Brezat e ardhshëm nuk duhet të mendojnë në asnjë lloj mënyre se ne ishim të gjithë të korruptuar, të gjithë të pavëmendshëm dhe të gjithë të pavlerë. Ndaj, përveç krimeve të diktaturës, duhen renditur edhe krimet e demokracisë.

Demokracia ka sëmundjet e veta, dhe mbi to ka edhe disa nga teprimet tona, që janë ekskluzivisht tonat, ose thënë ndryshe “thelë mbi bisht”. Do të vijë një ditë, që edhe nëse dikush nuk do të përgjigjet për krimet e demokracisë, të paktën ato do të analizohen. Dhe që gjurmët të mos humbin gjatë 20 viteve të tranzicionit, po japim një përmbledhje të tyre.

Krimet e demokracisë janë të larmishme dhe të shumta
vjedhja e votës, shitblerja e votës, korrupsioni me tenderat, korrupsioni i organizmave ndërkombëtarë në kurrizin tonë, falsifikimi i ushqimeve, shitja e ujit me çmim qumështi, prodhimi i rakisë me nitrat, shitja e duhanit radioaktiv, shitja e çimentos radioaktive, ndërtimet me cilësi të dobët, krijimi i mitit të doganierit, kthimi i mjekëve nga humanistë në xhepistë, abuzimi me ilaçet, shkatërrimi i shtratit të lumenjve, shkatërrimi i pyjeve, golemizimi, abuzimet me pronat, kthimi i gjakmarrjes, trafikimi i fëmijëve, trafikimi i femrave, aksidentet rrugore, vdekjet aksidentale, vrasjet, korrupsioni i sistemit të drejtësisë, vonimi i drejtësisë, shumëzimi i sistemit gjyqësor me zero për shkak të mosfunksionimit të përmbarimit, mosqarkullimi i elitave, abuzimi me ndihmën sociale, shkatërrimi i mjediseve kulturore e sportive, shkatërrimi i tokave bujqësore nga erozioni, zënia e tokave me ndërtime, moskthimi i pronës te pronari legjitim, grabitja masive e kursimeve të shqiptarëve nga firmat piramidale, trafiku i makinave, trafiku i armëve, grabitja e municioneve, shkatërrimi i pasurisë ushtarake, zhdukja e transportit hekurudhor, shitja për një copë bukë e aseteve kombëtare, tentativa për shitje të kufijve, vjedhja e naftës dhe aseteve naftënxjerrëse, falsifikimi i diplomave, vjedhja e tullave të shkollave, vjedhja e gurëve të kalave, shitja e zhivës së kuqe, vjedhja e thesarit të shtetit, tentativa për vëllavrasje Veri-Jug, bastardizimi i muzikës popullore shqiptare, vjedhja e ikonave, shitblerja e pushtetit, personalizimi i pushtetit, trafiku i klandestinëve, përzierja e ujërave të bardha me ujërat e zeza, vjedhja e energjisë elektrike, mosndëshkimi për shkak të imuniteteve, dhënia pa kriter e pasaportave diplomatike, trafiku i pasaportave të zakonshme, abuzimi me certifikatat, shtimi i njerëzve të mirë (magjistarët, shëruesit, profetët, fallxhorët), trafiku i drogës, prodhimi dhe përdorimi i drogës, përhapja e SIDA-s përmes transfuzionit të gjakut, diagnostikimet e gabuara të sëmundjeve, vdekjet klinike për shkak të neglizhencës, shtimi i krimit në familje, përhapja e pedofilisë, rrëmbimi i personave-pengmarrja, blerja e diplomave të huaja, privatizimi i konkurrimeve publike, pasurimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile, skllavërimi i shoqërisë civile, vjedhja e fondeve të kanaleve ujitëse e kulluese, përmbytja e