Vazhdon rënia e nivelit të shtresës së akullit që mbulon Oqeanin polar Arktik. Gjendja është më e rëndë se në 2007-n. Hollimi do të vazhdojë deri në mes të shtatorit, për shkak të valës së jashtëzakonshme të të nxehtit.

Alarmi mbërriti më shpejt nga sa pritej. National Snow dhe Ice Data Center (NSIDC), organizmi amerikan i ngarkuar të monitorojë dhe të informojë publikun mbi gjendjen e borës, akullnajave dhe zonave polare, paralajmëron që akulli detar që mbulon Oqeanin Arktik e ka tejkaluar tashmë minimumin e regjistruar në vitin 2007. Ekspertët kanë lëshuar një komunikatë më parë sesa është bërë zakon. Instituti në përgjithësi pret fundin e stinës së verës për të dhënë tablonë e gjendjes së akujve të Arktikut.

Goditja e parë e rëndë për shtresën e hollë të akullit (nga një në tre metra) që mbulon oqeanin polar, u dha në muajin korrik, kur e gjithë zona u pushtua nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti. Që nga ai moment e më tej shtresa e akullit mbi ujin e kripur vazhdoi të hollohej e të shkrihej pa u ndalur. Instituti paralajmëron që shtrirja aktuale e akullit mbi ujë është zvogëluar deri në 4.10 milionë km katrorë, tashmë 70 mijë km katrorë më pak sesa rekordi historik i fotografuar nga satelitët në 18 shtator 2007. “Eshtë shifra më e ulët e regjistruar qysh nga filli i epokës së satelitëve artificialë”, thonë shkencëtarët në komunikatë.

Të dhënat e NSIDC-së nuk janë përfundimtare. Shkrirja verore e akujve mbi ujë s’ka mbaruar ende. Duhet pritur pra një tkurrje e mëtejshme e tyre, meqë periudha e shkrirjeve të stinës do të vazhdojë, besohet, edhe për një pjesë të mirë të shtatorit. Një vit katastrofë për zonat polare ky, e që mbërrin pas një serie gjithsesi “të pafat”: përfshirë vitin 2012, vitet më të varfra me akuj detarë kanë qenë pikërisht këta gjashtë të fundit. Bilanci përfundimtar i gjendjes së akujve mbi ujë parashikohet për fundin e shtatorit, por rezultati tashmë është i qartë për të gjithë.

 

 La Repubblica.it

                                                                                                                 

178 Komente

Pse qenka per t'u vajtuar, nuk e kuptoj. Mund te vajtoje ariu polar meqe po i humbet mjedisi i vet, po pasoja per njeriun nuk ka deri tani, perveçse per mire kuptohet, se do peshkohet ne zona ku nuk peshkohej me pare, do hapen udhe transporti detar etj.

Une them ku ta gjejme te çlirohet edhe Antarktida nga akujt e te kthehet ne zone prodhuese.

pasojat ekologjike jane te paparashikueshme nga asnje model neqoftese prirja eshte sistemike dhe jo luhatje brenda kufijve rastesor. Nuk eshte vetem zona polare, por (dhe sidomos) rrethi nen polar, ku ekuilibrat e ekosistemit jane jashtezakonisht te brishte. Aq te brishte saqe ndryshimi i mesatares se temperaturave prej te themi 2 grade mund te shkaktojne permbysje renjesore ne biotop. Se c'vjen pas saj varet nga aq shume faktore, sa qe asnje simulim nuk mund te pretendoje vertetesi.

Me e mira u befte thuaj - une shpresoj qe luhatjet (si edhe me shkretetirizimin) te mos jene prirje e qendrueshme. ja nje vizion psh: http://youtu.be/tNJSyjI8l10

nuk te kuptoj, kete rradhe! Seriozisht e ke, qe e rendit postimin tend si pergjigje ndaj personit siper teje?

Jo per gjo, por robi e kupton qe ne fjalite e para te atij, qe ai nuk ia ka iden fare se per cfare flet.

Do peshkojme tani edhe ne polin e veriut dmth. smiley  Djema beni gati kallepet e dinamitit, se na u hap front i ri. smiley

Jo per gjo, por robi e kupton qe ne fjalite e para te atij, qe ai nuk ia ka iden fare se per cfare flet

me duket se jeni ju ai qe spo kuptoni ket redhe;

The Northwest Passage is the famous sea route linking the Atlantic and Pacific Oceans. It was hoped that the alternative and shorter passage from Europe to Asia would provide an alternate shipping route and this discovery fuelled many explorers over the centuries. The passage lies between Canada and Greenland, above the Arctic Circle, but below the north polar icecap. However, as the sea is frozen over for most of the year, the route never proved to be commercially viable or practical.

 

jo mer, edhe ti mire e ke. Ja u kuptum bashke. smiley

Madje falemneres, se me ket shpjegimin tat, m´hypi n´kok ideja me kalu iher anej ka poli i veriut e me von i tabel "Asht e xanun".

Ku i dihet, bo vaki fitoj ene un nji gjo, se ngelem vec tu hup prej tabels "asht e xanun".

Ide e mir kjo me tabela se mund ta vendosësh që tani dhe akulli e ruan qê as mos kalbet as mos ndryshket  dhe  e ke po ndodhi kto vjet që Naltmaidhimi ka ymër e pushtet po xajm nai peshk qyl.

Une them qe pervec se ta ngulim tabelen "asht e xanun" duhet me i shkrujt ene "mbjelle nga SALI BERISHA, kryeministri i shqiperise" ose "nen kujdesin e vecante te SALI BERISHES, kujdestarit te kopshtit  te femijeve 39 tirane" smiley

Pse jo? Po ja çuan fjalën kta trimat e bën ai apo s'ka një kokë dhe ne prap pa kokërr peshkusmiley 

Pse pikerisht Tirane? smiley

Pikerisht,emigrant, pasojat jane te paparashikueshme, pse do thuash ti. Sepse ndryshe nga keto bullshitet me ngrohje globale, planeti ka vuajtur vertet vetem periudhat e akullnajave, nderkaq s'njeh asnje tmerr nga periudhat e ngrohjes.

Nga ngrohja globale e fillimit te mijevjeçarit te pare erdhi bumi demografik i Europes, ndersa te besohet apo jo, ne Skandinavine e epokes se bronxit, kishte nje klime thuajse mesdhetare, ndersa epoka e hekurit perkonte me humbjen e asaj klime dhe me varferi te skajshme, çka i shtyu gjermaniket te fillonin zbritjen drejt Jugut.

Prej vitit 1850, klima njihet si epoke e ngrohte, jo aq e ngrohte sa e bumit demografik te mesjetes apo e Skandinavise antike ( asaj jugore kuptohet) me klime thuajse mesdhetare.

Nuk ka absolutisht asgje per t'u shqetesuar, jane te gjitha spekullime qe prodhojne leke, fame dhe tituj akademike.

Per t'u shqetesuar perkundrazi eshte cikli i epokave te akullnajave te cilat ne 100 mije vjetet e fundit vijne ne çdo 15 mije vjet dhe nja 12 mije vjet nga epoka e fundit kane kaluar. Epoka e akullnajave do ishte ç'ishte.

Nuk ka ne historine e planetit, zhdukje masive nga te ngrohtet, po zhdukje masive nga te ftohtet, biles ngrohja e Europes, Azise dhe Amerikes se Veriut do te ishte nje bekim i vertete, do beheshin me te banueshme gati 1/3 e tokave te botes. Eshte gjithe ajo Kanada e gjithe ajo Rusi, plot me toka pjellora, po Skandinavi dhe Groenlanda s'jane pak si siperfaqe.
 

p.s causabon e di qe je edhe palle edhe kungull mer burre, s'ka nevoje ta tregosh gjithnje, me ler cik hapesire qe te me zhgenjesh ne vleresim.

Artikulli nuk flet per ngrohje globale, flet per zvogelim te kesules polare. Eshte me i konsiderueshmi qe njeriu ka pare nga siper. Kaq. Qe ketej pastaj mund te nisesh skenaret.

 

Artikulli nuk flet per ngrohje globale, flet per zvogelim te kesules polare.

Po zvogelimi nga ngrohja globale vjen apo po grabisin akullin ?

Eshte me i konsiderueshmi qe njeriu ka pare nga siper.

Sa shume kohe qe ka e ? Ata te shkrete akuj kane atje ndonja 1 miliard vjet.

Kaq. Qe ketej pastaj mund te nisesh skenaret.

Spekullimet don te thuash, apo me s nisin te dyja.

Cilat pasoja ka dhene ky fakt, dmth qe qysh prej Gagarinit s'eshte pare ndonje terheqje e tille e akujve ne vere ? Nese them absolutisht asnje pasoje negative, gabohem gje ?

Aman se eshte bere sport nderkombetar, ngrohja globale ketej, verra e ozonit andej. Kujtimi im me i vjeter, ose kujtimi i pare i jetes time eshte lajmi mbi krizen e verres se ozonit. Epo dreq o pune, nje me dy, ngjall panik kot. Takse makine per Co2 thote miku, se ngrohet planeti. Po mire mo derdimen po ato qindra miliona makinat ne Kine e Indi, qe jane te kohes se pordhes e leshojne dynjane me CO2, si i behet atyre ? Po ato TEC-et kineze e indiane me teknologji te kohes se qepes, qe leshojne CO2, sa shemben, si i behet. Tani prit kur te rrisin çmimin e duhanit se leshon CO2.

Ky eshte biznes ne radhe te pare, si çdo gje ne kapitalizem.

Me duket sikur po luajme kukamshefti. Ne postimin e pare me thua qe s'do vdesim nga i nxehti se ne Toke ne pergjithesi eshte vuajtur nga e kunderta. Apo e kuptova gabim? Une po dua te te them qe s'eshte aq kollaj, edhe nese e mendon ngrohjen e tanishme thjesht si episod.

Per manipulimin e mundshem nga rrethet shkencore, qeverite dhe multinazionalet s'po kam fuqi te debatoj sonte. Nje taksist para ca kohesh me mbushte mendjen qe mbi qytetet e medha po hedhin pluhur radioaktiv dhe po bejne eksperimente me ne, ndaj eshte ulur numri i lindjeve.

 

Une dua te them qe ngrohja nuk eshte problem, por ne teresi eshte mire. Nje planet 2-3 grade me i ngrohte eshte me i mire per njeriun dhe shumicen derrmuese te specieve. Nje Antarktide jeshile si 30 milion vjet me pare eshte me mire per jeten se nje Antarktide e bardhe.

Cili eshte problemi me tkurrjen e akujve ne Arktik ? Nuk e kuptoj cili eshte ai dreq problem, ne gjithe artikullin, po u vdesin kelyshat fokave polare, ariu polar po bie ne numer se ka veshtiresi ushqimi ? Edhe pastaj ?! Do te vesh keto humbje mediokre perballe perspektives ta zeme te nje Antarktide jeshile ? E che .... Ma dai...

