Publicisti i njohur kritikon qëndrimin e kolegëve kur Berisha e sulmoi me shpifje.

Para një jave, Kryeministri në një nga ligjëratat e tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave lëshoi edhe një varg insinuatash kundër meje dhe shkrimit tim “Hidrocentralizimi i Shqipërisë”, ndaj të cilave u përgjigja në një intervistë në gazetën “Panorama”.

Përveç të tjerash, për mua ishte emblematik reagimi i medias shqiptare ndaj kësaj ngjarjeje, sepse në një farë kuptimi ishte edhe një test i gjendjes së gazetarisë dhe gazetarëve në këtë vend. Le të rendis dy-tri komente mbi ato gjëra që më bënë më shumë përshtypje.Së pari, Kryeministri lëshoi një sulm ndaj një kolegut gazetar, pa i përmendur emrin, por nëpërmjet akuzave dhe insinuatave që lëshoi, që synonin delegjitimimin e tij dhe të asaj që shkruante, la të kuptohet se ishte Fatos Lubonja. Sipas meje, ishte në normat elementare të etikës gazetareske të televizioneve që dhanë lajmin, që ta sqaronin atë, duke i kërkuar Kryeministrit se për cilin e kishte fjalën, pse e bëri autorin eksponent të opozitës, çfarë zilish, për të cilat foli ai, paska Lubonja në këtë rast etj. Po ashtu ishte në nderin e profesionit që të reagonin njëfarësoj edhe ndaj kësaj mënyre të pandershme replikimi – pa emër dhe me emër – ndaj kritikës së një gazetari. Madje, edhe të konfrontonin fjalët e Kryeministrit me çfarë kishte thënë autori. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Njëlloj si ministrat që, kur flet Kryeministri, kanë vetëm veshë për të dëgjuar dhe jo gojë për të folur apo mendje për të menduar, edhe gazetarët e televizioneve regjistruan dhe dhanë monologun delirant të Kryeministrit me kamerat, pa përdorur asnjë filtër gazetaresk. Nuk mund të mos të të lindë pyetja: pse duhen ato kamera në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, – sepse, sa për transparencën që u premtua se do të bënin kamerat në këto mbledhje, e kupton edhe bufi se kjo s’bëhet duke dhënë vetëm fragmente ku Kryeministri monologon propagandë dhe akuza delegjitimuese ndaj kundërshtarëve. A nuk është më mirë ta lëmë Kryeministrin të punojë seriozisht me ministrat, sepse boll i bën këto në tribuna të tjera?E dyta, Montaneli thotë: “Kur fillon një gjueti shtrigash, gjëja e parë që bëj unë është të shkoj të pyes shtrigën.” Është minimumi i etikës gazetareske në një demokraci që, nëse dikush akuzohet publikisht, atij t’i ofrohet qoftë edhe një sekondë e vetme mundësie të përgjigjet. Edhe kjo etikë është harruar nga gazetaria jonë. Gazetarëve dhe drejtorëve të lajmeve televizive as që u shkoi nëpër mend se, përderisa po jepnin një akuzë, jo pak, por të Kryeministrit të vendit ndaj një qytetari, për të mos thënë kolegu, duhet t’i kërkonin edhe atij prononcimin. Dhe nuk e bënë këtë jo vetëm televizionet e Berishës, por as ata që, me demek, janë më afër opozitës.
