Mbyllja e Zyrës civile ndërkombëtare (ICO) më 10 shtator 2012, shënon fundin e mbikqyrjes ndërkombëtare. Ose pothuaj. Forcat ushtarake të NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë, ashtu si misioni civil europian EULEX, i ngarkuar që nga 2008 të nxisë shtetin e së drejtës. Kapërcimi drejt një sovraniteti të plotë, do të jetë pra hap pas hapi. Le të shohim nga më afër.

Një dorëzim çelësash, sado dashamirës të jetë, s’mund t’i kalojë nën heshtje një varg problemesh madhore. Veç në mos u ngatërrofshim mbi kuptimin e fjalëve, është e vështirë të flitet për shtet funksional dhe për demokraci në Kosovë. Ashtu si në ato pararendëset, edhe në zgjedhjet e fundit ka pasur raste të vërtetuara mashtrimi, dhe korrupsioni prek deri në sferat më të larta të pushtetit. Në fakt, megjithëse e pavarur, Kosova mbetet e ndarë më dysh, strukturat paralele serbe janë gjithandej, ndërsa dialogu me autoritetet serbe është në pikën zero.

Njëfarë rritje ekonomike shpjegohet nga dukuria e kapjes së vonesës, për shkak të rindërtimit të filluar pas fundit të konfliktit më 1999, dërgesave të diasporës kosovare dhe ndihmës publike për zhvillim. Por fakti është se gjendja ekonomike është më e pakta shqetësuese : ndërsa dërgesat vazhdojnë të ulen, defiçiti publik s’pushon së thelluari. E megjithatë, autoritetet kosovare i kanë rritur shpenzimet publike, "duke e harruar" nevojën e shëndoshjes së llogarive publike.

Sigurisht, në krahasim me gjendjen e verës 1999, nuk është më i njëjti vend. Por megjithatë, askush s’mund të kënaqet nga ky bilanc i cili mpleks përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare, mbase pak më shumë se atë të autoriteteve kosovare.

Si mund ta shpjegojmë bllokazhin ku gjendet sot Kosova? Përveç mësimit tepër shpesh të harruar se "askush s’i do misionarët e armatosur" (Robespierre), është mirë të përsëritet se demokracia nuk eksportohet, ose fare pak. Kësaj i shtohet dhe vëzhgimi i trishtë se strategjitë e bashkësisë ndërkombëtare dalin vazhdimisht si të njëanshme dhe njëpërmasore – kriza greke na jep këtu një ilustrim tjetër.

Ndërsa programet e ndërhyrjes zbatojnë një kushtëzim nga më të rreptët, me rezultat të vetëm një "sindrom varësie", nocionet e partneritetit dhe veprimit autonom shfaqen si lutje të përshpirtshme. Efekti pasqyrë: "aktorët vendas" e kanë shumë të lehtë ta hedhin përgjegjësinë mbi "aktorët e jashtëm", me qëllim që t’i shmangen një mirëkuptimi të përgjithshëm dhe një politike për reforma të thella. Përveç Kosovës, këtë e vërteton dhe rasti i Bosnjë-Hercegovinës.

Sigurisht, ky problem sistemik shpjegohet pjesërisht nga vështirësitë e pashmangshme të të kuptuarit vërtet një shoqëri "të ndryshme", "të huaj". Megjithatë, e thënë pak më rrafsh, këtu kemi një konceptim të gabuar të historisë: domethënë "errësimin e përmasës ndërtuese të shoqërisë dhe mveshjen e origjinës dhe themelit të këtij ndërtimi, si dhe të domethënieve që ai mbart, një burimi jashtë-shoqëror", siç e kishte parë këtë mirë Cornelius Castoriadis.

Si çdo shoqëri, si çdo shtet, Kosova s’mund t’i bëjë bisht vetes dhe përgjegjësisë së saj. Në këtë kuptim, shoqëria është vetëndërtim, vetëkrijim. Në fakt, "autonomia është e mundur vetëm nëse shoqëria e njeh veten si burim të normave të veta" (Castoriadis). Kosova duhet ta pranojë sot sfidën e autonomisë. 

 

----------------------

* Christophe Solioz është sekretar i përgjithshëm i Center for Europian Integration Strategies (CEIS) në Gjenevë. Christophe Solioz sapo ka botuar me Paul Stubbs : Towards Open Regionalism South East Europe, Baden-Baden, Nomos, 2012.

 

© Christophe Solioz, 2012

© Le Monde, 10. 09. 2012

© un, Hurbinek, për përkthimin shqip

 

45 Komente

Si çdo shoqëri, si çdo shtet, Kosova s’mund t’i bëjë bisht vetes dhe përgjegjësisë së saj. Në këtë kuptim, shoqëria është vetëndërtim, vetëkrijim. Në fakt, "autonomia është e mundur vetëm nëse shoqëria e njeh veten si burim të normave të veta" (Castoriadis). Kosova duhet ta pranojë sot sfidën e autonomisë. 

Një dorëzim çelësash, sado dashamirës të jetë, s’mund t’i kalojë nën heshtje një varg problemesh madhore. Veç në mos u ngatërrofshim mbi kuptimin e fjalëve, është e vështirë të flitet për shtet funksional dhe për demokraci në Kosovë.

Nje shkrim i tille pacavure nuk duhet te jete ne peshk.

Ja me poshte komenti i bere sot nga ata qe levizin guret.

Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik, ka thënë presidenti Obama.

Shkrimi i sjelle eshte shkrim i linjes anti-shqiptare. Adminet bejne mire qe mos ja lene spontanitetit keto tema delikate. 