Kush po fiton aktualisht:

  Il traffico marino è in aumento e il Passaggio a Nord Ovest e la Northern Sea Route sono sempre più libere dai ghiacci, Il rompighiaccio cinese Xuelong (Dragone della neve) sta esplorando una rotta ad alta latitudine e il 24 agosto ha raggiunto gli 81 gradi di latitudine nord.Intanto la Shell sta per avviare le perforazioni nei pericolosi mari di Chukchi e Beaufort in Alaska, un progetto che in passato era stato bloccato da impedimenti politici e burocratici e, soprattutto, dallo spesso strato di ghiaccio che occupava alcune aree petrolifere. La multinazionale aspetta solo il via libera definitivo dal ministero degli interni Usa.

Po fiton njeriu, e atehere ku eshte problemi ? A nuk i ka zhdukur ujqerit Anglia prej kohesh. C'duhet te bejne t'i rikthejne ujqerit, qe te fitoje fauna ?

 

 

Te vura nje link aty siper. Hidhi nje sy kur te kesh mundesi. Eshte njeri nga skenaret (ose spekulimet, quaji si te duash). Naten e mire per sonte!

Me fal, po sipas teje ne nje bote qe po e kerkon gazin nen oqean, prania e gazit ne Antarktide eshte shqetesues apo burim i shijshem fitimi ? Ate gaz, nese ekziston, kane per ta thithur edhe nen 2 km akull, thjesht duan te jene te sigurte qe ekziston. Ate kane per ta avulluar pa mbaruar se shkriri 100 metershi i pare i 2 kilometershit te akullnajes dhe do ta perdoresh tek soba jote per te pjekur ndonje mish apo embelsire. Naten e mire.

Akëist, ta tregova se cili është problemi me tkurrjen e akujve, dhe zgjerimin e zonës së thatë-shkretinore në pjesën tjetër të globit. Nuk besoj që ata Rusët, apo Finlandezët do të gëzoheshin kur të shihnin para kufijve të tyre 1 milardë indianë, kinezë, europianë jugorë, afrikanë etj etj. Bëji vetë llogaritë...

Po jo mo edvin, se po qe per shkretetire, India ka gjeresine gjeografike te Saharase, po vetem nje shkretetire te vogel ne veriperendim ka. Shkretetira varet nga reshjet jo nga temperatura. Reshjet varen nga rrymat oqeanike dhe te ajrit, prandaj nga si do te konfigurohen ato do te kemi edhe shkretetirat. Ja ben nxehte ne ekuator ja s'ben askund tjeter, se dihet qe ekuatori eshte zona me afer Diellit, por ama gjithe zona ekuatoriale eshte jeshillek e kaluar jeshillekut.

 

 

 

Epo tani nuk mund të dalim më të zgjuar se shkencëtarët që merren me këtë punë e më të zgjuar se shkenca. Gjendja është kjo, që kemi dy palë njerëzish: shkencën që thotë që ndryshimet klimatike po shkaktohen nga aktiviteti jonormal i njeriut, dhe që do të sjellin pasoja që do të bien më shumë në shkaktarin e kësaj gjëje, dhe kemi politikanët që thonë që nuk po e shkakton njeriu, por dielli, dhe pasojat do të jenë pozitive për njerëzit pasi do të bëjne plazh më tepër etj etj. 

Dhe kemi faktet....thatësira të tejzgjatura në të shumë vende, përmbytje të pazakonta, dështime në të mbjella e të korra, uragane e ciklone, uri e skamje, dhe kemi rrymat oqeanike që po ndryshojnë veprimtarinë e tyre, Rryma e Golfstrimit po e zvogëlon në në mënyrë shumë të ngadalshme veprimtarinë e saj, dhe rryma të tjera si El Ninjo që po e rrisin veprimtarinë, të dyja këto me pasoja negative për njerëzit e biotën.

Tani zgjidh e merr. Je me shkencën apo me politikën. Me faktet apo me fjalët e Salës, Romnit, etj etj. Në fund të fundit, njësoj do të vuash, sido që të zgjedhësh, veçse nëse zgjedh shkencën, ka mundësi të gjesh zgjidhjë, përshtatje, etj. 

Akeisti, e keni si kriter per pranim ne parti apo e keni karakteristike te rastesishme "zhytja t'ja zhysim"?

Pallat pranohen vetem si simpatizante.

Ok, shifni pra se do mbyteni me simpatizante se ka plot nga ata qe s'besojne te ngrohja globale

Ty te lumte goja, po pallat zakonisht 'besojne' tek shkenca,ata qe s'jane palla duan fakte, e ne kete rast shkenca kerkon besim.

Plako, po e ul nivelin, ti je antar mos u boj si simpatizant smiley

Epo s'thone kot me thuaj me ke debaton te them cili behesh.

Swed, mos u merr me të, se do të të vijë keq për veten.

 

Ik gjej shtyllen kurrizore ti, se je bere si zvarranik.

Un ne fakt e ndjej mungesen ne blog te Kurreshtarit. E marr me mend pak a shum se si dhe çfare do te kishte komentuar ne kete teme. Fatkeqsisht e kam kuptuar vone vleren e tij, kishte diçka shume simpatike ne nderhyrjet e tij brutale dhe gjithnje kunderrryme. Gjynah qe nuk e kuptuat, e ndoshta per kete arsye nuk komenton me.   

Ndoshta vertet na mungonte mprehtesia, por per mua kurreshtari dukej tipik simpatizant akeist smiley

Po ai vendin bosh e la, ulu ti.  

Jo or jyl, un dua vendin e atij me kopaçe ne dore. Gjuj njerit, shakull ne vend, gjuj tjetrit, shakull edhe ky, deri sa te mos ngelet njeri ne kembe. Nje ulerime fitimtare ne fund, edhe nje vetes, e shakull ne vend edhe i fundmi i mohikaneve. Ne kete menyre zgjidhet dhe problemi i ngrohjes globale, shpeton planeti nga njeriu, kjo plehre egoiste kozmike.

Kurreshtari bashke me Zotrules duhet te kene marre nje penallti nga drejtoria, jam pothuaj i bindur. Nuk besoj se e kane lene ngaqe jane prekur. Jane tipa qe s'preken aq lehte, aq me teper qe s'para e çajne torrovelen se a i do kush a s'i do. Kane historine e tyre dhe çajne perpara. Gjithsesi, ke te drejte. Qe te dy s'ma kursejne fare kur vjen puna per debat, por kesilloj perjashtimesh ma shpifin fare. Nejse.

Per Kesulen, kjo me kujton dy gjera : kesulekuqen, dhe deshmitaret e jehovait. Per kesulekuqen do flasim njehere tjeter, ndersa per deshmitaret, qe tani. Kur me pyeten njehere tek dera se ç'mendoj per fundin e botes qe po afrohet, u pergjigja :

"S'mendoj asgje. Eshte diçka qe s'me perket, ska lidhje me mua. Nqs ate dite Brus Uillisi eshte me pushime dhe ska dale ne pune, atehere ne te s'emes te shkojme te gjithe. Por sa te jete Brusi, une e di qe ai te shpeton per 1 ore e 40 minuta gje."

Ketu e mbyllen ata deshmitaret, e kuptuan se gjithe ajo gjullurdi qe benin per kesulen polare, ishte tallje mendereje me fakiret e ppu-se. Po te me degjoni mua, ngriheni qe tani e fusni ne zjarr nja 1 kg makarona, mbushni barkun mire, pjerdhni dy here shtrember dhe behuni gati per neser se eshte e diel dhe duhet te shkojme te takojme dashnoret e chateve nga i kemi lene lart e poshte. Po, keshtu.

Sa bukur flisni ju artistat

bllokator i modh osht  smiley

O Akeist, historine e cilit planet po tregon? Dhe ku e ke gjetur kete histori? Jo per gje, por ka pasur njerez ne ato kohe per te cilat po flet. Edhe ne mos kete pasur, ke me dhjetera metoda sot qe te masesh temperaturen ne nje periudhe te caktuar kohe te planetit Toke. Apo ke lexuar rrefimet e kolonizatoreve te pare te Groenlandes, qe per te terhequr njerezit qe te jetonin aty, ia vune emrin Vendi i Gjelber, megjithese gjelberim gjeten me pakice aty. 

Toka ka pasur ngrohje e ftohje shume here. Por asnjehere me shpejtesine qe ka sot. Ne menyre te natyrshme, kjo ngrohje duhej te behej ne nje periudhe prej qindra e mijera vjetesh, e ne menyre graduale. Jo ne nje periudhe prej disa dhjetera vjetesh sic po ndodh tani. Tani ti e di me mire se ata 3500 shkencetare e ato mijera satelite, superkompjutera e anije qe bejne matje e llogaritje cdo dite. Fundja, c'duhet shkenca. Kemi mendimin tone ne! 

Nuk e kuptoj per cilen shpejtesi po flet. Une po them qe edhe po u ngroh planeti, fitimi ne teresi do te jete me i madh se humbjet.

Fakti qe Toka ka akuj ne pole nuk e ben me te mire per jeten, se akulli nuk eshte habitat i mire, shkretetira eshte me e mire si habitat se akulli. Nga ana tjeter shkretetira nuk varet nga temperatura, por nga reshjet qe bien ne te.

Saharaja me shpesh ka qene savane e lulezuar sesa shkretetire, po ja qe kostoja e jetes ne Angli, Skandinavi,kanada, Rusi etj, kerkoi shkretizimin e saj. Keshtu do ndodhte edhe po te ngrihej temperatura, do ta hante ndokush e do perfitonte dikush tjeter, por me nje avantazh ne parim, Veriu i Botes, mbart 70% te tokave dhe shumica e kesaj perqindjeje gjendet ne zonat e ftohta dhe relativisht te ftohta (si ta zeme 3/4 e Shqiperise jane mal, pra zona relativisht te ftohta).

Gjithsesi, fakti kyç eshte se ketu kemi te bejme me spekullime, ngrohja dhe ftohja lidhen pashmangshem me Diellin e persa kohe qe ne nuk ia kemi fare idene menyres si funksionon Dielli, kur nuk parashikojme dot fare se kur ngroh me pak e kur ngroh me shume, te gjitha keto ngelen ne stadin e spekullimit, jo jemi 90% te sigurte, jo jemi 95% te sigurte.

Une pres koken sikur keta 3500 shkencetaret e mijera satelitet te na parashikojne vertet ardhjen e epokes tjeter te akullt, se epoka e akullnajave eshte ciklike, e sigurte qe do te vije. Ben vaki qe edhe kur te vije, do thone se ekziston rreziku qe me hollimin e verres se ozonit akujt e pare do te shkrijne e do kemi ngrohjen globale.

 

Të këshilloj të lexosh raportet e IPCC dhe shkencëtarëve të tjerë. Jo faqe interneti të FOX News. 

