Sipas hartës së publikuar nga vetë qeveria greke, një prej zonave ku do të kryhen kërkimet për naftë dhe gaz është dhe ajo në veri të ishullit të Korfuzit, e cila është dhe “pika e nxehtë” e debatit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

TIRANE -Në kohën kur tema e ndarjes së kufijve detarë mes Greqisë dhe Shqipërisë është në pikën e saj më të nxehtë, pala greke u ka hapur rrugën kërkimeve të naftës dhe gazit natyror në Detin Jon dhe në Kretë. 

Pak ditë më parë, Ministria e Energjetikës e Greqisë, ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë kërkimet. Në garë ishin të pranishme 8 kompani ndërkombëtare dhe fituese u shpall kompania norvegjeze “Petroleum GeoServices”. Sipas të dhënave të bëra publike kohë më parë, kompania fituese do të nisi punën për kërkimin e naftës dhe të gazit në dy zonat e caktuara. Gazeta e përjavshme greke “Protothema”, citon një prej anëtarëve të komisionit përzgjedhës, i cili shprehet se procedurat e ndjekura për vlerësimin e kompanive ishin transparente dhe të pastra. 

Gjithashtu, ai ka shtuar se në vitin 2014-të do të ketë një tjetër tender për eksplorimet në kërkim të hidrokarbureve. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjetikës në Greqi, Kostandini Mathioudakis është shprehur entuziast për interesin e shfaqur për të marrë pjesë në tender. Ai vuri në dukje, se për herë të parë, në gazetën zyrtare të Greqisë është përfshirë një hartë me kufijtë e zonave ekskluzive ekonomike, me Shqipërinë, Italinë dhe Libinë, në përputhje me pozicionet greke dhe standardet e Ligjit të Detit. 

Sipas hartës së publikuar nga vetë qeveria greke, një prej zonave ku do të kryhen kërkimet për naftë dhe gaz është dhe ajo në veri të ishullit të Korfuzit, e cila është dhe “pika e nxehtë” e debatit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Zona në fjalë, në vitin 2009 iu dha Greqisë, pas marrëveshjes mes dy shteteve, por marrëveshja hasi në kundërshtimin e ashpër të një pjese të madhe të opinionit publik dhe jo vetëm. Disa muaj më pas, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen në fjalë, si antikushtetuese. Pas një periudhe heshtjeje, debati për kufijtë detarë mes dy shteteve është rindezur sërish kohët e fundit, në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Greqi.

 

47 Komente

Po ndonje fjale nga qeveria jone, dhe organet perkatese? Se sic eshte ato do punojne ne ujerat Shqiptare.
Dhe a ka ndonje link per harten dhe ate qe thote ai greku?
Kjo duhet te ndalohet shpejt e shpejt se po hyne ato kompanite u ngeli grekve pergjithmone ajo pjese.

   Ku eshte ai  "amerikani i vendit"(  nga pjesa e kruekusarait),  qe me quajti  genjeshtar mua? Ju kujtohet besoj?

    E ka shitur ore shitur, ate pjese territori..... Greket e quajne te  tyren dhe vate kjo pune.Vetem me dyfek mund tja dalim.Por  me pare, duhet te "shprazet nje fiashek ketej",  qe te veje jehona  gjer mu...  ne Athine.

Ja per keto lloj "punesh" na u dashka ..."i ligiu ", per kete rast!

Enver Hoxha per Greket - YouTube► 2:47► 2:47www.youtube.com/watch?v=XTCLpuFKkbA12 Jun 2012 - 3 min - Uploaded by armelani24
Watch Later 3-Enver Hoxha - Fjalimby ALBASTRIMA24,837 views ·Enver Hoxha per Greket !!! 2 ...