E mo mire, se francez eshte! Dhe per me teper, me keto qe thote, nuk eshte se na e nderron mendimin per francezet.

do doja te dija sa eshte honorari i ketij shkrimi smiley

 

Une vete s'do jepja as nje cent .Si per perkthimin , ashtu dhe per shkrimin. Te dy te bere nga halli.

Koth,

S'po di as vete. M'i ke hupe trupat. OK, nje teke raki dhe muhabet me Kothin :

Nuk eshte ashtu. Une s'e njoh fare kete Soljuzin, dhe madje as dua ta njoh. Kur nje shkrim botohet ne faqen POINT DE VUE (kendveshtrim) te LE MONDE, merre vesh o Koth se nuk eshte duke palle magari. Mire keq, duhet me ia vu veshin.

Tani, per historine e linjes anti-shqiptare : ka vertet nje linje, por ajo s'vjen as nga ky soljuzi, e as nga hurbinek kaçerri. Te jesh i bindur. Ky eshte nje shkrim, ME E SHUMTA, polemik. Pra, ha diskutim. Por kurrsesi antishqiptar e ku e di une. Te kishte ardhur nga Lozana, kesaj po, ia kam pak friken, por nga Gjeneva, jo dhe aq.

Soljuzi eshte duke thene keshtu : ne mire qe i kemi ndihmuar, por edhe i kemi shtrenguar e kushtezuar shume, e keshtu ne s'kemi fabrikuar burra qe t'i dalin vetes zot, por kemi fabrikuar femije me biberon ne goje. Me fjale popullore, eshte duke thene se i kemi mesuar keq.

Lexoji edhe njehere ato fjalet e Kaçurrel Kastoriadisit, edhe flasim. Po pate ndonje veshtiresi, me thuaj se ketu jam, kot s'ma thone emrin Dritan Shkaba. Qashtu, bablok.

Mos repliko per gjera qe nuk i kupton. Dhe as qe ke mundesi tek e fundit.

Franca ka histori te hidhur me keto pune.

Ti nuk je antishqiptar. Ti je thjesht nga Hasi qe kupton cer shkruhet ne nje teks , por brendise, me vjen keq per ty si mendja me e ndritur e Hasit, i rri anash.

Une te sjell te parin e botes ti me thu histori me mish dhie.

Tezat dhe pikepamjet antikosovare, - kunder egzistences se Kosoves si shtet me vete, te shkeputur nga Serbia, - jane te vjetra dhe te mirenjohura ne hapesiren intelektuale te shume shteteve te Europes. 

Nje nga argumentat kryesore te mbeshtetesve te ketyre tezave eshte pikerisht kryeargumenti i shkrimit te perkthyer me lart, ai i paaftesise se shoqerise kosovare te qendroje me vete, perballe sfidave dhe kerkesave te nderlikuara te bashkejeteses ne nje komunitet shtetesh me struktura shoqerore, ekonomike dhe administrative te konsoliduara.

Nuk ka argument me te felliqur.

Shkrimi vete pastaj, edhe ne kontekstin e linjes qe pershkrova me lart eshte nga me te dobtit. 

kastoriadhi ka qene komunist ! koka ne stamboll,trupi ne paris. 

Sipas ketij te Le Monde-s Greqia duhet ti kthehet Turqise sot...! Sepse ka deshtuar ne cdo aspekt ekonomikisht dhe faktkisht mos te ishte per nderkombetaret do hani veten me njeri-tjetrin sot ne Athine..

Duhen dhe kta nganjer te Le Mondes ti kujtojn Kosoves disa gjera.

 

..dhe e forta eshte se Greket nuk i ka vrare e prere asnjeri, perkundrazi, gjate periudhes qe ka deshtuar.

Prandaj artikulli mesiper eshte legenllek nga ana e ketij Solioz, e tipave si puna e tij, i cili na qenka sekretar i pergjithshem paska dhe gjithe ate CV. Mbi 20 libra, mbi 200 artikuj te publikuar.. Studime ne filozofi, psikologji, pedagogji... bjeri ti biem me pak fjale. E nuk paska kuptuar as gjene me te thjeshte?

Përveç Kosovës, këtë e vërteton dhe rasti i Bosnjë-Hercegovinës.

Turp ti vije! Cfare pret ky legen? Te rimekembet shpejt populli kur i vret mendjet. Kur i pergjysmon popullsine? Te rimekembet ekonomia (e brishte pa lufte, imagjino pas asaj qe kane kaluar). Kur rrafshon vendin.

Keta, dhe tipat si puna e ketyre, jane legena pasi i thone gjerat nga perspektiva e tyre (duke supozuar se nuk kane nje axhende). Nderkohe qe intelektualet Anti-Shqiptare ju bien mbi supe duke ju thene "- Sa e thelle kjo qe the! Bravo! Robsperrie ishte nje touché elegante ne deklarate." Nuk e dine ata qe Robsperrie po tundet ne varr nga legenlleku i tyre! Nga pandershmeria e tyre (Solioz e sorollop).

Mos krijoni iluzione te kota mbi ata qe perkrahin Kosoven, Shqiperine, Bosnjen, nuk e bejne se jane Pro-Shqiptare, Pro-Boshnjake apo Pro-Kosovare! Por sepse jane anti-legenllek, sepse jane njerez te ndershem (shumica). Ata e kuptojne se keta e "shfrytezojne" situaten disavantazhuese qe keto vende ndodhen prandaj dalin ne mbrojtje, jo se jemi burra te mire ne jo. Se as ne nuk jemi me te mire se te tjeret, njerez jemi dhe ne. Te gjithe njesoj jane njerezit. Por ajo qe eshte e drejte eshte e drejte.

