Kështjella ime është bërë prej ëndrrash,

Dhe është vështirë t'i gjesh një derë,

Vështirë është t'i gjesh dhe një dritare.

Kështjella ime është ngritur përmbi kodrat e fantazisë,

Në cep të luginës së jetës,

Në majë fare,

Aty ku vetëm krahët e fortë

të ëndërrimtarëve të guximshëm të ngjisin,

E megjithatë kështjella ime nuk ka dyer:

Të vish brenda duhet të guxosh të fluturosh

Si flutur, si shqipe.

Anekënd kështjellës sime shtrihen fusha të pafund

Me vreshta,

Nga ku çdo ditë fermentoj shpresë

E dehem në avujt e egër të besës.

Kështjella ime është e bërë prej ëndrrash që

Unë përditë i thyej një nga një

Teksa përplasem në erërat e tërbuara të smirës,

Në breshrat kokërrmëdha të inatit,

E prapë kështjella ime është aq e bukur,

Aq e fortë,

Aq e lartë,

Sa nuk di kurrë të shembet.

Princesha në kështjellën

Zgjohet përditë në dhomën e saj ngjyrë qiell

Ndërsa unë mbledh një tufë trëndafila

Në kopshtin e dijes.

 

Në kështjellën time prej ëndrrash ka do kohë

Që është ftohtë,

E kam pasë nevojë për më shumë ëndrra me

ia forcu muret e brishta...

26 Komente

Tu plotsofshin ëndrrat Shkinaks sidomos ato me princeshë !

i ka ai, dy princesha..... 

Nje nga poezite me te goditura....!!!!!!!!!!!! 

Me befason gjithmone mu Shkiknas.me spontaneitetin e freskine ,por sidomos me shpirtin e pakonsumuar.Sekreti qenka te enddrat....

Inspiruese poezia jote! Keshtjelle endrrash mbushur me deshira e virtyte...kus enderron i plotson ato. Urime smiley

Shumë dobët shkinas. E gjitha vuan nga patetizmi dhe mungesa e logjikës: në figuracion, në ritëm, në muzikalitet. Kështjellë, lëndinë, vreshtë, princeshë në odën prej qielli, dehje nga avujt e egër të besës: kjo e tëra është kitsch nga ai më i rëndomti. 

Mendimi im ky gjithsesi e shpresoj të gabohem. Falmë të lutem për sinqeritetin, por besoj se duhet të ta thotë dikush, nëse nuk ta ka me dashakeq.

me të mira

 

pershendetje, 

te faleminderit qe pret me shume nga une!

personlisht mendoj se korrgijimi i hartimit "ke dale jashte teme" ka qene gjithnje i gabuar. gjithnje ai qe shkruan ka nje teme ne koken e tij qe jo gjithkush mundet me e kape dhe jo gjithkush mundet me e deshifru. 

pastaj vijme te koncepti i gjithsecilit per poezine. psh vargu "ne parajsen time bie bore" apo "aferrami alla vita, uomo" me kane ngelur ne mendje bashke me vargun "i need somenone to nail my right hand", pikerisht sepse jane krejt njerezore dhe pertokse dhe kane nje bote brenda. 

te dish rregullat e letersise shkelqyeshem te ben kritik te mire (a egzistojne) dhe jo letrar te mire. pasi kam mbaru shkollen jam forcu te mos i mendoj asnjehere kur shkruaj rregullat dhe sot jam i lumtur ne injorancen time mbi ritmin rimen figuracionin etj etj. 

ti (dmth dikush) ke nevoje per nje poezi me te forte me shume rime e ritem e me figura me emra perendish te lashta apo terma moderne te perziera me bote te jashtme. une (dmth dikush tjeter) kam nevoje per vargun qe buron thjeshte dhe paster nga shpirti i njeriut. psh per oden bojeqielli, keshtjelle endrrash, lendine, lule, flutura, "cicellonja" etj. si keto qe mua me bejne te ndihem mire. 

te falenderoj per sinqeritetin dhe te garantoj se edhe une nuk jam asnjehere i kenaqur me ate cka shkruaj. e di se mund te shkruaj me mire nje here tjeter, vetem se ne pritje te muzes se madhe shkruaj kshu kitchi. 