territoreve nga uji për shkaqe abuzimi, mos-hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, kthimi i Shqipërisë në një problem të vazhdueshëm për ndërkombëtarët, trafiku i vizave, shtesat e pallateve, betonizimi i qyteteve, falsifikimi i pijeve, mungesa e parqeve të lodrave për fëmijët, krijimi i mitit të sekserit, vendosja e antenave në monumentet e kulturës, mbulimi i tarracave të pallateve me rezervuarë uji, abuzimi nga kompanitë celulare, shlyerja e borxhit qindra miliona euro të Albtelekomit në një mënyrë që askush nuk e di, abuzimi që bankat bëjnë me kredidhënien për shkak të mungesës së informimit të publikut, shtimi i kredive të këqija pa pritur e papandyer, asfalti elektoral, mosngritja për 20 vjet e Teatrit Kombëtar, shtimi i borxhit të jashtëm të Shqipërisë, degjenerimi i qyteteve-muze, ndotja e ajrit në përmasa biblike, ndotja akustike, kthimi i apartamenteve në pallate në njësi prodhimi dhe tregtimi, shkolla me tre turne, shtimi i diplomave të juristëve me progresion gjeometrik, largimi i trurit, mosthithja e trurit, shitja e dosjeve të komunizmit te agjenturat e huaja, sorollatja e qytetarëve nga sistemi bankar që nuk respekton afatet dhe kontratat, mostrajtimi i minorancave, kioskëzimi, vrasja e shqiptarëve në kufi, mosdënimi i krimeve të komunizmit, liberalizimi i licencave në mënyrë të pakontrolluar (taksitë, ushqimi social, shërbimet), tregtimi i valutës në rrugë, ndërtimi i garazheve në hapësirat publike, masivizimi i vjedhjes, moszbatimi i dhjetëra strategjive të shkruara e të miratuara, mungesa e politikave aktive, politizimi i të gjitha hapësirave të jetës shqiptare, dhuna në futboll, monopolizimi i iniciativave sportive, krijimi i monopoleve ekonomike, vrasja e biznesmenëve, mungesa e sigurisë ushqimore, veshja e shqiptarëve me hedhurina, lënia e shtetësisë shqiptare, përzierja e karburanteve me lëngje të tjera, moszbatimi i ligjeve, obeziteti i popullatës, mungesa totale e veprimtarisë sportive mbarëpopullore, shtimi i duhanpirjes sidomos i femrave, shitja e medias te politika, lidhja me zinxhirë e njerëzve me probleme mendore, shitja e minierave për dy groshë, shitja e librave në rrugë, varfërimi i njerëzve të artit dhe kulturës, politikanë që deklarohen të varfër dhe jetojnë si të pasur, futja e dhunshme e milionerëve në politikë, vrasja e peshkut me dinamit dhe e gjahut me kallash, vjedhja e parave të caktuara për fatkeqësi natyrore, shtimi i pickimeve të vejushës së zezë, mungesa e ujit në rubinet, dritat me orar, rrëshqitja e kodrave me gjithë shtëpi në kurriz, këmbimi i peshkut të freskët me peshk frigoriferi, humbja e shijes së ushqimeve, shkatërrimi i monumenteve natyrore dhe kulturore, balta në dimër dhe pluhuri në verë nuk shqiten nga këpucët, stres i nivelit të shtuar deri në depresion masiv, bërja lëmsh e telave të korrentit, vjedhja e programeve audio-vizuale dhe kompjuterike, shpërdorimi i pronësisë intelektuale, caktimi i festave me ligj, multiplikimi i lokaleve dhe pabeve, mungesë intelektualizmi, e kështu me radhë...