Nga ngrohja e planetit me këtë shpejtësi nuk është se do të marrë fund jeta në planet. Thjesht do të shkatërrohet ky qytetërim njerëzor në formën që e njohim tani. D.m.th. do të bësh disa hapa mbrapa për shkak të një ndryshimi shumë të shpejtë, me të cilin nuk mund të përshtaten aq shpejtë as kafshët e bimët, e as shoqëria njerëzore. Ato akujt në pole që thua ti, lidhen me këtë klimë që ke ti tani. Si mendon ti se do të përshtaten shqiptarët për punë 10-20 vjetësh me një klimë si Afrika e veriut? Apo thua ti do të emigrojmë në veri? Po aty në veri duan të emigrojnë edhe 3 miliardë njërëz në Indi, Kinë, Azi e Afrikë, që do të gjenden pa ushqim e mënyrë jetese. Ça mendon ti se do të ndodhë kur këta miliarda njerëz të tentojnë të ngjeshen në një vend....?

Sa për shkencëtarët, nëse nuk i beson, bën mirë të kapësh kompjuterin, TV e ça ke në teknologj në shtëpi e ta hedhësh nga dritarja, sepse janë shpikur nga këta shkencëtarë, që kur i shpikën, njërëz si ti qeshnin me ta e u thonin që nuk ka mundësi të jenë të vërteta. 

Ja nje shembull random: nuk e di nese e di qe duke u shkrire akulli, kthehet ne uje (te embel) qe humbet se shkon ne oqeanet e kripura. Dhe ai uji qe shtohet, rrit nivelin e oqeaneve, duke sjelle deme te medha ne zonat bregdetare, humbje toke nen uje, etj.

Sepse o akesit, nese te intereson ajo Shqiperia jone, kjo gje ndikon shume ne ate Shqiperine tone, dhe ne te gjitha shtetet e tjera qe te interesojne e nuk te interesojne. TE duket gje vit i mbare ne Shqiperi kjo vere? Shkrirja e akujve atje lart, tregon me se miri se ndryshimet klimatike po ecin me hapa shume me te shpejte sesa kishim parashikuar. Qe do te thote qe verat e thata e perveluese ne Shqiperi, e dimrat me permbytje, do te behen gjera te zakonshme. E cfare do te hame pastaj?

Logjika e Akeistit eshte tamam si e nje femije ,i cili sapo lexoi kuriozitetin qe, nese gjithe sasia e akullit qe gjendet ne Toke do te shkrinte ,niveli i O.Boteror do te rritej 70 m,u gezua se me kete rast qyteti i tij do shnderrohesh ne qytet bregdetar.

do jete fans i Carlin akeisti... smiley

Mund ta kundershtosh Carlin-in, aq me teper ne kete pjese qe ke sjelle? Bishe ai dhe bishe ato qe thosh. Njesh!

 

Persa i perket temes, jam dakord me Akeistin.

Nuk ke mend ti venus te gjykosh logjiken time.

kurse une nuk po te ofendoj.

Ja qe i paskam dy fije mend.

Globi po heq kapellen*

per resekt <--

* smiley (aspi)

gjetja "kësulë" është e bukur. 

behet fjale per polin e veriut, apo jo?  po ne polin e jugut cbehet?  sepse nese shtresa e akullit hollohet ne  oqeanin e polit e veriut,  por  trashet ne ate te jugut.. prape kemi te te bejme me njelloj ekuilibri me duket mua...

Ne ate te jugut sikur kane filluar kerkime sekrete Ruset. (gojet e liga thone se po kerkojne nendetesen U-boat te Hitlerit, por po ja le Ravit te na e sqaroje kete smiley )

Gjithe kjo sasi e madhe akulli e shkrire,sa e ka rritur nivelin e ujerave te Oqeanit Arktik ?Ka ndonje te dhene?

Mbaj mend ,qe kam lexuar ne nje liber te vjeter ,qe nje shkencetar kishte bere nje "prognoze gjeofizike",duke patur parasysh aktivitetin e Diellit dhe ndryshimet qe sillte ky aktivitet ne siperfaqene e tokes,qe ne Arktik,pas nje fare kohe,do te ftohet me shume klima dhe si rrjedhoje do te rritet siperfaqa e akullit ne kete zone.smiley

 

Akulli i shkrire ne Arktik nuk e ndryshon thuajse aspak nivelin e oqeaneve boterore. Po them thuajse, sepse ne fakt ngritja e temperaturave te oqeaneve, sjell bymimin e tyre, dhe rrit paksa nivelin.

Puna e akullit ne Arktik eshte si te kesh nje gote me uje ku ke ca kube akulli ne te. Kur kubet te shkrihen, niveli i ujit ne gote mbetet i njejte.

Pasojat qe sjell shkrirja e akullit ne Arktik jane te lidhura me motin ne Evrope e Amerike te veriut. Kur te ike akulli atje ne vere, moti behet i paqendrueshem, e mund te kemi dimra me stuhi te papara bore, thatesira ne Evropen jugore e ne SHBA, dhe fillimin e shkrirjes se akullit ne Groenlande. Akulli i Groenlandes pastaj eshte ai qe rrit nivelin e oqeaneve... 

Mbas gjith asaj muharebeje gjuhnore per kapele Sikstinen, ta merr mendja qe duhej nje tjeter gjuhesore per kesulen Polare. Kam thene une qe Peshku eshte edhe veper e subkonshit. Megjithate logjika mbetet ne plan te pare. Mshojani tani. 

pls tani, mo na hap ca kure. na lër të shijojmë në qetësi ngrohjen globale.

 

 

Venuskë nuk besoj se shkrirja e akujve do rrisë nivelin e ujrave se akujt e polit të veriut janë mbi det e jo mbi tokë. Një gotë e mbushur plot me akuj dhe ujë pas shkrirjrej   nuk derdhet por përkundrazi bie niveli pasi akulli e ka densitetin më tê vogël se uji-prandaj thyhen shishet me birrë ose ujë kur i harron në ngrirsen e frigos(jo atij të Ketlinës).

Akujt e Bora që janë në tokë mund të rrisin këtê nivel por ngadalë , e nqs shoqërohen me shira të pandrërprera vjen koha e Noes e njerzit  do detyrohem  të jetojnë në varka e platforma lundruese pasi do jenë tê përgatitur .Nqs kataklizmoja apo dita e qahmetit arrin athere evolucioni dobëjë të tijën dhe përmirja vjet të tjerê peshqit do bëhen njerës amfib si delfinëte e balenat. Ti do bëhesh një sirenë e mrekullueshme që do takosh Odisenë por duke e ditur historinë nuk do ta lesh të kthehet në Itakë tek Penelopa me një fjalë historia evolutive e botës do tê përsëritet deri sa dielli të shuhet e planetet të thithen nga një yll izi (brimë e zezë ) e ktu s'ka më fantazi deri nê ndonjë bing bang të mundshëm të brimës .

Ose ngelet versioni i Ravit që askush nuk do ta besojë drita do tê na rrêbejë e do na kthejë në dritë vezulluese krejt të larê nga  veset njerzore .

prizren ,

Ke provuar te ngrish nje bidon me uje ?

1m3 bore e barabarte me 3m3 uje-sipas Topallit.smiley

 

Qysh jo mi Venuske! Të vjetrit më kanë treguar se kur harronin shtamat jasht nê hajat i gjenin të nesërmen të thyera.E di çfarë do të thuash por uji e ka densitetin më tê lartë në 4°C 1m3 ujë bêhet ~1.1 m3 akull nqs nuk  më ka lënë kujtesa ( ose 917 gr ujë bëjnë 1cm3 akull ) Nqs ke dêgjuar për forcên shtytse tê Arkimedit për trupat e zhytur nê ujë s'ka rêndësi as ndryshimi i volumit (ajo që na ndihmon tê notojmë ose që mban vamporët mos tê zhyten )Është ai  ligji  që Arkimedi e gjeti duke u la në vaskë e doli cullak duke bërtitur: Eureka  eureka dhe e kishte gjetur me të vërtetê

Ah Topali besoj se ka ngatruar (ata që ja kanê thënê ) raportin e ujit(borës) në enët e stacionit meteorologjik me  nivelin e rênies në tokë disa vende e marrin këtë 1: 3 por ndryshon sipas vendeve , temperaturave e eksperiencave dmth 1  mm në nivelmatês = 3 cm ka që e marri 10 cm e më shumë 

Bora ështê e kundërta akullit 1kg borë bën 1.1 ujë por me luhatje të mëdha sipas cilësisë së borês (deri 40%)(prap nqs kujtesa nuk më ngatron se kur shoh kte 1.1 dhem se me akullin ndoshta jam ngatruar )

nuk ngaterrohet hic ajosmiley ajo ashtu  e di.

Venuske të pëlqeu që do bëhesh Sirenë e do takosh Odisenë ?  se veç për Topallen më kundërshtove . 

e morre shume seriozisht gafen e Topallit,prandaj.

Te behem Sirene ? po re,por Odisene e kam me dy mendje.smiley

smiley Gafën thua ajo as e di se është gafê kështu ja kanë spjeguar ata të meteorologjisë dhe për disa kohë vrava mendjen se përse ky ngatrim trashanik për një që ka bërë shkollën e mesme ? dhe besoj se e kam gjetur .

Ps : sirenat pa Odisenê s'do njiheshin e pëlqeheshin kaq shumë .smiley

Shkrirja e Arktikut minimalisht do te sillte si rrjelloje crregullimin e rrymave oqeanike qe kalojne andej e qe jane jetesore per mbarevajtjen e temperatures se Tokes.

Eshte si t'i heqesh nje copez mekanizmi makines dhe te presesh cfare do te ndodhe.

Mua me ka shenjuar ai film edhe pse eshte ne stilin e zakonshem "americanata".

Toka eshte nje sistem dhe mekanizem aq sa i komplikuar aq edhe magjepes per ekuilibrin qe ka vendosur prej mijra vjetesh. Njeriu eshte e vetmja kafshe e afte te crregulloje kete ekuiliber. Eshte sikur milingonat te ishin ne gjendje te shkrinin nje cope akull te madh sa nje pallat 5 katesh.

Ndoshta Zoti nuk e kishte parashikuar qe pasardhesit e Eves dhe Adamit do te krijonin nje kulture materiale kaq te sofistikuar dhe kaq te orientuar drejt asaj qe quhet "profit".

But profit for what?! Per te bere nje jete me te gjate, por shume me boshe dhe per te shkaterruar Token mbi te cilen jetojme e nga e cila ushqehemi?!

Rrofte zhvillimi qe na jep mundesine per te fituar parate me te cilat mund te kurojme kanceret qe na krijon.

Prandaj, psh, edhe matrix eshte film kryeveper... americanata por kryeveper. Njerezit jane te keqinjte ne film. Njerezit jane virusi qe po shkaterron token. Makinat/robotet po ndihmojne njerezit, kane aq meshire per ne sa kane krijuar "Matrixin" per te mos vuajtur... Smithi eshte "the good guy"! smiley

Dje po shikoja kete footage te nje eksperimenti berthamor bere ne hapesire (400 km lart). Tek pershkrimi flet per interferenca te ndryshme me fushen magnetike te tokes... Normale qe ja bejme vetes ore. 

