Pesë djem të talentuar shqiptarë, që luajnë me ekipin kombëtar të Zvicrës, u vunë para një lumi akuzash nga një grup tifozësh, të cilët duket se morën hov dhe nga një deklaratë e papërgjegjshme e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pesë djem të talentuar shqiptarë, që luajnë me ekipin kombëtar të Zvicrës, u vunë para një lumi akuzash nga një grup tifozësh, të cilët duket se morën hov dhe nga një deklaratë e papërgjegjshme e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ka plot shqiptarë që e kanë vërtet emocion negativ faktin që këta djem të talentuar luajnë kundër ekipit të Shqipërisë, një fat që nuk e kanë kërkuar, por ua ka caktuar një short teknik. Ka të tjerë që e kanë çështje të kulturës së tyre të mangët, por dhe edukim të keq nga klima që krijoi media para ndeshjes. Por më shqetësuese më dukej një valë fyerjesh dhe akuzash ndaj tyre, që zbulonte një antikosovarizëm të fshehur, një lloj racizmi shqiptar, i cili nxirrte kokën në emër të një patriotizmi fals.

Pyetja themelore që dua tu drejtoj këtyre të inatosurve fals me djemtë tanë të talentuar në Zvicër, është se kë tradhtuan ata?

Shqipëria është sot një shtet me 100 vjet histori, që jo vetëm nuk ia ka dalë të integrohet 22 vitet e fundit në standardet e Evropës Perëndimore, por ka mbetur shteti i fundit në Ballkan në këtë rrugëtim të tij të dështuar. Shaqiri, Xhaka, Berhami, Mehmedi apo Xhemajli, janë thuajse 22 vjeçarë, aq vite sa demokracia e brishtë shqiptare. Ata me një mesatare të përgjithshme kanë lindur kur Shqipëria nisi rrugën drejt Evropës. Tani lehtësisht mund të konstatojmë që ata e kanë fituar këtë garë me Shqipërinë dhe janë sot ambasadorët e vetëm krenarë të këtij kombi, pasi deklarojnë që janë shqiptarë duke qenë në elitën e futbollit evropian. Ata, ndryshe nga shteti i tyre amë, e kanë fituar garën me Perëndimin, ndërsa shteti i tyre amë, një pjesë e të cilit shfryn poshtërisht kundër tyre, jo vetëm që e ka humbur këtë garë, por nuk ka as ndonjë shans ta fitojë në të ardhmen e afërt. Atëherë, kë tradhtuan këta djem? Ëndrrën evropiane të shqiptarëve? Jo! Atë e tradhtuam ne. Ne që nisëm rrugën drejt Evropës në moshën e atyre djemve dhe sot e kemi bërë Shqipërinë një pjesë të turpshme të kontinentit dhe njollën e zezë të rajonit.

Kë tradhtuan ata djem? Federatën Shqiptare të Futbollit? Ajo është një nga institucionet e turpit të këtij vendi. Përveçse është një monument i shpallur korrupsioni, përveçse drejtuesit e saj nuk janë të zgjedhur të shqiptarëve, por të Platinisë, i cili ka shantazhuar Shqipërinë për izolim nëse i prekim sekserët e tij në Tiranë, përveçse është një institucion që ka shkatërruar kampionatin shqiptar të futbollit dhe është në konflikt interesi me çdo biznes që lidhet me futbollin, është mbi të gjitha një institucion që në ekipin kombëtar ka vetëm katër shtetas të këtij vendi dhe 7 shqiptarë të Kosovës, ata shqiptarë që i shajmë kur lozin me Zvicrën dhe u kërkojmë lek kur duan të luajnë me ne. Të tradhtosh këtë Federatë është patriotizëm dhe dinjitet.

Kë tradhtuan ata djem? Ngjyrat e ekipit kombëtar? Rastësisht dje pashë se uniforma rezervë është porositur në ngjyrat e flamurit grek dhe jo ndonjë versioni të përafërt me shqiptarët. Por mos i akuzoni për tradhti për këtë gjë. Do ketë qenë çështje lekësh dhe ndonjë pazar me leverdi.