Prandaj artikuj te tille si ky mesiper jane kot. Ja kush eshte politika e vertete (le te jete kush te doje ne pushtet) ata jane te ndershem (jo se jane ne krahun tone, por se mbajne fjalen e dhene)!

Ani mire de ! siç ia bejne Kosovaret.

Nqs do me dite diçka o Koth, eshte kjo : ti habitesh se sa shume perkrahes ka ne keto institutet europiane te gjeopolitikes. Edhe madje plot franceze. I di me emra e mbiemra. Vetem shtepite nuk ua di, Kadare ua di nja dy a treve. Por qe ka edhe pro-serbe, sigurisht qe ka. Madje une habitem si kemi mundur te bejme aq perkrahes, kur Serbet i kane pasur mundesite qe prej 150 vjetesh. Mos i merr Shqiptaret e Kosoves per leshko, se dine dhe keta te bejne miq neper Europe e France. Komiteti "Kosova", 1999, kishte president Antoine Garapon, magjistrat, biri i botes, teknik i larte, dhe zv/president filozofin Alain Finkielkraut. Meqe ra fjala, koth, ketij burrit do t'i dale keto dy-tre jave nje liber ne shqip. Lexoje se eshte per mendje te thella, per mua e per ty, me nje fjale.

Tani, puna e ketij kastoriadhit, eshte ca me e thelle : ky vertet eshte majtist, por jo komunist, ose komunist sa me kalu radhen. Drejt e drejt, ky ka qene marksist. Po çfare marksisti ? Le te themi, marksisti me i djathte, ose me i mençuri. Pastaj mos u ngaterro nga emri, se ky vertet ishte grek, por ka ikur i ri fare, dhe nga truri ishte francez, kupton ti ? Se ka te beje dhe kjo, si thua ti ?

Por jane pune te thella keto, dhe vajti vone. Me vjen keq per Kothin se ka rrase ne koke kasken e donit, don kishotit me nje fjale, e u lodh duke luftu me mullinjte e Hasit. Hajt he burre, se edhe inat derri me pase, e heq mendjen nganjehere.

Cfare shkrimi kot!

Sikur ne vend te emrit "Kosove" te ishte "Shqiperi", ne vend te vitit 1999 te ishte viti 1992, e njejta llogjike mund te perdorej edhe per shqiperine. 

Autonomia nuk duhet lexuar  ne kuptimin formal, si nje shkalle me e ulet e pavaresisie. Zotria e ka fjalen tek te qenet autonom, dmth ne aftesite shtetformuese dhe demokracindertuese, elite politike vetevendosese dhe jo e tipit yesman, kozmopolite. Demokracia nuk eksportohet dhe mbillet si nje portokalle ne baçen e Thaqit nga Dell apo Eulex, por kerkon jo vetem "token" por edhe nje "baçevan" te mire qe frutet te mos i mbledhi per vete (korrupsioni).

Autonomia ne vendimarrje eshte termi me i skate ne nje shoqeri te globalizuar, te ndervarur dhe aq me teper kur integrimi ne BE dhe Nato nenkupton sovranitet te kufizuar.Analize realiste.

Rikéri iku mo Koth? Mire naften por edhe ujin e dritave po na i shesin.C'borgjezi kompradore qe eshte dhe sa kozmopolite.Nje hidrocentral, 10 mije vota.

 

Bash ballit i ke ra ! Se me duket treçereku ketu s'moren vesh as titullin. Nuk e ka fjalen per autonomi nen varesine e Serbise apo tjeter, e ka fjalen tek "me jetu me duart e tua". Psh, une s'kam duar e kembe. Une vertet jam i pavarur si njeri, pra gezoj te njejtat te drejta me ty qe i ke te gjitha, por halli se une s'jam autonom. Dhe ky Soljuzi po thote qe shume bukur PAVARESIA, s'thote kush jo, por tani o burra perpara, AUTONOMINE, dmth mbahuni ne kembet tuaja, bejeni shtetin tuaj, punoni, ndertoni, ne demokraci, me mirekuptim, me reforma te thella (i ka permende ai shoku). Kete eshte duke thene e jo kodra pas bregut.

Se çfare matjesh ka bere ai per kete vezhgim, kjo eshte tjeter, edhe mund te diskutojme, por jo se na doli tani antishqiptar e pallavra.

O spiritus, nese ka dikush goje me pak te flase per Kosoven jane francezet. Rob me legena dhe me proserbe nuk i ben nena. Une kam punuar me to qe ne momentin e pare kur zbriten ne Kosove me NATO-n. Nuk i jepnim dum puneve dhe pike. E benin me qellim apo nga budallalleku ishte pune tjeter, po me duket se ishte nje kombinim i te dyjave. Me uren e Mitrovices lane nam per muaj te tere deri sa me ne fund erdhen anglezet dhe e rregulluan situaten per 24 ore. Rob kaq idiote dhe te frustruar sa perpiqeshin te komunikonin vetem frengjisht ne nje bote ku 99% ishin anglishtfoles, gje qe i bente te dukeshin si guake ne cdo tubim nderkombetar. Thjesht muhabeti, nganjehere te vinte ti zije me shpulla. 

Sa per krahasim le te flase cdo qytetar kosovar se si ishte ndryshimi ne jeten publike midis zones se Prizrenit qe komandohej nga gjemanet dhe leshelise se administruar nga francezet.

Sa per ato pordhet "ne e sollem pemen, po nuk mbiu fara' le t'ia shese ndonje tjetri. E para se nuk e sollen ato... e te tjere...e te tjera...

A po dhe Kushneri. Kushneri i ketij timit!