E njëjta histori ndodhi në thelb edhe me shtypin e shkruar. Përveç “Panoramës” që mori intervistën (për hir të së vërtetës edhe “Shekulli” më kërkoi një intervistë, kurse “Mapo” dha lajmin duke cituar të dyja palët, pa dhënë komentin e saj), pjesa tjetër ose heshti, ose ndoqi stilin e gazetarisë së llogoreve delegjitimuese të Berishës. Më të lezetshmit qenë ata të cilëve jo vetëm nuk u shkoi ndërmend t’i kërkonin një prononcim “shtrigës”, por nxituan të hedhin ndonjë degë të tharë në turrën e druve të ndezur. Kështu, Berisha në insinuatat e tij foli edhe për “një të njohurin e tij që shkruan vazhdimisht kundër ndërtimeve dhe që për vete ka katër shtëpi në katër cepa të Tiranë”. Edhe unë vetë po vrisja mendjen se për kë e kishte fjalën, sepse, ndërsa pjesa e parë e ligjëratës së tij nuk linte dyshim se ishte për mua, kjo e dyta sikur nuk të bindte, sepse, thashë me vete, e di gjithë dynjaja që unë kam vetëm një shtëpi në Tiranë dhe jo katër. Mirëpo e gjeta personin në të përditshmen “Tema” që e kishte vënë menjëherë lajmin on-line me titullin: “Berisha sulmon Lubonjën – ka katër shtëpi në Tiranë.” E para, nuk ishte ky thelbi i akuzës së Berishës për ta vënë si titull, e dyta, pse asnjë interes për ta vërtetuar nga zëdhënësit e Kryeministrit se për kë e ka fjalën, e treta, pse asnjë interes për t’i marrë një prononcim Lubonjës nëse është e vërtetë kjo apo jo? Sepse gazetari është i së njëjtës shkollë me atë të maestros së tij Berisha, që punon sipas parimit “shpif shpif se diçka do të mbetet” dhe hidh gurin fshih dorën, me të njëjtin qëllim: jo informimin, por delegjitimimin – në këtë rast meqenëse ky Lubonja na quan edhe ne të “Temës” pjesëtarë të një tjetër bande me në krye Ramën, që punon me të njëjtin sistem. Në fakt, si pasojë, në reagimet nëpër blogje qenë jo të pakët ata që akuzonin Lubonjën që këtej na flet kundër ndërtimeve, këtej qenka një ndër kontribuuesit e shkatërrimit të territorit me katër shtëpitë e tij, se qenka super i pasur e ku di unë. Pastaj nuk mungoi në “Tema” edhe një shkrim “analitik” i Meros, ku vërtet e korrigjoi titullin duke thënë se Lubonja nuk ka katër shtëpi, por ku, gjithë në frymën e deligjitimimit, kërkoi të shpjegojë se Lubonja shkruan kështu për shkak të mërive ndaj Berishës dhe Ramës dhe se, çka është më e rëndësishmja, ato që tha Berisha për Lubonjën i tha se nuk e do më “modelin Lubonja” që deri tani e ka përdorur për të treguar se është demokrat, por se, veçanërisht tani që po afrohen zgjedhjet, do të kalojë, ashtu si në kohët më të vështira, në “modelin Mero” që t’i bëjë edhe fëmijët e vegjël të armiqve të tij të futen nën tryezë.
Problemi është se ky meroberishizim i shtypit, si mision i deligjitimimit dhe jo informimit, që zgjedh në mënyrë selektive ata që sulmon dhe hesht për të tjerë pasi punon për ta dhe prandaj as nuk prek ndonjëherë sistemin që përfaqësojnë të dyja palët, që nuk ka skrupuj kur përdor gënjeshtrën dhe shpifjen ndaj kundërshtarit, që synon të mbajë ndezur emocionet e dashuri-urrejtjes te njerëzit dhe të topisë aftësinë për të menduar e problematizuar për të kërkuar zgjidhjen e vërtetë po bëhet gjithnjë e më shumë e vetmja mënyrë për të bërë gazetari. Sheh gazetarë që gjithë ditën akuzojnë Berishën se rrezikon të përdorë në mënyrë selektive institucionet për pushtetin e tij, ta përdorin atë çik institucion që kanë në dorë, nganjëherë thjesht një faqe online në mënyrë selektive dhe pa skrupuj për të delegjitimuar ata që nuk janë në llogoren e tyre. Kështu