Kë tradhtuan ata djem? Simbolet shqiptare? Ata ndryshe nga ne, që ndonjë herë nuk gjejmë dot as ndonjë flamur për festë, e kanë flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës në këpucë, në tatuazhe dhe në çdo vend ku ekspozojnë identitetin e tyre. Si ata ka dhe shumë djem të tjerë të talentuar shqiptarë në Gjermani, Suedi, Finlandë dhe në shumicë janë një pjesë e rinisë shqiptare të Kosovës. Nëse po i ndodh ndonjë gjë e mirë këtij kombi, janë lajmet që vijnë nga brezi i ri i Kosovës në perëndim. Ata kanë sot një nga këngëtaret më të mira në botë, Rita Orën, dhe padyshim një brez të talentuar futbollistësh në klubet prestigjioze evropiane. Kombi ynë pas Nënë Terezës e Ismail Kadaresë nuk ka mundur t’i imponohet këto dy dekada Perëndimit me ndonjë gjë më të mirë se sa brezi i ri i fëmijëve të talentuar të Kosovës. Duke u rritur dhe u bërë të suksesshëm në Perëndim, ata shpesh herë “tradhtojnë” pikërisht vendin që po u jep emër, ndryshe fjala vjen nga Pirro Dhima, të cilit i dha emër dhe titullin kampion Shqipëria dhe pastaj iku në Greqi. Ata vazhdojnë të thonë se jemi shqiptarë, edhe pse suksesi i tyre u dedikohet anglezëve, zviceranëve, gjermanëve, suedezëve etj. Kjo është një tradhti që po ua fal Perëndimi, ndërsa ne shpikim një tradhti që nuk ka adresë për ta. Një turp që mund ta bëjmë vetëm ne. Si shqiptarë!

39 Komente

as une nuk e dua regjimin e tiranes.  por kjo nuk do te thote qe ata te 5-e bene mire, sepse nuk na paskan ''tradhetuar'' gje tjeter vecse shtetin e ''sals''.  se perndryshe i bie qe ata qe lozin me kombetaren jane shaban memite,,

po lorik cana cfare eshte???

kot me te pyt, meno se loriku ka pas noiher noi shanc me loz me nacionalen e..... ? smiley 

Cer duhet te benin keta sipas "patrioteve", se nuk e kuptoj? Shikoni c'thote Xherdani me poshte: "as edhe nje lloj kontakti nga federata"

 