"Desidero condividere con te una geniale intuizione che ho avuto durante la mia missione qui..."

http://youtu.be/DoANmDxZFO0

Por ndoshta nuk eshte virus, por thjesht nje qenie frikacake qe fal inteligjences se tij ka zhvilluar nje fobi te madhe ndaj vdekjes.

Shperdorojme vitet tona duke u marre me teper me zgjatjen e saj dhe harrojme te kuptojme qe jeta eshte ajo gjeja qe kalon, nderkohe qe ne mendojme per te ardhmen. Dikush e ka thene kete te fundit.

Do te doja te isha ende femi dhe nje dite te fikesha me te njejten natyrshmeri me te cilen linda, pa shume paranoja ne mes.

Nqs nuk është ai filmi me arkën e Noes si nëndetse gjigande (ja kam harruar emri ishanllah e lexon Stalker dhe e thotë ) shikoje dhe kte se do kënqesh më shumë do të plotsojnë njeri tjetrin. smiley

The Abyss ?

Ndoshta por sekuencat që pashê s'mu dukën si ai ! dhe kte Kamerun më ngjan se e ka bërë por s'më kujtohet viti . Anija  apo nendetsja ishte diku në malet e Azisë dhe do hypnin vetêm njerës të zgjedhur e më të pushtetshmit dhe nji çift nga çdo specie e gjallë .Një miliarder rus që donte tê blinte hyrjen aty u takua me personazhet kryesore  e shkuan atje nëmjet aventurash -pritej përmbytja e madhe 

Ath i bie që po flasim për të  njëntin film ! dy zhgënjime ; një që s'të afrova një film tjetêr dhe një që s'qenka Kamerun realizator -

jo, 2012 dhe The day after Tomorrow jane filma te ndryshem hollivudiane por kane Regjisor te njejte, Emmerich, pak a shume te gjithe filmat e tij i perkasin fantastiko-shkencores.

Flm se kështu vetëm një zhgënjim kështu që ti mund ta shohësh prap për hatrin tim e për qejfin tënd dhe tê ksaj temës. Ajo nëndetsja del në Afrikë e cila s'ishte përmbytur dhe unë e vazhdoja filmin duke thënë se presidendi  ishte i detyruar tê kërkonte azil në kongo.

smiley Nje nga filma me idioteske te shekullit...Megjithate me nje muzike te mrekullueshme

Shkrihem gazit sa here qe shikoj ate pjesen kur i ndjek acari nga pas..Mbyllin deren menjehere dhe e lane ngricen jashte  smiley

Gabime filmi ka plot mjafton te lexosh tek imdb.

Si film i 2004 nuk eshte keq per mendimin tim, bazuar ne tematiken qe trajton...

Tematiken qe trajton?.....Perhapjen e doktrines se kishes Al-Goriste?....E kem thene dhe ne tema te tjera kete qe gjithe kjo meselja e fese se kishes se ngrohjes globale eshte e bazuar thjesh tek perfitimet...Shiko ca se cbehet me tregtine e emisjoneve dioksidit te karbonit nga te cilat Al Gore eshte kthyer ne miljarder sot...Lishence per shit-blerje pordhesh..BE ka sot monopolin e shitjeve te pordheve e cila po gjeneron taksa..taksa dhe vetem taksa..

Ndersa Europol doli dhe u shpreh haptasi se tregtia e emisjoneve te karbonit ne Evrope ka rene ne duart e mafjas.

Art po dhe mos ishte ky problemi do gjenin ndonjë gjë tjetêr psh taksën e shurrës në vend tê pordhës .Kur duhen pare duhen gjetur atje ku ka  ndryshe nuk shkon.

Prizrenzaranika taksen e kishes ketu ne Suedi e ke vullnetarisht ndersa kete te takses se emisjoneve e paguajme ne cdo fature, me detyrim...

Art !por dhe kta besojnë se taksa eko do ndryshojë botënsmiley.Normal nga taksa kishës shteti s'ka fitim . Po pse thua ti ju la vend në politikë ekologjistëve dhe krijuan parti të gjelbërta .? Nuk ishin të zot politikanët tradicionalë ta kryenin kte detyrë (si Al Gori pas iqinie psh ) ? Ishin bile më tê zot se kta kerriçët e partive ambjentaliste  por i duhej kjo që një pjesë e votuesve tê mbështesnin taksat ekologjike . Pranojmë me qejf taxën e CO2 psh po a mos vallë kjo taxë ul prodhimin e tij , ose mos qeveria me kto pare bën uljen e tij në atmosferë ; hiç as njëra as tjetra  -pra politikë bosh. Një gjë që është e dëmshme dhe e rrezikshme ndalohet ose zëvendësohet gradualisht por jo me taksë , taksa është thjesht burim  të ardhurash të pa kundërshtuara nga shumica  dmth për aq kohë sa sdel një forcë politike që do ta shfrytzonte për kapital politik . Në kte moment harrohet ecologjia dhe ndryshohet plaka gramafonit gjindet taksa e shurrës. çmimi i duhanit a më  mirë akcisa mbi të rritet çdo 6 muaj nën emrin e luftës kundër duhanit - effekti mjaft i  pallogaritshëm (asnjë kokërr leku specifik nga kto të ardhura nuk shkon në institucionet që luftojnë pasojat e pirjes duhanit lene ma tek  të sëmurêt parsorë nga ky ves)  -masat e ndalimit në vende publike efekt më të madh .  Kështu është dhe me taksat ecologjike .Nqs psh qeset plastike njëpërdorimshe janë tê dëmshme për ambjentin ndalo prodhimin e përdorimin e tyre dhe zëvendësoje me letêr bie fjala por jo prodhimi vazhdon se paguhet taksë. etj, etj . 

Stockholm Syndrome gjithandej..

Në fakt që prej periudhës së akullnajave temperaturat e tokës kanë ardhur në rritje vjen një moment kur ekosistimit i prishet një hallkë (si psh masa e akujve ) atëhere shkrirja ka ritme më të larta sigurisht kjo krijon dhe efktet e veta të frenimit e vice - versa. shkencë e madhe por dhe me të panjohura të mëdha .

Lajmi i keq: po na mbulon mooti

Lajmi i mire: mos u merzisni,ka per te gjithe

smiley

Puna e akullit ne Arktik eshte si te kesh nje gote me uje ku ke ca kube akulli ne te. Kur kubet te shkrihen, niveli i ujit ne gote mbetet i njejte.smiley

Historia e njerzeve qe jetojne ne toke eshte e ndryshme nga historia e  planetit Toke,teper e paperfillshme ne krahasim me kohen e saj dhe te pafuqishem te ndryshojne rjedhjen e saj.

Planet Earth and the rest of the solar system was formed at around 4.53 to 4.58 billion years ago.

Studies of strata, the layering of rocks and earth, gave naturalists an appreciation that Earth may have been through many changes during its existence. These layers often contained fossilized    remains of unknown creatures, leading some to interpret a progression of organisms from layer to layer;http://www.youtube.com/watch?v=a_pzxz71jDM&feature=related

 

Ne fakt 54% e amerikaneve besojne se kjo eshte genjeshter...Mosha e planetit eshe 3000vjecare...E thote Bibla kete smiley

Ky më ka pëlqyer shumë smiley

dhe eshte  me te vertet film i bukur.. te gjitha episodet, por sidimos ''ace age1 dhe 2'' jane te shkelqyera!smiley

e thashê se si kishe parê dhe po prisja ndonjë batutë smiley

Its a managment problem thotë my new friend David Houle. 

Për ata që nuk e besojnë, shifeni kështu. Nëse nuk është e vërtetë, marrim masa duke i fituar vetes kohë. Nëse është e vërtetë, i kemi marrë already. 

 

Ka qene "Lufta e ftohte" ne 1982, ndaj dhe kesula aq e madhe.

kush e di si do bëhet po të fillojë ndonjë luftë e nxehtë ? do shkrihet fare.

Ketu behet fjale per uje oqeani te ngrire dhe jo per ajsberget dhe akullnajat qe formohen ne toke/kontinent. D.m.th. ky eshte uje i kripur jo i embel. Ajo qe tregohet ne figure eshte shtrirja e asaj pjese te oqeanit ku ka te pakten 15% akull (ose pjese oqeani e ngrire). Minimumi i shtrirjes se ujit te ngrire arrihet gjithmone ne fund te veres qe fillon zakonisht ne Mars dhe mbaron dikur ne Shtator dmth afersisht tani. Ka nje fare kompensimi te shkrirjes qe po ndodh tani, me ringrirjen e tij gjate dimrit. Megjithate, ne menyre absolute kjo zone e ujit te ngrire eshte zvogeluar me gati 70% ne keto 30 vitet e fundit.

Kjo ka efekte negative dhe pozitive. Mqn kjo shtrese akulli reflekton rrezet e diellit, kur kjo shkrin gjate veres, i gjithe rajoni nxehet me shume se zakonisht. Kjo con ne rritjen e temperatures se oqeaneve, shkrirjen e akujnajave (rritjen e nivelit te detit) por edhe shkrirjen e depositave e metanit ne fund te oqeanit qe avullon ne atmosfere dhe pershpejton ngrohjen globale. Por ka edhe nje efekt pozitiv  sic permendi AKeisti me lart: ne periudhen e veres,  eshte kollaj te shfrytezosh ate zone per peshk, nafte, minerale dhe per rruge detare.

Sa per Antarktiken, problemi eshte krejt ndryshe. Arktiku eshte nje oqean i rrethuar nga kontinentet, kurse Antarktika  eshte nje kontinent i rrethuar nga uji.  Era dhe rrymat e oqeaneve rrotull Antarktikes e izolojne dhe e mbajne te ftohte. Pervec nje zone te vogel afer Amerikes Jugut, e gjithe  pjesa tjeter ka nje rritje te vogel te zones me uje te ngrire (dmth e kunderta e asaj qe po ndodh ne Arktik)

Dhe 30 vjet sa të ketë ymër e pushtet Naltmaidhimi  do rezistojnë kto akujt më prapa Kiameti të bëhet. 

25 vjet  smiley

Shkoni e vizitohuni ....keni simptoma te qarta maniako-depresive..Shifni kudo Berishen....

