe, cne me lazem ia dhan z. Arbnori?

po t'jet e mire, cne me lazem dun me e prish smiley

pune me bythe mo, si cdo gjo.

per mu e verteta eshte tjeter fare, po kto punet e simboleve e ku di une jane me terheq vemendjen - prestigjiatora jon bo per numra shpejtsie, sa mir e msun. edhe vu mileti ktu, mas atij berihaj, ndertesa me e shemtut n'bot, s'shifet me sy tiroma me at varr krimineli etj etj smiley vetem kur te bi piramida besoj qe u xerru komunizmi thoshte njoni smiley  ke pa ti , ej Zot i modh.

a, se harrova edhe ket: ata qe thoshin qe piramida esht ndertesa me e shemtut n'bot, qen po ata qe thoshin qe kinema 17 nentori ishte me e bukur se taj mahall smiley  smiley

s'di pse smiley

vlersimet thone se 85 perqin e tyne s'kishin pa asi film te kino mazhestiku i tyne per arsye topografike ose grupmoshe.

Emo e ke parasysh se ku u vendos Shtabi i Përgjithshëm kur hyri në Tiranë? Dmth ku e kishte zyrën vetë ai (I)Veri  Tmerrshëm, që rriste shokët dhe hante flokët? 

Tani ajo ndërtesa ka tre harqe. Ajo M nuk është për Mehmet Shehu, por për Musolini.  Vetë ndërtesa (e marrë bashkë me bulevardin Musolini dhe Stadiumin që ndërtoi Çiano) ishte maja e Sopatës, simbolit façist. S'po flas për arkitekturën që është komplet façiste. 

Ai I-Veri i Tmerrshëm nuk ia lëvizi tullën asaj ndërtesës façiste kur hyri në '44, kur ne po kacafyteshim dhëmb për dhëmb me bishën fashiste. Kurse ne në 2012, kur kemi 20 vjet që po na ndriçon Dielli i Demokracisë do e shembim Diktaturën atje ku i dhemb më shumë. Para 20  vjetësh i hodhëm Monumentin (vetëm ajo koka na doli kallp)  dhe tani pas 20 vjetësh jemi gati të hedhim edhe hapin tjetër: Të shembim Piramidën. 

Po mos kujto ti mor komunist se do shpëtoni me kaq. Pas 20 vjetësh do i vijë radha Komitetit Qëndror. Dhe pas 20 vjetësh të tjera them se e ka radhën vila e Bllokut. Çdo 20 vjet do e shembim nga një gur të themeleve të komunizmit.

kot e ke, tani s'ma heq dot mo qejfin e Ponit. cfaredo te thush.

pas sandaleve do degjoj "Ishe ti" feat Stine smiley

life is bjutifull!

Gëzoni, gëzoni. Po dardha e ka bishtin mbrapa.

losni, losni... se ju shpon elbi

smiley

 

tekstin s'e lexova, mbase ka shkrujt mire, s'e di, po shume bllah duket burri me ato patallona-breke ashtu. ka qen koha, po te shifni regjistrime te vjetra neshjesh basketbolli ose volejbolli, kshu burrat te gjithe, si me shale grashe me thon. me t'u duk Lakers si naj ekip gay.

Si ka qene emri zyrtar per breket e sportit?! Me K fillonte.

kilota..smiley

smiley

jo kilota, po qilota

Gabim. Qillota i thuhej atyre brekusheve te partizaneve, pa lidhje me breket e basmes.

e di por po tallesha me belul gjeraqinen.

kjo piramida cuditerisht po kthehet ne nje objekt interesant nenkuluture me kete pamje qe ka marre

Me duken interesante disa opinione te turistit

Oh, ajo fletrrufeja s'paska te pagume! xhevahir! arrita me kap fjalen "kuptim i drejte" smiley  dhe at karikaturen botnore! Deri kur ju, shoku X,... eh c'kohe, gjithe intimitet dhe dacibao neper mure.

Ishin dhe keto me shkrimin....

smiley

o sa po qesh loool

kap nji detaj: gjonat negative shkruhen me te zeze. pozitivet, dmth kritika e shendoshe, me te kuqe, dmth ngjyren e komunizmit qe tmerronte gjith armiqt dhe tradhtaret, ngjyra qe i mungonte zhorzh marshese etj etj.

ku o ai idrisi kur duhet mer jahu smiley

bofsh hajer!

Emo e lexove fleterrufene se c'thoshte? me sa kuptova une bente fjale per 2 djeme qe lozin futboll ne plazh kur te tjeret pushonin, dhe u prishej qetesia nga keta te fletrrufese..smiley

i kon bo si me qen t'rinjt e argjentines. e shef diegon aty? smiley

me mario kempes. smiley

 

Gjermani maois, me ato breke a pantallona te shkurtera, duhej te shpallej monument kulture me titullin ; Viktim e Kapitalizmit. 

Ky gjermoni e paska pas hallall epitetin "gagarel". 

ose ''abrash''!

Eh ca kohe ka qene. Me 2 gjela te binte shoferi i "albanias" 1 manjetofon, 2 pale xhinse, i bluze "Ellesse", 1 ore dore dhe 2 pale rrobe banjo qe shpesh ishin breke grash. smiley

ca i punoj gugllit un...kerkoj un Alan Posener Albania..hic i m00t i modh. Del qe ky qeka British-German.

Nje ti fut nje 'Alan Posener Albanischen'....direkt resultati i pare. Vetem se s'di gjermanisht me lexu artikllin orixhinal. bo gugli sevap.

Kot. Gjynah piramida!

Sipas tij, hotelet janë të mbushura me kosovarë.“Ndoshta pëlqejnë zhurmën, ngjyrat, dendësinë e njerëzve dhe faktin se janë lirë dhe mund të hanë sa të duan,” shkruan ai.

 

turist te vecante

smiley

Kam takuar nje maoist italjan si puna e ketij. Rreth te 40-ve zbuloi se ishte i terhequr pas meshkujve. Ne te njejten kohe gruaja e tij zbuloi se ishte e terhequr pas femrave. Ndarje e paqte, per hir te anusit dhe klitoridit.

Te shkretet (dy) femije! U ngushulluan me racizmin ne kujtim te te bukurave vite 80-te (qe koincidonin rastesisht edhe me kohen kur ishin mpleksur).

Po ai tipi qe degjonte Radio Tiranen (nderkohe qe punonte ne Bukuresht, Rumani) dhe qe kembengulte qe zonja qe i jepte me qera shtepine ishte terroriste e "Brigate Rosse" pasi zoteronte nje kopje te "OP"-se me intervisten e fundit te Aldo Moro-s?!

Cfare idjotesishe, Zot i madh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).