EKSKLUZIVE/ Shaqiri: Unë tradhtar? Shqipëria s'më ka ofruar kurrë asgjëNgaADELAJDA XHAMANIEKSKLUZIVE/ Shaqiri: Unë tradhtar? Shqipëria s 
E përsëris edhe njëherë që unë e dua vendim tim, dhe me shumë dëshirë do të bëhesha përfaqësues i tij. Nuk është akoma momenti për të dhënë një përgjigje konkrete lidhur me këtë. Kur të vijë koha, sigurisht që do ta mendoj. 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Xherdan, si u ndjeve kur shënove gol në portën shqiptare? 
Nuk e kam gëzuar atë gol, dhe nuk e kam festuar. E kisha planifikuar që para ndeshjes, se nëse do të arrija të shënoja, nuk do ta festoja golin. Sigurisht që me veten u ndjeva mirë, sepse unë në atë ndeshje duhet të përkushtohesha për skuadrën që përfaqësoja... Mirëpo fati deshi që kundërshtarët e mi të ishin edhe bashkëatdhetarët e mi, kështu që për respekt nuk festova. 
I ke dëgjuar komentet? Të kanë quajtur tradhtar... 
Kam parë komentet e gazetave dhe nuk më kanë pëlqyer. Gazetat kanë folur para kohe. Ata që na kanë quajtur tradhtarë mua dhe shokët e mi, nuk e dinë realitetin. 
Pse si është realiteti? 
Fakti që ne jemi pjesë e kombëtares zvicerane nuk do të thotë që jemi tradhtarë. Dashuria për vendlindjen nuk ka lidhje me futbollin. Unë luaj për Zvicrën, sepse mundësitë. Shqipëria nuk më ka bërë kurrë asnjë lloj oferte. As edhe një telefonatë nuk kam marrë nga kombëtarja shqiptare. 
Është e vërtetë që presidenti i "FSHF"-së, Armando Duka ka dashur të bëjë marrëveshje me para që ti të bëhesh pjesë e kombëtares? 
Nuk e njoh fare Armando Dukën dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të. Këto ditë nga gazetat kam marrë vesh se është ai presidenti i "FSHF"-së. 
Si reaguan tifozët shqiptarë pas golit? Po pas mbarimit të ndeshjes? 
Nuk reaguan mirë. Komentet kanë qenë të shumta, por mua drejtëpërdrejtë nuk më tha gjë njeri. Kanë sharë e ofenduar kolegun dhe mikun tim Valon Behrami, dhe ky gjest nuk më ka pëlqyer aspak. Ai nuk e përjetoi mirë. 
I prisnit këto reagime? 
Sigurisht që i prisnim. E biseduam këtë gjë me djemtë e tjerë shqiptarë, që luajnë përkrah meje në kombëtaren e Zvicrës. E dinim që do na quanin tradhtarë. Dhe në fakt reagimet dolën tamam ashtu siç i prisnim. Na erdhi keq, sepse është shumë kollaj të flasësh pa i ditur gjërat. 
Do të doje të ishe pjesë e kombëtares sonë? 
Me zemër do të doja, po mundësitë nuk janë. Nëse dikush nga Shqipëria do ishte kujtuar për ne, atëherë gjërat nuk do ishin kështu. 
Ti e do Shqipërinë
E dua me zemër Shqipërinë. Nuk jam tradhëtar. Unë jam shqiptar ashtu si prindërit e gjyshërit e mi. Gjaku im është shqiptar. E dua Shqipërinë e Kosovën, që për mua janë një. Këtë e them me krenari. 
Kur Kosova të ketë kombëtaren e saj, nëse do të të bëjnë ftesë për t'u bërë pjesë do pranosh? 
E përsëris edhe njëherë që unë e dua vendim tim, dhe me shumë dëshirë do të bëhesha përfaqësues i tij. Nuk është akoma momenti për të dhënë një përgjigje konkrete lidhur me këtë. Kur të vijë koha, sigurisht që do ta mendoj. 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

O Bame se po i japim me verte me shume rendesi sec duhet ketij muhabeti. 

Realiteti eshte qe Shaqiri ka lujte me Zvicrren qe kur ka qene i ri e askush nuk e njihte ne Shqiperi. Jam dakort qe eshte detyre e federates qe te ndjeki talentet shqiptare po ja qe nuk e ka pas bo deri para pak kohesh. Ky dhe familja e tij mund te merrnin nje kontakt me federaten siç pat bere i jati i Canes, por preferune qe te lute me Zvicrren per perfitimet qe kjo do t'i sillte. 

Per Xhaken eshte akoma me keq se ai eshte lut qe te luje me Shqiperine (biles Cana ka shku ta takoje personalisht dhe ai i kishte premtu) dhe pasi beri ca filma zgjodhi Zvicrren.

Per Berhamin, u mor edhe avokat qe ai te lejohej te luante me Shqiperine (ishte thirr me pare me ekipin e te rinjve te Zvicrres). TKZ e ka taku i ka ofru nje bluze dhe ai pat deklaru qe nuk do lute me kombtare tjeter perveç Shqiperise. Me pas e drodhi.

Sa per llafet e tyre dhe simbomet tona qe mbajne, kush tatuazh e kush ne kepuce kjo eshte tallje. (majmunllik total se Xhaka ka lujte me kpuce me 3 flamure : shqiptar, flamurin me password te Kosoves dhe zvicerrian) Po t'u besojme deklaratave te tyre te dashuresi per Shqiperine, atehere i bi me besu edhe Berishen kur bo si patriot. 

Fiks ashtu eshte. 

Shaqiri kur u be i famshem kishte marre fame ne Zvicer e ka lujt me kombetaren 17-18 vjec. As nuk e mendoni ndonjehere punen e Shqiperise. Edhe Berhami as nuk ka pranuar ndonjehere te luaj. 

