Tek dëgjoja Sila Gjikën, unë kurrë nuk mund ta mendoja se isha duke dëgjuar historinë e përbotshme të të gjitha kohëve, ndonëse shumë shpejt e kuptova se ajo paskësh qenë historia më e bukur, tregimi më i gjatë e më i plotë për historinë e njeriut...

Kuptohet se viti 1955 kaloi me andrallat e goditjes politike në Bllok, kurse shkolla përfundoi në fillim të qershorit të vitit 1956. Nëna ishte shtatzënë dhe të gjithë në familje prisnin fëmijën e tretë, i cili lindi në shtator, më 20 shtator dhe ishte djalë. Ne të gjithë bashkë i vumë emrin Sokol. Megjithatë, që në vogëli unë atë e quajta Linz dhe kështu i mbeti gjatë gjithë jetës; madje ai vetëm kështu u thirr gjithmonë.

Unë isha bërë me një vëlla, e kjo sesi më dukej, sikur më jepte më tepër siguri për të ardhmen dhe familja sikur ishte bërë më e gëzuar. Por shkolla më kishte mësuar shumë e më shumë gjëra sesa alfabetin e shqipes, sepse befas isha përballur realisht me varfërinë e shoqërisë ku jetoja. Megjithatë, këtë varfëri nuk isha në gjendje ta konceptoja aq saktë, sepse nuk më linte propaganda, e cila kishte aftësinë të deformonte gjithçka. Por gjithsesi, duke e parë nga sot krejt atë kohë e kuptoj se shoqëria atëherë ishte shumë më e ngrohtë nga sa u bë më vonë, sidomos po të shohësh si erdhi e u bë ajo përgjatë viteve ’70. Ndoshta kjo ndodhte sepse, siç duket, edhe distanca nga viti 1944 ishte shumë më e vogël. Njerëzit ishin krejt më ndryshe dhe vetë shkolla ishte shumë më klasike. Ndër nxënësit nuk kishte thuajse fare diferencim, ndonëse unë sikur ndihesha që isha djali i një ministri të rëndësishëm dhe kaq. Por, edhe nxënësit e tjerë kishte qëlluar që të ishin ose fëmijë oficerësh, ose fëmijë nëpunësish, ose fëmijë punëtorësh me të cilët rrinim bashkë dhe nuk dallonim për ndonjë superioritet shtresor. Mua më dukej se të gjithë sikur jetonim njëlloj në fillim, por më pas dallova që unë jetoja në kushte ku e ku më të mira se të gjithë ata. Dhe kjo prapë sikur kapërdihej si një gjë normale, sepse siç dukej gjendja ishte e karfosur jo vetëm nga propaganda, por edhe nga izolimi, edhe nga luksi. Këto të gjitha ishin mungesa që i preknin të gjithë ndërsa rrinim të bashkuar me mësuesit tanë, të cilët ishin çuditërisht shumë të dashur dhe gjithmonë reklamonin një frymë barazitiste.

Unë e kam mbajtur gjatë gjithë jetës sime në kujtesë tregimin e “Iliadës” dhe të “Odisesë”, që na bënte në shtëpinë e saj mësuesja e vjetër e historisë dhe drejtoresha e shkollës “11 Janari”, Sila Gjika. Ndonëse autoritare, siç e kam  përmendur më lart, ajo ishte një grua shumë elokuente dhe shumë e dashur, që na tregonte e na tregonte pareshtur, për orë të tëra historitë e “Iliadës”, mua dhe moshatarëve të mi, kur mblidheshim te shtëpia e saj me rast ditëlindjesh. Dhe ishin tregime të sakta, të cilat më pas, tek i ndeshja në letërsi, më dukej se i kisha ditur gjithmonë. “Ju vetë duhet ta zgjidhni pas vite e vitesh enigmën,” thoshte qetë-qetë, zonja Gjika, me zërin e saj të plotë prej baritoni: “Kishte vepruar drejt ose jo Odisea, kur kishte projektuar Kalin e Trojës dhe vetë Kalin e Trojës duhet ta gjykoni gjithmonë e gjithmonë në jetën tuaj.” Dhe mua s’më dolën asnjëherë nga mendja këto fjalë të mësueses sime të historisë, gjatë gjithë jetës, ndonëse atëherë, kur i dëgjova për herë të parë nuk isha më tepër se shtatë-tetë vjeç. Nuk i harrova asnjëherë ato fjalë sepse vetë e provova se kjo jetë ishte pikërisht ashtu, e vështirë, një luftë ku gjithmonë pashë se triumfonte Kali i drunjtë i Trojës, gjithmonë ai që, pasi prishte Trojën, ngarendte për të prishur qytete e qytete me radhë, e të vriste njerëz e dashuri si ajo e Helenës. Kjo paskësh qenë vetë jeta jonë, madje, më tepër një rrugë e gjatë si ajo e Uliksit, të cilën, qyshse ma tregoi zonja Gjika si histori e deri më sot, e kam imagjinuar si një rrugë pa kthim, ashtu e kotë, brenda një iluzioni të paqartë, sepse edhe Uliksi për mua ende nuk është kthyer, e ndoshta edhe vetë qytetërimi ynë do të shpëtojë nga absurdi që e rrethon, vetëm pasi të jetë kthyer Uliksi në Itakë.