p.sh. faqja online Res-publica që përmbledh shtypin e ditës, e që, me sa di unë, sponsorizohet nga Soros për të qenë e pavarur nga llogoret, pasi dha me korrektësi lajmin e sulmit të Kryeministrit ndaj meje, kur erdhi puna për ta shpjeguar atë, zgjodhi shpjegimin e Bazes për reagimin anti-Lubonjë të Berishës, pastaj, pa dhënë as edhe një rresht nga intervista e Lubonjës, shtoi edhe një sulm të Mustafa Nanos, sipas të cilit përgjigja e Lubonjës ishte e mërzitshme. Dhe dy ditë më pas po ky shkruante se shtypi e mbuloi në mënyrë të pafalshme “sulmin e Kryeministrit ndaj një kolegu”. Jo, faleminderit, por kjo s’është gazetari.
Së treti, nuk mund të mos më bënte përshtypje evitimi nga kolegët i argumenteve thelbësore të cilat u bënë sebep i sulmit të Kryeministrit. Plazhi i Bunecit i zaptuar nga një hidrocentral apo derdhja e bukur e Drinit në Ashtë, sikur bërtisnin vetë “na mbroni!” në fotot që kisha botuar, edhe sikur shkrimi e intervista ime të mos ishin në nivelin që kërkonte tema në fjalë. Pastaj, përderisa Kryeministrit i kishte djegur aq shumë, ishte një temë që meritonte vëmendje. Mirëpo askush nuk mori të zbulojë diçka më shumë apo edhe qoftë të kundërshtojë a të problematizojë çështjen në fjalë. Askush nuk u mor as me problemin që shtroja se kemi kaluar nga “një pallat, një votë” në “një hidrocentral, një votë”. Duket sikur në hijesirën e llogoreve ku këta gazetarë hanë e pinë e prej të cilave sikur nuk dalin ndonjëherë në ajër të pastër, për të takuar njerëz normalë, të paarmatosur, gjëllijnë vetëm ndjenjat e sëmura të luftës për pushtet, kurse për hidrocentralet mbi plazhe, si dikur për ndërtimet shkatërruese, mund të flasin vetëm ndonjëherë kur kjo t’i vlejë në këtë luftë, por kujdes, edhe atëherë vetëm kur pronarët e tyre nuk janë sponsorizues apo miq të sponsorizuesve të gazetave të tyre.
Ky është mjerim i gazetarisë. Shkaku pse u mbulua kështu “sulmi ndaj një kolegu”, ndërkohë që të tërë bashkohen e shkruajnë në ndonjë rast kur “armiku” është greku, siç qe rasti i gazetarit Marin Mema, është ai që kam denoncuar prej kohësh, qysh në fillimvitet 2000: ne nuk e kemi ndërtuar ende median si pushtet i katërt që kontrollon pushtetet e tjera në emër të interesit publik, por e kemi bërë median një nga instrumentet më të shëmtuara të korrupsionit që ushtrojnë pushtetet e tjera, me protagonistë kryesorë dy partitë kryesore në vend. Është ky shkaku që në këto media ne kemi aq shumë gazetarë që trimërojnë në llogoren e maxhorancës, që trimërojnë në llogoren e opozitës – shumica të gatshëm të ndërrojnë llogore sipas afiliacionit/interesave të pronarit të medias ku punojnë, pa asnjë ideal e vizion për botën, pa asnjë ndjenjë turpi e që ndihen komodë në këto mungesa, sepse kjo ua lehtëson përkuljen e shpinës. Përshtypja ime është se dora-dorës që kalojnë vitet, kjo gazetari po harron thuajse fare se ka si mision t’i drejtohet publikut të gjerë dhe jo të bëjë burizanin e Sali Berishës apo Edi Ramës dhe ushtarëve të tyre. Dhe, mbi të gjitha, ka harruar urdhëresën më të rëndësishme për gazetarin – sipas Adam Miçnikut – “Adhuro dhe shërbeji vetëm një Zoti, të vërtetës, përndryshe do të ndëshkohesh – me mosbesim.”

