Do duhej një rebelim nga ana e policëve pas vrasjes së Adem Tahiraj, dhe jo thjesht për faktin që Tahiraj ish njëri prej tyre, e ndoshta njëri nga më të mirët, por për këtë joint venture politikë-krim, që në rastin konkret është më i qartë se kurrë.

Nga Mustafa Nano

Në të përditshmen “shqiptarja.com”, një ditë pasi në Shijak u qëllua për vdekje shefi i Komisariatit Adem Tahiraj, ish një intervistë e Pjerin Ndreut, në të cilin ai fliste edhe si socialist, edhe si specialist. Dhe si specialist, Ndreu nuk i kursente fjalët e mira për komisarin e Shijakut. Por nuk ish kjo ajo që binte në sy. Ai foli në këtë intervistë dhe për një takim që kish pasur me Adem Tahirajn disa ditë para se ta vrisnin. Dhe në atë takim, gjithnjë sipas Ndreut, Tahiraj, një polic profesionist (nga biografia që i është bërë më pas është marrë vesh se e mbante prej vitesh të veshur atë uniformë, se ishte me arsim policor, se e bënte këtë punë qysh prej vitit 1986 dhe se u ka rezistuar të gjitha furtunave që provokohen këtejpari prej ndërrimit të pushtetit), i kish pohuar në një moment konfidencialiteti, se punët e policisë i kish marrë lumi.
Nuk është nevoja që këtë të na e thotë Pjerin Ndreu. Nuk është nevoja as të na e thotë ndonjë polic, apo komisar policie. Ajo që Ndreu ka dëgjuar nga Tahiraj është një gjë që duket sheshit. Punët e policisë i ka marrë lumi vërtet. Ka njerëz që fajin e kërkojnë tek Flamur Noka, për të cilin vëzhgimet satirike të Mero Bazes kanë bërë të vetën, d.m.th. kanë bërë që të tjerët ta shohin si idiot e gjysmë. Kështu e shihte dhe Anila Basha në një shkrim të sajin në “shqiptarja.com”, ku Nokën e nxirrte edhe fajtor për këto që po ndodhin, por dhe viktimë për faktin që është ai që është. Ja ç’thotë Basha në atë shkrim në një përpjekje për t’i bërë portretin ministrit: “Një ish-student që e filloi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1991 dhe që i përfundoi studimet e larta me gjithë specializim në vitin 2007, pra plot pas 16 vetësh, nuk mund t’ia bëjë rrupsup krimit në Shqipëri. …. E pra, këtë lloj ministri e këtë lloj drejtimi të Ministrisë së Brendshme pranuan gjithë shqiptarët. Të cilët …tregonin barsoleta për figurën e Flamur Nokës. Po Flamur Noka, është heroi i luftës së heshtur me të gjithë ata që e anatemuan, apo viktima e radhës e një regjimi prej të cilit krimi nuk ka më frikë? Më duket më shumë si një viktimë, që u gjend në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, i paaftë të marrë vendime e për më tepër, i paaftë të kundërshtojë ndokënd. I paaftë të marrë stilolapsin dhe të firmosë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo të nëndrejtorit, apo t’i thotë Berishës se pas kaq rastesh vrasjeje me plan e pa plan, kjo polici ka dështuar. I paaftë t’i thotë Berishës se shteti dhe policia nuk mbahen me militantë partiakë, por me njerëz profesionistë që sot enden rrugëve pa një vend pune”.

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, pjesa ku Noka del si viktimë është më e kuptueshme, se sa pjesa ku Noka del fajtor. Kjo situatë e rendit publik ekziston qysh përpara se Nokës t’i shkonte në mendje se mund të bëhej ministër. Policia ka kohë që i është dorëzuar një shkrehjeje totale, ka kohë që është një polici që nuk funksionon. Është e pranishme në territor, sidomos në qytete, por të ngjan se ka një rregull absurd që lidh në përpjesëtim të zhdrejtë këtë prani me eficencën e punës së policisë, d.m.th. sa më e pranishme është në terren e në territor, aq më e paaftë është të kryejë punët që duhet të kryejë.

A mund të kesh besim te kjo polici? Personalisht, nuk kam besim. Kur i shoh në rrugë, policët nuk më ofrojnë siguri. Nuk i shoh si të mitë. Ka diçka prej kaçaku në pamjen e tyre, në mënyrën se si të presin, në mënyrën se si qëndrojnë, se si ecin, se si komunikojnë me sho-shoqin, apo me qytetarët që rëndom ata nuk i shohin si njerëz që kanë nevojë për shërbimin e tyre, por si viktima që duhen keqtrajtuar, që duhen nëpërkëmbur, që duhen përbuzur, që duhen gjobitur.