Qejf kane,por ska Doktor qe i merr ne patronazh smiley

smiley

Meqenese une jam tejet indjeshem ndaj kesaj teme (ndoshta eshte nje nga dy temat e vetme per te cilat jam realisht i ndjeshem, krahas krimit ndaj te miturve) a ka mundesi qe ata qe kane per te thene gomarrlliqe ti thone ne tema te tjera? Psh le te dalin te politika, ose te poezia, ose te sporti ... dhe te thone muhabete anti-ngrohje globale? Faleminderit per mirekuptimin dhe solidaritetin peshkist smiley

Swed ! më vjen mirë për ndjeshmëritë  (ke harru sportin dhe bastet). Por fjalët ktu nuk ti ulin ato . Psh unë mendoj se ështê e pamundur që ndêr shkenctarë meteorolgjistë etj mos ketë dy rryma që diku e kundërshtojnë e diku e pranojnë njëra tjetrën. Për çudi nuk ndëgjohet asnjë zë i fuqishëm kundër, sado që mundësitê për ta bëre këtë janë sidomos historia milarda vjeçare e zhvillimeve makroekologjike në tokë . Kjo mungese e hapur e kundërshtisë a po e cilësimit të ngrohjes globale si një cikël normal bën të dyshosh se diçka nuk shkon aq më tepër jo se partizanët e ngrohjes globale nën ndikimin e njeriut kanë prova shkencore të pakundërshtueshme . Njeriu fundja fare është pjesë e ekosistemit dhe si çdo pjesë dhe ai ka rolin e tij aq sa i takon ngandonjëherë ai është në qendër. Por pse vazhdon prerja e pyjeve në tê gjithë botën kur dihet prej shekujsh se kjo ështê një nga faktorët më tê rëndësishëm në ndryshimet  mikro e makro klimeterike .Sepse askush nuk e merr seriozisht kte punë dhe shigjetat janë drejtuar padrejtsisht të gjitha drejt CO2. Mirpo dhe bimët konsumojnê CO2 e lëshojnë metan e CO2. Shkencë globale dhe politikë  shtetrore nuk shkojnë shumë bashkë nqs nuk puqen interesat.

ore kshu pa lidhje me algorin, pse te gjithe alienet qe vijne ne toke ulen ne amerike?

35 milion vjet me pare ne  Arctic ka qene me e ngrohte sec eshte sot, qe do te thote se nen shtresat e akullit te Antarktides jane te depozituara qindra milion ton gaz Metan, te mbulura nga shtresat e akullit te cilat clirohen ne atmosfere gjate periudhes  se veres kur temperaturat jane shume te larta, ne ato vende ku akulli eshte shkrire, duke ndihmuar keshtu edhe me shume shkrirjen e akujve te tjere! 

http://www.scribd.com/doc/103511716/Arctic-Melt#

http://www.independent.co.uk/news/science/vast-methane-reservoir-could-be-beneath-antarctic-ice-8092445.html

O kesula polare po e ndjejme Afriken qe tani, ndaj dhe pushimet vendosa ti marr ne Shtator..

 

 

bullshit

Ajo cka te gjith e pranokan eshte se do te kete ngrohje. 

Kush ka nje ide mbi historine e vaksinave e di se 99% e tyre jane testuar aty ku edhe semundjet kryesore ngjitese galojne, ne vendet e nxehta pra.

Nje ngrohje e vendeve te veriut do te sillte edhe migrim te insekteve te ndryshme virus mbartese. 

Rritja e temperatures se oqeaneve sjell HURagan dhe stuhi edhe me te fuqishem. Kjo eshte statistikisht e pranuar edhe nga ata qe nuk besojne ne efektet madhore te ngrohjes globale. Fuqia e HURaganeve eshte rritur me 50% ne 30 vjetet e fundit. 

Ndonese disa zona te tokes do te ndjejne ritje rreshjesh, zona te tjera te thata do te thahen akoma me shume. Afrika normalisht do te perballet me luftera te reja.

Sipas Qendres Nacionale te Bores dhe Akujve, nese e gjith bora dhe akulli i tokes do te shkrinte sot, niveli i oqeaneve do te ngrihej me 230'!

Akujt e veriut dhe te jugut, jane ne shumice UJRA TE EMBLA. gredientet e difuzionit mund te ndryshojne drejtimet dhe permasat e rrymave sic i njohim sot, gje qe do te sillte ndryshime ne reshje te paparashikuara.

Pakesimi i siperfaqeve te bardha do te rrise perthithjen e rrezeve dhe energjise se djellit; kjo ne vetvete do te rrise temperaturen e oqeaneve.

Efektet ne ekonomi do te jene gati te parikuperueshme. 90% e ekonomise se botes ndodhet afer brigjeve. Imagjinoni rilokimin e centraleve, rafinerive, rindertimin e porteve etj

Nuk mund te harrojme edhe zjarret qe natyrisht do te vine ne rritje. Duhet nenshkru nje kontrate me Turqit qe vitin tjeter te na sjellin 2 helikoptere.

Nese niveli i emetimeve do te vazhdoje si sot, dhe nese do te kemi nje rritje temperature me gradient stabel, si sot, parashikohet qe niveli i smogut ne qendrat kryesore urbane, anembane globit te rritet nga 200%-1200% kjo e fundit eshte rujt per Mexico City. Qyteti parashikohet te behet i pabanueshem. Vdekjet nga semundjet pulmonare parashikohen te rriten me 20% gjer ne 2050.

Loqet e peshkut e kryejne me se miri funksionin e tyre primar, pshurrin! Por fatkeqsisht ne menyre te pakontrolluar.

Mua per vete nuk me prish pune edhe po shkrivi, kam frigorifer.

ore kam nje muaj ne atdhe,u kenaqa ketu ne sarande,ca behet ketu ne peshk?

megjithse ka ca zjarre dhe vrasje ,dje u be nje vrasje ketu ne sr ja ckriu nje karikator kallashi tjetrit mu te dera e lokalit ,vra 1 plagosi 2 te tjere,,

.ka ndonje peshk keteej verdalla per kafe?

ika nashti se zihen vendet te pishina ,pushime tte mbara

Shiko mos janê Kureshtari, Zoto , Pakapi se po i kërkojnë dhe ktej

i pakapshmi ishte ketu ne sarande

le curieux je ne sais rien de lui,

sh vap sot ketej

 tung

Paska nis mire muaji ne sarande, me vrasje plagosje, po do zoti nuk ja kalon Shkodres Tiranes dhe qyteteve te tjera..

Duket se Selia e Shenjte e Ndryshimeve Klimaterike aka (Ngrohjes Globale) eshte hedhur ne sulm total. Te presim ndonje takse te re?..Nuk e ve ne diskutim.

Kaluan disa vite pas(Climategate) skandalit te emaileve te nje prej universiteteve kryesore te kishes, ate te East Anglia. Keta shkencetaret te cilet publikisht e mbeshtesin teorine e ngrohjes globale nga njeriu, privatisht e pranojne se eshte thjeshte nje mashtrim..Po vecoj kete emailin poshte

 

From: Kevin Trenberth (US National Center for Atmospheric Research). To: Michael Mann. Oct 12, 2009

 

"The fact is that we can't account for the lack of warming at the moment and it is a travesty that we can't... Our observing system is inadequate"

Prof Trenberth appears to accept a key argument of global warming sceptics - that there is no evidence temperatures have increased over the past 10 years.

Ja dhe rebelimi i astronauteve kunder NASAs per mbeshtetjen qe po i ben kishes Globale.

 

Por me interesantja eshte kokluzjoni studimit te koheve te fundit te nje ekipi shkencetaresh gjermane te Institutit te Gjeografise dhe Klimes(Universitetit te Manz) te cilet kane studjuar rrathet e pemeve te fosilizuara prej mijera vjete ne liqenet Lapland(Finlande,Suedi),Skoci,Gjermani.Ne keto liqene gjenden peme te konservuara per millenia.Professor Dr Jan Esper i cili kryeson studimin thekson se rrathet e pemeve permbajne informacjon teper te madh per klimen ambientin.Studimi doli ne kokluzjon se bota po kalon nje perjudhe ftohje dy milleniat e fundit. Kjo shpjegon dhe faktin qe Romaket mbillnin rush dhe prodhonin vere ne zemer te Britanise. Dhe thuhej se prodhonin nje nga vererat me te mira ne Evrope asojkohe

 

 It is the first time that researchers have been able to accurately measure trends in global temperature over the last two millennia

The annual growth rings in trees are the most important witnesses over the past 1,000 to 2,000 years as they indicate how warm and cool past climate conditions were

Rritja vjetore e rratheve te pemeve eshte nje nga deshmitaret kryesore te 1000-2000 viteve te fundit duke na indikuar se sa e ngrohte ka qene klima asojkohe. Ne fakt rrathet jane me te gjere dhe kane me teper distance gjate nje klime me te ngrohte shpjegon profesori.

Shkencetaret ja atribuojne kete ulje tempereature e cila filloi 0.6c rreth 2000 vite me perpara shkakut te nje ndryshimi te orbites tokesore e cila e distancoi planetin nga dielli.

 

 

Dhe si gjithmone nuk do harroj te ve qeshine mbi torte. Embelsira per ne fund..Bame, si i thone asaj fjales se urte?..Nuk zihet djelli me shoshe? smileyJa pra e kane gati projektin shoshe...Nuk kushton dhe aq shtrenjte..Vetem 5miljarde dollare ne vit..Gati taksat..

Une di qe ketu ne Suedi gjate tre viteve te fundit kam kaluar dimrat me te ashper... Ngrohja globale? My @rse smiley

Pse te ajo taksë paska mbetur puna? Atë taksë ta venë edhe pa justifikimin e ndryshimeve klimatike. Pastaj, politikanët janë pothuajse të gjithë në gjumë letargjik për sa i përket masave ndaj ndryshimeve klimatike. Ta kishin me të vërtetë, nuk do të bëhej puna me taksa. 

O Art se po e zgjat shumë me disa lajme të mbledhura nëpër internet. Klimatologët, ata që merren tamam me këtë punë, studiojnë temperaturat për një periudhë shumë më të madhe kohe sesa ato 2000 vjet që thua ti. Në Antarktidë ke akull që është formuar 90-100 000 vjet më parë. Ai akull ka historinë në detaje të klimës gjatë kësaj periudhe. Plus që ke metoda të tjera që studiojnë klimën edhe miliona vjet më parë. 

Është si të kesh nje avion, i cili duket me sy që ka difekt, dhe janë 10 shkencëtarë aty para. Njëri thotë që hyp në avion, se të garanton ai që avioni nuk do të bjerë. 9 të tjerët të thonë që avioni ka difekt e pas 100 fluturim do të bjerë sipas përllogaritjeve që kanë bërë. Ça bën ti? 

http://www.ipcc.ch/publications_and_data/ar4/wg1/en/contents.html
Lexo raportin e organizates me te larte te shkencetareve mbi kete ceshtje, ku jane marre parasysh 6000 studime dhe jane cituar dhjetara mijera studime ane kend globit. 

Sigurisht, te gjithe keta dhjetera e qindra mijera shkencetare, jane marre vesh mes tyre pergjate 60-70 vjeteve, dhe kane paraqitur studime e fakte te ngjashme, megjithese jetojne ne vende te ndryshme, nuk njihen me njeri tjetrin dhe disa nuk jetojne fare ne ditet e sotme. Por, shqipot i dine te gjitha, edhe se kush e krijoi universin, edhe se kush po e shkakton ngrohjen globale etj etj. 

Mjere kujt i ka ra ne dore kompjuteri ne ditet e sotme, megjithese kompjuteri eshte shpikje e shkences...