Kosova do behet se do Amerika dhe gjermani. Pordhet e Frances nuk i llogarit njeri.

e para, PF, ky robi nuk eshte as kryeministri e as ministri jashtem i Frances. Ky flet si studiues ose analist i politikave te integrimit. Ky eshte kurikulumi i tij.Pastaj loja e Frances me dy porta por e fokusuar mire ne mbrojtje te portes se serbve, eshte linje iqindvjecare.

e dyta une komentova per kuptimin dhe kontekstin e perdorimit te termit autonomi, si proces post pavaresise  e qe  nga disa komentues po lexohet literal, si kthim ne autonomi, pra nen Serbine. Dhe nga ky keqkuptim , ne skene ngjiten grupet folklorike.

E treta, ky nuk po thote qe pemen e sollem ne francezet por ben me dije (dhe citon ne menyre shum kuptimplote Castrozison a si e ka ai marksisti grek) se nderhyrja nga jashte ne formesimin e pavaresise se Kosoves nuk duhet te mjegulloje burimet e brendshme te shtetformimit dhe ndertimit te demokracise.Pastaj llogaritet apo jo Franca, varet. Ka edhe ajo nje ze ne klubin e te forteve. Keto mitet se te medhenjte jane pak brutale por te drejte me ne se u kemi dhene besen, nuk duhen besuar shume.Realpolitika kalon nga puset e naftes, hidrocentralet, lehtesirat e tjera strategjike etj. etj.

 

 

Spiritus, e kuptoj se ku do te dalesh por sidoqofte ky, me kete shkrim perfaqeson me se miri mendimin francez, intelektual i varur apo i pavarur akoma. Kosova ka 100 te meta, probleme dhe pamundesi por per nje pjesen me te poshter te tyre jane pergjegjes francezet. Personalisht mendoj se vendosja e francezeve ne zonen e Mitrovices ishte kanceri i Kosoves se re. Ato krijuan precedentin e poshter te mosberjes asgje ndaj provokimeve serbe, gje qe me vone behej gjithmone e me e veshtire per t'u riparuar. Une kam pare dhe kam filmuar serbet qe i rrihnin shqiptaret si derrat ne mes te ures 11 metra larg nga ushtari francez dhe ky kthehej nga ana tjeter. Kam pare se si e ndaluan makinen shqiptare ne mes te ures, e thyen me tulla, e nxorren shoferin me zor si kerrmillin nga guaska prej makines dhe e masakruan ne mes te rruges. E gjithe skena zgjati gati 10 minuta te pafundme, ndersa dy ushtaret franceze komunikonin me radio me "qendren" 50 metra me tutje qe te dergonte perforcime. Perforcimet erdhen mbas gjysem ore per ta cuar viktimen ne spital. Kam pare qelbesiren snajperiste franceze qe e vrau udherrefyesin tone vetem 20 metra larg meje. E qelloi nga fundi i rruges dhe e la top. Te gjithe ngjarjen e kisha te filmuar ne kamera, se ishte udherrefyesi jone. Me kupton. Po perpiqej te na tregonte rrugen ne anen veriore te Mitrovices ku serbet po sulmonin shqiptaret ne lagjen ne te djathte te ures. E ngarkuam ne nje karroce dore dhe e cuam ne spital, po vdiq qe ne makina se e kishte brimen e plumbit sa grushti, sikur i kishin gjuajtur me dum-dum.Te nesermen ne konferencen e shtypit deklaruan qe ne zonen ne veri te Mitrovices, u vra dhe nje shqiptar nga pala e armatosur shqiptare. Shqiptari u vra nga nje ushtar francez "paqeruajtes". Aty u cua producentja jone, nje goce trime kosovare dhe i tha ne fytyre asaj kuckes zedhenese: "Ti genjen. Dhe une mund te ta faktoj." Dhe kur erdhen ne zyre dhe pane filmimet dhe pane kete robin se si e hante plumbun sade ne gjoks me fytyre te habitur qe po e qellonte paqeruajtesi, filluan te benin shushushu frengjisht e pastaj ndryshuan deklarate, Po tjetri nderkohe, cun i vetem mbas 9 vajzave kishte vajtur per dhjame qeni nga nje ushtar i frikesuar francez qe qellonte ne drejtimin nga duhet te mbronte.

Ik or pirdhu megjithe francez!

PF, me trazove keq me ket llahtari qe tregove. Paske pare tmerr me sy. O zot cfare mekati. Dhe te mendosh qe ky nuk eshte nje rast i vetem..............

Pf, kjo  histori qe ti ke perjetuar aty, eshte shume tronditese dhe eshte afermendsh, qe ngjarje te tilla te forta shenjojne eksperiencat tona dhe kjo e fundit pastaj prodhon stereotipe te caktuara. Mendoj se edhe gjykimi qe ti i ben autorit ndikohet pak nga ky stereotipizim. Ashtu sikurse nuk perjashtohet mundesia qe edhe vete autori te jete i ndikuar nga stereotipet qe kultura apo media franceze ka prodhuar per shqiptaret.

Nje analize e Shkelzen Maliqit ndjek po thuaj te njetat linja te shkrimit te francezit.

http://www.panorama.com.al/2012/09/11/fu...

Spiritus again. Kjo nuk eshte vetem nje histori e perjetuar aty dhe aq. Keto i solla per te te dhene shembuj te mentalitetit francez. Nejse, jo se nje francez nuk mund te thote gje te zgjuar. Thjesht ketu nuk u takon dhe ne rastin e Kosoves tingellon vecanerisht keq. Njesoj si Le Monde te publikoje intervista me luftetare franceze me temen: Si ta clironi kryeqytetin e vendit tuaj nga pushtuesit e huaj? Kupton? Strategjia mund te jete perfekte, taktikisht e persosur por prape...prape...