62 Komente

Shpjegimi per mosmbrojtjen e Lubonjes nuk eshte aq politiko-shkencor sa e ben ky vete, per mendimin tim. Tirana eshte nje vend i vockel, ambjenti mediatik akoma me i vockel, ku pertej "interesave te medha te politikes" shumefaqesohen edhe qejfet apo mosqejfet personale. Ky mund te ishte nje cast i pershtatshem per Lubonjen per t'i konfirmuar vetes rolin e kaloresit te se vertetes, te cilin nuk e do kush.

Cuditerisht "Peshku pa uje" m'u duk mjaft bujar me mbrojtjen e tij te kursyer.

Gjithe Shqiperia e jo vetem Tirana, eshte vend i vockel dhe pikerisht qejfet e mosqejfet personale nuk kane ndonje ndryshim nga interesat e medha te politikes, sepse pikerisht interesat personale te x apo y politkan/biznesmen/mediabos jane interesa e medha politike.

Me aq sa eshte e mundshme, duke ditur se Lubonja jeton ne ate vend dhe eshte ne nje menyre ose nje tjeter nje ingranazh i atij sistem te qelbur, ai ben inkursione tek tuk ne te verteten (kalores i te vertetes s'do i thoja, se kaloresit e te vertetes andej se kane jeten mediatike apo biologjike te gjate).

Ai mbijeton jo sepse ben kompromis me te verteten, por sepse i ruhet (me te drejte) trajtimit te rasteve specifike me emra te pervetshem duke ju kushtuar analizes pergjithesuese mbi problematikat me te mprehta, cka gjithesesi eshte ku e ku me me vlera sesa pacavurret qe mbushin perdite hapesirat tona mediatike.

E ke gabim. Arsyeja qe nuk reagojne eshte se Lubonja nuk mban ne vijimesi krahun e asnjerit prej "protektoreve" te medhenj dhe nuk ja perton as Berishes e as Rames. Keshtu duhet te jene te gjithe gazetaret, po ja qe jemi pertoke edhe ne kete aspekt, si ne shume drejtime te tjera.

"Publicisti i njohur kritikon qendrimin e kolegeve kur Berisha e sulmoi me shpifje"

Ata qe Berisha i sulmoi dhe vrau me plumba nuk paten mundesi te kritikonin ket legen per qendrimin e tij ndaj Berishes dhe tyre.

Dushbeg!

 

'Bama, sa thoni  Ju ne kaqe pake fjale mjafton per kete  person, por problemi mbetet  i  thellene kete vend ...te vogel..

E ke fjalen per ata qe vrau Berisha ne dere te kryeministrise, ku po zhvillohej prej disa oresh nje perleshje mesjetare me hunj e me gure mes policise se shtetit dhe huliganeve te organizuar nga opozita e Rames?

Lubonja ka mbajtur qendrimi ndaj te dyja paleve, me shume, shume te drejte.

 

“Adhuro dhe shërbeji vetëm një Zoti, të vërtetës, përndryshe do të ndëshkohesh – me mosbesim.”

finke, kush na e ka thene kete gje me mend?

percaktim i sakte

"ne nuk e kemi ndërtuar ende median si pushtet i katërt që kontrollon pushtetet e tjera në emër të interesit publik, por e kemi bërë median një nga instrumentet më të shëmtuara të korrupsionit që ushtrojnë pushtetet e tjera, me protagonistë kryesorë dy partitë kryesore në vend"

Po ik mer qorr, se kur e kerkonte situata qe te mos e perkrahje Berishen, ti i dole krah, kur e kerkonte situata qe te mos perkrahje Lul Bashen, prape i dole ne krah, nuk le gje pa thene kunder edi Rames, por asnje llaf nuk tha kunder teje, tashti shko e lepiji boothen Saliut, bjeri ne gjunje, e kerkoji falje per verejtjet qe i the, pasi do te heqe koromanen..... trap

o alidems, po nuk eshte ironike qe ti sot sjell shkrime te Mero Bazes qe nuk ka lon gjo pa thon per Ramen? se bo vaki e gabohem po ato fotot me hallat jashte te Rames ky Mero i botoi i pari apo jo?
Kte gje po t'thote pra Lubonja; qe gazetaria e sotme eshte gazetari e verber, gazetari llogoresh qe nuk di me investigu ne menyre te pavarur qe eshte kthy ne vegel te politikes.

Nqse Lubonja do ishte ashtu si thu ti, nuk do kish dale kunder Berishes.

Bredho, ashtu eshte siç thua ti, i tille eshte dhe Merua, por ama Lubonja vete eshte pasqyra e vertete e shtypit shqiptar...

Media shqiptare e cila duhet së paku të tregonte pak kurajë për ti rezistuar pushtetit, është jo vetëm e dorëzuar, por e stresuar si Fatos Lubonja i cili rreket të na shpjegoj se kryeministri nuk ka gjë me të, por ne të tjerët duam ta fusim në sherr apo llogore kundër tij.....

..ja keto rreshta i ka shkruar Meroja....

Alidemso, fiks. "Koromanen bej", thoshte ai qehajai tek "Kiu Muzaka me hosten". Ose ne zhargonin e rruges "Si qen te ngordhesh, legen". Hajt se nuk e ka per gjo edhe ky t'ja fusi ne llape peshtymes se vet. Heret apo vone do mesoje qe "ska patur krisma".