 

nuk di kush t'ka qujt genjeshtar dhe per cfare grava po 30 mije came u sollen pako postale ne '45-'46  ne ket anen tone te kufirit, vec atyne qe u masakruan, perdhunuan e varrosen per s'gjalli. Cili ishte reagimi? pallavra ne vepra e fjalime mo? ky qe u thosh minoritareve se i vinte keq se nuk mesoi gjuhen e bukur greke mo? fakt eshte se shume prej ktyre cameve u trajtuan si kontigjent i mundshem spiunesh qe do rrezonin me dhune pushtetin 'popullor' (kujto denimin e grupit cam te Teme Sejkos me vone). Dulla ju friksua me shume ktij skenari sesa u interesua per te ngrit problemin cam ne axhenden e politikes se jashtme. Kto deklarata pompoze si kto te dulles i beri dhe Sadami, Kadafi, Bin Ladeni...kto jane si tip hashashi me efekt te shkurter grava...faktori i vetem te cilit greku i ruhej ishte turku. Nga deklaratat e enverit e te mehmetit as u rruhej me nder teje 

ja ke fut icik kot bredho. ne 48-49 ka pas lufte mes shqiperise dhe greqise.gjyshi im nga ana plakes, rahmetlija,aty mori plage, dekorata dhe shpi n'qytet pa deshiren e vet.kismeti i nones dhe dajave te mi.kurse comt enveri i ka pas dash gjithmon.Teme Sejko arriti ne majat e pushtetit.comt i futi shumicen ne shqipni t'mesme per hesap t'vet    ai.mos t'kishte qen stalini qe ta perkrahte n'ato vite,sot do merrshe viz per me shku edhe n'tepelen.comt e kan bo menyr jetese ti lepihen t'fortit te rradhes sepse kane ne gen mbijetesen. do perdoren gjithmon nga te gjith.jan icik si bicim palestinezesh n'jordani,liban.

po mer po, pati lufte po jemi t'u fol per luften civile ne greqi. Ajo lufte qe thu ti ishte kur greku ishte i ndame ne dysh. Lufta kish lidhje me ate qe Tito i kish mush mendjen dulles qe te furnizonte me arme komunistet ilegale greke dhe ky bashke me Titon dhe Dimitrovin n'mos gaboj e bene ket gje. Po dulla nuk i shpalli gjo lufte grekut per camet (se as kish kellqe per ket pune). Derisa bace stalini i boni llafe titos qe kjo nuk ishte pune per te se ky nuk merrte vesh nga politika e madhe kshuqe edhe dulla u zbyth se pa titon nuk kish nga ta lunte. Dhe po, ajo lufta u perqendru ne Gramoz dhe ne anen tone te kufirit. Vec ushtareve u vrane dhe fshatare te fshatrave ne kufi. Ah po, tjeter, Mehmeti kercelliti nja 2 here dhembet po pa qeder...

dulles inotin kija po hakun mos ja ha.n'ato vite e lujti mir lojen ai dhe fati jon qe loja e atij perkonte me interesat e rusit.me zor na pranun ne paris n'krah te fitimtareve,anglezt humen 1 anije dhe nja 50 ushtar,tito donte me na bo republik t'shtat.kshuqe jo per comt qe skishte fuqi, po ju merrte goja ene kur kerkonte ate qe ishte vendos qysh ne 1900 qe te ishte e jona.nga 50 e deri ne 1990 grekut sja majti mo suma me lujt bishtin se e boni ushtrine sic duhet dulla.fuqi per sulm skishe, po guxim me t'sulmu nuk kishte njeri.provokime ka pas gjithmon nga greku, po sja pertoshun nga ana jon, i bishin direkt.  nja tre raste i di shum mir qe i kan gjujt grekut se ka qen plaku i perzim direkt. per gjonat qe i di nuk ja fus kot.dhe jo vetem grekut. maj men nji motoskaf nga 86 ku kishin palos nja dy italjon vetem se skishin ndalu.

po per ate pune, dulla i boni per nji lek amerikon e rus dhe ato nuk e sulmun iher. Ca dmth me ket ti, qe ishin te impresionum prej ushtrise tone pranej nuk na sulmun? po per ca arsye do t'sulmonte sllavi apo greku ty qe ta mor vesh une?! ca kishin per t'mor, t'i kishin mor. Jugosllavia masanej ka qene kreu i organizates se vendeve te pa-angazhume, t'pakten per imazh, ishin kunder luftes. Mbrojtje - thu ti...po mer, bunkerizimi tregohej si arritje, femrave dhe fmijeve u mesohej perdorimi i pushkes model 56...si thu ti, pranej kish fryk me na sulmu rusi dhe amerika ne, se kishim pushket e Policanit?

