TIRANË - Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë në 1-vjetorin e ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi ditën e hënë në datë 10 shtator, shpreh paraprakisht shqetësimin që në këtë hark të gjatë kohor nuk është bërë asgjë për zbardhjen dhe kapjen e autorëve apo urdhëruesve të këtij krimi, i cili tronditi mbarë opinionin publik.

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Unioni i Gjyqtarëve duke shprehur keqardhje për moszbardhjen e krimit i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për të intensifikuar punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në këtë përvjetor të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, konstaton me keqardhje të thellë e dëshpëruese se nuk është bërë asgjë rreth zbardhjes së këtij akti kriminal. Kjo përbën një ogur jo të mirë për drejtësinë, në veçanti dhe shoqërinë, në përgjithësi. Ndaj gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse për të itensifikuar punën për zbulimin e autorëve të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo urdhëruesve të saj. Kjo do të përbënte një ngushëllim për familjen e shoqërinë, por mbi të gjitha është mision e përgjegjësi për të sjellë më shumë shpresë për siguri publike dhe drejtësi të pavarur e të përgjegjshme në vend.”,- thuhet në deklaratat e Unionit të Gjyqtarëve.

Gjykatësi Skerdilajd Konomi u ekzekutua mëngjesin e 9 shtatorit 2011, teksa po udhëtonte me makinën e familjes, pasi një sasi e madhe tritoli shpërtheu duke i marrë jetën. Ai njihej nga të gjithë si gjykatësi i çështjeve civile me reputacion të mirë, i ndershëm e familjar i rregullt, baba i dy fëmijëve. Pas vrasjes, Prokuroria ngriti disa pista hetimi, ku më kryesorja ishte ajo e pronave.

Gjykatësi Skerdilajd Konomi kishte denoncuar në prokurori abuzimet me pronat. Ai akuzonte për falsifikim dokumentesh palën kundërshtare, e cila pretendonte pronën, që me vendim të Gjykatës së Lartë i ishte kthyer familjes Shallvari, trashëgimtar i së cilës ishte dhe gjykatësi. Vrasja makabre e Konomit vuri më shumë në lëvizje prokurorinë, e cila tashmë ka vendosur të dërgojë në sallën e gjyqit Qemal Mullën, përfaqësuesin ligjor të familjes Toptani, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

12 Komente

Ckeni keshtu qe jeni merzit ? ja e zbardhen kush e ka bere krimin,ju e lironi prape se jeni te babezitur,pranej se zbulojne.

Brad, kujt i drejtohesh, se nuk po kuptoj asgje nga komenti jot. Me thuaj kujt i drejtohesh, qe te kuptoj domethenien e komentit tend. 

Po Edi Rames mor burre i drejtohem.

Te thuash qe opozita ka kapur gjykatat apo prokurorine eshte me se paku, barcalete.

Ne nje kohe kur vetem dje ndodhi nje ngjarje jashtezakonisht e rende per qetesine dhe rendin publik, kjo teme duhet te vije ne vemendjen e te gjitheve per tu ndergjegjesuar ne lidhje me sistemin korruptiv e aspak eficient (hallkat) e ndertuar nga kjo klase politike. Ne nje kohe kur kemi ngjarje jashtezakonisht te renda, si vrasja e F Xhindit, vrasja e Konomit, vrasja e Veselit, atentatin ndaj gjykatesit te Gjykates se Larte, ende te pazbuluara kjo nuk eshte asgje tjeter vetem nje deshtim super i madh i strukturave te shtetit. Nuk flas per krimet ordinere qe mbushin perdite kronikat e zeza, flas per vrasjet me impakt shume te madh ne publik, vrasje/krime qe me moszublimin e tyre sfidojne drejteperdrejt shtetin dhe e zhysin qytetarin ne nje frike te vazhdueshme e cila sjell si pasoje te vetme mundesine e ikjes nga ai vend per qytetarin e ndershem i cili e sheh veten te pambrojtur nga shteti.