Spiritus,

kur ishte Mejdani president mblodhi gjithe ajken e shtypit shqiptar per tu kerkuar si te ekujlibronin sulmet dhe propaganden antishqiptare ne media nga serbet dhe veglat e tyre. Ka fol per kete vete Mejdani.

Fillimisht qendra ishte ne France pastaj kaloi ne Angli dhe jane perdor te gjitha mediat e medha qe nga Le Monde e deri BBC.

Une nuk pres qe ta kuptoje Hurbi. I thashe qe nuk e kupton ate qe ka sjelle dhe as komardarja jote dashamirese nuk e nxjerr nga bataku.

Konkluzioni i autorit eshte 100 % i  kundert me te Obames cituar nga media sot. Si ta quajme  ndryshe se antishqiptare?

Per privatizimet ? Vallai bejne mire. smiley

Koth,

Qe te bindesh se nuk eshte fare pune komerdareje, porse shkrimi mu duket realist (jo ndonje shkence e madhe ë, por gjerat e thjeshta kur thuhen nga njerez me njelloj autoriteti, marrin vlere me autoritare) po te kujtoj se, me kete gjuhe pak a shume, flet edhe  Albin Kurti.Madje dhe sot ne kremtimet e fundit te mbykqyrjes i leshoi silurat e tij.Tani nqs Kurtin do ta quajme antishqiptar, hajde ti ndryshojme te gjitha referencat.

Une e kuptoj qe ti po thua se edhe kur gjerat nuk shkojne mire , duhet folur mire, sepse duke folur keq, gjerat do behen edhe me keq.Ceshtje  imazhi dhe marketingu (sic vepron qeveriu jone dhe do ti qe iluzionet funksionojne).Por mos prit nga nje studjues i huaj te perdori te njetin ligjerim patetik (Kosova, e lire, iqinvjetori, pavarsia, vuajtjet shekullore, xhelatet serbe) i cili eshte i kuptushem kur e di burimin nga vjen dhe audiencave qe i drejtohet.

Ah ti s'merr vesh mer mik. LE MONDE, antishqiptare ?!

O grup, kam 1 000 flete A4 te fotokopjuara nga LE MONDE, vetem per Kosoven. Ti mund te genjesh Selimin nga Letonia dhe Vasillaqin nga Kanadaja, por jo Hurbinekun qe ia bente hysmetin punes.

Nqs doni me dite rreshtimin francez te kohes, kemi kete panorame :

FIGARO - antishqiptare, ka qene dhe vazhdon te jete. Gazete e djathte, prirje antiamerikane nga pozitat e katolicizmit, goliste, dhe reaksionare.

LE MONDE - proshqiptare, ka qene ! se tani edhe s'ia ndjen shume per kete pune. Por atehere, thellesisht proshqiptare. Gazete e majte e qendres, jo dhe aq proamerikane (pra pak), antimitterandiane (miku me i mire i serbeve), liberale, progresiste, dhe laike. (asokohe : drejtor Colombani, kryeredaktor Edwy Plenel, armiq te betuar te Mitterrand)

LIBERATION - e majte socialiste, pro-shqiptare.

HUMANITE - e majte komuniste, egersisht antiamerikane, pra anti-izrael e per rrjedhim, antishqiptar ne fakte (parulla : stop bombardime, vetevendosje ! Se si do te behej kjo vetevendosje kur masakrat vlonin ne terren, kete vetem mjekra e Robert Hue e dinte).

I gjithe shtypi i majte ekstrem - proserb.

I gjithe shtypi i djathte ekstrem - proserb.

Tek revistat e fuqishme intelektuale :

ESPRIT - thellesisht proshqiptar. Intelektuale me emer, te mbledhur ne komitetin Kosova : Joel Roman, Romain Goupil, Kouchner, Hassner, Rupnik, Heisbourg, etj.

e ca te tjera se po pertoj tani.

Mos flisni budalliqe per nje vend kur s'keni jetuar dy dite ne ate vend.   

Ej o perkthyes Hasi !

Mos u merr me keto pune se nuk ja thua dhe kembengulja jote me jep te drejte ne sinonimin qe kam kriju. smiley

Une kam shqipe te kendshme mer dhe jane perdor nuk dmth anti shqiptare.

Behej fjale per vite te largeta mer , ej o popull ! Mejdani ishte president, Sllobo ishte i pari i Ballkanit, ndersa per ty nuk e di ku ke qene, por atje ku flitej per kete punen e e propagandes serbe e sigurte qe nuk ke qene smiley

Tani po e le me kaq per sot se dhe u lodha me thene te drejten. Kur e mendoj qe pse kerkohej shtese page per ata qe punonin ne fshatrat e thella. smiley

1000 faqe per Kosoven le Monde. smiley Per ate Kolonelin francez qe dekonspironte aksionet e bombardimit te NATO-s ka pas gje ? smiley

Kam dhe per ate piskuriqin e Natos, kam. I hengri pese vjet burg ai. Kur e pyeten pse, u pergjigj pa piken e turpit : thjesht per simpati per Serbet. Nuk kam marre as leke as hiç, veç thjesht kam pare qe e kisha mundesine t'i ndihmoj, dhe i kam ndihmuar. Ky po, ky eshte antishqiptar e jo une o tunxh mavria, se te kam edhe shok te ngushte, pale !

Shiko se une po t'i them te gjitha : Mitterrand ishte socialist, mik bythe e breke me Serbet. Bosnjen ai e zhuriti fare, derisa u nxeh Klintoni. Me qelbanik njeri se Mitterrand, zor se do t'i vije Frances.

