Unë vazhdoj të besoj që Kryeministri nuk është djalli mbi tokë, siç përpiqen ta portretizojnë shumë njerëz. Ai thjesht, është i paaftë. I paaftë ta bëjë këtë vend një vend të mirë, të bukur, të rregullt e prosperues për të gjithë...

Kryeministri iu sul verbalisht para ndonjë jave një artikulli të F. Lubonjës “Hidrocentralizimi i Shqipërisë” (27 gusht) dhe si argument ‘kryesor’, akuzoi shkruesin se paska 4 banesa! Kjo lloj strategjie ndaj kritikës publike e ka ulur nivelin e debatit publik në Shqipëri në nivel nevojtoresh, ndaj nuk po merrem shumë me të. Por, nëse 4 banesat e supozuara të Lubonjës e pengojnë Kryeministrin t’i marrë seriozisht tematikat e atij shkrimi, atëherë po ia përsëris edhe unë që kam 0 (zero) banesa. Zëre se e kam firmosur edhe unë, bashkë me Lubonjën.

Shqetësues është fakti që me të njëjtën frymë që e denigroi Kryeministri, në mos më keq, e sulmuan në web armata e armiqve të vetë Kryeministrit, madje dhe pa ia lexuar artikullin. “Modeli Lubonja” ka nevojë për thellim në një shkrim tjetër. Por, të kthehem te artikulli i Lubonjës (e gjeni tek blogu i Përpjekjes) dhe munxa e Kryeministrit. Sulmi denigrues ndaj një shkrimi me shumë probleme konkrete më bën të pyes veten, e di Kryeministri ç’po ndodh këtu poshtë, apo jo?

 

Ai di, apo nuk di?

Më mundon vazhdimisht pyetja, e di apo jo Kryeministri se ç’ndodh në këtë vend? Arrin ta perceptojë vuajtjen ekonomike të kaq shumë njerëzve, dhënien shpirt të bizneseve, mungesën e optimizmit për çfarëdo lloj projekti, shkatërrimin pa kthim të ambientit, shkatërrimin e arsimit e shëndetësisë publike të zëvendësuara me karikatura gjasme-private, shkatërrimin e sistemit gjyqësor ku praktika bazë është që avokati të shet te pala tjetër për dyfishin e shumës e ku fiton ai që ka më shumë para; krijimin e elitave mafioze analfabete, krijimin e një sistemi ku fiton përherë i paafti, ai që ka shumë miq ose para; zhdukjen e së vërtetës nga mediat e blera; gazetarët milionerë; e plot si këto? A e di Kryeministri që një në dy fëmijë operohet me mish të huaj në hundë për shkak të smogut të mrekullisë ekonomike së tij? A e di vërtet ai ç’ndodh në këtë vend? Apo, siç thoshte vaftit vegla e pafajshme e kohës së Enverit, Pal Vata, “Unë e Enveri, nuk dimë gjë!”?

 

Ai nuk di!

