Prishtinë, 6 shtator - Në Kuvendin e Kosovës, deputetët me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim) sot miratuan Rezolutën e paraqitur nga deputeti i Lëvizjes për Bashkim, z. Agim Kuleta.

Sipas Rezolutës së miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në aspektin politik, ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.



Në tekstin e miratuar të Rezolutës thuhet: 

“Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6, paragrafi 1  dhe të nenit 52, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

- Duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe UNT-së (Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion; angl. ITU), e rrjedhimisht nuk mund të ketë kod të vetin telefonik,

- Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare (qindra milionëshe) të cilat i ka pësuar dhe i pëson  Republika e Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë, e Sllovenisë,

- Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis qytetarëve që janë shfrytëzues të kodeve të ndryshme telefonike brenda vendit tonë,

- Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë,

- Duke e pasur parasysh mundësinë serioze të cenimit të sigurisë shtetërore,



Në seancën plenare të datës 30 gusht 2012, miratoi këtë:

R e z o l u t ë

1.  Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

2. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, brenda një kohe shumë të shkurtër, t’i iniciojë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

3. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre, por ato të mos vazhdohen më tutje”, përfundon teksti i Rezolutës së Lëvizjes për Bashkim, i paraqitur më 30 gusht e i miratuar në seancën e sotshme të rregullt të Kuvendit të Kosovës. 

 

 

51 Komente

smiley Bashkpunim ne kuvendin e Kosoves?!smiley

Edhe Abetare edhe telefon smiley 

edhe suxhuk Skenderbeu smiley

T'a hongsha titllin

Uan nejshen ander Sal

Bukur fort ! "gur gur bêhet mur! "

Fakti qe u emocionova per pak sekonda nuk kundershton faktin qe Kosova qeveriset nga ca horra te pashembullt.

horra te pashembullt

magari, magari. Jane shume me keq se aq smiley

Sot po nigjoja si e kane lene 2-3 vjet pa ngrohje qendrore prishtinen, nderkohe qe investimi eshte i gatshem dhe funksional , i bere nga suedezet dhe kta pisa e kane falimentuar me qellim qe ta blejne tash per 2 morra .

horra te pashembullt

magari, magari. Jane shume me keq se aq smiley

 

Kane mesuar nga me te miret smiley

edhe po thosha dje me vete , si i erdhi ambasadores Turke ne Kosove te thoshte fjale aq te mira dje per Kosoven ...

Po, ne mundemi!

urime! 

hajde tani, shtoni forcat deri ne bashkimin perfundimtar...

Ahaha, nje vrap pele, eh Belul Belul!

jam naiv ë?smiley   O.K, nuk them qe te behet neser, por me shume jam optimist!! 

ama   kur mendon qe brenda 10-15 vjeteve te fundit   eshte arritur aq shume... dmth gjera qe kishim mbi nje shekull qe i aspironim...   yes we can, them une..smiley

Hajt shyqyrsmiley

Shume mire qe eshte bere..... gjerat duhen pershpejtuar drejt bashkimit ska rruge tjeter...... Hajt per hajer!!!

Ej ky bashkimi do behet me behet me turqine apo me greqine?!smiley

Mire. Nuk mjaftonte qe kur marrim ne telefon ne Tirane, telekomi na degdis ne Lushnje. Edhe numrat gabim te Vushtrise kishim mangut.

bashkimi bo fuqine, dmth sjell uljen e tarifave...

Inshallah.

kercen prifti nga belaja smiley

me vushtrine ska problem se shqip do merremi vesh.

keq do ishte po te na lidhnin gabimisht me numra ne ndonje nga vendet bizantine qe kemi rreth e rrotull.

se keta bizantinet vete flasin vete degjojne, njeri sjua merr vesh fjalet ne bote.

nje europian po la austrine as tabelat e rrugeve nuk lexon dot pervecse ne shqiperi.

bravo kosova !

se shpejti edhe targat e makinave AL, dhe nenshtetesi shqiptare per gjithe shqipet e kosoves.

ngushellime per lajmin e keq atyre qe per +355 euro pension jane bere grek.

tung

ngushellime per lajmin e keq atyre qe per +355 euro pension jane bere grek.

hehehehe  +5 Evro indeksim inflacioni smiley

Po he se edhe greqerit tane, ne njefare menyre e kane dhene kontributin sado minimal ne rrenim grek.

ha ha ha, ke te drejte.

duam pensionet......smiley

 

kjo levizja per bashkim qe ka bere kete propozim pozitiv,le te propozoje edhe nderrimin e emrit nga repuklika e kosoves, ne republika shqiptare e kosoves.

 

pse vetem emri?    po ate flamurin  e shemtuar  me ato 6 milingonatsmiley?  te gjitha, te gjitha  duhen nderruar. 

e kam fjalen qe per momentin,perderisa s'ka vullnet nga shteti shqiptar i shqiperise,te pakten me kete emertim u mbyllet goja ca gagaceve tip matoshi&co dhe behet e qarte se cila do te jete rruga.

pak a shume si rebublika serbska qe nuk e fsheh synimin,por pret vetem sinjalin nga serbia.

flamurin ta nderroje thaci me eulexin, se shqipet e kosoves as e kane nderruar, as kane per ta nderruar flamurin KUQEZI................

Sa më pëlqejnë këto ligjet alla-shqiptarçe mua.

1.  Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

Tak, një ngrefje gjoksi këtu. Le të pëlcasë serbi, atje te thana e ka kufirin.

Por ku është parë dardhë pa bisht:

Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre.

Fap, një shkrefje gjoksi. Dmth asnjë nuk e ka marrë mundimin të bëjë një analizë kostoje dhe pastaj të merret vendim i qartë: Ky do hiqet menjëherë, ky do hiqet pas X muajsh, ky do hyjë pas X muajsh.

Jo, ligjet shqiptare (në të dy shtetet) janë:

Neni 7.

Pika a. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pika b. Por po u pa e arsyeshme edhe mund të shtyhet nja 5 a 6 vjet.

"Gje"...  per rruge te mbare!

smiley

 

Neni 7.

Pika a. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pika b. Por po u pa e arsyeshme edhe mund të shtyhet nja 5 a 6 vjet.

Like smiley

O SA MIR ME KEN SHQIPTAR OHE OHE OHEJ ...

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

 

 

I lumtë autorit. Bravo edhe ti që e solle. Po pas mallkimit, di gjë si do zgjidhet puna?

po te them njehere si nuk zgjidhet: duke lexuar gazeten tema dhe duke i rene daulles si tellallet ne kohe te anadollit.

+355

une them qe eshte pes me hic kjo puna e prefiksit.

ka msu dhe thaqi marifetet e sales.

hudh i shashke dhe ne fund thote : ja sna lejne nderkomtaret mer yahoo

Mua me erdhen informata nga Prishtina se Ministrija e Jashtme e Shqiperise nuk e ka pritur mire rezoluten e parlamentit Kosovare. Duhet aprovuar dhe ne parlamentin e Shqiperise para se te behet fakt i kryer.

Ska rendesi, edhe nese eshte e vertete.

Ska shonce t'mos aprovohet ai ligj n'vit zgjedhor.

mos u mastur.... kot se dardha e ka bishtin mbrapa ... smiley

shume mire sot telefoni,,,, neser energjia,,,,me vone dhe qeveriasmiley

Pa Kosove nuk ka Shqiperi, pa Shqiperi Kosove nuk ka !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).