I keni parë policët e trafikut se si rravgojnë nëpër qytet, apo se si të zënë pusi, me blloqet e gjobave në duar? Është pamja më e shëmtuar që mund të të shohin sytë. Në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë që policët e qarkullimit të dalin në punë me detyrën për të gjobitur. Është e çuditshme se si askush nga eprorët nuk po merr vendimin që t’i ndalojë ata policë të vinë vërdallë me ato blloqe gjobash (i mbajnë dhe të hapur, te fleta e radhës që duhet mbushur). Apo duhet të jetë e vërtetë ajo që thuhet, se “kanë marrë urdhrin e kundërt, d.m.th. të vënë sa më shumë gjoba, pasi kjo fushatë e përjetshme gjobash është një nga burimet që mbushin arkën e shtetit të boshatisur prej sjelljes shkapërdare të qeverisë?

E përmenda këtë dukuri gjobëvëniesh në stil të gjerë, ngaqë duket se gjobëvënia është e vetmja gjë që policët dinë ta bëjnë në mënyrë të përkryer në këtë vend. Sa për të tjerat, nuk duket se ia thonë. Pse vallë? Nuk janë profesionistë? Nuk është domosdoshmërisht kështu. Ja, Adem Tahiraj që nuk është më, kish një jetë të tërë që punonte polic. Si Tahiraj, duhet të ketë dhe të tjerë.

Atëherë? Kjo është një polici e tredhur nga politika. Është një polici dhjakse. Është një polici që nuk di të ngrejë zërin për të drejtat e veta. Është një polici e nakatosur me krimin, e prandaj një polici që e ka frikë krimin, që nga ana e vet është i përzier me politikën, me pushtetin, me ministra, me krerë institucionesh. Do duhej një rebelim nga ana e policëve pas vrasjes së Adem Tahiraj, dhe jo thjesht për faktin që Tahiraj ish njëri prej tyre, e ndoshta njëri nga më të mirët, por për këtë joint venture politikë-krim, që në rastin konkret është më i qartë se kurrë. Por askush nuk flet lidhur me këtë fakt. Askush nuk ka ecur kësaj ane këto ditë pas vrasjes së Adem Tahirajt. Policët kanë derdhur edhe lot për kolegun e tyre, por bëjnë sikur nuk e dinë se si qëndrojnë gjërat në këtë vend. Burgaj, e të tjerë si ai, kanë bërë më të kollajtën, d.m.th. kanë sulmuar sistemin e drejtësisë, por nuk kanë pasur trimërinë të flasin për sponsorizime politike të krimit. Dhe nuk janë gjëra që s’i dinë. Madje, në ka gjëra që i dinë mirë janë pikërisht këto lidhje politikë-krim. Por nuk e hapin gojën. Nuk guxojnë ta hapin gojën. Ndryshe, u ikën vendi i punës. Dhe kjo është më e pakta që mund t’u ikë.

 

Shënim: Foto marrë nga Noa

32 Komente

(i mbajnë dhe të hapur, te fleta e radhës që duhet mbushur)

hahaa... shume e omel kjo. e bojn book-mark te veni qe duhet bllokun smiley

ne ktu i kemi i cik me te modernizum, sec kane ca si alete qe e scan te makina edhe direkt te shkon gjoba te UFOt atje nolt. Edhe s'esht pak gjoba, mashalla, qe e shtoft edhe me Allahu me te madh te Tij.

“Një ish-student që e filloi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1991 dhe që i përfundoi studimet e larta me gjithë specializim në vitin 2007, pra plot pas 16 vetësh, nuk mund t’ia bëjë rrupsup krimit në Shqipëri. …. E pra, këtë lloj ministri e këtë lloj drejtimi të Ministrisë së Brendshme pranuan gjithë shqiptarët. Të cilët …tregonin barsoleta për figurën e Flamur Nokës...

O Flamur, o legjende ! Nga eshte ky vigani? smiley 

P.S. Anila Basha eshte si yll! smiley

Vigani eshte nga Novoseja, qe eshte prane Shishtavecit , qe eshte nja 30 km nga Kukesi. Kukesi eshte nja 200 km nga Tirana. 

Do duhej një rebelim nga ana e policëve pas vrasjes së Adem Tahiraj

Pjesa tjeter e artikullit mund te jete shume e mire, por kjo pjese e fjalise se pare me shqeteson shume per cektesine, keqdashjen apo nxitjen e konfliktit. Nga njohurite e pakte qe kam une, puna e punonjesit te policise perfshin edhe raste te tilla ekstreme - ashtu sic dhe profesione te tjera. Kur dikush vendos te behet polic, e ka marre parasysh qe edhe mund te plagoset apo edhe vritet ne detyre - ashtu si ai/ajo qe behet minator e ka marre parasysh qe, megjithe masat e sigurise, mund te ngjase qe galeria te shembet. Apo astronautet qe raketa mund te shpertheje - e plot shembuj te tjere. Prandaj paguhen me teper per shkak te rrezikut.