sa per ate punen e republikes, kjo i pelqeu vete ktij ne fillim. Edhe ne ato librat me kujtime indirekt e pranon se e kish josh kjo ideja n'fillim dhe nuk eshte per te mos e besu. Ideja e nji konfederate panballkanike eshte e vjeter; edhe Fan Noli e ka dash. Ne ket kuptim, nuk e kam shume te veshtire me e besu qe Ismail Qemali te ushqente te njejten enderr (u diskutu te tema tjeter). E lehte per t'u besu kjo puna e republikes se 7te sepse pas luftes u vu ne levizje ai mekanizmi i njehsimit te lekut me dinarin dhe planet e zhvillimit ekonomik u bene duke pyt ekspertet sllave dhe plani fillestar ishte qe ekonomia jone do ishte ne funksion te asaj jugosllave. Tjeter pune se (i) dulla me kohe kuptoi se mund ta mbante edhe vete pushtetin duke u lidh direkt me ruset dhe duke heq qafe varesine prej sllavit dhe (ii) pati nji lufte te brendshme per pushtet - Xoxe, N. Spiru etj. qe nxorri dullen fitimtar dhe qe aty ku nuk i besoi me sllaveve (po jo per arsye parimore, thjesht se kuptoi se ato mund t'ja kishin fut ktij per me e zevendsu me nji tjeter)

jo ush po gamor.smiley

Br3dh, ke degju gje per provokacionin grek te 2 gushtit 1949? Dhe  di ça pergjigje u dha ai burri...?Dhe nuk ka lidhje me ato qe thoni Ju.Ishte  nje test grek per  te  marre jugun tone.E mbushen me predha te artilierise rende, tere  luginen e Devollit.Mirepo une nuk arrij te dal nga tere konjuktura e tere zhvillimeve rajonale dhe botrore.Ama ai burri ka ditur te shfrytezonte situatat ne favorr te pavarise vendit, te mos tjetersimit te asnje pellembe toke.Kur ky dallakuk u jep po grekeve qindra kilometra.Dhe tani hesht maskarai....!

Ky eshte  thelbi i  asaj qe them une.

Br3dh, ke degju gje per provokacionin grek te 2 gushtit 1949? Dhe  di ça pergjigje u dha ai burri...?

Nashi termi provokacion do te thote qe na po rrinim mire e bukur ne punen tone dhe ata erdhen e na sulmuan pa shkak.Fakti eshte qe na u kishim dhene konak partizaneve greke qe ishin ne lufte me forcat qeveritare keshtu qe e  beme veten pale nderluftuese.greket sulmuan per te asgjesuar bazat e partizaneve greke ne gramoz.mitologjia komuniste i ka dhene ngjyra te tjera por e verteta eshte krejt ndryshe.

E di ti si behet rakia mo?

U dend pleqeria e pjerdhur me endrra Enveriste.  Ai kurva i vuri minat shtetit etnik shqiptar per hir te cirakeve te tij sllave, gerxho plaku enverist na keput dengla se nuk ka lejuar tjetersim e asnje pellembe toke nga e jona!

pune e ngaterruar kjo e geneve.

me sa di une cameria dhe kosova kane qene dhe jane dy krahinat me te medha shqiptare.

kur kane ardh camet dhe kosovaret ne shqiperi kane lene mbrapa qytete si arta, preveza, gumenica, janina, gjakova, prizreni, gjilani, apo edhe nga shkupi, tetova, gostivari etj etj etj... dhe kane gjetur qyteza qe quheshin qytete ose jane vendosur neper mocalishte.

te gjitha ato qe permenda kane qene qytete qe ne kohe te perandorise osmane dhe vazhdojne te jene edhe sot.

perpara se te flasesh per palestinen kupto njehere fatkeqesine tende si shqiptar qe gjithe qytetet e medha shqiptare ti lane jashte kufijve, dhe prandaj nuk je ne gjendje as sot te artikulohesh si njeri i qyteteruar  po flet budallalleqe me palestinez e te duket vetja si i mencur.

te tjere jane "palestinez" ne shqiperi, jo me kot marrin pensione nga "palestina".

grave ai "i ligu" beri shtet i vuri kufirin tek thana qysh me 1948, me sputhen greket ne shqiperi..smiley 

Vetem me dyfek mund tja dalim.Por  me pare, duhet te "shprazet nje fiashek ketej",  qe te veje jehona  gjer mu...  ne Athine.

Si do te futemi ne lufte me greqine kur jemi vende aleate ne NATO?Edhe sikur te donim nuk kemi kellqe per lufte me ta.