Tek dëgjoja Sila Gjikën, unë kurrë nuk mund ta mendoja se isha duke dëgjuar historinë e përbotshme të të gjitha kohëve, ndonëse shumë shpejt e kuptova se ajo paskësh qenë historia më e bukur, tregimi më i gjatë e më i plotë për historinë e njeriut, i veçuar dukshëm nga të gjitha tregimet e tjera, që gjithmonë më janë dukur sikur të ishin edhe ato pikërisht ajo histori e vjetër e Trojës, rrënimi i saj. Ato vijonin si  një film i gjatë që zhvillohej me të njëjtën ngjarje, paçka se ndryshonin sipas rastit emrat e personazheve dhe datat, ose emrat e qyteteve e të shteteve të përfshira edhe ato nga flakët, të drobitura nga rrethimet e gjata dhe të gjunjëzuara me hekur, pasi ishin gënjyer sipas rastit nga një lloj kali i drunjtë. Por dikush kishte fituar gjithmonë ama, njëlloj si në Luftën e Dytë Botërore, të cilën unë e kisha të freskët si histori, sepse na e tregonin gjithmonë me gjithë heronjtë e saj, të cilët vinin nga Moska si mareshalë, ose që përmendeshin në Shqipëri si dëshmorë ose me ngjarje të veçanta të heronjve të popullit. Luftë gjithmonë! Që i vogël kam qenë i ambientuar me luftën e me të rënët, por “Iliada” ishte ndryshe, sepse qëkurse e tregonte Sila Gjika e përherë më vonë, madje edhe tani që shkruaj këto rreshta, më është dukur krejt një tjetër gjë; ishte bërë një luftë për të bukurën, për Helenën dhe më kujtohet se edhe unë disa vjet më vonë, atëherë kur isha vetëm dymbëdhjetë vjeç shkrova një vjershë të gjatë për Helenen. “Më e bukura është më e drejta” kishte deklaruar Orakulli i Delfit, dhe unë tek kujtoj evolucionin tim për shijen dhe të bukurën, kthehem ngaherë te kuzhina e zonjës Gjika dhe kujtoj nisjen ose odisenë time drejt njohjes së historisë, duke kërkuar ku i ka rrënjët e bukura dhe ku i ka po rrënjët e veta e shëmtuara, por edhe frika. Gjithmonë luftë dhe gjithmonë frikë kishte pasur, por ngaherë edhe një adhurim për të bukurën dhe grekët e lashtë këtu ishin shkëputur nga të gjithë popujt e tjerë, e më vonë edhe ne europianët këtu ishim ndarë nga të gjitha qytetërimet e tjera. Edhe luftën më të madhe, epiqendrën e tragjedisë së tyre e kishin bërë për të bukurën, për Helenën. Por unë tani, tek rrëshqas përmbrapsht në kohë, e pasi kam përcaktuar faktin e frikës, kategorinë e armikut, nuk kam sesi të mos bëj lidhjen e një vargu të tërë psikik që të ndërton koshiencën, që të ngul në frikë të përjetshme apo të shkëput drejt heroikes. Por, natyrisht, vetëm nëpërmjet të bukurës! Kështu më kishte thënë gjithmonë një zë i brendshëm, i cili vinte e bashkohej ngaherë nëpër vitet e mia të jetës, bashkë me zërin e sofistit Gorgias, tek thoshte se “Bukuria e parezistueshme e Helenës, e shfajëson atë për të gjitha vuajtjet që ajo ka shkaktuar”.

14 Komente

Pa lidhje.

Me duket edhe kjo eshte shkeputur nga libri i Ngjeles.

Metafora mund te jete me e madhe se aftesite shprehese te Ngjeles, madje ne kete shkrim te shkurter ka me shume metafora nga c'ka takat te perfshije cfaredo shkrim "i aplikuar", por mua ky vrojtim mu duk per t'u vecuar:

Mua më dukej se të gjithë sikur jetonim njëlloj në fillim, por më pas dallova që unë jetoja në kushte ku e ku më të mira se të gjithë ata. Dhe kjo prapë sikur kapërdihej si një gjë normale, sepse siç dukej gjendja ishte e karfosur jo vetëm nga propaganda, por edhe nga izolimi, edhe nga luksi. 