Nuk mund te flas per Evropen por ketu ne Amerike ndodh qe vriten police ne krye te detyres. Te gjithe, sigurisht, merziten, shprehin ngushellime, denojne fajtorin/et, etj. por asnjehere s'kam lexuar/degjuar/pare qe policet e tjere te rebelojne, apo dikush te nxise idiotesira te tilla.

Gjembo, Muci mund te kishte permendur ndonje fjale tjeter ne vend te "rebelim", reaksion psh, sidoqofte rasti i kesaj vrasje i kalon caqet e rasteve qe ke cituar.

Ne background te kesaj vrasje eshte sistemi i korruptuar i drejtesise. Policia e ka kapur kete kriminel dhe e ka futur ne burg, pasandaj gjykates matrapazet i kane shitur lirine dhe me kete liri ai krijon "cosa nostra" te shijakut. Me e keqja eshte se ai jo vetem qe vret shefin e policise por dhe i vetedorezohet asaj, i sigurt se do te ribleje lirine me pas. Tashi ne keto rrethana te te pyes une ty; ca te keqe ka qe policia te "rebelohet" dhe te protestoje para gjykates?. Po forma te tjera te protestes pse mos ti aplikoje kur ka mese 7 vjet qe ka sindikaten e vet? Jane rreth 250 police te vrare ne vitet e demokracise dhe per te vraret ka vecse lot, asgje me shume.

Per mendimin tim, "rebelimi" per sistemin e korruptuar te drejtesise i takon te gjithe Shqiptareve, jo vec punonjesve te policise. Eshte madje "rebelim" qe duhet bere sa me shpejt, pa kahe politike. Njerezit per kete duhet te dalin ne protesta e jo te perdoren si mish per top nga politikanet.

Mund te kishte permendur fjale tjeter por une lexova ate qe ka shkruar. Ndoshta e kam gabim po per mua fjala rebelim me jep pershtypjen e dickaje te dhunshme.

Artikujt e Kaçit, me kane pelqyer, mirpo kesaj rradhe ja ka fut kot. Nese do te flasesh per fenomenin, mos u merr me interpretime sipas rradakes. Ne te gjithe boten, dihet qe njera nga masat qe policia perdor per te ulur krimin automobilistik, rremujen ne rruge, shkeljen e rregullave te qarkullimit, eshte gjoba. Apo Muçua do si ne disa vende, ku nuk ka polici me gjoba, por ushtri e grupe paramilitaresh, qe te fusin koqen e plumbit kur hecen shpejt apo si garip. Ne ter vendet e zhvilluara, eshte policia ajo qe vendos rregullin ne rruge, nepermjet gjobave. Polici nuk hyn kurre ne debat. Ne momentin qe shkelsi i rregullave hyn ne debat, polici theret koleget e vet, me ze ose radio. Mirpo Muçua nuk eshte mesuar me rregullat perendimore. Rregullin per vendet e parkingjeve, gjobat per to, tashme i kane bashkite apo komunat, ndersa rregullin neper rruge, autostrada, e mban policia. 

Gabimi aty ne ate vrasje, e kam thene edhe ne nje koment tjeter, e ka qeveria qe nuk i pajis me veshje antiplumb ata qe kontrrollojne makinat e rrezikshme, me xham te erret, pa targa etj. Nje pjese e fajit eshte edhe i policave qe shkojne si ai shefi i Shijakut, pa veshje antiplumb dhe pa mbeshtetje nga polica te tjere. 

Kemi pare edhe ketu kontrrolle, apo edhe ne tv, realitet, ku njeri polic afrohet afer makines, ndersa tjetri rri gati ter vemendje se mos konfliktohen palet. Vetem ne Shqiperi sheh, nje polic afrohet afer shoferit, tjetri mirret me nje makine tjeter, nje tjeter ben muhabet me te njohurin e vet, nje tjeter ben shurren me tutje, nje tjeter flet ne telefon me familjen, e çfar gatishmerie do t'kete ketu. 

Ndodh edhe ketu tek mua, sidomos te shtune apo te djele, ku policia ben kontrroll per pirje, dokumenta etj, dhe i shoh, dy mirren me makinen qe ndalojne, nje rri gati me tutje, dy te tjere mirren me nje makine tjeter, nje tjeter rri e veshtron sjelljen e policave (ai eshte i kontrrollit disiplinor), nje tjeter duket sikur e ha buken kot se rri mbeshtetur mirpo flet me radio, nja dy te tjere levizin e njeri prej tyre zevendeson nje polic tek makina. Pra nje tufe me polica, dhe jo 2-3 derdemene si ne Shqiperi, ku njeri patjeter do jete barkmadh dhe mezi leviz. 