Perse Colombani dhe Pleneli te Le Monde ishin kunder tij ? Sepse piskuriqi Mitterrand e kishte shume qejf pergjimin e telefonave dhe Plenel ka qene i mbikqyrur me vite (jane ende ne gjyq, nqs do me e dite). E di ti qe Mitterrandi pati shkurtuar nga 500 cope ne 20 cope abonimet e presidences ne Le Monde ? Sepse kjo e fundit iu vu presidentit me buke ne traste. Nga ku dhe perfitimi shqiptar : Le Monde zgjodhi krahun antiserb.

E kunderta me Figaro. Kjo kishte nje korespondent te posaçem ne Beograd, njefare Renaud, qe eshte dhenderr ne Serbi. Dhe ky sillte lloj-lloj reportazhesh antishqiptare (te sterholluara kuptohet, se asnjeri s'del me shpate ne dore). Plus, Figaro ka njefare Ivan Rioufol, i tmerrshem pro-rus e anti-amerikan. Ec e merre vesh pse, mbase emri.

Tani, pse ma lodhe shpirtin e nuk me fton per nje gote raki kur te vij atje ? Se kam pershtypjen qe je pa hanejashte me Hasjanet dhe kushedi ! ndoshta s'jane aq te keqinj...

Tungatjeta.

Koth njeri me injorant se ty s'kam pare neper forume, ai te replikon me argumenta, ti di vetem ta shash,pse i futesh dickaje qe kur s'merr vesh fare! Wee sa ti ngri nervat ti o burr, kaq miza muti permban truri jot! Ti kur s'merr vesh fare pse do patjeter ta turperosh veten tende! Ore ose fol me argumenta ose keto sulme individesh mos na i sill ketu, se na hape barkun ! smiley

Ky te pakten thote qe eshte nga Hasi. Ti pse nuk tregon se nga je? Por nga tipi qe ke ketu, dukesh se je nga vendi ku luajne bilardon me bithe! Dhe ke turp te tregosh. Keshtu qe fshihesh pas ekranit dhe ofendon veri lindjen, dhe bithshpumt ketu nuk t'i fshijne ofendimet, por fshijne komentet qe te pergjigjen ty dhe fyerjeve te tua.

ky titull eshte per GASTARE.ai qe ska nge ta lexoj po i hudh i sy shpejt e shpejt nqs ia vlen me hum pak kohe,sapo lexon titullin reagon sipas menyres se vet. huni i haurit tone,thuj shyqyr qe kush vjen ne peshk nuk eshte nga ata "o sa mir me qen shqiptar" se me keto perkthime ti e kerkon vet lale.kte po ta dedikoj;

balon tabake balon tauke
hypni ke sata se do shkojm m`sauke

Vetem ne nje pike autori nuk tregohet i ndershem. Kur flet qe nje pjese  e problematikes se Kosoves sot i faturohet nderkombetareve, duhet ta coje deri ne fund idene.Veriu /Mitrovica  i mbeti si gur i varur ne qafe te shtetit kosovar.Nderkomebetaret e ben qe e ben eksperimentin, le ta pastronin ne cdo skute laboratorin.Nuk mund te lajne duart tani si Pont Pilati dhe ti thone qeverise dialogo me Dasiç,kelyshin e Miloshevicit. Sindroma e varesise keshtu ushqehet edhe me tej.

Eshte shuuuuume muhabet i gjate ky, Spiritus. Shume. S'e ke idene sa i gjate. Vetem dikush qe i ka ndjekur mire ngjarjet NGA NJE VEND I FUQISHEM (USA, Angli, Gjermani, France) mund te diskutoje ketu deri ne fund. Shumica pastaj, do te flase sipas politikes apo temperatures se dites.

Mitrovica, per mendimin tim, ishte peng i mesimeve te Luftes se Pare boterore : armikun, mos e shkaterro asnjehere deri ne fund, dhe nqs ben vaki e shkaterron, MOS E TALL. Ky mesim, i vene veth ne vesh nga Amerikanet e 1950-es dhe Europianet e 1999-es, beri qe t'ia lene Serbise nje vegez ku te kapet, nje shans te fundit per te mos u koritur fare. Por Serbet, si te trashe qe jane, nuk arriten te kuptojne as dinamiken e 1999-es, as te 2008-es. Ju nuk e keni idene si e tundnin koken Serbet me 1999, kur moren vesh se edhe Francezet ishin ne lufte kunder tyre. Iu dukej bota permbys. Dhe Sllobodan krimineli, deri ne sekonden e fundit kur i ra bomba e pare ne Beograd, nuk e ka besuar se do t'i bien. Kjo pike s'duhet harruar sepse ndriçon shume gjera.

Megjithate, perveç ne rast te ndonje shthurje anarkike te rendit nderkombetar, çeshtja e Kosoves dhe Mitrovices, eshte e mbyllur. Sigurisht, Serbet do te veteqeverisen ne njefare menyre ne Mitrovice, por jo jashte kufinjve te Kosoves. Dhe nuk eshte çeshtje as minierash e as kallamoqesh fushe, por Mitrovica eshte "piketakimi" i dhjetera e dhjetera çeshtjeve europiane dhe ruse qe rrine sot te fjetura. S'po e zgjas, se keto jane vertet shume te gjata si sport.

Mitrovica eshte pamundesia jone (pra e shqiptareve) per te bere dicka te barazvleftshme me operacionin stuhia qe ben kroatet me Krajinen.

