Po të kem një vajzë prej 

dielli 

më besoni

do t'ju shkrijë në dorë

ose, do t'pëshpërisë ndër

dhëmbë emrin tim.

 

Po të kem një ëndërr

vjeshte

ta dini

se nuk e shpika unë

lumturinë

veçse për të jetova kaq gjatë.

 

Po të kem një kukull 

qelqi 

është e vërtet

kështu e doja 

Dashurinë.

 

Porto-Romano, 1 gusht

 

18 Komente

Me mire nje prej Dielli Xha Tani,cdo vere nga nje,shkrihet ajo vjen tjetra,kjo e qelqit ta nxin jeten,nuk shkrihet kurre.

Ksamil , 3 Shtator

Tê frymzoka Ksamili Brad! dashke 100 vera 100  lule.

veshtire te perfyryrosh te shkrije ne dore nje vajze prej dielli, pa shkrire më parë duart nga pervelimi. smiley

E eeee jane specie ne zhdukje ato qe te pervelojne duart smiley

Jo po me mire nje "bambola gonfiabile"!

Akoma me mire nje njeri prej mishi dhe kocke dhe me shpirtin plot.

Milano, 3 shtator

Me dashurine kemi edhe fotografi edhe femije o xhatani

Hot Tub, 09 03 12

Dashuri Thepiane me borēn maleve, dhe brënda një oxhak me zjarr, dy gota, një shishe të kuqe vere...

flake e bore.po shishja me vere c'duhet?

Per ta pare me sy smiley

ziliqaret  them me vete

plaçin si vera ne qelqe smiley

 

 

ziliqarët palë palë

verën s'e njohin o djalë smiley

çe do venën djalmënia

i vlon gjaku ne dy  krena

i mjafton zjarri oxhakut

fluturon krejt pa frena smiley

 

 

Venë e mirë shoqni e mirë

kalon mbramja qetë, qetë

me oxhakun njaty përbri

vena e mirë na ban me sy smiley

 

 

 

 

ven e mir ta ban me sy

a ke salc  ene turshi?

pa do erza ene qepë

s shtyhet mbremja qet qetë smiley

 

 

Prej qelqi se ështê e tejdukshme (sinqeritet) -frikë nga ardhmja apo prej qelqi e ftohtê dhe pa ndjenja dhe e pandryshueshme frikë nga mardhënia e dêshirë për tê nënshtruar .

Prej dielli - gabim shtypi- prej dylli  apo prej dielli : e ngrohtë dhe e zjarrtë në dashuri; frikë nga paraqitja(perfomanca) në seks e tradhtia + mungesë eksperience.Veç poeti i di.

Vargjet më pëlqyen të thjeshtë dhe shpalosin një dilemë që shumë të rinj e kanë në mjediset ku mentalitetet përzihen e kundërvihen.  

poezia shume e bukur ,tipet nuk mu duken prej atyne qe mund te behen harakiri...do te shkrira ,do te qelqta...ajo e vjeshtes ,ma mire tetoriane edhe dakort

Shume e bukur.

Detaji eshte i ngrohte, sintaksa e sinqerte, por e çakerdisur. Poezia nuk eshte e zhvilluar mire dhe ka disa alogjizma qe nuk lene te shohesh gjithe mozaikun qe kerkohet te pershkruhet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).