Cilit kaci i referohesh ti Pjero, se ky qe ka shkru artikullin quhet Mustafa, ose shkurt muci ose tafe.

Problemi nuk eshte dhe aq i thjeshte per rastin.

Shefii policise ben debat me nipin e kapomafjes se zones.... Nuk eshte ne patrullim zyrtar sepse ishte vetem, dhe cdo polic ose shef policie zbret prej detyres ndersa kerkon llogari pa "spaletat".

Shefi i policise e njeh mire kapo-mafjen zonale, pasi Shijaku e Sukthi jane domine te njohura te mafies se droges, trafikut te femrave dhe makinave te vjedhura, aq sa eshte Lazarati per hashashin.

Shefi i policise e di qe kapo-mafja eshte i rrezikshem pasi eshte serial-killer dhe mbrohet prej rangjeve te larta te politikes, pasi perdoret prej tyre ne programet joint-venter.

Serial killeri, kapo mafje, gjithashtu dihet qe vret ndersa ai e di qe nuk ka rrezik ta palosin apo ta rrasin ne burg, pasi kupton qe eshte "prishur nje pazar i madh" qe shkon deri tek politika ose politika ka dijeni te qarta per kete "prishje pazari".

Te tjerat qe...... polici ka aq kohe ne polici , ministri eshte karagjoz e me shkolle te cunguar, e te tjera qe jane me sasi e thase transparente ne cdo rruge, shkolla, universitete, drejtori ministrish te Shqiperise ...te me falni por jane "pordhe me rigon".

SHIKONI LIDHJEN MAFJE - PUSHTET, ben muuuu!

Qe eshte edhe nje polici e inkriminuar dhe e pafte po ju sjell nje shembull nga vetja ime...

Kam nje mikun tim qe ka shku ne Angli qysh me 1994 ka nderru emrin dhe ka marrre edhe pasaporten.... pra eshte qytetar anglez, ashtu si edhe shume shqipo te tjere, qe kane bere po te njten gje. KA ardh disa here ketu ne memedhe, por ka pas ca probleme me emrin, se po te njejtin emer ka pas edhe nje i kerkuar nga interpoli... e pat zgjidh problemin dhe ne sistemin TIMS, kishte nje fjalekalim qe e dinte ky burri qe e vertetonin se ishte i miri e jo i keqi. Pas kaq kohesh ky burri shkon per te bo nja nje jave pushime ne Spanje....Aty i fillon kalvari....Policia spanjolle e ndalon se i del emri me te kuqe.... Ja dergon faxin e pasaportes britanike interpolit shqiptar dhe keta pa bo verifikim fare  e pohojne qe ky eshte i kerkuari...Pas nje jave e morim vesh ne ketu qe ky miku ishte mrena, e fillojme punen per ta qit te drejten.... shkojme ne policine e qarkut ngga ishte i denumi.... na thane se nuk kishin as shenja gishhtash e as foto, nddaj e kane pak te veshtire identifikimin. U themi per sistemin TIMS....hapen syte..... Vjjen nje shef tjeter dhe e verteton se ky nuk eshte ai, por nje shoku i tij qe kishin bo shkollen bashke.... u lehtesum.... Pra nuk ishte "ai" Por i zoti e shet por tellalli nuk e jep. Vajtem nja tre here ne rrrethin e te kerkuarit, po pa rezultat... dhe keta as te jepnin rrugen e verifikimit e as rrugen e ankimimit... I ziu njeri. Megjithe nderhyrjet e forta, me miqesi e shoke..perseri nuk ja arritem. Perfundimisht pas tre javesh, ai i shkreti eshte akoma mrena, çeshtja i shkoi prokurorise, dhe gjithçka do filloje nga e para. PO pas disa nderhyrjesh te tjera, me ne fund mesojme se ay i kerkuari kishte edhe shenja gishtash edhe fotografi....dhe qe nuk perkonin me keto te ketij tonit.... Marrim vesh qe "ai" tjetri paguante ne polici per raste te tilla, qe te humbiste gjurmet. Ai ishte denuar me 20 vjjet per vrasje, dhe donte edhe dy vjet qe t'ja hudhte.... Ja kjo eshte policia e inkriminuar dhe e paafte per ti dhene zgjidhje problemeve. Dhe Muçi ka shume te drejte, kur thote qe ne e shofim policin si mjet te dhunes dhe jo si mbrojtesin tone, qe nga e shikuara e tij e deri tek qendrimi prej kapadaiu qe mbajne ne komunikimin me ty,qofsh fajtor apo jo....palè po te rrasin mrena qe te bejne zbor....

i ke ron pak shkurt ksaj historise te ndrrimit te emrit. Njesoj sikur ke dash me thon qe "bleu kumblla te kuqe po masanej ju ndrru menia dhe i mori jeshile".
Ky nuk eshte ndrrim kuturu emri se ai behet me vendim gjykate; ky ka ndrru identitetin duke perdor ate te dikujt tjeter. Ne cdo vend normal, nqse zbulohej kjo, ky do kish probleme me drejtesine.