 

45 Komente

Po pra Demokracia e paska fajin, ajde mendim ajde.

Va pensiero va

Demokracia, por jo vetem ama! Ti dhe une, me kete "(h)ajde mendim (h)ajde", me duket se ti paske i cik me shume faj se une smiley

Krimet e demokracise ?! Hmm... Hmm... Hmm... (tridhjete here keshtu, pastaj ne fund, nje "Ehhhh..." te gjate)

________

Kjo Tirana Observer, ç'gazete eshte ? Dhe a eshte falas, me leka, e financuar, e vetefinancuar, e ndihmuar a dreqnuar ? E kam fjalen, se diku duhet me ia nxjerre kryet muhabetit, a mos eshte ne "skamje tekstesh", ose siç i thone ne gjuhe komerciale : "rupture de stock" (dmth, s'kemi me ne dyqan, duhet te na vijne nga magazinat qendrore, ta porosisim). Tani, shqip o shqip : a e kane te sigurte se do te dale neser kjo gazete, apo do beje pushim se ska me ç'ta mbushe ?

Nese eshte keshtu, nje numer gazete, me nja 16 faqe, ia mbush une. Kaq e kam takatin, per ditet e tjera, mendohuni vete.  

Zoti te dhente pergjigje per gazeten, meqe per Pedagogun Erion Kristo nuk pyete!

Nuk pyeta sepse eshte prezantuar vete, me se miri, me titullin qe i ka vene tekstit te vet. Nuk mendoj se duhet te di me gjate. Por sidoqofte, le ta jap nje shpjegim te vogel, per te qene "fair play" :

____

Venia e nje shenje barazimi (a thua se jemi ne fushen e simetrise) mes shprehjes "krimet e diktatures" dhe "krimet e demokracise", tregon per nje papjekuri intelektuale te llojit "te vesh duart ne koke".

Keto dy shprehje nuk jane ASNJEHERE simetrike, per nje arsye qe NORMALISHT (them normalisht per nje mendje normale) duhet ta kuptojne te gjithe :

Diktatura dhe demokracia jane antonime te njera-tjetres, dhe nuk kane te njejtat parime. Ndersa diktatura si regjim eshte e bazuar mbi KRIMIN SI KRIM, pra e pranon, e perligj, e ligjeron, ne leter dhe ne praktike KRIMIN, e kunderta ndodh me demokracine e cila eshte nje regjim qe NUK bazohet mbi krimin.

Duke lene menjane krimet ordinere qe ndodhin ne çdo sistem, regjim, vend apo kohe, krimet e tjera, ato politike, jane ne vete thelbin e diktatures, dhe per kete arsye, shprehja "KRIMET E DIKTATURES" eshte plotesisht me vend, sepse eshte vete diktatura ajo qe i nxit dhe qe e ka ngritur ne institucion krimin.

Por e kunderta ndodh me demokracine : ketu, shprehja "krimet e demokracise" eshte nje NONSENS total, ose ne shqipe (rrugash) nje TRAPLLEK me brire. Kjo shprehje, e cila ska bythe ku te rrije, duhet zevendesuar me nje tjeter shprehje e cila e ruan kuptimin e vet per çdo mendje normale : KRIMET NE PERIUDHEN E DEMOKRACISE. KRIMET GJATE KOHES SE DEMOKRACISE.

Anasjelltas, te thuash KRIMET GJATE PERIUDHES SE DIKTATURES, do te thote ta zhveshesh diktaturen nga krimet, dhe shkurt, ta lash nga mekatet. Si perfundim :

"Diktatura" dhe "krimi" jane dy gjera qe ngerthehen tek njera-tjetra, ndersa "demokracia" dhe "krimi", jane dy gjera qe e luftojne njera-tjetren.

Kaq, per Profesorin Erion Kristo.

Hurbinek, bie dakort me perkufizimin e diktatures dhe demokracise. Por ama keni luajtur me fjalet. Sistemi i qeverisjes qe shqiptaret kane 20 vjet qe e ndjekin vetem demokraci nuk mund te quhet. Ne rastin me te mire eshte oligarki e ne ate me te keq anarki. Prandaj gabimi i shkrimit te mesiperm rregullohet thjesht me nje zevendesim fjale. Te tjerat qendrojne. Madje duke qene pjese e brezit, i cili perjetoi vec vitet e fundit te diktatures do thoja qe shkaterrimin e ketyre 20+ (dhe vazhdon) viteve veshtire se mund ta krahasosh me krimet e diktatures. E vetmja gje me te cilen mund te krahasohet mendoj une eshte ndoshta pushtimi nga Perandoria Osmane ne shekullin e 15-te.

Atehere, shume bukur. Nese s'jemi ne demokraci, por ne oligarki, shkruaj "Krimet e oligarkise", ose "krimet e anarkise". E thjeshte, apo jo ?

