Pjesa e Parë këtu.

 

Në vitin 1970, shkrimtari futurist Alvin Toffler, botoi një libër të titulluar “Future Shock”. Lindja e termit i atribuohet shkrimtarit vetë, dhe ky mori  shkas nga termi gjithashtu popullor “culture shock” i atyre viteve. Këtë gjendje, apo handikap social Alvin Toffler e përkufizon si: “një lloj gjendjeje psikologjike që përfshin individë, apo shoqëri të tëra, e cila krijohet si pasojë e masës së madhe të informacionit përgjatë një periudhe të shkurtër kohore”. Ose më mirë: “çorientimi marramendës që shfaqet kur e ardhmja vjen parakohe”. Që nga koha e botimit, libri në fjalë u kthye në bestseller ndërkombëtar me shitje deri në 6 milionë kopje, dhe është përkthyer masivisht. Në librin e tij, Toffler argumenton se individë apo shoqëri të goditura nga future shock*, mund të kenë sjellje dhe veprime të cilat bëhen të dëmshme për ta vetë dhe shoqërinë në fjalë.

Duke marrë shkas nga Tofler, shumë autorë futuristë janë angazhuar ta përçojnë më tej termin dhe të japin më shumë ide mbi impaktin e dyndjes së informacioneve dhe teknologjive në shoqëri të cilat mund të shokohen prej tyre. Njëri nga këta autorë, është edhe Eliezer Yudkowsky, i cili e ndan në disa nivele impaktin prej future shock.

Sipas tij, 7 janë nivelet e F.Sh, të cilat ndahen në pozitive dhe negative. Negative janë nivelet e shokimit që shfaqin konservatorizëm, stepje prej teknologjisë, ndërsa pozitive janë nivelet që shfaqin entuziazëm të theksuar. Yudkowsky argumenton se shoqëria e sotme është më e prirur të ketë qëndrim konservator, sesa entuziast.

Nivelet e F.Sh të analizuara, mund t’i gjeni këtu:

Po përkthej nivelin e dytë negativ, sipas rradhës SL-1 (shock level -1) që më duket se përkon me gjendjen ku ndodhet Shqipëria sot.

Ky nivel përfshin një numër të madh njerëzish që jetojnë në zona rurale, apo vende në zhvillim. Janë të ekspozuar minimalisht ndaj teknologjisë moderne dhe teknologjia e periudhës pas L2B, është mbizotëruese. Automjete, makineri, tranzistorë, mbase janë elementët më të përparuar të teknologjisë që aplikohet. Meqënëse disa prej këtyre teknologjive, mund të përvetësohen në zona të populluara dhe të zhvilluara, të cilat kanë nivel më të lartë future shock-u, një lloj ekspozimi është i pashmangshëm, dhe sidomos moshat e reja shpejt shndërrohen në SL0. Këta individë, ndoshta e kanë të vështirë të imagjinojnë se çfarë është interneti, pa ua shpjeguar në mënyrë elaborative dhe detajuese. SL-1 dallohet prej SL0, sepse të parët ndihen të shokuar nga niveli SL1 dhe të frikësuar prej nivelit SL2 e më lart.

Fatkeqësisht, për shkak të limiteve të komunikimit në teknologji dhe arsimit të dobët, këta njerëz me shumë mundësi do kapen pas një subjekti fondamentalist, qoftë ky fetar, apo ideologjik. Në shumë raste, ata do të ndihen të kërcënuar ose të pavetëdijshëm për teknologjinë moderne si kompjuterat, apo mjete të tjera. Meqënëse gjithë mjetet teknologjike të njohura prej tyre, kanë formë të vrazhdë, të thjeshtë, dhe disi johumane, ideja se përdorimi i teknologjisë do të përmirësonte standardin e tyre të jetetës, u duket e papërkrahshme. Shumë koncepte për ta janë simplicistike, bardhezi, nuk është i njohur për ta koncepti i vazhdimësisë së entitetit, apo logjika “fuzzy”. Qenësia natyrale dhe ajo artificiale, janë të ndara strikt prej njera tjetrës. Kështu janë dhe “shkenca” dhe besimi. Njeriu dhe Zoti. Një pjesë e mirë e nivelit SL-1 do të qëndrojë analfabete, dhe pak prej tyre do të arsimohen në nivel më të lartë se shkolla e mesme. Ky nuk është faji i tyre dhe ata nuk janë njerëz të këqinj. Por ata po vuajnë. Njerëzit e nivelit SL-1, janë pjesa më e madhe e popullatës mbi tokë, numri i tyre shkon aty rreth 3.5 miliardë. SL-1 po adoptojnë në masë gjithnjë e më shumë ideologji dhe mënyrë jetese të nivelit SL0, që prej L2B, me një pjesë shumë të vogël të tyre që kthehet pas në nivelin SL-2. Meqë shtete të mbipopulluara si Kina dhe India po industrializohen me shpejtësi, miliona njerëz po fitojnë akses në teknologji të reja.