... ke nevoje per nje poezi me te forte me shume rime e ritem e me figura me emra perendish te lashta apo terma moderne te perziera me bote te jashtme. une (dmth dikush tjeter) kam nevoje per vargun qe buron thjeshte dhe paster nga shpirti i njeriut. psh per oden bojeqielli, keshtjelle endrrash, lendine, lule, flutura, "cicellonja" etj. si keto qe mua me bejne te ndihem mire. 

  Nuk ka rëndësi, ma do mendja, se për çfarë shkruhet: rëndësi ka se si.Mund të shkruash natyrisht, madje edhe po të duash nuk u shpëton dot atyre, për kështjella, ëndrra, vesë, etj. Ti shkruan:     ... Kështjella ime është ngritur përmbi kodrat e fantazisë,

Në cep të luginës së jetës,

Në majë fare...

 

Tani, çfarë maje është ajo në cep të luginës e pse duhet thënë që është në cep? Ose:

 

Anekënd kështjellës sime shtrihen fusha të pafund

Me vreshta,

Nga ku çdo ditë fermentoj shpresë

E dehem në avujt e egër të besës.

Kështjella ime është e bërë prej ëndrrash që

Unë përditë i thyej një nga një

Teksa përplasem në erërat e tërbuara të smirës,

Në breshrat kokërrmëdha të inatit,

E prapë kështjella ime është aq e bukur...

 

Ti shkruan se thyen përditë dhe një nga një ëndrra, duke u përplasur me erëra dhe breshër anë një vreshte ku ti fermenton shpresë. Ç'vreshtë qenkësh kjo, që më sipër ishte luginë, e pastaj bëhet "anekënd fusha të pafund", në cep të së cilës ngrihej kështjella jote, që diku tjetër ndodhet mbi kodrat e fantazisë? Në fund thua se të duhen më shumë ëndrra për të forcuar muret: atëherë pse i thyen? 

E tëra kjo, pavarësisht se nuk e vë në dyshim sinqeritetin dhe nevojën tënde për thjeshtësi, mua më duket, siç shkrova, kitsch. Nuk do të të kisha lënë koment këtu, pasi mendoj se nuk ia vlen të ndalesh në gjëra të dobëta, por më nxitën lëvdatat e të tjerëve më lart për ta bërë. Ndërsa motivet e tua për të shkruar, apo se si ndjehesh kur e bën, të siguroj se nuk më interesojnë aspak.

me respekt

 

 

 

 

Mirëdita, mbase nuk më takon të përzihem në këtë debat, por ngaqë e lexova vjershën, personalisht nuk m'u duk vështirë për t'u imagjinuar andaj mendova mbase t'ju dërgoj disa pamje si ato që i evokon vjersha, pra diçka si kjo ceplugina, apo kjo fushërrethuara ëndërrthyera apo kjo foto duket sikur është marrë prej çatisë së shkinaksit. Lugina që rrethohet nga vreshta nuk më duket e pamundur, dhe këtë mendim ma mbështet edhe vikipedia.

 

PS: dikush të verë dorën tek zemra e të më dëftejë nëse ajo "m'u-ja sipër shkruhet vërtet me apostrof apo jo.

Urlando me dorë në zemër.smiley Me apostrof.  si bashkim i pjesës më + u = m'u (për foljet vetvetore e pësore )=

* m'i dhe m'u; t'i dhe t'u pa harru j'u

dmth, nqse here tjeter te bi rasti me shajt dike me rob shpie, mundohu t'jesh sa me i sakte ne drejtshkrim.

Ju shkruhet bashkë se është përemër . vendoset apostrofi :

 Për të shënuar rënien e -ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë dhe , te pjesëzae mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve

du mendim t'pavarur nga gjuhtaret smiley

Ky nuk eshte rasti kur trajtohet si peremer apo jo? se nqse do ishte ashtu, edhe "ti" peremer del.
A thu ta kem dit gabim gjithe ket kohe? i bi qe gjithe kto vite kane shku dem...

Trajtat e shkurtra te bashkuara jane:

ma, ta, ia, na e, jua, ua, m'i, t'i, ia, na i, jua, ua.

Gjuha letrare shqipe për të gjithe, Shtepia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1976, f. 58

Fin, nje pyetje per gjuhen te lutem.

a eshte korrekte te thuhet "a mundet evropa te mbijetoje" ?

A nuk duhet te jete "a mund te mbijetoje evropa" ?

kjo forma "mundet" nuk me tingellon mire ne kete kontekst.