Situata ku isha dëshmitar pak ditë më parë, më bën të mendoj që mbase Kryeministri i këtij vendi nuk di shumë gjëra. Ai nuk e di, por ama, unë e di se sa herë ka shumë policë në udhëkryqe ai do kalojë me eskortë aty. Trafiku në Tiranë është kriminal dhe pafuqia e policisë të vërë rregull janë të vetëdukshëm. Por, kur kalon eskorta e Kryeministrit, dhjetëra policë angazhohen për të zbrazur rrugën. Në rastin që po flas, policët, sa u erdhi njoftimi që eskorta po afrohej u shqetësuan sikur po ndodhte sulm terrorist. Bllokuan me britma e të shara makinat që donin të kalonin me semafor jeshil. Një ambulancë me të sëmurin brenda u bllokua – le të presë ai që po vdes, se do kalojë karvani kryeministror! Kur, ja, pas nja 5 minutash vjen eskorta - rruga para saj e boshatisur. Por eskorta, në mënyrë paradoksale ndaloi në semafor: Kryeministri nuk pranon të kalojë me të kuqe! Njësoj si një qytetar i zakonshëm! Kryeministri nuk e di se qytetarët e këtij vendi u dhunuan që kur t’i dalë ‘jeshilja’, ai të mund ta gjejë bosh bulevardin. Madje, dikush më ka rrëfyer që ka nja 2 semaforë në Tiranë ku ai kalon shpesh e që polici ka me buton që ai ta gjejë për herë jeshile.
Pra, Kryeministri mbase nuk di se sa përpëliten të sunduarit prej tij që t’i shërbejnë duke shkelur qytetarët veç që ai ta gjejë “jeshile”. Kryeministri, kujton se pret jeshilen si gjithë të tjerët por... ja që mbretin e luajnë oborrtarët! Ai është mbret, kur oborrtarët sillen si para një mbreti. Vetëm se janë po oborrtarët që nxitojnë ta vrasin kur e shohin që i rrëshket këmba. Kryeministri ndoshta nuk e di ç’ndodh dhe sa keq jemi. Ose, siç thoshte Lubonja, ai e di.

 

Biznesizatat

Ai e di. Reagimi i tij ndaj Lubonjës, tregon pikërisht që ai e di ç’po ndodh. Por, nuk ka ç’i bën. Ai nuk di të manaxhojë një vend ndryshe. Si njohës i poezisë, atij duhet t’i dhembë masakra e Lurës. Por, nuk e shpëton dot. Nuk di. Nuk ka ditur kurrë!
Ka shumë krime ekonomike, sociale, urbane e ambientale që na justifikohen në emër të biznesit. Si “në emër të Zotit”.
Në emër të biznesit! Me fjalën biznes e inisiativë e lirë justifikohet dhunimi i punonjësve e i mjedisit, i lirisë së tregut dhe ideve të reja, vjedhja e bizneseve deri dhe spostimi nga tregu me terror, pagesa në të zezë, evazioni fiskal. Bizneset e vendit që qeveris Kryeministri kanë eleminuar de facto të shtunën si ditë pushimi, rrogën e 13 as e përmend kush, abuzojnë verbalisht e fizikisht punëtorët, dhe nuk u japin më shumë se 2 javë pushime në vit. Në emër të biznesit!
Mënyra e të bërit biznes në Shqipëri është kthyer në një formë kryqëzate – biznesizatë! Biznesi jonë nuk ndërton dot pa shkatërruar diçka tjetër: biznese të tjera, prona të tjera, pasuri natyrore, pasuri publike. Biznesi ynë funksionon nën ligjin e më të fortit, vetëm monopol dhe ligj asgjësimi.

 

Si Enveri, me Enverin, për Enverin

Nganjëherë, kur shoh masakrimin e pakthim pas të këtij vendi, rri e mendoj. Këta që udhëheqin, dmth ata 2-3 vetë që kanë pasur realisht pushtetin në këtë vend, pse nuk e kanë bërë mirë? Mund të ishin monarkë të këtij vendi që “paska vdekur për i çik mbret” por, ama të bënin një gjë të mirë. Ta ndërtonin ashtu siç duhet. Mund të vidhnin sa të donin, të ishin më të pasurit, ama, ta bënin këtë një vend të qetë, të zhvilluar e të jetueshëm. Unë dyshoj, që si ky Kryeministër, e si monarkët e tjerë para tij (a, paralelisht tij) NUK DINË.
Ata vijnë nga 45 vite komunizmi dhe mënyra e të menduarit, të vepruarit e deri dhe të sunduarit,është e do të vazhdojë të jetë enveriste. E vetmja mënyrë për karrierë politike për ta është si Mehmeti e si Adili, e vetmja mënyrë për të gënjyer veten është si TVSh-ja vaftit (identike si sot), e vetmja mënyrë për të shuar kritikat e opozitarizmin është duke eleminuar fizikisht e me procese të rreme kundërshtarët, e vetmja metodë për të mbajtur nën zgjedhë popullin është duke shpikur armikun e brendshëm e të jashtëm. E vetmja formë propagande, është 1984-a e Orwellit.
Antiglobalizmi?? Ha-ha-ha. Alamet armiku. Sulmi ndaj Lubonjës bazohej dhe mbi një nonsens tjetër: “Po i shërben anti-globalizmit të Ramës”. Kjo tregon që Kryeministri nuk e di çfarë është (anti)globalizmi si frymë e si ideologji, e larg qoftë, të mund të ngrejë një vizion mbi parime (anti)globaliste.

