Vendimi daton që më 8 gusht, por është mbajtur i fshehtë nga FSHP-ja

Ajo të cilës i druheshim, vonoi, por erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) ka pezulluar deri në një afat të pacaktuar nga çdo aktivitet Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Shkak për këtë vendim të ndërkombëtarëve janë bërë katër rastet me doping të peshëngritësve shqiptarë, Ilir Suli, i pezulluar 4 vjet, Erkand Qerimaj, 2 vjet dhe së fundmi Hysen Pulaku, i cili rezultoi pozitiv në testin antidoping në Olimpiadën e Londrës. Këtyre u shtohet edhe peshëngritësja Shqiponja Brahja.

Ndërkohë, gazetarët e “Top News” kanë zbuluar se vendimi për pezullimin e federatës sonë ka startuar që me datë 8 gusht, gjë e cila është fshehur nga presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, në adresë të të cilëve ka ardhur ky njoftim.

Në dokumentin e IWF-së, të firmosur nga vetë presidenti i kësaj federate, dr. Tamas Ajan, thuhet: “Në bazë të nenit 12.3 të rregullores për antidoping, Federata Shqiptare e Peshëngritjes pezullohet duke filluar nga data 8 gusht e këtij viti deri në një vendim të bordit ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes. Më poshtë thuhet se mbledhja e ardhshme e bordit drejtues të kësaj federate do të mbahet në muajin shtator në Sllovaki, aty ku do të zhvillohet botërori i peshëngritjes për të rinj.

9 Komente

"Ajo të cilës i druheshim, vonoi, por erdhi si një rrufe në qiell të hapur. "

Edhe i ndruheshim, edhe na erdhi si rrufe ne qiell te hapur?!?!? O njona, o tjetra.

Edhe nje sport qe kishim shans me kap nej bronz iku per lesh.

Po të jenë me PD, i veshim polic këta çunat dhe u zgjidh muhabeti. 

 

hehe...po pse, ka ngel gjo qe bojn pa hile kta qe te kishte ngel peshngritja? qaji robt...

Duhet te drogohen me stil Jo alla shqiptarce.hysen Pulakun e kapen me droge kuajsh te ndaluar qe ne 1968.

Në dokumentin e IWF-së, të firmosur nga vetë presidenti i kësaj federate, dr. Tamas Ajan, thuhet: “Në bazë të nenit 12.3 të rregullores për antidoping, Federata Shqiptare e Peshëngritjes pezullohet duke filluar nga data 8 gusht e këtij viti.....

shyqyr  qe FSHP e pezulluan keta te huajt, se vete  drejtuesit e kesaj federate spaskan piken e turpit..

Gjynah! I vetmi sport ku kishim ndonje shans. Per shkak te ketyre gomareve penalizohen dhe sportiste reale si Begaj.

Po Begaj mo pse na e paska prish biografine.

Po me vinka mire per keta cunat qe kan pezulluar sepse po ti linin te vazhdonin 'sportin' do kishin perfunduar ne spital!

Sa per karrieren e tyre te ardheshme as qe nuk diskutohet fare qe do gjejn ndonje pune te paguar mire se shpejti.

Te fortet e droguar i kerkojne kudo

Me e rende eshte pergjegjesia shteterore. Mungesa e perkujdesjes dhe kontrollit shteteror mbi keto organizma antidoping si dhe fshehja e qellimte e denimit nga federata tregon se ne c'niveli ka arritur sporti si dhe drejtuesit e tij. 

Para pak kohesh, Qerimaj na gezoi te gjitheve me medaljen ne kampionatin europian, na premtoi ardhshmeri me dinjitet dhe krenari. Por, nuk kaloi shume e na uli me kembet ne toke. Beri ca akrobaci deri ne harrimin e ceshtjes..

Federata e peshengritjes jo vetem ka humbur kontrollin por me fshehjen e lajmit per pezullimin e saj, tregon ne nje fare menyre sistemin mafioz ne te cilin ajo funksionon. Ministria e Kultures, inekzistente, bashkefajtore/pale ne pergjegjesine sa i perket situates se krijuar pasi vetem ajo ka pergjegjesine ligjore per te kontrolluar sportistet para ndeshjeve, nuk e ben, dhe behemi lolo nderkombtarisht.

Te mos harrojme dhe vemendjen e shtetit. Sportistet olimpike mbas ceremonise ne hotel Rogner, u nisem per ne aeroport, me taxi. Organizim perfekt!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).