Rrofsh

Eh, ç'pyetje! smiley

Gjuhesisht, me kuptimin e ngushte te termit, ne shqip nuk di (dhe nuk besoj) te kete ndonje rregull qe ta ndaloje. Do te na duhej te hynim ne territore te stilistikes dhe do te duhej pare edhe pjesa e fjalise ne vazhdim. Shpesh qellimi i zhvendosjeve te tilla eshte emfatizimi, animi i peshores logjike te fjalise nga ana qe i intereson shkruesit.

Ketu mberrijme tek pjesa e sikletshme e muhabetit dhe te bej nje pyetje: a ke vene re sa ndryshon shqipja e perkthimeve nga shqipja e teksteve origjinale? Dhe edhe nje pyetje tjeter: nje gjuhe qe perkthen shume pa patur nje baze substanciale te levrimit te vet ne origjinal, a s'eshte me e dobet dhe me e ndikueshme?

Ne instance te fundit, them se cfare te shqeteson ty, por edhe mua, eshte nje problem qe na vjen ne pakete, se bashku me vellimin ne rritje te teksteve qe perkthehen ne shqip nga gjuhe te tjera.

p.s. Ja per shembull: duhet "perkthehen ne shqip nga gjuhe te tjera", apo "perkthehen nga gjuhe te tjera ne shqip"? Ne thelb perkthimi si akt, kahu, nis nga gjuha tjeter per tek shqipja, por per ne si subjekte kombetariste smiley e rendesishme eshte qe perkthehet ne shqip. Pastaj se nga perkthehet...

Une besoj se kjo forme e gegnishtes -munnesh djale me m'preke me dore, ani pse s'maj ere- eshte e papajtueshme me shqipen standart, dhe tradhton shkruesin, duke na zbuluar mungesa ne njohurite e tij mbi shqipen.

Dikush mund te mendoje qe mund t'i perdorim te dy format. Do t'i degjoja me qejf, ne pachin nge te pergjigjen.

p.s. a mund t'a heqim prej ketej kete muhabet dhe ta veme vecan?

Po. Kete po e postoj si pyetje dhe po i lutem Penarit te na vendose ne faqe nje qoshke gjuhesore.

Mrrok, kom Ded Gjo Lulin me te birin. interested?

falemners!
(i zhgenjym)

te lutem!

Ti është përemër . Po ta lexosh bëhet fjalë për zëvendësimin e- ë - në format e cilësuara në paragraf dhe të + i = t'i (+ foljen ) 

Ju = ju  Të ju = t'ju (+foljen). Sështê ndonji gabim i madh ose s'besoj se ke pas rast ta bësh gabimin se nuk gjeta(me mend) ndonjë rast ku mund tê përdoret j'u pa lidhësen

Të jua = T'jua   Jua është tjetër dhe ua është tjetër formë e shkurtuar përemrore. 

Ps - ai paragrafi është  marrë nga rregullorja e drejtshkrimit.

O prizreno, po mire mer t'keqen, pse te del 'e'-ja shqipe njehere me kacurrela (me dy pika mbi krye) e njehere me kapuc (alla frongjisht)? Nuk e marr vesh se si e ben zgjedhjen xhanem, d.m.th. si e vendos ajo tastiera e kompjuterit tend se cila prej 'e'-ve me dy pika ne cfaredolloj fjale ku qellojne te jene do te jete vertet me dy pika lart, sic edhe duhet, apo do veshi nje kapuc? Mua me duken zgjedhje apriori prandaj them ose beji te gjitha me dy pika ose veri te gjithave kapuc. Ne kete menyre iua ben me te lehte te te lexojne atyre qe duan te te lexojne smiley.

Flm Merluc !Kjo tregon se sa i zoti jam me tastjerën.nuk e bëj me dashje ,  është punë kohe në shtypjen e dy pikave ose kapuç(është i njënjti buton ) kur e shoh e korigjoj . Për mu e rëndësishme është që të kuptohet që është -ë- dy pika apo kapuç - kapuç mbetet dhe -ë - duhet lexuar.

Gjuhetari ka dite qe eshte zhdukur nga PPU

për të mira jua shpërblefsha që m'i shkoqitët dyshimet ortografike. si thoni, zhvendosemi në ndonjë seksion pyetjeje t'ia lëmë kuvendin poetit/ëve?

as mos e thuj! une vazhdoj te kembngul se ju ose jua shkruhet me apostrof

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).