 

Kryeministri nuk është njeri i keq

Unë vazhdoj të besoj që Kryeministri nuk është djalli mbi tokë, siç përpiqen ta portretizojnë shumë njerëz. Ai thjesht, është i paaftë. I paaftë ta bëjë këtë vend një vend të mirë, të bukur, të rregullt e prosperues për të gjithë, jo vetëm për familjen e vet. Arsyeja pse unë nuk kam dashur kurrë të merrem me Kryeministrin si individ, por me frymën e drejtimit të shtetit, është se mua nuk më intereson ndërrimi i partive e as i individit, por ndërrimi i mentalitetit të drejtimit të shtetit.
Kjo nuk do të thotë që unë, e besoj dhe të tjerë, do t’ia pranojmë sulmet denigruese ndaj Lubonjës për të shmangur diskursin nga krimi ekologjik (në këtë rast). Jemi më 2012, dhe 1984-a e Orwellit nuk mund të aplikohet. Aq më tepër, kur tashmë ne e kemi lexuar 1984-n! Lavazhi i trurit me “Ministritë e së Vërtetës” nuk funksionon dot.
Unë, jam gati të luftoj për Lubonjën.

 

Lufta për Lubonjën

Jo se Lubonja ka nevojë ta mbroj unë apo tjetërkush. Por, sulmi i Kryeministrit kundër Lubonjës, tregton që ky i fundit kishte të drejtë. Kryeministri nuk ka vizion e as di të menaxhojë. Dyshoj se kritika e Lubonjës i ka djegur realisht, e para, sepse është e vërtetë, dhe sepse ajo vjen nga një zë indipendent, e mbi të gjitha kundërshtar ideologjik me Ramën. Nëse Kryeministri mendon që mund ta denigrojë çdo zë ndryshe, e ka gabim. Nuk jemi e s’kemi për të qenë të gjithë policë, që t’ia bëjmë rrugën jeshile.
Unë do ta mbroj atë që shkruante Lubonja. Jo vetëm sepse e mendoj si ai. Por, na kanë ngjeshur buzë greminës, e duan të na hedhin 1 nga 1. Ndaj duhet të luftojmë për çdo ide e për çdo njeri. Tashmë, kemi arritur në pikën kur shumica e vendit është shkatërruar pa kthim, dhe na duhet të luftojmë për çdo pemë, për çdo ulli, për çdo përrua, për çdo metër lulishte, për çdo tullë antike, që mos na e shkatërrojnë biznesizatat. Jemi katandisur që të mbrohemi me thonj nga çdo vendim kriminal qeveritar, të kapim armët për çdo metër det të shitur. Po na çojnë në pikën që në Shkodër e quajnë: “kur nxehet i urti, bindet i marri”! Për fat të keq, nuk ka asnjë shkodran afër Kryeministrit që t’ia thotë. Dhe po ka, janë të zënë duke ia bërë rrugën ‘jeshile’.

 

www.respublica.al

33 Komente

Mos u merrni kot me kete sepse ky ka honger Spacin ...

Sot eshte e marte.

sali berisha i di te gjitha dhe eshte i pergjegjshem per ato qe ben.kot nuk quhet kriminel.

Po ku shkrujti Lubonja ndonje rresht si Shvejku ???? Se te pakten vetem ndonje paragraf te ngjashem te kishte ndoshta edhe do referohej si shkrim qe Godet te keqen ???