Prej përshkrimit më sipër, dhe vetë librit të Toffler, që është shkruar posaçërisht për t’u ambjentuar me të ardhmen gjithnjë e më shumë në ndryshim, del se impakti social dhe psikologjik që vjen nga teknologjia e aplikuar, ka efekte më të thella se ilariteti që përcjellin reklamat apo këngët pop. Toffler, argumenton më tej se janë dinamikat e marrëdhënieve ekonomike ato që diktojnë moralin, etikën, dhe racionalitetin e saj. Ky pohim, do të thotë shumë. Do të thotë se banorët e zonave rurale, pa asnjë mjet teknologjik në dispozicion, do të priren t’i përmbahen moralit dhe etikës që ua dikton gjendja e tyre. Do të jenë të prirur madje që këto vlera të tyre shoqërore, t’i konservojnë, dhe ushtrojnë, sa herë të ndihen të kërcënuar.

Në botë është i njohur ky impakt, një ndodhi interesante vjen prej Dubait. Banorët e vendit, duke parë që ambjenti rreth e rrotull tyre po ndryshonte me shpejtësi, përtej kapacitetit pranues të tyre, shkuan dhe hodhën në erë xhaminë e qytetit, si formë reaksionare reagimi.

Por edhe në Shqipëri, ky ndikim nuk është i panjohur, as i papërfillshëm. Mjafton të kujtojmë dy ngjarje, që kanë shënuar ecurinë e vendit dy vitet e fundit. Shfaqja e videos së korrupsionit të Metës dhe ngjarja tragjike e 21 Janarit. Që të dyja kanë patur të përfshirë mjetet teknologjike në to. Trajtimi i këtyre ngjarjeve prej instancave shtetërore, ka lënë shumë për të dëshiruar. Madje unë personalisht, shfaqjen e krimit në këto përmasa të sotme në shoqërinë shqiptare, ia atribuoj veçanërisht atyre ngjarjeve dhe mungesën e drejtësisë mbi to. Shoqëria u vu përballë me modernitetin, dhe humbi betejën me të.

Kjo betejë, duket e humbur në shumë fusha, përveç asaj politike. Fiktiviteti i diplomave, kur në mbarë botën vlerësohet dija e përftuar në shkolla, në formën e vet më të dlirë të mundshme; mungesa e kualifikimit të forcës punëtore, e cila praktikisht i ka kthyer në jo vetëm të papunë, por thjesht handikapatë në tregun global të punësimit një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë; kufizimi i të drejtave të lëvizjes dhe të punësimit në një treg më të gjerë se ai shqiptar, për shkak të kufijve burokratikë dhe në mentalitet me BE-në. Nëse integrimi nuk do të përcillej prej deleguesve as nuk do të kuptohej prej shoqërisë shqiptare si premtim i të ardhmes së amëshuar, e drejta e mohuar për punësim në BE, do të duhet të ishte kryefjalë dhe synim madhor real i politikës shqiptare. Në një botë gjithnjë e më të afërt e të ndërlidhur me fije të panumërta komunikimi interaktiv, qytetarëve shqiptarë, u është vendosur një kufi fizik që ua ndalon pjesëmarrjen në të. Ky ri-izolim, jo vetëm mohon kontributin e shqiptarëve në tregun global, por i mohon dhe kontaktin me vlerat dhe mënyrën e jetesës së ndryshme në perëndim.