Me Xhaken eshte nje histori e pafund qe vetem ata qe jane brenda saj e dine te verteten. 

Po mos harroni qe dhe Mavraj ka 4-5 vjet qe ben filma. Kishte tre here qe thoshte se do vinte dhe pastaj terhiqej ne fund fare. Vetem kur e fjeti mendjen qe Gjermania nuk do e merrte (pasi dolen Hummels, Howedes e Boateng ne skene) atehere vendosi qe te luante me ne. 

"Po t'u besojme deklaratave te tyre te dashuresi per Shqiperine, atehere i bi me besu edhe Berishen kur bo si patriot."

smiley Ik se tallesh! Nuk ta pranoj sikur ta bosh dhomin sa i 7.62x39!

Tifozat duhet ti kishin duartrokit per golat e jo ti kishin shajt. Sic e thash ke tema tjeter, lozshin emigrantet vs vendasve.

I kom bo nji resme nje pankarte

ALBANIA (CH)

   VS.

ALBANIA (AL)

Mire me po deshe me besu, mu m'lut Bradi smiley

Artikull krejt pa lidhje po varja.

A me jep dot nanjoni nai menie se neser jone ne koncert m'Paris ene Van Morrison ene Patti Smith. S'i kom pa as njonen as tjetrin. Ku te shkoj? 

Mua me vjen shume keq qe ja kane bere jeten e veshtire. Keta te gjithe (pervec Behramit ndoshta) jane cuna te vegjel, akoma te papjekur.Kam vetem pasion futbollin. Jam e bindur qe gjithe ata lojtar shqiptar te Zvicres kane kaluar momente depresive keto kohe. Gjithmone eshte e veshtire kur je i huaj, se te shajne atdhetaret e tu, por te shajne edhe ata te vendit ku jeton. 

A ka ndeshje kthimi? Rrezik do varin veten te gjithe para se te marrin pjese ne ndeshje. Kot pa lidhje, se s'matet shqiptaria me keto gjera.

Sikur ata te kontribuojne ekonomikisht per Shqiperine, Kosoven e Maqedonine, atehere do i quaja qe jane Shqiptar dhe e duan vendin e tyre.

Sikur te martohen me vajza shqiptare dhe te ruajne gjuhen, traditat, kulturen tone, atehere do i quaja qe jane Shqiptar dhe i duan rrenjet e tyre.

Por per keshtu arsyesh pa lidhje, eshte e kot qe flitet.

Aman te keqen, se me keto mentalitete vec tregojme se sa te vegjel e ziliqare jemi. Tjetri ka nje talent, ka boost, perpiqet te kerceje e te kape majat e botes, ju i thoni "A u ngjite shume! E le shqipen prapa". Plasi trapi! Jo po do rri do fleje gjume me juve!

thuji tellallit te perserise edhe nenin pesqinenandhetenji, per heqjen e ferexhevet...Po carcafet? Edhe carcafet....

OU?!Mu s'me duket sikur dikush i shan pse u ngjiten lart.

Po qe s'na moren dhe ne me vete?

Mbase.

Eh c'me kujtove. Kur vajti labi per here te pare me sherbim jashte shtetit. U verdallos nja dy jave rrugeve te Europes dhe para se ti hypte shkalleve te avionit, ndaloi nje cast , i hodhi nje sy dritave te qytetit qe shndrisnin si thengjij atje larg dhe psheretiu: "Ah mor kapitalizam i qelbur. Te shkulsha nga rrenjet e te marrca me vehte!"

smiley

Se keshtu bete ju ter ter ter edhe per Bleona Qerretin smiley

smiley

hahah i madh fare

Tradhetar nuk jane.

Nga trajtimi qe i bejne zviceranet shqiptareve nuk do duhet te ishin bere kurre pjese e ketij ekipi.

Vendimin e kane mare vet dhe nuk i ka detyruar dikush. As perfitime monetare nuk kane prej ketij vendimi.

Ne nentor vendoset nese Kosova do te kete kombetaren e vet ose jo. Po qe se jane aq atdhetare sa e thone le te behen pjese e saj. Kete te drejte e kane sepse per tu bere pjese e kombetares se Shqiperise i ndalon rregullorja tani. Atehere do te shihet se sa shqiptare jane.