Lubonja mbrojti veten si qaraman " Jam gazetar una .pse s'me mbroni ju mue " Atij ( Lubonjes ) ne se i dhimset me te vertet vendi dhe Situata ku e ka shpure ( ndoshta dhe jo aq naivisht nuk eshte  DJALLI ) kryendyresisra Historike e kryepercaresi Shqipetareve Sali Ham - Hum Berisha  , atehere le tembaje qendrim .Dhe vetvetiu ai ka firmosur me te gjithe e te gjithe me te . 

Dhe me te vertet ka ardhe koha me i thene MJAFT me llogje se Edi Rama zotrie ... me dualizma pa bukse , ai cfaqet ne  forme PELTE si grate neper filma qe lujne me jastek me Pupla . Saliut i dalin dhe i mjaftojne Ballijte dhe B..ir Historite.Nuk ka nevoje per Lubonjen !

Edi Rama krieminister!

Lubonja na eshte bere si i shtepise ketu.. nuk na shtyhet java ia permendur emrin..smiley

Ka 15% te aksioneve te Peshkut. Eshte ne marreveshje te dale ketu te pakten 55here ne vit.

Me gjithe mend e ka ky qe KM s'di gje?!

Ai makut, ai zgjebe, ai mamuth, ai gerdalle, ai rrufjan, ai damlla, ai qen i zgjebosur qe i skuqen syte nga marrezia per gjak DI GJITHCKA ndodh ne Shqiperi....

Ai deshtak i perdor metodat komuniste per tja lyer cdonjerit qe ka ne varesi duart me poshtersi dhe ashtu jua kujton dosjet dhe ben ashtu sic do vete.

Ai monster urdheron dhe vret kedo qe i prish qetesine dhe planet e tij makabre per vendin dhe njerezit.

Ai shpirt katran qan me ze krokodili kur del ne TV dhe gezohet pa mase kur shkon ne zyre dhe kap tel. te urdheroje krimin e radhes.

Ai car duar pergjakur duhet zhdukur me rrenje dhe me dege sepse po e mban peng ate vend!

E beri dhe Boisa nje rreth ... C''behet andej nga Nepali ?

Gabimi me i madh, qe bejne ne lidhje me Berishen ka qene gjithmone nenvleresimi.

Shkrimi me pelqeu dhe do ishte mire t'ia çonin Buall Mavrise per ta lexuar. Ndoshta reflekton per mire. 

 Pjer ... -me ke zhgenjyer fare! Me tere ate veper,  qe ke lene dhe te paskan lene...sa  paske harru  se kush  ja drejton krurrizos ...Kurrizin !!!?

I dashur Grava, une mbetem nje shpresesh-madh, dhe si i tille shpresoj se mos Buall Mavria  reflekton sadopak. 

Pjer..Si e tha ai Brahushi " Bishti i qenit sado ta ndrejtosh i shtrembet mbetet" smiley

vallai ska gjo qe sdi smiley

 

I di Berisha, i di Edushka, i di edhe Lubonja, madje edhe Sorosi me Rikerin, por te gjithe bejne gam gam sa per te bere gallate. Dhe ne te tjeret e "hame tekun" vazhdimisht dhe i komentojme sikur te ishin vertet argumenta ideologjike. Po te kishte pak sens humori Luba do ti pergjigjej Berishes thjesht "po kush nuk i ka aq shtepi per Bakun?". Dhe perdja do binte duke zbuluar "laskuriqesine" e te gjitheve.

 

Kur je person publik gjithkush mund te merret me ty, por do propozoja nje ligj qe njerez me iq-ne e Kuluretos, mos te kene akses ne media print ose online kur pergojojne kryeministrin ose cilindo person publik tjeter me kete arrogance.

Kuluretoja eshte aq budalla, sa do te mbroje Lubonjen me ate qe Lubonja e urrente me shume, ngaterrimin me dashje qe shume media benin per punen e 4 apartamenteve. Berisha nuk tha per Lubonjen se ka 4 apartamente, por per nje te njohurin e tij dhe bente krahasimin me kundershtimin e Lubonjes per hec-et dhe te te njohurit te tij per pallatet. Vete Lubonja kete e denoncoi si dashakeqesi te mediave ndaj tij.