Toffler gjithnjë ka argumentuar se mjetet teknologjike që kemi në dispozicion, do të na detyrojnë të adaptojmë një stil jetese dhe vlerash që përkojnë me to. Ky pohim bëhet kështu shkak për tu rënë këmbanave të alarmit, që të përballohet si duhet skizofrenia sociale e mundshme që mund të përfshijë vendin. Por gjithashtu Toffler e shikon teknologjinë si mjet që mundet të luftojë disa handikape sociale të shoqërive në zhvillim, me shumë sukses. Një sugjerim interesant i tij, për zhdukjen e varfërisë, është krejt mekanizimi i bujqësisë, në mënyrë që ajo pjesë e popullsisë që e ushtron, t’i shpëtojë edhe etikës edhe moralit që dikton gjendja e bujkrobërisë. Në një sugjerim tjetër flet sesi pjesëmarrja e teknologjisë, mund ta kthejë korrupsionin praktikisht në zero. Transparenca që ofron teknologjia e sotme moderne e bën të mundur këtë gjë. Praktikisht askush nuk mund t’i fshehë askujt asgjë!

Sigurisht, çelës-shpjegimi i Toffler-it, nuk është i vetmi i mundur, as ezaurues. Gjithsesi, është një këndvështrim dhe ide që meriton të trajtohet me shumë vëmendje. Shembuj për këtë, janë disa vende që autori i përmend shpesh. Kina, Koreja e Jugut dhe India. Nëpërmjet ideve të Toffler, këto vende kanë mundur të kooperojnë me ndryshime të theksuara në shoqëritë përkatëse, të ardhura nga dyndja e teknologjisë së importuar prej vendeve perëndimore. Gazeta prestigjioze “People’s Daily” e konsideron si një nga 50 influencuesit më të mëdhenj të huaj të Kinës moderne, ndërsa në Korenë e Jugut, ai dhe bashkëshortja e tij kanë statusin e dy rockstarëve.

Leximi i librave të Toffler sidomos “Future Shock” dhe “Revolutionary Wealth”, ka qënë baza nga kam marrë idetë dhe mendimet në këtë artikull. Paradoksalisht, ai në të dy librat flet për të ardhmen si mundësi zhvillimi dhe oportunitetesh të pamundura më parë. Mua mu desh të përqëndrohem në efektet anësore (negative) si sjellje reaksionare ndaj këtyre ndryshimeve. Detyrohem prej kontekstit ta bëj këtë, dhe gjendjes aktuale në të cilën ndodhet Ballkani përgjithësisht dhe Shqipëria veçanërisht. Siç thotë dhe David Houle, futurist i famshëm: në epokën drejt së cilës po shkojmë, konteksti është mbret.

Sugjerime:

Alvin Toffler në wikipedia:

Faqja web e Alvin Toffler

Libri “Future Shock” në Amazon.

Libri “Revolutionary wealth” në Amazon

Për më të interesuarit.

Eliezer Yudkowsky në wikipedia

David Houle në wikipedia

Libri “The Shift Age” (David Houle)

Faqja web e David Houle. 

 

marrë nga Peizazhet e fjalës. 

7 Komente

cobani shqiptar p.sh e ka zevendesuar britmen ''e pe gje gomarin tim nga qaf'e hauzit moreeee'' me nje zile te tipit ''savato boris?''

Tani që u kujtova, tek "revolutionary wealth", është një moment ku përmendet dhe diçka "shqiptare". Thuhet kështu: "në një kamp shqiptar, femra të marra nga Rumania, tregëtoheshin në Itali si prostituta". 

S'e mora dot vesh ça ishte ky "kampi shqiptar". Mbase i të ardhurve nga Kosova në 99'? Po nuk bën sens që femra rumune të ndodheshin aty... 

Kjo ishte pjesa e kapitullit ku fliste për globalizimin. Dhe mbështeste idenë se përpara virtyteve, globalizohen veset. 