Greket nuk besoj se do ta bejne ate pune ne Jon pa u siguruar me pare ligjerisht , jo nga frika jone por ka gjyqe nderkombetare per ate pune.

Alba2265 , qe nuk i njef greket nuk eshte faj, por qe te mos keshe degjuar, per "inat e hile greku" nuk te falet.E kane nje firme te hedhur ne nje nofuske, nga kryekusari i shqiptareve.Ata nuk e kane patur kurre me ferman "Vorio Epirtin" dhe kane 100 vjet qe nuk reshtin se kerkuari,territorin e tjetrit, jo  me kur ja u jep i pari i vendit, me ferman...kusari.Sa per  ate puen e NATO-s  une jam duke fole per te  ... DITO-s tone te zeze. Jemi  duke fole per  greket, ku nuk kane sira muhabetet e kuvendet  me ndermjetsime,... per  pronen tone, veç hileve e dredhdive.

    Tani  me degjo pake dhe  mua!Greqia dhe Turqia kane qene, e sa di gjene jane ne NTAO.Apo mos e kam gabim? E pra per nje  gjysem nate, Turqia pushtoi gati gjysmen e Qipros..Dhe ai territor edhe sot e kesaj dite eshte  i Turqise...NATO(apo vende antare te saj)...u dha te dy  paleve aeroplane...tanke e felluka...

Ky toni i beri skrap,  te  gjitha çkish lene... Ai.

Shkeputuni nga llogoret e nenedheshme, llumet e te cilave  vine ere te rende antikombetare !

''!Greqia dhe Turqia kane qene, e sa di gjene jane ne NTAO.Apo mos e kam gabim? E pra per nje gjysem nate, Turqia pushtoi gati gjysmen e Qipros..Dhe ai territor edhe sot e kesaj dite eshte i Turqise"

Turqia dhe Greqia kane qene disa here prane luftes. Por Qipro nuk eshte territor grek, per te thene qe turqit cenuan territorin e shtetit grek.

Mire si e gjykon,  se une nuk e di territor i  kujt eshte  Qipro?..Por  di dhe qe qipriotet jane greke ne shumice....

per te njejten ceshtje si ajo jona ,ate te percaktimit te kufirit detar ,turqia me greqine desh hyne ne lufte ne '96-n(u rrezua nje helikopter grek dhe u vrane 4 ushtare). ishte e njejta skeme ,nje shkemb ne det me status te papercaktuar greket e parqisnin si ''territor grek'' dhe kerkonin ndarjen duke filluar nga ajo pike.  prandaj marreveshja me shqiperine i duhet greqise pervec shfrytezimit te naftes ,edhe si model ne lidhje me percaktimin e kufirit me turqine,si nje precedent real.

s'kane nevoje greket per norvegjeze e c'norvegjeze.

e nxjerrin vete naften se jane "palikari".

ai konsulli i korces e ngul lopaten ku te doje ne det dhe thote: ketu eshte greqi dhe mbaroi ajo pune.

sa per fundin e detit, m.... qe behet ne sarande kane per te nxjerre.

Shume mire. Suksese Grekeve.

suksese them dhe une, po sbie rrufeja ne m..    smiley

..dersa te zgjidhet ceshtja ne menyre ligjore e kufijve, greket ndoshta per nja 10 -15 vjet, do te nxjerrin nafte  sa tu doj qefi! 

Do 10-15 vjet sa te zbulohet, te financohet, dhe te ndertohet infrastruktura per gjera te tilla.

PS: asnje kompani nuk do marri mundimin e ndertimit ne rast se nuk kan garanci qe ceshtja ligjore eshte e zgjidhur.

Mos i qaj hallin grekeve se ata all ready  kane gjetur sasine e naftes qekerkojne . jane rreth 4 miliad fuci nafte  ne vit qe mund te nxiret nga nenujrat e Jonit dhe rrethinat e tij, kane bere investime me kohe, tani eshte rasti i shfrytzimit ..

hidhi nje sy http://rense.com/general95/newmedd.html

4 miliard ne vit i bie pothuajse 11 milion fuci diten. Nuk e lexoj ate shkrim, por ne rast se eshte shkruajtur qe Greqia mund te prodhoj 11 milion fuci ne dite, atehere ai shkrim ka aq realitet sa shkrimet e zhul vernit. Sa per informacion, vetem Bashkimi Sovietik (te tera burimet se bashku), Amerika dhe Arabia Saudite kan prodhuar mbi 10 milion fuci diten. Sonte vetem Arabia mund ta bej.