Tani, sa i takon kesaj qe ka shkrujt Nano, mu nuk me duket aspak ndryshe nga shkrimet e tjera. Eshte ne vazhden e nxitjes se revoltes popullore nis nga degradimi i pushtetit. A perben shkak me te forte kjo vrasja e interpretume e ktij komisarit si lidhje e pushtetit me krimin sesa fjala vjen, Gerdeci apo video Meta-Prifti? fakti qe Nano permend shkrimin e Anila Bashes pastaj si perforcim i asaj qe do te thote i ve vizen cdo shtylle mbi te cilin ka ngrit shkrimin. Pardje kish nji shkrim-lecke te Aniles se si kish shku ne nji pub se kish marre nje sinjalizim qe aty ishte ai qe perflitet se ka qene sekser per te ble Albpetrolin. Dhe Anila nuk e kish gjet ket tipin dhe e merzitme ishte ul per me pi dicka. Kur papritur, ishte shfaq prape ky robi dhe ish ul ne tavolinen ngjitur; kish porosit mojito dhe kish fol anglisht me dike tjeter po per fat te keq, Anila nuk kish kuptu gjo se behej zhurme. E nejse, ky tipi pastaj ishte largu per 5 min. me nji vajze te bukur dhe pastaj ishte kthy prape. Do pysi dikush me te drejte nqse Anila qe kish shku aty per ate pune, arriti me i vjedh naj pergjigje si gazetare investiguese? ah jo, po shkrimi ishte titullu pak a shume: Puskari preferon mojito dhe vajza bukuroshe. Nice eh?! pikerisht kte mendova dhe une

Bredho, ne te vertete i kom ra shume shkurt, se kush kishte nerva me shkrujt gjate, po per ate qe thu.... eshte shume e vertete... rrreth 60% e shqiptareve qe kan shku ne Angli, kane nderru identitetin dhe jan paraqit si kosovare.... dhe kjo eshte e vertete ..... dhe pothuaj te gjithe kane marrre edhe pasaportat britanike me po ato emra.....

E ç'te bente shqipoja i shkrete??? Ti mbase ke shku ne Kanada me llotari, por ama nje pjese e madhe ka shku nen petkun kosovar dhe ket duhet ta prannojme....

Mustafa, ke shkruar me nje  lloj  inati, qe shkon pertej detyrimit qytetar dhe si gazetar.Dhe e nis "qitjen" tek nje individ sot minister qe e quajne Flamur Noka.Nuk e njoh ket  person, qe te beja gabimin dhe te mund te   merresha me te, sikurse Ju  dhe te tjere, te cilet  dhe  duke e shjoqeruar me epitete, jo te denja ne kuptimin qytetar.Kjo eshte ajo qe ja ul vleren artikullit.

 Tani te vime tek problemi, tek  gjendja e Policise Shtetit.Ne fakt behet fjale per gjendjen e "Rendit", e sigurimit te rendit  ne kete vend.Ky eshte funksioni baze i nje  Policie te Shtetit. 

 Dhe qe te nisemi te mund te  bejme nje  analize serioze te gjendjes se Rendit, eshte  e udhes te merret vesh  mire se çduhet  te  kuptojme me fjalen Rend. Me detyren numur nje te Policise. Dhe qe kjo e jona nuk po e kryen, e kryen keq apo eshte ajo e vetem ajo qe ka shkatrruar Rendin? Nga shkrimi  Jua, i  nderuar Mustafa, keshtu duhet ta  kuptojne dhe te mbeten dakort me Ju ... ata qe ju kane kenduar mendimet. Une nuk jam aspak dakort !Dhe ja pse!

Rendi, ne fund te fundit eshte.." Nje marrevshje  qytetar  shtet, per  te zbatuar ligjet.."  E kemi ne zbatim kete lloj "kontrate "?  Hiç fare !

 Ne se edhe Ju, apo kushdo tjeter,  mbetet dakort me kete  definicion, do te  ishte shume kurajoz, per te shkruar  gjithe  ato qe jane shkruar shume  jangelleç, per strukturen ligjzbatuese te Rendit-  Policine edhe pse atje ka nje  mal  me mangesira.Qe siguroj cilondo  se asnjera prej tyre nuk vejne pse ne krye te  dikasterit eshte....  nje Flamur.

   Gjithe problemin do te  duhet ta shikojme si nje problematike komplekse  sistemi, ku policia eshte pasoja dhe jo shkaku.  Gje qe kesaj shoqerie ne hallakatjen per nje metalitet  te  ri,  i  ka  shkaterruar  edhe ato te mira qe i trashegonte.