Por shprehje te tilla si "krimet e demokracise", pa asnje mbiemer nga prapa, jane idiotesira. Shpresoj te mos jete profesor ne shkenca politike, se ndryshe po e shoh qe ketu nivelin e studenteve.

Per ta zgjatur me tej, autori mund te shkruante shume bukur :

"Krimet e demokracise shqiptare", ose

"Krimet e regjimit te Berishes", ose

"Krimet e regjimit te Nanos".

Te gjitha keto kane kuptim, perveç "krimet e demokracise", sepse ketu, autori (qe po ta kete bere me vetedije, tregon se eshte nje partizan i flakte i regjimit komunist) fut ne loje VETEM konceptin e demokracise si demokraci. Pa kurrfare pikete tjeter.

Mirepo, demokracia si sistem eshte jashte logjikes se krimit, nuk ftillohet ne kesi rrafshesh. E thashe, eshte diktatura (komuniste, enveriste, polpotiste, koreane, fashiste, naziste, islamiste, junte ushtarake, apo tjeter) ajo qe levrin ne logjiken e krimit, dhe madje bazohet mbi te, duke e ngritur krimin ne institucion.

___________

Dhe e fundit fare, 99% e atyre qe numeron zoteriu profesor, nuk jane krime, por jane SHKELJE LIGJORE, KUNDRAVAJTJE PENALE, qe, te mos iu vije keq ca te kuqve ketu, NUK DENOHEN ME VDEKJE (perveç Enver Hoxhe tutkallit qe pushkatonte njerez per tre tomake kallamoqe me pak per hektar).

Profesori, ne çdo rast, eshte, te pakten ketu, NEN nivelin e pritshem te nje profesori. Per te tjerat, shendeti mbi te gjitha. 

+1

Profesori ka folur per demokracine e zbatuar jo per ate ne letra apo ne fjalore sic po beni ju, nje demokraci qe sjell krime dhe dhune jo shume ndryshe nga diktatura.

Krimet s'jane te njejta por prap mbeten krime.
 

s'na u ndane pilo peristeret, a i qivja udhet! po ai te pakten e kish vetem per 16 tetor bobinen.

Ço ku fjalor o burr i dheut, se sapo fole dhe per Mozartin

nuk e kisha per autorin. e kisha per kete qe na ben komentet me vija.

Ja ktij i them pesimist une. Nga ato qe e shofin goten gjysem bosh. Ca qe ky re? Pendagog?

how the fuck can i check all this long list...

per ca do t'shofesh, se e check vllai jot per ty? smiley Mu e vetmja gjo qe me tronditi ishte vrasja e peshkut me dinamit.

vrasja e peshkut me dinamit dhe e gjahut me kallash,...

Thashe "eh ke po na bojne copa noi dite"

jo thashe to go through it mor, nji per nji

po qeka pak si e gjate smiley

sun lexoj kaq shume, m'dhamin syte

Pse shtimi i pickimeve të vejushës së zezë jo eee smiley

eh urbano, veshtire me i rujt lartesite n'peshk

e thell

Te duhanpirja sidomos e femrave me preku ne tel, edhe pse une e kam lene duhanin. Shkrimi eshte ne rregull, listat e te zezave na duhen. Do te shtoja me dhimbje djegien e ullinjve.

PS: Per mungese intelektualizmi kot ankohet Kristo smiley

 Në fshatin tonë nuk vjen gazeta. Tv kap vetëm TVSH-në. Unë si person kam plot mangësira në formim, ndaj nuk mund të afroj ndonjë mendim të pjekur për demokracinë, siç është i aftë ta bëjë këtë, p.sh., prof. dr. Hurbi. Nga plaçka e luftës 20 vjeçare në rrembimin e pronave publike, nuk kapa dot asnjë copë, gjë që më klasifikon drejtëpërsëderjti te të paftët. Në këto rrethana më intereson shumë të di: ç'mendim ka për demokracinë shqiptare prof. dr. Shaban Memia? Po të ndodhej këtu rrotull, mund t'i drejtohesha edhe dr. Vehbi Alimuçës, por flitet se ai ndodhet në ishujt Bahamas me pushime.