Artikull pacavure i cil ne fakt reflekton politiken mjerane te BEse kundrejt Kosoves sot. Njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit.  Mire qe doli nje burre me dy (rr) si Schulz qe jua tha hapur ne Beograd, se po nuk njohet de juro Kosoven harrojeni BEne.

Eh i ziu ti... sikur në etimologji të kërkoje strehë, kishe dalë faqebardhë. 

autonomi, vjen prej greqishtes dhe do të thotë - i vetëqeverisur. Asgjë tjetër veç vetvendosje! Logos-in nga trajtë abstrakte e bëre log, e bëje dhe qeverisjen "vend për të ulur bithën", më afër do ishe. 

p.s ajo grek, po jo grek... marksist po më pak marksistiku i të gjithëve tradhëton shumë e shumë komplekse. 

 

Imagjino te sjell une ketu ndonje veper te mirefillte filozofike, ç'benet. Kur s'jane te zot as te marrin vesh nje tekst prej nje faqe A4. Apo dhe kur ndalen tek titulli : ore, çfare tha ki ore çfare tha ? Si ore, keshtu ? Pas pavaresise, autonomia ? Ik ore andej, maskara antishqiptar. Dashke te na kthesh ne kohen e Titos. He te keqen e shkalles zero te leximit.

Tjatri vjen dhe me thote "etimologjia". Po pse, nuku del e qarte aty se ç'kupton ai me autonomi ? Po site, pse nuk i plasni aty e te lexoni fjalet e atij arqiomarksistit ? OK, OK, jeni verbuar nga emri i perkthyesit, he ? Eshte parimi i peshores : po u ngrit njera ane, tjatra bie, patjater. Po pame "perkthyes hurbinek", dielli erresohet, behet nate, gjethet thahen, pemet vdesin, lulet vyshken, etjere etjere.

Sa per dijeni : Castoriadis ka vdekur diku nga 1996-1997, s'e mbaj mend mire, por ne nje bisede prej 8 faqesh A4 te bere pak para vdekjes, ka shprehur ne menyren me te sakte te mundshme ARSYET E KRIZES SE SOTME. Eshte mbase i vetmi marksist tek i cili kam pare kthjelltesine me te madhe te mundshme. Eshte nje tekst qe 15 vjet me pas, te duket se eshte shkruar DJE, ose SOT nga ora 7. Per keshtu marksistesh dijetare e te ndritur, s'jam kondra une. Por jo per marksistet tane alla zhyl e ku e di une, qe mendjen tek dyfeku e kane, kokebosh e kokorroç, siç thote fjala.

I vetmi ketu qe nuk po kupton je ti. Ose per te ta bere me te qarte situaten, po te sjell nje thenie te te madhit Tonin Harapi i cili thote: "Nganjehere ndodh qe daktilografistet mendojne se jane shkrimtare."

 

E pra, e... si thotë vjersha:

Erdhi vjeshta erdhi vjeshta, 

u vesh gjyshi me të leshta. 

U vesh gjyshi me të leshta,

erdhi vjeshta, erdhi vjeshta. 

gjethet e të tjera, thahen se vjen vjeshta me një fjalë. 

Si tia bëjmë Huro... duhet të diskutojmë për përkthim, me një që brohoret dyfekun që shtie dhe rrëzon përdhe nja katër vetë. Dilemë morale e madhe... moderne. A ka thënë gjë Kosturjoti për këtë? 

Megjithatë, megjithëse me dacka, po du me të lalush. Artikulli është ok. Ti nuk je ama... citon një marksist? Shumë hipokrit. Tradhëton atë qëndrimin "rigid" i thonë amerikanët, nuk e di si mund ta thuash gegnisht. Atë qëndrimin me djalollarë e bijëllare baballarësh, në linjë gjenetike nja shtat breza si në kanun, që janë e do vdesin si komunistë. Një lloj prodhim serie metalurgjiku. Mirë thotë Zhizheku, edhe mënyra si "del jashtë" dikush, është ideologji. Kur e bën shurrën në banjo alla-frënga tu qartësokan idetë. 

Domethënë, që t'i jap një closure... kur të vijë koha të thuash se nuk t'u ça trapi që Kosturjoti është grek, as dhe marksist, do e marr vesh që ke shku në sauna. 

Degjo nashi ti Nastradini i Greqise,

Ne ka diçka qe s'i honeps, jane kokepoçet. Qofte dhe kusheri, e djale teze e halle. Kokepoçet jane kokepoçe. Nga ana tjeter, nqs nje marksist e ka koken plot, me mua ska problem. Por veshtiresia eshte : kur nje marksist e ka koken plot ? Aha ! ketu eshte çashtja.

Nje pergjigje mund te jete kjo : kur marksisti eshte tejet i vetedijshem mbi caqet e teorise se vet. Kur ai iu meshon me teper ketyre mangesive, sesa xhevahireve te veta. Pra kur eshte mendjekthjellte, pa iluzione. Nje nga keta, ishte ky Kaçurreli yne qeros.

Ne biseden qe them une, ai ka parashikuar me milimeter te metat e demokracive tona dhe ka pare qe kjo udhe do te na çoje drejt e ne mur. Cka dhe po ndodh, ç'eshte e verteta.

Per qendrimin "rigid" siç i thone amerikanet, le te na ndihmoje ketu vete nje amerikane : bukuroshja Skarlet Xhohanson. E njef mo ? E di ç'tha kjo ne ate tubimin ? Tha keshtu : kur isha e vogel, me merrte mami ne mbledhjet e partise, e me fliste per partine demokrate. Praaaaaaa... une s'kisha si te mos isha ketu sot me ju..... ovacione te fuqishme..........