Ne nje shtet kaq te vogel ne numer banoresh sis Shqiperia, statistikat e krimeve kunder jetes jane vertet te frikshme. Nje polici profesioniste, e sofistikuar, pergjegjese ne parandalimin e krimeve, niveli i vrasjeve ne vend nuk do ishte ne kete nivel. Krahaso Malin e zi, Maqedonine, Kroacine, shiko diferencat.

Vetem pardje nje 14 vjecar plagosi me thike nje bashkemoshatar. E tmerrshme. E tmerrshme ne nje shoqeria kaq te vogel si jona ku fare pak masa mund te ishin eficiente ne edukimin dhe parandalimin e akteve kriminale. Megjithate, niveli i agresivitetit ne shoqeri eshte rritur tej mase, shkak eshte degradimi i sistemit moral dhe vlerash, degradimi i sistemit arsimor, degradimi i shtetit ne vetvete. Prandaj, pergjegjes nr 1 jane pushtetaret, qeveria si burim/katalizator njerezor i entitetit shteteror.

Pasojat jane vetem ne fillim. Gjithe kjo katraure e krijuar ne rand qeveriseje, drejtesie, arsimimi, pasojat ka per ti percjelle me se paku edhe per 20 vitet e ardhshme. 

Tragjik eshte gjithashtu mungesa e orjentimit konkret europian. Po i afrohemi refuzimit te 3 se kandidatures. Jemi vendi i vetem ne historine e Be-se qe i eshte refuzuar kerkesa, jo nje here, por 3 here. Qytetaret ndiejne qe po luhet ne kurriz te tyre nje loje e ndyre, klasa politike jep shenja, pertej deklaratave te bujshme, qe qellimi i vertete nuk eshte afrimi me europen por shfrytezimi i karameles europiane ne menyre qe te vidhet sa mundet e si munden.

I duhet rikthyer shpresa njerezve. I duhet qendruar prane moshes se trete, asaj moshe qe ndertuan, me pune skllaverore, gjithe cka tani keta mostra politikane po vjedhin. I duhet qendruar prane rinise, i duhet dhene nje orientim, shprese qe ai vend mund te behet, ai vend mund te japi mundesine te krijosh familje e te rrisesh femijet ne nje ambjent te paqte e te begate.

Kerkohet shprese....di ndokush prej jush se kush mund ta ofroje?! 

celesi, kush jane keta te tjeret, F.Xhindi, Veseli, gjykatsi i Gjykates se Larte, qe jane vrare. Na sqaro dhe ne te tjeret qe e njohim pak Shqiperine, apo me sakte pislliqet qe luhen atje. 

akz-ja.   fatkeqesisht eshte e vetmja shprese sot per sot.

Ka qendrime te paqarta, vecanerisht me faktorin nderkombetar. Perdor ne mase te madhe laicizmin, duke demtuar vetveten. Ka ne krye te saj nje akrobat politik, te deshtuar profesionalisht, demagog dhe te paqendrueshem. Shume nga imazhet/personat publike te perdorura per akz, jane distancuar, kjo jo pa arsye..

Akz, eshte shkermoqur pa arritur te formohet.

e ke per ata te futbollit apo per ate qe lyen floket me qurre?

 

Per faktorin nderkombetar ke nje te forte qe ka dale sot. Nje nga te perndjekurit qe i ka gjujt makines se Sales me miell ka thene: me tha Arvizuja Vepro Tani (act now) smiley

Akz shpresa e vetme ?po keta gjyqtaret qe lirojne kriminelet a nuk i kish niku dhe topi nen hyqem?a e dini tarifen e emerimit ne post gjyqtari mo?minimalisht qinmieuro.

E kush i emeron gjyqetaret???

Ah mor kallash si te mblodhen ty te gjorin! Na more m'qaf drejtesin e vetme te Shqiperis!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).