..eshte bere nje gabim ne llogaritje. behet fjale per rezerva nafte dhe gazi, konkretisht 22 miliard fuci nafte ne Jonian dhe 4 miliard per rreth detit Egje..

 une doja te thoja, se greket i jane futur punes me kohe per shfrytzimin e rezerva te naftes dhe gazit, dhe pikerisht atje ne detin Jon ne kufi me Shqiperine, thella eshte me e majme! pra sa te zgjidhin shqiptaret ceshtjen e kufirit greket do te fillojne te nxjerrin fuci nafte sa tu doje qefi, problemi eshte qe kete sasi nafte pse mos ta shfrytzojne shqiptaret?!! 

Nuk  i ndihmon dot ky  Juaji per tua lehtesuar dhe ate veshtiresi ?

Ato veshtiresi  te grekerve te varfer,  jane me te vertete  shqetesim i madh....

ka nje shprehje qe thote: kush nuk ben dot te munduren, provon te bej te pamunduren.

greket do vazhdojne te vjedhin greket dhe tju tregojne pseudogrekeve perralla me nafte ne det, e eshtra ushtaresh grek ne permet, e shkolla greke per minoritetin grek ne tropoje.

dhe te gjitha keto per arsyen e thjeshte se sjane ne gjendje te bejne shtet (e jo me komb) si gjithe popujt e tjere.

 

...greket do vazhdojne te vjedhin greket dhe tju tregojne pseudogrekeve perralla me nafte ne det,

 

...kurse gazetaret e Top Channel do vazhdojne  te hedhin "miza" per  militantet  medioker 

c'faj ka top-channel se pseudogreket nuk dine te bejne shtet se nuk e mora vesh ?

http://www.peshkupauje.com/comment/54224...

Ketu eshte nje harte kerkimi, qe solli Arti te tema tjeter. Eshte nje zone kerkimi gjigante e madhe. Te thuash qe "po vjen Greku, per te nxjerre nafte ne ujra shqiptare" eshte spekullim. E sidoqofte mendoj ka rregulla e konventa nderkombetare qe rregullojne shperndarjen e te ardhurave nese zona naftembajtese shtrihet mes dy vendesh.

E mire tani, te nisemi me c'thote Arti tani e ketu e dy vjet i bije qe euroja te na kish lene shendetne.

hunter -por ku paska konvente qe rregullon keto pune pse u nxitua salibeu te firmoste duke  ja u kaluar atyre  territorin tone?Apo  per te ndihur ate... konventen.Leni more keto teorira se nuk pine uje me.

Harten ne fakt nuk e bera une, U botua nga mediat greke. Merruni me harten dhe jo me "ate" qe postoi harten.

Ne 2009 greket kryen studime gjeofizike ne Detin jon dhe Egje ku sipas grekeve basini i Jonit permban 22miljarde fuci dhe zona e Egjeut verior perllogaritet te kete 4miljarde fuci(Pra gjithe lufta behet per basinin e Jonit). Nje nga pikat e nxehta qe mendohet te kete gaz eshte ne zonen e diskutuar.(Qe ta kuptosh qarte prse behet fjale, me te verdhe jane shenuar zonat e gazit dhe naftes: Nenvizohet te nje rendesie strategjike per Greqine")

 

mire qe e paskan shkruajtur ne greqisht kete harten, se te pakten sjane ne gjendje as ta lexojne e jo me ta kuptojne "avropianet" (konica).

se me thene te drejten me sa po lexojme shtypin ketej nga "avropi", jo per naften qe sbehet fjale po vetem po tallen me greket edhe pa pare kete harten.

p.s. ai 22 miliardeshi nuk jane fuci nafte, po 22 miliarde euro qe kane marre borxh nga qeveria gjermane.

http://www.tagesschau.de/inland/griechenland654.html

vertet kemi marre 22 miliarde euro borxh, se kemi gjithe jeten qe vetem vjedhim e kemi ngelur me gisht ne by..., aaaaama kemi gjetur 22 miliarde fuci nafte, por ka nje problem te vogel, i kemi gjetur ne vorio epir , prandaj o burra te bejme ca varreza greke ne permet, te hapim ca shkolla greke ne tropoje dhe te gjithe si sheiket e arabise saudite do jetoni o greket e mi te lashte.

ka ka karbunare.....