Konfuci tha:

Aty ku qeveria vret njerez ne bulevard duke bere shetitje

heret a vone dhe lubonja de te sulmohet me shpifje!

 

Po fol mer burre ti. Futja ne blog psh. Ose dergo nje shkrim ne ndonje gazete. Ose futja nje koment te peshku. Aq eshte Shqiperia, te degjohet zeri menjehere.

Lubonja behet (per rrjedhoje) ilustrim i gjendjes se permjere ne atdhe:

- Militantet e te dyja kraheve nuk e duan se s'eshte i tille, vi re qe me qasje alla-moniste nuk duan ti lejojne as opinionin apo qendrimin mbi ngjarje te caktuara (o me/si ne o armik).

- Politikanet normal nuk e duan se ai rrefuzon ti nenshtrohet, apo te dorezohet, si shume te tjere llogorzetare.

- Nje pjese e konsideruar gazetaresh s'e duan se nuk eshte shitur si ta, por dhe kritikon prostimediatizimet e tyre.

Me nje llaf, Lubonja sherben si nje pasqyre ku reflektohet halerealiteti mafioolitik shqiptar dhe mendermentaliteti cyryk i nje pjese te madhe te shpa(rt)lluar te popullit.

Ke shume te drejt.

Gazetari eshte ai qe punon ne terren ne mbledhjen e lajmit. Zakonisht jane anetare te unionit te gazetareve dhe ne rast rreziku i mbron sindikata, por edhe shoket qe zakonisht i kane te shumte. Si ne rastin e Marinit.

Lubonja eshte opinionist dhe botues me xhakete kadife dhe gjyslyqe dhe flet nga kolltuqet e studiove. Zakonisht pamja e njeriut ulur mbythe ne kolltuk, nuk ka ndonje gje heroike ose frymezuse per telespektatorin e ulur mbythe ne karrige nga ana tjeter e ekranit.

PF, mos na ngatarro me specifika te pavlera. 

Ne "gazetar" e kutpojme kshu ne pergjithesi. Si puna Arqile Botit qe te gjithe e njihnin si doktorr, pune tjeter pastaj qe Arqileja me lulen e mullages sheronte te gjitha semundjet qe fillonin me D.

Ashu po. Une them qe keshtu te fusim nen mburojen e gazetarit edhe gazetashitesit. Biles, pse jo, edhe gazetableresit?

Ky e ka gjet vetë me ndihmën e Adamit çfarë kërkon tani ?

“Adhuro dhe shërbeji vetëm një Zoti, të vërtetës, përndryshe do të ndëshkohesh – me mosbesim.”

Merua i pari, ky i dyti dhe i treti si i trashe qe eshte Sandri...

do ju dal ngadale te gjitheve narkoza e Saliut..

First they came...

ndonese askush nuk do shkote per ket fekale mediatike...

Ej, si e kishte emrin ai gazetari qe qe tu vdek me istenji janar dhe klani e boni hasha? 

Sikur s'e maj men ket figuren t'thote gjo per ate! 

 

Fatos Mahmutaj e ka emrin.

Me duket se qe i ABC news. Thone qe kur kish vajtur ne redaksi i kishin thene: Po ti mor maskara cdeshe qe i ze rrugen plumbit!!!!!

do ta gjejne prap muhabetin ata.  sales i duhet ljubua per sa kohe qe e kane keshilluar te hiqet si globalist.

nuk ka gazetar qe te luftoje per te verteten e njekohesisht te haje nga gjella e prishur e qeverise.

eunuk.

Ej, o figure, po kushedi, edhe gazetaret e tjere, nuk kane mendu se eshte noi qamet i modh qe Sala shan nje gazetar, merret me jeten private te tij dhe i ve turlifare etiketash! smiley

S'ka noi gjo! smiley

 

Kete pune ka ky tani,i permendi Naltmadhnija emrin smiley per te mire apo per te keq,rendesi ka qe ja permendi.

Gazetare? publiciste?!? opinioniste? ....hahahahahaha ..... te tere jane ne gare kush ben HARTIMIN me te bukur. Dhe kush zyshe do i vlersoje( kush gazete) .....sa problem qe keno ..o gazetar, sa problem qe jeni, o gazetar! 