Une s'kam permendur gjenetike brezash komuniste, por vazhdoj te mendoj se "inkuadrimi familjar", ne shumicen e rasteve, e ka bere te veten. Ketu kemi metalurgjikun, qe thua ti.

Dhe e fundit, Kastori vetem lindjen e kishte ne Greqi, se pasandaj sapo hyri ne shkollat franceze, perqafoi filozofine franceze, u be jo anadollak Larise apo Igumenice, por u be vertet nje dijetar. Eshte si me thene neve Shqiptaret te krenohemi per John Belushi se eshte shqiptar, kur ne fakt miku, nga trute, eshte puro amerikan. Eshte tjeter pune pastaj qe nga ana shpirterore e ndjenjave, ai te beje shume pas Shqiperise dhe te thote jam shqiptar. Intelektualisht, ai eshte produkt amerikan, dhe pike.

Kaqë.

Bravo Zhizheku e paska kap shkelqyeshem dallimin ideologjik midis shqiptareve: ca e lajne me sapllake ca e fshijne me gjethe. Megjithate ka shpresa ka, tani qe ka dale bideja, ne epoken e porcelanit gjeo-energo-politik. Zhyskalamodelakapisto.

Mirë, mirë, dmth edhe kur të japin dorën të dalësh nga shpella, ti ta kafshon një herë dhe pastaj del. 

Ka një barcaletë të lezetshme me Nastradinin. Kishte marrë kumbulla, dhe pasi hëngri sa u ngop, u bëri shurrën. Ra të flinte, kur u zgjua e kishte marrë prapë uria. Çfarë të bënte? Shkoi tek kumbullat dhe pasi i shifte një nga një thosh: këtë nuk e zuri shurra, këtë nuk e zuri shurra, dhe i hëngri të gjitha. Nuk e di sesi mu kujtua kjo, kur të lexova më sipër... 

Metalurgjikun nuk e kemi më në fakt, as Albpetrolin nuk do e kemi për pak. Tani kemi fb dhe twitter. Ku di unë... bëjnë ndonjë ndryshim këto, si thua ti? 

Nëse Larisa dhe Igumenica janë anadollake, çfarë të thuash për Hasin? Apo gjithë ç'thonë, mirë e kanë dhe janë të vërteta. Ah të qaj hallin o mushkë sa dru ke për të mbajt... 

Dëgjon mo... të të flas pa paravoli... pse të duhet ty të shfajësohesh, për Kosturjotin, si për origjinën e vet, ashtu dhe bindjen? Të duhet TY, Kosturjotit nuk i duhet. 

(hapje kllapash : jeni duke e ndjekur çeshtjen MILLET mo shoke franceze : XYZ, brahimaj, Kurreshtari, e ju o shoqe frankofone : dr.ama, furioso ? Po merr permasa te medha. Dje Annie Ernaux e kishte bere palaço ne LE MONDE. M'u duk e nxehur keq, por pikat i kishte kapur mire ama. Pertoj te perkthej se edhe s'do kene kushedi ç'jehone, pepeujistat s'dine gje as kush eshte ky Richardi. Mbyllje kllapash)

_____

Si qe puna mo zhyl ? Po nuk dal nga shpella une or joo. Keshtu e kam vendosur une te luftoj me te ndriturit, te kenduarit, te kyltyruarit e Shqiperise se Kuqe. OK. Deri atehere, te ftoj te lexosh "Imperalizmi dhe revolucioni", vepra me gjigande e shokut Enver, shkruar nga shoku Sofokli. Aty, shoku Enver ia dhjete edhe ketij Kastriotit grek ketu me lart, e nxjerr revizionist fare. Do gjendesh para nje dileme ekzistenciale : me shokun Enver apo me shokun Kastriot ?

Si nuk u permen iher ne ket teme se francezet nuk jeshen paqeruajtes ne Kosove, por minieraruajtes? I say FF!

Hu te ka ardhe koha per te bere shurren .Thir Alben dhe mbylle se po vazhdon tani te na biesh cfare te eshte futur ne mend me rambadamba nga te lexuarat .Megjithse po vazhdove futja njehere edhe nga Mao Ce Duni dil tek Hua Kuo Feni dhe jepja nje me teng soiao Pin .Pastaj je qe je jepi dhe ca hapsire inteligjences e meditimit dhe hidhu nga Nepali e nga India .Futi nje te care mespermes Afganistanit dhe Turqise e dil nga Greqia prape ne

" Se fronse zotrie "

Te ka ardhe ne ndihje dhe nje e gjysem qe dun "argumente " te ballafaqohesh me ty smiley Po per cfare ??? smiley Pse per cfare po flet ?? smiley Lexoje KOTH dhe boll tash se na myte me tallash ! Per cfare po flet ..e kupton shqip kete pyetje ? Je bere si ai qe fliste per kryetaret e kooperativave dhe popullin hames e ushqimdashes,mirnjohes ndaj Berishes po pak veshderr qe hante me mire se ata smiley

Cqaruese ...tallash i thonim ne kohe tone asaj lendes se bardhe brenda kafkes , kur dikush llomotiste pa mbarim duke kercyer nga dega ne dege ....

Ose po nuk kuptove Tallash , mbase kupton me mire "detal i lodhur "

Eksperimenti """" KOSOVA "" ka dale plotesisht i suksesshem ne pozicionin terhiqe mos e keput diplomatik ... Mitrovica eshte peshorja e shenjte mbasi nga njera ane heq te gjitha shancet e ndonje idjoti qe mund te pretendoje bashkimin me Shqiperine dhe nga ana tjeter ve Kosoven dhe Serbine ne pozita integruese drejt  BE dhe Kosova me njohjen ne UN....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).