 

per zotin nuk di, te qeshesh a te qash me keta "palikaret".

A nuk mund te biem dakord per dicka tjeter, p.sh., ne njerezit kemi derguar nje sonde drejt ca planeteve te Sistemit Diellor qe funksionojne kesaj rradhe me ion propulsion. Kjo puna e naftes eshte vk pasi shton kancerin ne popullate, te gjirit dhe te tjera. Mund te them ama qe ne TR apo DR ka makina pa fund qe funksionojne me motor me djegie te brendshme. Ne TR leshojne edhe pordhe pa hesap.

Energjia bio, i përket së ardhmes. Kështu thonë ca e ca... 

Në të ardhmen psh, rëndësia e marrëdhënieve politike me shkretëtirat e Arabisë, do të zëvendësohet me Ekuadorin, Afrikën qëndrore dhe Brazilin. 

Këto Hec-et që po ndërtohen tani, do jenë bunkerët e viteve 2000. 

FqInJeT tAnE

Le ta nisim nga e para
Oo fqinjët tanë
Ç`thote kungulli pa fara
Oo fqinjët tanë
Dy hap prapa
Një hap para
Oo fqinjët tanë
Mbushën botën me të shara
Oo fqinjët tanë

Greke na doli Himara
Ka ka Karbunarë
Godoleshi dhe spathara
Ka ka Karbunarë
Greqi është dhe Niagara
Ka ka Karbunarë
Bangladeshi dhe Irlanda
Ka ka Karbunarë

Po në dorë ju mbeti sharra
Ka ka Karbunarë
Fillojne fshesën nga e para
Ka ka Karbunarë
Po ti kenë duart e lara
Ka ka Karbunarë
Le t`na e zënë njëhere përpara
Ka ka Karbunarë           
 

 jeronim, pse e shuani germen "r".Nuk  eshte gjynah ?

"gjynah" ? per ke? smiley

 

Per ate  kengen me... Karbunaren se nuk eshte kenduar ashtu...Zanoria ka pas ndenj mes dy bashketingelloreve, prej asamblit Krrutjes....

ndoshta, po mua keshtu me kujtohet.

ne fondin e bibliotekes kombetare veshtire se e gjejme dot tekstin origjinal te poezise smiley

se mos na e lexojne ata pseudgreket tane kete lajm e ju bie ndonje infarkt nga gezimi...

eshte shaka o traper, nuk rriten pensionet....smiley

Cfare ben ai Gjunkshi i Sales ? Ku i ka to..pedineret , kryqezoret e nendetset ? Alba me Topet e Ushtrise ku eshte ? E kini lene vendin si kupole Plehu ku kendon Kokoshi Lavdite e Sali naftetarit smiley

Kokoshi kendon .. titulli vjershes . ..Vendi PPU ...data Historike ..Sali naftetari arrin te munde bajlozin e Detit ne Shtator 2012 !

Kendo kokosh e mos pusho

Historite e sali famemadhit na trego

Krekosu  mire mbi kapulen e Plehut

perdor dhe Flit per mizat e dheut

qe te shajne Sali Skenderbeun ....smiley

epo, kembet shtrij sa ke mbulesen, se perndryshe perfundon si greket qe marrin 22 miliard euro borxh nga gjermania dhe kane kontrate 30 miliard euro per te blere armatime nga franca dhe gjermania. smiley

kot i kane ato nendeteset qe blejne, ti kishin kursyer ato shpenzime, se turkut mender muhabetit...., kurse neve grekeve te lashte qe jetojme ne vorioepir te na rrisin pak pensionet dhe e kane te sigurt vorioepirin.

per 30 miliard euro sjellim nga kina nje anije me nje milion eshtra kinezesh, i pagezojme grek, i varrosim ne permet dhe mbyllet ai muhabet.

aaaa nqs i duan per te nxjerre ate "naften e saliut" ato nendeteset e kryqezoret ndryshon puna....

tingellon e pabesueshme te gerrmosh me nendetese, po si dihet, "palikari" jane ata... e bejne shurren kundra eres e se rruajne fare.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).