Une kam nje problem me familjen e Behrami-it. I jati dhe e motra valevitnin flamurin Zvicerian ne stadium. Nuk i detyron njeri qe ta bejne. Bile kane vuajtur shume derisa kane mare pashaporten zviceriane nga zvicerianet (jo vetem nga nepunesit). Megjithate ju uroj shume fat ketyre futbollisteve ne zgjedhjen e tyre dhe ne karriere.

Po ti krahasosh keta te 5 me Canen pervec zgjedhjeve te tyre Cana nuk ka patur asgje te keqe nga kombetarja shqiptare. Respektin me te madh per te (dhe e meriton, per mua eshte lojtari shqipetar me i madh i te gjitha koherave), te tjeret le ta marin respektin nga zvicerianet dhe jo nga mua.

 

Amon mer c'jane kto? Ata cunat bene detyren dhe bravo i qofte, turpi do ishte i tyre dhe i joni sikur ata te kishin lujt keq me qellim dhe ne te kishim marre pike qyl. 

Te tretin e falen.... Pytja tjeter qe duhet shtru, a i prano kombetarja jone keta nese nuk shesin ndeshje? smiley 

Ti thu ti perdorin si sleeper cells? smiley

Ti perdorim ne, se federates nuk i hyne ne pune po nuk shiten ndeshje... smiley 

Me u fut ne komtaren tone do adaptohen, edhe Klintoni po ti bite ne dore fshf-se kishte rrezik ta shiste neshjen nato-serbi

Argumenti mund te behet nga te dya krahet. E te dyja kane merite. Nga njera ane kjo eshte detyra dhe e ardhmja e tyre, te sakrifikosh gjithe karieren sportive per nje ndeshje (qe rezultati i se ciles ka pak ndikim ne statusin e FSHF) eshte te kerkosh shume nga nje lojtar. Nga ana tjeter ne si komb jemi shume te lodhur me sportistet qe e shesin patriotizmin per nje cope buke. Kemi pak gjera me te cilat mund te krenohemi e sporti ka mundesine te na japi ate krenari, eshte e dhimbshme kur meritat tona i japin krenari dikujt tjeter.

 

Por qe te bej argumentin e duhur e ve veten ne poziten e tyre. Shpesh here kam kliente Shqiptare, per te cilet thyej rregullat e profesionalizmit. Keta jane njerez qe as me njohin e as i njoh, e per me teper jane njerez qe as nuk e dine perfshirjen time ne vendimin qe po behet e s'e dine qe egzistoj prapa seknave. Kuptohet qe as me jepet e as pres ndonje 'falenderim". Nuk e di pse e bej, cdo ide racionale thote qe te vendosesh ne rrezik vite te tera kariere, shkolle e investimesh per dicka pa perfitim nuk eshte logjike. Por sic thote nje fjale, ndihesh me mire kur je 100% patriot sesa kur je 99% te kohes.

sinqerisht e...te vesh karrieren tende ne dore te FSHF eshte tradhti ndaj njerezimit. 

Keta nuk jane tradhatere,se late nam.

Keta jane po aq patriote sa shqiptaret e tjere,qe punojne ne vendet e tjera dhe jane CEO apo kane arritur majat ne fushat e tyre.Ti quajme dhe keta tradhatare perse nuk vijne e behen CEO ne Shqiperi?

Ti futim dhe ca te shara Rita Ores,meqe nuk po kendon shqip por anglisht?

Ky eshte patriotizem idiot,si ai i serbeve dhe i grekeve.

keta po lavderojne Shqiperine sa here qe ju jepet mundesia.

Tradhatare jane Pirro Dhima dhe Mirela Manjani,qe i beri sportiste Shqiperia dhe i bene naften Shqiperise dhe garuan per Greqine.Deri ketu OK,por per mua tradhetia fillon kur shan dhe mallekon ne cdo interviste Shqiperine sic bejne Dhima me Manjanin.Keta jane tradhatare qe djegin flamurin shqiptar shajne Shqiperine dhe punojne kunder saj,megjithese u bene sportista nga Shqiperia.