Ne kete  kuader  e shikoj une problematiken per tema  shkrimesh dhe  hedhje ideshe, nga INTELEKTUALE E GAZETARE PROFESIONISTE.. 

Mucoooo amon mos na merr ndonje vendim sa cel e myll syte se mezi te kemi smiley

Nje nga shkrimet me te dobet te Mucit.

Problemi nuk eshte tek nje person minister, sado medioker profesionalisht te jete, cka nuk ka dhe shume lidhje. Eshte naivitet ta reduktosh ne kete nivel.

Sistemi kilentelist nuk mund te mos preke dhe rendin. Fatkeqisht eshte nje sistem i rrenjosur thelle qe nuk mund te ike thjesht

Brad, nuk  do te beje keq sikur te  shkoje  ne "redaksine" e  Haxhi Isufit..!

Grave mos e kthe ne gallate trishtimin qe ka kap Mucon.

Mu me pelqeu ky artikull i Mucit .psh per ate pike qe kritikoni Ju i nderuar Albano mu duk sikur kishe Huazuar Thelbin e artikullit te Mucit ...Sistemi kilentelist nuk mund te mos preke dhe rendin.....Une kete kuptova nga thelbi artikullit te Mucit .

Me zu gazi edhe me kete ...

në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë që policët e qarkullimit të dalin në punë me detyrën për të gjobitur. smiley

Shefi qarkullimit me emrin Sali ham - Humsi qe njifej per thenien "ne na duhet te kemi njePolici te Forte " u pat thene dy Policeve , Neobulldok dhe Hunjirek (  nofka si psh Niklet qe kemi ne ketu ne Blog , ka edhe Policia Nofka , Maloku ,Rrot e mullirit etj ) qe te vinin Gjoba gjiF diten e punes .

Do ja fillojme me te parin qe te ndalojme ...tha Hurinjeku

E naloi njonin qe ne pikte sabahut , qiti bllokun dhe ...

Si te qujne  ?

Xhelal ......tha fatziu pa e kuptuar cfare gabimi kishte ba .

Vertiti ca kohe kalemin Hurinjeku dhe ...

Mire mire .Ik se po ta fal ksaj rradhe .

Kur u kthu ke Neobulldoku qe po e shikote me habie , mermeriti

Harrova si shkruhej XH or tie dhe leshova ..

 

 

ndoshta ke dhe te drejte per shkrimin Idris, se diagonal e lexova. 

Situata e rendit eshte pak e komplikuar dhe varet nga disa faktore. Do doja qe Muci ta trajtonte me ne kompleksitet, prandaj mbase mu duk pak zhgenjyes.

Perendia ia bekofte shpirtin komisarit te vrare.pasi e kemi thene kete veprimet e tij te pakten sipas versionit te ngjarjes ne shtyp nuk ishin profesionale.ne momentin qe vrasesi nxorri koburen duhej lene shakull ne vend.ndoshta nje dite policet shqiptare do te mesojne se kriminelet duhet ti vrasesh perpara se te te vrasin.

 Është pamja më e shëmtuar që mund të të shohin sytë. Në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë që policët e qarkullimit të dalin në punë me detyrën për të gjobitur

.. eshte i pa justifiku  gjithe ky zemerim shperthyes per policet e trafikut,per me teper perdorimi si  argumenti i vetem ne shkrim per lidhjen e politikes me kriminsmiley..hajde llogjike hajde.Ne fakte Muci ka treguar se eshte apasionant dhe kembengules gjihe kohes, por  ne ket shkrim ka deshtu smileysepse nuk ka permendur Berishen per lidhjet e tij  ne gjobat e policeve.  Mbase ka te drejte por dihet qe  policet e qarkullimit ne bote kane te njejten detyre.Ja si kane dale  me detyre  ketu vetem per te grabur money. 

Edhe kaposhi u shtrengu prap . dhe prap s'na boni dot veze  , na boni ate qe ben dhe do te beje gjithmone .. nje gelase..

Kaposhi harron te thoje se : Policet ne toronto nuk te kerkojne para te thata ne dore.

                                    dhe ti ke te drejte te ankohesh ne gjykate ...

dhe ajo qe ka nxjerre nuk eshte tipike ne toronto. Kame 10 vjet qe ngas dhe nuk me ka ndal kush..or tie.. 