 

Jyl e lexova po jo se e ke sqaruar dhe aq shumë ata autorët si kam lexuar por më shumë më bind idea : se veset globalizohen më shpejt se virtuitytet. Veset janë më tê lehta për t'u përvetsuar dhe zbatuar.

Në thelb kjo goditaja e ardhmërisë besoj se ka efekt kur teknologjia e re hyn si bum dhe jo ngadalë dhe kur mentalitetet apo niveli i konservatorizmit s'ka pësuar asnjë evolucion.

Psh tregojnë si barcaletë se kur hyri traktori i parë në Baban të Korçës fshatarêt i vunë nji deng me bar përpara.  Një tjetër  nxënesve (çirakve ) qê vinin nga fshati në uzina shpesh i çonin të mbushnin një kovë me elektricitet.Kur hyn TV e para kishte njerëz që përkuleshin për të parë nga poshtë  ekranit pa përmendur ata që shihnin nga prapa  ka dhe të tjera  por ndryshon puna sot kur informacioni por dhe dijet janë më të shumta. Megjithatë kjo nuk shkaktonte ndonjë shok sepse njeriu praktik sheh leverdinë dhe ja len shkencën të tjerve . Dhe telefoni dorës apo interneti  nuk kanë çfarë shoku të japin përderisa njerzit shohin dobinë dhe si pengon të ngasin dhe gomarinapo të shfrytzojnë dobinë e tyre.

Filmat janë gjë tjetër ata bëjnë të ëndërrojnë  si dhe mbjellin pesimizëm  tek ata që nuk dinë të ndajnë realen nga filmi por jo se japin ndonjë shok si teknologji përderisa nuk shohin ndonjë dobi praktike mgjths besoj se dhe gratë që i shohin kopjonë diçka nga rregullimi i mbrenshëm shtëpijak .Tani raste të veçanta mund të ketë por e përgjithshmja është se vendet e ballkanit nuk janë aq të prapambetur nga pikpamja kulturore e arsimoresa të mos pranojnë bashkëjetesën e gomarit me teknologjinë e re. Trafiqet që bëjnë në kte zonë nuk ja mësoi teknologjia por krimi i organizuar ndërkombëtar dhe etja për pasuri të menjërshme -ky është shok por shok social e jo teknologjik.

Përpjekja jote më pëlqeu por mendoj se duhej më shumë përballje e fakte për ta treguar idenë e goditjes dhe reagimin social si në kahun konservator ashtu dhe  euforik.

Më tregonte një shok se në vitn 91-92 një djalë i ri i kishte thënë se erdhi dita ti shembnin  pallatet e viteve 60-80 e të bënim të reja. Po kush do na i bëjë i thotë ky shoku? Amerika tha tjetri do na japë çek të bardhë.  A dhe ne do ngrohemi në diell .

nejse mendoj se përpjekja jote meriton të shtjellohet më gjërë e më thellë duke u mbështetur tek ideja e Tofler (jo thjesht tek citimet)

Prizren, ja dy shembuj të rinj, të freskët, të freskët future shock-u: 

http://www.respublica.al/opinion/2012/09/06/nje-marifet-i-policise-gjobe-venese-ne-rrugen-lushnje-fier

http://www.gazetatema.net/web/2012/09/06/vizioni-i-ministrit-noka-per-opozitennje-dare-per-ti-shkulur-dhembet/

 Autorët e sipërpërmendur shprehen se niveli i ndryshimit në shoqërinë e sotme, është tepër i lartë. Ty të duket se është "normal" ritmi, por nuk është kështu për të gjithë. Mjetet teknologjike moderne, i përgjigjen kontekstit dhe botës në të cilën janë shpikur. Dhe sigurisht që këto mjete i ndryshojnë njeriut sjelljen dhe idetë. Toffler psh argumenton se nuk mund të kesh një qëndrim modern ndaj shumë situatave, nëse dinamika e marrëdhënieve ekonomike dhe sociologjike nuk u përshtatet mjeteve që përdor. Dikush psh, nëse punon në arë gjithë ditën dhe ngarkon gomarin për transport, nuk ka të njëjtin mendim ideologjik për jetën dhe shoqërinë, me dikë tjetër që jeton në metropol. Eksperienca e dhimbshme e punës fizike, vendoset në trajtë sipërore të gjykimit të këtij njeriu. Teknologjia e sotme, bëhet kështu sfiduese e marrëdhënieve feudale që këta njerëz kanë vendosur mes tyre. Nuk di sa i kuptueshëm mund të jem... 