Liste bruto. E paska menu mire mire, edhe e ka hudh ne leter sic i ka vajt ne mendsmiley

Une do thoja qe problemi kryesor verdalliset rreth mungeses se dinjitetit, sigurise dhe shpreses per nje te ardhme me te mire. Depersonalizimi i njeriut.

Sidoqofte kjo s'do te thote qe nuk me acaron fakti qe nje pedagog e perdor termin Demokraci ne nje kontekst aq jodemokratik si ai i Shqiperise.  Shume gjynah!

Nuk perdoren me paragrafet andej nga memedheu? S'e lexoj dot keshtu sic eshte smiley Dhe automatikisht mendoj qe titulli eshte, uh, s'po gjej dot nje fjale jo fyese.

Profesori ka folur per demokracine e zbatuar

E zbatuar ku? Nese titullin e ve ashtu sic e ka vene pendagogu (TM PF), eshte e pergjithsuar dhe perfshin edhe "ate ne letra apo fjalore."

Shtoji listes tende dhe krimin e mos-ndarjes se paragrafeve. Më mirë do bëhet.

Po nuk ka paragrave, si mund te kesh paragrafe! Jane fjale qe rreshtohen njera pas tjetres me presje, kuptoni , keto jane pasojat.. dhe jane shume per tu bere

1.

2

3

Ekzistojne vetem 3 paragrave! Nejse se une nuk marr vesh shume nga keto, por keshtu me duket

eshte liste

Pedagogu ka bere shume mire qe ka renditur KRIMET e ketij palo Sistemi . Ketu nuk eshte puna si ta emertosh kete lloj pacavure qe e therrasin Demokraci .As qe mund te krahasohet me nje sistem qe e kishte ne KUSHTETUTE te shkruar DIKTATURA e SHUMICES ndaj Pakices . Mire keq po ashtu sic ishte Koha dhe jo vetem ne Shqiperi ashtu zbatohej . Dhe kete e shndrroi Koha ne Demokraci per te Gjithe!

Po ky lloj sistemi i pamgjashem me asnje Lloj qevrisje e menazhim shoqerie qe pjell ORE e MINUTE Krim dhe vetem KRIM cfare eshte ? Askujt nuk i lejohet te spekuloje me emrin Demokraci qe ne vetvete do te thote LIGJ per te GJITHE i barabarte persa i perket Krimit , per ate qe e ben dhe ate qe e organizon e nxit .

Po ku ka KRIME me te medha se sa ne kete Periudhe .

Perzuri dhe po perze nga Atdheu mbi njemiljone e gjysem Shqiptare si pasoje e lenies pa PUNE e pa Mjete jetese Monetare .

Trajtoi dhe trajton me kafsheri shtresen e pensionisteve ata qe dhane jeten per krijimin e Pasurive qe ky lloj surrogato shtet po i shet per te mbush xhepat e familjes.

I shndrroi prinderit gjyshet e gjyshrit ne DADO per te shpure femijet ne shkolla nga rreziku i rrembimit e shitjes si Lope . Nuk guxojne femrat e reja te qarkullojne vetem nga frika e rrembimit dhe shitjeve per prostituta .

Vendosi POLICINE ne shkolla per te mos marre permasa Huliganizmi deri me vrasjen ne oborre me thika e arme zjarri.

Mjerim e varferi i tejskajshem ne zona  e krahina te tera .Pa kujdes shendetsor , Hajdutkllek ne cdo cep , krim e vrasje cdo dite , gjakmarrje perdhunim si buke e perditeshme . Droge e aksidente .  . Po pastaj kemi nga nje fjalim e mecerim te Babaqapit me Dylqinjen Jozefpercke nga Mbrapa ..Se Toka Uji dhe Ajri jane tonat ...duke i shitur ato nen ze e deri nen toke . Dhe kaq jane shume PAK pervec librave teFariut dhe Blendi UTURAK Fevziut !

Ky sistem eshte VET KRIMI as pjelle e tij as pjelles i tij dhe i pakrahasueshem as me sistemet teorike te HUNJVE !