PF, ky ka potencen te jete nje muhabetci i shkelqyer tavoline. Sec ka qe e prish me keto pretencat mbi homerin - po si te gjithe shqiptaret xhanem. Meqe kemi qen komshi me Kadarene, pse mos i fusim edhe ne nji berdaf Eskilit? Harron derdimeni qe eshte aty per Sila Gjiken - pra ate mund te na defteje ai ne, per Homerin ka te tjere ustallare smiley  Po kjo eshte semundje e pergjithshme e politikajve shqiptare. qe na sjell tek thenia e famshme idrisjane: kujt i kallxo omerin ti, mer jahu. smiley

Tani qe e menoj, kshu do ket brockullit ky anglosaksoni kur e bllokoi Pjeri yne: mek mek mek.

Sila Gjiken..Partizane e Brigades pare .Me te vertete Trimereshe .Kishte nen HYQEM te gjithe femmijet e byrose Politike , asnje privilegj .Tre femije , burrin puntor , pothuaj nje dhome e nje guzhine .Taku tregon bukur , sidomos kur i hanim mandarinat Kicos ( RP ) ne bacen e vet smiley .

Lexo Emo megjithse eshte pak fluturak , po ka pasazhe shume te qarta kunder Lopeve qe kane pare krimin te zbriste ne rruge me thike ne dhemebe qe me ardhjen e "se diktura zotrie " . Dhe mos harro , ka bere BURG ndoshta si i VETMI dhe i VETMI individ me platforme e Bindje anti menazhim te KOHES .Te tjeret jane merre me leng se mishi u mbarua  ose me pordhe , intervistave televizive .Si i tha te jetit ne ballafaqim kur ky i tha gjyqtarit se " ai nuk do as babane "

Po nuk jam kunder teje o Qyq .Jam kundr sistemit qe po Instaloni "

Dhe ja pasazhi ose pasqyra Reale e asaj pjese te Tiranes si e gjithe Tirana , qe shkonte tek shkolla 11 Janari !

 Ndër nxënësit nuk kishte thuajse fare diferencim, ndonëse unë sikur ndihesha që isha djali i një ministri të rëndësishëm dhe kaq

Dhe mos harro , ka bere BURG ndoshta si i VETMI dhe i VETMI individ me platforme e Bindje anti menazhim te KOHES

S'ta ze qe s'ta ze goja te thuash "antikomunist."

Urte GJEMB .Jo shume e mencur . Nje sistemi ku te Imponohen te besh pjese duhet ti vesh emrin si ta diktojne . Do besh Kushtetuten si ta Diktoujne . S'po flas me gjate .

Lopet e mevoneshme ( mos e fut veten si e djeshme ) gjithashtu per kete sistem qe eshte nje Surrogato me ne krye Teveqele e Megallomane do ta emertojne ish Regjimi Berishes , kur ne fakt Ai me gjithe te tjeret kane nje Pergjegjesi INDIVIDUALE si e Menazhojne , pa se si do emertohet e si do quhet ...as e fshin njeri BYTHEN me ta . 

Une nuk te pengoj qe ti dhe gjithe te tjeter ta emertosh sipas Enverit , por me qe nuk jemi ne MITING dhe une nuk jam pranuar ne Parti per te Luftuar ne mbrojtje te Cekise ....dhe se fundi ..dmth se fundi , ti kerkon.... te cquhesh qe   dmth edhe KUPTON.... pra merr vesh se si emertohen sistemet  , do kisha deshire ne se mundesh te te shkruash me pak rreshta se cfare kupton ti me sistem Komunist smiley .Per kujtesen tende Forma e Pare zyrtare e Shqiperise pas Lufte ishte Shqiperia Demokraci Popullore ( Republike ) por nuk bente shaka e karagjozlleqe tu ngrinte  Buste MBRETERVE !

Spartaku nuk ka qene dhe nuk eshte antikomunist . Eshte anti sistemit qe e emertuan Komunist por nuk mund te ishte i tille vecse ne fazen e tranzicionit Diktature e Proletariatit , per te cilen saliu ka marre 5 ne provim ne mbrojtje te kesaj !

Per kujtesen tende Forma e Pare zyrtare e Shqiperise pas Lufte ishte Shqiperia Demokraci Popullore ( Republike ) por nuk bente shaka e karagjozlleqe tu ngrinte  Buste MBRETERVE !

Po bustet e enverit dhe stalinit cfare ishin?

Mesohu te Logjikosh para se te shprehesh .Ose thuaj qe jam me plotore dhe te lutem ma shpjego cfare dallimi ka viti 1945 deri 1848 me vitet 1951?