E zemë sikur këta shkencëtarë janë marrë vesh me njëri-tjetrin për një komplot kundra botës, për të marrë atë taksë karboni që na thua ti (që çuditërisht shkon të politikanët e jo te shkencëtarët). Çfarë do të ndodhë? Tmerr! DO të kemi ajër të pastër, energji të pastër, makina që nuk vjellin tym, përparim në shkencë, ulje të urisë në tokë....pupupu, si jetohet në atë tokë? ....

Shkenctarêt nuk  bëjnë kompllot por interpretuesit  politika dhe medja po .Nga njëra anë i pranojnë përfundimet ngaana tjetër mendojnë se me ekotaksa kjo zgjidhet Ose janë të papërgjegjshëm ose mbysin pjesën tjetêr të shkenctarve që mendoj se eksiston që jo se kundërshtojnë ngrohjen globale por e quajnë atê si cikêl normal të rrjedhjes së natyrës në Tokë.Në një vend tjetër kam dhënë shembullin e pyjeve qê veç priten pa ndalim (amazonë e afrikë ) kta shkenctarët e ngrohjes globale e rolit të CO2 asnjë llaf apo protestê për kte.Nqs ka ndonjë ndreërhyrje ushtarake tê dobishme ndërhyrja për ndaljen ekësaj ështê më e justifikuara ; çne askush se rruan. Pse ???.

Aty prizrenzaranika se me dole ne shteg...Masakra qe po i behet pyjeve te shiut ne Brazil dhe Ameriken e jugut nen emer te ambjetalizmit dhe green energy eshte pafytyresi. Askush nga keta nuk e ngre zerin ta denoje..Po prihen miljona km2 pyje per tu mbjelle me miser dhe soja per te prodhuar "energjine e paster" ethanolin.....

Vetem nje shembull po jap ketu te krahasojme forcen e natyres dhe ate tonen...Ai vullkani disa javor ne Islande shkaktoi kaq shume CO2 ne ambient sa mund te shkatonte gjith industria globale ne 5-7vite..Perfshijme ketu dhe makinat dhe ato pordhet(e taksuara) qe na shpetojne pa dashje

S'ka asnje ambientalist ne bote Arto qe te mbeshtesi prerjen e pyjeve te shiut

Asnje fjale,koment,deklarate nga Selia e shenjte ne OKB ...Tek tuk ka ndonje ze te vecuar ambjentalisti 

Te permend vetem fjalet e themeluesit te Greenpeace, Patrick Moore psa nje proteste

The action was meant to protest the US oil industry’s plans to have oil company employees attend anti-US climate action rallies while masquerading as concerned “Energy Citizens.” This Energy Citizens campaign is an attempt to use a tactic known as “astroturfing,” in which they give the appearance of a genuine grassroots movement while hiding the fact that it is actually a well-funded effort coordinated by large multinational corporations with a vested interest in preventing any new regulations of their dirty energy business.

Eqartë nuk e mbështesin por duhet të bënin qahmetin e mos linin orê e minutë pa folur për këtë ashtu siç bëjnë për CO2 duke i vënë para përgjegjsisë shtete e okb .por dhe personalitate tê veçanta .Ky ështê ndryshimi i një ambjentalisti të vërtetê dhe njê ambjentalisti politik apo të mbështetur nga politika si OJQ psh .

Fakti qe nuk i degjoni ju nuk dmth qe rrine pa folur. Ndersa nese pret ndonje rezolute nga IPCC per kete ceshtje, e ke gabim. IPCC nuk ka mandat si osbe/odihr

"Ambientalizmi" është një "teori" si kapitalizmi dhe socializmi. Në këtë kuptim perkthehet një ideologji ose grup të përbashkët besimi, jo domosdoshmërisht te bazuar në prova ose dëshmi shkencore. Ndryshimi midis nje ambjetalisti dhe nje  ekologu eshte se ekologjia është një shkencë e mirefillte.

Nëse dikush pretendon të jetë një ambjentalist, ai thjesht mendon se ata jane te vetmit kujdesen për natyrën dhe rreth ndikimit njerezor mbi të. Por duhet të gërmomë më thellë dhe kuptojme se ata janë thjesht mizantrope dhe mohojne pranine njerëzore si pjesë e mjedisit. Kjo është me të vërtetë një çështje e qëndrimit sesa faktesh.

 

 

Atij studimit gjerman i hodhe nje sy ti?.Ate bej leri dogmat menjane se nuk pine me uje...Apo do te jap listen me mbi 93% te shkencetareve anembane globit te cilet nuk besojne ne ngrohjen globale te shkaktuar nga njeriu

Ata shkencetare te cilet mbeshtesin teorine financohen nga agjenci,panele qeveritare. Kisha e Global Warming eshte instaluar deri ne isnstancat me te larta ato te OKB, panele dhe organizmat si IAEA. Ajo taksa e karbonit po gjeneron miljarda anembane botes..E kupton kete ti?Jane miljarda te mbledhura nga hici .

Te permenda emailet private qe i shkembenin njeri tjetrit (Climategate)...Kishe ndonje gje per to?... 

Eshte nen interes te politikes te krijoje nje pasiguri,panik per te ardhmen ne menyre qe te gjeneroje me teper taksa sot. Erdhi koha e shitblerjes se pordheve  smiley

Informacioni me i sakte eshte qe me ne fund dime numrin e sakte te shkencetareve ne bote fale linkut qe ke sjelle ti smiley

Hidhi nje sy emrave ne peticjon  smiley

"Oregon Institute of Science and Medicine" smiley

Kaq i deshperuar saqe po germon ne Wikipedia. smiley Nuk ma merrte mendja se ti swed do te ballafaqoheshe me artikuj te wikit ketu..

Ja tek e ke

Po jo mer jo, se nuk me intereson bio e atij, po ishte e bukur ajo pjesa ku akuzonte universitetin se i kishte bo komplot me kalamojt smiley

Ok vazhdo me faqet organizatave te financuara nga kisha...Ehe 54% e amerikaneve besojne se mosha e planetit eshte 3000vjecare..Ta marrim dhe kete si fakt? smiley

Ja si i mbyllet goja terroristeve te gjelber smiley

Te jap ca shifra..Perse behet fjale smiley

Nje familje psh ne Suedi paguan ne faturen e energjise elek. 18% te shumes per taksen e dioksidit te karbonit (Ne anen tjeter energjia elektrike eshte rritur ne gjithe globin 40-50% per shkak te taksave te karbonit)..dhe do vazhdojne te rriten.. Behet fjale per justifikimin e shkembimit miljarda dollareve nga valuta e pordheve

 

Arto, taksa e karbonit mund te jete dhe 90%, ti shiko ku shkon ajo takse, ajo eshte e rendesishme

Ja ku shkojne ato leket qe ta marresh vesh ti....jane gjetur rreth 10agjenci qeveritare ketu ne Suedi qe shpenzonin miljona korona(te alokuara per kerkime,studime) te shpenzuara neper dreka dhe festa superluksoze...

This is only the tip of iceberg

Ai linuk që na solle ishte me të vërtetë interesant smiley. Ndonjë fëmijë i klasës së 5-të e kishte shkruar? Të kesh PhD nuk do të thotë që je klimatolog. 99% e shkencëtarëve klimatologë, që merren vetëm me klimën e jo me rritjen e midhjes dhe peshkut, thonë që ndryshimet klimatike vijnë nga çlirimi i tepërt i dioksidit të karbonit, squfurit, metanit e shumë e shumë gazrave të tjerë që prodhon aktiviteti njerëzor. 

Art, ti e di qe eshte e kote te merresh gjate me besimtaret, po gjithsesi bere mire qe i solle, keshtu ata qe kane sy, le te shikojne, ata qe kane veshe le te degjojne, pjesa tjeter le t'i bjere qemanes.

Natyres i jane dashur mijera vjet dhe kush e di sa tentativa per te krijuar kushtet per jeten. Si eshte e mundur te mos e kuptosh qe çfare e ka bere te mundur jeten ne toke eshte nje ekuiliber aq i rralle dhe aq i brishte saqe mjafton shume pak per ta tronditur? Apo beson ne Zot ti? Se po besove, ok, pune tjeter, kot sa e zgjasim.

Po shume e drejte..Ekosistemi eshte teper i brishte. Te mbrojme pyjet qe po shkaterrohen, te mbrojme detet nga ndotja, te jemi te pergjegjshem ne kunsumin tone..Dakort deri ketu?...Por finisterre ketu behet fjale per taksa qe po ju vihen cdo banori te planetit ne emer te nje kauze te gjelber(te pabazuar ne fakte shkencore) ndresa ne anen tjeter stimulojne masakrat e pyjeve te shiut dhe shkaterrojne ekosistemin.Miljona km2 po cpyllezxohen ne Brazil dhe mbillen me soja dhe miser per prodhim ethanoli..Ironike huh? Ujku ka veshur lekuren e deles...Kompanite e medha te naftes dhe karburanteve kane financuar miljarda ne "so called" energjine e rinovueshme(ethanol,etj) Masakra eshte e mireorganizuar dhe e financuar nga keto kompani dhe organizma ndershteterore...Nderkohe kemi nje turme burokratesh te OKB te cilet bejne plane per taksat e reja per gazrat dhe askush nuk ka dale te denoje kete travesti qe po behet ne emer te politikave te gjelbra!

Po ti ngrihu kunder takses, informo per implikimet e energjise se rinovueshme dhe propozo masa alternative o njeri, po mos moho evidencat. Se ketu po thuhet qe aq me mire te shkrihen akujt se do perfitojme toke dhe do t'i biem shkurt nga Poli.

Ngrohja e Globit e ndikuar nga njeriu eshte e pabazuar ne fakte shkencore.(vete IPCC shprehet

Is "very likely" (nje gjykim, pra sipas fjaleve te tyre, nuk eshte fakt) that human emissions are responsible for "most" of the warming "since the mid-20th century" (1950)

...Mund te diskutojme ketu me ore te tera dhe une nuk jam shkencetar..Shoh vete klimen ketu ku jetoj: kam kaluar dimret me te ashper keto vitet e fundit me debore mbi normen e normales dhe temperatura ekstreme gjate dimrit.

Taksa eshte e keqja me e vogel.. Si do ti pyllezojme ato miljona km2 pyje?....Qeverite e gjeten menyren e taksimit te pordhes..Ne anen tjeter kompanite e naftes e gjeten menyren e adaptimit duke prodhuar "energji te gjelber" dhe c'pyllezuar mushkrite e globit..

E di ti që 85-90% e asaj soje shkon për të ushqyer lopë e derra? Përpara se të fillosh me akuza se mjedisorët po na shkatërrokan pyjet e Amazonës, kërko ca të dhëna. Ose fillo të hash më pak mish. E di ti që ngrënia e mishit është përgjegjëse për 18-30% të lëshimit të gjithë gazrave serë në Tokë? Dhe me energji e ripërtëritshmë zakonisht kuptohet energjia e diellit, erës, valëve, etj. 