Besoj se profesori e ka te qarte gjithashtu qe "demokracia" e ketyre 20 vjeteve eshte pa asnje dyshim 100%, me test ADN-je e dreq shejtan, e bija e diktatures se para 20 vjeteve.

Cfare sistemi duhet te kemi ne Shqiperi?!

Diktature = jo, Demokraci = jo

Socialist smiley Shif vendet Nordike

I shof mer i shof. Po s'ma qeni breke, i thone nga anet tona.

oohh te lutem PF me ler te enderroj per nje dite .. smiley

ok, ta bejme sistemin socialist, po "Socialistet" ku ti marrim???!!!

Besoj se korrektimi qe po i bej titullit do te kenaqe masat peshkiste: 

 

Krimet e "demokracisë"

Ps: U dashkan dhe redaktoret. smiley 

Bama nuk ke pse ti vesh thonjezat. Per ne te shqipnise, qe per 20 vjet mbas 92 nuk u largum kurre nga ky vend, demokracia kuptohet me te gjitha gjetjet qe ka thene autori i ketij shkrimi. Ah sesi eshte demokracia ne France e kam mesuar nga perallat e Hurbit, por pak me intereson se nuk mund ta prek dot. Eshte molle e ndaluar.

ilexova pothuaj te gjitha dhe bie dakort. me perjashtim te njeres per te cilen dyshoj pakez - prodhim i rakise me nitrat- a kemi ndonje kimist kendej rotull per ta ndricuar pakez? Jo per gjo por kam pi raki tere jeten.

me nitrat jo po me URE edhe po

Edhe keto mund te quhen me plot goje "krime te demokracise"

"Krimet e post-diktatures", ndoshta do te ishte me i sakte.

+1

+1

Autori ngaterron termat, sistemet, rendet, krimet, abuzimet, etj, ku te gjitha futen ne nje thes. Autori ne radh te pare duhet te mesoje se kjo nuk eshte Demokraci, kush tha, kush e percaktoi se ne Shqiperi ekziston demokracia, apo se e thote pushteti. Por edhe ne kohen e socializmit, E.Hoxha thoshte se jetojme ne demokraci, biles ne nje demokraci me te madhe se ajo perendimore. Autori duhet te kuptoje se aty ekziston me shume anarshia me elemente nga demokracia, dhe pak nga pak, anarshia po humbet terren (gje e mire kjo). Qe demokracia e plote mungon ne Shqiperi, kete gje e vene re te gjithe, dhe eshte mekat e gjyhna qe pedagogu/autori nuk e ve re. 

Do ishte me interes qe pedagogu, te lexonte VQ (pjesen e intervistes) per te kuptuar me mire seç eshte diktatura, demokracia, anarshia, abuzimet, shkeljet, etj. 

populizem, bla bla bla bosh e asgje me shume 

  

Nuk munda te lexoj listen e idiotlleqeve te ketij Erion Kristos,por thjesht duke pare peciptazi listen me zune syte sa krime qe ne fakt nuk jane faj i demokracise si vrasja e shqiptarëve në kufi apo obeziteti i popullatës.

Ndersa

mungesa e ujit në rubinet, dritat me orar,balta në dimër dhe pluhuri në verë nuk shqiten nga këpucët

i kane pasur me bollek ne komunizem.Doja te shtoja qe edhe mos-obiziteti i popullsise nuk vinte se hanim ne menyre te shendetshme,por nga qe nuk hanim sa duhej.Ne fshatrat malore psh njerezit hanin buke mistri dhe buken e grurit e kishin si djathe,pra ne vend te bukes me djathe hanin buke misri me buke gruri.Kjo eshte aresyeja qe shqiptaret nuk kishin mbipeshe ne ate kohe.

hajde shendet!

 

Keto jane krimet e post-komunizmit dhe pasoje direkte e njeriut te Ri te rritur dhe te kalitur ne betejat revolucionare dhe diktaturen e proletariatit. 

Nuk na u ndane, qe nuk na u ndane komunistet: qeveri, opozite, medja ... peshkupauje.com.

Nuk ka ardhur demokracia ne Shqiperi, akoma. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).