 

Ish-drejtori i Policisë në Qarkun e Dibrës, Shemsi Prençi,  thote :

E kam përmendur Hysni Burgajn si personi, i cili asnjëherë dhe asnjë ditë nuk ka qenë Drejtor Policie. Ardhja e Hysni Burgajt në krye të Policisë Shqiptare është një fatkeqësi, është një imoralitet. Nuk besoj se do të ketë një punonjës policie që të mendonte se Hysni Burgaj do të shkonte drejtor i Përgjigjëm Policie. Ai mund të quhet një viktimë e kohës. Është emëruar në atë post si person i përdorshëm për ta urdhëruar gjithkush. Fakti që ai është përdorur, fakti që ai nuk ushtron kompetencat që i jep ligji, por ia diktojnë të tjerët, tregon se ai nuk ka asgjë në dorë, vetëm “çelësat e kashtës”. Po them “çelësat e kashtës” që e përkthyer, do të thotë që kashta, pasi shtihet gruri, nuk magazinohet, por ngelet në fushë, pra kjo do të thotë, që ai s`ka as çelësat. E zbërtheva këtë në aspektin “fshatar”, pasi nuk mund të them gjë tjetër veçse se Drejtori i Përgjithësim i Policisë së Shtetit është fatkeq.

http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=31078:ekskluziveshemsi-prenci-nishani-burgaj-dhe-shkb-kane-ngritur-rrjet-mafioz-per-aferen-e-kromit&catid=95:intervista&Itemid=474

______

Pra po te lexosh ket Shemsi Precin, (ish funksionar i larte ne policine e shtetit),  e kupton me mire se cfare policie ka  sot shteti shqiptar, ne cfare principesh eshte i ndertuar. dhe cfare besimi mund te krijohet nga qytetaret. Ky akuzon edhe ish ministrin e brendshem, sot President!! 

Kur nuk ndihet i sigurte nje, ish polic i larte si  Prenci, si do te ndihet i sigurte, nje qytetar i thjeshte ?! 

Joint venture politke-krim dihet qe ka patur, ka dhe do te kete. Por per polici te terrorizuar kam dyshime. Detyra e policise eshte ta shkaterroje kete binom, por nuk mund ta beje polici i thjeshte apo drejtuesi i karrieres, kur ne kupole ka dike qe ben trinomin  politike-krim-shtet. Shteti ne rastin konkret, me paaftesine e tij, e ka vrare kryekomisarin moralisht. Krimineli vetem shkrepi armen. Dekoratat vertet te merituara per karrieren, ja ulin vleren ata qe ja japin ketij komisari, duke filluar nga Presidenti kukull.

e mer muc, po pjeri pse i thote kac i her se mora vesh  smiley ,"Artikujt e Kaçit, me kane pelqyer, mirpo kesaj rradhe ja ka fut kot"

Muci vazhdon ja fut katundit,  ose bjeri kokes tamam e shkruaj per deshtimin e politikave te policise me fakte dhe ke sa te duash po qe se do ta besh, ose mos merr shembull policet rrugor per lidhjen me krimin te politikes. per rugoret thuaji qe shefi do ca leke ne dite nga rrugori, se shefit i kane kerkuar leke kur e bene shef, dhe ata qe e bene shef kane dhene leke tek ministri a drejtori i pergjithshem. eshte nje sistem parash per cdo gje qe ka vlere dhe jo vlerash qe meritohen pra shkohet per te bere para o kac me fal o muc smiley. dhe kjo vlen edhe per drejtoret e policive neper qarqe, kot me te pyet e di ti sa lek ben posti i policise ne gjirokaster apo diber, apo tirane? dhe fijet shkojne deri lart ne kupolen e politikes

 

policia eshte me ne ! duket si tallje por ne te vertete dhe atyre policeve i eshte care trapi ( trapi - copyright Cili) me politiken, me shefat e me njerezit.  ka plot maskarenj ne polici, e gjithandej.  por fajin e ka saliu ( copyright Rama) hahahah, fajin e ka politika o muc, kjo politike eshte e deshtuar.  

ky muhabet eshte bere hiq nje mut e ver nje mut. do vite te pastrohet kjo klase politike, qe te kete nje fare morali se nuk i do njeri te virgjer  smiley 

ik o muc sill fakte dhe mos boj muhabet kot edhe pse ne thelb ke te drejte por do kesh me shume te drejte nese sjell fakte dhe bej analize te mire , prandaj jeni gazetare, analiste, publiciste, etj apo jo? 

I S smiley mund te jete nje lapsus i imi, kujtoja se shkurt e therisnin Kaçi, nderkoh qe ketu me del Muçi smiley

Aq mire e ke thene sa nuk mund te shtosh te tjera!

Policet nuk jane aty per te mbrojtur qytetarin por per te bere taksidarin dhe te mbushin xhepat e tyre.

Policet nuk kane kulturen me minimale te komunuikimit me qytetarin. Qytetari ka frike te shkoje te ankohet per nje padrejtesi ne polici se bie nga shiu ne bresher dhe trajtohet shume keq.

Kete ngjashmeri policet shqiptare mund ti krahasosh me pushtuesit dhe policine e tyre.