S'i nuk e lexuat njehere me kor ate politik te qelbur xhanem!

I love Lubonja.

Brado, je gjo verdalle? Ca i kishte thone reeker-i naltmadhnise qe ishte bo meit ai sot?

Po te kishe degjuar ate Tao-Tao-n tek Sokol Balla tani duhet ta kesh kuptuar se sa meit behet Naltmadhnija,e deklaroi me gojen e vet : Ne pension te parakohshem me nxorri Sali Berisha pasi fillova ti dal kundra!!!!!! Dhe kete e thote nje Ambasador Amerikan,ca te te them tjeter vllai ty.

Mer leje ate ti, po trego nai gjo pse i ishte fut llapa mrena hunderrit

Nuk bohet pra Statusi i vendit Kandidat dhe per kete rradhe smiley

Plako, ket vetem majlinda bregu se dinte. Po kam hall mos ka pas noi gjo tjeter, psh mos i ka prish pazarin per tenderin e neserm

Nuk merret naltmadhnija me pislleqe smiley

Le te birin per keto pune he? Kshu degjova kur isha andej, qe i biri i bimbashit (nofke e re per naltmadhenine qe perdorej andej), jep urdhera dhe matane kufirit shqiptaro-shqiptar.

Thuhet Trashegimtarin jo te birin.

Do nje info te brendshme fare ti?

Ah te lutem jo, e kam koken plot me info te brendeshme,jam pushim tani.

Naltmadhenija jot e ka grykesine kaq te madhe, sa ai naltmadhenija i kahut tjeter i qenkesh qare nje deputeti te LSI-se me te cilin ka miqesi te mire e me te cilin hengri e piu goxha mire nje nate, qe s'kam ce dua pushtetin dhe po e mora se ky (naltmadhenija) s'ka lene gje fare. 

po arviz-huja ku dreqin e paskan mcef qe sdoli fare??mos e kan cu gjo me (pushime)?

Sheh punen e vet tjetri,merr ate rrogen,dietat,nuk rri duke llap poshte e lart smiley

ate t'vjetrin shkojn e intervistojn n'shpi. arviz-hune e cojn me pushime kur zakoni e do qe kur vjen shefi vartsi duhet ti bonte qokat.ky burgaxhiu po qahet se nuk po ja var njeri ne sherrin qe gjoja ka hap me gardianin.e ndjen qe po del n'pensjon gardiani?

Mos e cyt nga e shkuara i nderuar Kuazi .Mbase i rendon . Por ketij TIPI i takon te lexoje MIRE dhe ne KOHE per kete problem si per te gjith te tjerat Peshkun pa Uje . Ketu dhe e duan dhe e cmojne dhe e perbuzin dhe nenvleresojne , por gjithsesi i Japin HAKEN Shkruaj.Ne se do te jesh Intelektual SULMO Pushtetin ai ka ne Dore jo ham hum e me Ramen . Rama Aty eshte , nuk ka ku te veje .Do ta bejme njemijehere me Helaq se Berishen ne se merr Pushtet dhe Imiton qofte dhe nje Rast ate te Marre .. Le te zgjedhe . Vetem te dije se me BERISHEN per aq sa Lubonja do te shitet si "Intelektual " ???( kush e emertoi pervec vetes ) ate pra Lubonjen Jo vetem qe nuk e Lidh Asgje , por me Pushtetin Kriminal te tij vecanerisht e specifikisht te nje Injoranti , Dallkauku ,te Pafati e Grabitesi duhet te jete Dhemb per Dhemb . Ketu nuk ka drite hije e dale ta shof njehere se te dyha hane te pergjegjeshme . Ai ( Berisha ) eshte Autokrat Bajraktar Intrigant dhe Mashtrues , dhe i Vetmi Pergjegjes per gjithshka shkon mbrapsht ne ate vend .

Edhe ne kete pergjigje ka formen e Peltes .Se nga vete nxjer ne shesh ca budallalleqe "puritane " per shtypin , dmth ca fluturime me Presh qe nje zot e di .