Keta jen tradhatare dhe jo shqiptaro zvicaranet qe kane lidnur ne Zvicer dhe u bene futbolliste ne Zvicer.Tjetri fale Zvicres po luan me Bayrenin e Mynihut dhe juve thoni eshte tradhatar se mban flamurin shqiptar dhe zvicaran.

Natyrisht qe do te zgjidhnin Zvicren,tradheti do te ishte po te zgjidhnin Shqiperine.

Mor po ato mund të zgjedhin të luajnë për kë të duan, është e drejta e tyre, po ato deklaratat patriotike sikur nuk më pëlqejnë aspak. Ça kuptimi ka, të bësh tatuazh shqiponjën, të kesh flamurin shqiptar, të deklarosh që unë e ndjej veten shqiptar 100% e pastaj të zgjedhësh Zvicrën? Zgjedh Shqipërinë me që je kaq patriot!

Pastaj ajo deklaratat, që po të krijojë një kombëtare Kosova atëherë ato do të kthehen të gjithë. Ça do të thotë kjo? Po për Shqipërinë çfarë ndryshon? Atëherë më bëjnë të mendoj keq, që ato brenda vetes nuk e ndjejnë veten shqiptar, por kosovar! Pres moralizëm nga ju...

Sepse cdo gje ka nje kufi.

edhe une jam shqiptar e deklaroj me krenari qe jam shqiptar,por puna eshte pune dhe per ata ajo eshte pune.

Ata i beri futbollista Zvicra.Do te ishte tradhati po te luanin per Shqiperine.

Edhe njehere krahasoni Pirro Dhime dhe Mirela Manjanin,me kera qe po na nderojne ne Gjermani dhe kudo qe luajne,dhe mund te dalloni kush jane tradhataret.

Gjithe keto gjera qe i paska shkruar Merua ,une i permblodha me 3 rreshta dhe i postova ketu te peshku menjehere mbas ndeshjes.

Sa i perkete F(P)ederates Futbollit,eshte e qarte se  "diçka e kalbur ndodhet ne shtetin e Danimarkes".Une ende nuk e kam perballuar humbjen ndaj Luksemburgut,humbje kjo nga nje ekip ne mesin e te cileve luajne nje kuzhinjer,nje polic komunikacioni dhe nje farmacist nga barnatorja lokale.

Hej,humbje nga Luksemburgu! Tybe,po te mbledheshim ketu nja 10 peshkatare, bashke me Bleona Qerretin si portiere,do t'i shkelnim si milingonat amatoret luksemburgas.Tash une nuk e di se çfare thone rregullat e FIFA-se per portiere me gjoks silikoni,por jam i mendimit se "airbag"-et fallco te Bleones nuk do te paraqisnin ndonje problem.Zaten,te gjithe e dime se babadimri eshte fallco,por aman,te gjitheve na pelqejne dhuratat e tij smiley

p.s.

Ju lutem mos e krahasoni Canen me tipa si Behrami,sepse Lorik Cana nuk bon mo nana,gjersa per pershkrimin e Behramave populli yne perdore nder shekuj fjalet ledhatuese "rryp" dhe "f'tyre nallone" !

 

Absurd e banale ata qe i kane fyer, share e quajtur tradhetare, por po ashtu banal Bazeja (se te qenit Baze se pari e ben banal) kur mundohet ti mbroje nga pozitat e eurointegristit.

Per Lizander e Co.