Nëse do të ndalësh ata që po bëjnë masakrën në Brazil, mos ha mish. Është shumë e thjeshtë. 

E gjetet justifikimin si gjithmone...E kane fajin njerzit qe hane mish... Duhet te jesh vegjetarjan zotrote smiley

Cpyllezimi dhe mbjellja e atyre tokave me miser dhe soja u krye per thjesht per ato plantacjonet e "energjise se gjelber", te cilat  e shendrruan Brazilin ne eksportuesin me te madh te ethanolit ne bote...Ironija eshte se ethanoli kerkon 29% me teper energji se sa prodhon(duke marre ketu parasysh kultivimin,mirembajtjen dhe transportin)..

Pse për të hedhur faje jemi këtu? Ti je ai që po hedh faje sa andej-këndej, e unë të thashë që meqë qenke kaq i shqetësuar, fillo e vepro me veten së pari. 

Faktet janë ashtu siç të thashë, por ti vazhdon t'i mëshosh dëshirave të tua. Është e vërtetë që ka filluar të shpyllëzohet shumë për biokarburant, por a mos po e bëjnë mjedisorët këtë? Dhe a po bëhet se u plasi atyre që prodhojnë biokarburant për ndryshimet klimatike? Jo. Thjesht bota tani ka shumë kërkesë për karburant. Dhe biokarburantet po mbushin boshllëkun. 

Sa për sa % e sojës përdoret për ushqim kafshës dhe indirekt për mish ja ku ke burime sa të duash:

http://www.soyatech.com/soy_facts.htm

http://ran.org/fileadmin/materials/comms/mediacontent/presskits/ag/Soy_and_Rainforest_DestructionFINAL.pdf

http://www.arc2020.eu/front/2012/05/hunger-for-soya-animal-feed-set-to-destroy-amazon/

Jo nuk po e bejne mjedisoret...Mjedisoret thjeshte po duartrokasin me pasjon kete maskarade.Ta shpjegova kete me lart, per prodhimin e ethanolit jane ingranuar multikorporatat e energjise,naftes dhe produkteve farmaceutike si ENRON,SHELL,BASF,Chervon,BP

Hapi i pare qe duhet te bejne ambjentalistet eshte inicjimi i nje fushate per ndalimin e fermave te ethanolit te cilat po shketrrojne kosistemin dhe jo te bejne avokatin e multikorporatave te "bojatisura me ngjyre te gjelber". Ndalimi i masakres se pyjeve te shiut do te ishte nje hap i pare drejt llogjikes dhe jo taksimi i pordheve nen emer te shpetimit te planetit, nderkohe qe fondet vene gjetke.

Disa nga linket që të solla janë nga mjedisorët. Dhe ata janë që po e japin alarmin për këtë. Si po e duartrokiskan? Je shumë kontradiktor. Thua që korporatat më të mëdha kanë filluar këtë gjë, dhe kjo duartrokitet nga mjedisorët. Mjedisorët historikisht nuk kanë qenë me korporatat e mëdha. 

Dhe mjedisorët kanë 20 vjet që po luftojnë kundra biokarburanteve. Ku ke jetuar gjatë kësaj kohe që nuk ke marrë asnjë lajm për këtë? Ashtu dhe të gjelbrit janë shumë ta angazhuar politikisht kundra biokarburanteve.Lexo para se të flasësh. Unë të solla fakte, ti më sjell fjalët e tua. Nëse kjo është mënyra jote e argumentimit, atëherë më mirë po e mbyllim këtu...

Jane te pakta organizatat e gjelbra qe kane ngitur zerin kunder biofuel...Sot te gjelberit i ke me parti politike,me pushtet politik dhe hedhin firmat ku tju interesoje

Ja dhe so-called Perandoria e Gjelber, BE-ja

BE vuri ne fuqi legjistlacjonin qe deri ne 2020, biofuel(ethanolet) do te zene 10% te karburanteve te transportit te BE...Planifikohet qe ne 2035 te zene 35%.

Hmm, nuk e di se çfarë të gjelbrish e mjedisorësh ke takuar apo parë ti, por unë është e para herë që po dëgjoj një person që thotë që mjedisorët janë pro biokarburanteve dhe nuk kanë ngritur zërin. Sepse ka vite që bëhen protesta, peticione, e lobime politike kundra kësaj. Po më çudit!

Të Gjelbrit janë të ndoshta të vetmit që me vota janë kundra biokarburanteve. Por janë një parti shumë e vogël në Parlamentin Europian, prandaj nuk mund të bëjnë gjë. 

Ja ku ke platformën dhe synimet e të Gjelbërve: http://www.greens-efa.eu/the-future-we-really-want-7181.html

Fol me fakte e jo duke hedhur fajin sa andej-këndej ku të mundësh. Unë jam mjedisor, dhe i gjelbër, dhe kam punuar për të gjelbrit në Bruksel. Nuk po ia fus me fjalë në erë...

Per çfare po flet, se po kalon ne terrorizem psikologjik per mendjet e dobeta. Planeti yne ka hequr gjema te papara, i krijon e rikrijon kushtet çdo 15 mije vjet, ç'ka qene pyll eshte bere shkretetire e ç'ka qene shkretetire eshte bere pyll, ku ka qene gjelberim eshte bere akullnaje e ku ka qene akullnaje eshte bere jeshillek, e kushedi sa here, jane zhdukur te pakten 2 here 99% e specieve, ti tani me flet per ekuiliber te brishte qe prishet nga CO2-ja.

A ia ke ndopak idene historise se planetit, apo do besh si puna e atij studimit qe thoshte se katastrofa e 65 milion vjeteve me pare erdhi si pasoje e rritjes se CO2 ngaqe dinozauret pirdhnin shume.

Nuk pres gje tjeter nga NASA, nderkohe qe eshte agjeci qeveritare dhe i ka ngjyer turinjte..

Ja ca thote vete ish-shefi i NASAs smiley

“We feel that NASA’s advocacy of an extreme position, prior to a thorough study of the possible overwhelming impact of natural climate drivers is inappropriate,” they wrote. “At risk is damage to the exemplary reputation of NASA, NASA’s current or former scientists and employees, and even the reputation of science itself.”
 

The letter was signed by seven Apollo astronauts, a deputy associate administrator, several scientists, and even the deputy director of the space shuttle program.

Ehu, Kishes ju deshen shekuj te pranonte qe toka rrotullohej. 

Kjo Kisha tjeter thjesht manipulon me friken....Keta e zevendesuan ferrin me shaketrrimin e globit nga rritja e temperaturave prej pordhave tona..Dhe si cdo fe kane ndjekesit e vete.Qe ta shpetojme duhet te fusim duart me thelle ne xhep dhe paguajme ato taksat e kishes..Nderkohe qe Al-Gore and co behen miljardere dhe kryejne nga 1000fluturime ne vit me avjonet e tyre personale... Ironike he?

Ne fakt si mesiah apo shpetimtari i planetit ai duhej te jepte shembullin e vet dhe te qarkullonte, psh me gomar...E kuptoj dhe dilemen e tij se njerezit do ti ngaterronin dhe nuk do te gjenin dot ndryshimin se kush ishte Al-i dhe kush gomari

Keta e zevendesuan ferrin me shaketrrimin e globit nga rritja e temperaturave prej pordhave tona.

Zgjidhje e mundshme eshte qe mos te besh me te tilla qe mos t'u japesh mundesi "ketyre" te kene arsye ta zevendesojne ferrin. smiley

The letter was signed by seven Apollo astronauts, a deputy associate administrator, several scientists, and even the deputy director of the space shuttle program.

Cili nga keta eshte ish-shefi i gjithe NASA?

Dr John Theon, ish shefi i NASAs nje nga nenshkruesit e letres

 

 

In an unprecedented slap at NASA’s endorsement of global warming science, nearly 50 former astronauts and scientists--including the ex-boss of the Johnson Space Center--claim the agency is on the wrong side of science and must change course or ruin the reputation of the world’s top space agency.

Ja dhe vete hartuesi i Bibles se Ngrohjes Globale, James Hansen(shef i NASAs) e pranon me gojen e vete qe e kane humbur debatin publik per ngrohjen globale

 

lol. Une po bej terrorizem?! Ok, s'po e zgjas, por kujdes vazhdimin e paragrafit me "gjemat e papara".

p.s. Se mos harroj. Seç ka qene nja nga ato parrullat sibiline te xhaxhit: Te luftojme liberalizmen, pa harruar konservatorizmen. Ose anasjelltas, se kush e mban mend. Nje kalk i mundshem do ishte: Te luftojme manipulizmen, pa harruar paranojizmen.

Po po, mos u habit, ti po ben terrorizem psikologjik, paranojen bjere ketu, po perhap panik.

Ja shiko ç'sjell ai tjetri, qe niveli i co2 eshte me i larte, kur planeti ka kaluar kushedi sa periudha me te nxehta ne keto 650 mije vjet, qe do te thote se roli i CO2 eshte i rendesie te paperfillshme.

Po e perseris edhe njehere, ngrohja dhe ftohja e planetit varet nga rrezatimi diellor, mjafton nje diference fare e vogel ne distancen diell-ekuator dhe diell-pole qe temperatura ne ekuator te jete deri ne 100 grade me e larte se ne pole.

Gjithe keto pasojat njerezore apo pordhet e dinozaureve te dikurshem kane nje rol fare te paperfillshem ne temperaturen e planetit, mjafton qe nje shperthim berthamor ne diell te jete me fuqishem se normalja dhe toka plas vape, nje qe te jete me pak i fuqishem dhe toka ngrin se ftohti.

Persa kohe qe ne nuk ia kemi fare idene si funksionon dielli e s'jemi ne gjendje te parashikojme shperthimet berthamore te tij, ne ose me sakte klimatologet ngelen spekullatore qe flasin me perqindje. Ata qe jane me objektive, refuzojne te flasin me perqindje, keta jane edhe shkencetaret e vertete ne rrethin e klimatologeve.

Pozicioni yt eshte qe meqe s'jemi te sigurt qe njeriu mund te ndikoje ne menyre te konsiderueshme ne ekosistem, atehere me mire te mos ndjehemi? Te vazhdojme te prodhojme objekte me idene se e rregullon tregu shitjen e tyre, madje edhe destinacionin e fundit? Te vazhdojme te presim peme, te varrosim mbeturina teknologjike e te perdorim tri makina per familje meqe Toka siç ka bere mijera vjet, do beje edhe ca? Te vazhdojme te varferojme terrenin bujqesor, t'u nderrojme rrjedhen lumenjve e te derdhim naften ne det, me shpresen qe keto s'do te na vrasin me pare sesa shperthimet e diellit? Nese paniku i shtyn njerezit ne sjellje me dashamirese ndaj ambjentit dhe kujdes per ardhmerine e brezave, personalisht s'kam asgje kunder panikut.

Une hallin e kam se paguaj taksa te cilat shkojne ne xhepat e atyre qe bejne si profesion perhapesit e panikut, qofshin  biznese, qofshin klimatologe e qofshin politikane e publiciste qe mbushin xhepat duke bere llogje panikperhapese.