Ate po e rreh Berisha si qen rruge ai merret me " Po Ju o shoke pse s'me mbroni se jam Gazetar Una " S mesove as nga populli per keta tipa  qe thone "e shkepa ne dru Ai bam bam dhjete Grushta une bam der sa me shtiru ne toke " smiley

Ai te beri Lecke faqe mexhlisit me keq se Topin e Ina Ramen qe i shpalli Pucist , Ty te Korruptuar , , ti merresh me analiza se shtypi si i pavartun zotrie   .Keshtu ti e keqperdor  shtypin dhe per aq sa te Permendi emrin . Pra te Vleresoi jashte mase . .E ke ke mbrojtur TI Lubonja nga Egersia e Berishes qe te te mbrojne TY ? Perkundrazi ke kaq kohe qe lepihesh me xhentilence duke i permjerur Hunjt e Gardhit ! Robi nje jete ka dhe ndaj Egersise duhet te shfaqet .Ai e ka emrin sot per Sot Berisha .Prandaj leri Merot e nanot e me the te thashe .Si thoshte i ndjeri Lym Alla ...Porta sa nje BULL , ti do e fut topin ne brym te gjylpones

shume e perkedhele Idriz... Do doja te dija shume se si u ka pas sjelle dikure; te marresh parasysh se ka nje dekade qe vetem qimen nderron...

Mo e cyt Bama . Si te gjithe kemi lexu ate llafen e Kristusit " Kush nuk ka bere Mekat le te ngrere Doren " smiley Po thjesht ca kohe kalonte ne qender te Bulevardit ne Korce dhe nuk te fliste . .... UNE PERSONALISHT NUK KISHA NEVOJE PER ASNJERIN smiley Po jane Race e FISME sidomos xha Llazua , nje Burre dyzet Derhemsh  (rahmet paste ). Edhe xhaxhi Todi  ( RP ) nuku keq . Po sipas Popullit " Mendja ben Kalane , mendja ben Hatane " dhe " mendja ben , mendja peson " As nuk e kane menduar ndonjehere KURRE te jene KUNDER , po ne ate  kohe funksiononte "Qafa e Pazarit " te Gjirokastres . Nuk duhej te ishe me I gjate . Arsyet , jane te shumta por kryesorja kishin vene doren mbi QITAP . Do e BEJME , kush del nga Rruga dhe Terhiqet ...Dhe keshtu ja benin njeri tjetrit sipas BETIMIT ! E te tjera e te tjera . Gjithsesi fat qe nuk e meritonin aq te ashper si shume te tjere ! Mbase dhe nuk te kenaq i nderuar Bama po nuk dua kurre te merrem me Vogelima si mender keta te PD-hit qe kane zene vendin e shefave te kuadrit te qemotshem ose te atij " Pse nuk e njohim ne kush ishte ai mut muti ..." smiley !

Me shume respekt !

Po thjesht ca kohe kalonte ne qender te Bulevardit ne Korce dhe nuk te fliste . .... UNE PERSONALISHT NUK KISHA NEVOJE PER ASNJERIN

Paska qene diskriminues ndaj  homoseksualeve .

Dakort o Idriz, po une ate komentin tim nuk po e gjej. Nuk e kuptoj se pse dikush nga brenda PPU-se me eshte ngjitur si turku sumes dhe vend e pa vend me censuron. A thua se jam nje dizident i PPU-se. lol  

E Lubonje lei ankesat se s'je as i pari as i fundit.

Alaba 2265 (jo ti me  te tjere mbrapa )  ...lere se je rehat sa pe te lexuar Kristi . Sikur i ke dhene ca shenja zotrote ne perkarje te atyre smiley  Nuk lahen haket me sumen e tjetrit smiley Lubonja i di vete ato Pune .Gjithsesi topin e llafes e kesha me Bamen ...po ku te rri suma ty smiley O do qe ta marr vesh Kristi o s'ka !

Vete na tregove qe kilikoseshe me panajot kanacin.