Kjo shfaqje e shemtut ne Luzerne vjen si rrjedhoje e politikes qorre qe ndjek shteti bastard shqiptar. Sa per parantez ky shtet ka mbi 20 vjet qe ju refuzon nenshtetesine familjeve te ketyre futbollisteve si gjithe shqiptareve jashte kufijve zyrtare te Shqiperise. Nje shtet qe gjakun e tij e trajton si te huaj nuk mund te kete pretendime. I njoh personalisht e jemi krenar per ta. Marrin pjese cdo vit ne turnet e ndryshem qe bejne klubet e shumta shqiptare ne Zvicer. Shume te thjeshte megjithe arritjet qe kane. Xhaka ne Gjermani se fundi kur u pyet se cfare muzike degjon kendoi hymnin shqiptar. Deklarohen gjithmone se jane shqiptare e jane akuzuar bile pse festojne kur japin gol me simbolin e shqiponjes. Jane ambasadoret me te mire per te gjithe shqiptaret. Besoj se e eshte e kuptueshme se ambasadorin tone ketu, ish-sekretarin e rinise se PPSH e anetarin e KQ Mehmet Elezi nuk ka njeri qe e njeh. Jane krenar qe jane shqiptar megjithese nuk i detyrohen asgje ketij shteti surrogato. Me beri pershtypje se grupi i tifozave kuq e zi u mundua para ndeshjes qe te mos fishkelleheshin e shaheshin gjate lojes e anetaret e tij ju binden. Sharjet erdhen nga tifoze te paorganizuar sigurisht te ndikuar nga mediat delirante. Fatkeqesisht si ne kete rast kemi kampjone te shumte bote edhe ne sporte te tjera por nuk i njeh njeri te ne. Me kete injorance qe mbizoteron te ne do na akuzojne edhe ne se po fitojme buken jashte atdheut si tradhetare, po i sherbejme te huajit. Kampjoni vleresohet kudo ne bote e vetem te ne jo sic ka degraduar gjithcka. Fajin shqiptaret duhet ta kerkojne te keta bastarde qe na udheheqin keto 20 vjet. Per cfare krenohen aktualisht shqiptaret?

Lizander e Co. shqiptaret jashte kufijve te Shqiperise jane poshteru nga ky shtet si gjate diktatures e akoma me keq gjate "demokratures". Shume mbas 90` investuan e u rropen nga "vellezerit" e administrata e ketij shteti. Deri ne 95` leviznin pa viza ne gjithe boten e na luteshin per nje pashaporte "shqipnie". C`ju duhet u thoshim, nuk shko dot as ne hale. E dum, mezi kena prit me marr nji te shqipnis. Ky milet ka rreshkit fare. Kur bo pytje pse i refuzohet pashaporta cohen militantet e thone jo ore se votojne salistanin. E vertete ne fakt, por me enigme eshte pse salistani ja refuzo se do kishte vota te sigurta disa vjet deri sa ti vinte era edhe ne Kosove e Maqedoni. Serbia e Greqia gjithe keto vite prodhojne neshtetas te tyre nga shqiptaret e lene mes rruges e mjerimit. Ka ndonje parti qe ka bere dicka serioze ne kete drejtim pervec ndonje bombe tymuese. Tradhetaret mund ta thuash me plot gojen i ke ne parlament e qeveri.

Sharjet kane qene pa vend, futboll eshte ne fund te fundit se nuk beme lufte dhe u bene me Zvicrren keto te peste. Mire do kishte qene te luanin per Shqiperine, por meqe luajne me zvicrren t'u hece mbare.

Sa per punen e pashaportave, e kemi bo boze edhe ketu, Shqiptaret e greqise, maqedonise, kosoves dhe malit te zi duhet ti kishin marre me kohe. Por s'bohet me politikane legena qe hyne dhe rrine ne politike vetem per te pasuruar veten e tyre.

Nuk jane tradhtar sepse nuk kane vrare asnje shqiptar deri me sot, dhe aq me pak te kene vrare atdhetaret shqiptare siç i ka vrare Saliu ose Zogu.
Saliu eshte tradhtar sepse ka vrare deshmorin e Uçkese, emrin e te cilit e mbajne rruget e Prishtines sot, ndersa Zogu nga ana e tij i ka marre me radhe te gjithe, me Hasan Prishtin e me Luigj Gurakuq.
Ose mund te quhet tradhetar Ali Pashe Tepelena qe ka vrare me qindra e mijra shqiptare, por ky i shkreti s'ishte gje tjeter veçse nje turk e shkuar turkut, keshtu qe s'i vihet shume re.
Ndersa keta te shkretet thjesht duan te luajne futboll, se ate kane ne gjak dhe vetem per ate mendojne. E vetmja gje qe synojne eshte si te kapin ndonje finale e te luajne me me te miret. Se aq jane, nga 20 vjeç kane.