Kuluretoja me keto shkrime nuk do te arrinta ta merrte klasen. Nuk do kishte profesor edhe nga ata te Kristalit qe do ta kalonin. Ky hedh ne leter muhabetet e kafenese. Shkrimi nuk ka as forme e as permbajtje.

Shkrimi ishte i mire , pak limonate, por ok.

NUk e kuptova tamam, Berisha nuk di ne kuptimin qe nuk i di gjerat qe ndodhin ,apo eshte i paafte e nuk di te beje me mire , apo te dyja???

Kurse Lubonjen nuk e kuptova fare e fare, me teper u ankua ndaj gazetareve se Kryeministrit. Ai po i thoshte gazetareve qe nuk kontrolojne faktet, por mua edhe shkrimi i tij per Buneinc a HEC-et mu duk i pafaktuar dhe aq mire.

Bottom end me duket se asnjeri nuk e ben si duhet punen e vet. 

+ 1 me Kolon.

Si e shof une, duke pasur parasysh se si sulmon berisha kur do, sulmi ndaj lubonjes as sulm nuk mund te quhej. Qe me teper nje vetepublicitet.

Lubonja eshte perdorur prej kohesh prej oborrtarit Fevzo.

Eshte thjesht nje legen i nevojshem

 

Polemikat midis Lubonjes dhe Berishes jane gjithe problemi,po te mos ishte Lubonja Berisha nuk do vidhte as Pasuri as vota,po te mos ishte Berisha Lubonja do na tregonte vitet e Burgut se skishte me cfare te merrej tjeter,dhe pastaj thone qe fajin e ka Berisha,se besoj,fajin e kane Lubonjat qe i zgjasin Pushtetin Berishes dhe ne qe lexojme Lubonjat,sidoqofte Berisha di kur ta ngacmoje Lubonjen dhe gjithashtu e din kur ta lere rehat,dijeni se kur Berisha ben nje ngacmim,nje Termocentral nga ana tjeter ka ik per lesh.

Fajin per zgjatjen e pushtetit te Berishes, e kane njereze si puna jote qe i ushqejne njerzit me absurditete qe Lubonja i zgjat pushtetin Berishes.

Atehere nuk paska faj as Lubonja.

Perkundrazi po te kishte me shume njerez si Lubonja, pushteti i Berishes do ishte shkurtuar me kohe e me vaft.

Ah jo,po kalove gjithe ato vjet ne burg do ta hash patjeter corben e prishur dhe automatikisht iken per lesh,por prape mua me vjen mire qe ti e han corben e Lubonjes,fundi fundit ky eshte dhe qellimi i Artikullit smiley

Fol njehere seriozisht o njeri! Leri budalleqet me corbra!

Te flas seriozisht ? Do te flisja sikur Lubonja si gjithe te persekutuarit e tjere te mos kishte marre pronat dhe miliona leke,por Lubonja eshte ndryshe,per marrjen e Pronave vetem me Josefina Topallin mund te krahasohet dhe te gjitha i ka marre pas ardhjes se Berishes ne pushtet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Eeeee po pra! Ka 4 apartamente! 

Leje se kujt i them une fol seriozisht.  Ju te gjithe andej jeni te semure rende...

Ti nga nje ane, gerxho plaku enverist nga ana tjeter ketu poshte...

Absurditetet "intelektuale ", jane vetem ato qe ja  zgjasin  ditet e mjerimit...Kete na mesoi historia  70  vjeçare

Vend totalitar. 

Qe kur keshtu 'shejtan-budallai' u konsideronka si i paafte?

I mire apo i keq, i afte apo i paafte, i zgjuar apo idjot, te gjitha keto pak rendesi kane. Ajo qe ka rendesi eshte thenia legjendare e Namik Hotit: Maloku po i hipi kalit, vetem pushka e zbret!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).