Plus 1 , qe une i ka shkrujt Gjembit qe thote e kam mbaru te mesmen smiley jo tye qe je me Plotore

Tani e tutje ty do ti bej Lopka qe ti kuptosh tamam sipas shkolles qe ke ! Bustet quhen BUSTE ose jane BUSTE dhe behen nga ca muratore ( si ata te fshatit tend ) po qe punojne me Gure te medhej . Kane ca dalta dhe punojne gurin per ti dhene forma te ndryshme . Kur i bejne te Medha quhen Shtatore , kur i bejne pak me te vogla quhen Buste .

Ka te beje me artin e te rrefyerit ajo, Ziko. Nuk eshte muhabeti vetem ku(r) do e vesh piken. Por edhe per cfare do flasesh, cfare pret mileti te degjoje prej teje. Por keto jane gjera qe vijne me te ushtruar - pervec rastit te rrefimtareve te lindur, qe vijne nje ne nje miliard njerez - e qe ky shans te gershetohet edhe me ate tjetrin, po ashtu te rallin, qe te jesh edhe djale ish ministri, ketu gjasat e rrefimit per se mbari behen zero.

Ne tallemi me ate thenien e Pandi Raidhit, kur isha nje here ne Dardanele... I tha ai sekretari i partise apo drejtori i biges, s'e mbaj mend, qe te ngeli goja te Dardanelet... Edhe i tha ky: Epo c'te llafos tjeter o kapedan: Dardanelet di, per Dardanelet flas.

Gje e madhe kjo.

Persiatje interesante keto te Ngjeles. Ka nje rrezik te perhershem ne keto raste:arsyetimi retrospektiv per x periudhe ve ne dyshim gjykimin subjektiv real te personit ne ate periudhe. Te kaluaren e shikojme nga filtrat e te sotmes dhe ajo qe sot na duket kaq e qarte, merret si e mireqene dhe atehere. Megjithse Ngjela kujdeset te mos e komprementoje objektivitetin e tij kur flet per kalimin nga ideja se "te gjithe jetonim njelloj", ne konstatimin "une jetoja  ne kushte ku e ku me te mira". Kjo eshte rritje e vetedijes per diferencat ne merita , statuse (babi im minister, me merita, babai x punetor) dhe deri ketu gjithcka duket normale ne brenda flluskes se propagandes.Qe kjo vetedije per te natyrshmen, te zhvillohej ne vetedije dhe revolte (e brendshme) per padrejtesine, duheshin disa tregues te tjere (burgjet, perndjekjet, arrestimet) por prape edhe ketu ishe brenda flluskes se propagandes per luften e klasave si dicka e natyrshme.

Per nje tjeter qe vinte nga nje mjedis i varfer dhe qe shikonte perdite realitetin plot  me privacione, propaganda i vinte perdite gramafonin me kengen:cfare kerkoi shqiptari ne shekuj.., i kujtonte 38, vitin zero dhe e turulloste me kengen e sirenave per horizontet e ndritura te se ardhmes.

Metafora e sakrifices per te bukuren( Helena e Trojes) me duket e turbullt.Ndoshta rimerret dhe zhvillohet me tej. Arsyetimi per te bukuren te kujton pak ato qe shkruan Niçe per lindjen e tragjedise greke, si triumf i filleses apolloniane, ndertuese mbi ate dionisiane, shkaterruese.Komunizmi zbatoi formulen shkaterrojme per te ndertuar.Bukuria e idealeve komuniste i shfajesonte te gjitha vujatjet qe shkatonte venia e tyre ne jete.Keshtu?Jo. Liria eshte ideali me i larte i bukur thote Ngjela dhe sakrificat per te ja vlejne. Lufta per te bukuren dhe frika, nje pikenisje e mire per analizen e mekanizmave te imte me te cilet punonte diktatura.

.

 

 

Tregonka shumë bukur .Ideja që do të shpalosë është vëtetë e spikatur ndoshta kaq sa është dhënë këtu s'mjafton për ta ndjerë gjithë zhvillimin e idesë. Iljada dhe odisea janë histori e njerzimit dhe pronë e tij dhe gjithkush ka të drejtë të përfitojë prej tyre. Se kisha vlersuar si një tregimtar kaq të kënshëm pasi në debate nuk duron të ndëgjojë por kërkon veç të flasë kurse një tregimtar dêgjon me durim dhe shpalos fjalën e tij po me durim -ndoshta ështê përjashtim.

Lufta për të bukurën (jo femrën) apo të MIRËN e  Kali i Trojës mbeten gjithqysh dy nga linjat e zhvillimit të përpjasjeve në historisë njerzore dhe kushdo mund të meditijë mbi to .

Mësueset e fillores deri në vitet 80 një vlerë e pavlersuar që sot nuk gjëndet ose gjë e rrallë në botên e sotme. 

 

Admini duhet te na sqaroje, eshte pjese nga libri, dhe si quhet libri, apo si titulli ketu siper. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).