Po une me ke nuk jam kilikios moj Alba me 2265 per mrapa . Jete e gjate , rob i levizshem , AKTIV smiley ...Ç te te rrefenj me pare moj Alba .  Me vjen keq per tye Alba  . Paske qene e izoluar ! S'ke humor fare ose vetem me Enverin smiley

Ik lexo Gjembin atje . Dyshe  po ndryshe  ! Gjembi Ta jep ne Lule e ne Tule ...Lexoje si pyet popullin smiley

dua ta di kush dhe pse i vuri zjarret . Dua ta di cfare ben Populli qe nuk i shuan ...pse armikun Edi Rama do presim ne te na i shuaje smileyMerr shembull xhan merr shembull . Je keq me Humorin dhe me qe ka Plasur dhe Dielli nga brenda , po te le rehat se me duket  te qekan ngatru valet elektromanjetike , dmth nuk mbush mire smiley

Idriz...te kam rixha...mos!

Lere Alben nuk e sheh qe ka probleme te thella. Vajzen e gjen ora 12 e nates ne peshk. Ne vend qe ta zinte ora 12 peshkun ne Alb. 

Jan probleme te thella o idriz, probleme...nate.

Dhe Ty ky sahat te ze duke ngrene pishkun e idrizit .

Lock!

Po une me ke nuk jam kilikios moj Alba me 2265 per mrapa . Jete e gjate , rob i levizshem , AKTIV smiley ...Ç te te rrefenj me pare moj Alba . 

Te besoj ke qene ushtarak ne mes te ushtarevesmiley

o-idris-o, eshte mese e qarte qe te pelqen ne tule por mos e kerko prej meje te lutem.

smiley

"...Shkaku pse u mbulua kështu “sulmi ndaj një kolegu”, ndërkohë që të tërë bashkohen e shkruajnë në ndonjë rast kur “armiku” është greku, siç qe rasti i gazetarit Marin Mema, është ai që kam denoncuar prej kohësh, qysh në fillimvitet 2000: ne nuk e kemi ndërtuar ende median si pushtet i katërt"

Pse duhet të të mbrojnë ty? Kujton ti se nuk e dinë gazetarët se kujt i shërben dhe kush të ushqen? Ti që leh tërë kohën, vend e pa vend, për arkitekturën dhe bujqesinë, për naftën e gazetarinë, për numismatikën dhe ekologjinë, për politikën dhe gjeopolitikën, nga ekrani qeveritar "Klan" që mbahet me reklamt e subvensionet qeveritare, përmes të cilave të kalon ty çdo muaj në llogarinë tënde bankare honoraret...Ti je i paturpshëm që rastin e Marin Memës, i cili nga shteti fqinj u shpall armik, e krahason me rastin tënd, kur kryeministri delirant, të cilin askush nuk e merr seriozisht (madje as lakejtë dhe servilët që e rrethojnë)  të paska përgojuar.

Ti Fatos Lubonja nuk ke qenë dhe as je gazetar, madje nuk pranon as të shoqërohet me gazetarët, sepse nuk ta lejon sëra. S'ke qenë ndonjëherë gazetar terreni si Marin Mema; nuk ke sjellë për publikun e gjerë kurrë ndonjë lajm, përpos se opinione. E pikërisht, me këto opinionet e tua, janë një shumicë që nuk janë dakort, ndonëse ti trukon fjalët për të bërë të paanshmin. Tradhëtohesh nga ku hedh firmën në bordero.

Petro i dashur, jo aq xheloz smiley ndaj Lubonjes, se qe eshte i paanshem, kjo duket nga artikujt. Sa per borderote, mendoj se nuk duhen ngaterruar pagesat/honoraret qe merr per artikujt, nga pagesa si i punesuar, dhe Lubonja m'duket se nuk eshte punesuar ne qeveri apo gazeta proqeveritare. 

ja edhe nje tjeter per Lubin......

 

..............Kur mendon rëndësinë që ka vota në demokraci, të flasësh për gjëra të tjera të duket si një vrimë në ujë. Sepse po zbulove që Berisha po bëka kërdinë me hidrocentralet, pa folur për votën, siç bën analisti Fatos Lubonja është sikur të nxjerrësh ujë me gota nga një varkë që mbytet. Të ngjan me Aleksandër Frangajn, që në studion e televizionit të tij u klithte shqiptarëve dhe analistëve se Berishën duhet ta kritikojmë për legalizimet e jo për këto problemet e tjera.

Nëse nuk flasim gjithë kohën për vjedhjen e zgjedhjeve, sidomos për grabitjen e mandatit të Tiranës me transparencë përpara syve të të gjithëve, kot që flasim. Vetëm llomotisim!......................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).