Nëse je i interesuar, duhet të lexosh librin. Ta jap unë po deshe.

 

Jyl !  Mendoj se rastet e mësipërme sidomos i dyti nuk janë goditje që vjen nga teknologjia përkundrazi bëjnë pjesë në përshtatjene teknologjisë në mbështetje të idesë së tyre , të parët për të vjedhur (shkelur ligjin - mungesa e shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura - kolauduesit e aparatit) e dyta shpreh mentalitetin e tij feudal se opozita na prish punë ose është armiku( gjë që se bën vetëm ai) por duke shfrytzuar teknologjinë moderne mgjths ai s'ka nivelin kulturor për të. Unë nuk i kundërvihem kësaj ideje qê ështê e vjetër sa njerzimi por varet nga rrethana shoqërore -ekonomike -kulturore e tradita.Historikisht shoqëria njerzore ka qenë në gjëndje të mbajë në bashkëjetesë  të renë me të vjetrën përveç mardhënieve në prodhim dhe ktu ka raste bashkëjetese (që sigurisht çojnë në konflikte të intesiteteve të ndryshme) siç është rasti i skllavopronarisë së shek 18.

Librin mund ta lexoj nqs është në shqip ose frëngjisht por kështu apriori do të thoja se janë gjëra të vjetra(fenomene) shkruar nga pena të reja 

 Këta të dy janë shembuj demostrativë që mbështesin idenë se teknologjia, të ndryshon moralin dhe etikën. Ato viktimat e policëve (nëse kjo gjë vërtetohet), do e kishin të lehtë të kuptonin sesi ishte kalibruar matësi i shpejtësisë. Po kjo rrethanë, nuk kishte për të ndodhur asesi në një shoqëri perëndimore. Një mjet dmth, që përdoret për të matur shpejtësinë dhe dënuar kundravajtësit, këtu po përdoret për të manipuluar dhe gjobitur. Përdorimi i dytë, i shmanget krejtësisht qëllimit për të cilin është shpikur mjeti. Të të them edhe tjetrën... një shoqëri që mendon sesi "tua hedhë" të tjerëve, nuk është e aftë për ta shpikur vetë mjetin në fjalë.

 Ndërsa tek e dyta, shihet një person që nuk i përgjigjet realisht detyrës për të cilën është emëruar të kryejë. Një ministër perëndimor nuk kishte për ta postuar KURRË atë gjë, se e nxirrnin fishek përjasht.

 Një atlete greke poston në twitter një koment racist, dhe përjashtohet nga ekipi olimpik. Një ambasador gjerman del në fotografi në fb me dy goca kosovare dhe komenton se  "është traditë këtu, të jesh me dy", dhe ky opinion përsëri dënohet (publikisht). Këto shkelje të njëpasnjëshme, kërkojnë një opinion po aq të denjë, sa t'i dënojë. Me një fjalë, epoka e sotme, nuk të lejon të jesh "maskara" pa u dënuar. Kjo është magjia e teknologjisë. Kur ky mekanizëm nuk funksionon, mund të themi se shoqëria në fjalë, vuan nga future shock-u. 

Libri është në anglisht. Nëse e do më jep një e-mail. Ose gjithkush tjetër që mund ta dojë. 

O Jyl  po në frëngjisht bre ! Thikat kanë shpesh dy presa .Pse kjo që bëre ti nuk ështê kritikë , dhe të tjerë e kanë kritikuar.E keqja është gjithmonë një hap para të mirës .  Psh për të vendosur një semafor në një udhëkryq duhet tê ndodhin X aksidente në një shtrirje kohore Y . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).