Sa e shikojne nje qytetar te mbajtur nga xhepat ose jo, e vene ne shenjester per ta rrjepur leshohen si cakenjte ku e ku te rrjepin nje gote raki, nje birre, nje pjate mish apo para te thata.

Eshte nje gjendje mjeruese dhe e pashprese qe te ben te vjellesh.

Kjo sjellje e tyre prej nje lukunie grabitqaresh reflektohet nga eperoret e tyre dhe nga politikanet qe i perkrahin me sjelljen e tyre rrugacerie dhe kriminale.

Nese ky mentalitet do te vazhdoje te lulezoje ne polici apo ne cdo sfere te sherbimit publik viktima gjithmone do te jene ata pak police profesioniste qe kane ngelur ne sherbim dhe mbi te gjitha populli i pambrojtur.

Nga te gjitha ato Detaje qe dale nga dale po dalin neper gazeta te ndryshme se si ky krim kaq i shemtuar ka ndodhur , mund te them se ky stan ate bylmet ka.

Raste te tilla tregojne dhe nje here dobsite e sistemit te drejtesise dhe ekzekutiv ne shqiperi.

 

 

Po ku ka polici, ne Shqiperi ?

Ka veç bashibozuke. Ca barkmedhenj, te palare, parruar, tere pluhur e djerse…Konica i pershkruan bukur, nentdhejte e ca vjet me pare, kur mbriti ne portin e Durresit.

Ndersa, Mustafafai ka shume te drejte, kur shkruan : « Policia ka kohë që i është dorëzuar një shkrehjeje totale, ka kohë që është një polici që nuk funksionon (…) Ka diçka prej kaçaku në pamjen e tyre, në mënyrën se si të presin, në mënyrën se si qëndrojnë, se si ecin, se si komunikojnë me sho-shoqin, apo me qytetarët që rëndom ata nuk i shohin si njerëz që kanë nevojë për shërbimin e tyre, por si viktima që duhen keqtrajtuar, që duhen nëpërkëmbur, që duhen përbuzur, që duhen gjobitur."

Ka veç bashibozuke. Ca barkmedhenj, te palare, parruar, tere pluhur e djerse..

Policia nuk eshte jashte sistemit .Thenia e te nderuarit Albano "ekstrat " i i prurjes se Mucit e shpjegon shume qarte ne cdo SPORTEL ku njerez te cdo lloj kategorie paraqitene per problemet e tyre .Arrogance , Indeferentizem , mungese kulture , mosperfillje dhe thjesht deri tek ata qe merren me pensionet qe nxjerin e bejne lloj lloj marifetesh " per ca leke me shume " Nuk eshte Berisha , ai eshte me Injoranti dhe me Intriganti , Me Hipokriti dhe me i Paafti por as me pak e as me shume jane te gjithe qe Moren persiper kete gjoja Tranzicion ne emer te perparimit duke e zhytur kete Vend Ne nje Kaos te pakuptueshem ku dallojne vetem Kokoshe maj e Plehu si Jozefpercka etj .

Shembulli me zhelalet e Trafikut , si pjese e Policise prej Kaucuku e Gri ne surrat , si mij te pire me Birre qe luhaten cdo vit brenda kater vjeteve  Mbas Nokave , Bashave e Nishanerve qe do vijne Minsiter , jepet se eshte me i PREKSHMI nga cdo lloj punonjesi administrate ne kontakt me qytetarin . Baraz me telefonin celular smiley

Dhe eshte Organi qe ka PESUAR dhe eshte KEQPERDORUR me Ndyresisht me paravoli Politike . Ku nuk mungojne Rastet e KRIMEVE ndaj Figurave te larta te tij dhe ....sipas rastit pederastet Politike me Pushtet te perkulen e kthejne Bythen nga Kamerat per tu .."zgerdhire mos i she njeri " para kufomave te tyre !

Ska shanse qe te rrebelohet populli shqipetar. Jo vetem policia por tegjith qyqetaret e shqiperis te shkateruar kan nevoj per tu rrebeluar. Por hej "skemi dal menc akoma - nje akt i till do ishte turp. Imagjinoni, po dalim, do marrim cfare na takon - por ama do behemi gazi i botes. Me mire te vuajm sesa te behemi gazi i botes.... dhe mos harroni qe ka dhe me keq, jemi me mire se me Xhaxhin"

Tegjitha keto justifikime te qelbura i kam degjuar me qindra here. Pra ska shanse dhe populli shqipetare te kerkoj cfare i takon (dhe policet shqipetare jane)

U vran kater vete  jam i bindur qe shume nga shqipetaret kan thene "O KUKU PER NE cfare do thote bota" se per ato qe u vran, thjeshte dy fjale tipike te momentit (sa per te treguar imancipim)

gezuar 100 vjetorin! btw - A e imagjinon kush kosoven 100 vjecare te jete kaq e qelpur sa shqiperia?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).