Kendoni ne stadium kenge patriotike kur te vij Zvicra ne Tirane dhe keni per ta pare qe do bashkohen edhe keta dhe do te kendojne me gjithe stadiumin. Keta per pak nuk te kenduan O sa mire me qene shqiptar ne mes te intervistes, ju vazhdoni a jane a s'jane tradhtar.
Po keshtu eshte kur keto pune i marrin ne dore ata qe deri dje ishin Berishiste te betuar dhe qe donin te rrifnin me shpulla Kolonel Pashen sepse u shante Saliun. Keta jane fatkeqesia jone, jo futbollistet

Po keshtu eshte kur keto pune i marrin ne dore ata qe deri dje ishin Berishiste te betuar dhe qe donin te rrifnin me shpulla Kolonel Pashen sepse u shante Saliun. Keta jane fatkeqesia jone, jo futbollistet

te gjithe berishistet,ne lidhje me kete teme kane kenduar kengen ''qeni leh atje ku ha'',pra bene mire qe luajten me zvicren e bla-bla.  ne te njejten linje me ju ''opozitaret''.  nuk eshte pa lidhje teoria '' e mo se nje cop det qe nuk ka as peshq eshte'' me ''mire bene qe luajten me zvicren''.

ju kujtoni se eshte trendy te jesh globalist! ashtu si salasmiley

po me aliun cpate ,se edhe greket si turk e percaktojne!    nuk u rri mire nje shqiptar ne krye te epirit te jugut

Po ti o shqiptar i vjeter mos me thuaj mua c'pate, po shko e thuaju Rilindasve te cilet megjithse e kishin aty te fresket kujtimin e bemat e Aliut, prape se prape u detyruan te germonin e te zhvarrosnin Skenderbeun e harruar nga shqiptaret e tu te vjeter, ndersa kete aliun tend e lane ne heshtje. Puna eshte o njeri qe Aliu ka vrare shqiptare me qindra e me mijra, ketyre c'tu besh, pa ty te dime qe te qan zemra per nje cike shqiperi.

Por ki mendje se po u bashkohesh injoranteve te cilet deri dje ishin berishist te terbuar deri aty sa ulerinin qe ne 21 janar po shtinte turma e jo saliu (se Saliu ishte baba) Apo qe sot deklarojne se jane me vetevendosjen nderkohe qe deri dje te hidheshin ne qafe po te thoshe ndonje gje kunder tunelit te kalimashit, te thoshin anti kombetar po njelloj sic i quan sot hashim thaci ata te vetevendosjes. Ja, me keta lloj nacionalistesh ke te besh sot nese i shkon mbrapa ketyre si Lizandri, qe zoti u ka bere nje shaka te rende, s'u ka dhene llogjiken dhe prandaj s'e kane aftesine te mendojne e jetojne sipas kokes se tyre. Dhe edhe kur hedhin poshte njerin babe, e bejne vetem per ta zevendesuar me nje babe tjeter. babe Topin

thone qe kur do te gjesh vrasesin ndiq rrugen qe te con te burimi i parave.

varferia dhe patriotizmi kane shpeshhere nje marredhenie te veshtire me njera tjetren.

ata jane femije emigrantesh qe kane vajtur ne zvicer per buken e gojes.

ti quash tradhtar eshte fjale e madhe, po edhe te thuash qe e duan shqiperine se kane vizatuar flamurin shqiptar ne kepuce me duket pa kuptim.

se si duhet shqiperia e ka treguar lorik cana.

ka mundesi qe tifozat e tepruan pak (vete s'kam qene aty), por ne thelb kishin te drejte.

ata pavaresisht se luajne me zvicren (eshte e drejta e tyre) nuk guxojne te tregojne mungese respekti ndaj shqiptareve dhe te festojne golat e zvicres si berhami.

kete gje duhet ta kuptojne.

le te lozin si profesionista, te bejne dhe 10 gola po munden (po nuk i bejne dot), por te ulin koken kur bejne gol kunder shqiperise.

eshte ne nderin e tyre dhe ne respekt te gjithe shqiptareve.

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).