Toka as qe pyet fare per ne, mjafton te shperthejne ca vullkane pernjeheresh, nje dimer 5 vjeçar qe s'lejon te mbillet dot me asgje, keshtu zhdukemi fare nga qarkullimi. Ne jemi nje plesht qe mendojme se i bejme dem nje elefanti pse i pime ca gjak dhe i leshojme pegerjen. Qasja jot nga nje ane eshte megallomanike.

Po deshe frike reale, shiko epoken e re te akullit, kur te vije ajo (se eshte e sigurte si buka qe ha), atehere do jene cazzi amari per te gjithe. Nuk do jete si ne filma, do jete shume me keq.

Une hallin e kam se paguaj taksa

Shyqyr qe kane mesuar shqipot kete refrenin e pagimit te taksave. Kot per kurjozitet, si student i perkohshem ne Itali, sa taksa paguan?

Taksi mer burre. Taksi ka dash me thone. smiley

Bota( toka, uji,ajri) eshte aq e masive sa ndotja e njeriut eshte  paperfillshme! Ndryshimet klimaterike jane nje proces miliona vjecar ne bote kane ndodhur ndotje aq te medha si rezultat i katasrofave te medha si termet vullkanet djegjet e pyjeve,ect sa keto ndotjet e njeriut jane te pallogaritshme! Qe duhet te mbajme boten paster kjo eshte nje problem i vet njerzeve, eshte i drejte, sepse  ka te beje me te ardhmen e njeriut shendetit jetes gjatesie se tij.. 

Ja nje harte per "Eco lovers"...Ja cpo behet nen emer te ambjentalizmit, ndekohe kur ju mastruboheni perpara ikones se Shen-Gorit

smiley

Harte e Borneo

 

 

 

Brazili(zonat e verdha jane te c'pyllezuara)

po mire keto cpyllezime nuk do te pyllezohen ? 

Po mbillen me soja dhe miser per prodhim ethanoli

  dmth pa gje nuk do te ngelen, o pyll o ethanol smiley  Arsenal 2 Liverpool 0 full time! smiley 

Prap gjelberim jeshillek eshte.

E kush po e bën këtë gjë? Mjedisorët siç po çirresh deri tani? Atë po e bën çdo njeri me kërkesën gjithnjë e në rritje për karburant. Nafta ka arritur pikun, me çfarë do të mbushet kërkesa? Me biokarburante. Dhe nuk po bëhet në emër të ndryshimeve klimatike, por sepse ka më shumë fitim të shitet sojë për ushqim kafshësh e karburant, sesa për ushqim njerëzish. 

Dhe mësoje se shumica e sojës mbillet për të ushqyer derra e lopë, që të prodhojnë mish për njerëzit. Shihi gjërat më gjerësisht e jo ngushtësisht:

 

http://www.soyatech.com/soy_facts.htm

http://ran.org/fileadmin/materials/comms/mediacontent/presskits/ag/Soy_and_Rainforest_DestructionFINAL.pdf

http://www.arc2020.eu/front/2012/05/hunger-for-soya-animal-feed-set-to-destroy-amazon/

Kemi fatin qe jetojme ne nje planet kaq te mrekullueshem,por qe po e shfytezojme dhe po abuzojme mbi te, ne menyre barbare.

Great, wide, beautiful, wonderful World
 

With the wonderful water around you curled,
And the wonderful grass upon your breast —
World, you are beautifully dressed.
The wonderful air is over me,
And the wonderful wind is shaking the tree,
It walks on the water and whirls the mills,
And talks to itself on the tops of the hills.
You, friendly Earth, how far do you go,
With the wheatfields that nod and the rivers that flow,
With cities, and gardens, and cliffs, and isles,
And people upon you for thousands of miles ?
— W. B. Rand

Nderkohe ne Shqiperi...

Lura, pamje post-apokaliptike:

Hurbinek,

 

A nuk mendon ti se një përgjigje e tillë ndaj një pyetje të tillë (per fundin e botes) është dëshmi e pafuqisë tonë për t’u matur me pyetje të tilla. A nuk është kjo e vetmja pyetje që provon avantazhin e pakonkurrueshëm të besimit? A nuk merr fund shtegu i arsyetimit njerëzor faqe kësaj pyetjeje? A nuk na duket  kjo pyetje një sfidë e pakapërcyeshme për nocionin e probabilitetit dhe të sigurisë me të cilat jemi mësuar të operojmë? A nuk mendon se është pyetja e vetme, përballë së cilës cdo përpjekje njerëzore kërruset e padobishme? Fundi i botës e dëbon arsyen, sepse lidhet pikërisht me ne, me fatin tonë. Për mua, pyetjet mbi Apokalipsin janë të tilla që as nuk sajojmë dot një përgjigje...  përgjigje si: nuk më përket mua, nuk ka lidhje me mua, nuk i konsideroj dot sajesë...

Mire. Ne kesi punesh, une flas me nje doze te mire trillimi letrar, mbase me te bukura se shumica e atyre qe afishohen aty ne kendin e djathte lart te ekranit. C'te bej, e kam kete dhunti, ne pergjithesi "j'emmerde les écrivaillons qui pullulent par ici".

Tani te kthehemi tek situata jone : Sigurisht qe pergjigja "s'çaj koke une per kesi gjerash", eshte nje dorezim para lodhjes se sigurte. Le te behemi realiste : bota ka marre pamje diten kur jam lindur une, dhe do te zhduket kur te vdes po une. Nuk ka bote qe ekziston pertej ketyre dy caqeve. Te gjitha te tjerat jane me te keqijat e mundshme, le te mos na derdellise kot Huxley me Pacoton ketu me lart. Bota me e mire qe ka ekzistuar ndonjehere, e qe do te mbahet mend nga une, eshte bota ne te cilen kam jetuar vete.

Por e pranoj, ka njerez qe i tejkalojne caqet e lindjes dhe vdekjes se tyre. Te tille jane, psh, profetet biblike te cilet do te rreshtohen nje me nje, ne kembe, diten qe do te palosemi te gjithe. Pikerisht pardje, nje shefe me fliste per Apokalipsin. Ajo e sheh vertet ne nje kendveshtrim biblik, me Jezusin qe do te zbrese (mjeti nuk dihet, mbase ne vete po e kruajme menderen duke ia mbushur hapesiren me sonda e raketa, ai ska tjeter veç te zgjedhe, si e do : ruse ? amerikane ? franceze ? apo indiane ?). E pyeta si e sheh ajo fundin e botes. Me tha se nuk e di as ajo, por si diçka te tmerrshme. Ma thuaj, i thashe, a e sheh ti Krishtin si vrases, me nje mitraloz ne dore qe pushkaton 7 miliarde krimba ? Jo, tha, s'ma merr mendja keshtu, por ka gjasa qe te na mbyse me nje rrezatim te tmerrshem drite. Eshte e habitshme, te gjithe keta te katekizmes e shohin shkaterrimin final si drite : diell, bombe atomike, hidrocentrale nga nje per shtepi, bateri Duracell. E pashe qe me pa si mosbesues, dhe e kuptova qe u lendua. Gjithsesi, i thashe une, duke dashur t'i jap te kuptoj se jam nje krijese e gjore pa pretendime, fundi i botes eshte diçka qe s'me perket mua. Perse, tha ajo, a nuk mendon se edhe ti mund te besh diçka mbi kete toke ? Po, i thashe, mund te bej thjesht kete qe jam duke bere : te punoj tek ty, te perkthej Bukowskin me llafe te pista, dhe te uroj per nje divorc te shpejte e te majme nga shoqja. Hmm...

Kaq tha shefja, e pa se Hurbineku ishte vertet nje njeri i logjikshem, por jo i arsyeshem. Nder burrat me te zgjuar qe ka pasur toka, eshte Blaise Pascal. Ky ishte edhe i logjikshem, edhe i arsyeshem. Ky thoshte keshtu : Ore, ç'me kushton mua te besoj fundja ? Dhe vazhdonte :

- e zeme se Zoti ekziston. Atehere meqe une besoj tek ai, e kam mire me te, jam i shpetuar.

- e zeme se Zoti s'ekziston. Atehere edhe po te besoj tek ai, ne mos ne parajse, te pakten nuk do te shkoj ne ferr, meqe ai s'ekziston. Pra s'me gjen gje.

Atehere ? Cfare humba une qe besova ne diçka qe s'ekziston ? Dakort, per te fituar s'fitova gje, por ama as per te humbur, s'humba gje. Dhe dilte me parullen, besoni njerez tek Zoti, barazimin e keni ne xhep.

Si ta them ? Eshte dite e diele dhe s'duhet blasfemuar ne kete dite te Zotit. Pra, besoj tek ai dhe madje shume. Per shefen pastaj qe rrudh turinjte ngaqe s'ia le mbare, edhe me kete s'duhet ta kruaj shume se nganjehere Zoti eshte aq i fshehte sa merr formen e shefes. Zeusi, psh, keshtu e grabiti Europen dhe ia mbajti nga veriu, dmth per ne Shqiperi. Nga ku rrjedh dhe fakti qe Shqiperise i thone ende Europe. Pak a shume keshtu ka ndodhur.

Eh, c`po me shijon kjo birra ketu buze detit. Momente te paperseriteshme. 

Lamtumirë stinës së verës në Svalbard

Me shumë mundësi, nuk do të ketë verë në Svalbard sivjet, shkruan Ole Magnus Rapp pour norvegjezen Aftenposten.

Cdo vit, akulli dhe bora formojnë si një kupë shampanje të madhe me degë të holla në anën perëndimore të Malit Opera. E çdo vit, kupa e shampanjës shembet nga koha e ngrohtë, shenjë që u jep vendasve të kuptojnë se ka ardhur vera. 

Normalisht, kupa e shampanjës shembet diku rrotull fundit të Korrikut, por deri tani, asgjë s'ka ndodhur.

Banorët e Svalbardit pyesin veten se mos vallë nuk do të ketë verë fare sivjet.

Shembja e vjetshme ndodhi me 29 Korrik, por deri më sot, në ditën e fundit të Gushtit, dega është ende e paprekur fare.

Kjo gjë s'ka ndodhur të paktën që prej 40 vjetësh.
 

Gazeta lokale Svalbardposten mban shënim çdo vit datën kur thyhet dega dhe organizon një konkurs ku lexuesit mund të japin parashikimet e tyre.

Mbase ka ndodhur edhe më përpara që dega të mos thyhet, thotë editori Birger Amundsen, por të paktën jo që prej ardhjes sime për herë të parë në Svalbard, në vitin 1973.

Amundseni vazhdon megjithatë të besojë se dega do të thyhet dhe vë bast se vjeshta do të jetë e bukur në veri.

Meqë ra fjala, Svalbardi është aty ku ndodhet  streha globale e farërave (global seed vault). S'do ishte edhe aq mirë sikur të fundosej nën borë dhe akull apo jo?

Burimi: Aftenposten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).